06/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 tetor 1991

QEVERIA JONË TË NJOHË ZYRTARISHT REPUBLIKËN E KOSOVËS

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Partia Republikane Shqiptare që prej dy muajsh i ka bërë thirrje mbarë popullit shqiptar për të përkrahur unanimisht Republikën e Kosovës, të shpallur nga Kuvendi i Kaçanikut më 7 korrik 1990. Në Peticionin e shpallur për këtë qëllim dhe të botuar në gazetën «Republika» të 11 korrikut 1991, thuhet se Partia Republikane Shqiptare kërkon vendosmëri që: Qeveria e Shqipërisë të njohë Republikën e Kosovës, shqiptarëve që banojnë në Mal të Zi, në Maqedoni dhe Serbinë Jugore t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, tërhiqen menjëherë nga Republika e Kosovës forcat okupuese serbe. Ky peticion është nënshkruar deri tani nga më shumë se gjysma e votuesve të Shqipërisë, si dhe një numër i madh i diasporës shqiptare në SHBA. Nënshkrimet me emrat dhe adresat e personave që kanë firmosur peticionin në Shqipëri, janë depozituar në Selinë e Partisë Republikane, në rreth e qendër. Ditët e fundit Kuvendi i Kosovës bëri një hap tjetër historik: duke shprehur ndjenjat dhe aspiratat e shqiptarëve të Kosovës, e shpalli Republikën e Kosovës shtet të pavarur e sovran. Referendumi popullor i organizuar në Kosovë për këtë vendim përfundoi me sukses të plotë. Në këto kushte, Partia Republikane, duke përkrahur me vendosmëri Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran, duke shprehur edhe ndjenjat dhe mendimet e shtetasve të Republikës së Shqipërisë që kanë nënshkruar peticionin e PR, kërkon që të ndërmerren veprimet e duhura për zbatimin e pikave të këtij peticioni, që shpreh vullnetin e opinionit tonë publik, duke filluar që nga njohja zyrtare nga ana e qeverisë sonë e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran. Lutemi të na njoftoni vendimin tuaj. Për Këshillin Drejtues të Partisë Republikane Shqiptare KRYETARI SABRI GODO

KRONIKË

Më datë 5 tetor 1991, në Selinë Qendrore të PRSH, zotërinjtë Sabri Godo, kryetar i Partisë, Vangjush Gambeta nënkryetar dhe Çerçiz Mingomataj, shef i sektorit të jashtëm, u takuan me zotin Emanuel La Roche, doktor në filozofi, anëtar i këshillit redaksional të General Anzeiger-Zvicer. Zoti La Roche i interesua për Partinë Republikane, pikë-sotme tepër e vështirë ekonomike dhe perspektivat politike. Pasi iu shpjeguan qartë qëndrimet e partive opozitare sidomos PR, PD dhe PSD në situatën e sotme, u theksua se deri tani nuk po bëhet asgjë lidhur me Sigurimin e Shtetit, i cili vazhdon të forcohet. Pakënaqësi kanë partitë opozitare edhe në lidhje me veprimtarinë tepër të dobët që qeveria e ka drejtuar e ta detyrojë të largohemi prej saj. Populli ka filluar të mos besojë në rinovimin dhe në përmirësimin e situatës, gjë që po krijon tensione të reja sociale e politike. Populli po ndjen barrën e krizës e re, dhe këtë nuk do të na e falë. Partia Republikane po bën çmos që me aktivitetin e saj të shpejtojë proceset e de- të të General Anzeiger-Zwicer. Zoti La Roche i interesua për Partinë Republikane, pikëpamjet, programin e rrugët e nxjerrjes së vendit nga situata e edhe në lidhje me veprimtarinë tepër të dobët të qeverisë, e cila në qoftë se nuk do të tregojë aktivitetin e pritshëm. sociale e politike. Populli po ndjen burokracinë e re, dhe këtë nuk do ta në e saj të shpejtojë proceset e demokratizimit në vendin tonë. Korresp. i «Republikës» — Sa kate do të ketë hoteli? — katror. Vetëm qendra komerciale do të zërë rreth 11000 metër katrorë. Me tre kate nën- këtë nuk do ta në — Sa kate do të ketë hoteli? — katrorë. Me tre kate nën- — tregti e financat në Gjermani, Angli, Francë dhe SHBA. — Dikë tjetër, ju lutem, për hotelin? — kulturën e perëndimit. — Në hotel «Dajti» shërbehet

Një hotel i ri luksoz për 18 muaj

— INTERVISTE E ZOTIT HAJDIN SEDJIA, PRESIDENT I FIRMËS «ILIRIA HOLDING», DHËNË KRYEREDAKTORIT TË GAZETËS «REPUBLIKA», PETRO DHIMITRI — Në qoftë se do të kishte mundësi, sot në ditën e fillimit të punimeve të hotelit shumëkatësh, a mund të na tregoni se si ju lindi mendimi për të ndërtuar në Tiranë këtë vepër? — U nisa nga mendimi se Shqipëria ka nevojë për hotele. Me vendosjen e pluralizmit, që krijon mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet me botën e jashtme, vendi patjetër duhet të ketë hotele. Këtu kam parasysh edhe zhvillimin e turizmit. — A patët vështirësi për ta realizuar mendimin që ju lindi? — Mjaft, sidomos prej burokracisë së vjetër. Përgjigjet shtyheshin: Jo sot, jo nesër, jo ashtu, jo kështu. Vetëm llafe të zakonshme. — A u mërzitët për to? — Mjaft. — Po pse nuk hoqët dorë? — E çoja mendjen te ky vend që është nevojtar dhe për pak burokratë s’kisha pse të largohesha, edhe pse për anën ekonomike deri tani janë bërë shumë shpenzime. — Sot a jeni i gëzuar? — Shumë dhe jo aq për veten, se jam tepër i lodhur, po vetëm për Shqipërinë, se jam shqiptar dhe vendit po i hapet dera për të ardhur edhe investitorë të tjerë. — Sa kate do të ketë hoteli? — 18 kate, 260 dhoma me afër 530 shtretër. Do të jetë i lartë 65 metër. Tërë sheshi është 20000 metër katror. Vetëm qendra ko-tokë do të jetë edhe garazhi për t’u parkuar rreth 1000 vetura. Hoteli do të ketë pishina, shumë restorante, kazino. Do të jetë me pesë yje, superluks dhe sipas standardit më të lartë në Evropë. Investimi kap shumën 135 milionë dollarë. — Është një tip hoteli i caktuar, apo?... — Sheratoni ka modelin e vet, por ky që po ndërtojmë si strukturë do të jetë më i avancuar se ekzistuesit. — Kush u mor me këtë proces teknik? — Idetë për t’i bërë përmirësime kanë qenë të miat, por pastaj për konkretizimin e tyre u mor byroja e arkitekturës e Barit me Dario Morelin si dhe disa kolegë të tyre shqiptarë. — Për sa kohë mendoni se do ta ndërtoni? — Për 18 muaj, po mund edhe pak më përpara. — Edhe me kaq neve na duket shpejt. — Për ne jo. Po t’i kishim materialet ndërtimore këtu, do ta ndërtomim hotelin për 1 vit. — Zoti Hajdin, a mund të na thoni për studimet tuaja? — Në fillim studiova orientalistike në Prishtinë, po më pas edhe tregti e financat në Gjermani, Angli, Francë dhe SHBA. — Dikush tjetër, ju lutem, për hotelin? — Me ndërtimin e tij edhe populli ynë mund të shijojë kul-veri, mos vallë?... — Jo, në këtë hotel do të shërbehet edhe me lekë shqiptare. — Pak më parë thatë se jeni shqiptar, a mund ta di nga ç’krahinë? — Nga fshati i vogël Grabinic, i komunës së Klinës të Kosovës. Nga viti 1976 fillova të dal jashtë shtetit, sepse në atë vit mbarova studimet në Prishtinë, 4-5 muaj në vit dilja jashtë, sepse doja të mësoja gjuhë të huaja. Zotëroj 11 gjuhë. — Përveç këtij hoteli, ç’keni në plan për të ndërtuar në Shqipëri? — Prej një viti kemi gati projektet për një hotel në Durrës me 304 shtretër, dy fshatra turistike në Golem dhe në Divjakë me nga 2000 shtretër secili. Një fshat tjetër të tillë në Borsh, me 2000 shtretër dhe një në Ksamil me 4000 shtretër, si dhe një port për anije në Sarandë. Kemi një kontratë me «Iliria-rinia» për diskotekë, restorante, salla lojrash, kioske etj. — Këto investime i realizoni vetëm me kapitalin tuaj? — Jo. Ato do të ndërtohen në bashkëpunim me partnerë të tjerë që kanë besim te unë dhe vijnë e investojnë së bashku me mua në Shqipëri. Për hotelin e Tiranës bashkëpunoj me grupin italian Xhordano. — Si shqiptar dhe si gazetar ju uroj për ç’po bëni për Shqipërinë dhe dëshiroj të keni vetëm sukses.

ARRESTOHET EDHE ZOTI HEKURAN ISAI

Nga Byroistët abuzues të pasurisë së popullit, informohemi se u arrestua edhe zoti Hekuran Isai. Në këtë mënyrë, pas zotit Manush Myftiu ky është i dyti lider i kuq që arrestohet. Nuk duam të themi se që dje nuk meritojnë të arrestohen, sepse shpërdorime kanë bërë, veçse, nga publikimi i listës, që të dy nuk janë në ballë të saj. Në vend të parë qëndron zonja Nexhmije Hoxha, pastaj zoti Presidenti e me radhë. Atëherë lind pyetja: si lihen të lirë ata që kanë përvetësuar e abuzuar më shumë dhe arrestohen më minorët, në krahasim me udhëheqësit kryesorë të drejtimit të Partisë e të shtetit? Themi se ka një shpjegim: që të dy këta ish-liderë të kuq, thonë se iu kundërvunë në fund zotit Ramiz Alia, i cili, duke jetuar një jetë të tërë me diktatorin Enver Hoxha, nuk mund të mos merrte mësim nga praktikat e padrejtësive të tij. Qoftë dhe për hakmarrjen. Prandaj, kundërshtarët e zotit Ramiz, janë edhe të parët që do të japin llogari, në një kohë që populli pret dhe zonjën Nexhmije bashkë me të tjerët. Dihet që ajo dhe Ramiz Alia kanë drejtuar në kohën e sëmundjes së rëndë të ish-diktatorit. Pikërisht në atë periudhë janë konstatuar shumë shpërdorime dhe abuzime. REMZI BANI

PASI I KEMI PAGUAR NJË HERË, KJO DO TË THOTË T’I BLEJMË PËR SË DYTI

Ligji për privatizimin e banesave Të gjitha dispozitat ligjore që miraton Kuvendi i ynë Popullor dhe Këshilli i Ministrave i qeverisë së stabilitetit kombëtar duhet të karakterizohen nga qëllimi i madh, stabilizimi kombëtar. Por a stabilizon ndonjë gjë miratimi i këtij projekti? Mendoj se me një ligj të tillë, në qoftë se do të miratohet siç është propozuar, qeveria do të mbjellë erën dhe do të korrë furtunën. Cilët janë qiramarrësit e banesave shtetërore në qytete dhe në qendra të banuara dhe ç’përmirësime të gjendjes do të arrisheshin, në qoftë se do të zbatohej dispozitat e këtij projektligji? Në qoftë se anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk e dinë apo s’duan ta dinë këtë, është e domosdoshme t’u kujtojmë se këta qiramarrës në përgjithësi e kryesisht janë ish-fshatarë që pushteti monist, autokrat, diktatorial dhe autarkik i Enver Hoxhës gjatënjësme shekulli i proletarizoi, duke u hequr me dhunë drejtën e pronësisë mbi mjetet e tyre të prodhimit (tokën, bagëtitë, kafshët e punës, plantacionet e ullinjve dhe të pemëve drufrutore) dhe me këto veprime inxhenjere krijoi «rëndin e ri kooperativist». Dhe tani qeveria e stabilitetit kërkon të nxjerrë ligje, sipas të cilave do të detyroheshim të paguanim çdo lloj kundërvleftë për frymën që kalon pasën 4.000 ose 5.600 lekë ose, në qoftë se s’do të ketë mjete financiare — dhe në këtë gjendje besoj se do të jetë shumica — do të ndodhi? Apo mos vallë, si dikur në regjimet e kaluara, do të dërgoheshin policët për të na sekuestruar ato pak plaçka që kemi mundur të siguronim me sakrifica pa asnjë shpërblim për të bërë tani në pleqëri një jetë fare modeste? Ia vlen të përmendim këtu se të gjitha banesat shtetërore, sikurse edhe e gjithë pasuria e ndërmarrjeve, janë pronë shtetërore. Po ku i gjeti vallë shteti socialist paratë që i ndërtoi? Le të mos harrojmë se ne mburrshim se ishim i vetmi vend në botë pa taksa e tatime(!) Kjo është e mjaftueshme për por buhur mendjet e naiveve, por lavdi Zotit të tillë janë pak njerëz. Ekonomisti e di me siguri dhe është plotësisht i bindur se të ardhurat kombëtare janë frut i punës dhe i djersës së popullit, ndërsa ndarja e tyre veçër e pushtetmbajtësve. Në vendin tonë gjatë sundimit monist ndarja të ardhurave kombëtare ta ruajtur proporcionin 20-25 për qind se të ashtuquajturës punë për vete dhe 75-80 përqind punë për shoqërinë (lexo: akumulimi i shtetëtorit). Është pikërisht vlerëta e punës së papaguar të punëtorit, e fshatarit dhe nëpunësit i vetmi burim financiar i gjithëçkaje që u krijua në vendin tonë, duke përfshirë këtu edhe fondet për financimin e jetës perrallore të gjyshërve partiakë dhe shtetërore. Pra, në këtë kuptim të pakontestueshëm populli i ka paguar, i ka blerë një herë të gjitha ato objekte që përfshihen në pasurinë kombëtare, duke futur këtu edhe të ashtuquajturat banesa shtetërore. Si dyti duhet që qeveria të mbante parasysh se, duke shpronësuar tërë fshatarësinë, por edhe zanatçinjtë dhe privatët e tjerë në qytete (këtu nuk kam parasysh cilësitë e latifondistëve), qeveria moniste i ka shfrytëzuar ... [teksti vazhdon jashtë kuadrit] MASK NUSHAJ (Vijon në faqen e 2-të)

Veprim i tipit diktatorial i Fatmir Kumbaros

— Intervistë me kryetarin e sindikatës së punonjësve të Radiotelevizionit, zotin Alfred Kanini. — Erdhëm për ta konfirmuar edhe një herë faktin, a është i vërtetë shkarkimi i juristes së institucionit tuaj Fatime Gërbi me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të RT, zotit Fatmir Kumbaro? — Po, është i vërtetë ky fakt. — Cili është motivacioni zyrtar? — Me një shkresë zyrtare më dt. 2.10.1991 Fatmir Kumbaro urdhëron shkarkimin e Fatime Gërbit me motivacionin e përbërë prej 3 pikash, paaftësi në punë, shkelje të disiplinës në punë dhe dizinformim të opinionit publik që synon të ulë figurën e drejtuesit dhe funksionimin normal të institucionit. — Cili është mendimi juaj për këtë vendim? — Vendimi i marrë është ligjërisht i padrejtë, gjë që tregon paaftësinë e vetë Fatmir Kumbaros si drejtues. Por më kryesorja është se ky vendim flet për një qëndrim të tipit fashist dhe diktatorial. Qëllimi i tij i drejtpërdrejtë është të godasë sindikatën tonë, kërkesat tona të grevës, të cilat Fatime Gërbi si juriste i quajti zyrtarisht të drejta. Me këtë rast unë deklaroj se grevës sonë tani i shtohet edhe një pikë tjetër: ajo e pranimit në punë të Fatime Gërbit, sepse ky pushim nga puna bëhet si rezultat i mospajtimit të saj me veprimet antidemokratike të Fatmir Kumbaros, i cili edhe në Televizion i komanduar, për të minuar demokracinë. Gjithashtu Fatmir Kumbaro hakmerret edhe për denoncimin që u bëri Fatime Gërbi në gazetën «Republika» lidhjeve afariste të Virgjil Kules në kurriz të RT. Ajo ka bërë kritika të guximshme e të drejta në shtyp edhe ndaj veprimeve të zotit Kumbaro, ka demaskuar drejtuesit e tjerë të paaftë të RT.

DARËZEZA E RE NË PRITJE TË PARAJSËS SË PREMTUAR

Një kujtesë qeverisë Në maj të vitit 89 rrethit të Fierit iu shtua edhe një fshat: — Darëzeza e Re. 250 familje nga Darëzeza e Gramshit u ngujuan në tokat ranore të fshatit Povelc, pranë bregut të detit për shkak të ndërtimit të digës së hidrocentralit të Banjes. Natyrisht që fshatarëve nuk u erdhi mirë, që fituan tokë ranore, e humbën vreshtat e një tokë fushe nga më të mirat e rrethit të Gramshit, por «kur të premtohet parajsa njerëz e të pas të kaluarën me gaz». Vetë Adil Çancani, Foto Çami e Besnik Bekteshi thanë me gojën plot: «Ta gëzoni fshatin e ardhshëm turistik», e për të zhdukur çdo hijë dyshimi nga fytyrat e menduara të fshatarëve, shtuan: «Meqë pushtet e nxjerrjes së gazit i keni në dorë të shtetit, do të përdorni gaz si lëndë për djegie e për ngrohje. Gaz e hare paçi gjithmonë». Sa për ’ru shuar kurreshtjen qeveritarëve të sotëm e turistëve të ardhshëm po nënvizojmë se ky LUFTI DERVISHI (Vijon në faqen e 2-të)

...jo... 19... [tekst i prerë]

Italiane ...ohen ...ptarët ...riteti në ndih... ...Leces, që qytet... ...të shqiptarë... ...ashmë shum...