Intervistë e kryetarit të Partisë Republikane, zotit Sabri Godo, dhënë kryeredaktorit të gazetës «Republika», zotit Petro Dhimitri
— Si e vlerësoni gjendjen e sotme të bujqësisë?
— Është mbjellë me grurë më pak se një e treta e sipërfaqes. Po të vazhdojë kështu, vitin e ardhshëm do të jemi në krizë të rëndë për bukë, ushqimi bazë sidomos për fshatarësinë që konsumon një kilogram bukë për frymë. Po jo vetëm gruri. Edhe kulturat e tjera mund të mbeten pa u mbjellë. Ç’do të bëhet? S’mund të shkojmë me shpresë se të tjerët do të na ushqejnë dy vjet radhazi. Pothuaj e tërë fshatarësia rri para tokës duarkryq, gjë që s’ka ndodhur kurrë në histori. Fshatari ka mbjellë e korrë edhe në kohë të luftave, duke siguruar vazhdimësinë e saj e të kombit në çdo rrethanë. Kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë, ose shpërbërja do të jetë e pashmangshme. — Cilat janë, sipas jush, shkaqet e një situate të tillë? — E para, trajtimi i problemit nga regjimi i Enver Hoxhës. Fshati dhe bujqësia u shkuan si një hapësirë, prej nga duhet të nxirren prodhime. Edhe sot nuk është zhdukur ky kriter. Kurse bujqësia duhet shikuar kryesisht si bazë e jetës së vetë fshatarit, si një profesion fisnik, për t’u trashëguar nga ati te biri dhe më në fund si bazë për ushqimin e përgjithshëm. E dyta, në fillim të këtij viti, qeveritë komuniste të Çarçanit dhe Nanos, për efekte thjesht elektorale, bënë disa reforma për privatizimin e fshatit që krijuan një përshtjellim të çuditshëm. Duke dhënë një herë dy dynym dhe pastaj dy të tjera, këto qeveri ngatërruan aq keq kufijtë e tokave, sa u bë e pamundur të gjendet filli. E treta, ligji i tokës. Zbatimi i këtij ligji hasi në vështirësi që e çuan fshatin edhe më tej në paralizë. — Si mund të dilet nga kjo gjendje dhe ç’mendoni për ligjin e tokës? — E vetmja rrugëdalje është privatizimi i plotë dhe kësaj duhet t’i shërbejë ligji mbi tokën. E të cilin në tërësi e quaj të mirë dhe duhet të zbatohet. Por ai duhet të plotësohet me nënligje e urdhëresa. Kjo është e natyrshme. Një ligj, që sjell ndryshime themelore në jetën e vendit, s’mund të jetë kurrë i përsosur. Ligji përfundohet në zbatim e sipër, sidomos në kushtet tona. — Çfarë ndryshimesh kërkohen? — Nga sa kam vërejtur, mund t’i përmbledhja në tri pika ndryshimet që duhen bërë: E para, me të nisur reforma, doll problemi
pronësisë, që u bë edhe pengesa kryesore. Kjo duhet pritur. Mendoj se duhet njohur si pronësi toka e secilit para kolektivizimit. Në ndarjen e tanishme duhet t’i jepet fshatarit sipërfaqja, sipas frymëve, në pronën që ka pasur, nëse ajo është e lirë. Po qe se aty është ndërtuar një shkollë a një objekt tjetër social, ose fqinjë ka ndërtuar shtëpinë, kuptohet se s’mund t’i ngulet këmbë. Pronësia, që mund të shkojë nga 5-7 hektarë, duhet të shpërbehet nga shteti brenda një afati 15-vjeçar. Kështu besoj se mënjanohen pengesa e parë. E dyta, ligji s’ka marrë parasysh veçoritë e krahinave. Diku toka mjafton për të gjithë, diku nuk u bie as 1.7 dynym. Si do të jetojë fshatari në rastin e dytë? Duhen rishikuar kufijtë ndërmjet fshatrave dhe sidomos aty ku ndërmarrjet bujqësore kanë marrë tokë nga fshatrat; u takojnë menjëherë. Edhe me këto rregullime prapë do të mbeten fshatra me tokë mangët. Atëherë duhet të vërë dorë shteti. Tani nuk bëhen dot shpërngulje, shpërnguljet do të vijjnë natyrshëm më pas, kur edhe fshati të hyjë e të lerë në legun e tregut të lirë. Për tani, në rastin e fshatrave që nuk plotësohen me minimalen e tokës, shteti duhet t’i punësojë këta në ndërmarrjet më të afërta, sidomos kur këto të fundit ua kanë marrë tokat fshatrave, si në rastin e Fierit me naftën. E treta, komisionet të kenë të drejtën e zbatimit të kritereve të veçanta. Në pjesën më të madhe të fshatrave të Dibrës, në Tropojë, Skrapar e gjetiu duan të ndajnë tokën sipas pronësisë para kolektivizimit, duke mbetur të gjithë të kënaqur. Përse duhet të ngulë këmbë shteti në një ndarje tjetër deri sa i tërë fshati ka qenë në ujdi? Disa burokratë në qendër nuk pranojnë asnjë diskutim. Po ligji bëhet për fshatin e për njerëzit dhe nuk është vetëm bujë për burokratët. Duhen marrë parasysh rastet e veçanta, duhet t’u jepet kompetencë rretheve. Ndryshe has në shkëmb, ndodhin vrasje, mbetet toka djerrë. — Qeveria ankohet se partitë politike kanë penguar ose nuk kanë dhënë ndihmë në zbatimin e ligjit. — Pjesërisht kjo është e vërtetë. Dikush mund edhe të ketë nxitur fshatarët të mos marrin tokë në pronën e të tjerit. Ose dikush thotë se ky ligj është i përkohshëm dhe do të ndryshohet nga parlamenti tjetër. Nuk di cilës parti (Vijon në faqen e 4-t)
QEVERI E PAAFTË PËR T’U NGRITUR NË ROLIN E NJË UDHËHEQJEJE TË VËRTETË
DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE
Komiteti Drejtues i Partisë Republikane, në mbledhjen e datës 26.11.1991, ndërmjet të tjerave, mori në shqyrtim edhe programin e memorandumit e tre ministrave republikanë të datës 25.11.1991 drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave.
Komiteti Drejtues, pas një shqyrtimi të hollësishëm të memorandumit, e gjeti atë të drejtë në çdo pikë dhe e mbështet plotësisht. Kushtet e vendit e kanë vështirësuar punën e qeverisë, por prej kohe duket qartë se këto vështirësi shtohen edhe më tepër nga funksionimi i dobët i brendshëm i qeverisë, nga paaftësia e saj për t’u ngritur në rolin e një udhëheqjeje politike të vërtetë.
Në drejtimin ekonomik qeveria nuk mundi t’u përmbahet zotimeve kryesore:
1. Qeveria ishte zotuar të punojë toka nga SMT-të, pa varësisht nga zbatimi i ligjit. Por toka nuk u punua as në ndërmarrjet bujqësore, ku s’kishte probleme të ndarjes.
2. Qeveria ishte zotuar për sigurimin e ushqimeve për 18 muaj. Rezulton se veçse grurit ndihmë nuk është kontraktuar asnjë artikull ushqimor për janarin e vitit 1992 e mbrapa.
3. Qeveria ishte zotuar të kryente privatizimin. Deri tani s’është privatizuar punuar asgjë, ose është bërë një privatizim dysllamak që nuk arrin të marrë frymë. Amkandi dhe forma të tjera të koncesioneve u kanë hapur rrugë vetëm spekulatorëve, ish-milionerëve e drejtuesve komunistë që po marrin pushtetin ekonomik, duke u bërë po aq të dëmshëm sa edhe kur kishin pushtetin politik.
4. Qeveria ishte zotuar të vinte njerëzit në punë, faktor vendimtar i stabilitetit. Por fshatari mbeti duarkryq për shkak të difekteve të ligjit mbi tokën dhe fabrikat mbetën mbyllur me sistemin total të pagës 80 përqind, për mungesë të lëndëve të para, për të cilat thuajse nuk është bërë asgjë, me gjithë kreditë e akorduara.
Në fushën e politikës sociale:
1. Qeveria ishte zotuar të vendoste rendin. Ngjarjet e çdo dite tregojnë hapësira se krimi e dhuna po marrin përpjesëtime e një vendi në anarki, ku sundon vetëgjyqësia. Strategjia e qeverisë për të vendosur rendin me shtimin e forcave policore është e gabuar. Rendi do të vendoset kryesisht me privatizimin në fshat e në qytet, kur populli të bëhet zot i pronës. Në planin e rendit, forcat e policisë dhe aparatet e drejtësisë janë vetëm njëra anë.
2. Qeveria ishte zotuar të përfundonte në kohën më të shkurtër hetimet dhe dënimin e bllokmenëve para gjyqit. Por qeveria lejoi që organet të interesuara, vare ura prej saj ta zvarrisin këtë çështje mbarë, duke e futur në të njëjtën rrugë të gjyqit të Shkodrës, procesi i të cilit, sipas konstatimeve të sakta të avokatëve mbrojtës të viktimave, është manipuluar fund e krye gjatë hetimeve për të zhdukur provat e krimit të përbindshëm.
3. Qeveria u zotua të vërë në rrugën e zgjidhjes problemet e rënda të ish-të burgosurve politikë. Ajo që është bërë deri më sot për ta tregon se qeveria i ka shikuar ish-të burgosurit me tepër si një bela dhe jo si një detyrim të madh moral e material që ka ndaj tyre.
Qeveria nuk funksionon si duhet brenda saj për shkak se subjektive që pasqyrohen edhe në promovimin e ministrave republikanë dhe sepse u mungon mbështetja në popull dhe në administratën lokale. Kurse Kuvendi Popullor është nën nivelin që duhet të ketë ky institucion i parë i vendit, nga i cili varet bërja e ligjeve.
Në këto kushte, kur vendi tashmë është rrënuar krejt dhe shkon drejt katastrofës, Partia Republikane shikon si rrugëdalje në radhë të parë zgjedhjet e lira që do të sigurojnë forcën drejtuese të vendit nga kreu në fund. Këshilli Kombëtar i Partisë Republikane, në mbledhjen e datës 4.11.1991, vendosi të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve në fund të shkurtit. Përshëndesim vendimin e Partisë Demokratike që u bashkua me këtë nismë.
Lidhur me daljen nga qeveria, Partia Republikane e ndërgjegjshme për rëndësinë e madhe të këtij akti në gjendjen e sotme, do të veprojë sipas qëndrimit që do të mbahet nga Kryesia e Kuvendit Popullor dhe qeveria për afatin e zgjedhjeve dhe sipas
(Vijon në faqen e 4-t)
Në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare çl- toj më dhe
— de facto flasin për njohje, duke e bërë të padëshirueshëm, në mos të dyshimtë qëndrimin qeveritar ndaj këtij problemi madhor kombëtar.
— Ka paqartësi në zëvendësimin e ndihmave humanitare nga Italia, sidomos në lëvizjen e çmimeve. Problemi i çmimeve mbetet i hapur edhe në lëvizjen e mallrave me kredi. Qeveria duhet të merrte dijeni të saktë dhe të plotë mbi një çë-
NË KAPËRCYELL TË VDEKJES VJESHTA E VENDLINDJES
Përfund kujdeshtë është shtrirë i përpirtur, paketa e huaj, të tje- ajo arra e madhe kokërrumbullak lëllakët, degët e së cilës arrinin deri në dritaret e shtëpisë. Brrenoj një shig i imët e i ftohtë, shenjë e sigurt se vjeshta është në kapërcyell të saj. Degët e dendura, me ndonjë gjethe të zverdhur aty-këtu mbushin pothuajse gjithë hapësirën e kopshtit.
Trungu i bukur i arrës së feminisë time mungon. Vetëm degët si krahet pa jetë. Trupin e bukur të arrës e kanë marrë... të huajt. Në trupin e bukur të saj rrinte e fshehur fëmijëria ime, po tani ai s’është më, vetëm ndonjë gjethe aty-këtu dhe më kujtohet se nana me gjethet e arrës sonë të madhe na ngjente trikot e dimrit. Vitanë që vjen arra jonë e madhe s’do të bëjë më gjethe. As frutat, të cilat pothuajse çdo vit i shisnim, ngaqë mbeteshim ngushtë për bukë.
„Vijon shiu i imët e i dendun e tmerrësisht i ftohtë. Poshtë degëve të arrës laget dhe ambalazhi i bukur i një pakete të huaj, aq i bukur sa më ngjan me një lodër të përkryer gjithë ngjyra. E vërtit në duar dhe befas më kujtohen indlanët e mashtruar nga europianët e kohës së re: «mësime të vyera të historisë! I bie me këmbë ambalazhit të bukur të paketës së huaj dhe, ndonëse lagësht, s’më fut. Shtoj marrëzi i dendur më dhjetë se vjeshta është në kapërcyell e saj, ndërsa fletët e zverdhura (mbrerhën e ardhshme...)... ; te zjarri nuk do të rriqet.
... se s’i veshin. Dhe mua më shkon në mendje se s’duhet të kenë harruar se edhe fustanet edhe palltot u kanë munguar në jetën e rinisë e tyre. Edhe Fatos 90-vjeçari i kishin sjellë një fustan e një palë këpucë që ajo kish s’dua t’i kyçte në atë sepetin e nusërisë që t’ia vishnin ditën e... Fshatarët e mi e zbuluan botën dhe tranzit enden nëpër të: fëmijë, djem të vegjël, të rritur, burra, gra, madje edhe vajza të reja. Të parat ikën Jorgjeta, Ani..., ndërsa, duan të thonë, po unë s’dua ta besoj, se Ninën e bukur e kishin kapur ushtarët e huaj pa pasaportë dhe e kishin ndaluar dy ditë për ... ca hetime... Refugjatë tani janë kthyer, edhe ata që morën nga shtepitë e varfra portretet e bustet e Enverit e bërëtën: pas 20 shkurtit «Duam Enver Hoxhën!» Duam Enver Hoxhën!». Partia Enver jemi gati kurdoherë. Ndodfta nga që e kanë humbur atë shenjtërinë false e pushtetin që u jepte Partia e Punës, partia e liderëve vrasyis, më dukën më të varfër se të tjerët. Kija evuldo... «Fshatarët e mi jetojnë tani tranzit në Europën e bashkuar. Po Shqipëria e ska marrë pjesë në koncertet tranzit në Evropën?»
TRANZIT NË EVROPËN E BASHKUAR
Kufijtë e hekurt të Enver Hoxhës u shkrinë si në magjinë e përrallave. Vetëm prania e bunkerëve të shumtë, të vegjël, të mëdhenj, klonët me tela me gjemba dhe kufomat që zbulohen herëpasherë pranë piramidave ku ende lexohet RPSSh, japin imazhin e prangave të kufijve. Po ato tani u shpërthyen. Edhe fshatarët e mi i shpërthyen. Prej disa muajsh ata vrapojnë menjëherë drejt kufirit. Po ikin. Disa (s’dua ta besoj se këta janë shqiptarë) për të mos u kthyer më. Të tjerët mijëra e mijëra tranzit. Ata ikin. Pas mbetet ajo fusha e madhe në luginen e vendlindjes sime, pothuajse e shkrete, e papunuar, e pambjellë. Sikur ka kaluar një pushtues i vërtetë. Ç’mër mund të ketë vallë, veç pushtueses, ai që kreu këtë shkretiim, ai që e ndau fshatarin nga toka, nga...
„Pesë kostume kam tani, thotë Bashkimi, dhe mund të vishem si president. Ta këtë harruar vallë që për dyzet vjet s’veshi dot asnjë xhaketa? Dhe pesë kostumet e tij të sjella nga përtej kufirit rrinë varur e al s’guxon të futet brenda tyre.
Edhe gratë që janë nëpër moshe me nënën time kanë tani fustane e pallto të bukura e thua-
PROMEMORIE
KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
KOMITETIT DREJTUES TË PARTISË REPUBLIKANE
Në grup 1 ministrave të Partisë Republikane, të vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë që mbajmë ndaj popullit në ditët e sotme, parashohim disa probleme, nga të cilat varet pjesëmarrja jonë e mëtejshme në Qeveri. 1. Në Këshillin e Ministrave po theksohet gjithnjë e më tepër mungesa e transparencës në drejtimet kryesore të veprimtarisë shtetërore. Është kthyer në praktikë pune shqyrtimi i problemeve të rëndësishme ndërmjet dy-tre anëtarëve të kryesisë ose me ministra të veçantë, ndërsa përgjegjësia përpara popullit mbetet kolektive. Mungesa e transparencës vërehet si në planin ekonomik dhe në atë politik. Si anëtarë të Qeverisë, nuk na është dhënë mundësia të gjykojmë së bashku mbi kushtet e akordimit të ndihmave dhe kredive të huaja, si faktor me rëndësi për stabilizimin e vendit dhe fillimin e reformës, si dhe mbi shkaqet politike të vonesave në lidhjet e kontratave e zbatimit të grafikëve, si për ushqimet edhe për lëndët e para. Mosardhja në kohë e ndihmave të akorduara, solli rrjedhime katastrofike në gjendjen e tregut dhe në hapjen e fronteve të punës. I njëjti kriter i trajtimit personal të problemeve është vërtetuar edhe në marrëdhëniet me Tr egun e Përbashkët Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Informimi në Qeveri ka kaluar me dhënien e përshtypjeve të udhëtimeve e bisedave, të cilat s’mund të zëvendësojnë shqyrtimin e dokumentuar të problemeve dhe nxjerrjen e garancive për zbatimin e reformave dhe përballimit të urisë që po bëhet kërcënuese. Në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare çmojmë edhe këto raste të veçanta të trajtimit të mbyllur të problemeve: — Megjithë kërkesat e përsëritura të Partisë Republikane dhe forcave të tjera politike, në Qeveri, nuk janë parashtruar arsyet për mosnjohjen zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa kryhen disa veprime, që de facto flasin për njohje, duke e bërë të padëshifrueshëm, në mos të dyshimtë shtje të tillë. — Ardhja e ndihmave nga Greqia dhe në tërësi marrëdhëniet me këtë vend janë trajtuar nga disa ministra e deri nga ndonjë emisar i paautorizuar, kurse Qeveria në tërësi nuk di shkak e vërteta të bllokimit. — Në përshëndesim marrëdhëniet me Turqinë, por e quajmë krejt të papranueshme që të mos vihemi në dijeni të angazhimeve ose marrëveshjeve eventuale. — Vizitat e delegacioneve tonë jashtë nuk janë nënshtruar diskutimit qeveritar, mbi platformat politike dhe ekonomike që duhen ndjekur. Rasti më flagrant është vizita e zotit Kryeministër në SHBA, që u kufizua vetëm në njoftimin një ditë më parë që do të bënte këtë vizitë, pa dhënë asnjë shpjegim. Nëse do të ishim pyetur, ne nuk do të kishim dhënë pëlqimin që kjo vizitë me shumë rëndësi të hynte në rrugë ekuivoke, duke cenuar dinjitetin tonë kombëtar. Nuk rezulton që zoti kryeministër të ketë patur ftesën e Qeverisë amerikane. Nëse donte të bënte aty një vizitë private, ai prapë duhej të kishte marrë mendimin e Qeverisë, duke qenë kryetar i saj. Për çështje të tilla, si edhe për marrëveshje të tjera me rëndësi, jo vetëm duhet të jetë dijeni dhe të japë votën çdo ministër, por duhet të njoftohet edhe populli, nëse jetojmë në një vend që pretendon të jetë demokratik. Askush s’ka të drejtë t’i trajtojë fshehtas dhe në plan personal çështje që lidhen me interesat primare të vendit. 2. Vërtetohen zvartjet të palejuara në zbatimin e vendimeve kolegjiale që çojnë në mendimin se zvartjet bëhen me dashje: — Është vendosur prej kohë të bëhet analiza për Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila nuk po kryen rinovimin e plotë. Në të njëjtën kohë kjo Ministri ankohet se lihet mënjanë. — Për eksodrin tragjik të korrikut, qeveria arriti në përfundimin e përbashkët, se eksodi ishte i drejtuar nga forca të caktuara që përfituan nga gjendja e rëndë sociale-ekonomike. U vendos të zbulohen e të dënohen këto forca; por edhe ky vendim kaloi në harresë, gjë që i linte fushë të lirë «forcave të caktuara» të inskenonin veprime të tjera. — Zvarriten e mbeten pa përgjigje edhe çësh- (Vijon në faqen e 4-t)
EKSOD I PARALAJMËRUAR
Përveç valës së eksodit (tranzit) të njerëzve, që sa kohë shkon, vazhdon të rritet, ka edhe një eksod tjetër të paralajmëruar.
YLLI RAKIPI
(Vijon në faqen e 3-të)