— MUND TË KRAHASOJME SI QYTETARE, KONSUMATORE E PRODHUES Ç’DIME NE NGA KETO, SI I PLOTËSON PUSHTETI QENDROR E LOKAL LIGJET QE HAPIN UDHE E VEPRIMIT MBARE POPULLOR —
Për ironi, shumë flitet për reforma, por pak e kuptojnë vetë përmbajtjen e aksionit. Reformë do të thotë të ndryshosh, të heqësh ligjet e këqija, domethënë në morinë e ligjeve ekzistuese të gjesh shpejt e t’i heqësh ato që pengojnë përparimin ekonomik e shoqëror të individit, shtetit e shoqërisë.
Që kalimi në reformë të parapandaluar anarshinë.
Prirja e sotme e përgjithshme është zhvillimi i iniciativës me dy synime njëherësh: Të kryejnë reformën ekonomike si dhe të arrijnë objektivat sociale, pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të vendit në etapën e dhënë.
Vështirësitë e reformës ekonomike sot hasen si në vendet e industrializuara, ashtu dhe në ato pak të industrializuara. Këto lidhen në masë me strukturën ekonomike, çka favorizon shqetësime ose ngadalësime të reformës, por, bindja e përgjithshme sot është se reforma do të bëhet e do të ketë sukses.
Strategjia e reformës qëndron në heqjen e taksave dhe të kufizimeve lokale, reduktimin e rregullave për t’i bërë ato të lehta në të kuptuar e zbatuar. Këtu përfshihen leje favorizuese e lehtësi të tjera në doganë në taksa. Qeveritë u kanë hyrë me guxim reformave, pa qenë të merakosur për ndonjë evidencë për këshilla e tutelë.
Por në kushtet e reformës, shteti, ndonëse kryen ndryshime në strukturua, megjithatë nuk dobësohet. Do subjekt i drejtpërdrejt shtetëror që ka në kompetencë të marrë vendime në të mirë të reformës, fare lehtë mund të ballafaqohet me këta tregues që të reagojë jo vetëm në nxjerrjen e ligjeve vendimtare, por edhe në atë se këto u bëhen të njohur individëve, subjekteve ekonomike të interesuar për ta zbatuar reformën, për të hyrë në lidhje me tërë të interesuar. Ja, psh. i publiku ç’mallra përjashtohen nga doganat e ç’mallra jo; si është sistemi i taksave; niveli i çmimeve. Nuk botohen statistika, bëhet shumë pak reklamë ose plot të panjohura të tjera për publikun, pasi mungon edhe organi i botimit qeveritar. Është e paranuueshme për çdo qeveri të mos e njohë publikun rregullisht me nivelin e çmimeve e të pagave nëpërmjet statistikës zyrtare të saj.
Të gjitha pikat e opsione si më poshtë kanë nevojë për sa më shumë popullaritet e ballafaqim, që njerëzit të dinë si të drejtohen e çfarë të kërkojnë.
Si përgjigje të kërkesave të reformës ekonomike, Qendra Ndërkombëtare e Privatizimit në Ndërmarrje (Center for International Private Enterprises-CIPE) gru-...
Në shërbim të reformës ekonomike (Economic Reform Survey ERS). Për këtë qëllim, verën e kaluar në Washington u botua revista «Reforma Ekonomike Sot» (Economic Reform Today), nga numri i parë i të cilës mënjanuam përshtatëm disa të dhëna që shërbejnë për të kuptuar në mënyrë sa më praktike strategjinë, gjërësinë, thellësinë dhe strukturën e kësaj reforme. Në skemë ajo mund të paraqitet me 23 tregues opsione politike.
1. Uniformitet në barriera jotarifore (në doganë): Ekzistenca e kuotave, referencë çmimesh, licensa të importit, rregulla të përpikta për shkëmbime me jashtë, kapja e ndalimi i diskriminimeve në kualitetin e standarteve.
2. Uniformitet në barriera tarifore: Kurs tarifor, çmime tavan, numri e kategoria e tarifave, zbatimi të përpiktë marrëveshjesh.
3. Rregulla lokale (vendi) të mjaftueshme: Autoritetet mandati në treg i shtetit, aftësi për ndryshime për të favorizuar prodhimin lokal të vendit.
4. Drejtimi i tregut: Numri i kurseve të këmbimeve, kontrolli shtetëror, ekzistenca e këmbimeve paralele, gërshera midis këmbimeve të lira e paralele, efekti real i këmbimeve.
5. Interesi real në treg: Mbë-
zimëve lokale, reduktimin e rregullave për të përfshihen leje favorizuese te lehtësitë për këshilla e tutelë. Privatizimit të Ndërmarrjeve (Center for International Private Enterprises-CIPE) grumbullon dhe përpunon të dhëna reformës ekonomike, Qendra Ndërkombëtare e përpunon të dhëna.
4. Drejtimi i tregut: Numri i kursit të këmbimeve, kontrolli shtetëror, ekzistenca e këmbimeve paralele, gërshëra midis këmbimeve të lira e paralelë,
OSMAN ALLKAJA
(Vijon në faqen e 3-të)
SI TË DISIPLINOHET FUSHATA ELEKTORALE
Së fundi u bë e qartë për të gjithë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, ndonëse ende nuk është caktuar data e saktë.
Po cili do të jetë kodi ligjor i zhvillimit të zgjedhjeve? Dy janë aktet ligjore që do të rregullojnë zhvillimin e konsultimeve të tilla të rëndësishme.
Së pari: Ligji i ri elektoral, që për arsye që dihen, nuk mund të jetë ai që u zbatua më 31 mars 1991, jo vetëm për mënyrën e votimit, por edhe për shumë aspekte të tjera që përbëjnë një sistem elektoral.
Së dyti: Ligji apo ndonjë akt nënligjor, mbi disa norma për disiplinimin e fushatës elektorale dhe zhvillimin e saj në kushte të njëjta për të gjitha forcat
BESNIK BACKA
(Vijon në faqen e 4-t)
Pse i duhen PS dosjet e ushtarakeve ish-komuniste
Para disa ditësh ushtaraku Xhemal Elezi i repartit 71 66 Elbasan solli në redaksinë e gazetës «Republika» këtë shqetësim: «Në kohën e depolitizimit të ushtrisë PP, bashkë me teserat e partisë grumbulloi nëpër komitetet e PP të rretheve edhe dosjet e ushtarakëve komuniste. Në atë kohë ky veprim u duk si i përgjegjshëm, pasi pritej të bëhej departizimi, (jetëri partie jashtë repartit), por në të vërtetë u bë depolitizimi i ushtrisë. Tani, kur thonë që PP nuk ekziston, këto dosje si të gjitha pronat kanë kaluar në skedat e PS». (!).
Kur dëgjon shqetësimin e majorit Xhemal Elezi natyrshëm të lind pyetja: «Pse i duhen PS dosjet e ushtarakëve ish-komunistë?».
Masat që janë marrë kohët e fundit për ushtrinë kanë ndikuar pozitivisht dhe janë mirëpritur nga ushtarakët. I ulë është ligji për shërbimin, për kohën e shërbimit, mënyrën e përgatitjes së resurseve etj. Sidoqoftë, depolitizimi i plotë i ushtrisë nuk është bërë, përdorisa dosjet e ushtarakëve ish-komunistë ndodhen në arkivat e PS.
Dihet që PS është trashëgimtarja e të gjitha pronave të PP, por e vërteta është se këto dosje «gabimisht» janë llogaritur si pronë. Ruajtja e tyre nëpër arkiva tregon se PS vazhdon të jetë bijë e denjë e PP.
KRONIKË
Të premten pasdite në ora 17, në sallën e mbledhjeve të pallatit të kulturës në kryeqytet me iniciativën e degës PR të Tiranës u zhvillua një konferencë shtypi me zotin Nafiz Bezhani, avokat i familjeve të dëshmorëve të demokracisë të Shkodrës. Në këtë takim merrnin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PR, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve të demokracisë, intelektualë nga Tirana dhe rrethet, studentë, gazetarë etj.
Në fillim avokati bëri një ekspoze të gjithë ecurisë së procesit të Shkodrës, duke u ndalur veçanërisht në mangësitë dhe zvarritjet e ndryshme të hetuesisë dhe organeve të tjera si dhe dhe në marrte pjesë si palë në tërë procesin e hetimi. Më tej zoti Bezhani paraqiti para auditorit dhe faktet që i ka siguruar hetuesisë. Z. avokat iu përgjigj pyetjeve të shumta të të pranishmëve dhe mbajti shënim sugjerime dhe fakte të reja që dhanë pjesëmarrësit.
Me datë 13/12/1991 në qytetin e Kukësit në pallatin e kulturës u zhvillua një takim me antarët dhe simpatizantë të degës së Partisë Republikane të këtij rrethi, për të sqaruar ngjarjet e fundit lidhur me krizën qeveritare, për problemet dhe vështirësitë e mëdha ekonomike, për zgjedhjet e reja të shpejta dhe problemet organizative të Partisë.
Ata u solidarizuan plotësisht me daljen e të min[...]
trave nga qeveria dhe kritikuam ashpër komunistët dhe Presidentin për rrugën e ndjekur deri tani.
Në këtë takim u konstatua dhe se dega e Partisë në këtë rreth po rritet me shpejtësi dhe cilësisht duke u bërë kështu tashmë një forcë e vërtetë politike.
Në mbledhje foli edhe kryetari i degës së PR zotri Hamit N[...]ga, si dhe zotërinjtë Aleksandër G...[?]ina e Dr. Genc Mingomataj të deleguar nga komiteti drejtues.
Takimi u zhvillua u bë në këtë ... të Republikës, ku anëtarët dhe simpatizantët. Kru[...] është një pikë e fuqishme e Partisë Re...
(Vijon në faqen e 4-t)
LETËR E HAPUR DREJTUAR ZOTIT DITMIR GENSER, MINISTËR I JASHTËM I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË
I nderuar zotëri,
Partia Republikane Shqiptare përshëndet nxehtësisht iniciativën Tuaj për njohjen e Kroacisë dhe Sllovenisë si shtete të pavarura.
Kjo politikë është mishërim i parimeve të lirisë dhe demokracisë që përkrah gjithë njerëzimi.
Çdo popull ka të drejtë të shkëputet nga një bashkësi kur njëri nga komponentët, për shkak të prirjeve të veta e duke përdorur epërsinë numerike ushtron mbi popujt e tjerë arbitraritetin, dhunën e terrorin, siç ndodh sot në Jugosllavi. Aty jetojnë 3 milionë shqiptarë të cilëve u janë mohuar të drejtat më elementare. E drejta e tyre për vetëvendosje është po aq e shenjtë sa edhe për çdo popull tjetër. Në politikën e shpallur nga Ju, ne shohim të vetmen zgjidhje të urtë të problemit jugosllav që përbën një rrezik edhe për vendet fqinje dhe mbarë kontinentin.
I dashhur zotëri,
Përshëndetja që ju drejtojmë si mik i shqiptar kombit shqiptar bazohet në peticionin e Partisë sonë të gushtit të kaluar për të drejtat e vëllezërve tanë në Jugosllavi, që u nënshkrua nga një gjysmë milioni qytetarë.
Urojmë që politika Juaj e urtë të adoptohet nga i gjithë Komuniteti Evropian dhe sa më shpejt.
Për Komitetin Drejtues të PRSH
Kryetari
SABRI GODO
KËRKESË – DEKLARATË E PËRBASHKËT
E PR, PD, PSD DHE SHOQATËS SË TË BURGOSURVE POLITIKË LUSHNJË DREJTUAR:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Këshillit të Ministrave
Kuvendit Popullor
Ministrisë së Rendit Publik,
I afatgjata për fshatin.
e. Të ngrihen menjëherë në fshat furrat e bukës dhe mjekinat e blojës atje ku janë prishur dhe të subvencionohen nga shteti
KONFERENCË SHTYPI E ZOTIT ALFRED KARAMUÇO
Me kërkesë të anëtarëve e simpatizantëve të PR nga disa rrethe të vendit, këto ditë ish-ministri i Kontrollit të Shtetit, zoti Alfred Karamuço, zhvilloi takime e biseda në qytetet e Librazhdit, Pogradecit, Korçës e Bilishtit.
Në qytetin e Korçës, zoti Karamuço dha edhe një konferencë shtypi në prani të gazetarëve vendas, korrespondentëve të gazetave qendrore e asaj lokale, të ATSH, të Radio-Korçës etj. Ndodheshin edhe përfaqësues të degëve të partive politike të rrethit, të ftuar nga shoqatat e organizatat e ndryshme politike, shoqërore-kulturore të këtij rrethi, intelektualë nga fusha të ndryshme të shkencës e të prodhimit etj. Zoti Alfred Karamuço shoqërohej nga anëtari i kryesisë së PR, zoti Marenglen Gjonaj. Të ftuarit, pasi paragjiten qëllimin e mirë të këtij takimi, u ndalën në pozicionin që mban aktualisht PRSH në ecuritë e fundit politike, theksuan kontributin e saj konkret në gjetjen e formulës politike të majtë-gjershorit të këtij viti si dhe në tërë spektrin politik pluralist, në të cilin ka hyrë vendi. Ata u ndalën pastaj në detyrat dhe angazhimin në përpjekjet të qeverisë së stabilitetit të vendit si dhe në shkaqet që i detyruan ministrat republikanë të japin dorëheqjen në fund të muajit të kaluar. Në përgjigjeve për pyetjet e shumta që bënë të pranishmit në këtë konferencë, si ato për deklaratat e zotërinjve Bufi, Pashko e Ceka, për zbatimin e ligjit për tokën, për mundësinë e korrupsionit dhe abuzimeve në qeveri, për pozicionin e PD ndaj promemorjes së ministrave republikanë etj., u përgjigj zotërinjve republikanë në këtë konferencë shtypi sqaruan pozicionin e PR dhe hodhën dritë mbi disa të vërteta që ngjallën interes tek dëgjuesit. Zoti Karamuço, si ish-ministër i Komisionit të Shtetit iu përgjigj interesimit të gazetarëve edhe për disa ngjarje që lidhen me punën e dikasterit që ai drejtonte, siç janë problem i kontrabandës së duhanit, policisë juridike të firmës «Iliria Holding» etj. Korçë, 1 dhjetor
E PR, PD, PSD DHE SHOQATË SE TË BURGOSURVE POLITIKË LUSHNJË DREJTUAR:
E PR, PD, PSD DHE SHOQATË SE
Këshillit të Ministrave
Kuvendit Popullor
Ministrisë së Rendit Publik.
Komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit Lushnjë
Forcat politike opozitare PD, PR, PSD, BSP dhe Shoqata e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë të rrethit Lushnjë, të mbledhura më 12 dhjetor 1991, pas një diskutimi të frutshëm ku spikati uniteti për bashkërendimin midis nesh, vendosëm të kërkojmë me këmbëngulje zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problemeve:
1. Në planin ekonomik
Duke pasur parasysh rënien e theksuar të nivelit ekonomik të punonjësve sidomos të punonjësve shtetërorë dhe intelektualëve kërkojmë ngritjen e menjëhershme të pagave të tyre, në balancim me ngjarjen katastrofike të çmimeve.
Po kështu kërkojmë rivlerësimin e depozitave të kursimit në raport me ngritjen e pagave. Të rishikohet privatizimi i dyqaneve që në tregtojnë mallra shtetërore dhe pozicioni i policisë financiare pasi konstatohet se ka spekulime të mëdha në dëm të interesave të punonjësve.
— Për shkak të mungesës së plotë të lëndës djegëse në kushtet, të ulen menjëherë tarifat e shërbimit elektrik dhe të rishikohet rrjeti.
2. Në lidhje me reformën në bujqësi
Ne konstatojmë se ligji i paplotë për ndarjen e tokave vazhdimisht është zvarritur nga forca të caktuara që u intereson keqë[...] [?] i ligjit të fshatit për të akuzuar opozitën si shkaktar i kaosit. Kërkojmë të zgjidhen sa më shpejt kërkesat imediate të fshatarit.
a. Riorganizimi i SMT-ve, të cilat duhet kontrolluar rigorozisht nga shteti, duke bërë vlerësimin e saktë të mjeteve të karburantit.
b. Të krijohen menjëherë e pas[...] [?] e tarifave për SMT për plotësimin e nevojave ekonomike.
c. Të riorganizohet me përgjegjësi bashkëpunimi me ndërmarrjet e duhura.
d. Të zbatohet ligji i kredive e bukës dhe mekanikat shteti.
f. Të ndiqen deri penalisht «dhuruesit» e tokave të NB-ve, pasi janë vënë në shkelje të ligjit në NB-të Dushk, Rrapëz, Gjazë e gjetkë.
3. Për shtypin:
Duke pasur parasysh mosfunksionimin e rregullt të shtypit, veçanërisht të atij lokal, kërkojmë që të gjithë planifikimit të sasisë së letrës, të mos lihen jashtë këtij planifikimi gazetat lokale. E kundërta do të thotë sabotim me dashje i fushatës elektorale në kurriz të opozitës. Për këtë kërkojmë të dërgohet urgjent letër për gazetën «Ora e Fjalës» pasi u bë një muaj që nuk del për mungesë letre.
4. Për të burgosurit e të persekutuarit politikë kërkojmë:
a. Të punësohen sipas aftësisë të gjithë të burgosurit politikë të pastestuar ende në punë, ose të përfshihen në asistencën sociale maksimale.
b. T'u jepet strehim të gjithë atyre që janë ende pa shtëpi apo jetojnë në kushte të papërballueshme.
c. T'u jepet kredi me përparësi pasi kanë muaj që sorollaten më kot dyerve të komiteteve.
5. Në lidhje me rendin publik
Konstatojmë se forcat e ruajtjes së rendit janë plotësisht jashtë kontrollit të gjendjes. Grabitet masiv me qytet, Bubullimë etj., rrahjet dhe kërcënimet me armë në mes të ditës si ato në kafe «Myzeqeja» apo të tregut privat kanë ndodhur nën hundën e policisë që nuk reagon fare me një indiferencë të pashpjegueshme. Po kështu nuk është realizuar çarmatosa e cilëve që kanë pasur armë me leje, si kryetarë kooperativash, ish-sekretarë byroje, etj. Kërkojmë që brenda muajit dhjetor të përfundojë patjetër çarmatimi i civilëve.
6. Në lidhje me lushatën elektorale,
Kërkojmë që brenda muajit dhjetor, të pushojnë PR, PD, PSD me mjete për të realizuar në fushat (BÇ, Aro).
Në rast mosplotësimi të kërkesave tona do të luftojmë për të gjitha të gjitha këto çështje duke përdorur të gjitha mjetet demokratike.