ATJE KU DO TË HEDHË KANDIDATURËN. ZOTI SALI BERISHA DHE ZOTI SKËNDER GJINUSHI, PARTIA REPUBLIKANE NUK DO TË VENDOSË KANDIDATURË
U MBLODH KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË REPUBLIKANE
Pardje, në orën 10, në sallën e selisë së Partisë Republikane u mblodh Këshilli Kombëtar i partisë nën drejtimin e kryetarit të saj zotit Sabri Godo, i cili pasi paraqiti taktikën dhe strategjinë e Partisë Republikane gjatë fushatës elektorale, foli për gjendjen aktuale të partisë në këtë prag zgjedhjeje.
Takimi që po organizojmë sot, tha ndër të tjera, ai, për të diskutuar listat e të 100 kandidatëve republikanë si dhe listat shumëemërore të Partisë Republikane ka një rëndësi të veçantë pasi kandidatët do të luajnë një rol të madh në fushatën e zgjedhjeve. Në hartimin e listave kemi pasur parasysh disa kritere të veçanta si deputetët duhet të jenë nga njerëzit që mund të na prezantojnë më mirë, duhet të kenë profesione të ndryshme e duhet të jenë nga zona të ndryshme, sidomos nga ato rrethe që kanë më tepër zona. Kjo nuk ka qenë një punë e lehtë e Komitetit Drejtues për të arritur deri këtu. Pikërisht për këtë arsye e organizuam këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, për të diskutuar edhe më gjerësisht në mënyrë që të arrijmë në një përfundim të përbashkët drejt qëllimit sa më të lartë: përfaqësimit sa më denjësisht të republikanëve në parlament.
Më pas fjalën e mori nënkryetari i PRSH, z. Zef Bushati, i cili bëri një pasqyrë të punës që është bërë deri tani dhe për përgatitjet që po bën PR për të hyrë në fushatën elektorale e plotë dhe e sigurtë. Më tej fjalën e mori z. Marenglen Gjonaj, shef i sektorit elektoral të PRSH, i cili paraqiti projekt-kandidaturat e vendosura nga Partia. Zgjedhja e kandidaturave u është nënshtruar ligjeve të demokracisë. Propozimet kanë dalë nga vetë populli i zonës dhe janë miratuar nga Këshillat drejtues të degëve.
Më tej u kalua në diskutime të gjata e të hapura për çdo kandidaturë. Këshilli Kombëtar i PRSH vendosi njerëzi se aty ku do të hidhen kandidaturën z. Sali Berisha dhe z. Skënder Gjinushi, PRSH nuk do të vendosë kandidaturë
INSTITUTI M-L PLUS ZP BARAZ PP(S)
Ky bashkim i quditshëm zuri fill në kongresin e 10-të të PP. Pra, një institut që merrej me krijimin e përrallave u bashkua me “Zërin” që i rrëfente çdo ditë këto përralla, dhe krijoi variantin PP(S).
Sic tharjojnë te tregojnë socialistët tre ishin variantet që mund të nxirrnin në dritë këtë krijesë.
I pari, shpërndarja e PP dhe krijimi i një partie të vërtetë socialiste. Kjo do të ishte mbase një udhë e ndershme, por kol-tukofagu Fatos Nano e kompani e hodhën poshtë në mënyrë kategorike, duke e quajtur “vetëasgjesimi hungarez”. Në të vërtetë në këtë rast zoti Nano kishte parasysh vetasgjesimin e kolltukut.
Varianti i dytë ishte dalja në këtë kongres e një fraksioni të fuqishëm komunist... Pas kësaj, “grupi Nano” dilte si një variant “i pastër” dhe kusuret do t’i merrnin përsipër komunistët, por... sikur fraksionistët të kujtoheshin e të thoshin “se pronarët dhe deputetët i kishin të vetët. Atëherë, (mos, o Zot!) shoku Fatos dilte më i rrurrar qëthur se në variantin e parë. Në këto kushte lipsej të gjendej një variant tjetër. Dhe zoti Nano, si ish-punonjës i një instituti që mund të sajonte gjithçka, pre[...]
I pari gazetar ZP-ist që u ngjit në majat e udhëheqjes së PP, ishte Xhelil Gjoni, ndërsa nga instituti M-L drejtoreshë Nexhmija. Sidogoftë këto dy raste, për shkak të specifikës kishin, (gruaja e komandantit dhe besuari Xhelil) nuk mund të thuhet se i paraprinte fabrikimit të PP(S). Njeriu që i parapriu këtij bashkimi ishte ish-gazetari i ZP, ish-sunontësi i Institutit M-L, ish-sekretari i KQ të PP, ish-poeti, Spiro Dede. Ky ishte guri i parë i PP(S). Megjithatë guri i parë duk-[?] është e thënë të jetë violina e parë. Kjo detyrë i është besua njeriut prej shpërndarësve më të zellshëm të veprave të Enverit, punonjësit të institutit M-L, Fatos Nanos. Njeriu më i përshtatshëm për këtë punë nuk mund të gjendej në gjithë partitë m-l të Lindjes. Po mbushet gati një vit që zoti Nano thotë vetëm fjalë të paorganizuara në fjalë. Kjo është në fakt edhe detyra e parë e PP (S). Ditën që shoku Fatos do të formulojë fjalë, do të fillojë dhe rinovimi i Partisë. Një figurë tjetër e rëndësishme e PP(S) që vjen nga instituti m-l është edhe ekonomisti Leontiev Cuçi, që dyshohet se ka kaluar ylberin...
Për Tiranën, ishte Halil Lalaj. Pa dyshim më i fuqishëm, më energjik, më shumë sharjëmadh ishte Musa Muçini. Këto ditë shtypi i PP(S) e thirri përsëri dhe ak, me mundësitë e mëdha intelektuale që zotëron, deklaroi se ka zbuluar një Evrovë të re komuniste... që nuk e pranon Partinë Demokratike.
Si të mos mjaftojnë të gjithë të lartpërmendurit, në kryesinë e kësaj partie u thirr, (pasi u zbu[a] nga puna) ish-drejtori i RTSH-së, i depolitizuar Fatmir Kumba[o]. Po nga ky institucion u thirr gazetari tepër figurativ Bashkim Zeneli. Mbi të gjithë bën dallim njeriu që u thirr në postin e nënkryetarit të PP(S), Servet Pëllumbi. Ai u thirr në këtë post me cilësinë e pedagogut filozof të marksizëm-leninizmit. I njohur si shkues i parë kundër Gorbaçovit në ZP dhe i dërguar për veprën filo-zofike-ateiste “Feja është opium për popullin”, thënë se është falënderuar dhe ka marrë dhe një ftesë nga papa.
Ndër më të rinjtë, që thuhet se nuk shkruan me emrin e vet dhe që u propozua për nënkryetar i PP(S), është Luan M. Raba. Sidogoftë, zoti Xhixa, duke zbatuar parimin komunist (jo shefa vartësit, se të hanë kokën) nuk e lejoi.
anëtarët dhe deputetët i kishin të vetët. Athërë... (mos, o Zot!) shoku Fatos dilte më rrallë dhe thur në varianin mund të shajonte gjithçka, preferoi kthimin e PP në PS. Pra, triumfoi varianti i vazhdimësisë. Në këtë variant mbeteshin pronat, anëtarët dhe deputetët. Mbetjet të krijohej një udhëheqje e ... PAKORRUPTUAR, për të zëvendësuar udhëheqjen e korruptuar. Dhe shoku Fatos, që pupulli shqiptar e ka lindur vetëm për TUDHËHEQUR, formuloi variantin e famshëm: Instituti M-L + ZP = PP(S). Kjo është udhëheqja e PP(S). Ky është njëkëshsisht dhe i vetmi shndërrim që ka pësuar PP, ndërsa PP(S) është rinovuar vetëm në një pikëpamje: Kryetari i saj, i dashuri shoku Fatos, ndryshe nga i ndjeri Enver, u ka kaluar ylberin...
Pa dyshim vështrimin më të madh në udhëheqje të kësaj partie e kanë gazetarët e ZP-së. Si kriter bazë për përzgjedhjen e tyre shërbeu fusha elektorale në zgjedhjet e 31 marsit. Ata që shpifën, shanë e fyen më shumë, morën poste e grada. Dhe sigurisht që numri i tyre ishte kryeredaktori Namik Dokle. Tregojnë se si shans, që zoti Dokle i “merrte përsipër” ka shërbyer një vizitë e tij në Kubën e Kastros. Kaq shumë u rrit ky burrë, sa që për pak u bë President. Një tjetër gazetar, i specializuar për fyerje, që u besuat sa Xhelil Gjoni, duke marrë postin e sekretarit të parë të Parlamentit të parë pluralist.
Ndër vet dhe që u propozuan për nënkryetar i PP(S), është Luan M. Rama. Sidomos, zoti Xhihha, duke zbatuar parimin komunist (jo shefa varfësit, se të hanë kokën) nuk e lejoi.
Këto ditë, ka filluar fushata elektorale. ZP-istët janë sulur me sharje, shpifje e fyerje të çdo lloj. Nëse kur të fitojnë SOCIALISTËT, zoti Nano me ekipin e tij do të merren vetëm me ndërtimin e qeverisë, ndërsa PP(S) do ta mbushin kontigjentin tërreja të ZP. I pari që do të rrëmbejë ndonjë post të rëndësishëm (po nuk u fut në burg) është shoku Përparim Xhixha. T dyti shoku Hamdiu e më radhë deri tek gazetarët që e përdorin pseudonime, si shoku Enver në luftë...
YLLI RAKIPI
PROCES QË LËNDOI PLAGËT
— REPORTAZH NGA SALLA E GJYQIT TË SHKODRËS —
Më 13 shkurt 1992, rifilloi në Shkodër procesi gjyqësor për masakrat e 2 prillit, në një kuresh-tje dhe ankth mbarë popullor. ...
PROCES QË LËNDON PLAGËT
REPORTAZH NGA SALLA E GJYQIT TË SHKODRËS
Më 13 shkurt 1992, rifilloi në Shkodër procesi gjyqësor për masakrat e 2 prillit, në një kureshtje dhe ankth mbarë popullor.
PROCES QË LËNDON 2 prillit, në një kureshtje dhe ankth mbarë popullor. Ç’të reja vallë do të na sillte Hetuesia në këtë proces të kthyer dy herë për plotësim hetimesh?
Salla ishte mbushur plot e përplot para se të vinte ora 9⁰⁰ që ishte caktuar rifillimi i gjykimit. Avokati i dëshmorëve të demokracisë dhe familjeve të tyre, zoti Nafiz Bezhani, kishte kërkuar dhe priste që në sallë të vendosej edhe një tavolinë për të, sepse mbi të tjera e kërkonte nderi dhe dinjiteti i një procesi kaq serioz. Ndërkaq dera u hap dhe gjykata hyri në sallë. Avokati zuri vend në cepin e një stoli, si të ishte qytetar i thjeshtë.
Përhapja e lajmeve se asgjë nuk ka ndryshuar nga akt-akuza e parë, e rëndoi shumë gjendjen në sallë. Njerëz me ndjenja të ndezura shpërthenin në zemërim edhe pse kryetari i paralajmëron, njerëz me dhimbje në zemër shprehën urrejtje kundër padrejtësive edhe kur jepet urdhër për t’u nxjerrë jashtë sallës. Janë njerëz që nuk e kapërcejnë dot helmin e bijve dhe vëllezërve të tyre. Sa varrë barbarisht, sado kohë e gjatë të kalojë, paçka që ky zemërim i ligjshëm gjen edhe shpjegime shumëkolorëshe. Dhe në këtë gumëzhitje të papërmbajtshme, del përpara avokati i tyre, duke u drejtuar vetëm pak fjalë: “Këta besim tek avokati juaj! Gjeni forca për të përmbajtur hidhërimin. Dëgjoni qetësisht gjykatën, dëgjoni akuzën, pastaj e kam radhën unë, avokati juaj”. Pas kësaj thirrje ra një qetësi e tillë a thua se ajo sallë nuk kishte qenë kurrë e turbulluar, se ata njerëz nuk kanë pasur kurrë zemërim. Kryetari hap procesin qetësisht, pastaj e mori fjalën prokurori që paraqiti akt-akuzën po qetësisht dhe pas tij u qua nga stoli ku ishte ulur avokati, i cili bëri këtë deklaratë:
“Zoti Kryetar, zotërinj anëtarë të kolegjit ushtarak të Shkodrës! Të kërkojmë mirëkuptimin dhe demokracinë e familjet e tyre të përfaqësohen nga avokati mbrojtës në këtë proces. Mendojmë se ky vendim do të jetë kombëtar me vlerë për praktikën tonë gjyqësore, sepse thuhet kornizat e procedurës moniste fatkeqësisht akoma në fuqi dhe vendosi një precedent për të ardhmen, deri në krijimin e procedurës së re penale. Por, megjithëkëtë, unë nuk mund ta ushtroj këtë të drejtë, për shkak se të katër të pandehurit që janë dërguar këtu për gjykim u gjykuan, akuzohen për shpërdorim të detyrës, pra, në bazë të Nenit 106 të K.P. që ka për objekt veçimin e veprimtarisë së rregullt të organeve të pushtetit shtetëror.
Familjet që unë përfaqësoj, z. Kryetar, kanë shtruar për zgjidhje një pyetje: “Kush na i vrau dëshmorët?”. Kësaj pyetjeje askush nuk i përgjigjet. Akuza që u është bërë të pandehurve, më heq të drejtën për të kërkuar prej tyre këtë përgjigje dhe praktikisht më heq edhe të drejtën për të gjetur përgjigjen në këtë proces. Kur them ma heq mua të drejtën, dua të them familjeve të dëshmorëve që kanë më se 10 muaj që presin të zbulohen dhe të dënohen vrasësit e djemve të tyre; dua të them Shkodra, që pret të zbulohen dhe të dënohen autorët e masakrës së 2 prillit; dua të them i gjithë opinioni demokratik që kërkon të dënohet dhuna dhe krimi i organizuar për t’u dhënë fund atyre.
Juve, z. Kryetar, me vendimin Nr. 59 dt. 29.7.1991, ia rikthyet çështjen Hetuesisë së Përgjithshme, duke nënvizuar nevojën për bashkimin e krimit të shpërdorimit të detyrës, me atë të vrasjes. Por ajo e ktheu akt-akuzën, duke i ndryshuar vetëm datën.
Me vendimin Nr. 104 dt. 4.12.1991, ju i kthyet përsëri dokumentet me një vlerësim kategorik se: “çështja e shpërdorimeve nuk mund të veçohet nga ajo e vrasjes. Këto çështje janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk mund të gjykohen veç e veç...” Ky vendim i drejtë kishte vetëm një nga dy përgjigjet e mundshme: ose duhej të protestohej, ose të plotësohej. Quditërisht nuk u bë asnjë nga këto veprime dhe me mospërfillje të papërgjegjshme akt-akuzа ju kthehet duke ndryshuar vetëm datën.
Ndodhta motive të rënda ju detyrojnë të rijgjykoni çështjen pa u plotësuar kërkesat që keni bërë, por ky veprim është i kundërligjshëm, sepse bie ndesh me vendimin 104 që ju vetë keni marrë dhe që procedura nuk ju njeh të drejtën për ta anuluar. Problemi tjetër serioz mendoj se është akt-akuza kundër të pandehurve, e cila bie ndesh me dispozitën që i referohet. Të katër të pandehurit, pothuaj kanë për t’u dhënë fund atyre.
(Vijon në faqen e 4-t)
U VARROS ME NDERIM DEPUTETI I PD PETRIT LLAFIU
Me nderim të veçantë, me dhimbje të thellë njerëzore, mijëra qytetarë shkijakas, të afërm e dashamirës nga i gjithë vendi, ditën e diel, më datë 16.2.1992, përcollën për herë të fundit birin e tyre të dashur, i cili siç dihet vdiq aksidentalisht në krye të detyrës në Itali ku ishte shkuar për të siguruar ndihma për qytetin e tij të lindjes.
E ka në traditë Shijaku të nderojë ata që meritojnë respektin e tij. Por këtë herë respektit të popullit të Shijakut, që me lot në sy e dhimbje në zemër po ndahej nga Petriti, iu bashkua edhe nderimi i forcave politike përparimtare të opozitës; PD, PR, PSD, Kryesisë së Kuvendit Popullor, Komitetit Mysliman të rrethit si dhe shumë qytetarëve të ardhur nga Italia, për të përcjellë e vënë një kurorë lamtumire deputetit që i ka kërkuar e takuar cep më cep e gadishullit Apenin. Në mbrëmje, pas shpalljes e dekretit, arkivoli me trupin e tij u vendos në oborrin e shkollës 8-vjeçare «Muharrem Dollaku», Shijak. Për një çast u bë në homazhet nga i gjithë populli, mijëra qytetarë të ardhur të tjerë. Bënë homazhe Kryesia e Parlamentit të parë pluralist, Kryetari i PD, zoti Sali Berisha, Kryetarët e të dy grupeve parlamentare, zotërinjtë Arben Imami dhe Namik Dokle, Kryetari i PSD, zoti Skënder Gjinushi etj.
I mbetur jetim qysh në moshë të vogël Petriti punoi në punët më të rënda, si kovaç e peshkatar. Por tek ai njeri ishte gjithmonë e pranishme dëshira për dije e kulturë. Kështu ai mbaroi shkollën e mesme dhe të lartë, punoi si peshkatar e thjeshtë, por po me atë pasion hartoi 5 libra e tekste shkollore. Gjithkush sjell ndërmend atë fjalë të urtë e të mençur të Petritit në parlament. Ai ishte një luftëtar i vendosur kundër komunizmit dhe për demokraci. I tillë ai do të ngelë në kujtesën e popullit.
I mbartur nga truporja ushtarake arkivoli u transportua në varreza. Oratorë të ndryshëm folën për jetën dhe veprën e Petritit si punonjës dhe deputet, si luftëtar i vendosur i demokracisë dhe armik i përbetuar i komunizmit. Trupi i tij u përcoll me të shtënat e armëve.
U vendosën kurora në shenjë respekti nga zotërinjtë e Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastioti Islami dhe Aleksandër Meksi. Në emër të PD nga kryetari i saj zoti Sali Berisha dhe nënkryetari Arben Imami, në emër të komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit të Durrësit Arben Babameto. Gjithashtu një kurorë u vendos dhe nga dega e PRSH të Shijakut dhe të Durrësit, nga PSD, Sindikatat e Pavarura etj.
Më pas nënkryetari i PD, zoti Azem Hajdari foli të pranishmit të mbajtur dhe nga minuta heshtje edhe për atdhetarin Zef Margjinaj, që humbi jetën si Petritin. Në këtë ceremoni morën pjesë qindra banorë të familjes së tij.
Korrespondenti i dërguar
KANDIDATË PËR DEPUTETË-NJERËZIT ME DINJITOZE
Vegim për blegtorët
KLASA E GAFORREVE
Në klasën e gaforreve përfshihen gaforre të ndryshme. Gaforrja ka veçjetuar në ujërat e kripura. Kohët e fundit ajo ju mundua të përhapet edhe në ujërat e ëmbla të zonës veriore si në lumenjtë e D. Mat, Shkumbinit.
Gaforrja mendon se ka shumë armiq, prandaj shumë punë që mund t’i bëjë vetëm i bën natën. Kur gaforrja ndodhet ngushtë, shkon këmbë e shpëton rrezikun. Në vend të saj formohet një këmbë tjetër, por më e vogël se e para.
Pra, gaforret kanë aftësi ripërtëritëse.
DY TË RINJ NË GJENDJE KOME
Në sallën e reanimacionit të spitalit nr. 2 ndodhen në gjendje kome të rinjtë Petrit Masha dhe Petrit Allushi. Ata u paraqitën në urgjencë të premten pasdite. Mjekët zbuluan në shpinë plagë të shkaktuara nga një armë zjarri të fuqishme. Familjarët e shpjeguan se të rinjtë kishin lo-
HUMOR I KO[M]ES
HUMOR I KOMES
Më datë 18 shkurt në revistën televizive, telespektuesit shqiptarë patën fatin të dëgjonin për herë të dytë një humor tipik anglez: “Ramiz Alia, njeriu ndërkombëtar i vitit 1991-1992”. Rodha e parë ishte kur Shqipëria mori çmimin e parë për ushqimin e popullit.
L. DERVI[?]
Alia për... elektoral... narja e kushteve qëndri... e RTSH. gjedh... kaluar faktorët histor... komunist... përjeton... nga besoj... prag të gj... shqiptarë...