TË VOTOSH PËR PR-në, DO TË THOTË TË JAPËSH VOTËN PËR DEMOKRACINË E VËRTETË
DEKLARATË E ZOTIT SABRI GODO NË KONFERENCËN E DJESHME TË SHTYPIT
Momenti që jetojmë është vendimtar për fatet e vendit. Çdo parti, shoqatë e individ, duhet të ndjejë përgjegjësinë e asaj që bën dhe të flasë qartë. Duke u nisur nga kjo, po shfaq këtu disa konsiderata të Partisë Republikane. Vendi ka arritur ekstremet e varfërisë, ndërsa shtohet anarchia me banditizmin e hapët. E di gjithkush se në këtë gjendje na solli diktatura komuniste, që vijon të mbajë pushtetin nën format e rinovimit. Por vendi i shtrirë për tokë i ka të gjitha mundësitë të ngrihet dhe kjo do të nisë me zgjedhjet e reja. Në kushtet tona, këto zgjedhje nuk janë një ndërrim i partive politike në pushtet. Këtu bëhet fjalë nëse do të mbetet në fuqi komunizmi apo do të vendoset demokracia. Lufta elektorale do të jetë e ashpër, jo dhe aq në pamje të jashtme se sa në shpirtrat e njerëzve. Partia Republikane gjithnjë është përpjekur për një aleancë të partive opozitare, që do të ishte boshti i zhvillimeve politike me ndikim edhe në botën e jashtme. Në intensifikimin këto përpjekje për një koalicion në zgjedhjet. Mendimi ynë ishte që tri partitë opozitare të dilnin të gjitha bashkë komunizmin. Nuk dua të marr kohën tuaj me propagandë elektorale. Nëse zotërinjtë dëshirojnë, mund të marrin këtu statutin dhe programin e ri, ku parashikohen idetë tona republikane për sot dhe ditët që vijnë. Por do të shfaq mendimin tim mbi disa çështje shqetësuese në vijim të zgjedhjeve. 1) Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të pastra dhe të qeta. Populli po duron me dhëmbët shtrënguar privacionet më të rënda, për të bërë këto zgjedhje. Por që tani dukën prirjet për të ushtruar terror politik, me shantazhe e dhunë fizike. Nxitja vjen nga ata që janë mësuar me pushtet të pakufi dhe që i tremben demokracisë. Kurse hapi i parë i demokracisë do të jetë të vendosë rendin juridik, ku drejtësia do të veprojë njëlloj mbi të gjithë. Këtë vështirësi e kuptojnë mendjet e helmuara ara që shohin te destabilizimi rrugën e shpëtimit. Qeveria duhet të veprojë me energji dhe pa humbur kohë për të moshuar një turbullirë të tillë. 2) Forcat destruktive dhe ekonomisë kanë vënë dorë dhe në linjat elektrike të tensionit të lartë. Këto bëhen nga grupe të organizuara profesionistësh. Janë dëmtuar tri linja. Nëse kjo shtri- shtrihet më tej, do të ndodhë një bllokim i përgjithshëm që do të ndalë edhe furnizimin me bukë dhe ujë. Kjo është një jetë shumë e rrezikshme, për të hedhur me lehtësi vendin në anarki të plotë. 3) Formalisht ushtria është e copëzuar, por oficerët e rinj, kuadrot e mesme e të larta e shohin vetveten si brenda «mureve të kuq», për shkak se komandat eprore vijojnë të jenë pothuaj të nomenklaturës së vjetër. Ç’punë kanë sot në ushtri civilët që u çuan aty si komisare politike në vitin 1974, ose ata që u bënë oficerë me kurse tremujore? Shmangiet nga shërbimi ushtarak, grabitja e depove të armëve dhe ngjarje të tjera që po krijojnë erozion në ushtri, duhet të ndalen, duke filluar me përtëritjen e shpejtë të kuadrit. 4) Parlamenti nuk arriti të nxirrte një ligj mbi çarmatimin për arsye që nuk kuptohen. Jo vetëm nuk mblidhen armët, po ato shtohen me ardhje nga jashtë e me grabitje nga brenda. Në zgjedhjet duhet të hyjmë si në tempullin e paqes e të lirisë dhe jo me armët fshehur. Duhet të bëhet mbledhja e menjëhershme e armëve, nëse nuk duam që të ndodhin të shkaktojnë turbullira të pandreqshme para dhe gjatë zgjedhjeve. Qeveria duhet t’u kushtojë vëmendje më të madhe këtyre çështjeve që përmendëm, duke garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të qeta e të lira. Çdo neglizhim do ta ngarkojë atë me përgjegjësi të rëndë para vendit. Në të njëjtën kohë, Partia Republikane bën thirrje popullit të shmangë çdo provokacion, të kundërshtojë
Partia Republikane të ishte bosht Në intensifikum që tri partitë opozitare të dilnin me kandidatë të përbashkët së paku në gjysmën e zonave, që opozita të fitonte dy të tretat e vendeve në parlament. Me një marrëveshje të tillë demokracia do të ecte në siguri të plotë, duke hedhur edhe bazat e bashkëpunimit real për qeverisjen e vendit në të ardhmen. Por duket se marrëveshja do të kufizohet vetëm në disa zona. Kjo prapë është një gjë e mirë, sepse mungesa e çdo marrëveshjeje do t’i vinte partitë e opozitës në kundërshtim me interesat dhe dëshirën e popullit, duke zgjuar social-komunistët, ndërsa nuk është koha t’u jepet atyre një gëzim i tillë. Ndodfta, me kalimin e ditëve, aleanca mund të zgjerohet në më shumë zona. Le të ecim drejt kësaj shpejt e me guxim. Nuk mund t’i shmangemi detyrës së madhe të bashkimit të forcave të demokracisë.
Ne mendojmë se edhe në zonat e konkurrimit të lirë, tri partitë kryesore të opozitës dhe partitë e tjera të harkut antikomunist e demokratik duhet të mos shpenzojnë energjitë, për të fituar terren ndaj njëra-tjetrës. Partia Republikane do të paraqitet denjësisht në zgjedhjet e kandidatit në çdo zonë. Ne jemi në parti e shtirë në tërë vendin me 36 degë dhe dy mijë seksione. Anëtarësinë e kemi moralit të pastër dhe të vetëdijshme dhe jemi drejt zgjedhjeve me besim. Me programin dhe politikën e saj, PR i ka bërë mjaft shërbime demokracisë. Këto populli i di dhe pse ne kemi qenë të heshtur në fjalë. Është tipar i partisë sonë të mos premtojë kurrë atë që s’mund të arrijë dhe të jemi me këmbët në tokë në luftën për ta hequr
Ne të dyti, iniciativën për mbajtjen e Kuvendit duhet ta marrin ata që kanë të drejtë të falin e të japin ndjesë. Pra, Komisioni Nismëtar, që deri tani ka qenë disi pa identitet, duhet të ribëhet. Me këto dhe disa vërejtje të tjera, Partia Republikane do të përkrahej me gjithë zemër mbajtjen e një kuvendi për unifikimin e përpjekjeve tona kombëtare.
Ne do t’u shpjegojmë zgjedhësve se të votojnë për PR, do të thotë të japësh votën për demokracinë e vërtetë. Ne jemi kundër një parlamenti me një parti të shumicës dhe një parti të vetme në opozitë. Në kushtet tona, kur ende s’janë vendosur strukturat e demokracisë, kjo është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme. Prandaj e quajmë detyrë të hyjmë në parlament, duke shikuar me dashamirësi edhe hyrjen e partive të tjera, që janë për demokracinë dhe rrënjosjen e komunizmit. Ne do t’u shpjegojmë njerëzve se, të mos shkosh në votim, është njëlloj si të votosh kundër demokracisë, është njëlloj sikur të pranosh zgjatjen pa kohë të gjendjes që jetojmë. Ne deklarojmë se do të mbrojmë rendin e qetësinë, se do të japim çdo ndihmë për zgjedhjet e lira dhe do të respektojmë pa kushte vullnetin e popullit në këto zgjedhje.
(Sipas ATSH-së)
Dje paradite, kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Sabi Godo, tha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë një konferencë shtypi me rastin e hapjes së fushatës elektorale. Më poshtë gazetarët e organeve të ndryshme të shtypit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, TVSH-së dhe gazetarët dhe korrespondentët e huaj që ndodhen në vendin tonë.
Merrnin pjesë gjithashtu titullarë dhe funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë.
Kryetari i PR-së, zoti Sabri Godo në fillim lexoi deklaratën e kësaj partie.
Pastaj Sabri Godo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se me ligjin elektoral çdo parti do të marrë atë që i takon, atë që dëshiron elektorati i saj. Koalicioni bashkon forcat demokratike dhe blloku opozitar do të shëmbëllë murin komunist. Mendimi ynë është që zgjedhjet lokale të bëhen në një kohë sa më të shkurtër, sepse s’mund të kënaqet pushteti qendror pa bazën etj.
ZP-ja DEMASKON RINOVIMIN E PS-së
Të gjithëve u kujtohet ajo fushatë e tërbuar shpifjesh nga të ulëtat e etikës profesionale të gazetarësisë në prag të zgjedhjeve të vjetshme të 31 marsit. E filloi “Zëri i Popullit” ose shkurt ZP-ja, duke sharrë me një fjalor rrugaçërie përfaqësues të ndryshëm të Partisë Demokratike, të PRSH-së si dhe cilindo gazetar demokrat që guxoi t’i thoshte të vërtetat e hidhura hapur. Kësaj flakë iu përgjigj edhe shtypi opozitar, se ishte i detyruar të mbrohej, duke u përndezur keqas tensioni i asaj jave para zgjedhjeve. Ajo ishte një periudhë pa precedent në historinë e shtypit shqiptar. Turp për kalemxhinjtë e ZP-së, të cilët s’meritojnë të përmendësh as emrin e mungesës edukate njerëzore. Po shumë turp ishte për Partinë e Punës, se gazeta ishte organ qendror i saj. Nuk mund të themi se ajo fushatë shpifjesh denigruese nuk zuri vend tek njerëzit që s’donin të besonin rënimin e degradimin e partisë, së cilës i besuan për gjysmën shekulli. Nuli e kemi fjalën vetëm për analfabetë e partisë, por edhe për njerëz që me ndershmëri punuan për të zbatuar detyrat e partisë së tyre. Thamë atëherë se ajo që ndodhi vjet s’ka për t’u përsëritur sivjet se nuk ka më PPSH. Aq më tepër që presidenti Ramiz Alia përmes ekranit të vogël bëri thirrje për të zhvilluar një fushatë të qetë, të ndershme, pa ekse, kur... Pa kaluar as dy-tri ditë nga ajo thirrje, ZP-ja demaskon rinovimin e PS-së! Qysh ka mundësi vallë të ndërtohet demokracia në një parti që ka përdorur çdo lloj metode, siç e shohim fund e krye: bllokmeneve, siç kanë epitetime, që po e mënjanin fundin e tyre. Meçërhe pas zgjedhjeve, ajo parti që e futi shtypin në atë batak, po me urdhër, nisi ta qetësonte situatën, madje të quhej edhe gabim fushata e padrejtë e asaj kohe. Pra, uksu po ishte lukurën e qengjit. Këto ishin taktikat e PPSH-së që në Kongresin e saj të 10-të nuk mundi të ruante dot as emrin e vet. Dhe, si përparrallat me mbret, na u krijua Partia Socialiste, goja si një parti e rinovuar qysh në ditën e pagëzimit. Madje mori përsipër të mbronte idealet socialiste evropiane. Se sa u rinovua ajo, këto e më mirë të gjithë shqipëtarët e rrenë, golla edhe ata që mund të kenë ndjekur vetëm seancat e Kuvendit Popullor. Por ja që tani, kur deputetët u shpërndanë dhe s’mund të përçojnë idetë dhe sharjet e tyre përmes parlamentit, u urdhërua ZP-ja të nisë sulmin. Janë shpifje pa skrupull kundër personaliteteve opozitare si dhe kundër gazetarëve të RD-së dhe të «Republikës». Siç duket, është i njëjti urdhër dhe nga e njëjta dorë që u bë vjet. Është po ai stil të shkruari, sepse dhe kalemxhinjtë janë po ata. Një përjashtim të vogël bën vetëm të qetë, të ndershme, pa eks...? eksese, kur... Pa kaluar as dy-tri ditë nga kjo këshillë, ZP-ja organ qendror i PS-së, që pretendon se është rinovuar, nisi sulmin kundër partive opozitare të mirëfillta dhe gazetave demokratë. Ishte dhe ça e pabesueshme. Pse do të thoni? Sepse sharrjet e fyerjet e vjetshme u bënë nga PPSH-ja, me urdhër të ish-liderëve të saj. PETRO DHIMITRI
bim ndaj kujtdo që i kundërvihet me argumentim dhe pa sharje personale politikës së PS-së. Ndofta kërkojnë ta acarojnë situatën, për ta rënduar gjendjen deri në përplasje konfrontuese, që mos ndodhin kurrë. Mos harroni, zoti Nano e Xhixha me shokë, mbani përgjegjësi të madhe para popullit dhe historisë për çdo veprim jashtë kontrollit, ku mund të çojë tërbimi juaj.
Si mund të shpjegohet që PS-ja shtrembëron edhe fjalët e Prof. doktor Rexhep Qoses sa televizioni jep edhe përgjegjështrimin e tij? Mirë ndonjë ambasadori të huaj mund të mos ia besojë disa përgjegjështrime, po rastit të Profesor Doktor Rexhep Qoses ç’t’i themi?
Doemos, kur një parti shndërrohet në çerdhe të fabrikimit të gënjeshtrave, edhe gazeta e saj atë avaz do të mbajë. Dhe sinjali u dha në mënyrë aspak evropiane dhe aq më shumë socialiste evropiane. Kjo tregon se si paraardhësit e tyre, edhe liderët aktualë të partisë janë nxitësit e historisë paralelaktore dhe autorët e ekseseve. Dhe nuk kemi pak. Të gjitha bëhen me qëllim që populli të trembet dhe mundësisht të idealizojë kohën e diktaturës kur qetësia në rrugë nuk mungonte. Po kush po e prish qetësinë? Është po ajo dorë që sot po ndërsej shtypin në një fushatë sharjesh të ulëta, që jo vetëm nuk sjellin pajtim kombëtar, por na ulin dhe nxitëtin si racë dhe si komb. E ç’vlerë kanë universitetet që kemi dhe që e PPSH i ka propaganduar
Në KOSOVË
KREMT OHET 22-VJETORI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Në Prishtinë u kremtua me solemnitet 22-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Me këtë rast u mbajt një mbledhje solemne e kuvendit të Universitetit, në të cilën fjalën përshëndetëse e mbajti rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Ejup Statovci. Në kuadër të këtij përvjetori u dha edhe një program i shkurtër artistik.
Gjatë 22-vjetëve të shkuara në Universitetin e Prishtinës janë diplomuar mbi 60 mijë studentë, prej të cilëve rreth 40 mijë ishin shqiptarë. Tani në këtë institucion nuk lejohet që studentët dhe arsimtarët shqiptarë të mbajnë mësimin në gjuhën shqipe. Krahas fakulteteve dhe shkollave të larta në masa të dhunshme janë vënë edhe biblioteka popullore dhe universitare dhe qendra e studentëve.
Nga fakultetet dhe shkollat e larta dhe institucionet e tjera që funksionojnë në kuadër të Universitetit janë përjashtuar me dhunë 827 mësimdhënës shqiptarë, shumica e të cilëve janë me tituj të lartë shkencorë-profesionalë. Regjimi serb i kontrollon me polici fakultetet dhe shkollat. Në konviktet e studentëve nuk është vendosur asnjë student shqiptar dhe krahas numrit të vogël të studentëve serbë aty janë strehuar refugjatët serbë të ikur nga Kroacia.
Regjimi serb po u kërçënohet mësimdhënësve shqiptarë të këtij Universiteti se do t’i largojë të gjithë nga banesat e tyre.
Përkundër një gjendjeje të t... (Vijon në faqen e 2-të)
Shënim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri
TIRANË, MË 11 SHKURT 1992 RADIO «ZËRI I AMERIKËS»
Sot presidenti Ramiz Alia shpërndau Kuvendin Popullor dhe njoftoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 22 mars.
Siç thekson një reporterzahin që vijon bashkëpunëtori ynë ELEZ BIBERAJ zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për Shqipërinë.
Zgjedhjet për në Kuvendin Popullor do të zhvillohen në një klimë të acaruar politike dhe vëzhguesit e huaj shfaqin dyshime nëse këto zgjedhje do të jenë të lira e të drejta. Ata vënë në dukje se rrethanat aktuale në Shqipëri mund të pengojnë zhvillimin e një fushate të ndershme, të lirë e të drejtë elektorale.
Komunistët që ende kanë në dorë pushtetin kanë lejuar që rendi e qetësia të prishen. Kështu në disa zona të vendit thuhet se mbretëron anarkia. Zyrtarët e opozitës demokratike kanë akuzuar presidentin Alia dhe komunistët se qëllimisht kanë lejuar që gjendja të keqësohet. Kështu për të gjitha ato probleme të fajësohet demokracia.
Ashtu siç ka ndodhur në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe në ish-republikat sovjetike, tek-tuk një pjesë e popullsisë shqiptare vihet re, sipas shtypit vendor, njëfarë nostalgjie për diktatorin Enver Hoxha. Me krijimin e një dure të tillë kanë ndikuar makarët komunistë të informacionit, të cilët fajësojnë opozitën demokratike për shkallëzimin e krizës shoqërore dhe për shtimin e kriminalitetit.
(Vijon në faqen e 4-të)
Vëzhguesit e huaj kanë pohuar se ligji elektoral në përgjithësi është në përputhje me standartet evropiane dhe ndërkombëtare.
Mirëpo zgjedhjet do të varen nga zbatimi i këtij ligji. Mbetet për t’u parë nëse fushata e partive të opozitës do të financohet në mënyrë të barabartë me atë të komunistëve. A do të lejohen komunistët që të përdorin burimet shumë të mëdha që disponojnë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.
E drejta e barabartë e propagandimit të programeve elektorale e të gjitha partive në mjetet e informacionit, veçanërisht në RTSH, do të ketë ndikim të madh dhe të drejtpërdrejtë në rezultatet e zgjedhjeve.
Për mëse një muaj nuk u botua asnjë gazetë qendrore, gjëja për arsye se kishte mungesë letre. Kur partitë e opozitës siguruan një sasi letre nga organizatat bamirëse ndërkombëtare, filloi të botohej edhe e përditshmja komuniste «Zëri i Popullit». Por nuk u dhanë shpjegime se si u sigurua letra. Demokratët thonë se ekzistonte letër e mjaftueshme, por komunistët po manipulojnë me këtë çështje.
Ndërprerja e botimit të gazetave të opozitës gjatë fushatës së zgjedhjeve do të paralizonte opozitën, e cila nuk do të ishte në gjendje të propagandonte program...