Nuk duhet të endemi më. Nga ky shekull, partitë konkrete dhe e patjetërsueshme për ne shqiptarët mbeti vetëm independenca.
Në hapësirën tjetër kohore, nuk gjeti zgjidhje asnjë nga problemet madhore të shtruara para botës shqiptare, fill pas daljes në mëvetësi si bashkim i trojeve gjithëkombëtare, ngritja e nivelit ekonomik dhe atij kulturor në caqe të pranueshme për Evropën etj. Në afërsisht një shekull që kërkojmë për të gjetur një regjim të përshtatshëm shtetëror. Edhe popujve të tjerë nuk u është dashur më pak. Franca konsumoi shekullin e nëntëmbëdhjetë për këtë problem. Ne jemi me 100 vjet vonesë. Historia si duket nuk të fal. Ajo kërkon haracin e saj. Ishte fatalitet zgjedhja e regjimit komunist në 1944 pas monarkisë zogolliane, duke menduar se në Evropë jemi i vetmi vend që u futëm në këtë rrjedhë (nga «profesor» i ardhur nga Franca) pa prezencën e ushtrisë së kuqe. Ndodfta ishte një paradoks, ndofta një përsim historik, një vaksinim social që e paguam shtrenjtë, për të çrrënjosur çdo iluzion për komunizmin. Të gjitha forcat politike që mbrojnë sot në ndërgjegjen e tyre monarkinë ose komunizmin e Lindjes janë forca regresive që i sjellin dëm të barabartë këtij vendi, pavarësisht nga etiketat që kanë. Boll luhatje. Regjimi demokratik-republikan-pluralist është e vetmja alternativë shpresëdhënëse që na imponohet nga historia evropiane në këtë fund shekulli. Është mëkat kombëtar për këdo që kërkon ta lodhë më tej këtë popull të çfilitur nëpër rrugët e historisë, duke e kthyer prapa. Partitë monarkike dhe komuniste duhet të ndalohen me ligj si dhe ato naziste, raciste etj. Kjo kërkesë për ne është legjitime dhe jo një kufizim demokratik. Populli ynë e ka paguar këtë demokraci në thonjtë me një parapërgatitje shekullore. është i rëndnuar jo vetëm nga plagët e hidhura dhe të dhimbshme të prangave moniste, për të cilat gazetat kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një material të bollshëm faktik, por dhe nga shumë sëmundje të karakterit social, të cilat kanë shtrëmbëruar fizionominë shpirtërore të njerëzve tanë, duke i kthyer veset në vlera të individit si servilizmin, konformizmin, spekulimin mbi punën e tjetrit, për përfitime personale nëpërmjet aleancave të përkohshme, përçmimi ndaj njerëzve punëtorë e të ndershëm etj, ndaj të cilave duhet të krijohet një front i fuqishëm opozitar. Kjo luftë do t'i krijojë besimin popullit se erdhi demokracia. PS është partia që flet sot më shumë për punë. Është e vërtetë se ZP jep foto dhe reportazhe për të, por ato gjithmonë kanë rrënë erë myk. Në to bëhet fjalë për ndonjë shembull që ka mbijetuar nga format e vjetra ekonomike ose organizime të huaja që kanë e amra të përbashkëta me to, për ato lloj pune që i kanë vdekur orët këtu e 20-30 vjet përpara dhe që nuk e njohin piramidën e vlerave të demokracisë në këtë fushë. Nuk duhet mohuar gjithashtu tendenca për t'u treguar «objektivë» ndaj opozitës, duke i cilësuar një ose dy anë pozitive të saj si një oponente e PS dhe shpejt e pa analizë kalohet në anët negative të realitetit dhe për këtë bëhet fajtore ajo. Kohët e fundit PS e ka ndryshuar taktikën. Çdo ditë e më shumë e përforcon zjarrin e saj ndaj përfaqësuesve të opozitës. Në mënyrë të qëllimshme qëdashëse vë shenjën e barazisë midis opozitës dhe personave të veçantë. Nënvizojmë z. socialistë, se ata nuk janë opozita vetë. Opozita është e gjithë ajo pjesë e popullit që mbështet dhe ekzekuton politikën e demokratizimit të vendit, ku partitë dhe njerëzit që e drejtojnë ato kanë vendin e tyre, por kurseas ata nuk bëjnë të tërën. Bëmat e opozitës janë kaq të mëdha sa nuk i mbajnë shpatullat e asnjë partie. Njerëzit e në veçanti ata të thjeshtit duhet të kuptojnë se nuk dërgjet kova me qumësht për një qime. Ndajmë lajthitje rastësore e ndonjë opozitari me emër, pas së cilës PS kapet për të derdhur mllefin e vet, nuk duhet të bëhet shkak për të hedhur baltë pa masë ndaj arritjeve të demokracisë, për të cilën ju betoheni para çdo shenjtori se po punoni. Ju na akuzoni për mosmbajtje të fjalës, mungesë kulture, dialog të ashpër e për shumë mangësi të tjera, ndaj të cilave populli ynë është i ndjeshëm. Por mundoheni kot. Ai di ta ndajë egjrën nga gruri. Ne themi se ka ardhur koha të bëjmë një bilanc gjakftohtë dhe mbi këtë bazë të shohim ç’është bërë e ç’duhet bërë për të qetësuar disi ndërgjegjen kombëtare, e cila është tejet e shqetësuar dhe për ta vënë secilin në vendin që i takon. Në punë vërtet sot shkon vetëm opozita. Sot vetëm opozita është qetë e në vendin e saj. Atë e do dhe e pranon psikologjia e kohës. Me të hyn populli në bisedë, qan hallet dhe pret formulën e shpëtimit. Pra, është një lidhje interesante dhe jo dashurie sentimentale dhe si e tillë ajo ka jetë të ardhshme. Arritjet kryesore të opozitës në kuadrin e demokratizimit të vendit tonë janë në përmasat historike. Ato tani për tani prekin kryesisht sferën sociale, atë ku PP ruante me prepotencë monopolin e saj dhe për nga vlerat janë të pallogaritshme, pasi çlirojnë energji … (Vijon në faqen e 2-të)
…piane kërkon ta lodhë me ne është legjitime dhe jo një kulizim demokratik. Populli ynë e ka paguar këtë demokraci në thonjza me një parapambetje shekullore.
Dhe shkretëtirat kanë pasuritë e tyre — Momentet kategorike janë gabime të pafalshme. Çdo luftë me të kaluarën ka rreziqet e saj, se është e vështirë të mbetesh në kufijtë e arsyes, se natyra e mohimit është më e lehtë se e pohimit. Nisur nga këto konsiderata, ashtu si ka anë pozitive regjimi i Zogut, ashtu ka dhe periudha e pasluftës. Në sensin absolut kemi pasur arritje, në sensin relativ në krahasim me botën kemi mbetur në vend. Në bilancin kombëtar e dyta peshon më shumë se e para, por kjo nuk ia heq së parës vlerat e karakterit praktik që ajo mbart. Ne duhet të ndajmë administrimin komunist nga puna e popullit. Atë që përputhet me të ardhmen dhe atë që e mohon atë. Tëndenca për të përçmuar gjithçka dhe për të prerë çdo urë është puniste, s’ka të bëjë me demokracinë që di të respektojë dhe peshojë me elementare të punës. Ta trajtojmë me respekt çdo gjë që ka lindur nga mundi i popullit, se vetëm atëherë do të shohim mundësitë e mëdha të rimëkëmbjes që ai fsheh. Në Shqipëri mbi 90% e popullatës di të shkruajë e të lexojë, 100% ndriçohet me elektrik dhe vletëson komoditetin evropian; ka specialistë e mjeshtra në të gjitha fushat që nga traktori e deri te metalurgu, që nga gjenetisti e deri te arkeologu. Në këtë shtrat mund të ecet me galop drejt Evropës, po të dimë të vëmë secilin në vendin e tij e tarçon e të ndezim llampën e interesit, duke e marrë energjinë nga burimi i nevojave personale, familjare dhe ato kombëtare.
Sot në Shqipëri ka shumë punë. Më shumë punë se në çdo periudhë tjetër të historisë kombëtare. Vendi jo vetëm që duhet çliruar nga kompleksi enverian, por dhe duhet shëruar. Ai …
Organ represiv për popullin dhe ekzekutues i urdhërave nga lart
— INTERVISTË E ISH-PUNONJËSIT TË MPB KUDRET ÇOLLAKU, DHËNË GAZETARIT VASIL DEDE. —
— Për Ministrinë e Punëve të Brendshme kohët e fundit është folur shumë. Keni punuar në të për një periudhë gati njëzetvjeçare. Është me interes ndonjë konsideratë e përgjithshme ose fakt.
— Sado të flas për MPB, nuk mund të pretendoj për të thënë shumë. Është veprimtaria e një diktasteri të tërë, ku ndërthuren shumë sektorë me shumë probleme. Në këtë ministri kam punuar me profesionin e inxhinierit (nga mesi i vitit 1963, deri në fund të vitit 1982), kur më nxorrën në rezervë. Nga ana tjetër është për të ardhur keq, që e ish-kuadro me stazh të gjatë, ose që punojnë ende, pothuajse nuk prononcohen direkt ose indirekt.
Sigurimi, si armë kryesore e MPB, ishte «leva e partisë». Për ta politizuar më tej është konceptuar e përdorur si «syr’i dhe «veshi» i saj. Veçse politizimi i Sigurimit të Shtetit nuk ishte vetëm në aspektin propagandistik, por i shoqëruar edhe me norma, që ishin nxjerrë nga organet më të larta të Partisë. Platforma e punës, që ishte dokumenti bazë për të gjithë aktivitetin e tij ishte nxjerrë nga Byroja Politike dhe jo si ligj, që duhet të ishte miratuar nga Kuvendi Popullor. Pra, në rastin konkret kemi të bëjmë me një platformë partie, e cila për popullin dhe ekzekutuesit e saj ishte gjëja më e dënueshme edhe se vetë ligja.
— Më konkretisht.
— Po dëshmoj një fakt jetësor. Detyra e parë e përcaktuar në platformë ishte: Sigurimi i jetës dhe i shëndetit të udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit. Koleg u im R. S., me detyrë të rëndësishme në degën e punëve të brendshme të një rrethi, u lirua nga detyra, u kthye në kandidat partie dhe u dërgua të punojë në Ndërmarrjen e Ndërtimit, për faktin se ish-anëtari i Byrosë Politike, Haxhi Lleshi, që kishte shkuar me shërbim në atë rreth, gjeti një mushkonjë në pjata e gjellës.
Nga ana tjetër, politizimi i organeve dhe reparteve të MPB në tërësi, e i Sigurimit të Shtetit në veçanti, amplifikohej edhe nga legjislacioni në fuqi, pasi këto organe kishin për detyrë të zbulonin dhe të godisnin veprimtarinë e personave për krime politike (agjitacion-propagandë, arratisje, etj.), të cilat në nenet e Kodit të procedurës penale ishin tepër të ngarkuara, sa po ta shohësh problemin me transparencë, mohoheshin të drejtat e njeriut.
— A keni pasur dyshime në ndonjë moment gjatë procesit të arrestimit, apo gjykimeve që u janë bërë personave ose ndonjë grupi?
— Në momente të caktuara më kanë lindur dyshime, që i kam quajtur politika të gabuara në atë kohë. Sot i quaj të qëllimshme dhe me synime të caktuara. Mund të përmend një rast në vitin 1975, kur u bë gjyqi i të ashtuquajturit «grup puçist», me Beqir Ballukun në krye. Duke shkuar për në bufetë e ministrisë, ftoja një kolegun tim të ndërhidhjes për një kafe. Dukej pak i tensionuar dhe nxitojte: Me gjithë këmbënguljen time, refuzoi dhe, më në fund, më tha se po shkonte në burg, ku do
…po të shqyrtohej fare organet më, partiake, që nuk përfaqësonte interesat e të gjithë popullit. Ndërsa në praktikën e punës u krijua ideja për…
tisje, transparencë, mohoheshin të drejtat e njeriut. Ndërkohë platforma e kishte ndaluar që Sigurimi i Shtetit të shtrinte veprimtarinë e vet në sfera të larta të Partisë e të shtetit. Kështu ai, duke pasur për bazë këtë orientim dhe këto detyra, u kthye në organ represiv…
Beqir Ballukun në krye. Duke shkuar për në bufënë e ministrisë, ftova një kolegun tim të ndërlihjes për një kafe. Dukej pak i tensionuar dhe nxitonte: tha se po shkonte te burgu, ku do të zhvillohej gjyqi i Beqir Ballukut. Kjo më habiti. I thashë:
(Vijon në faqen e 3-të)
KËSAJ NUK I THONË LIRI SHTYPI
Liria e shtypit nuk vjen automatikisht me vendosjen e sistemit demokratik në një shoqëri. Vendosja e demokracisë së bashku me pluralizmin partiak, sjell pluralizmin e pikëpamjeve, e cila është liri e kumtuesuar, por jo liri e plotë e shtypit. Në ato vende si Shqipëria, ku organet e shtypit janë të shtypit, varen nga partitë politike dhe drejtohen dhe …
… liri në qoftë se al bie në kundërshtim me platformën partiake. Pa ç’ka pse nuk i përket vetëm një partie, por shumë partive, ai përsëri është shtyp i komanduar. Edhe kur mjetet e komunikimit masiv ndodhen në duart e shtetit dhe subvencionohen e drejtohen prej tij, ato nuk mund të jenë plotësisht të lira, megjithëse kjo e drejtë mund të sigurohet me ligj. Emërimi i njerëzve, pagesa e rrogave dhe përkrahja financiare, sjell patjetër nënshtrimin e shtypit ndaj atyre që e udhëheqin.
Ne demokracitë me të zhvilluara perëndimore nuk ndodh ky fenomen. Në shumicën e shteteve të Evropës, shtypi është i pavarur, prandaj është shtypi i lirë. Ai nuk …
… shtetërore. Mjetet e komunikimit masiv ndodhen përgjithësisht në duart e firmave private, të cilat për të jetuar, bëjnë konkurrencë midis tyre si e si t’i shërbejnë më mirë publikut me informacion të pasur e të vërtetë. Tendencioziteti politik, edhe sikur të paraqitet nga politikanët a të subvencionohet nga shteti, nuk fiton popullaritet dhe falimenton nga konkurrenca.
Shtypi i pavarur është ai që i shërben më mirë së vërtetës. Gazetari nuk ka asnjë pengesë të shfaqë lirshëm mendimet e tij. Por shtypi, që të jetë i pavarur nga shteti, nga partitë politike ose nga shoqatat, duhet të jetë i pavarur …
(ALQI KRISTO)
(Vijon në faqen e 2-të)
BRADASHESHI NË MES TË KATËR UDHËVE…
— Gjashtëmbëdhjetëvjeçari Kastrijot Çela nga Bradasheshi kërkoi për të blerë bukë në qytetin e Elbasanit, por nuk i dhanë… shkoi në Cërrik, por udhës u rrëzua nga karroca dhe vdiq. Vdiq duke rendur për të kërkuar bukën e gojës… Atë ditë në Bradashesh zija e bukës u bashkua me zinë e vdekjes.
Sot Bradasheshi është një fshat pothuajse i vdekur. Kjo vdekje zë fill atë vit që në tokën e saj mbi unëra me ermin Kombinat metalurgjik. Para ndërtimit të kombinatit, ky fshat kishte 260 ha tokë ari të klasit të parë, por kombinatit rrëmbeu ç’mundi dhe la Bradasheshasit me gjithç’ne gojë. Sipërfaqja prej 30 ha, që i mbeti fshatit është tokë e varfër, përpjetëshatë mbi ujë, e bleruar nga mbeturinat e kombinatit. Dikur bima që kultivohej më parë, sot nuk kultivohet.
«Kur filloi ndërtimi i kombinatit, i thamë sekretarit të parë, Jashar Menzezhit, të na punësonte aty», tregon ish-kryetari i këshillit të fshatit, Xhemal Skënderi. «Por Jashari, si për inat, na bashkoi me fshatra të tjera më të varfra se ne dhe na urdhëroi të hapnim toka të reja nëpër kodra e male, për t’i bërë ato pjellore si dhe fushat… Më pas ju lutëm Pirros, Palit, Xhemalit… por ata sollën punëtorë nga Dibra, Korça e Saranda dhe ne nuk na pranuan. Pashallarët e kuq na dërguan të punonim aratën në tokat e fshatrave të tjera…»
Kushtet e jetesës për fshatarët e Bradasheshit tani janë tepër të vështira. Mushkëritë e tyre në vend të ajrit, thithin helme nga më të ndryshmet. Me plot gojën mund të thuhet se këtu është…
YLLI RAKIPI
(Vijon në faqen e 2-të)
Një dekoratë që u fsheh për 13 vjet
Mehmet Myftiu ishte një personalitet me një kulturë të gjerë. Ai kishte mbaruar studimet jashtë. Megjithëse ishte Myftiu i Beratit, atë e gjeje gjithmonë në lëvizje për çështjen e Shqipërisë. E gjeje në Kosovë, pranë Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit, e gjeje te Ismail Qemali, kur ngriti flamurin në Vlorë, e gjeje në malet e Skraparit e Përmetit për të ngritur popullin në këmbë.
Ky ishte Mehmet Myftiu, që e njohu gjithë Shqipëria dhe Berati e kujton si një nga bijtë e tij më të respektuar. Më 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, muzeu historik i Beratit e propozoi për dekorim dhe patriotin Mehmet Myftiu. Dhe ky propozim u miratua me dekret Nr. 5746 të Kuvendit Popullor me motivacionin «Ka luftuar në radhët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të viteve 1878-1889 për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare dhe për çlirimin kombëtar».
Por drejtuesit e PP në rreth nuk mund ta pranonin këtë, prandaj kritikuan rreptë drejtorinë e muzeve, që e kishte bërë këtë propozim pa vënë në dijeni më parë ata. Dhënë urdhër që kjo dekoratë të mos ekspozohej në muze. Të mos dorëzohej në familjen Myftiu, se janë të deklasuar, por të mbahej në kasafortë.
Kjo dekoratë u fsheh për 13 vjet rresht nga neglizhimi partiak në Berat, për të hedhur baltë mbi familjen e Myfiut dhe për të vazhduar vallen e persekutimeve që kishte filluar qysh nga viti 1946.
Këtë dite nga dega e PR Berat mu morën kjo dekoratë do t’i dorëzohet familjes Myftiu me ceremoni.
REFAT LAVANDJAJA