03/11/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 nëntor 1991

QEVERI E STABILITETIT APO E DESTABILITETIT?

Kaluam katër muaj që partitë politike, duke vlerësuar më shumë situatën tejet të vështirë të Shqipërisë, se sa pozitën e lëkundur të Partisë Socialiste fituese, e cila s’mund të qeveriste dot vendin, pranuan të hyjnë në një qeveri koalicioni. Doemos, nuk panë interesat e tyre të ngushta partiake, sepse ato kërkonin që komunistët të dështonin plotësisht, veçse kjo do të qe mjerim edhe më i madh për Atdheun. Kështu, ranë dakord që të bashkëpunojnë e bashkëqeverisin me atë parti që për gati 50 vjet, në mënyrë sistematike me utopitë e saj libreske socialiste, na coi në katastrofë. Por, sot pas katër muajsh, a mund të themi se kjo qeveri e justifikoi veten? Kësaj pyetjeje është vështirë t’i përgjigjesh me një po ose jo, siç sapo ta deharrnit. Veçse pa mohuar anët e mira, përpjekjet për pakëten e ligjeve, kontaktet me botën, pranimi në FMN, në Bankën Botërore dhe në Bankën Evropiane të Rindërtimit dhe të Zhvillimit, pranimi i vendit tonë për përfitimet nga grupi i 24-shes, etj. janë arritje të kësaj qeverie, ku patjetër ministrat e opozitës kanë një rol parësor. Por ama për një analizë realiste të një periudhe katërmuajore të një qeverie, s’duhen parë vetëm arritjet siç bëjmë në kohën e monizmit të kuq. Duhet këmbëngulur më tepër tek të metat e dobësitë deri sa jeta jonë nuk ka përmirësim. Madje horizonti s’është dhe aq i kthjellët. Në radhë të parë se kjo qeveri nuk po arrin të krijuar. Sa veprim për të qenë demokratik të jetë shtetit, aq më i organizuar është për parandalimin dhe dënimin e çdo krimi. Sepse krimi dhe demokracia nuk janë sinonime, por antonime. E kur kudo në botë vlerësohen kështu, pse qeveria nuk merr masa qoftë edhe duke shkarkuar ministrin përkatës ose ata titullarë që s’janë të aftë të na kthejnë qetësinë? Pse domosdo ministri duhet të jetë komunist-socialist i depolitizuar, kur ky dikaster s’po jep prova për reformim rrënjësor? Këto vlenë dhe për SHIK-un. Thuhet se nuk dihet nga kanë vajtur e janë sistemuar 650 oficerë të Sigurimit, përveç atyre që u përfshinë në ruajtjen e rendit?! Si dolën kaq shpejt jashtë loje specialistët e Sigurimit që dinin sa dhëmbë ka secili e tani mbyllin sytë kur shikojnë edhe automjete pa targa fare në mes të kryeqytetit?! Ka të drejtë populli të mendojë se bëjnë me qëllim dashakeq për të na kthyer përsëri në ndonjë diktaturë ose për të krijuar kushtet e përshtatshme për shpalljen e ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme, për të forcuar pozitën e humbura zoti Ramiz Alia, si president që populli haptazi nuk e dëshiron më ta udhëheqë. E ç’lejnë përpjekjet për të lidhur me botën (e cila po tregohet e gatshme), kur këto dy organizma kaq jetike dhe që drejtohen nga komunistë-socialistët, të cilët formalist janë depolitizuar, qëndrojnë shërbim? Dhe përpara se t’i bëjë qeveria thirrje popullit periodhe katërmuajore të një qeverie, s'duhen parë vetëm arritjet që bënim në kohën e monizmit të këq. sa jeta jonë nuk po ka përmirësime. parë se kjo qeveri nuk po arrin të vendosë qetësinë që kërkohet. U tha se diktatorit të ruajtjes së rendit i duhen ligje që të veprojnë, duhen shtuar rrogat etj. U kërkua që dhe Sigurimi i Shtetit, aq famëkeq, të shkriej, por c'noddhi deri sot. Ruajtja e rendit vazhdon të mbetet pika më delikate e jetës sonë. Është e vërtetë se prishjet e grabitjet janë rritur 3 herë në krahasim me një vit më parë, po kështu rritje ka pasur edhe në përqindjen e vrasjeve. Por ç'bën ky dikaster? Ku është puna parandaluese, ku është përgatitja profesionale për të mos i lejuar këto dukuri ose, kur shfaqen, të veprohet menjëherë? Aq më ngathtësi ka vepruar dikasteri përkatës, sa me shembuj të shumtë. Në prej të cilëve janë botuar edhe në shtyp, policia edhe kur njoftohet, tregohet inaktive e pret të regjistrohet krimi. A thua kështu vendoset qetësia që është aq domosdoshme për demokracinë? Nga kjo mëfshtësi populli ka krijuar bindjen se ky dikaster i pavarur nga socialistët (PPSH) enkas hën sikur lufton krimet, por në fakt nuk vepron për t'u treguar të pafajshëm. «Doni demokraci, urdhëroni ç'sel ajo me vete, pasurí edhe për jetën». Jo, zotërinj! Demokracia nuk sjell krimin, por lirinë e fjalës e të mendimit, që të mund t'i zgjidhë vetëm një rikëstrulim e përgjithshme. Kjo kërkohet dhe gjatë 9 muajve të ardhjes së majta. Në këto rrethana sindikata e pavaruR e RTV është bindur përfundimisht se RTV shqiptar do të zgjidhë problemet e veta dhe do të jetë në shërbim të kombit, kur në krye të tij të jenë ata që dëshirojnë më ua udhëheqë. E vlejnë përpjekjet për t'u lidhur me botën (e cila po tregohent drejtohen nga komunisto-socialistët, të cilët formalisht janë depolitizuar, qëndrojnë në shekullin? Dhe përpara se t'i bëjë qeveria thirrje popullit për ta ndihmuar, si dhe partive politike, në radhë të parë duhet të ndalet e të analizojë veprimtarinë e këtyre organizmave e të marrë masat konkrete. Pastaj edhe populli s'do të kursejë ndihmën e vet, si dhe partitë politike opozitare që kërkojnë me çdo kusht mbarevajtjen e punëve dhe jo shtyrjen e stërgjatjen e vendimeve, siç duan socialistët dhe siç bëjnë ata, për t'ia hedhur fajin opozitës e demokracisë. Pra, për këtë problem kaq jetik, qeveria është larg stabilitetit. Po ka edhe fusha të tjera, ku duke vepruar me vonesë ose me veprime gjysmike, në vend të stabilizojë, ka destabilizuar. I njohur është shembulli i prishjes së kooperativave bujqësore. Kur fshatarët i rrëmbyen vetë tokat, Presidenti shtron idenë që ato edhe mund të ruhen ose le të vendosin vetë fshatarët?! Qeveria e zvarriti ligjin për tokën, sepse kundërshtonin socialistët që e donin pronë të shtetit. Kur lu ndërrua mendja atyre, koha kaloi, tokat mbetën pa u mbjellë e deri kohët e fundit vetëm në 248 fshatra ajo që ndarë, kur Shqipëria ka afërsisht rreth 2970 fshatra. Para kësaj dukurie i dilte detyra të forconte ndërmarrjet bujqësore, që tregu të furnizohej e të mos mbylleshin dyqanet e fruta-pe? dhe më tej të furnizohej e të mos mbylleshin dyqanet e fruta-pe[?]. Problemet ka shumë, gabime gjithashtu. Kjo vjen edhe nga mungesa e përvojës, por më tepër bëhet me qëllim nga partia në fuqi, e cila me çdo kusht kërkon të zgjasë periudhën deri në zgjedhje, duke harruar se vërtet mund të mbijetojë, qofte edhe të fitojë, por do të jetë një mbijetesë në kurriz të mjerimit tonë. Prandaj Qeveria e Stabilitetit, që të meritojë këtë emër, kërkohet në radhë të parë, të vërë dorë në ato dikastere që komunisto-socialistët po i drejtojnë kaq keq, duke destabilizuar, duke minuar direkt këtë qeveri të arritur me një konsensus të përbashkët. Pa përmendur mirëqenien tonë, populli e ka të qartë: ajo nuk vjen nga qielli dhe nuk mund të hidhet as hapi i parë duke na drejtuar ata që na prunë në këtë ditë, qofshin edhe me pretendime rinovuese.

Zoti Sabri Godo takohet me republikanë të rrethit të Dibrës

Më 31.10. zoti Sabri Godo mori pjesë në mbledhjen që organizoi Komiteti Drejtues i degës PR të rrethit. Në të u ngritën dhe u diskutuan probleme shqetësuese, me të cilat po ndeshen çdo ditë njerëzit e thjeshtë. Nga diskutuesit u tha se gjendja e veshmbathjes dhe ushqimit të fëmijëve është katastrofike. Mungon buka, kripa blihet me 10 lekë kg e po bëhen poshtërsira në shpërndarjen e ndihmave, mallrat u shiten matrapazëve dhe spekulantëve në dorë deri edhe nga magazinat, duke lënë pa furnizuar dyqanet, sidomos ato të fshatit. Mendimi i shumë diskutantëve ishte se pushteti në rreth s’është në gjendje t’u përgjigjet problemeve dhe halleve që ka populli në Dibër. Për ne ky është një pushtet lokal i korruptuar dhe jo në të gjitha fshatrat ai është pluralist. Kryetari i degës së PR, zoti Dyrmish Shehu, i bëri një ekspoze punës të degës qysh nga krijimi e deri tani. Zoti Skënder Sala, në diskutimin e tij u ndal në organizimin e degës PR të Dibrës, e cila duhet të punojë më tepër në bazë e qendër. Në këtë takim e mori fjalën edhe zoti Sabri Godo, i cili pasi foli për disa probleme organizative të partisë, dha disa mendime edhe për çështjet që i takojnë situatës së sotme dhe për rolin që po luajnë republikanët në zgjedhjen e tyre. Ai theksoi se duhen bërë përpjekje për të afruar rinisë dibrane rreth ideve republikane, për të mbajtur pranë forcat intelektuale të rrethit, pasi kështu do ta bëjmë partinë më të aftë për të thënë fjalën e vet me forcë e kompetencë. Po atë ditë zoti Sabri Godo, mori pjesë në takimin, që u zhvillua në kinemanë e qytetit të Peshkopisë. Duke u ndalur në situatën politike në vend zoti Godo tha se demokracia ka arritur disa fitore në krahasim me dhjetorin, por ka ende shumë punë për të arritur, deri në demokracinë e vërtetë, sepse PP-ja ka në masën 60% pushtetin lokal dhe vazhdon të dominojë në Sigurimin e shtetit, TV, MPJ e MPB. Duke u ndalur në qëndrimin e PR për problemet ekonomike nëvizoi se, si republikanë, jemi për privatizim të menjëhershëm. Qeveria duket sikur po punon për këtë, por në fakt burokracia e re që po lind, po e pengon procesin aq të pritur nga ne — privatizimin. Më tej zoti Godo u ndal në disa çështje, si qëndrimi mbi ligjin për tokën; problemin çam dhe të politikës së jashtme. Më datën 1 nëntor, zoti Sabri Godo mori pjesë në një takim me popullin e fshatit Rrethkullas. Ekspozën e gjendjes në fshat dhe të problemeve, me të cilat (Vijon në faqen e 2-të) po konfrontohen kryeqytetasit, strehimi, furnizimi, forcimi i rendit publik, privatizimi e ankandi. Mbledhjen e hapi zoti Maksim Haviari, kryetari i degës së PR Tiranë. Takimi u zhvillua i hapur, me pyetje e diskutime të lira nga të pranishmit në sallë. Zoti Petrit Konci, anëtar i komitetit Ekzekutiv të Lagjes 59 tha se «aktualisht moria e problemeve që presin të zgjidhen është e madhe dhe e vështirë. Në situatat që po kalojmë, kur asnjëri s'punon e kur mungon lënda e parë, kjo plagë vështirësohet edhe më. Për këtë arsye jemi të pafuqishëm ndaj kërkesave të drejta që kanë qytetarët për strehim. Po kaq problem mbetet edhe çështja e punësimit të mijëra të papunëve». Ndërsa zoti Guido Khimitiku nënkryetar i komitetit Pluralist të Lagjes 62, përcolli shqetësimin e mijëra banorëve të kësaj lagjeje për ndotjen në vazhdimësi të ujit të pijshëm. «Ç'është menduar të bëhet ndaj këtij fenomeni dhe sa do të vazhdojmë të pimë ujë të tillë? Po kështu, tha ai, shqetësim mbetet invadimi nga të pastrehët i pallateve që ende s'kanë mbaruar së ndërtuari. Kontigjente të tjera po bëhen gati të uzurpojnë godinat që janë pothuajse në themel. «Përsa kohë do të ketë drejtori ndërmarrjesh me pikëpamje moniste — tha Shefqet Seseri, nënkryetar i Komitetit Pluralist të Lagjes 43, punët do të na ecin mbrapsht. Problem mbetet në këtë prag dimri shpërndarja e triskave të druve. Ndërsa ideja e punësimit jashtë shtetit është një fluskë sapuni e krijuar nga Qeveria. Atëherë njerëzit me të drejtë pyesin: Kush gënjen, ne që jemi në kontakt e drejt me popullin, komiteti i madh ekzekutiv, apo këshilli i punës?». Zoti Musa Zeneli anëtar i komitetit pluralist të Rajonit nr. 2 hodhi idenë e bashkëpunimit më të ngushtë mes anëtarëve republikanë në komitetet pluraliste në qytet e më gjerë. «Gazetat tona «Republika» e «Flatra» duhet të nxjerrin më në pah punën e përfaqësuesve që kanë prones drejtues, në mënyrë që njerëzit ta shohin e ndjejnë përkrahjen e republikanëve të vërtetë në zgjidhjet e halleve të përditshme». Thanas Qerama gazetar, u ndal në domosdoshmërinë e hartimit dhe të propagandimit të një platforme të qartë e të kuptueshme republikanëve, lidhur me fushatën e ardhshme të zgjedhjeve. Ndërsa Abdulla Kullazi, nënkryetari i komitetit ekzekutiv pluralist të Tiranës tha se «mbaj rezerva dhe kritikoj qëndrimin e PR, e cila nuk ngulmon të bëntë propozime për sa më shumë shefa seksonesh të ngjyrimit republikan në këtë komitet. Personalisht nuk ma merrte mendja kurte, nënvizoi ai, që problemi i strehimit në Tiranë të ishte kaq i mprehtë, tani për tani ai është i pazgjidhshëm. Ideja e punësimit jashtë u bë më qëllim, për t'i hedhur hi syve njerëzve. Kujt i duhet kjo lojë dhe sa do të vazhdohet të

Hallet dhe shqetësimet e popullit duhet të zgjidhen me urgjencë dhe përgjegjësi

(NGA TAKIMI ME PËRFAQËSUES TË PR NË PUSHTETIN LOKAL TË TIRANËS) Më 29 tetor, dega e PR Tiranë, organizoi një takim të zgjeruar pune me përfaqësues republikanë në pushtetin lokal të kryeqytetit. Veç të pranishmëve të shumtë asistoi edhe zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH, zoti Zef Bushati, nënkryetar, dhe anëtarë të Komitetit Drejtues të PRSH. Problemet që u diskutuan ishin ato të organizimit të pushtetit lokal në lagje e rajone, spekulohet me të». E këtij mendimi ishte edhe zonja Vala Poçi, shefe e seksionit të Punës në Rajonin nr. 2, e cila e quajti atë si një blof. «Duke qenë se Partia Republikane mund të quhet si nismëtare e mbrojtjes së ideës Kosova-Republikë, do të ishte me interes që gazeta «Republika» të hapte një kronikë të vazhdueshme, ku të trajtonte problemet dhe shqetësimet, përpjekjet dhe luftën për demokraci të shqiptarëve në Jugo- Jugosllavi», tha Miranda Gaçe, arsimtare në shkollën e mesme «P. N. Luarasi». Zoti Qemal Shehi kryetar i seksionit të PR në fshatin Domje tha se «prej kohësh në Valias buka na vjen me vonesë, se atje nuk funksionon asnjë telefon dhe se njerëzit me të drejtë pyesin: ku po shkojnë ndihmat dhe a do të kenë prioritet ata që janë në gjendje të mjerueshme financiare për marrjen e tyre». Zoti Eduart Ypi, kryetar i Komitetit pluralist të Rajonit 3 tha se «njerëzit rrënojnë në çadra plasmasi dhe se aktualisht janë rreth 500 vetë në këtë rajon që janë pa strehë. Ai u ndal më tej në disa shqetësime të qytetarëve mbi banesat private të ndërtuara jashtë ligjit, mbi privatizimin dhe ankandin. Zoti Përparim Spaho, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Privatizimit, tha se «është koha që PR duhet të thithë vazhdimisht mendimin e specialistëve republikanë të gjitha fushave e t'i propagandojë ato në gazetë, në aktive e në takime me popullin. Kjo do të bënte që njerëzit ta njihnin nga afër qëndrimin e PR për probleme të ndryshme si për privatizimin, ankandin, afarzimin etj.». Në ndërhyrjen e tij zoti Zel Bushati, nënkryetar i PRSH, tha se «kjo mbledhje nga vetë problemet që po ngre e mënyra se si po diskutohen, tregon për kualitet e ndjenjë përgjegjësie e shqetësimi. E rëndësishme, nënvizoi ai, është të forcojmë lidhjet mes anëtarëve të Partisë dhe mes përfaqësuesve tanë në pushtetin lokal. Por që të bëhet kjo duhet të ndjejmë e të shohim punën e dobishme në të mirë të njerëzve hallexhinj, në mënyrë që qytetari i thjeshtë të krijojë besim tek përfaqësuesit e tij. Në fjalën e tij zoti Agim Zeka, kryetar i KKFS tha se, «kur isha në Gjakovë u befasova nga fjalët e mira e objektive që dëgjova për PR. Po një mendim i tillë mbi maturinë dhe zgjuarsinë e Partisë, qarkullon edhe këtu. Kjo na bën që të jemi më kërkues ndaj vetes e të mbajmë të panjollosur ngjyrimin tonë republikan, që po i tregon respekt e kredibilitet në popull. Këtij populli të lodhur e të zhgënjyer i duhen vepra konkrete, përkushtim serioz nga republikanët e vërtetë e jo llafe.» Më tej diskutuan dhe shfaqën mendime zotërinjtë Medlin Hashihalili, anëtar i Komitetit Pluralist të Lagjes 53, Marenglen Gjonaj, pedagog i Fakultetit e Inxhinierisë, si dhe mjaft diskutantë të tjerë. Në fjalën e tij mbylljes zoti Maksim Haviari, tha se «kjo është mbledhja e dytë që dega e PR Tiranë organizon me përfaqësuesit e pushtetit lokal të rrethit. Por jo e fundit, pasi problemet me të cilat ndeshemi dhe hallet e shumta të populli kërkon t'i zgjidhim, do të na detyrojnë të mbledhim përsëri». REZIL SHAHU

DEKLARATË

E SINDIKATËS SË PAVARUR TË RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR Mbas krijimit të saj Sindikata e Pavarur e RTSH i vuri vetes si qëllim të fillonte punën për krijimin gradual të kushteve normale të punës, zgjidhjen e mijëra problemeve të akumuluara nga koha moniste, vënien në vend të meritës të këtij institucioni, si i vetmi mjet i fuqishëm për informimin kombëtar, respektimin e të gjitha të drejtave që u takojnë punonjësve tanë e vendosjen në punë mbi baza profesionale me kusht kryesor aftësimin profesional, largimin e mënjaneshëm nga vendacat partiake etj. Ajo mendoi se këto mund t'i zgjidhte vetëm një ristrukturim i plotë në gjithë piramidën e RTSH që drejton një drejtoreshë e përgjithshme. Kjo kërkesë më së e ndershme dhe profesionale nuk u mor parasysh dhe gjatë 9 muajve të ardhjes së majta.