Ashtu si në shkurt-mars të vitit 1991, PP(S) po e nis fushatën për grusht kundër udhëheqësve apo përfaqësuesve demokratë edhe në rrethet e shtypit lokal.
Gazeta «Dibra» e datës 27 dhjetor 1991 bën një sensacion të vërtetë duke botuar intervistën (ndofta më të lartën në botë) me një pyetje të guximshme dhe me titull «Pse zoti Saleta PK e quan rezervë të PS-së?». Intervistuesi për (aspak) udhëheqës anonim. I intervistuar është Baftjar Rusi me detyrë zëvendëskryetar i komitetit drejtues të PP(S) për Dibrën.
Është e pakuptueshme përse shkroi me firmën e Baftjar Rusit është quajtur intervistë. Ai është më tepër një deklaratë si ato që bën herë pas here PP(S). Asnjë gazetar që ka sensin e masës nuk do të guxonte të vinte në rreshtin e parë të fjalës së Baftjar Rusit, me një pyetje kapitale: «A e mos përjetojnë ndonjë katastrofë kombëtare në vend, ç’masa duhen marrë?». Zoti Rusi është për të përgëzuar sigurisht që ka bërë përpjekje të stërmundimshme për t’u përgjigjur me aq shqetësim e kompetencë sa do ta kishin zili edhe vetë kryetari i PP(S), zoti Nano, apo edhe presidenti. Ai e ka marrë seriozisht se pikërisht ai ka caktuar fatin ti për shpallur barrës së rëndë për të dhënë këshilla shpëtimtare tuari s’kishin ç’bënin tjetër veçse të zbatonin porosinë e disiplinës. Zoti Rusi pa ngurrim merr përsipër t’ia japë përgjigje për gjëra që nuk i di e as ka si t’i dijë. Duhet të jesh fallxhor që të dish se nga se është nisur dikush tjetër kur ka bërë një pohim. Prandaj ai fillon e tjer llafe fyese për mua dhe Sali Berishën, për karriera e kolltuke.
Për të qenë më bindës, mbi palton e politikanit komunist-socialist, hedh dhe një xhybe piskoanalisti.
Me kohë kam formuar bindjen se në Tiranë ekziston e vepron një qendër fantazmë që merret me përpunimin e përhapjen e dezinformacionit, të shpifjeve, fyerjeve e diversionit politik për të denigruar e luftuar kundërshtarët e PP(S) ku gërshetohet ndihmesa e aparatit politik të PP(S), i shërbimit të kuadrit të PPSH, Sigurimit të shtetit e ndonjë mekanizmi tjetër. Kjo qendër shpesh preferon të operojë nëpërmjet kanaleve të thashethemeve e shtypit lokal. Personalisht kam qenë disa herë viktimë e veprimtarisë së kësaj qendre. Në shkurt të vitit 1991 zoti Haxhi Leshi bëri dy mbledhje në Mat për të më shpallur tradhtar e agjent amerikan. Njëfarë gazetari, Thanas Mustaqi, në gazetën komuniste të Durrësit botoi një artikull me fyerje të rënda. E nëse, siç duket, mendohet që sulmi i nisur nga Dibra bëhet më shumë efekt ndaj veriorëve të angazhuar në anën e demokracisë. Ka mundësi që segmenti dibrran në udhëheqjen komunisto-socialiste logaritet si një pedagogjikas i Peshkopisë që vepron në anën e demokracisë duhet ngjollosur nëpërmjet «Dibrës». Ndofta janë ata veteranë që në kohën e grushtit të shtetit të muajit shkurt 1991 kërkuan në Dibër mish për top kundër demokracisë dhe që kërkojnë tani mercenarë të penës.
Megjithatë, vëmendja kryesore duhet përqendruar në pjesën e parë të deklaratës-intervistës të zotit Rusi. Atje jepen të sintetizuara tezat kryesore djallëzore të propagandës socialiste kundër demokracisë.
1. Zoti Rusi thotë: «... gjendja tek ne kurrë ndonjëherë më keq se sot nuk ka qenë». Gabohesh, zoti, ose ty ta ka qejfi ta paraqesësh të tillë. Gjendja ka qenë shumë më keq nën diktaturën komuniste të PPSH e të Enver Hoxhës. Vërtet kemi vështirësi të mëdha ekonomike dhe destabilizim të rendit publik, korrupzion e amulli në aparatin shtetëror, që krijoi dhe përzgjodhi monizmin, sabotime të gjithanshme nga aparati. Por Shqipëria nuk është më burg i rrethuar nga tela me gjemba, mbuluar me kampe e
disa herë viktimë e veprimtarive të kësaj qendre. Në shkurt të vitit 1991 zoti Haxhi Lleshi të Durrësit botoi një artikull me fyerje të ndyra; në Berat u hodhën trakte me poezi fyese e qesharake, pastaj u vunë në veprim bateritë e rënda të «ZP», me vonë me një artikull denigrues të Astrit Nurit u aktivizua gazeta lokale e Lezhës. Kurse në parlament deputetët Fasko, Godole, Nasufi etj., kanë bërë sulme me tekste të serviruara nga të tjerë, më të mëdhenj, që preferonin të qëndronin në hije. Tani u hodhën në veprim gazeta «Dibra» e zoti Rusi, sepse po fillon fushata e re elektorale,
të vitit 1991 zoti Haxhi Lleshi Rusi, sepse po fillon fushata e re elektorale,
I mënguri, trimi, i madhi dhe thjeshti Petro Marko
Në Derjan të Matit, mësova nga bashkëfshatarët e mi një sentencë shumë kuptimplote.
Kur ishte fjala për ndonjë njeri që pat vuajtur shumë në jetë, ata thoshin: «Njeriu është i fortë. Jeta ia dha drurit — e dogji, ia dha gurit — e çau, ia dha hekurit — e shkriu, ia dha njeriut — e duroi».
Petro Marko mbylli sytë përgjithmonë. Në trurin tim depërtoi me shpejtësinë e dritës menduria popullore: «Ia dha drurit — e dogji, ia dha gurit — e çau, ia dha hekurit — e shkriu, ia dha Petro Markos — e duroi».
E duroi, sepse Ai nuk mund të vdiste pa u hapur edhe në Shqipëri dyert e demokracisë, për të cilën ai luftoi gjithë jetën. Dhe kur këto dyer i hapi rinia studentore, ai më tha: «Të gjithë duhet të japim kontributin tonë. Këta të rinjtë janë më të mençur dhe më trima se ne. Por ata kanë nevojë edhe për ne, që të mosmë nga gabimet tona...».
U bë ndër nismëtarët e parë të Partisë Republikane.
Përpara se të njihja Petro Markon kam njohur Demo Kotin, përnjëherësh pas çlirimit, nëpërmjet rubrikës së tij të përditshme në gazetën «Bashkimi», të titulluar «Një orë në Tiranë». «Çdo ditë një shënim i shkurtër, një faqe të daktilografuar. Por në secilën prej tyre kish një shqetësim të ditës, një mendim të thellë. Dhe të gjithë lexuesit, sa merrnin gazetën në dorë, e hapnin në faqet e mesit për të lexuar Demo Kotin.
Shumë vjet më vonë njoha Petro Markon, fqinj tim më të dashur, që dikur përdorte pseu
Tani gazetarët shkruajnë shumë gjatë. Fjalë, fjalë, fjalë! Shumë keq! Gazetaria shqiptare ka traditën e vet. Para çlirimit ne shkruanim shkurt. Vetëm se pas çlirimit, edhe gazetaria u infektua nga «Prada» dhe «Borba». Mendimin e vërtetë, të thellë, të sinqertë e demtonjë shumë fjalët e tepërta. Vetëm ai që s’ka për të thënë diçka të re, mbush shtyllat e gazetave me fjalë. Kur s’ke për të thënë diçka të re, më mirë mos shkruaj!».
Petro Marko është mësuesi im në gazetari. Nuk po flas për të si shkrimtar, sepse nuk mund të shkruaj më mirë, se si Ai «i fitoi të gjitha betejat» (Bardhyl Londo në «Drita») dhe se si u bë «madhështor» (Teodor Laço në «Alternativa»).
Më kujtohet shpjegimi që më ka dhënë Muslim Keta, kur e pyeta se ç’është trimëria: «Trimëria është gjakftohtësia në momente të vështira. Vetëm gjakftohtësia në momente të vështira, ky virtyt i njeriut të mençur, e ka shpëtuar Petro Markon kush e di sa herë nga vdekja. Ai dinte të gëzohej me shpirtin e pastër të fëmijës për çdo njeri të mirë, për çdo gjë të mirë, siç dinte të urrente çdo njeri të keq, çdo gjë të keqe, siç dinte të revoltohej për çdo ngjarje të hidhur të jetës sonë. Të mirën dhe të keqen e analizonte me mençuri e diskutonte me shokë, jepte mendimin e tij, por asnjëherë nuk bërtiti, nuk u nervikos, asnjëherë nuk e humbi gjakftohtësinë. Persekutimet, burgjet, internimet në të gjitha regjimet e kaluara fashiste e komuniste e kishin kalitur të përballonte çdo vështirësi, çdo torturë fizike dhe morale.
Tani gazetarët shkruajnë shumë gjatë. Fjalë, fjalë, fjalë! Shumë keq! Gazetaria shqiptare ka traditën e vet.
E ASHRË UNIMI I MËTEJSHËM VARET NGA HAPAT E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI
— INTERVISTË E ZOTIT WILLIAM EDVIN RYERSON, AMBASADOR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË SHQIPËRI, DHËNË KRYEREDAKTORIT TË GAZETËS «REPUBLIKA».
— Kjo është intervista e tretë që marr nga ju, zoti Ryerson, pas asaj të para në detyrën tuaj të re si ambasador. Prandaj, më takon në radhë të parë t’ju uroj punë të mbarë për të mirën e SHBA-së dhe të Shqipërisë.
— Faleminderit shumë. Është një nder i madh për mua që m’u besua detyra e ambasadorit. Dua të theksoj se personalisht ndjej kënaqësi që jam përsëri në Shqipëri. Më falni për gabimet, sepse është intervista e parë për mua në gjuhën shqipe, ose, si të them, në gjysmën gjuhën shqipe.
— Lexuesi ynë do të ishte i interesuar të dinte se si i mendoni ju marrëdhëniet SHBA-Shqipëri për vitin 1992?
— Shpresoj se marrëdhëniet do të jenë të mira, sepse gjatë këtij viti do të kemi mundësi të arrijmë marrëveshje të rëndësishme në fushën e ndihmës për të cilat kam biseduar dhe më parë. Gjatë këtij viti mendoj ato do të realizohen, qofshin edhe modeste. P.sh ju them se në verë në Shqipëri do të vijnë rreth 20 përfaqësues të Korporatës së Paqes për të punuar këtu. Pra, bashkëpunimi do të jetë më i madh.
— Si e pritët lajmin për zgjedhjet e parakohshme, se ato i hapin bashkëpunimin e mëtejshëm.
— Për mua personalisht është
e qartë se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja. Sa për kohën e tyre, këtë e kanë në dorë autoritetet shqiptare, siç dhe e kanë vendosur. Për ne më rëndësi është që ato të jenë më të vërteta të lira dhe jo vetëm gjatë ditës së votimeve, dmth në 1 mars, por gjatë gjithë fushatës elektorale. Të ketë hapësirë të plotë kohore të barabartë opozita si për shtypin, radion dhe transmetimet televizive.
— Në rast se fitojnë opozita, a do të zgjedhon me tëj marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë?
— Po, në rast se zgjedhjet do të jenë me të vërtetë të lira dhe të ndershme. Sic ka thënë sekretari i shtetit Xhejms Bejker në vizitën që bëri në Shqipëri, ndihma humanitare do të vazhdojë. Çdo gjë tjetër e mëtejshme në bashkëpunimin tonë varet nga fakti se sa hapa të vërteta do të bëjë Shqipëria drejt demokracisë dhe tregut të lirë. Këtë mendim ia kam shfaqur edhe presidentit tuaj.
— Për bashkëpunimin ekonomik ç’duha shikoni si më të mundshme?
— Është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje midis Shqipërisë përsa dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo do të jetë hapi
Ajri u ngrirë i këtij dimri
REPORTAZH
Përpara se të udhëtojmë për në Kolonjën e largët, ndalemi për disa orë në Elbasan. Fryn ajo erë e keqe e Krastës, që i bën udhët e qytetit të shkreta. Dhe si të mos mjaftojë gjithë kjo ftohtësi, në Elbasan sot ka ardhur edhe Hysni Milloshi.
«Sot ai do të bashkojë katër grupe, — më thotë një i njohuri im i vjetër, — Katër grupe, që thuhet se deri tani kanë qenë në ilegalitet. Si atëherë në kohën e luftës...». E vështroj të njohurin tim ngultas se mos tallet, por fytyra e tij është tepër serioze. Për shkak të biografisë (!) më ftu an edhe mua...», — i vë kapak bisedës ai dhe largohet e menduar, ndërsa mua, s’di pse, më kujtohet ajo biseda me plakun e urtë elbasanas, xha Irfanin, për marrin e kuq të 45-ës:
«Ka qenë sëmundje e keqe, që rrëmbeu shumë jetë njerëzish...»
«Mos ngatërro vtin xha Irfan?»
«Jo, jo... nuk e ngatërroj. Morri i kuq na më 1945-ën. Brenda një dite më mori dhe nënën dhe babën. E si ta harroj?...»
«Atëherë do të ketë rënë dy herë».
«Kushedi?!... Po ai i 45-ës bëri kërdinë...»
Kjo është biseda me xha Irfanin, që pleqëria nuk e lejon të bashkojë tifon e morrit të kuq të 45-ës, me morrin e kuq të 50 vjetëve. Faren e këtij morri e ka sjellë sot nga Tirana, Hysni Milloshi, për ta rim bjellë në Elbasan. Pas mbledhjes, komunistët elbasanas i dorëzojnë kryeredaktorit të gazetës lokale një deklaratë: «Në qendër të programit të partisë sonë janë mësimet e Enver Hoxhës. Ai është një udhëheqës me përmasa ndërkombëtare, ndërsa PK nuk është parti e avionëve të linjave të largëta, por parti e monopateve për në zemrat e popullit», thuhet mes të tjerash në deklaratë. Në pamje të parë rrjeshtat e kësaj deklarate mund të shkaktojnë edhe humor, por e vërteta është se ky është një provokacion hapur, që i bëhet këtij populli. Disa muaj më parë shoqata e Milloshit e provokoi popullin de-
YLLI RAKIPI
(Vijon në faqen e 2-të)
SUGJERIM QEVERISË SË SAPOZGJEDHUR
Keni marrë barrë të rëndë mbi vete, në këto çaste kritike që po kalon populli ynë.
Janë ndjenja e lartë e përgjegjësisë për fatet e kombit dhe patriotizmi që ju bënë të pranoni detyrën fisnike të udhëheqjes së vendit në këtë periudhë kaq dramatike. Nuk mund të presim gjëra të mëdha, se vetë koha e shkurtër e qeverisjes nuk ju jep mundësinë të bëni atë që dini, atë që ndieni. Zgjedhja juaj do të qëndrojë në atë, që në moralinë e problemeve, të cilat kërkojnë zgjidhje, të kapni ato më kryesoret, për t’i vënë në rrugën e zgjidhjes së tyre.
Duke qenë se nga kjo qeveri të gjithë presin që çdo të bëjë dhe në përgjithësi duan të bëni sa më shumë, do të dëshiroja t’ju sugjeroja:
— BËNI SADOPAK PËR RENDIN E QETËSINË
Ky popull për 47 vjet nuk pati kujt t’i qaje për shtypjen, përsekutimet dhe varfërinë që i solli regjimi i Enver Hoxhës. Tani në periudhën e demokracisë, a duhet lejuar që dhe kur ta vrajnë, grabisin, dhunojnë, të mos i dalë kush në mbrojtje?
Kërkoni të aprovohet sa më parë një legjislacion, qoftë edhe provizor, për këtë periudhë tranzicioni, cili të parashikojë dëmtime të rënda dhe kapitale për kriminelët. Demokracia nuk përligj diktaturën, për këtë kategori njerëzish.
FILLONI SA MË PARË ZBATIMIN E REFORMËS EKONOMIKE GRADUALISHT
Të vazhdojë 80 përqindshin, do të thotë të shkosh drejt rrë-nimit përfundimtar.
Rendi socialist kultivoi dembelizmin, indiferentizmin, ku bëri karrierë vetëm kuadri, qoftë i paaftë, me biografi të mirë.
Në ekonominë e tregut fiton i afti, i shkathëti, punëtori, gjë që do të sjellë në mënyrë të natyrshme shmangë polarizimin e shoqërisë. Por që kjo reformë të realizohet me sa më pak dhimbje, duhet të vini në funksionim atë pjesë të ekonomisë që është rentabël dhe që nuk punon për mungesë lëndësh të para. Merita juaj do të jetë, nëse do të mund të siguroni fondet e nevojshme për blerjen e këtyre lëndëve. Kjo do të bëhet që kjo pjesë e populisës, duke punuar, të fitojë për vete, por edhe do t’i hljate shtetit ha-
FATMIR TURKESHI
(Vijon në faqen e 4-të)
për të zoti Ai e ka marrë seriozisht se pikërisht aty ka caktuar fjalë të shpallur barrës së rëndë për të dhënë këshilla shpëtimtare jo vetëm për Dibrën, por për gjithë Shqipërinë.
Mbas analizave të zotit Rusi, që zor se mund t’i bënin specialistët e PP(S) në Tiranë, intervistuesi pa emër ka bërë dhe dy-tri pyetje enigme: «Nga niset zoti Abdi Baleta që e quan PK rezervë të PS». Një pyetje e tillë duhet t’i drejtohet vetëm zotit Baleta, kurse zoti Rusi mund t’i kërkojë koment ose mendim. Por këto janë gjëra që i vendos PP(S) dhe si intervistuesi, si i intervistuari.
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
[tekste të pjesshme/ të palexueshme në skajet e djathta]
Ju ftojmë përpara stadiumit «Qemal Stafa»
Me rastin e 1-vjetorit të krijimit të Partisë Republikane Shqiptare, ditën e premte më datë 10 janar zhvillohet:
MITING I MADH FESTIV I PARTISË REPUBLIKANE
Programi:
ora 11°°-13°°
para stadiumit «Qemal Stafa»
a) Përshëndetje nga drejtues të Partisë Republikane, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokratike, Sindikatave të Pavarura, të Burgosurve Politikë etj..
b) Këndojnë komplekset:
«ALBATROS»
«KLANDESTIN»
«5-91» etj..
ora 17°°
Në sallën e Institutit të Lartë të Arteve:
MBREMJE AKADEMIKE KULTURORE
a) Përshëndetje të partive politike
b) Koncert nga grupet:
«ALBATROS»
«KLANDESTIN»
«5-91»
TRANGJERS TADI, etj..
Ju ftojmë të merrni pjesë DEMOKRACIA DO TË FITOJË!
KOMISIONI ORGANIZUES