03/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 tetor 1991

SOCIALISTËT DETYROHEN T’U JAPIN PAFAJËSINË MARTIRËVE TË PAFAJSHËM TË DËNIMEVE ABSURDE POLITIKE

FITORE E MARTIRËVE TË DEMOKRACISË Qindra mijëra qenë ata shqiptarë fatzinj që provuan dënimet e rënda për idetë e tyre kundër komunizmit e deri për një fjalë goje se në treg tek ne nuk gjen as fasule, kur në vendet fqinje ç’nuk ka. Me qindra, në mos me mijëra ishin ata që u pushkatuan, që vdiqën, se nuk përballuan dot torturat njerëzore të hetuesisë ose kushtet e rënda të burgjeve si ai i Burrelit. Madje nuk janë të pakët edhe ata, të cilëve nuk u dihen as varret ose u dihen, por familjeve s’u janë treguar. Dhe tërë kjo masakër makabre ndaj njerëzve të ndershëm e trima, ndaj demokratëve që donin lirinë e mendimit. Po demokracia që sapo lindi tek ne u tha «ndal!» veprimeve të dhimbshme të vrasjeve e ofshamje të sistemit diktatorial enverian. Ishte opozita ajo, e cila qysh në fillim të jetës së saj e ngriti zërin në mbështetje të këtyre martirëve pa faj, ishte demokracia ajo që me ngulm kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, si një kërkesë bazë e respektimit të konferencës së Helsinkit dhe Kartës së Parisit. Në këto rrethana të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të demokracisë, zoti Ramiz Alia dhe pasuesit e tij, bashkëkohët e Partisë së Punës sot Partia Socialiste, u detyruan të nxjerrin dekretet pa dekretësh, të lirojnë pak nga pak të burgosurit politikë, duke dhënë gjithmonë shifra kontradiktore. Po, më në fund, ata u thyen dhe ish-të burgosurit e ndërgjegjes panë dritën e lirisë. Në vend që kjo parti dhe pushteti i saj (sepse ajo ka fuqinë), të tregonte interesin për këta njerëz të çfilitur, i la nëpër ato kampe famëzeza të internimeve, me të drejtë të kthehen në qytetet e tyre, por pa shtëpi dhe pa punë. Jo, ky moskujdes ishte si një lloj hakmarrjeje për lirinë që u detyruan t’u jepnin. Deri në Kuvendin Popullor deputetët e Partisë së Punës u bënë bllok kundër pafajësisë së këtyre njerëzve, viktima të periudhës gjakatare stalinisto-enveriane. Po atë që nuk e bënë socialistët e «rinovuar» e bënë vetë martirët e regjimit komunist. Ata u ngujuan në grevën e urisë për vetësakrifikim, sepse liria kërkon edhe kushtet më minimale të jetesës dhe dhembshërimin për shfrytëzimin skllavëror që u është bërë në kampet e punës. Nga trysnia mbarëpopullore, nga frika e mbështetjes pa rezerva të të gjithë opozitës demokratike, urgjentisht Kuvendi Popullor, miratoi pafajësinë e tyre. Kështu, më në fund, me luftë, Ramiz Alia u detyrua të bëjë edhe një veprim demokratik. Kjo ishte një fitore e madhe e opozitës, sepse u arrit me këmbëngulje dhe duke i treguar popullit se sa janë të rinovuar socialistët demagogë: atë që pështynë dy muaj përpara e trumbetuan sot si veprim human, si çështje për t’u kërkuar dhe falje të gjithë martirëve të terrorit të kuq komunist.

Përfundoi me sukses punimet Kuvendi i parë i Partisë Demokratike Shqiptare

Të dielën përfundoi me sukses ballafaqohet PD-ja në luftën e punimet Kuvendi i Parë i Partisë Demokratike Shqiptare. Në të u bë një analizë e hollësishme e punës së bërë nga krijimi i saj deri sot, duke vënë theksin jo vetëm tek sukseset, siç bënte tradicionalisht Partia e Punës, por më shumë edhe tek gabimet e mangësitë, për të mos i përsëritur ato në të ardhmen. Të dielën përfundoi me sukses ballafaqohet PD-ja në luftën e punimet Kuvendi i Parë i Partisë së saj të vendosur e të pandërprerë Demokratike Shqiptare. Në të u bë një analizë e hollësishme e punës së bërë nga krijimi i saj deri sot, duke vënë theksin jo vetëm tek sukseset, siç bënte tradicionalisht Partia e Punës, por më shumë edhe tek gabimet e mangësitë, për të mos i përsëritur ato në të ardhmen. Në të njëjtën kohë u parashtruan edhe vështirësitë e mëdha, me të cilat do të vend zgjedhi edhe forumet drejtuese. Kryetar i PD-së u zgjodh Sali Berisha, nënkryetarë: Neritan Ceka, Arben Imami dhe Azem Hajdari. Sekretar i kësaj partie u zgjodh Eduart Selami. Kryesia e partisë përbëhet nga 19 anëtarë, ndërsa në Këshillin Kombëtar të PD-së u zgjodhën, veç kryesisë, edhe 55 anëtarë.

EUROSOCIALISTËT I KËRKUAN TPE-së TË NDIHMOJË ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË

Grupi socialist në Parlamentin Evropian kërkoi të martën në Bruksel që TPE-ja të ndihmojë ish-të burgosurit politikë shqiptarë për t’u integruar në shoqërinë shqiptare. Parlamentarët evropianë socialistë që kanë mbërritur ditët e fundit në Tiranë një delegacion të kryesuar nga la-buristi Glin Ford dhe në të cilin bën pjesë edhe italianja Maria Manjani Njoja, kanë ftuar Komisionin Evropian për të krijuar një «fond të posaçëm» për ndërtimin e shtëpive për ish-të burgosurit politikë të regjimit stalinist shqiptar. Në Tiranë, delegacioni social-list takoi 91 ish-të burgosurit politikë që bënë grevë urie për plotësimin e kërkesave të tyre nga regjimi i ri. Sipas Glin Fordit, shumica e ish-të dënuarve politikë shqiptarë të liruar muajt e fundit, nuk kanë as punë, as shtëpi, asnjë mjet jetese.

Drejt privatizimit, por pa centralizëm, pa burokraci

Ekonomia e asfiksuar kërkon rrugëdalje. Një hap e ndan nga rrënimi, nga katastrofa. Mjetin e shpëtimit të saj, ajo e kërkon tek privatizimi. Ai do të bëjë, që shteti të çlirohet nga pagesat joproduktive të 80 përqindëshit, nga financimi i humbjeve dhe në të njëjtën kohë, do të sigurojë të ardhura nëpërmjet sistemit fiskal, mbi fitimet e realizuara. Janë këto arsyet që e bëjnë të detyrueshëm zbatimin e këtij elementi të reformës ekonomike në mënyrë sa më të shpejtë dhe me efikasitet. Themi kështu, sepse nuk mund të shpresojmë në suksesin e saj, në qoftë se në të nuk do të tërhiqet kapitali i huaj. Janë këto arsyet, që na bëjnë të shpresojmë se legjislacioni, i cili do të miratohej për këtë reformë, do të ishte sa më favorizues, si për vendasit, ashtu dhe për të huajt. Duke u njohur me ligjin „Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit“, që miratoi Kuvendi Popullor, me disa vendime të Këshillit të Ministrave në zbatim të këtij ligji, bindesh se ky legjislacion është një hap i madh përpara në zbatimin e procesit të privatizimit, në krijimin e kushteve lehtësuese për hyrjen e kapitalit të huaj, në zhvillimin e gjallërimin e import-eksportit. Në këtë ligj mbrohet prona private, afarizmi, investimet nga shteti; personat e huaj mund të ushtrojnë veprimtarinë private në shumë forma, kanë të drejtë të transferojnë jashtë shtetit kapitalin dhe pjesën e tyre të fitimit. Këtyre personave u jepet e drejta të marrin me qera truallin dhe të investojnë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Të gjitha këto flasin për hapa konkrete të Qeverisë së Stabilitetit, për të vënë në rrugën e zhvillimit procesin e privatizimit. Mirëpo, kur lexon Vendimin e Këshillit të Ministrave për „Detyrat dhe të Drejtat e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe të Komisionit Përgatitor të Procesit të Privatizimit“, e kupton se edhe kjo Qeveri nuk ka mundur të shkëputet nga disa trashëgimi të së kaluarës. Konkretisht. Që me titullin e vendimit, njiheh me një hallkë të re, që i është shtuar procesit të privatizimit dhe që nuk ka qenë në vendimin e Komisionit Përgatitor, pranë Ministrisë së Ekonomisë. Për të gjykuar mbi nevojën e krijimit të këtij Komisioni, t’i drejtohemi detyrave që kryen. Në kapitullin IV të këtij vendimi, lexojmë: Pika 1: Bashkëvepron me nënkomisionet e privatizimit në Ministri..., me organet e pushtetit lokal, për vlerësimin, zgjidhjen dhe përcaktimin e ndërmarrjeve që do të kalojnë nga pronësia shtetërore në pronësi private. Pika 2: Bashkërendon punën me nënkomisionet e privatizimit në Ministri, në private. Menjëherë sapo lexon këto 2 pika, të lind pyetja: Përse u dashka krijuar një organ i ri për bashkëveprimin e bashkërendimin të punëve në Ministrinë e Ekonomisë, kur këtë mund ta kryejnë shumë vetë diktasteret? Si mund të justifikohet ky ndërmjetësim, kur Ministritë, si njohëse në detaje të problemeve të çdo ndërmarrjeje dhe që kanë njerëz të kualifikuar, mund ta bëjnë më së miri caktimin e radhës dhe afateve të kalimit të ndërmarrjeve nga pronësia shtetërore në pronësi private. Atëherë përse kjo tutelë? Vazhdojmë më tej. Pika 3: Paraget në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit materialin e përpunuar dhe përmbledhës të dërguar nga nënkomisionet e privatizimit për problemet, radhën, formën dhe kohën e kalimit të ndërmarrjeve e njësive të tjera shtetërore nga pronësia shtetërore në pronësi private. Përsëri një detyrë e re, që fare mirë mund ta kryejë çdo ministri. Përse duhet ta kapëmvëshin e dytë me dorën e majtë? Përse të dhënat e nevojshme nuk serviren direkt nga organet që i kanë grumbulluar, por vihen ndërmjetësi? Të shohim pikat 4, 5 dhe 6 që përmbledhtas shprehen: Pika 4 merr të dhëna teknike, ekonomike e financiare për analizë e studime... Pika 5-6: Ndihmon, kontrollon e udhëzon për zbatimin e dispozitave ligjore, përsesjon e tyre si dhe harton metodika dhe udhëzime për privatizimin... Edhe këto janë detyra që duhet t’i kryejnë ministritë, si organe që mbulojnë aktivitetin e ndërmarrjeve që do të privatizohen. E vetmja ndihmë që mund t’u jepet atyre, është përcaktimi i kritereve mbi mënyrën e kalimit të pronës shtetërore në pronë private. Ndërsa për udhëzimet e tjera Ministrisë janë në gjendje t’i përgatisin edhe më mirë, përveçse njohin që kanë. Si shihet, zbatimi i procesit të privatizimit është futur në rrjetën e burokracisë. Për të arritur një privatizosh një objekt sado të vogël industrial për shembull një fabrikë, duhet të nisesh maratonën nga ndërmarrja, në komitetin ekzekutiv, në Ministri për të vazhduar në Ministrinë e Ekonomisë, duke përfunduar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, që është i vetmi organ, i cili ka të drejtë ta miratojë kalimin në pronësi private. Po ta krahasosh me vendimin e vjetër të qeverisë, ku këto të drejta e kishte lënë Ministria dhe për firma e huaja vetëm merrrej pëlqimi i Komitetit të Privatizimit, vendimi i ri është një hap prapa, që flet për një centralizëm të pafisur. Kjo mendojmë veçse do të frenojë shpejtimin e procesit të privatizimit. Me dispozitat e reja që u miratuan, të cilat do t’i japin një impuls të madh procesit të privatizimit, në kohën kur ne premtojmë një „invadim“ të firmave të huaja, kërkesave të cilave duhet t’u përgjigjemi flakë për flakë, shohim se zbatimin e këtij procesi e kemi futur në rrjedhën e burokracisë, në një tutelë, që të kujton drejtimin e centralizuar të ekonomisë. Nëse duam me të vërtetë t’i hapim dyert kapitalit të huaj, privatizimit të ndërmarrjeve, rruga për këtë qëllim duhet të shkurtohet dhe të thjeshtohet. Janë të gjitha mundësitë që procesin e privatizimit ta drejtojnë dhe realizojnë me sukses Komitetet Ekzekutive, ku punojnë specialistë të aftë, së bashku me Degët e Agjencisë Kombëtare në rrethe. Miratimin përfundimtar duhet ta japin Ministritë përkatëse. Vetëm për objektet me karakter kombëtar, pra të një rëndësie të veçantë, të drejten e kalimit të pronës shtetërore në pronë private, duhet ta ketë Agjencia Kombëtare. Vetëm kështu ky proces do të marrë rrugë dhe do të zhvillohet me shpejtësi, duke bërë të mundur, që brenda një kohe të shkurtër të përfundojë privatizimi i ekonomisë. FATMIR TURKESHI Ekonomist

«EPPUR SI MUOVE...»

Në krahun e djathtë të „Selvisë“, në Tiranë është një lokal privat. Një zë i hollë femre, na thotë: „Urdhëroni!“. E vështrojmë me vëmendje. Mund të ishte rreth të dyzetave. Me flokë të prera shkurt, sy të qeshur, por të lodhur, një fytyrë ovale, që fliste për një bukuri të rrallë dikur. Ishte shumë e urarë. — Jam e bija e ish-kolonelit Gaqo Mici, tani pensionist. Dhe sikur të fliste më shumë me veten, shtoi: — E bija e atij..., e kolonelit... në gjendjen civile, nëpër shkresa. Nuk ma e përgijgji me fjalë, por me këngë: — „A e dini se çdo femër s’te gënjen, kur thotë: „Të dua?“ Se tani mbeta pa zemër Se ajo më mori mua...“ Kjo është Tatjana Mici. „Tanja“, e thërrasin. Ishte 17 vjeç atëherë. Një nga lulet më të bukura të Tiranës. Një ditë të bukur maji Tanja hodhi helm mbi PP-në. Mbi tulen e bukur ra breshëri: neni i agjitacion-propagandës. Dhe lulja u mbyll në qelinë e burgut „Kosova“, në baltën e Durrësit, për u thahej nën pergjithmonë. Plot 7 vjet. Kaluan vite... Dhe Tanja jeton me ndershmëri në Tiranë. — Bëni një film dhe titullojeni: „Dora e ngrohtë e nënës Partizane“ – lutet Tanja. Dhe nis e tregon: — Kam qenë një vajzë e re, e shëndetshme. Dhe përse rrenë në sytë: EPPUR SI MUOVE! Dhe prapë gjënimin e këngës në qelinë „Kosova“: „Qeli, var për së gjalli, të shkoj. LIRI, gjëja më e shtrenjtë, të adhuroj...“ — A ka mundësi të më nxirrni nga kjo gjendje? — Pse? — Nuk dua të largohem nga Shqipëria, nuk dua! Të shkoj në Itali e të zgjas duart e të them: „Më jepni diçka! Jo, nuk dua! Dhe këndon: — „S’më duhet të dal nga burgu Nak e di, moj, ku do vete C’m’u bë shok kjo jetë murgu Më ato të hidhura vjetë...“ Tani vajza e saj është 21 vjeç. Jeton me të atin. E megjithatë Tatjana përsërit: EPPUR SI MUOVE! — Djem! — thotë Tanja. — Doni t’u tregoj një sekret për burgun e grave? Kur dola nga qelia për xhiron e zakonshme, ndjeva një zë prapa krahëve, si tringëllima e llozit të hekurit, që hapej e mbyllej çdo çast në qelinë time: „Do të vini me mua... Do të ndërhyj të bëni vite më pak!...“ Njëjeva erën e gojës dhe duart pranë veshit. U ngjetha. Po Tanja bëri një gabim; e qelloi oficerin e Sigurimit me na-llanen e drunjtë, të vetmen nallane në qeli, forcë që ia dha supa, lëngu i gjesthenjës së mengjesit. E megjithatë... populli është optimist, si personazhia e këtij shkrimi, që ka një shpresë, një ëndërr, një të nesërme. Ai duron, atrotëk paritë, shikon TV edhe para një sallate të thjeshtë. Fatkeqësi, që i vetmi burg për femra dhe meshkuj ordinërë mban emërtimin „Kosova“, emër që po lakohet shumë nga vetë Presidenti, nga vetë Kryeministri dhe nga të gjitha partitë dhe organizatat politike të vendit. E megjithatë „Kosova“ është e jona. Sa shumë na kujton ky emër burgun! Na kujton vëllezërit tanë, që na duan dhe i duam 46 vjet! Në 28 mijë kilometra katrorë (një nga shtetet më të pakta përfaqëqe) brenda burgut të madh të ferrit dhe dhjetëra burgje. Nuk është rasti t’i përmendim, pas atij të mirë Sigurimit i Shtetit Shqiptar, të cilët ndonëse lëmoqitën për depolitizim, përsëri hedhin fall me lit- VASIL DEDA, FATMIR SELIMI (Vijon në faqen e 2-të)

SEMINAR PËRVOJE NGA FONDI I SHTYPIT NDËRKOMBËTAR

Që një muaj më parë, zoti William Shëhan, përfaqësues i Fondit të Shtypit Ndërkombëtar, erdhi në Tiranë dhe bisedoi për një seminar trajnimi përvoje midis gazetarëve të SHBA dhe kolegëve të tyre shqiptarë. Në këtë veprimtari do të merrte pjesë edhe zoti Eilbesh, drejtor i seksionit të gjuhës shqipe të radios „Zëri i Amerikës“. Seminari u organizua të hënën dhe të martën. Gazetarët e mirënjohur amerikanë Deivid Bainder i gazetës „Nju Jork Tajms“, Uilliam Kovaç (me origjinë shqiptare) i programacionit „Nimën-Tarë“ i Hilbert, profesor i gazetarisë (Vijon në faqen 3-të)