29/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 shtator 1991

TRANSPARENCA E NJË MINISTRI PËRMES FAKTESH

INTERVISTË E MINISTRIT TË TRANSPORTIT, ZOTIT FATOS BITINCKA DHËNË ZOTIT GANI LEKA, SEKRETAR I KOLEGJIMIT TË GAZETËS «REPUBLIKA», LIDHUR ME SHKRIMIN E GAZETËS «ZËRI I RINISË», DATË 18.9.1991. — Zoti ministër, në gazetën «Zëri i Rinisë», më 18.9.1991 lexuam shkrimin e Neshat Tozajt «Transparenca e një ministri në veprimet me personelin». Fillimisht duam të dimë reagimin tuaj rreth shkrimit. — E shoh të arsyeshme të sqaroj se i gjithë artikulli ka në epiqendër lëvizjen e një njeriu që ka 22 vjet që punon në Tregtinë e Jashtme, të një njeriu, i cili e shikon si ulje dhe përbuzje oferten për të punuar në ndërmarrje të tjera, që e shikon veten të pabarëvendësueshëm, të përjetshëm, kur ka mjaft njerëz të aftë në bazë, që mund të kryejnë detyrat më mirë se ai. — Për të qenë më transparent, zonjën Neshat do të ishte më mirë të më kishte takuar mua, ose shokët e mi për problemet që kërkon shpjegim drejtori i Transhqipit, me qëllim që, mbasi të kishte marrë shpjegimet e nevojshme, të shkruante ashtu siç e mendonte. Por, mesa duket, ai nuk shkëputet nga format që ka përdorur Sigurimi i Shtetit, duke trilluar për të përligjur qëllimin që i ka vënë vetes. — Në parathënien ose shënimin në krye të shkrimit, zoti Neshat thotë: «Duke qenë i paangazhuar, më interesojnë më tepër faktet e kundraligjshme që cenojnë interesat e popullit dhe të Shqipërisë se sa aleancat partiake». Konkretisht në shkrim thuhet se Ministria e Transportit insiston në blerjen e 5 autobusëve me një vlerë 765 mijë dollarë, kur Transhqipi propozon një rrugë tjetër më të leverdishme ekonomike. Ç’mund të na thoni për këtë? — Për përdorimin e kredive turke vënë në dispozicion të këtij dikasteri (për të blerë autobusa urban e inter-urban), është punuar nga aparati e Transhqipi, shumë kohë përpara se unë të vija në këtë detyrë (në kohën e paraardhësve të mi) dhe janë marrë miratimet përkatëse. Në (Vijon në faqen e 2-të)

Drejt burgut edhe Sulo Gradeci

U vumë në dijeni se këto ditë zyrtarisht u dha materiali për ndjekje penale për zotin SULO GRADECΙ, maxhordom i familjes Hoxha, për abuzimet e mjeteve financiare të popullit. Presim që nga depozitemet e tij të hidhet dritë mbi shpërdorimet e tejskajshme të udhëheqësve të «ndritur» të Partisë së Punës së Shqipërisë, sot Partia Socialiste. sot Partia Socialiste. Korresp. i «Republikës»

SULM FRONTAL NDAJ DREJTUESVE TË PARTISË REPUBLIKANE

—KOMITETI «PLURALIST» I LUSHNJES TEJKALON PARASHIKIMET PËR VEPRIME MONISTE Që komitetet tona janë moniste sa kohë kanë drejtues ish-sekretarë të PP-së, kjo dihet. Por ajo që ndodhi në mbledhjen e fundit të komitetit të përkohshëm ekzekutiv është tej parashikimeve. Brenda një dite iu ra me sopatë të madhre drejtuesve kryesorë të PR të Lushnjës. Me fshehtësi të plotë përgatitet transferimi i kryetarit të degës, i cili e mëson këtë gjë krejt rastësisht, pesë minuta para mbledhjes. Çudi, edhe monistët e hershëm këtë stil kanë pasur: goditjen në befasi. Nga familja e këtij veprimi disave iu është bërë… Që komitetet tona janë moniste sa kohë kanë drejtuës mbledhjen e përbashkët, është që shqiptarët u ndanë me deputetët çamë. E drejta e lirisë dhe vetëvendosjes u njihët tërë popujve nga gjithë Kartat e Kombeve të Bashkuara nga Kazablanka e deri më sot dhe s’ka pse t’u mohohet shqiptarëve, i vetmi popull në Europë i ndarë përgjysmë. Partia Demokratike, që doli në skenën politike si shprehje e vullnetit të popullit, është një luftëtare e madhe e lirisë. Ajo u rrit në sheshet e mitingjeve, në demonstratat e në rrugët e qyteteve, duke dhënë edhe gjak. As tanket, as krismat e mitralozëve nuk i zmbrapsën punëtorët e këtyre delegacioneve, më bën të shoh me sy të hapët ditën e novimin. Dalin nga Sigurimi dhe hyjnë në SHIK, dalin nga ministritë dhe aparatet e partisë për të hyrë në afërizëm që prapë ata t’i zotërojnë. Po ndarë bëjnë këto rreshqitje nën lojen e rinovimit, mund edhe të tregojnë arrogancë të hapët. Nuk i lëvizin ata dy rrogëtarët nga Televizioni, edhe pse këtë e kërkojnë 100 mijë njerëz të mbledhur në sheshin e Tiranës. Sfidojnë popullin. Ashtu si sfidojnë edhe tërë botën me «yllin e kuq» dhe stërmën me kallinj e grurit. Këto faktë të tjera, që i di i madh e i vogël, tregojnë qartë se drejtuesit komunistë s’kanë kuptuar asgjë. Komunizmi doli në rrugën e njerëzimit 75 vjet më parë, po njerëzimi në marshimin e tij të pandalshëm drejt lirisë (Vijon në faqen e 4-4)

Kuvendi i parë i Partisë Demokratike Shqiptare

Ditën e premte, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, filloi punimet Kuvendi i Parë Kombëtar i Partisë Demokratike Shqiptare. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Eduart Selami, sekretar i Komisionit Drejtues të PD, i cili pasi i bëri një sintezë të shkurtër situatës, i uroi punë të mbarë kuvendit. Pastaj sipas programit u kalua në raport, të cilin e mbajti kryetari i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha. — Mbas 10 kongresesh të PPSH, theksoi ndër të tjera zoti Berisha, që me zhurmë e bujë madhështore të fjalëve mashtruese e bënë keq e më keq gjendjen në vend, sot për herë të parë po mbidhet në truallin e shqiptarëve një kuvend partiak, që t’i shërbejë luftës për demokraci, përparim, bashkim, për pajtim kombëtar për bashkimin e shqiptarëve, për bashkimin e shqiptarëve në Evropën e botën e qytetëruar. Pas leximit të raportit të mbajtur nga zoti Sali Berisha, u kalua në pyetje e diskutime, ku një vend të rëndësishëm zunë diskutimet e të ftuarve. Me duartrokitje u prit edhe hyrja në sallë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, i cili u duartrokit shpesh gjatë fjalës së tij. Pastaj Kuvendin e përshëndeti edhe Xhulian Emerin, ish-misionar anglez në Shqipëri. Pastaj u ngjitën në tribunë me radhë të gjithë të ftuarit. Dje përshëndeti kuvendin edhe kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo me këto fjalë:

NE MUND DHE DUHET TË QËNDROJMË SË BASHKU

Ky Kuvend është një arritje e madhe e Partisë Demokratike. Ky është edhe i pari kuvend a kongres i lirë i një partie politike në Shqipëri 50 vjet e këtej. Këtu folën dhe edhe përfaqësuesit e partive të Kosovës e viseve të tjera shqiptare, prandaj kuvendi juaj merr rëndësi mbarëkombëtare. Kjo e treta, prania dhe fjala e këtyre delegacioneve, më bën të shoh me sytë hapët ditën e ardhme kur deputetët e shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia Juglindore do të vijnë në parlamentin e përbashkët shqiptar në njëherit me deputetët çamë. E drejta e lirisë dhe kët shqiptar nëherit nëherit nëherit nëherit nëherit nëherit nëherit me deputetët çamë. Studentët. Këto do të mbeten përgjithnjë në kujtesën e popullit. Ne, republikanët, jemi në krah të Partisë Demokratike që çau e para shtigjet e lirisë. Dje, i nderuari Tom Berisha iu lut komunistëve të zhdueknë si parti. Zoti Tom, ashtu si të gjithë ne, e di mirë se ata nuk do të dëgjojnë këtë lutje të arsyeshme. Ata po plëksen tani në jetën e popullit, duke shpikur risi. Dalin nga Sigurimi dhe hyjnë në SHIK, dalin nga ministri dhe aparatet e partisë për të hyrë në afarizëm që prapë ata t’i zotërojnë. Po ndërsa bëjnë këto rrëshqitje nën lojën e rinovimit, mund edhe të tregojnë progresit e flaku tej atë, ashtu si ka mënjanuar në historinë e saj më të vjetra të rrymats regresive. Nëse drejtuesit komunistë në Shqipëri nuk duan ta shohin as atë që ngjet brenda vendit, as atë që ka ndodhur në botë, mbetet të përmendim atë që ndodhi aty më parë në vetë BS, ku e nxorrën jashtë ligjit partinë e tyre mëmë. Ne kushtet kur komunistët s’duan ose nuk munden të kuptojnë, del si detyrë e parë e partive të vërteta të opozitës të bashkojnë forcat për t’i mposhtur. Po të shkojmë rrotull, po të analizojmë qetësisht realitetin politik, duhet të arrijmë në përfund- përfundim se asnjë parti, sado e madhe të ndihet, nuk do të mund t’ia dilte lehtë një të vetme kësaj detyre imediate. Prandaj partitë jo vetëm u propozoj dy parti të tjera që qëndrojnë së bashku në çështjet që kanë të bëjnë me interesat kryesore të kombit. Ne mund dhe duhet të qëndrojmë së bashku për të shkulur komunizmin nga pozitat kyçe. Të qëndrojmë së bashku në vendosjen e rendit dhe shpëftimin e reformave, për të nxjerrë vendin (Vijon në faqen e 4-4)

KRONIKË

Më datë 26.9.1991 në selinë e Partisë Republikane zoti Sabri Godo u takua me zotin Zhan Luis de la Vesier, i dërguar i AFP në Romë. Biseda u përqendrua në qëndrimin e Partisë Republikane ndaj shqiptarëve të Kosovës. Zoti Godo i tha zotit Zhan Luis de la Vesier se kemi parë me kënaqësi qëndrimin kundërsh... që ka mbajtur Franca ndaj Milosheviçit lidhur me çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Milosheviçi pretendonte përkahje për veprën e tij, por kjo s’mund të ndodhte, sepse Franca mbetet simbol i lirisë së popujve. Ajo s’mund ta mbështesë agresionin serb. Kësaj here shqiptarët s’mund të mbeten jashtë ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë. Nëse do të bëhet ndonjë masakër, ne do t’i qëndrojmë në krah vëllezërve tanë. Partia Republikane është fort e urtë, por në çështjet që kanë të bëjnë me fatin tonë jemi shum... të vendosur. Sot morëm 2 telefakse nga emigrantët shqiptarë në SHBA. Dje atje mijëra shqiptarë bënë demonstratë paqësore në Washington të përkrahur nga senatorë Doll dhe të tjerë. Lufta sot, theksoi zoti Godo është budallallëk. Serbët vetë, pa ndihmë s’e bëjnë dot luftën. Siç duket, i ndihmojnë forca të caktuara, pa marrë në konsideratë Evropën dhe Parlamentin Evropian. Duhet të jemi të qartë e pa ekuivoke në këtë çështje. Lidhjet tona me Francën janë shumë të vjetra dhe të forta. Sipas...

NDERI ËSHTË ME NE, TURPI ME ATA...

Na gëzon fakti që grupe njerëzish dashamirës, institucione shoqërore, gazetarë të vendit e të huaj, deputetë partish opozitare, delegacione nga qytete të Shqipërisë e deri përfaqësues diplomatikë e deputetë të KSB-së, që me interesimin e tyre të sinqertë e të shqetësuar për gjendjen tonë, na kanë shtuar forcat e qëndresës duke na mbështetur në kërkesat tona të drejta. Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që u interesuan për ne dhe popullit të Tiranës që grumbullohet rreth palestrës ku jemi ngujuar deri në vetëmoihim, duke shfaqur solidaritetin e plotë me ne. Megjithë këtë respekt e dashurihumane që ne na rrethon nga të gjitha ato që shpjegova dhe është e vërteta kjo për ne grevistët është një inkurajim i madh, një ushqim shpirtëror për të qëndruar deri në fund, ndonëse s’kemi të paharë realitetin e gjendjes në këtë sallë ku jemi ngujuar. Është dita e 7-të e grevës dhe siç dihet pjesëtarët e saj janë ajo shtresë shoqërore që ka mbajtur mbi shpatulla dhe në më të egër diktaturës proletare, të dalë nga burgjet e kampet çnjerëzore, të varfër, pa strehë, pa bukë e të uritur e të sëmurë. Ja, këta janë grumbulluar këtu. Këta që nga ana fizike janë aq shumë të raskapitur, por moralist anë, sa që mund të themë se dhe vdekja thyhet para kësaj morali shembullor dhe presl... denti që ka fuqi të mbledhë urgjentisht parlamentin, nuk kthehet. Ne e dimë se presidenti që është vetë vdekje e gjallë e kësaj të kombi, që hesht ndaj protestës tonë, e dëshiron fundin tragjik, mund të them se ne na ka dënuar me vdekje dhe e ka firmosur me heshtjen e tij këtë. Gabohet president Alia, jemi në mbijetesë e Ferrit të Enverit e të bindet dhe ne do të fitojmë mbi vdekjen. Ne nuk dorëzohemi edhe pse ligjet e gjakut komuniste korrën aq pa mëshirë baballarët tanë, vëllezërit, motrat tona, intelegjencën më të mirë e demokratët më të devotshëm të këtij kombi. Ne do të jetojmë të shkojmë fundin e plotë të ideologjisë ugurzë e mashtruese marksiste-leniniste, ashtu siç pamë fundin e liderit të ri rezuar nga piedestali e u hapën mushkëritë e Tiranës të thithë ajrin e pastër të Pranverës Demokratike. Unë mendoj se presidenti dhe ato forca të errëta që ngurrojnë na shpallin të pafajshëm, nuk kuptojnë se kjo pafaijësi e jona është në të mirë të tyre. Gjoksi ynë është plagë dhe dëshp... mbje, si dhe i gjithë popullit shqiptar që është mbyllur në një burg ose siç mund të thuhet dhe ndryshe, në një kamp të madh përqendrimi, nga Vermoshi e deri në Vurg si skllavër, që hanë dhe bar, zien brenda e megjithatë çudërisht Presidenti dhe shokët e tij, ngurrojnë të vërejnë dhe të dinë që të mund të shuajmë valën që gati po derdhet. Por, duhet ta dini të gjithë, se edhe po u vetësakrifikuam ne, fitoria është e jona, e demokracisë. Besoj se askush nga ne nuk e do këtë fund tragjik. Askush që është demokrat, që i dhimbset Shqipëria, që ka forca të ndërtojë jetën e lumtur, që është human. Ne të ngujuarit në grevën e urisë e ndjejmë këtë përgjegjësi të madhe për fatet e kombit dhe shpresojmë se kjo përgjegjësi, duke na lënë me shpresën zgjuar, duke u çliruar nga dita në ditë të ngujuar në grevë deri në vetmoihim. Nderi është me ne e turpi me ata që duan të na mohojnë 3 pikat më imediate të kërkesës që i kemi paraqitur Presidentit, Parlamentit e Qeverisë së Stabilitetit. Me këte rast dua të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e babait, që dha shpirt pa më parë, mbasi unë jam i ngujuar me shokë në grevën e urisë, si dhe gjithë grevistëve që mbajtën gjithnjë të përk në atin tim. VLADIMIR KOSTURI Kryetari i komisionit të grevës Tiranë, më 27.9.1991

DEKLARATË

QEVERISË SË STABILITETIT KOMBËTAR KRYEMINISTRIT. ZOTIT YLLI BUFI Ne, opozita e rrethit të Tepelenës, gjatë drejtimit të vendit nga Ju, kemi punuar për të ulur tensionet e ndryshme e të fuqishme për hir të paqes sociale kombëtare. Pas grevës së përgjithshme, ku u përfshi edhe rrethi ynë, me lindjen e Qeverisë së Stabilitetit lindi dhe një fije shprese e besimi, në atë shkretëtirë të gjithanshme që la e kaluara. Vëmë re se këto embrione delikate po veniten çdo ditë nga stresi shpirtëror dhe po na kërcënojnë. Të indinjuar keqtrajtojmë, se qëndrimi indiferent apo i heshtur i Juaji si Qeveri ndaj shqetësimeve aktuale të rrethit tonë po na thanjë shpirtin. Si opozitë e këtij rrethi sa patriot aq dhe të varfër, konstatojmë se ishim të harruar në të kaluarën e për inerci tragjike të harruar edhe sot. Prandaj Ju drejtohemi: 1. Nga Ju asnjë lloj investimi për rrethin tonë nuk po jepet për zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe hapjen e fronteve të punës për rritjen e mirëqenies. 2. Furnizimi me mallra ushqimore, mjekësore e industriale është nën të gjitha kufijtë e fre...nave të tjera. 3. Ndihmat humanitare dhe ato ushqimore kanë qenë të pakta dhe gati të papërfillshme, ndërkohë që në televizion jepen shifra për sasi të konsiderueshme. 4. Tensionet për strehim janë tepër të fuqishme, kur dihet që 1/3 e popullsisë së dy qyteteve presin nga Ju qofte dhe një shpresë. 5. Ristrukturimi dhe rinovimi i aparatit shtetëror në qendër e në bazë po pengohet nga burokratët e monistët që nga Këshilli (Vijon në faqen e 2-2)