31/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 tetor 1991

ÇËSHTJA E UNITETIT KOMBËTAR

Partia Republikane Shqiptare në këtë rrejt të muajve po zhvillon besim, për të thirrur një kuvend të partive politike opozitare brenda vendit dhe partive politike e organizatave të shqiptarëve në mbarë trojet e tyre në Jugosllavi. Gjendja e rëndë e vendit dhe kërcënimi i jashtëm e bëjnë domosdoshmëri mbajtjen e një kuvendi të tillë që do të ngrinte lart muret e unitetit të kombit. Por PS (PPSH) me veprimet e saj destruktive, të hapta e të fshehta, ka qenë dhe mbetet pengesë serioze e arritjes së këtij qëllimi. Ndërsa flet sa mundet për unitetin e kombit, kjo parti që organizon eksodet dhe minon vendin, për të arritur destabilizimin e plotë dhe t'ia ngarkojë këtë demokracisë, në një dorë mban unë e zjarrit dhe me tjetrën kërkon të tregojë flamurin e unitetit. Demos qënë në këtë rol e propagandistit e kërkon për vete presidenti Alia. Në ku.shtet kur PS (PPSH) me instrumentet e veta të shumta vazhdon të bëjë mjeljen gull rreth Sigurimit, mbron bllokun, mbështet mën kontroll Radio-televizionin, mban ende në ballë stemat e sundimit komunist, kur flet për reformat dhe i saboton, kur kërkon të zgjasë e të çojë deri në fund agoninë e vendit nga çdo pozitë që ka në dorë, në këtë kusht që, është e vështirë të ecet drejt një kuvendi të partive politike mbarëkombëtare. Megjithatë PR nuk heq dorë nga përpjekjet e saj për të arritur në këtë kuvend, data dhe vendi i cili do të caktohet nga partitë politike të opozitës së vërtetë. PR mendon se në një kuvend të tillë historik duhet të ftohen si vëzhgues edhe partitë politike të vendeve të afërta evropiane e ballkanike që përkrahin Shqipërinë në kërkesën e saj të drejtë, që shqiptarët të jetojnë të lirë e të kenë të drejtën e vetëvendosjes në Evropë të bashkuar. PR konstanten së shtè ka qenë internacionalizimin përpjekjet për të arrtiur unitetin në çështjet e rëndësishme kombëtare, sepse rrezat e brendshme e të jashtme po bëhen përherë e më tepër kërcënuese. Për këtë PR do të zhvillojë përsëri bisedime me partitë opozitare. Në këtë kontekst thirrja që bëjmë për intelektualësh është mirëpritur.

Të shkatërrosh një sistem dhe të ndërtosh një tjetër, nuk është si të luash me rërë në breg të detit

BISDEDE E NËNKRYETARIT TË PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE, ZOTIT ZEF BUSHATI, ME SEKRETARIN E KOLEGJIUMIT TË GAZETËS «REPUBLIKA», ZOTIN GANI LEKA — — Nga bisedat e kemi bërë kemi vënë re se shumë njerëz janë të interesuar të njihen lidhur me organizimin e Partisë Republikane. Prandaj ç'mund të na thoni për këtë? — Pak ditë na ndajnë nga data që shënon 10-mujorin e krijimit të PR. Koha matet me muaj, por puna e bërë që të kërkonte vite. Partia jonë sot ka degët e saj në 27 rrethe kryesore të vendit. Gjithashtu edhe në 10 qytete më të vogla si Pllakë, Laci, Gramshi, Bilishti, Delvina, etj., vazhdojnë të krijohen nëndegët dhe mendojmë që deri në fund të vitit do të synojmë të kemi seksionet tona të përditë, përballë kushtet e fshatit të Shqipërisë. Në një më nëra nga këto rezultatë, por kursesi nuk jemi të kënaqur. Kemi ende për të bërë. Jemi angazhuar për të organizuar një parti politike serioze, me program, statut, tesera, ku çdo individ që dëshiron të aderjojë duhet të pranojë programin e të plotësojë kushtet e pranimit që përcakton statuti e të paguajë në rregull kuotizacionin. Kjo është vepër e idealit tonë republikan, që është i pathyeshëm e i papërkulur përballë nëjmi e nji pengesave që dalin e qa ndeshon.

DISTANCIM I VONË DHE ASPAK I PLOTË I KOMUNISTO-SOCIALISTËVE

Komunistët shqiptarë, pasi ndërruan emrin në Kongresin e tyre të dytë, duke e marrë me takt në mbrojtje ishi-liderin e tyre, udhëheqësin e «madh» dhe «arkitektin» e Shqipërisë së re, Enver Hoxhën, vendosën që për të të gjykonin historianët. Pra, njerëzit, që e kanë njohur, populli, që i vuajti ide të tipit të tij deri në kokë, duhej të heshtte e ta pranonte si një udhëheqës. Aq e vërtetë është kjo, sa tribuna e Kongresit, kur e nisiheh dhe konservatorët iu kundërvunë poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agolli ose edhe Mojkom Keqos, kështu nga thirrjet «Parti-Enver, jemi gati kurdohere!» Me këtë entuziazëm u përqafua, kur u zgjodh në krye të Partisë edhe Zoti Fatos Nano. Kështu, ajo që pritej, ndarja e PPSH-së ndë dysh, në enveristë dhe të moderuarit me emër të ri, nuk u bë. Pse? A nuk dihej se kishte anëtarë që qenë kundër demaskimit të veprës së Enverit? Dihej, por iu la kohës. Për të fituar terren. Dhe kur tërë opozita e «pikturoi» bukur e qartë ish-udhëheqësin e, për më tepër, kur populli po përjeton pasojat e shoqërisë që projektoi e ndërtoi ai me shokë, u pa e udhës që komunistët me emrin socialiste, më në fund të pranonin ta nxirrnin në ankand idhullin e tyre, Enver Hoxhën. Kjo u bë me intervistën që botoi në «Zëri i Popullit» më 27 tetor zoti Fatos Nano me titullin «PARTIA SOCIALISTE DISTANCOHET PLOTËSISHT NGA PPSH, SI PARTI E TIPIT MO-NIST, NGA POLITIKA DHE GABIMET E SAJ DHE TË ENVER HOXHËS». Më bukur s'ka si bëhet. Por vallë a është e sinqertë kjo inter-vistë? Kur u bind kaq shpejt zoti Nano për ga-bimet e PPSH dhe të liderit të saj, kur deri para disa muajsh, në mos i lavdëronte, heshtte? Apo nuk ka qenë ai studiues në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste? A thu nga ajo kohë t'i ka këto konkluzione? Paskaj, pse çdo gjë i duhet atribuuar vetëm Enver Hoxhës? Ne e kuptojmë se ai ka qenë Zeus, ai është përgjegjësi kryesor jo per trazirat e socializmit që na hodhi, sepse ajo ishte një rrjedhë historike, një ideal që u përhap nga shumë vende e popuj, por nga fakti se zgjodhi tipin e diktaturës më të ashpër, më çnjerëzore. Por, të jemi realistë dhe të ndershëm, duhet të themi që nga viti 1973, kur u shënuar rënie për herë të parë (me që dialektik dhe se ishte prej kohësh) aftësitë e tij drejtuese u pakësuan shumë. Sekundën në vitet e mëvonshme përpara, përpara shpejt. Ai diltë rrallë e për mall në takime dhe shkon-te vetëm në disa mbledhje pune. Kush drejtonte në atë kohë? Po pas vdekjes së tij për 5 vjet, kush drejtoi dhe e orientoi partinë? Me rrugën e vazhdimesisë, në atë lloj socializmi amorf, në atë luftë të ashpër klasore, në atë revizionim të madh e të pashpjegueshëm? Vetë shumë zonja Nevile, që ka dëmosh pjesën e vet, por udhëheqës ishte zoti Ramiz Alia. Dhe jo vetëm për atë pesë vjet. Por ai, bashkë me Mehmet Shehun, Adil Çarçanin e Hysni Kapon ka qenë elita e udhëheqjes së PPSH, ishte ndër bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit. Dhe si ka mundësi që socialistët, të cilët sot nxjerrin në skenë Enverin, vazhdojnë të mbështesin (se janë në radhë e vetë presidentët, vazhduesin e veprës së tij që është Ramiz Alia)? Po më duket se kemi një veprim taktik dhe jo ideologjik ose transparentë, në e ka qenë ta përfitojë e shpëtojë këto fjalë zoti Nano. Por edhe për atë që shmangemi nga analiza e unitetit të komunistëve pseudososialistë me liderin e tyre perëndimorë. T'u referohemi fakteve të tjera të kohëve të fundit, del se ata shumë pak (vetëm nga trysnia mbarëpopullore) kanë ndryshuar prej rrugës së Enverit. Ju kujtojmë se disa muaj më parë parlamenti ka qenë i kontrolluar e dominuar nga shtetërore. Ata këmbëngulnin për ekzistencën e kooperativave bujqësore bashkë me zotin President, ndonëse këtë çështje e zgjidhën vetë fshatarët, duke i prishur ato. Socialistet privatizimin e konceptuan me goxha, duke hequr tokën, minierat e uzinat mbahej qendrim të qartë e të prerë. Për t'u dhënë falje të dënuarve të ndërgjegjes ngulën këmbë si mushka me deputetët e tyre që të vazhdojnë ai vendim, deri sa të trembur nga greva heroike e martirëve të demokracisë, shpejtuan dhe e dhanë këtë pafajësi. Nuk po përmendim diktaterin e ruajtjes së rendit dhe menyrat që bëjnë me SHIK-un e «rinovuar», sepse është tema për shkrim më vete. Sa për afarizmin, ku të jenë ata protagonistë, po janë të përparuar, sepse vepruan të fitojnë pozitat kyçe në ekonomi. Mund të numëronim edhe «rinovime» të tjera, por edhe këto mjaftojnë, i respektuar lexues, për të kuptuar se ku është heqja dorë nga mësimet e PPSH-së dhe të Enverit. Duemos, ndryshime do të ketë, sepse jetojmë në kohë të re, por ama mbetet po ajo frymë, po ajo taktikë për të bërë osm gjë të nevojshme. Përse sot ish-enveristët me duart e të tjerëve. I ngre opozita problemet më shqetësuese, punë kundërsulm i komunist-sociolistëve dhe kur e shikojnë që s'i fitojnë gjë, dalin me vendime dhe mbështesin këtë ose atë problem të drejtë. Dhe për këtë kërcënojnë duartrokasin. Por populli s'mund t'i pranojë këto. Ai e ka kuptuar mirë se socialistët (komunistët) shqiptarë s'janë forcë e së majtës demokratike evropiane. Ata sa për elektorat thonë që janë në mospajtim të plotë me komunizmin totalitar dhe socializmin e tipit leninist-stalinist-enverian, kur bashkëpunëtorin, vijuesin e veprës dhe udhëheqësin e Enverit, autorin e veprës «Enveri ynë», e kanë President dhe zbatojnë tër taktikën e strategjinë e përcaktuar nga ai. Të jeni, siç thotë në intervistën e zotit Nano, kundër shtetëzimit dhe shoqërizimit absurd të ekonomisë, anonimit të pronës, pse nuk ua t'ua ktheni njerëzve në pronë dhe ta ato objekte, shtëpi ose dyqane eksiztojnë? Po le të ndalemi tek sistemi i partisë-shtet, i komunizmit totalitar që na del, siç pohon zoti Nano, historikisht dhe përfundimisht i dështuar dhe antidemokratik. Dëpome duket, bëhen ndonjë zbulim, sepse këtë populli e di dhe bota e ka shumë kohë që e kash më të madhe, madje edhe kur Instituti ynë i Studimeve të Marksizëm-Leninizmit, vazhdonte t'i bënte hosanara këtij sistemi. Por, kur e keni kuptuar këtë të vërtetë të hidhur, pse ende mbani po atë strukturë ekonomike dhe organizative shtetërore kudo? Ç'ka lënë vlerë në dikasteret tona, këto çerdhe të tregtimit monist dhe të burokracisë tipike socialiste? Në përgjithësi është po ajo strukturë, po ai aparat, i janë po ato metoda dhe mënyra veprimi që janë ekonomi së gënjeshtarit. Akoma duhet të mbajë populli mbi shpatullat burokracinë moniste, kur duam të ndërtojmë ekonominë e tregut të lirë? Mund të thoni se presim reformën? Çilin? Atë që e nisi dhe me këmbëngulje po e vazhdojnë opozita, kryesisht Partia Demokratike, sepse ajo ka deputetë në Kuvendin Popullor, si dhe organizatat «Monolia»? Mund t'ju lavdërojmë për kritikën që i bëni partisë shtet, kur deri tani s'keni shkëputur asgjë nga Sigurimi? Shteti, kurrë nuk është i mirë. (Vijon në faqen e 4-t)

male, me të cilat punojmë. — Më konkretisht, për ç'ku-shtje e keni fjalën? — Janë të shumta e të shumëllojshme. Duke filluar që nga godina që është e pamjaftueshme, e vjetër e që fut të gjithë shinë brenda. Në të punon Sela Qe-drore, redaksia e gazetës, Forumi Rinor dhe dega e Tiranës. Për këtë i kemi menë sa herë zoti Ylli Bushi. Ai nuk e zgjidh këtë problem se është komunist! (Vijon në faqen e 2-të)

Sa specialistë të lartë të bujqësisë janë pa rrogë?

Për të marrë një përgjigje të saktë u drejtuam në Ministrinë e Bujqësisë. «Dua t'ju them, tha nëpunësi, se në kooperativat bujqësore janë punuar 8338 specialistë, agronomë, zooteiknikë, veterinerë, planovikë, financierë, inxhinierë...» Një armata e tërë që është rrënuar në kampin e të papunëve. Dhe ç'është më e keqja, gjeneratat e kësaj armate nuk dinë ku kanë ushtruar. Se sa specialistë të lartë janë pa të ardhura, një zot e di. Në ish-zyrën e kuadrit të Ministrisë së Bujqësisë të japin një përgjigje që të lë pa mend: «Me sa dimë ne, ata janë të shumtë, por një përgjigje të saktë nuk mund t'u japim, sepse ata janë emëruar e rrotull...» Bukur. Vec ama jo larg, por këtu e dy vjet më parë në po atë zyrë, ku u drejtuam ne, mund të gjeje të dhëna të tilla si në ç'datë e në ç'orë është lidhur dora e dytë e rritat në Lushnje. Sa mjete janë në gatishmëri për fushatën e korrjes-shirjeve të grurit në Pukë, edhe sa metra katrorë kanë mbetur pa u mbjellë në Sarandë... Për të qenë realistë, duhet të themi se jo të gjithë specialistët kanë mbetur pa pagese. Sipas një vendimi të Qeverisë (i cili është shtyrë deri në 31 tetor), do të lejohet pagesa e specialistëve që janë pranë kryesive të kooperativave për të kryer veprat e mbylljes së aktivitetit të tyre, por këta janë të pakët në numër. Në zonën verilindore kooperativat u shkatërruan relativisht shpejt. Specialistët e lartë u kthyen në rreth të tyre e veç regjistrimit të emrit në listën e të papunëve të komiteteve pluraliste nuk fituan asgjë tjetër. Kur kujton se që prej pesëmbëdhjetë muajsh për punëtorët në industri janë paguar nga shteti miliona orë pune pa punë (asi-ztencë sociale), për shkak të muajve të gjithë si lëndës parë, gjithmonë si e ka një bazë logjike pyetja: Pse të mos paguhen mbi 80% edhe specialistët e lartë të bujqësisë? Në këtë kohë kur të gjithë bëjnë një pyetje, është ca e vështirë të marrësh përgjigje, por gjithsesi mendojmë se ata që janë të papunë e natën lidhur me vështirësitë nuk duhej gjykuar me kaq lehtësi. Përfshirja e tyre në ligjin e asistencës sociale është një ngushëllim shumë i vogël, që nuk e kompenson dot ndërprerjen fyese të mbajtur deri më sot.

«Ju që hyni në doganë...»

(QYTETARI I PARË RRE-FEN PËR KAKAVIEN) (QYTETARI I PARË RREFEN PËR KAKAVIEN) Për tetë orë përshkova qindra kilometra i qetë; por, për të kaluar njëqind metrat e tjera, deri në doganën shqiptare, m'u deshën disa orë torturuese. Një psikozë antike, pasiguri të push-ton. Shqetësimi i parë: bagazhet. Mblidhen rreth e rrotull, pranë njëri-tjetrit si në fabulën «Dy qetë dhe ujku». Brenda disa sekondave mund të të «fluturojë» valixhja, televizori, frigoriferi, thes me bahanije pa veshje, tapeti. Ai që shpëton pa u vjedhur për-bën një përjashtim. Tek «porta» e Aduhet të pret një poshtërtim; një atentat! E gjithë çehja jote që pëson një kontraktim, një depresion. Ndihesh i papafuqishëm për të sprovuart veten. Sepse matrapazët që të «luten» t'i ndërrrosh para; mund të të rrëmbejnë portofolin. Në rremujën e kalimit, si skifterë vërtetën dje, «xehshkrin», që përfshin çastin të shtratin të poshtëruar dhe të lodhur. Si do të kapërcehen ato njerëz e metra? Pas kaq orësh përpjekje e ecejakesh mësojmë se janë çakatur disa kamionë për kalimin transit deri në «bregun» tjetër, në doganën shqiptare. Por shoferët veprojnë sipas njohjes dhe interesit. Bagazhet mund të ngatërrohen dhe humbasin. Ti merr një bagazh, po tjetrin s'ta mbarësh, kur të pengojnë të kalosh prapa për së dyti? Po në tokën shqiptare? Nëse nuk ke lënë takim me një njeri të afërm mund të të zërë nata atje. Në këtë rrëmujë dhe duke spekuluar me «pasurinë» që shkon të borxharlurit, peshkon shoferët e taksive, të cilët i ka në ngritur cimet me çel! masë, dhe kërkojnë pagesë në monedhë të huaj. Si nuk ka në një pikë ujë sot, ku të ulesh dizlet, të strehë në vapë e në shi? Si nuk ka një shërbim të rregullt e me çmime të pranueshme? Ku është komunikacioni ynë? Vetëm në doganë të t'ju privathet? Po në Durrës? Ja ç'thotë qytetari i dytë: — Kalvari i kalimit ka disa faza. Konfuzioni ka nisur që në tragetin Hin bari në kafic për të marrë pasaportat. Rend të bagazhet (konvenier) nuk punon, o budalla me kraharor. Turru pastaj drejt derës. Konfuzioni shtohet kur nuk dihet në të dalin më parë para pasagjerët apo veturat e kamionët. Nga kjo kjo vonesë e madhe bëjnë valë e njerërz që do të hipë në traget të përplaset me të që zbret. Pas gjithë vjen transporti i ba-

NËPËR BOTË

JELCIN I KËRKON KONGRE-SIT «KOMPETENCA SUPLEMENTARE» Presidenti rus Boris Jelcin i kërkoi Kongresit të Deputetëve të Popullit të Federatës Ruse «kompetenca suplementare» për t'i patur mundësi të ndryshojnë në mënyrë autonome, ose «me miratimin e mëvonshëm të Sovjet-it Suprem» të strukturave më të larta të shtetit ekzekutiv. Sipas Jelcinit, gjendja aktuale në Federatën Ruse kërkon «për-seri» një periudhë të kuriozar prej një viti një sistem të ri të ndërgjegjësimit. Ministri Sup-rem të Federatës, Presidiumit të tij, qeverisë e presidentit. «Duke patur parasysh interesat e popullit duhet vepruar me vendosmëri, energji e gatishmëri». PERBALLË RREZIQEVE TË SIGURIMIT Sigurimi i centralit bërthamor Kozlodujës në Bullgari është i pamjaftueshëm dhe gjendja në atë është alarmante, vunë në dukje zyrtarët e energjisë. «Duhet të merren masa të jashtëzakonshme për përmirësimin e sigurisë» mitë të centralit bërthamor të Kozlodujit, por ne nuk i kemi mjetet e mjaftueshme financiare, deklaroi Rojterit kryetari i Komitetit të Energjisë Atomike Janko Janev. «Centralin ka nevojë për pajisje elektronike si ato që përdoren në aeroportet, por në nuk ka madje as një makinë për të transportuar personelin». Sigurimi që vendin e fundit të serinë e problemeve që kanë përfshirë centralin e madh në brigjet e Danubit. Muajt e fundit, centrali është përshkruar nga zjarri dhe rrjedhja e ujit radioaktiv. Janë gjetur disa «vende të nxehta» radioaktive. Gjermania ra dakord tri javë më parë për t'i dhënë Bullgarisë pajisje me një vlerë prej 12 milion dollarësh. TPE-ja ka qenë gjithashtu dakord të dërgojë ndihma për të përmirësuar sigurinë në central. Por Janev tha se deri tani nuk ka ardhur asgjë.