10/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 tetor 1991

NJË «SHTYJE TA SHTYJMË» QË NUK DIHET KU MUND TË NA ÇOJË

— INTERVISTË E ZOTIT SABRI GODO, KRYETAR I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE, DHE SEKRETARIT TË KOLEGJIUMIT TË GAZETËS «REPUBLIKA», ZOTIT GANI LEKA — Më 7 tetor 1991 Presidenti i Republikës thirri kryetarët e partive pjesëmarrëse në qeveri, kryetarin e Kuvendit Popullor, kryeministrin dhe disa ministra. Cili ishte shkaku? — Sipas ftesës që bënte Presidenti, merrej shkaku nga letra që i ka drejtuar Partia Republikane atij vetë, Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe qeverisë për njohjen e Republikës së Kosovës. Me këtë rast do të shqyrtoheshin edhe problemet të gjendjes politike. — Çfarë u vendos për njohjen e Republikës së Kosovës? — Mbasi analizës, që të gjithë ramë në një mendje mbi mbylljen e veprimtarisë, që qeveria jonë të arrijë në njohjen e Republikës së Kosovës. Me kërkesën e partisë sonë u vendos që njerëzish të kërkohet edhe e drejta për vendosjen e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbinë Juglindore. Ky ishte për ne një përfundim i arsyeshëm dhe mjaft i kënaqshëm. Dihet se Partia Republikane, prej dy muajsh ka nisur një peticion mbarëpopullor për çështjet që përmenda. U bisedua gjithashtu për problemin çam deri tash të injoruar. — Cilat ishin çështjet e tjera politike që u shqyrtuan? — Kryeministri dha një informacion të shkurtër mbi disa probleme aktuale në fushën e ekonomisë dhe atë sociale, duke kërkuar mbështetjen e forcave politike. Si parti pjesëmarrëse, ne e mbështesim qeverinë e stabilitetit, po kjo nuk na heq të drejtën të shfaqim mendimin e të kritikojmë qeverinë, kur vendimet e saj nuk janë në plotë dhe nuk përputhen me interesat e vendit. Për shembull, ne jemi në tërësi për ligjin mbi tokën, por s’mund të mohohet fakti që ky ligj ka mangësi, të cilat duhet të ndreqen patjetër me ndërhyrje e urdhëresa, për t’iu përshtatur më mirë gjendjes reale, specifikës së krahinave dhe zonave në veçanti. Nuk mund të mohohet edhe fakti që po jepen shtigje nga njëfarë burokracie e re në dikastere, sidomos në privatizimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Duhet të jemi të vetëdijshëm, se në këtë drejtim kemi bërë një hap prapa. — Mbledhja zgjati nga paraditja deri në orët e vona të natës. Çfarë u diskutua tjetër? — Të trija partitë (PD, PR dhe PSD) e panë të nevojshme të kërkonin një kërkim mbledhje të gjithë pikave të deklaratës së tyre të përbashkët. Sipas nesh është krijuar një gjendje krejt e paparashueshme. Për pikë të kësaj deklarate janë bërë mitingje të shumta masive, demonstrata e protestat paqësore. Është shkruar në shtypin e opozitës. Por Presidenti dhe Kuvendi Popullor kanë vijuar të mbajnë një qëndrim mosvëprillës. Nuk ndodh që asnjë vend të botës që, në një qytet me popullsisë e Tiranës të mblidhen 100 mijë njerëz dhe Presidenti e parlamenti të lëvizin sigurinë as shohin, as dëgjojnë. Duke shtruar për diskutim pikat e deklaratës, të trija partitë u nisën, nga fakti se zgjidhja e tyre lidhet ngushtë me gjendjen politike aktuale dhe stabilitetin. Përpjekja jonë synonte në një zgjidhje të përbashkët, në mirëkuptim, duke hequr dorë nga pozitat ofensive dhe difensive. — Cili ishte reagimi i Presidentit dhe i të tjerëve? — Presidenti, kryetari i Kuvendit Popullor si dhe kryetari i Partisë Socialiste thanë se ligjet e shtetit nuk bëhen në rrugë e në sheshet e qyteteve, prandaj s’mund të marrim parasysh as mitingjet, as protestat. Kjo është këndvështrim me dashje dhe arrogancë. Ne nuk kërkojmë të diktojmë ligje që nga mitingjet. Ne të kundërt, kërkojmë zbatimin e ligjeve. — A mund të përmendni një subjekt? — Çështja e parë që u diskutua ishte Sigurimi i Shtetit. Sipas asaj që thotë kryetari i SHIK-ut, në këtë institucion ka kaluar si organizim më pak se gjysma e ish-kuadrove të Sigurimit. Çfarë u bë me gjysmen tjetër? Ministri i Rendit Publik thotë se në dikasterin e tij kanë kaluar 26 përqind kuadro të ish-Sigurimit. Pastaj thotë se ky 26 përqindësh përbëhet nga 6 kuadro në qendër dhe 6 në rrethe. Në tërësi mungon qartësia. Sa për të dhënë një rrugë u la që kësaj çështje t’i diskutohet në komision parlamentar. Por është edhe problemi i Sigurimit të fshehtë. Ministri i Rendit dhe kryetari i SHIK-ut deklarojnë se Sigurimi si strukturë dhe funksion do të merret vetëm me zbulim e kundërzbulim dhe jo me përgjimin e njerëzve. Kjo vështirë të ndahet. Gjithsesi duhet transparencë e plotë. Se paku në strukturat zyrtare. Duhet të vendoset edhe rregulli që asnjë ish-punonjës e bashkëpunëtor i Sigurimit të mos hyjë në radhët e deputetëve, ministrave, drejtuesve të partive politike në qendër e në bazë. Sigurimi ka qenë arma e tmerrshme e krimit, antikthi i popullit. Si të tilla, të gjitha këto do të thotë komisioni parlamentar. Të shohim. Ashtu siç do të rregullohet nga një komision parlamentar edhe hde gjendja anormale e Radio-Televizionit. Kurse rinovimi i Ministrisë së Jashtme do të mbikqyret nga qeveria. — Çfarë u vendos për yllin e kuq dhe emblemat e tjera të sundimit komunist? — Mendoja se kjo do të ishte pika më e lehtë për t’u zgjidhur. Por Presidenti kërkon referendum popullor për heqjen e tyre ose zgjidhje me kushtetutën e re. Referendumi do ta pranoja me gëzim, sikur të mos kërkonte koha, siç ma ka kërkuar dhe... Kjo çështje mund të zgjidhet fare mirë në Kuvendin e Kuvendit të Partia Socialiste. Dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë mbi këto emblema, kushtet e sa kohë, pa pyetur se populli nuk i do dhe bota na sheh shtrembër. «S’Ka ç’na duhet bota». Kjo të sjell në vesh diçka të vjetër dhe (Vijon në faqen e 3-të)

Infrastruktura e transportit-pasuri e madhe, të mos abuzojmë me të

Shumë po flitet kohët e fundit për ndërtimet autostradash, marrëveshje me firma, qeveri, etj. Edhe problemet e infrastrukturës në tërësi janë bërë objekt auditoreve jo kompetente, në një kohë që specialistët e fushës janë më të rrallë se thonë fjalën e tyre. Shumë po flitet kohët e fundit për ndërtimet autostradash, marrëveshje me firma, qeveri, etj. Edhe problemet e infrastrukturës në tërësi janë bërë objekt auditoreve jo kompetente, në një kohë që specialistët e fushës janë më rrallë se thonë fjalën e tyre. Duke marrë shkas nga ky fakt, me të cilin kemi përshpirtjen se po abuzohet pak si tepër, pra me ndërtimin e një autostrade, kur rrjeti rrugor i Shqipërisë është bërë copë, si dhe me faktin tjetër se kjo fushë e infrastrukturës transportit përbën një nga reguesit më shprehës të politikës vetëdijes të ish-shtetit totalitar shqiptar, do të përpiqemi t’ju japim konsideratat tona për shtrëmbërimet e vazhdueshme në këtë fushë jetike për ekonominë. Po e themi që në fillim: gjynah dhe të metat në fushën e infrastrukturës dhe të rrjetit të rrugor në këto 45 vjet (e tek-tuk më në këto 45 vjet) nuk mund të mbulohen me ndërtimin e një autostrade, cilado qoftë ajo, sado e gjatë dhe interesante. Detyra kryesore e infrastrukturës së transportit është krijimi i platformës për zhvillimin racional të lëvizjes-komunikacionit-transportit, baza kjo të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Që në antikitet vendi ynë, falë pozitës gjeografike kyçe, për shkak të antarier rugutore nga lidhja me të rëndësishmet e kohës, fati nuk na buzëqeshi në Mesjetë dhe për të keqen tonë na u imponua edhe këto 4-5 dekadat e fundit. Ish-aleatët tanë, jugosllavë, rusë apo kinezë, asnjëherë nuk investuan në fushën e infrastrukturës së transportit, që përbën kushinpin për hapjen dhe lidhjen me botën. Penasojë e përgjithshme e kësaj politike të shtetit tonë, është fakti që në sot jemi jo vetëm i vetmi vend në Evropë pa autostrada, por dhe rrjeti rrugor në tërësi është në gjendje të mjeruar. Paradoks, që në fushën e transportit, por të je përgjegjës dhe për këtë fëmenden veçan kështu faktke: — Rrugët tona më të mira janë ato të ndërtuara që në kohën e luftës të Parë Botërore apo edhe pas së vonë (pavarësisht nga disa përmirësime të vogla që i janë bërë). — Megjithëse vendi i pasur me inerte dhe bitume (me prodhimin e 1 vit mund të asfalt… pothuaj gjithë rrugët e Shqipërisë) jemi vend i prapambetur në këtë fushë, kur dhe prapambetur në këtë fushë, ka fu-ritjet, ka bërë asfaltuar pothuaj të gjithë rrjetin rrugor, pa përmendur këtu cilësinë e këtyre asfaltimeve. — Akoma eksportohen mbi 95 për qind e bitumit, kur ka rrugë që për më pak se 1 vit nxjerrin shpenzimet po të asfaltohen. Arsyet e gjendjes së rëndë të rrugëve, të lidhura me politikën e ndjekur në këtë fushë, duhen kërkuar përpos të tjerave dhe në vetë organizimin në sistemin e drejtimit, planifikimit, administrimit, studim projektimit, ndërtimit dhe bashkërendimit të tyre, që çalon vazhdimisht. Transporti në thelb përbëhet nga dy elementë: lëvizja (mjetet e transportit) dhe infrastruktura (rrugët, hekurudhat, portet, aeroportet). Në konferencën e dytë ndërkombëtare për problemet e transportit në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, në muajin korrik në Sofje, u theksua veçanërisht prapambetja infrastrukturore në momentet dhe kushtet aktuale të zhvillimit të këtij rajoni. Por faktet tek ne vërtetojnë të kundërtën. Ministria e Transportëve (Komunikacioneve) historikisht ka qenë organ vetëm i njerëzve anë — (Vijon në faqen e 2-të) FAURK KABA Kand. Shk. teknike THOMA XHORI

Ç’do të ngrejë dy bllokmenë bënëshumë?

Këto ditë PP-së së vjetër apo PS-së së re i ra mbi kokë dy gjëma: arrestimi njeri pas tjetrit i dy liderëve të saj të lartë, që kanë hyrë në histori e saj dhe në Fjalorin unë Kombëtar Enciklopedik, që kryepever e enklokratik të sotëm të PS-së, komunisto-socialistit të pabojë, dhëndri të dinastisë Kapo, Xhevat Loshi. Kjo fatkeqësi e rëndë e këtyre dy shokëve të shquar do të ketë tronditur shumë jo vetëm familjet e tyre, por edhe rrethin ku kanë punuar si drejtues kryesorë parti apo dikasteret që kanë drejtuar me «gjenialitet», megjithëse nuk kanë pasur arsimim e specializim përkatës. Blloku Hekuran ka qenë gjurmë i pushtetshëm kudo ku i ka hedhur këmbët e ka punuar dorë, në Peqin e Elbasan, Lushnjë me Cerrik, Elbasan, Librazhd, Dibër, që të PPSH-së, MBP, tjetër gjë po në brezin kufitar përfshirë e origjinë e Bllokut. Edhe pse me arsim të mesëm e mburrëm si «inxhinier» e me diplomën e shkollës së partisë të siguruar, duke i hedhur në sy kalimthi shumë librave të «Thesarit» të Marksist, Engelsit, Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit e Enver Hoxhës, për «zgjuarsinë» e lindur, atij iu besuan nga Enveri e Ramizi detyra shumë të larta partie e shtetërore. Kush ka pasur fatin ta dëgjojë nëpër mitingje apo mbledhje ka mbetur pa mend e pa gojë nga «thellësia» e mendimit të tij prej filozofi të madh e krijuesi marksist-leninist. Të gjithë nuk do ta harrojnë fjalimin e tij «historik» në ceremoninë e inaugurimit të hekurudhës Fier-Vlorë. Në këtë se e kanë ruajtur në arkivat e tyre Radioja e Televizioni, le të na e rinstrumentojë një program e tyre të natës së Vitit të Ri. Me figurinë Zef Deda e Paullin Selimi do të shkulëshin së qeshuri e do t’ia kihin zili për humorin e hollë e aftësinë improvizuese. Shumë të pafajshëm të torturuar për qelitë e burgjeve nuk do ta harronë për egërsinë e tij prej bishe e shumë familje për njerëzit e dashur që kanë humbur pa nishan nën telat me gjemba të kufijve. Bashkëpunëtorët e tij peqinase do ta kujtojnë sy kalimthi shumë librave të «Thesarit» të Marksist, Engelsit, Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit e Enver Hoxhës, për «zgjuarsinë» e lindur, atij iu besuan nga Enveri e Ramizi detyra shumë të larta partie e shtetërore. Kush ka pasur fatin ta dëgjojë nëpër mitingje apo mbledhje ka mbetur pa mend e pa gojë nga «thellësia» e mendimit të tij prej filozofi të madh e krijuesi marksist-leninist. Të gjithë nuk do ta harrojnë fjalimin e tij «historik» në ceremoninë e inaugurimit të hekurudhës Fier-Vlorë. Në këtë se e kanë ruajtur në arkivat e tyre Radioja e Televizioni, le të na e rinstrumentojë një program e tyre të natës së Vitit të Ri. Me figurinë Zef Deda e Paullin Selimi do të shkulëshin së qeshuri e do t’ia kihin zili për humorin e hollë e aftësinë improvizuese. Shumë të pafajshëm të torturuar për qelitë e burgjeve nuk do ta harronë për egërsinë e tij prej bishe e shumë familje për njerëzit e dashur që kanë humbur pa nishan nën telat me gjemba të kufijve. Bashkëpunëtorët e tij peqinase do ta kujtojnë (Vijon në faqen e 2-të)

Qofshim gjithmonë pranë dhe për njëri-tjetrin

SIPAS BISEDËS ME AMBASADORIN ITALIAN TORKUATO KARDILIO «Ambasadori italian, zoti Torkuato Kardilio, më tha se dy qendrat mjekësore italiane kanë filluar aktivitetin e tyre në vendin tonë. Të dhënat i ka ai». «Ambasadori italian, zoti Torkuato Kardilio, më tha se dy qendrat mjekësore italiane kanë filluar aktivitetin e tyre në vendin tonë. Të dhënat i ka ai. E mora me një prej mjekëve nga zoti Sabri Godo si dhe rrugën për në ambasadën italiane për faktin se në atë shtet kemi lindur, nga ajo shtëpi u nxorrëm më 1948, edhe pse babai ishte pronar i saj i pangërruar me as ndonjë lloj partie ose veprimtarie kundër shtetit dhe komunizmit. Pra, pas 42 vjetësh do të shikoja atë oborr, atë dhomë. E, ndërsa zoti Kardilio nisi të më fliste për veprimtarinë e dy qendrave mjekësore italiane, u pushtova nga emocionet dhe u detyrova t’ia thosha të vërtetën e asaj gjendjeje shpirtërore të jashtëzakonshme. Po, veten e mboldha shpejt dhe në letër që mbaja shënimet, shkrova: — Një nga këto qendra është në Vlorë, ndërsa tjetra në Durrës. Kanë 15 ditë që kanë filluar aktivitetin e tyre në specialitete të tilla si dermatologji, kardiologji, kirurgji, stomatologji, otorino dhe gjinekologji. Janë 6 mjekë dhe 12 infermiere nga kryqi i kuq italian. Deri të hënën kishin pritur 24 fëmijë shqiptarë. Një gjë e mirë i veçantë për të gjithë është që këto qendra për këtë fakt shumë domethënës. Doemos ai u plotësua me numrin e vizitave që kanë bërë këta specialistë të kualifikuar nga Italia që, në Itali mike e kaluar mikut në këtë ditë kanë diçka që na duam? Nënë Durrës janë bërë 2448 vizita, ndërsa në Vlorë 1770. Gjithashtu 4218 vizita. E rëndësishme bashkë me to është se kanë shpërndarë gratis medikamente që kapin vlerën 100 milionë lirash. — Biseda jonë aq vëllazërore dhe e ngrohtë kaloi natyrshëm tek mbresat e mjekëve italianë për gjendjen e spitaleve tona. Po me keqardhje shënova se ata janë shokuar nga kushtet shumë të këqija të spitaleve, nga mungesa e mjeteve dhe e medikamenteve. Po për këtë gjendje ne do të bëjmë çmos që t’ju ndihmojmë, duke u shtuar kjo ndihmës ushqimore. A i fliste qetë, jo pa dhimbje, aq sa m’u bë shumë i afërt ky përfaqësues i një populli që na ka shtrirë dorën e tij bujare. Po pse, pse kur nuk jemi miq endi i varfër? E ka thënë ky mik i Shqipërisë në një intervistë televizive se pasuria jonë është po në këmbe tona. Se ne kemi pasur nëntokësore, kemi tokë, kemi burime të mrekullueshme për turizëm, po s’i kishim qeveri dhe kishim një parti... E dimë ne si e kishim. Po le të dal nga kjo paradante historike e kohës së shkuar e le të ndjek fillin e zallë (Vijon në faqen e 4-të)

KRONIKË

Më 7 tetor 1991 në Selinë Qendrore të PR, zëvendësi Vangjush Gambeta e Cercis Migomatani u takuan me të ngarkuarin a.i. të ambasadës së RFGJ në Tiranë zoti Vorbs. Në bisedën e ngrohtë e konstruktive, mikut gjerman iu bë një ekspoze e plotë e gjendjes social-ekonomike të vendit, mbi gjendjen e rëndë që konstatohet në drejtim të ruajtjes së rendit, mbi shkakët e kësaj gjendjeje sipas mendimit të Partisë Republikane dhe rrugëdaljet e mundshme. Në vend të veçantë zuri gjendja politike në vendin tonë, qëndrimet e prera dhe kërkesat e drejta të partive opozitare dhe koncepti i tyre ndaj Partisë Socialiste, si vazhduese konsekuente e Partisë së Punës të Enver Hoxhës. Partia Republikane shfaqte mendimin se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën globale të shtetit monist komunist. Zëvendësi republikani i shpjeguan zotit Vorbs programin e kësaj partie, organizimin e saj dhe qëndrimin vazhdimisht e më të thellë në të katër anët e vendit, si dhe veçoritë e saj dalluese ndaj partive të tjera politike. Njëkohësisht Partia Republikane i parashtroi mikut gjerman dëshirën për një bashkëpunim më të ngushtë dhe me çështjet e RFGJ në interes të Evropës të situatës tejët e vështirë social-ekonomike në vend. Atij iu theksua simpatia e thellë që ka populli ynë për popullin trim, punëtor, intelektual e demokrat gjerman

(Vijon në faqen e 2-të) (Vijon në faqen e 3-të) (Vijon në faqen e 4-të) (Vijon në faqen e 3-të)