08/12/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 dhjetor 1991

DALJA NGA KRIZA QEVERITARE ËSHTË PLOTËSISHT E MUNDSHME, PO QË SE PRESIDENTI DHE KUVENDI POPULLOR BËJNË DETYRËN NDAJ POPULLIT

DEKLARATË E KOMITETIT DREJTUES TË PARTISË REPUBLIKANE Ditët e fundit, gjendjes tepër të rëndë të vendit ju shtua edhe kriza qeveritare. Vërejmë së pari e grupime të ndryshme përpiqen ta përdorin këtë krizë për të patitur e përçarë opozitën. Partia Republikane u detyrua të tërhiqet nga Qeveria, sepse ajo nuk siguronte udhëheqjen e vendit në një kohë kur sundojnë dëshpërimi e çoroditja. Partia Republikane u vu në akuza pikërisht sepse guxoi të shpallë këtë të vërtetë. Me daljen nga Qeveria edhe të Partisë Demokratike kriza u bë e plotë. Partia Republikane i quan të papërgjegjshme disa deklarata si ajo e kryeministrit, Ministrit të Bujqësisë e Ministrit të Ndërtimit, si dhe la ndonjë anëtari tjetër të Qeverisë. Nuk është e vërtetë se vendi ka bukë vetëm për 6 ditë. Rezerva është më e madhe dhe dhë gruri po vjen. Sikundër thotë edhe vetë Presidenti në intervistën e tij të datës 30 nëntor, dhënë gazetës «Zëri i Rinisë», buka është e siguruar. Këto deklarata kontradiktore të autoriteteve më të larta shtetërore ndihmojnë destabilizimin. Përsa i takon rendit, kurse­si s’mund të pohohet se forcat e policisë janë para alternativës të shtien mbi gratë dhe fëmijët ose të tërhiqen. Populli do rendin. Partia Republikane mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë të datës 4 dhjetor dhe njëkohësisht dje dhe sot në dy takimet e kryetarëve të pesë partive politike me Presidentin me vullnetin e plotë për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë krizës. Ne mendojmë se, në kushtet e krijuara, o vetmja rrugëdalje mbetet formimi i një qeverie pune jashtë partive që do të drejtonte vendin duke çuar paqësisht në zgjedhjet e shkur­tit. Ne e konsiderojmë plotësisht të mundshme daljen nga kriza qeveritare, po që se Presidenti dhe Kuvendi Popullor bëjnë detyrën ndaj popullit. Republikanët do të përkrahin me çdo mjet mbajtjen e rendit dhe nuk do t’ia kursejnë ndihmën qeverisë së punës. Populli shqiptar do të dijë të kapërcejë këtë situatë tragjike, duke menjan­uar provokacionet e forcave komuniste. Ata dhe vetëm ata e sollën vendin në këtë ditë. Tiranë, 6.12.1991.

Veprimet e mia kanë qenë në përputhje me vendimet e Këshillit Kombëtar

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE ZOTIT SALI BERISHA Më datën 7 dhjetor, ora 10.00 shkova në zyrën e Presidentit të Republikës, i thirrur për konsultime lidhur me krizën qeveritare. Aty gjeta zotin Neritan Ceka. Sapo u ula, u rrethuan menjëherë me kameramanë të RTV. Pa filluar bisedimet zoti Ceka tha se «unë dua të lexoj një deklaratë» dhe nxori ta lexonte atë. I gjetur para një kurthi politik, u largova menjëherë nga zyra e Presidentit, në të cilën unë e dija se isha thirrur për bisedime. Pas një ore tek Partia Demokratike vjen një i dërguar i z. Presidentit, i cili më jep një shkresë, ku njoftonte oraret e konsultimeve me partitë politike. Lidhur me këtë e mora menjëherë në telefon Presidentin dhe i thashë sa vijon: «Zoti President, unë erdha tek ju i thirrur nga vetë ju, për të dhënë ndihmesën time lidhur me një zgjidhje të krizës që po kalon vendi. Por në zyrën tuaj rashë në një kurth të ulët, i cili më imponoi të largohesha menjëherë. Sidoqoftë kjo është puna juaj. Nga ana ime duhet t’ju them se është e papranueshme në momentet kritike që po kalon populli e vendi, që ju t’i lejoni vetes prapaskena të tilla të pabesa. Deklaratat tuaja dhe të zotit Bufi në Televizion, kurthet politike televizive të organizuara këtë ditë po destabilizojnë rëndë gjendjen e vendit. Në këto rrethana Partia Demokratike, me gjithë vullnetin dhe dëshirën e saj për të kontribuar, nuk mund t’i vazhdojë bisedimet me ju për zgjidhjen e krizës qeveritare. E gjithë përgjegjësia për këtë bie mbi ju, zoti President, që gjeni kohë të merreni me veprime të tilla të padënja. Ndërsa lidhur me deklaratën e zotit Ceka, kontributin e ndihmësën e të cilit në proceset demokratike unë i njoh dhe i çmoj më shumë se kushdo tjetër, dua të shtoj sa vijon: Së pari: Kjo deklaratë nuk duhej bërë në zyrën e Presidentit të Republikës, duke i bërë atij, që është përgjegjësi kryesor për krizën që po kalon vendi, një shërbim të panevojshëm. Së dyti: Mendoj se momenti që ai ka zgjedhur për t’u larguar nga skena politike është i papërshtatshëm. Në rast se zoti Ceka kishte marrë këtë vendim, ai duhej të kishte pritur deri sa të zgjidhej kriza politike. Së treti: Zoti Neritan dhe çdo drejtues e anëtar i Partisë Demokratike e dinë se veprimet e mia kanë qenë në përputhje me vendimet e Këshillit Kombëtar, dhe asnjëri prej nesh, as edhe kry- kryesia e Partisë nuk ka të drejtë t’i shtyjë apo t’i ndryshojë këto vendime. Së katërti, pretendimet e deklaratës suaj nuk qëndrojnë, mbasi asnjë nga pikat e kërkuara në deklaratën e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk është realizuar plotësisht. Së fundi, mikut tim dua t’i them se kësaj here, gaboi. Por merita dhe kontributi i tij në demokracinë tonë janë të tilla, që mbulojnë gabimin, në të cilin ra.

«Eklips» i detyruar politik

Sërish në horizontin e pafat shqiptar u shfaq një udhëkryq i ri. Një eklips i detyruar politik po bëhet kryefjalë e këtyre ditëve. Sinoptika politike dukshëm paralajmëron një cirkulacion të ri. Rrethi politik bëhet më i mbyllur. Ndërkaq presidenti, që nga «kulla e filizdishtë» bën «matjet» politike shqiptare të acaruara, me tre lëvizje ministrash, që gjithsesi kanë të drejtë të ankohen e të sqarohen për punën e qeverisë, por jo të pushohen nga puna. «Matçi» individual «demokratik» presidencial tregon kësisoj edhe njëherë se nuk e njeh jetën e re politike shqiptare, ndërsa nënshkruan një dekret të padrejtë, prolog të një krize të provokuar, para së gjithash nga i tërë spektri politik në fuqi e të pranuar edhe nga ai vetë. Përditë e më tepër po pasurohen kronikat politike në sfondin tej të varfër të një vendi në prag të shkatërrimit. Qeveria e gjen me vend që pikërisht në prag të një krize të saj të lej­shojë anatemat e një shpërfytyrimi të kombit: bukë ka edhe vetëm për 6 ditë, negociatorët vetëmbëten me kartat e hapura në duar, tratativat për marrëveshje të reja mbeten jetime, ndihmat po pakësohen e bota perëndimore po tërhiqet. Po lëshohen thirrje në emër të popullit që ngjajnë si dy pika uji me thirrjet e lëshuar kur po bëhej qeveria e Nanos, thuajse s’ka njeri që genjëpshi... se skenari ka qenë i gatshëm. Përse gjithë ky kob? Përse gjithë kjo zhurmë në prag të një agimi të ri demokratik? Dimri i sivjetëm është i vështirë, po a

Formimi i qeverisë nuk duhet t’i besohet zotit Ylli Bufi

NË TAKIMIN E DATËS 7.12.1991 ME PRESIDENTIN KRYETARI I PARTISË REPUBLIKANE THA SE KRIZA QEVERITARE NISI ME VEPRIMIN E SHTEPUAR DHE JO KORREKT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, DUKE VËNË MINISTRAT REPUBLIKANË PARA ALTERNATIVËS TË TËRHEQIN PROMEMORIEN OSE TË DALIN NGA QEVERIA. KJO U MIRATUA ME TË NJËJTËN SHPEJTESI NGA VETË PRESIDENTI. KRYETARI I PARTISË REPUBLIKANE THA SE KJO QEVERI, ME GJITHË PËRPJEKJET E SAJ, NUK JUSTIFIKOI VETVETEN PËR NJË SERE RETHANASH, DUKE SHKAKTUAR NJË KEQËSIM VERTIKAL TË GJENDJES EKONOMIKE. PARTIA REPUBLIKANE MENDON SE PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS NË KUSHTET E KRIJUARA, MBETET MË I PRANUESHËM FORMIMI I NJË QEVERIE PUNE ME PERSONALITETE

KRYEFAJTORËT AKUZOJNË!

Shenja e parë e dukshme pranë lagjes sime, pas «maivitetit» të zotit Ylli Bufi, ish-kryeministrit tonë socialist se kemi bukë vetëm për 6 ditë, ishte thyerja e xhamave të furrës së bukës. Kësaj radhe nuk kishte nevojë të fusnin sambistët ose vegla të tjera destruktive, me mjaftoi vetëm ai alarm televiziv, që njerëzit të turreshin, sikur ato 3-4 bukë do t’i shpëtonin nga zia e të ngrënit. Po populli është popull dhe, kur hyn paniku e mosbesimi, s’ka forcë që ta kthjellojë e qetësojë. Në kohë lufte kush ngjall panik, dënimin e ka me plumb, ndërsa në ditët tona «paqësore» guzon dhe del të pasnesërmen në ekran e bën sqarimin se kur thashë... nuk kisha parasysh... se buka do të sigurohet, se ushqimet do të vijë. I vonë ky sqarim, zoti Bufi. Shikoni se çngjau dhe në Laç e në Mamurras me viktima e shkatërrime që janë direkt rezultat i deklaratës suaj, që u dha kraha elementëve të destabilizues, të kujdo krahu qofshin, në mos janë të shtënë nga PS-ja. Sa për Partinë Republikane, në themi se s’ka e s’do të ketë në të ardhmen, që vjedhin, grabisin dhe shpifin. Por mua më lind e drejta të pyes, vërtet ishte naivitet ai kërcënim që bëte ju, në mbledhjen e famshme historike të ish qeverisë suaj kundër Partisë Demokratike? Jo, kurrsesi, sepse asaj këmbore i ranë edhe ministri i Bujqësisë, edhe zëvendëskryeministri në parashikimin e ngjarjeve, ministri i Ndërtimit, që na ofroi vrasje e gjak me imagjinatën e tij. Dhe të gjitha këto për të akuzuar opozitën, Partinë Demokratike, sepse Partia Republikane, kujtuat se e elimin­uat lehtë, prandaj ia nxorët të padëshirueshëm ministrat e saj, sepse ata bënë një kritikë. A thuadhë atë e saj, apo atë bënë një kritikë. Në atë mbledhje tip skenari të njohur të vitit që përjetojmë, të gjithë iu tur­rën Partisë Demokratike, si një kor i tipit a capelo, me përjashtim të zotit Godo, që u replikoi në çastet e duhura për të treguar se s’kemi ardhur për të na kërcuar llogari, po për të gjetur një rrugëzgjidhje si të dalim nga kjo gjendje. Kjo këshillë e urtë ra si në vesh të shurdhët, madje edhe nga disa ministra të Partisë Demokratike, të cilët e treguan haptas që kanë kundërshtime me vendimin që kishte marrë partia, se cilës i përkasin. Kjo është çështje e tyre dhe s’mund ta diskutojmë, por që zoti Ethem Mysliu të arrijë deri atje, sa të na krijojë tablo­ra makabre për të ardhmen, s’mund ta pranojmë, sepse s’është qëndrimi demokratik të kërcënosh një popull të tërë, pse një parti largohet nga qeveria. Pse erdhi ky veprim i opozitës, duke lënë mënjanë promemorien e ministrave republikanë dhe papjekurinë e kryeministrit dhe të Presidentit për të vepruar menjëherë? Deklaratat e përbashkëta të PD-së, PRSH-së dhe PSD-së, si dhe ato të bëra veçmas, nuk erdhën për kapriçio të zotit Sali Berisha ose të Sabri Godos e Skënder Gjinushit. Në asnjë mënyrë. Ato erdhën se komunistët shqiptarë, të drejtuar pas spitalit të Presidentit, kërkonin që nga opozita të përfitonin ndihmën ndërkombëtare, gjë që u arrit. Shqiptarë lu hapën portat e Evropës dhe të institucioneve demokratike të botës. U krijua imazhi se ky vend me parlamentin e vet është pluralist e demokratik, kur ligjin e bënin komunistët. Ata ruajtën të paprekur Sigurimin, ata manovruan me forcat e rendit ose forcat e errëta jashtë këtij rendi dhe ndodhta pa ditur gjë drejtuesit e këtij dikasteri të ri. Ata manipuluan me betuesit dhe gjykatën për gjyqin e Shkodrës fare haptas. Radiotelevizioni u vu në shërbim të regjimit e njerëzve të tyre, kur botërisht shtyen e daljes nga qeveria e stabilitetit. Rasti që i «shkelqëver». Përjashtojmë republikanët për të përcarë aleancën, por edhe në rast se ajo nuk përçahet dhe Partia Demokratike do të dalë nga qeveria, atëherë veprimi i disa ministrave të saj, që janë kundër daljes, do të krijojë të çarë në vetë këtë parti. Atëherë përfitimi ynë do të jetë i dyfishtë: së pari, corientojë Partinë Demokratike, pastaj e kemi më të lehtë t’ia hedhim krejt fajin asaj dhe opozitës. qeveria. (vijon në faqen e 4-t)

Mbështesin tërheqjen e ministrave nga qeveria e stabilitetit

DEKLARATE E LIDHJES DEMOKRATIKE TE GRUAS SHQIPTARE Lidhja Demokratike e Gruas do t’i shërbejë forcimit të demokracisë në Shqipëtare, e shqetësuar për gjendjen e rëndë sociale ekonomike të vendit, si dhe për mjerimin që përjeton çdo ditë populli ynë. Lidhja Demokratike e Gruas do t’i shërbejë forcimit të demokracisë në Shqipëtare, e shqetësuar për gjendjen e rëndë sociale ekonomike të vendit, si dhe për mjerimin që përjeton çdo ditë populli ynë e veçanërisht gruaja, mbështet vendimet e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane për tërheqjen e ministrave të tyre nga përbërja e qeverisë së stabilitetit, duke e vlerësuar këtë si një vendim të guximshëm që meleve të demokracisë. Në ku­sh­tet kur realizohet drejtën një do­reza e zezë e padukshme dhe socialisto-komunistët me sho­qërimin zbatimin e reformës e proceset demokratike, qëndrimi i mëtejshëm i ministrave të opozitës në qeverinë e stabilitetit komprometon forcat e vërteta demokratike. Siç e kanë zakon, mbeturinat e diktaturës komuniste do të tentojnë për shantazh e terror, por veprimet e tyre nuk do të mund të frikësojnë jo vetëm burrat, vëllezërit e fëmijët tanë, por edhe gruan trimë shqiptare. Deklarata e Presidentit nuk ishte një tjetër vetëm një thirrje për mbrojtjen e kolltukut të tij presidencial. Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare do të rreshtohet në një front me të gjitha forcat politike e shoqërore të opozitës deri në fitoren e plotë të demokracisë në Atdheun tonë.

STRATEGJI E DËSHTUAR E (NEO)KOMUNISTËVE SHQIPTARË

DHJETOR 1990 – DHJETOR 1991 Pothuajse një vit pas «lejmive» të pluralizmit, kohë gjatë së cilës lindi apo «u krijuan» formacione të shumta politike, tabloja sociale e politike e Shqipërisë dominohet nga një krizë e plotë sociale dhe po kaq e plotë politike. Pothuajse një vit pas «lejmive» të pluralizmit, kohë gjatë së cilës lindi apo «u krijuan» formacione të shumta politike, tabloja sociale e politike e Shqipërisë dominohet nga një krizë e plotë sociale dhe po kaq e plotë politike, ndërsa demokracia plotësisht në anguish nga invazioni e revan­shi komunist, apo neokomunist. A KA EKZISTUAR SKENARI I DEMOKRATIZIMIT? «Demokratizimi» i Shqipërisë u... Ajo po e përjeton këtë «demokratizim». Shefat e diplomacisë shqiptare kanë vënë tellallin e duan ta paraqesin demokratik në realitet, duke theksuar në gjithë proceset shqiptare rolin progresiv të forcave të moderuara» të udhëheqjes më të lartë të PPSH(S) e kryesisht presidentit Ramiz Alia. Se si mund të jetë e mundur që nomenklaturistët komunistë të udhëheqin proceset e destabilizimit të shteteve totalitare dhe futjen e tyre në rrugën e demokracisë e të lirisë ky është një paradoks që mund ta shpjegojnë veç analistët e «rinovuar». Thuhet se demokracia po ecën. Kolori i opozitës tani është i plotë. Edhe e kujtua që mungonte u plotësua. Në skenën politike u thirr edhe Partia Komuniste, prej së cilës u distancuaka edhe Partia Socialiste. Ajo që s’ka ndryshuar është nomenklatura e Presidentit, i cili «udhëhoqi» të gjitha proceset dhe e futi pa gjak Shqipërinë në udhën e demokracisë. Njëkohësisht zëra nga brenda vendit vazhdimisht «konfirmojnë» ekzistencën e një skenari të mirëstudiuar për integrimin e Shqipërisë në rrjedhat demokratike. Është krejt e çuditshme, por menjëherë pas «lejimit» të pluralizmit, Shqipëria, nën koracën e hekur­t të diktaturës, pjell një parti ekologjike (?!). U bë masa e dheu i popullit të thotë. Vërtet shqiptarët e perse­kutar në një terr të kuq, të përngatë e të denigruar, të varfëruar e të pushkatuar kishin nevojë për një opozitë të vërtetë. Dhe, siç duket, vërtetë e mërre për­spiron një parti ekologjike e krijuar në ilegalitet(?). (Një javë pas vërtetës së ish-se... (vijon në faqen e 2-të)