10/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 dhjetor 1992

Në vend të një reportazhi për ditët e dhjetorit ’90

DUKE PRITUR TË DALË NË SHTITJE NJË SHKOP POLICI... Ajo qante duke mbajtur një këpucë në dorë. Kur u ngrit nga karrigia e kanalit midis rrugës «Labinoti» dhe fushës në krah, asaj i kishte humbur një këpucë. Pasi duroi për disa minuta, fyçerjet e një tufe policësh që i shin aty pranë, u nis ashtu e zbathur për në qytetin «Studenti». Askush nuk bëhej kurioz. Secili kishte diçka të jashtëzakonshme në veshjen ose pamjen e tij. Sepse të gjithë kishin dalë në rrugë atë të diel dhjetori për diçka të jashtëzakonshme. Të gjithë dukej se kishin harruar të ngacmonin vajza, përveç V. T., studentit të Naftës nga Gjirokastra, që eu afrua vajzës me një shkop polici në dorë. Në përleshje e sipër, kur qëlloi i vdekjes vërtetë mbi kokat e tyre, ai kishte gjetur rastin t’i trembënte shkopin një polici. Dhe tani endet gazmor mes turmës së studentëve që po ktheheshin të rebëlur drejt godinave. - Ej, goce, mos u mërzit për këpucët, i thirri ai. Do të vijë dita kur të shes unë këtë shkopin që u kam marrë policëve dhe t’i blej unë këpucët. Ti nuk e ke idenë sa mund të shitet një shkop i tillë. Thonë që amerikanët blejnë 5 dollarë një copë tullë nga muri i Berlinit, e jo një shkop polici shqiptar. Mos u mërzit. Pas disa vjetësh unë të jem milioner. Vajza për herë të parë qeshi duke vazhduar të ecë e zbathur në rrugët e qytetit «Studenti». V. T. po ashtu, me shkop në dorë duke i premtuar asaj se dikur do ta shiste atë shkop dhe do të fitonte shumë para. Pastaj u ndanë po aq papritur sa u afruan dhe V. T. vazhdonte të tundte shkopin sipër turmave si një flamur. Të nesërmen e pasnesërmen, kur studentët mblidheshin në mitingje, V. T. vërtitej mes tyre me shkop, gjithmonë gazmor. Tani ai ka një vit që ka mbaruar e duke pritur të punësohet ka kaluar disa herë telasht le g alisht në jug. Kurse vajzën e zbathur që humbi këpucët më 9 dhjetor të 90-s, ai nuk di ta gjejë, Emrin e saj nuk e ka parë në asnjë listë shoqate a partie, dhe s’e ka dëgjuar asnjëherë në radio. Nëse ai do të vijë ndonjë ditë në Tiranë, me ndonjë shkop në dorë, e të tregojë se atë e ka rrëmbyer nga dora e një polici më 9 dhjetor, askush nuk do ta besojë. Se V. T. ka qenë shumë me capkën e asnjëherë s’ia merrnin gjërat seriozisht. Por sidoqoftë, ai mund të vijë një ditë dhe një shkop çfarëdo dhe të thotë se ishte ai i 9 dhjetorit. Pavarësisht se nuk mund ta besojnë atë që ka zënë vendet në tribunën e kësaj ngjarjeje, mund ta besojë një vajzë anonime studente, që atë ditë pasu i rrah nga policia dhe mbeti e zbathur pa këpucë, qeshi për herë të parë prej tij, kur iu afrua e i premtoi se dikur, më vonë, do të shiste shkopin e do t’i blente asaj këpucë. Do ta besojnë dhe të tjerët që e mbajnë mend. Ata që kanë zënë vend në tribunë nuk (Vijon në faqen 2) tribuna ... SE I TAKOI TË FILLOJE GA- TI NGA ZERO...

GREKU Miço kërcënon me autonominë

40.000 minoritarë që jetojnë në Jug të Shqipërisë, kanë shkollat e tyre, shtypin dhe përfaqësohen në parlament. Megjithatë përfaqësueses të interesave greke (Partisë për të drejtat e njeriut) nuk i mjaftojnë këto. Deputeti Thoma Miço kërkon «më shumë, ndryshe do të shpallim autonominë». Miço nuk qartëson se ç’ka parasysh me këtë «më shumë».

Aleancë greke e «Aleancës demokratike»

Gazeta greke «Eleftero Vima», në një nga numrat e saj të fundit në shkrimin me titull «Turqit do të dërgojnë ushtri në Shqipëri», pasi bën thirrje për të «ndryshuar politika» e jashtme greke me Shqipërinë i kërkon Qeverisë e shtetit grek që: «Të ndihmohet me sinqeritet», (sinqeritet grek - shënim i vezhguesit), forca e re politike që po del në Shqipëri». Është mesë e qartë që fjala është për partinë «Aleanca demokratike». Gjithashtu duke patur parasysh: Tezat e njëta për prononcimit të liderëve të «Aleancës demokratike», Imami, Ceka, të deputetit (grek) në parlamentin shqiptar Thoma Miço, si dhe angazhimin intensiv të shtypit grek me të njëjtat teza është mesë e qartë flirti grek dhe aleanca greke e partisë «Aleanca demokratike» (parti shqiptare). Këtë aleancë e shpall edhe zë- (Vijon në faqen 4)

Evropa nuk jeton dot pa mure

Në mbrëmjen e 7 dhjetorit në Televizionin e Beogradit u pa një mur që gjaparëtonte në rrugët e Sarajevës. Muri po ndan pjesën e banuar nga serbët me pjesën e banuar nga popullsia tjetër. A thua do të arrijë të ndërtohet dhe të rrojë sa muri i Berlinit? Korresp. i «Republikës»

SHQIPËRINE E AFRON ME EVROPEN HAPJA E JO MBYLLJA

Takim i Presidentit Berisha me gazetarët (ATSH) Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike dhe vendosja e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, përbëjnë rëndësinë historike të vizitës së delegacionit shqiptar në mbledhjen e Konferencës Islamike, shpjegoi presidenti Berisha në takimin e tij me gazetarët. Duke komentuar pasojat politike të këtij akti, Presidenti Berisha evidentoi faktin që tani diplomacia shqiptare i hapet një hapësirë e re bashkëpunimi e bashkëveprimi, që shtrihet në të gjitha kontinentet. Kjo është kurorëzimi i lidhjeve historike që kemi pasur me këtë vend, tha ai. Nga ana tjetër, Shqipëria, si vend evropian, duke u anëtarësuar nga kjo Konferencë, merr përsipër një mision të madh, atë të afrimit të popujve dhe jo të largimit të tyre, të hapjes dhe jo të mbylljes. Përvojën e jetës shqiptare, të harmonive midis feve në Shqipëri, politika shqiptare duhet ta rrezatojë patjetër në orientimet e saj. Përsa i përket pasojave ekonomike, ato janë shumë më pozitive, pasi tani Shqipëria ka mbështetjen e Bankës Islamike të Zhvillimit, që është ekuivalente e Bankës Botërore nga praktika ekonomike. Evropa, në politikën e saj nuk mbështetet në xhelozi e ambicie, por në parime demokratike, të cilat Shqipëria i ka të pasqyruara në legjislacionin e saj. Ajo është anëtarësuar në Konferencën (Vijon në faqen 2)

Kur ka dhe kur s'ka pavarsi mendimi

Në një artikull të ditëve të fundit gazeta RD diskuton qëndrimin e Partisë Republikane për ligjin mbi tokën. Autori bën me objektivitet vërejtje rreth ndryshimit të kërkesave tona të sotme në krahasim me programin. Ndërshmëri e duhet përgjigjur me ndershmëri. Është e vërtetë se në programin tonë fillestar të 10 janarit 1991 dhe në konsultën kombëtare në korrikun e po atij viti në kemi shtruar njohjen e pronës për tokën në kufijtë e parakolektivizimit. Në atë kohë ne mendonim se ky do të ishte një hap i madh drejt njohjes së pronës. Në Kongresin e Parë dhe sidomos në Këshillin Kombëtar të 1 dhjetorit, në arritëm në përfundimin se qëndrimi ynë ndaj ligjit mbi tokën duhet sqaruar në mënyrë të plotë. Më mirë të themi duhet pranuar pa ekuivoke ajo që s'mund të diskutohet: prona të shkodë të pronari i ligjshëm. Si parti ne ende s'kemi pa- raqitur një projektligj të ri mbi tokën. Ne kemi caktuar vetëm kriteret mbi të cilat duhet të mbështetet ligji. Kemi thënë: Secili të kthehet në pronën e tij dhe kjo do të bëjë me rreth 85 për qind të fshatarëve. Kemi thënë se ai që sot ka hyrë në pronën e tjetrit ta marrë tokën në përdorim; çështja e la- tifondistëve të mëdhenj të diskutohet në parlament. Ligji dhe nënligjet do të zbërthejnë këtë konceptim. Nga ana jonë do të tërhiqemi të ndihmojmë me anë të një konsultë të dytë kombëtare. (Vijon në faqen 4)

KRISHTI dhe MUHAMEDI në politikën shqiptare - Parlamenti bën harakiri -

BAJRAM MATRAHIU kushdo, por nga ana tjetër edhe shqetësimi dhe konfuzioni psikologjik që vjen nga befasi e është e naivshme, aq më tepër kur gjatë- na 45 vjetëve jeta politike ndërkombëtare e këtij populli nuk ka njohur asnjëherë lëvizje të tilla për ekstreme e të ashtës- tilla kaq ekzistuese e të ashpëlluara. Për vite me radhë në disa përplasje politike të shqiptarëve kutime e ngjarjeve pikante në politikën ndërkombëtare ka qenë tepër e varfër, prishja me Jugosllavinë, Konferenca e 81 partive gullim e lidhje. Në psikologjinë e këtij njeriu është e natyrshme që veprime të tilla të shpejta të kryera afër një viti si KSBE, Vatikan, Amerika, nisma e D- ti të Zi, NATO, Konferenca Islamike, etj., të mos gjejnë refleksionin e duhur dhe të mos kapet thelbi bashkues i tyre. Por, sikur këto shqetësime e befasime të ishin të natyrshme, s'do të ishte shqetësim kaq i keq. E keqja është se opozita parlamentare me këqda- shje i zyrtarizon këto opinione nga njerëz a grupe politike, të cilëve megjithëse partia në pushtet u dha një pjesë të tokës të tokës, ata mendojnë se kanë marrë më pak sa u takon ose nuk kanë marrë fare. Kjo është një ndër arsyet që ngatërrohet kritika me denigrimin, kundërshtia me moszbati- min. Në përgjithësi sukseset e veta opozita shqiptare, i mbështet në punën e vet për të luajtur kredibilitet, por më tepër në dëm- binet dhe lëshimet e palës tjetër. Të gjithë këta njerëz dhe grup- me politike po përpiqen me çdo kusht të provokojnë zgjedhje të reja, me shpresë se mund të fitojnë atë që humbën ose që PD nuk u dha më 22 mars. Kjo kërko- dashje dhe përpjekje për të sabotuar e paralizuar politikën e jashtme shqiptare u vu re edhe në qëndrimet e tyre ndaj veprimeve të fundit të diplomacisë shqiptare në Lidhjen e Mesme. Sulmet e mëparshme, si botimi i lajmit të rremë mbi prirjen e ndihmave nga KE, ose të deklaratës mbi Berishën, mbi «bombardimet e Beogradit», përhapja e thashethemeve se telegramet e festës së pavarsisë i janë drejtuar Ramizit e jo Saliut, kanë qenë vetëm rivale të lehta para goditjes së madhe që tentuan t'i japin çështjes kombëtare e politikës së jashtme. (Vijon në faqen 2) ... në 9 ... InsKrie- ... të disa ... të një ... me ... care. ... Tjetër ... Ti- ... për ... këto ...

NE FAQEN 3 DO TE LEXONI:

Intervistë e kryeministrit Aleksandër Meksi: «PER FAT TE KEQ QEVERI-SE I TAKOI TE FILLOJE GA-TI NGA ZERO...»

SHQIPËRINË E AFRON ME

EVROPËN HAPJA E JO MBYLLJA

Kur ka dhe kur s’ka

pavarësi mendimi

NGA KRONIKAT

Të dielën dhe të hënën që shkuan në asnjë nga rrugët kryesore nuk u pa e çmendura N. E Tiranës, madje as në ish-Bulevardin «Stalin», që thuasje ajo nuk mungon asnjë ditë. Veçse herët, mënjanë ministrë e punëve të brendshme; Anastas Angjeli, ministër i arsimit për shkollat greke, Maqo Lakrori ministër i rendit, Lutfi Dautllari ministër i bujqësisë; Gramoz Josif Pashko ministër i drejtësisë; Paskal Milo, ministër i punëve të jashtme, për marrëdhëniet me Greqinë, Ajdin Sejdia ministër i marrëdhënieve me lidhjeve me jashtë, Mojkom Zego ministër pa portofol për arkeologjinë, artin, poezinë, politikën, drejtimeve të sekretarëve të PPSH; Arben Imami, ministër i teatrove dhe estradave. E çmendura N, pushoi një çast se lajmeruari qeverinë e re duke vështruar letrën që kishte në duar. Pastaj filloi të gërmonte në çantën e dorës, duke për të gjetur listën vijues të qeverisë; Ajo gërmonte e gërmonte deri pak më parë ajo kish lajmeruar vetëm dëme ministri E nervozuar, e çmendura N. shtronte herë turmën që ishte mbledhur përpara saj, herë në çantë, ku nga nervozizmi tufa e preshëve ishte shpërbërë dhe fare lehtësisht mund t'i nu- mëroje: Ishin njëmbëdhjetë prej të gjelber e çuditërisht presh shumë të mëdhenj. Së fundi gruaja dora nga kërkimi i një hogi gjatë në çantën ku zgjateshin të llakë e shumë të gjatë 11 copët e preshëve të gjelbër. E nervozuar duke u humbur durimin, e filluan të braktisnin tubimin për nga dikush tha se aty pari kaluari një makinë e policisë. Dikush nga turma i thoshte shokut në krah «Qeveria e re...» sa duhej të kishte njëmbëdhjetë ministri?». «E pa njëmbëdhjetë...? Njëmbëdhjetë, njëmbëdhjetë... qfarë stëre...» Qeveria është miratuar edhe nga Xhelil Gjoni, - bëri ajo një parantezë dhe nuk kuptoj pse duhej miratimi i këtij. Gjatë leximit të emrave të qeveritarëve të rinj që ajo e quante herë qeveria e punës, herë qeveria e stabilitetit, nga çanta e zezë i dilte ajo tufa e preshëve të gjelbër e çuditërisht të gjatë. Rroftë qeveria e re!, bërtiste e çmendura N. Rroftë... Gramoz Ruçi, ministër i turizmit, Beshkim Lilo Zanell, ministër i duhej të kishte njëmbëdhjetë ministri?». «Nesër... Qeverinë..., unë lexoj stabilitetit,... Rroftë..., Imami...: Qeveria... Shqipëria..., Shqipëria...» Siç duket e çmendura N. e kryeqytetit lajmeronte se nesër do të mbante një fjalim të rëndësishëm dhe vërtetë të mërkurën, veçse jo në mëngjes dhe jo në podiumin e zakonshëm të hotel «Arbëria», por në orën 11.00 përpara hotel «Tiranës» ajo shpalli Qeverinë e re.