26/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 shtator 1991

NJË SUGJERIM QEVERISË PËR PENSIONET E FSHATARËSISË

Për shumë e shumë kohë në sistemin monist fshatarësia kooperativiste e kërkoi hapur dhe disa herë me këmbëngulje të drejtën e daljes së burrave në pension e pleqërisë në moshën 60 vjeç. E ka pritur këtë me «veshët pipëz» në kongresin e kooperativave apo në festat e jubileut. Por, me gjithë premtimet e ish-udhëheqësve partiakë në takime me fshatarët, kjo nuk u arrit. Vitet e fundit në përgjigje të kësaj kërkese të fshatarësisë, kur u diskutua projekt-statuti i kooperativës bujqësore më 1988, dalja në pension e kooperativistëve mund të bëhej edhe në moshën 60 vjeç, por për ato kooperativa që ishin në gjendje ekonomiksht’i përballonin këto pen-[teksti vazhdon jashtë kornizës] tosh duke i hedhur një vështrim botimit «Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të RPSSH 1945-1985», vëllimi i parë. Në kapitullin Pensionet, neni i katërt thuhet: «Anëtari i kooperativës bujqësore ka të drejtë të marrë pension pleqërie kur ka plotësuar moshën burri 65 vjeç dhe ka 25 vjet vjetërsi në punë, gruaja 55 vjeç dhe ka 20 vjet vjetërsi në punë...» Më vonë në një përmirësim të ligjit të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore lexohej: «Pas nenit 17/a shtohet neni 17/b me këtë përmbajtje. Punëtori ose nëpunësi që sipas nenit 17 të këtij ligji ka plotësuar vjetërsinë në punë, por që i duhen jo më shumë se 5 vjet për të mbushur moshën për-[teksti vazhdon jashtë kornizës] për pension pleqërie të plotë, me kërkesën e tij dhe me pëlqimin e qendrës së punës, merr pension të parakohshëm në masën 60 për qind të pagës mesatare mujore, që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve më radhë brenda 10 vjetëve të fundit të punës…». Me këtë ndryshim të ligjit, punëtorët mund të dalin në pension 55 vjeç, ndërsa fshatarët nuk i merr fare në konsideratë. A thua se ndërprerja e pensionit të tyre është e veçantë? Apo puna në bujqësi është më e lehtë? Asnjë qytetar s’ka kërkuar të shkojë nga qyteti në fshat. Përkundrazi janë fshatarët ata, që me mundim duke i siguruar anën kryetarit të këshillit, punonjësit të komitetit ekzekutiv apo drejtorit të ndërmarrjes vijnë të punojnë në qytet, ndonëse dhe në punë të vështira. E pra, ata që punuan prej më se 30 vjetësh në shi e diell, ata që me djersën e tyre i dhanë aq shumë akumulim vendit duhet të presin dhe 5 vjet që të marrin pension pleqërie! Më vjen keq kur kujtoj këtu disa të njohurit e mi fshatarë, që nuk e gëzuan më tepër se 2-3 vjet pensionin, për të mos thënë për ata që nuk arritën as të dilnin në pension, sepse i mori vdekja para kohe. Prandaj mendojmë se për të gjitha këto qeveria e stabilitetit duhet ta korrigjojë këtë padrejtësi që i është bërë fshatarësisë vite me radhë. Atyre që kanë mbushur moshën 60 vjeç të vazhdohet tashmë t’u garantohet pensioni nga Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Një masë e tillë do ta rrisë kredibilitetin e qeverisë së stabilitetit tek fshatarësia. …gresim e kooperativave apo të fshatarëve. kooperativa që ishin në gjendje ekonomikisht t’i përballonin këto pensione nga fondi i garantimit rezervë të pagës. Dhe fillimisht të parët që e bënë këtë ishin disa kooperativa të Myzeqesë. Ndërsa kooperativat e zonës malore më kot shpresonin për një ditë të tillë sepse ato nuk garantonin vlerën e planifikuar të ditës së punës e jo më të bëhej fjalë për fondin rezervë të garantimit të pagës. Sidoqoftë këto dy vite të fundit shumë kryesi kooperativash fushore dhe kodrinore, duke parë punën e kryer nga kooperativistët për një periudhë të gjatë kohe, 25-30 vjeçare, dhe pamundësinë e mëtejshme fizike të tyre për të punuar në kooperativë i nxorën në pension në moshën 60 vjeç. Pra, duke i paguar me fondin e tyre. Kjo natyrisht u prit shumë mirë nga kooperativistët se fundja do të kalonin dhe ata disa ditë të lira në pleqëri, të paktën pa ngarë-kësen e punës fizike. Por ç’po ndodh realisht në këtë kategori pensionistësh fshatarë? Sapo nisën të shpërbeheshin kooperativat bujqësore, automatikisht atyre iu ndërprenë pensioni. Atë-ky u ndërprenë pagesat e raporteve mjekësore dhe lejet e lindjeve. Ç’do të bëhet me ne? — pyesnin ata. Përgjigjja e parë zyrtare është se ato duhet të presin të mbushin moshën e plotë të daljes në pension, 65 vjeç. Ndërkaq shumë fshatarë të kësaj kategorie, të revoltuar u drejtohen Sigurimeve Shoqërore Shtetërore, redaksive të gazetave madje dhe vetë qeverisë. A është e drejtë kjo ndërprerje pensionesh? Që shteti totalitar socialist u ka hyrë në hak fshatarëve prej kohësh, kjo tani s’ka pikë dyshimi. Madje dhe në raport me klasën punëtore në këtë aspekt s’është përfillur fare. Këtë mund ta konst…

TAKIM I ZOTIT SABRI GODO ME ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË QË KANË HYRË NË GREVËN E URISË

Më 24 shtator zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH, i shoqëruar nga zoti Vangjush Dushnica, kryetar i degës së Partisë për Korçën, vizitoi ish-të burgosurit politikë që kanë shpallur grevën e urisë, të ngujuar në një ndërtesë të stacionit të këtij qyteti. Ish të burgosurit i pritën vizitorët me gëzim e simpati të gjallë edhe për faktin që Partia Republikane ishte e para në ngritjen e zërit për tëprimtarinë e tij të mëparshme. Të tjerë ish-të burgosur deklaruan se janë rrahur deri në torturim nga shefi dhe nënshefi i rendit publik të Korçës me rastin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Me njerëz të tillë në krye të SHIK-ut dhe organeve të rendit, kurrsesi s’mund të flitet për rinovim e pastrim. Zoti Godo ishte i të njëjtit mendim dhe shtoi, se çdo njeri që ka shërbyer në tëish-të burgosurve për t’u kërkuar atyre ndjesë zyrtare, dhe për të ndrequr materialisht në dobi të tyre çdo gjë që mund të ndreqet dhe sa më shpejt. Ndryshe nuk mund të flitet për pajtim kombëtar dhe drejtësi sociale. Prekës ishte veçanërisht rasti i Urim Resul Elezit nga Floqi i Korçës, që ka pësuar verbim të plotë në torturë e sipër. Ky bur-[teksti vazhdon jashtë kornizës] …dega së Partisë për Korçën, vizitori të burgosurit i pritën vizitorët me gëzim e simpatia para në ngritjen e zërit për t’u dhënë atyre pafajësinë e plotë; për t’i çdëmtuar materialisht dhe për t’i rikthyer në punë e në jetë me të gjitha të drejtat. Në bisedën e cilët ish-të burgosurit thanë se nuk besojnë në rinovimin e sigurimit. Kryetari i SHIK-ut është emëruar zoti Irakli Kocollari, i cili më parë ka hartuar akuza për të dënuar njerëz për agjitacion e propagandë. Dy nga ish të burgosurit thanë se disponojnë një dokument të nënshkruar nga zoti Irakli për të akuzuar pesë qytetarë. Sigurisht ky s’mund të jetë i vetmi dokument që ka nënshkruar zotëria në fjalë… …turim kurresesi s’mund të flitet për rinovim e spastrim. çdo njeri që ka shërbyer në Sigurim ose ka bashkëpunuar me të, s’mund të qëndrojë në punë, zyrtare e në organizmat e partive politike që deklarohen si opozitare e demokratike. Z. Godo i quajti ish-të burgosurit luftëtarë të demokracisë. Me rezistencën e tyre, me vuajtjet e rënda të patr eguara, ata meritojnë respektin, dashurinë dhe përkrahjen e mbarë shoqërisë. Kurse në opinionin e disa zyrtarëve vazhdojnë të shihen sikur të ishin keqbërës. Partia Republikane ka qenë qysh në programin e saj të janarit dhe vazhdon të jetë për rehabilitimin e plotë e pa kushte të tyre që çdo gjë që mund të ndërqet Urim Resul Elezit nga Flogji e sipër. Ky burrë i fortë e i qetë tha se nuk do të dilte nga greva e urisë pa u plotësuar kërkesat e shoqatës së tyre. Burrat si ai e çojnë deri në fund atë që thonë. Z. Godo premtoi tërë ndihmën që mund të jepte për mjekimin e këtij ish-të burgosuri dhe tha në të njëjtën kohë se PR përkrah grevën pa asnjë ngurim. Ish-të burgosurit e përcollën z. Godo me përqafime të nxehta vëllazërore, duke thënë se kanë besim në forcat e demokracisë.

NGA TAKIMET NË VEPRIMTARITË E DEGËVE TË PR NË RRETHE

Më datë 21 shtator, dega e PR të qytetit të Pogradecit, organizoi një takim me anëtarë e veprimtarë republikanë në Ndërmarrjen së Përpunim Drurit të qytetit. Mbas përshëndetjeve të rastit, mbledhjen e hapi zoti Zija Kuqo, drejtor i ndërmarrjes, i cili ndër të tjera tha se është kënaqësi e veçantë të shpallim sot krijimin e seksionit republikan në ndërmarrjen tonë. Pas disa diskutimesh u kalua në votimet e fshehta në bazë të të cilave si kryetar i seksionit, u zgjodh zoti Ylli Muka, inxhinier në ndërmarrje, dhe sekretar zoti Sllak Duka. Në takim ishte i pranishëm edhe zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH si dhe zoti Yvzi Çollaku, kryetar i degës së PR të rrethit. Në fund të pranishmit i përshëndeti zoti Godo. * * * Më datë 22 shtator në Pallatin …

SIMPOZIUMI «TË MËSOJMË PËRMES VEPRIMTARIVE»

Më 24.9.91 në Sallën e koncerteve të Pallatit të Kulturës në kryeqytet, PR organizoi Simpoziumin «Të mësojmë përmes veprimtarive» për të përmirësuar shkollat amerikane në vendin tonë dhe ish-nxënësit e tyre. Merrnin pjesë nënkryetari i PR, zoti Vangjush Gambeta, anëtarë të veprimtarisë, ish-nxënës, ish-gazetarë, pedagogë, historianë etj. Në Simpozium merrnin pjesë edhe zoti Kristofor Hill, i ngarkuar me punë në ambasadën amerikane; zoti Xhon Luton, përfaqësues kulturor pranë kësaj ambasade dhe zoti Teodor Kallcurnis, anëtarë i kësaj ambasade. Fjalën e hapjes e mbajti z. Aleksandër Hoxhalla. Të pranishmit … (Vijon në faqen e 2-të) Janë fjalët e të ish burgosurit politik Hysen Haxhiaj, i cili vazhdon: «Ne nuk jemi donkishotë, as kriminelë që rrëzojnë makinat. Ne na vjen turp që ta quajmë veten më të vuajtur se populli ynë. Kërkojmë të na japin atë që na jep KSB-ja.» Të ndjekur e të persekutuar, të lodhur e të drobitur në ferrin komunist, ata arritën pjesë-pjesë të jenë mbijetueset e sistemit monist 45-vjeçar. Por edhe tani që të paktën juridikisht atij sistemi i erdhi fundi, ata tani gjenden përsëri pa përkrahjen e qeverisë. Edhe pse kur i takon në këtë ditë plot dhimbje, mendjet e tyre nuk e kanë humbur kthjelltësinë, arsyen, për të vepruar me forma demokratike. Pas takimit me kryeministrin, ata e ndjenë veten të mashtruar sepse «transparenca e qeverisë sonë nuk mund të dallojë dot hallin e tyre». Të ndodhur para këtij fakti ata vendosën: «Deri në vetëvrasje…»

ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË NË GREVËN E URISË

«KËRKOJMË NDERIN TONË, DJERSËN DHE GJAKUN TONË» …kim, deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave legjitime, të arsyeshme dhe të domosdoshme, të futen në grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të qarta për të gjithë ata që e vendosin të sotmen dhe të kaluarën në një raport të caktuar, pa paragjykime dhe pa teorizime. Sepse në fund të fundit, ata kërkojnë që të marrin atë çka krijuan materialisht me punën e tyre, ata kërkojnë nderin e tyre — pafajësinë. Sepse të pafajshëm kanë qenë. Kërkojnë shtëpitë e tyre, sepse të strehur kanë qenë. Kërkojnë të punësohen dhe shkollohen, sepse duan të jenë në terma si të gjithë njerëzit e kësaj toke. — … shtat tona nuk kanë qetë… …si…», thotë Viktor Martini duke lexuar brenda në palestrën sportive të «SK Tirana», aty ku janë ngujuar ish-të burgosurit, përshëndetjen drejtuar mitingut të popullit shkodran që solidarizohet me kërkesat e tyre. Më poshtë ai vazhdon: «Do të jemi të lumtur edhe sikur të vdesim në këtë grevë duke patur bindje se kjo do të vlejë diçka për bijat dhe bijtë tanë të cilët nuk gëzuan kurrë, por trashëguan vetëm vuajtjen dhe mjerimin tonë». Një mesazh të tillë e lexon edhe në sytë e të tjerëve, shumica të moshuar, e sheh tek Pano Taçi 62 vjeç, poetin, i cili edhe këtu në sallën e grevës e sheh të krijojë poezi të dala nga këta shpirtra që pranojnë të vetësakrificadohen. Njëkohësisht këta shpirtra janë edhe burjarë. Ata falenderojnë partitë politike, sindikatat e pavarura, ata kolektiva punonjësish dhe ata individë që i kanë përkrahur në kërkesat e tyre. Tek dera e palestrës vijnë edhe ish-të burgosur të tjerë nga rrethet, të cilët duan dhe ata të futen në grevë. Por komisioni i saj vendosi të mos pranojë të tjerë, me bindjen se dhimbja e tyre është dhimbja e të gjithëve, edhe e atyre që ngelën nëpër telat me gjemba, edhe të atyre të cilëve nuk u dihet varri. Kushdo që shikon apo dëgjon skena të tilla nuk ka sesi të mos pyesë veten apo edhe atë që ka pranë. Ç’bën qeveria? A merret me seriozitet ky problem që ka prapa jetë njerëzish? Të duket paradoksale të jesh në KSBE dhe të mos e trajtosh këtë problem me normat e saj. Tani që sytë e mjaft organizmave ekonomikë europianë janë drejtuar nga ne, le të trajtohet kjo gjë si një problem i marrë përsipër. Kur po bisedoja me një nga ish-të burgosurit, në vesh më erdhën tingujt e një radioje të vogël pranë një trupi të shtrirë: «Hetë kenga e Toto Kutunjos “Insieme”. Se bashku?» — pyeta vetën. Po, më erdhi përgjigja. Kështu do të jetë më mirë. Tek po dilja ndjeva në dorë që më preku tek bërryli. U ktheva dhe pashë dy sy të verbëruan që më thanë: «Akoma me lot dhe vuajtje, Nuk do të gëshëm edhe në… një herë…»

PËRSHËNDETJE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VENDIMIN E TIJ HISTORIK

— DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE — Partia Republikane Shqiptare përshëndet Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe shpreh fuqishëm mbështetjen e saj për rezolutën e këtij Kuvendi në të cilën Republika e Kosovës përcaktohet si Republikë shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë pjesëmarrjeje konstituive në lidhjen e shteteve, republikave sovrane në Jugosllavi mbi bazën e lirisë dhe pavarësisë së plotë. Republikanët shqiptarë janë të bindur se ky unitet kombëtar i Partive Politike të Kosovës të përfaqësuar në Këshillin Koordinues, do të mbështetet nga mbarë populli shqiptar dhe do të gjejë përkrahje dhe mbështetje nga të gjitha forcat demokratike përparimtare në botë. Peticioni i firmosur nga qindra-mijëra shqiptarë «Kosova — Republikë» i organizuar nga Partia Republikane, do t’i bashkangjitet referendumit mbarëpopullor që do të mbahet në Kosovë nga 26-30 shtator, i cili do të deklarojë vullnetin e lirë e legjitim të vëllezërve kosovarë. Republikanët shqiptarë janë të bindur se ky vendim afirmoi zgjuarsinë dhe vendosmërinë e Kuvendit të Kosovës, për të vënë në vend të drejtën e pamohueshme të shqiptarëve për të pasur republikën e vet, si shtet sovran e të pavarur KOMITETI DREJTUES

Mbështesim kërkesat e drejta të ish-të dënuarve të ndërgjegjes

DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE Partia Republikane Shqiptare e ndjek nga afër dhe me dhimbje të thellë fatin tragjik të ish-të dënuarve të ndërgjegjes, të cilët që prej ditës së shtunë janë hedhur në grevë urie. Republikanët shqiptarë mbështesin kërkesat e drejta të ish-të burgosurve të ndërgjegjes e kërkojnë që të njihen pafajësia për krimet e pabëra si dhe t’u plotësohen kërkesat minimale e jetësore që ata kërkojnë. Ne ndjejmë keqardhje për vuajtjet e tyre, për sakrificat mbinjerëzore, për tragjeditë fizike e shpirtërore. Në dritën e demokracisë kërkojmë t’i themi «ndal» njëherë e përgjithmonë vuajtjes politike. Greva e urisë shton dhimbjet e tyre dhe shumëfishon dhimbjet tona. Partia Republikane shpreh indinjatën e saj për qëndrimin jo të drejtë të asaj pjese të Parlamentit që nuk u prononcua për pafajësinë e të gjithë të burgosurve të ndërgjegjes. Partia Republikane Shqiptare e sheh si domos-doshmëri për periudhën në të cilën po kalojmë, pjesëmarrjen e ish-të burgosurve të ndërgjegjes në të gjitha sferat e veprimtarisë sonë shoqërore e shtetërore, duke filluar që nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme e më radhë. Fjala e tyre ishte fjala e parë kundër komunizmit si teori e praktikë në errësirën e diktaturës enveriane. I takon sot në kushtet e demokracisë e të pluralizmit që kjo fjalë të dëgjohet që nga Parlamenti e deri në strukturat më të thjeshta të organizmit shtetëror e shoqëror. Republikanët shqiptarë edhe njëherë i bëjnë thirrje Presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë së Stabilitetit, që t’u japin zgjidhje të menjëhershme kërkesave të grevistëve, ish-të burgosurve të ndërgjegjes. KOMITETI DREJTUES