Na dhemb zemra që ju u larguat nga Shqipëria ashtu siç nuk do ta dëshironim kurrë: me plagët e një krimi politik në trupin tuaj, të bashkëshortes, duke lënë dhe dy kolegë shqiptarë, Qemal Sakajeven, Mehmet Elezin dhe shoferin Astrit Alimemeti, të plagosur, por — mirëseardhje gjallë, si dëshmitarë të atij krimi.
Po nuk dua të merrem me këtë. Dua veçse të zvendësojnë dhe ku vend shqiponjash s’mund të kthehet më prapa të dogma komuniste, të pushtetit i dhunës dhe i krimit. Prandaj, ju uroj shëndet që me aftësitë tuaja, me zërin tuaj aq të afërt për të gjithë ne, të vazhdoni përpjekjet e mëdha që keni bërë e që presim në të ardhmen për ta parë Shqipërinë sa më shpejt në rrjedhën e vendeve të lira e demokratike në mesin e popujve të qytetëruar. Pra— …sejja që na detyroi të benim … … vazhdim z. Godo duke i para… shtruar fakte dhe argumente, i theksoi zyrtarisht vështirësitë që … hja e ndihmës së veçantë që Evropa demokratike i jep opozitës dhe shpirtit demokratik të popu…
… të sheshtrohim …jet qenë Astrit Alimemeti, të plagosur, por — mirëseisht gjallë, si pasojë të atij krimi. Po nuk dua të merrem me të. Dua veçse t’ju uroj shëndet e shërim të shpejtë, sepse çdo demokrat, çdo shqiptar që e kupton nga i vjen e mira Shqipërisë e ka të zemrës zërin tuaj në ato transmetime brilante të “Zërit të Amerikës”, praktikisht sot, zëri të së vërtetës. Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne gëzime e hidhërime. Sado të përpiqet cilado forcë antidemokratike me pushtet ose e pavarur nga pushteti, nuk mund të na ndajë dot. Se edhe po të flijohet jeta jonë, demokratë të tjerë do të na …
Takime të zotit Sabri Godo me anëtarë dhe simpatizantë të PRSH
Më datën 18.9. kryetari i PRSH zoti Sabri Godo, u ndodh mes anëtarëve e simpatizantëve republikanë të rrethit të Lezhës.
Takimin e parë e zhvilloi me anëtarët e seksionit të PR të fshatit Balldren. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Nik Geraj, kryetar i seksionit republikan, i cili pasi i bëri një ekspoze aktiviteteve të seksionit, ia dha fjalën zotit Godo. Pas falënderimeve të rastit, zoti Godo zhvilloi me të pranishmit një bisedë interesante e të hapur. Pasi i bëri një pasqyrë gjendjeve të demokracisë në vendin tonë qysh nga janari, ai nënvizoi se për komunizmin ka mbetur ende i paprekur, çka do të thotë se janë komunistët ata që po vazhdojnë të drejtojnë punët në këtë vend. Shembull për të janë një sërë veprimesh të mbrapshta që ata kanë organizuar e po organizojnë vazhdimisht (autorët e eksodit, qëndresat për mosrinovimin e Sigurimit, të MPJ etj.). Më tej zoti Godo u ndal në çështjen e zgjedhjeve. Para se të shkojmë në to, nënvizoi folësi, — duhet të pastrojmë terrenin e të mos biem në gabimet e marsit. Ne jemi të bindur se opozita do të fitojë në zgjedhje, por duhet të punojmë që socialistët të marrin sa më pak vota. Ishte kjo arsyeja që na detyroi të bënim aleancë me partitë e tjera të opozitës. Më tej zoti Godo shpjegoi për lidhjet që janë krijuar mes PRSH dhe Partive republikane të vendeve perëndimore, si dhe me institutet e specializuara në Evropë e SHBA. Mbajtja dhe forcimi i këtyre lidhjeve, tha ai, është në dobi reciproke, çka na favorizon neve si parti e i shërben forcimit të demokracisë në vend. Në fund nga të pranishmit u bënë mjaft pyetje me interes, të cilave zoti Godo u dha përgjigje, çka gjallëroi mjaft auditorin. Po atë ditë zoti Sabri Godo zhvilloi një takim të zgjeruar në pallatin e kulturës të qytetit të Lezhës me anëtarë e simpatizantë të PR së qytetit e fshatrave përreth. Takimin e hapi zoti Pal Pali, kryetar i degës së PR në rreth, i cili ndër të tjera foli për krijimin e degës, aktivitetin e saj, bërë saj, bashkëbërendimin e punës mes seksioneve të fshatrave dhe detyra për të ardhmen. Më tej ai ia dha fjalën zotit Sabri Godo, i cili foli gjatë për përpjekjet që po bëhen për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë, për lirinë e fjalës dhe për arritjet e PR në këtë vendin. Por ne, nënvizoi, jemi të bindur se nuk e kemi vendosur ende demokracinë, siç do ta dëshironim ne dhe populli. Shumë gjëra nuk po ecin si duhet, kemi parë se si PP po drejton e kontrollon televizionin, kemi parë dhe kemi ndier se si (Vijon në faqen e 4-t) 2-të)
… për çu… para. Në …të për… janë të …ës riven… ovit pas …fishohet … e pra… …të …kes …ave Bash… Sovrane Partisë …s bazë Propoz… …rimin e …qartë për …racisë. VE…
Takim me delegacionin e KSBE-së
Më datën 19 shtator në selinë e PRSH zoti Sabri Godo priti dhe zhvilloi një takim pune, me delegacionin informues të KSBE-së, të kryesuar nga Dr. Zhak Zetkuliç, zvrejtësdrejtor i Zyrës së Zgjedhjeve të Lira të KSBE-së.
Zoti Godo pasi shkprehu kënaqësinë që takohet me delegacionin e misionit informues të KSBE-së, e njohu zotin Zetkuliç dhe pjesëtarët që ai kryeson me programin e PRSH si dhe me veprimtarinë aktuale të Partisë për konsolidimin e mëtejshëm të saj dhe për rolin që luan PRSH në jetën politike të vendit. Në vazhdim z. Godo duke i paraqitur faktet dhe argumente, i theksoi zyrtarit vështirësitë që po has demokracia në vendin tonë, e cila nuk do të jetë kurrë e plotë pa çrrënjosur pengesat që i vihen asaj në çdo hap. Siç tha ai u përmendi miqve të nderuar ekzistencën e armës fa-mëkeqe të sigurimit, monopoli-zimin e propagandës zyrtare, e cila ende vazhdon të jetë instrument i punistosocialistëve. Në situatat delikate, nëpër të cilat po kalon demokracia shqiptare, u tha zoti Godo zyrtarëve të KSBE-së, vizita juaj për njohjen e këtij realiteti nga afër dhe për grumbullimin e fakteve rreth problemeve të koklavitura, është shprehja dhe shpirtit demokratik të popullit tonë. Nga ana e tij zoti Zhak Zetkuliç, pasi bëri një ekspoze të shkurtër të qëllimit të misionit që ai kryeson, u interesua veçanërisht për zbatimin e premtimeve të bëra gjatë pranimit të Shqipërisë në KSBE, të cilat do të shërbejnë për hartimin e një raporti që do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave të KSBE-së, si dhe deri në çfarë mase janë përvetësuar parimet e përgjithshme të KSBE-së në Shqipëri. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zvrejtës Vangjush Gambeta dhe Zef Bushati, nënkryetarë të PRSH si dhe zoti Çerçiz Mingomataj, shef i sektorit të jashtëm.
Korresp. i «Republikës»
Ta zhveshim Konferencën e Pezës dhe historinë nga sloganet e himnizimet e
shumë të njohur në rrethet e nacionalistëve, për vetë faktin se kishin marrë shumë takime me ta. Referatin «Mbi situatën e bre- brendshme dhe të jashtme», e mbajti dr. Ymer Dishnica. Drejtimin e mbledhjes në të gjitha seancat, konferenca ia besoi Ndoc Cobës, atdhetar i dëgjuar, ish-delegat i Kongresit të Lushnjës dhe anëtar i qeverisë që doli nga ky kongres. Në zëvendësimin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar që u zgjodh unanimisht, kryetar doli Kamber Qafëmolla, sekretar Mustafa Gjinishi, dhe anëtarë: Ndoc Coba, Abaz Kupi, Myslim Peza, Mustafa Xhani, Ymer Dishnica dhe Enver Hoxha. Enver Hoxha foli në këtë Konferencë mbi rolin e kishave nacionalçlirimtare si organe lufte dhe pushteti. Kudo thuhet se edhe Rezolucionin e ka hartuar Enver Hoxha, kur ajo mban «firmën» e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe si projekt është punuar nga Ymer Dishnica, Nako Spiru, Koco Tashko, Enver Hoxha në konsultim me disa nacionalistë me zë të Tiranës. — Të kthehemi tek mbledhja përkujtimore e 15 shtatorit. Botuam dhe një vëzhgim për reagimet e shumta ndaj referatit tuaj. Përse erdhi ky reagim? — Përgjigjja e miteve gjithmonë shkakton pëshjellim. Rrëzimi i idhujve të trondit. Pjesëmarrësit në auditor përfaqësonin një grup veteranësh, ish-pjesëmarrës Brigadës 22 Sulmuese, dhe aktivistë të Frontit. Disa nga ata që reaguan, nuk i tronditi vlerësimi i luftës, i Konferencës, i Brigadës 22, që kish edhe ajo përvjetorin e krijimit të saj. Ata i tronditi këndi i ri i shikimit të Konferencës, vendi që iu la dokumentacionit, mungesa e citateve, largimi nga vlerësimet tradicionale të Enver Hoxhës. Dhe, mbi të gjitha, shikimi me sy kritik i analiz(a) objektive e fakteve, apo përmendja e vlerave të nacionalistëve pjesëmarrës e të disa ish-drejtuesve kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare që Enver Hoxha i eliminoi më vonë. Këta elementë, të indoktrinuar nga «mësimet e Enver Hoxhës», duke mos njohur dokumentacionin dhe… (Vijon në faqen e …)
fashist Nacionalçlirimtar. Unanimisht e me plot entuziazëm u vendos që, pas çlirimit, regjimin politik ta vendoste vetë populli. «Shqipëri e lirë, e pandarshme, indipendente dhe demokratike».
U zgjata në nënvizimin e këtyre çështjeve, sepse këto përbëjnë thelbin e platformës së Konferencës. Në mbledhjen përkujtimore nuk kisha si synim të rendisja disa gjëra të njohura, thjesht në shërbim të një përvjetori përkujtimor. Ajo që më ka shqetësuar gjithmonë është pozicioni i mbajtur më vonë ndaj kësaj platforme. Këshillat Nacionalçlirimtare nuk ruajtën ato tipare dhe atë karakter që përcaktoi Konferenca. Me kalimin e kohës, ato, nga organe të mobilizimit të popullit për luftë si të barabarta në pushtetit, po ktheheshin në organe të diktaturës. Këto veprime u bënë në mënyrë abuzive, duke shkelur parimet pluraliste dhe duke iu shmangur karakterit antifashist nacionalçlirimtar të luftës. Shkelja e idesë themelore të bashkimit «… pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike…», shkaktoi largimin e një mase të madhe të popullit nga Fronti, veçanërisht nga fshati, duke e konsideruar këtë një maskë të PKSH, ash(p)ërs(o)i luftën e klasave duke i ndarë forcat politiko-shoqërore të vendit në dy grupe armiqësore: Fronti Nacionalçlirimtar në luftë me «Ballin Kombëtar», me «Legalitetin». Kjo luftë në përmbajtje dhe në formë po kthehej edhe në luftë civile, në përçarje dhe vëllavrasje, gjë që u duk haptazi në prishjen e marrëveshjes së Mukjes.
Shtrembërimet për problemet themelore të Konferencës, çështje më e keqja, janë përpjekur nga historiografia jonë e pasçlirimit. Nën pushtetin partiak diktatorial, turës dhe dhënë autoritetit absolut të Enver Hoxhës, asnjëherë nuk iu bë Konferencës një analizë
… vërtetë. Edhe vetë dokumentacioni themelor si Rezolucioni, thirrja apo proces-verbali i Konferencës, janë botuar të sakatuar, duke hequr faqe të tëra, paragrafë, ide e deri në emrat e pjesëmarrësve. Nga dhjetë faqe që është Rezolucioni, janë botuar vetëm gjashtë. Për brezin e ri janë të panjohur emrat e doktor Ymer Dishnicës, Mustafa Gjinishit, Koco Tashkos, Nako Spirus dhe të nacionalistëve pjesëmarrës Ndoc Coba, Kamber Qafëmolla, Ismail Petrela, Fetah Butka, Abaz Kupi, Hysni Lepenica, Ramazan Jerani, Halim Begeja etj., që kanë luajtur një rol gjigant shumë rëndësishëm.
— Këto dhe shtrembërime të tjera kërkojnë të rishkruhet historia. Të themel të saj do të jetë dokumenti, e vërteta. Nuk mund të demokratizohemi me slogane, me dogma, me citate dhe hymnizime të pamerituara.
— Meqë jemi tek hymnizimet, ç’rol ka luajtur Enver Hoxha në këtë konferencë të rëndësishme?
— Konferenca e Pezës nuk është vepër e Enver Hoxhës, siç është trumbetuar nga historiografia, literatura dhe shtypi ynë. Enver Hoxha ishte një nga gjashtë delegatët e Partisë Komuniste Shqiptare dhe një nga 18 delegatët e Konferencës. Në të gjitha tekstet zyrtare, studimet, mbledhjet përkujtimore e në veçanti në vetë veprat e Enver Hoxhës, figuron si frymëzues, organizator, ideator dhe drejtues i Konferencës, vetë Enver Hoxha. Në realitet, udhëheqja e Komitetit Qendror të Partisë kishte ngarkuar dr. Ymer Dishnicën për sektorin e punës me nacionalistët. Edhe në komitetin qarkor kishte anëtarë të veçantë që mbulonin sektorin e punës me nacionalistët. Me organizimin e Konferencës u morën Ymer Dishnica, Koco Tashko, Mustafa Gjinishi, Nako Spiru e shumë të tjerë, që ishin…
ANKANDI, PARADOKSI I DYTË I LIGJIT MBI PRIVATIZIMIN
Si elementi më kryesor i aktivitetit njerëzor, puna ka përcaktuar e përcakton pozicionin e individit në shoqëri, rezultatet e së cilës, të konkretizuara në pronë, shprehin personalitetin e tij. Qartësisht edhe sot, del në pah trinom(i): njeri-punë-pronë, marrëdhënie që në kushtet konkrete të sotme të vendit tonë, në prag të zbatimit të ekonomisë së tregut, marrin përparësi dhe rëndësi të veçantë. Vetëm analiza e thellë e objektivitetit e këtij trinomi, do të mënjanojnë disa paradokse që vihen re jo pa shqetësime nga punonjësit tanë.
Aktualisht, në vendin tonë kemi pronë shtetërore (mbizotëruese), pronë private të papërfillshme. Por ekziston edhe një pronë private e shtetëzuar në mënyrë arbitrare. Është pikërisht kjo pronë një paradoks i ligjit tashmë të miratuar, për kalimin e pronësisë shtetërore në pronësi private. Në bazë të këtij ligji, çdo person fizik ose juridik, që dëshiron të posedojë pronë private, po sa e garanton pronën pri…? Dihet, se fill mbas çlirimit, pra al… në vitet 1950 e 1967, me një vendim të marrë nga organet e përfaqësuara nga persona që ndoshta nuk posedonin vetë pasuri, pa asnjë kriter, duke e njehsuar problemin, në mënyrë krejt arbitrare, u shtetëzuan qy… …taret banesa, dyqane etj. Mot…
… kryesor i vi: për nevoja shtetërore. Tani, në kushtet e privatizimit të ekonomisë, Shteti nuk ka pse të ketë nevojë për to. Prandaj, pasi mori padrejtësisht gratis për dekada me radhë, ka vendosur t’i shesë. Me çfarë të drejte? Shteti dhjetë buxhetin e ka të «çpuar». Pra, ka shumë nevojë për para. Si do të pritej një vendim analog i sotëm, për të konfiskuar depozitimet e qytetarëve? Padys(h)im, i çmendur, por edhe si pamundësi, pasi sot është tepër e vështirë të marrësh nëpër këmbë të drejtat e njeriut. Atëherë, në ato vite veç pronësisë, qytetarëve nëpërmjet u mohua dhe dinjiteti.
Të mos harrojmë se moskthimi i pronave të patundshme, përveç aspektit social, është një rënjë d(y)shimi për fatin e pronës në të ardhmen, të cilën e mbart në veten e tij çdo njeri, me ankthin që një ditë do t’i pëlcasë për ta hedhur në erë. Besueshmëria në ligjin që garanton pronën private, fitohet vetëm nëse i kthehen pronat e grabitura qytetarëve. Ndryshe pyetja, «a do të mund të përsëritet arbitrariteti i viteve 1950 e 1967 në të ardhmen?» mbetet një obsesion tepër shqetësues.
Kemi një shumicë njerëzish të varfër, pak të mesëm dhe pasunarë të kuq e të zinj. Pasuria,
Ta zhveshim Konferencën e Pezës dhe historinë nga sloganet e himnizimet e pamerituara
INTERVISTË E HISTORIANIT, ZOTIT MYSLIM ISLAMI, DHËNË REDAKTORIT GJERGJ PILIKA
— Para pak ditësh u përkujtua 49-vjetori i Konferencës së Pezës. Në sallën e Muzeut Kombëtar u zhvillua për këtë qëllim një mbledhje e veçantë. Ju mbajtët referatin. Cilat ishin motivet që ju shtynë të referonit?
— Konferenca e Pezës është një ngjarje e madhe për historinë e popullit tonë. Ishte i pari kuvend nacionalçlirimtar në shkallë kombëtare. Siç dihet, ajo ishte një konferencë pluraliste nga përbërja e saj. Morën pjesë përfaqësues të Nacionalizmit shqiptar, të Partisë Komuniste Shqiptare, të Rinisë Komuniste Shqiptare, të Rinise Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe të rinisë femërore popullore shqiptare. Pluraliste ishte nga ide- të që u shtruan dhe nga përfundimet që u arritën e që u konkretizuan në Rezolucionin e kësaj Konference. Nisur nga gjendja e atëhershme e atmosferës luftarake dhe nga interesat e të gjithëve për flakjen e robërisë, Konferenca shtroi idenë e madhe të bashkimit të popullit në luftë për çlirim. Çështje tjetër e rëndësishme, që i dha shtrirje të gjerë ishte se: «Në Konferencë delegatët shfaqën dëshirën dhe vullnetin e plotë për një organizim të shëndoshë të të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pa dallim feje, krahine, ideje, klase dhe rryme politike». U përkatuan si formë organizimi këshillat nacionalçlirimtare si organe lufte dhe të pushtetit popullor me detyra të shumta për zonat e çliruara dhe ato të paçliruara. Detyra numër një, ishte përgatitja e popullit për Kryengritjen e Përgjithshme të armatosur. Bashkimi nuk do të kishte kuptim nëse do të shikohej i shkëputur nga lufta. «Vëllazërimi i tij (i popullit, M.I.), duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kun- der armikut e shëntëron bashkli- min», thuhet në thirrjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm Anti-
INDINJATË E THELLË NDAJ KËTIJ AKTI TERRORRIST
DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE
Republikanët shqiptarë me indinjatë të thellë protestojnë ndaj aktit të errët e mizor, organizuar nga një dorë barbare fashiste që ka për qëllim të godasë proceset demokratike, që po intensifikohen me vrull në Shqipëri. Veprimi terrorist e banditesk i mafiozëve antidemokratë ndaj zotërinjve Elez Biberaj, Qemal Sakajeva, Mehmet Elezi, revolton mbarë popullin shqiptar. Këto forca të errëta u përpoqën t’i bëjnë atentat marrëdhënieve të shëndosha shqiptaro-amerikane.
Partia Republikane Shqiptare deklaron se, do të jetë luftëtare e vendosur për të detyruar qeverinë shqiptare që të zbulojë e të asgjësojë këtë dorë që gjakos, djeg dhe shkatërron, duke bërë kështu çdo përpjekje për të mbjellur pasigurinë, frikën e për ta detyruar popullin ta gjykojë shtrembër demokracinë.
Republikanët shqiptarë janë të bindur që demokracia amerikane dhe ajo evropiane kanë besim tek demokracia e demokratët e vërtetë shqiptarë, tek vendosmëria e popullit për të realizuar sa më shpejt demokracinë e plotë në Shqipëri.
Si republikanë, kërkojmë nga Ministria e Ruajtjes së Rendit që të veprojë me vendosmëri, duke na paraqitur argumente bindëse për vërtetësinë e ngjarjes, zbulimin dhe asgjësimin e kësaj merimange të zezë.