Kur bie fjala për këtë çështje, socialistët tanë buzëqeshin të heshtur. Ata e quajnë ende ushtrinë «inkubatore» të trurit bërnda kupolës së PP (S).
Kur bie fjala për këtë çështje, socialistët tanë buzëqeshin të heshtur. Ata e quajnë ende ushtrinë «inkubatore» të trurit brenda kupolës së PP (S). Kjo siguri u vjen nga gjendja aktuale në paradigmën ushtarake. Në praktikë procesi i depolitizimit nuk ka shkuar gjer në fund, si në aparatin e MM dhe në shtabet madhore, pa përmendur faktin që në strukturat e tjera më poshtë dominojnë ish-funksionarët monistë. Politikanë e kuadrit e bëjnë këtë, që thithin rreth vetes beniaminët e tyre, ish-komisarët dhe sekretarët e komiteteve të kuq punistë apo ish-funksionarë të KQ të PP. Atyre u është besuar në forma të ndryshme edukimi i ushtrisë në kushtet e demokracisë. Kuadrot drejtues në hallkat e divizioneve, me pak ndryshime, janë po ata që ishin të zgjedhur në bazë të kritereve moniste apo të shijeve të Zeusit, të vendosjes të tyre, apo apostujve të Byrosë Politike. Vetëm në një rast kur Leka Çuko, bëri një vizitë në verilindje «peshkoi» dy kuadro «të zota» nga Myzeqeja, duke u ndërruar edhe specialitetin. Metoda e ngritjes në përgjegjësi mbi baza tarafizmi, krahinizmi, servilizmi, veshur me vellon «e di Partia», zuri vend në ushtri e keq e cila nuk po ndryshon as sot. Për të ruajtur këtë «status» është PS, e cila mban kyçet e posteve në ushtri nën ombrellën e depolitizimit. Dihet se një reformë thelbësore mbi bazën e interesave mbarëpopullore do ta shënonte ushtrinë duke e kthyer at në mbrojtje të paqshme të Atdheut, veçse këtë reformë nuk duhet ta marrë në dorë kasta burokratike-enveriste nën ombrellën e depolitizimit. Duhet shmangur çdo kusht kalemxhinjtë, qofshin dhe me tituj që i kanë thurrur himne «kryestrategut» Enver Hoxha. Kjo reformë duhet të realizohet nga oficerë të thjeshtë e të talentuar që mbrojtjen e Atdheut nuk e kanë parë as të shohin me syze partiake. Ka dhjetra të tillë çlorsë, të cilët duhet t’i evidentojë dhe aftësojë demokracia dhe jo zyrat e kuadrit, që ende përzgjedhin si për në shkolla ushtarake, ashtu dhe në ngritje në përgjegjësi ele-mente me prirje «socialiste», që edhe në kushtet e depolitizimit dinë të mbronjë pozicionet partiake.
Reforma në ushtri nuk ka pse të përshpejtohet as edhe të hyjë në kalendat greke. Kjo kohë do të shërbente në të mirë të Atdheut dhe do t’i hiqte mundësinë PS të dominojë në piramidën e ushtrisë në fasadën e depolitizimit.
Reforma kërkohet të bëhet pa dhimbje për masën e oficerëve, e pasfocaruar dhe jo sipas shijeve të burokracisë ushtarake, që ekziston në aparatin e MM e më poshtë, kur ajo duhet të prekë në radhë të parë, ish-funksionarët e lartë partiakë e shtetërorë. Largimit pa kushte nga ushtria të gjithë nënshtrohen ish-kuadrot e ardhur nga terreni që, veç pozicioneve që zënë pa meritë, spostuan dhe perskutuan dhjetra oficerë të talentuar dhe me aftësi e shkollat përkatëse. Këta «specialistë» nga terreni janë një kontigjent i sigurt i PS, që për të ruajtur privilegjet, i shërbejnë verbërisht asaj, duke bërë trysni në psikologjinë e kuadrove e ushtarëve për mundësinë e rikthimit të diktaturës moniste, apo të mbajtjes gjallë të nostalgjisë për të shkuarën «e artë» enveriste.
Reforma duhet të prekë ata që nuk kanë shkollat përkatëse, apo të tjerë që erdhën nga jeta civile e që kanë dije gjysmake ushtarake. Natyrisht, midis tyre mund të ketë edhe të rinj, që në praktikë kanë rezultate të mira që mund të qëndrojnë në ushtri, por kuadrot e kritert bazë të jetës arsim ushtarak dhe aftësia për të drejtuar. Reforma në ushtri të «shkulë» nga vendi oficerët që kanë vite të tëra të bllokuar kryesisht në zonën verilindore e gjithë këtu të vënë në postet e atyre, që në rrugë të shtermbëta, kanë zënë poste të përhershme e të palëvizshme.
Kryeza e reformës do ta rinovojë përmbajtje e në formë ushtrinë, do të thëllojë procesin e depolitizimit që sot për sot ka mbetur jo pa qëllim në sipërfaqe. Atdheut pse buzëqesh në heshtje PS-ja për depolitizimin në ushtri?
Përgjigja është e thjeshtë, rrënjët e saj nuk janë shkuluar andej. Ato do dilë lëshojnë filiza të reja në dem të demokracisë.
Pranë sofrës, të përzënë...
Pasu i ngjeshëm në autobusïn e vogël urban, arritëm në Ksam il. Ishte një ditë gushti e vitit 1988.
Pasu i ngjeshëm në autobusin e vogël urban, arritëm në Ksamil. Ishte një ditë gushti e vitit 1988. E mbaj mend këtë ditë, jo për pushimin e këndshëm se sa, për «drekën» që shijova familjarisht...
Kamarier Spiroja mezi arriti të na sillte në supë peshku dhe dika tjetër. Nxitoni dhe u ngjit në katin e dytë të restorantit. «Shpejt!» Kishte rënë telefoni nga Saranda. Pastaj u dëgjua zhurma e një helikopteri. Ai u ul në fushën e Ksamilit. Dhe, ja, prej tij zbriti Ilir Hoxha. «Largohuni, largohuni!» Pushuesit e tjerë u larguan me disa shishe birre në duar, që një punonjës tjetër arriti t’ua jepte «miqësisht». Dhe e hëngrën drekën në hijen e agrumeve. Pranë sofrës të përzënë...
Iliri, me atë që e shoqëronin, hëngri dreke dhe fluturoi. Nuk ia vlen të pyetet sa kushtoi dreka e tij dhe kush pagoi. Në koston e asaj dreke unë futa edhe helikopterin; ç’baze e fuqishme materiale për të shijuar një drekë princi i ndritur! Po sa e sa dreka hëngri ai edhe në ajër, nëpër avionë, që kishin në krahat e tyre vetëm Evropën. Nëpër pikat më të bukura turistike. Në vila më ajat e maleve apo në jugë të fshehta. Ai, biri i mbretit!...
Nježet vjet përpara kësaj ngjarje Ilir Hoxhën e kam parë aksionist në Libofshë të Fierit, në hekurudhë. Me roba e shall aksionisti, duke u trajtuar «nëlojë si të tjerët, bijtë e popullit. Mbi tokë, nën tokë, në det, në çdo vend që populli e sfrat qellore dëfrentin ata, që meritë të vetme kishin pushtetin e babait. Ky ishte njëri prej të përkëllyerve të fatit. Po e gjithë familja? Po farefisi? Po e gjithë kasta? Sa vila?
Nuk e harroj një natë kur, në mes të Tiranës, ngeci te porta e spitalit autobulanca e urgjencës. Ishte e prishur. Dhe mjeku më erdhi në këmbë... Kështu, në kryeqytet. Po nëpër fshatrat e Shqipërisë, ku nuk ka as telefon e as rrugë? Po në Benë të Shllakut, ku nuk ka vend as të ulet helikopteri?
Një avion personal për të ngrënë një drekë, ndëkohë që popullit i thuhej: «Mbidhni tërmet e bukë dhe bëni kokëdashi!» «Të kursejmë edhe pikën e naftës» etj., etj. Ç’hipokrizi, ç’pabesë! Dhe populli shtrëngonte rripin, e kasta e lironte dhe të privilegjuarit e tjerë binin mas rahgulsisht, për të tretur dhjamin.
Dhe populli ishte vërtet i mrekullueshëm për të, sepse duroj si rallkush. Por urrjetja e revoltës i shpërtheu kujtijte e atij durimi provohej.
Me ç’mjeshtëri e përzuri popullin nga sofra e tij shkulloore! Dhe populli e kishte gati pretendcen. Sot, në ditën e Gjykit të Madh, a e pyetën veten këtë pinjolle se ç’u takonte në të vërtetë? A u ka mbetur ndonjë fije ndërgjegjeje që të kuptojnë krimin e sulltanor të tyre? Kjo fije arsye logjike e të palejoshkimeve do të ishte e vetmja shenjë, që tregon se ata i lidh diçka me njerëzit.
FOTO MALO
SHQIPËRIA NËNSHKRUAN KARTËN E PARISIT
Të martën Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia në sallën «La salle D’Horlozh» të Parisit në emër të Republikës së Shqipërisë nënshkroi Kartën e Parisit.
Në këtë mënyrë përfundoi izolimi gjysmëshekullor i Shqipërisë, sulmes që u arrit si rezultat i qëndrimit heroik të rinisë studentore dhe i veprimtarisë së dy partive të para opozitare, asaj Demokratike dhe Republikane. Rruga jonë është e hapur drejt fitore së plotë të demokracisë, që është në Evropën e zhvilluar ku porsa u pranua.
KRONIKË
Më datë 17.9.1991 në qytetin e Shkodrës u zhvillua aktivi i parë i PR të qytetit.
Merrnin pjesë Kryetari i PR zoti Sabri Godo dhe nënkryetari, zoti Zef Bushati. Aktivin e hapi z. Spiro Lito. Në fillim të mbledhjes u mbajt 1 minutë heshtje në shenjë kujtimi për ata që u martirizuan gjatë diktaturës komuniste si dhe për dëshmorët e demokracisë.
Zoti Xhevat Repishti, kryetar i degës së PR, mbajti raportin mbi punën e degës së PR të Shkodrës. Pasi foli për traditat demokratike e patriotike të qytetit, z. Repishti nënvizoi aspektet e reja të demokracisë për qytetin e Shkodrës të lidhura këto me veprimtarinë dhe aktivitetin e degës Republikane në rreth. Ra-
(Vijon në faqen 2-të)
QËNDRIM ANTIDEMOKRATIK PËR TË VËRTETAT E KONFERENCËS SË PEZËS
Ditën e dielë, më 15 shtator, bashkëpunëtori i vjetër shkencor Myslim Islami, me rastin e 49-vjetorit të Konferencës së Pezës, mbajti në sallën e leksioneve të Muzeut Historik Kombëtar referatin: «Konferenca I Pluraliste Nacionalçlirimtare Shqiptare e parë në ditën e dokumentacionit.»
Salla ishte e mbushur me veteranë të Tiranës, ishin po ata që një ditë më parë shkuan në Pezë, por nuk u erdhi asnjë nga zona e Pezës, pra panë një bojkotim të plotë.
Në referatin e tij Myslim Islami tha se Konferenca e Pezës nuk ishte vepër e Enver Hoxhës, si është trumbetuar deri më sot. Ai ishte një nga delegatët e PKSH, ashtu si ishte dhe Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Nako Spiro; Koco Tashko e të tjerë; se referatët mbi situatën politike të brendshme e të jashtme e mbajti dr. Ymer Dishnica. Konferenca zgodhi kryetar të drejtimit Ndoc Çoben, ish-pjesëmarrës e anëtar i qeverisë së parë në Shqipëri; u zgjodhën edhe në përbërjen e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të përkohshëm ishin 5 përfaqësues nga nacionalistët dhe 3 nga PKSH: Kamber Qafmolla, kryetar, Mustafa Gjinishi (sekretar), Abaz Kupi, Ndoc Çoba, Myslim Peza, Mustafa Khani, dr. Ymer Dishnica dhe Enver Hoxha.
Historiani vuri në dukje shtrembërimet që i janë bërë konferencës. Së pari, Rezolucioni, që është dokumenti kryesor, nga 10 faqe është botuar në 6 faqe. Në tekstin zyrtar është vënë në krye Enver Hoxha dhe Rezolucioni (që është vepër e Këshillit të Konferencës dhe që për të punuar 5-6 veta), është popullarizuar sikur e ka hartuar Enver Hoxha.
Këto të vërteta kanë si bombë mbi veteranët e vjetër, që kanë kërkuar na nxirrin nga salla historinë që guxoi të hedhë dritë mbi të vërtetën. Ja, dhe një fakt tjetër bindës për rinovimin e socialisteve shqiptare.
ANDI BASHA
TAKIME NË SELINË E PRSH-së
Gjatë këtyre ditëve në selinë e Partisë Republikane u zhvilluan një sërë bisedash e takimesh me delegacione dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme nga të gjitha përemdjet.
Më datën 19.9.1991, zoti Sabri Godo u takua në selinë e PR me zotin Den Kiting, kryetar i shoqatës anglo-amerikane dhe zonjën Babet Braun e shoqatës juridike të pavarur për marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e ...; z. Kjo shoqatë me 400 mijë anëtarë përfaqësohet në Angli, Skoci, Uells dhe interesohen të japë ndihmesën e saj mbi çështjet juridike politike në Shqipëri. Gjatë bisedës me të tjerët zotit Godo theksoi se çështjet juridike për vite me radhë morën një goditje tepër të rëndë, e cila u reflektua thellë në jetën e vendit dhe në problemet e përgjithshme. Aktualisht zhvillimi, ai, kërkohet një strukturim i plotë dhe i shpejtë i kësaj fushe, pasi Shqipëria e ...
(Vijon në faqen e 4-t.)
Sa gjak mbretëror ka Leka Zogu?
Gjaku mbretëror quhet ndryshe edhe «gjak i kaltër», për të theksuar se origjina e tyre ndryshon nga ajo e njerëzve të zakonshëm.
Gjaku mbretëror quhet ndryshe edhe «gjak i kaltër», për të theksuar se origjina e tyre ndryshon nga ajo e njerëzve të zakonshëm, se të parët e tyre kanë zbritur nga qielli i kaltër, pra pushteti është hyjnor. Të gjithë fetë monoteiste e kanë përqafuar me pasion këtë ide, për interesante e tyre. Në fakt legjendarizimi i pushtetit është parafetal, sepse dokumentohet me dinastitë e faraonëve të Egjiptit, të cilët pohonin se ishin bij të Diellit a të Perëndeshës Ra, pra u ishte dhuruar e drejta të sundonin. Mbretërit, princët dhe pinjollët e tyre kanë si temë të përferuar lashtësinë e dinastisë, thellësinë e drurit gjenealogjik, mburren me të parët e tyre, sidomos me ata që kanë mundur të lënë gjurmë në histori. Kjo temë vazhdon akoma nëpër oborret mbretërore të Evropës dhe sidomos nëpër sallonet dhe klubet që frekuentohen nga pinjollët dhe trashëgimtarët e dinastive të përmbysura, të abdhikuara, ose të përzëna. Këta janë faqekëqët e historisë, mbretërit pa mbretëri, që ëndërrojnë të kthehet edhe njëherë koha e artë e monarkive.
Pas ngjarjeve të stuhishme të dy viteve të fundit në Evropën Lindore, dinastitë e rrëzuara u aktivizuan si asnjëherë më parë për të rikthyer në TV, radio, me deklarata në shtyp, me thirrje patriotike drejtuar vendeve të tyre, me kërkesën për të kryer vizita apostolike apo turistike për të ndezur flakën e shuar të nostalgjisë. Më të zellshmit qenë pinjollët e dinastive të vendeve ish-socialiste. Një bazë logjistike e kishin. Popull et këtyre vendeve, pasi kishin provuar egërsinë, arbitraritetin dhe shtypjen e pamëshirshme komuniste, sistemin monarkik do ta donin si parajsa e humbur. Partitë e vogla ...
Kiste një familjeje feudale hungareze të rënë nga vakti, që e hiqnin veten si aristokratë. Hungarezja Geraldine Apnon yundur mund t’i sillte mbret at as ndonjë provincë, as qytet, as ndonjë çiflig të vogël, madje as pirikë, as darovë, përveç bukurisë së saj fizike dhe rinisë. Ka qetë do shekijve, sa Parlamenti shqip-tar për të ngritur në një shkallë të denjë, së paku afër dinastive të tjera të Ballkanit, mori vendim të shtonte subvencionet për Pallatin, t’i falte Zogut nja dy çifligje shtetërore e disa hektarë pyjesh etj. Si përfundim mund të them se në rrembat e Leka Zogut nuk ka asnjë milimetër të gjak mbretëror. Kjo është e vërteta e thjeshtë logjike, historike dhe gjenetike.
Pretendimi i vetëm i Leka Zogollit për origjinë mbretërore, që vlen në sytë e të tjerëve është se ai u ngjit dhe lindi në kohën kur i ati kishte dhjetë vjet e gjysmë që qeveriste si mbret. Për të qenë të saktë nga ana historike, duhet thënë se Ahmetin e «shpallën» mbret forcat legale të pushtetit, ose sikurse thoshin gazetat e atëhershme, «vullneti i popullit», kurse i biri, ka një meritë më të madhe nga kjo ane, sepse «u vetëshpall» mbret në mërgim, pa pasur aty pranë forca monarkiste as fronin mbretëror, të cilin nuk patën mundësi ta merrnin me forcën ushtarake.
Ai ka pasur plot arsye ta shpallte veten trashëgimtar mbret, në mos për një tjetër, së paku për të hyrë në rangun e mbretërve të pambaruar, për të hyrë në elitën e tyre qofte edhe nga mulli, për ndonjë kruashg që mundshme me ndonjë familje mbretërore, qoftë edhe të rrëzuar, po me gjendje ekonomike të mirë, ose për avantazhe të tjera diplomatike, ekonomike, financiare.
Nuk dimë shumë gjëra për vërtetësinë e tij morale dhe për karakterin, po duke u nisur nga një fakt i njohur, se shumë shtete të demokratike të Evropës përëndimore ia kanë ndaluar qën-drimin në vendin e tyre, kjo nuk flet në favor të trashëgimtarit. I ati njëherë si trafikant ndërkombëtar armësh, i biri e zgjedh komandën edhe me mallra të tjerë. Flitet se ka krijuar një pasuri të madhe në Afrikën e Jugut, në vendin më racist të botës. Ashtu qoftë! Kjo tregon zotësitë e tij prej afaristi, kurse si politikant mbetet utopist.
I kujtojmë Leka Zogut se para Luftës së Dytë Botërore, numëroheshin 200 mbretëri, duke përfshirë këtu edhe mbretërit e shquar të Polinezisë që zinim për përmbysëtim të më të madh. Pas Luftës së Dytë Botërore mbeten vetëm 20, pra një e dhjeta dhe dhe në qerrekun e tretë së shekullit të kaluar mbetën e Egjiptit, të Libisë, të Greqisë dhe i fundit Riza Pahlvi i Iranit, dinastitë me vjetër e të botë. Dinastitë e mesjetës po zhduken nga faqja e dheut, edhe aty ku kanë mbetur, janë krejt formale.
Leka Zogolli humbni në rast të artë politik me refugjatët tanë të gushtit. Po të kishte pasur mend dhe cerekun e parave për të cilat flitet, ai mund të kishte investuar për t’i marrë në Afrikën e Jugut dhe të sistemuar në punë e kështu ana dhe familjet e tyre do të ishin mirënjohës dhe një të tillë do të kishin ndihmuar të tij. A nuk e dinte çka bëg? Nuk kishte mundësi financiare apo mbretërit janë mësuar, sipas traditës, vetëm të marrin e jo të japin?
Leka Zogolli, alias Zogu II.
NAUM PRIFTI
(Vijon në faqen e 2-të)