05/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 mars 1992

DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE

DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE Ngjarjet e javës së kaluar në Pogradec, Lushnjë, Peqin, Skrapar, Tropojë e gjithkë, si dhe tentativa për eksod në Durrësit, janë prova të qarta se forca antidemokratike, të drejtuara fshehtas dhe që shfaqen befasisht në qytete në grupe të panjohura, synojnë hedhjen e vendit në anar ki të përgjithshme në prag të zgjedhjeve. Grabitjet dhe zjarret çojnë në shkatërrimin e plotë të ekonomisë, kurse përdorimi i pakontrolluar i armëve me viktima e plagosje masive, provojnë luftën civile. Forcat e rendit, me ndërhyrjet e vonuara, me qëndrime pasive dhe shpesh të dyshimta, po i lënë rrugë të lirë destabilizimit. Nga disa anë vijnë sinjalizime se përdorimi i dhunës e shkatërrimet mund të shtrihen edhe më tej në pika nevralgjike të jetës së vendit. Partia Republikane Shqiptare, nga radhët e së cilës asnjëri nuk është ndalur nga organet e rendit për pjesëmarrje në shkatërrime, i bën edhe njëherë thirrje gjithë anëtarëve të saj, të luftojnë me forcë çdo shkelje të ligjit, çdo veprim arbitrar. Partia Republikane u bën thirrje gjithë shqip- tarëve të kuptojnë se është në lojë vetë fati dhe jeta e çdo familjeje dhe e secilit individ, është në lojë e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Duhet të shkojmë qetësisht në zgjedhjet dhe aty të vendosim me votim të lirë për demokracinë. Nëse nuk ndodh kështu, nëse do të marrë epërsi verbëria, humbja e arsyeve dhe mungesa e përgjegjësisë, ne do të shkatërkojmë me duart tona katastrofën e pandreqshme. Këtë e dëshirojnë armiqtë e demokracisë, parazitët, njerëzit e mësuar me pushtet të pafrë. Kurrsesi nuk duhet të biem në kurthet e tyre të organizuara, që synojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e anulimin e zgjedhjeve. Partia Republikane u bën edhe njëherë thirrje Presidentit dhe Qeverisë të zbulojnë e të parandalojnë çdo akt destruktiv, të bëjnë përpjekjet e duhura për të mënjanuar anarkinë, ndryshe do të mbajnë një përgjegjësi tepër të rëndë ndaj popullit dhe Atdheut. Për Komitetin Drejtues të Partisë Republikane KRYETARI SABRI GODO

Thirrje donkishoteske të PS-së për fitore

Don Kishoti i Mançës hyri në histori, sepse donte të krijonte një periudhë që historikisht i ka kaluar koha. Prandaj dhe Servantesi u tall mjeshtërisht me kaloresinë e tij primitive dhe fantastike. Dhe sikur ai shkrimtar i madh të ishte gjallë në ditët tona, kur siguri diçka do të kishte krijuar për farsën donkishoteske të Partisë Socialiste të Shqipërisë për fitore. Do të pyeste me radhë të parë: Po ata vjet i fituan zgjedhjet dhe nuk e mbajtën dot pushtetin?! Ishte po zoti Nano, me një fytyrë që u mavijos, kur u detyrua të linte postin e kryeministrit, bashkë me kabinetin. Atëherë pse duan prapë të fitojnë? Ku i gjetën forcat? Kur vjet nuk i ndihmoi bota, ç’agjanci kanë marrë sivjet? Apo mburojnë e opozitës e deshën sa të pranohej shfaqja në disa institucione ndërkombëtare ekonomike? Doemos fakto s’do të mund të servirte asnjëri nga socialistët, por ai do të rrëmonte vetë dhe padyshim, kishte për të krijuar një vepër sarkastike të kohëve moderne. Po, po, do të vinte në qendër ndonjë personazh të zellshëm që në kohën kur komunizmi në Europë u provua se dështoi dhe u largua kudo nga skena, që përpiqet me çdo kusht t’i mbajë në pushtet ndjekësit e tij dhe udhëheqësit shpirtëror, të vetmit filozofë të Shqipërisë së asaj kohe, Enverit. Megjithatë Servantesi do ta pranonte në parim për të rinovuar, veçse nuk mund të harrojë vrasjet e 2 prillit në Shkodër, qëndrimin negativ të PPSH-së e më vonë të PS-së për tokën si pronë private dhe mbi të gjitha tërheqjen nga aktiviteti të policisë. Të gjitha këto që në Shqipëri të bëhet terror, që populli të kërkojë kokën e Enverit, që t’ia lënë pushtetin e uzurpuar për 50 vjet partizanëve të demokracisë në kuotën zero. Pra, atë që ndërtuam, ne të mos e lëmë. Është teoria e tokës së djegur për t’ia shtuar hakët këtij populli që nuk do më të jetojë si raja. Se ndryshe nuk mund të kuptohet që në qytetet, ku ka fituar PPSH-ja dhe heqim pluraliste janë formale, dyqanet të lihen bosh, ndërsa magazinat ruheshin plot me lloj-lloj mallrash. Sipas skenarit të mërditur dhe të mirënjohur, se e pamë në Fushë-Arrëz, filloi sulmi frontal «popullor» për të rrëmbyer dhe shkatërruar gjithçka. Të mos harrojmë edhe «përvojën» e Kavajës e ato imazhe na dolën në Pogradec, Peqin, Lushnjë... Servantesi do të pyeste: Në një kohë që demokracia përgatitet të të disfaj tyre dhe të na mbeten gojët dhe disa simpatizantë. Mjafton që të themi se këto i sillka demokracia. Gaboheni zotërinj, që po ju shket toka nën këmbë, Demokratikës në këmbë. Kemi luksin për Amerikën, për Gjermaninë, për Austrinë, për Italinë, për shumë shtete, përfshi dhe vendet nordike, ku nuk kemi dëgjuar që simpatizantët e anëtarët pa ose me tesër të qëllojnë gazetarët, për të vetmen arsye se i bënë pyetje me spec liderit të tyre. Në ato vende qytetet nuk janë nën terr si në Shqipëri, ku kemi ndërtuar kaq hidrocentrale. Bota me kohë bën plane dhe investime që niveli i teknikës të përshatet zhvillimeve të reja. Tirana u la me atë rrjet elektrik nga PPSH-PS-ja. Aq më keq u la si nëjet dhe pa dru e qymyr. Rrjeti u mbingarkua tej mase me furnela e pajisje moderne elektrike, që punishtet s’mund t’i parashikonin, prandaj dhe transformatorët nuk e mbajtën dot mbingarkesën dhe Tirana është në errësirë. Mos vallë për këtë e ka fajin demokracia? Edhe për borxhin në rrjet që është krejt shkatërruar për fajin tonë komunist-socialist, e ka përgjegjësinë demokracia? Pse nuk përgjigjet PPSH-PS-ja për industrinë që prej disa vjetësh do-

FSHATARET-PRONARE TË VEGJËL TË TOKËS SË TYRE

«Të njihet pronësia mbi tokën në kufijtë e parcelave dhe masën deri 5 hektarë. Ish-pronarëve t’u jepet toka e tyre që u takon sot në bazë të ndarjes për «Opozita kërkon t’ua kthejë tokën çifligarëve e bejlerëve të dikurshëm», «Nuk i shikoni të dashur shokë fshatarë, që nuk po i ndajnë tapitë bashkë me to-

[Pjesë e prerë] TË TOKËS SË TYRE

«Të njihet pronësia mbi tokën në kufijtë e parakolektivizimit në masën deri 5 hektarë. Ish-pronarëve t’u jepet toka e tyre që u takon sot në bazë të ndarjes për frymë në pronën e tyre, kur ajo është e lirë. Për pjesën tjetër të shpërblehen nga shteti brenda 10 vjetëve». «Të njihet pronësia mbi tokën në kufijtë e parakolektivizimit në që u takon sot në bazë të ndarjes për frymë në pronën e tyre, kur ajo është e lirë. Për pjesën tjetër të shpërblehen nga shteti brenda 10 vjetëve». Një egërsi shpifjesh ka ndërmarrë në këtë fushatë elektorale PS-ja dhe ZP-ja ndaj partive të vërteta opozitare. Me çdo kusht synojnë të corodisin dhe të bëjnë për vete fshatarët, si pjesën më të madhe të popullsisë që, sigurisht, do të vendosë dhe fatin nëse do të fitojë demokracia e vërtetë apo jo. Por ky sulm bëhet qesharak dhe pa as më të voglin argument bindës, ata thonë:

[Vazhdim i artikullit për tokën; titulli i prerë]

«Opozita kërkon t’ua kthejë tokën çifligarëve e bejlerëve të dikurshëm», «Nuk i shikoni të dashur shokë fshatarë, që nuk po i ndajmë tapitë bashkë me tokën», «Do ta shikoni po të fitojë PD, PR e PSD, do ta shikoni…». i ndajmë tapitë bashkë me tokën», «Do ta shikoni po të fitojë PD, PR e PSD, do ta shikoni…». Një gjuhë nën dhëmbë, si gjuhë gjarpri, e komunistë-socialistëve që kurrsesi nuk duan të lëshojnë nga duart privilegjet e trashëguara. Me këtë gjuhë të helm(u)ar trokasin derë më derë, si të papërshkrueshëm që janë. Ka fshatarë që edhe u zënë besë, sepse ende nuk janë njohur me programin e partive të vërteta opozitare për shkak dhe të punës së pamjaftueshme të këtyre partive. Por ka të tjerë (e këta mendoi se janë shumica) që ua kthejnë si me të rënë të sopatës: «Pa këputeni qafën nga erdhët. Gjithë jetën na gënjyet dhe na vodhët. Diktaturën komuniste e shkatërroni po ta dini dhe jo, prandaj asaj ne i besojmë. Opozita e konkretisht Partia Republikane nuk kërkon që të përmbyset një diktaturë e të vendosë një tjetër, të përmbysë një palë bejlerësh e të sjellë ish-të përmbysurit. Nuk është faj i i opozitës nëse fshatarët bashkë me tokën nuk morën dhe tapitë përkatëse. Gjithkush e di se në krye të Ministrisë së Bujqësisë ka qenë komunisti Nexhmedin Dumani e tani zoti Pepa. Kemi të drejtë të pyesim: Mos vallë mosndarja e tapive u vonua qëllimisht? Ata së bashku me një grup fshatarësh, përjetësisht të gënjyer, sulmuan së pari magazinat e NFPF-së. Çarja e magazinave dhe rrëmbimi i mallrave i hapën oreksin edhe një pjese të qytetarëve, kështu që pas kësaj, përballë ndërhyrjeve të pafuqishme të policisë, shkatërrimi mori përmasa të tmerrshme. Atë ditë, të nesërmen. Më tej… Në magazinat e tregtisë. Në kompleksin e punishteve ushqimore dhe të pijeve. Në fabrikën e mobiljeve. Në atë të trikotazheve. Uljërimë: Flakë. Viktima nën këmbët e turmës që kishte dalë jashtë kontrollit. Dëshmitarët tregojnë për rrëmbime të paparëfytyrueshme: frigoriferë, televizorë, makina qepëse, thasë me ushqime, arka të tëra me pije, stufa, bizhuteri… madje si për ironi edhe kasa dyersh e dritaresh apo copa dërrasash që drejtash e di për çfarë do të hynin në punë. Në këtë zall…

[Vazhdim i artikullit për tokën]

…zgjaturish. të trikotazheve. Uljërima: të hynin në punë. Në këtë zalla…

[Vazhdim i artikullit për tokën]

por ai do të tremonte vete që përpiqet me çdo kusht t’ia zgjasë jetën në Shqipëri. Format janë nga më të çuditshmet për të mashtruar naivët dhe njerëzit e ndershëm. U kalua nga parullat frenetike «Parti, Enver, jemi gati skurdoherë», «Ndërtojmë socializmin, duke u mbështetur vetëm në forcat tona», në sloganin «Jemi Parti e idealeve socialiste evropiane të majta». Ec, i dashhur lexues, krahaso socialistët evropianë, p.sh. zotin Miteran, me zotin Nano që nuk la në gjë pa thënë për sistemin kapitalist, ku bën pjesë dhe Franca. Doemos kishte mesimet e zonjës Nexhmije…

[Vazhdim i artikullit për tokën]

rënjohur, se e pamë në fusllë për borxhin në rritje që është kredhuc shteti ynë komunisto-socialist, që prej disa vitesh dhe është lënë, duke u ulur rendimenti, deri sa u shkrie e dha shpirt? Një ditë për efekt elektoral, ka të ngjarë që liderët e PS-së të akuzojnë demokracinë edhe për 80-përqindëshin. Si mundet, kishte për të pyetur Servantesi, që një parti, e cila e rrënoi Shqipërinë, të ketë guximin të thërrasë për fitore në zgjedhje, kur ajo ka ndryshuar vetëm emrin, ka veshur kostum tjetër? Aq më tepër që zgjedhjet po bëhen

[Vazhdim i artikullit për tokën]

me shkatërrim. Ata e dinë mirë se ai pushtet kishtë pasur ar dhe thesare, prona dhe vila, përfitime nga më të mëdhatë. Prandaj pse ta lëmë përmes zgjedhjeve të lira? A nuk duhej të përgjigjeshim edhe për një provë me terror e çdo gjë që mundësisht të kundërvërë popullin ose krerët mi… bëhen… PETRO DHIMITRI (Vijon në faqen e 4-t)

Tragjedia dhe turpi i një qyteti

— VALA E SHKATËRRIMIT TREMËBN EDHE QYTETIN E QETË TË POGRADECIT — AFARISTËT E KUQ LUAJNË ME DURIMIN E POPULLIT — FORCAT E RUAJTJES SË RENDIT JASHTË LOJE …Kjo ndodhi në kapërcyell të dimrit. Dimri ishte i mjerë. Kudo. Kishte filluar me kohë në Kavajë e Rrogozhinë. Lushnjë. Peqin. Magazin[a] të mbushura plot, dyqane të boshatisura dhe çmime pane të boshatisura të egra. Afaristë të rinj, sidomos nga radhët e zotërinjve të kuq, që gjer dje predikonin barazinë dhe mallkonin kapitalistët e uryer. …Kjo ndodhi në kapërcyell të dimrit. Dimri ishte i mjerë. Kudo. Kishte filluar me kohë në Kavajë e Rrogozhinë. Lushnjë. Peqin. Magazina të mbushura plot, dyqane të boshatisura dhe çmime pa… të egra. Afaristë të rinj, sidomos nga radhët e zotërinjve të kuq, që gjer dje predikonin barazinë dhe mallkonin kapitalistët e uryer. Ata luajtën dhe vazhdojnë të luajnë me durimin e popullit. Njësoj si dekada të tjera, madje tani nën lustren e ndryshimeve demokratike. O e ndryshimeve… sa të zotët pask(a)në qenë këta komunistët! Kudo ku kanë ndodhur shkatërrime e vjedhje thuhet se «ka një dorë». Pas rrënojave dhe flakëve, në një kronikë televizive, ka intervista. Pastaj heshtje. Dhe shumë pikëpyetje. Më se koti për si… të zgjidhjet qoftë edhe njëra prej tyre. Kështu mbahet gjallë veç kuadrave dhe… nostalgjisë për kohërat e shkuara, kur vërtet… njerëzish e ishte më e mirë… për atë… Fjalë është e qartë: «E deshët demokracinë, urdhëroni shijoni frytet e saj». Këto ndodhin në kapërcyell të dimrit. Jo të shtinës me këtë emër. Por të një jetë të tërë që është dimër. Tani oreksi i shkatërruesve thuhet u kthye qyteteve të vogla e të qeta. Ne jemi nga më të varfërit në botë dhe çdo rrënim, sado i vogël na dhemb, na dëmton. Po kur shikon nga afër, pas një shkatërrimi prej gati katër-pesë ditësh pa pushuar, natën dhe ditën, një qytet si Pogradeci, dhimbja nuk mund të shprehet me fjalë. Ky qytet, të cilin natyra dhe zoti e bekuan, kurse diktatura e la në mjerim, është tronditur gjatë javës së fundit të shkurtit dhe një mënyrë të tillë që të tillë që s’do t’ia kishte artitur dot as vetë diktatura. Përse? Kush e filloi shkatërrimin e vjedhjen? A do të përgjigjet njeri për miliona e miliona lekë të fruara kësisoj? Njerëzit thonë se prej ditësh në qytet vërtiteshin grupe të armatosura, tipa provokuesish e gojëthurushish. të trikotazheve. Uljërima: të hynin në punë. Në këtë zallë…

KRONIKE

Pardje, me datë 3, kryetari i Partisë Republikane në zoti Sabri Godo priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë. Do të donim të dinim, tha në fillim drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore dhe përgjegjës për seksionin e Shqipërisë, zoti Anoop Singh — pikëpamjen tuaj mbi problemet ekonomike, më të cilat po ndeshet aktualisht vendi juaj si dhe mendimet dhe mbështetjen tuaj për disa probleme financiare. Duke marrë fjalën, zoti Godo tha se ekonomia aktualisht është në një anarki të plotë. Është një popull i tërë që nuk punon por që në të njëjtën kohë paguhet për një punë të pabërë, ose paguhet aq sa për të blerë bukën. Tash ne kemi vetëm një shpresë, pas së cilës jemi kapur të gjithë. Zgjedhja e parlamentit të ri dhe e një qeverie të re si dhe fillimi i reformave të vërteta ekonomike. Reformat ekonomike të deritanishme, sipas mendimit tim, kanë qenë të nxituara e dilettante. Puna e parë që duhet të bëjmë është të vendosim ligjin e rendin juridik e pastaj të fillojmë në masë privatizimin. Ekonomia jonë ka vetëm një rrugë: të bazohet tërësisht në iniciativën private dhe… (Vijon në faqen e 3-të)

KONFERENCË SHTYPI E SHOKUT TOMORR TOPORE

Ditën e shtunë, më datë 29 shkurt, ora 12⁰⁰, bashkëkryetari i Partisë Socialiste, shoku Tomorr Topore dha një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve. Merrnin pjesë militantë socialistë, eurofashistë dhe veteranë të Enverit. Merrnin pjesë gjithashtu gazetarë të depolitizuar të Televizionit, shoku Fatos Nano, i cili me realizëm e transparencë dhe pa paragjykuar askënd ndërtoi kronikën e kësaj konference. Pyetjeve të shumta që bënë gazetarët, shoku Topore lu përgjigji krejt ndryshe, duke i çoroditur deri atje sa prania e gazetarëve ishte e panevojshme. Është për t’u theksuar se ish-gazetari kronikal i mbijetesës të vjeshtës e të pranverës dhe plehrave kimike, shoku Tomorr Topore, nuk vuri re dhe nuk i dëgjoi britmat, sharjet dhe fyrjet e social-komunistëve. Gjithashtu nuk arriti të shohë se si një pjesë e eurofashistëve provokuan me revolver dhe qëlluan me shekelma gazetarët e opozitës. Të gjitha këto shoku Topore i emërtoi me fjalët e thjeshta «duarkrotitje dhe entuziazëm». Ky është sipas mendjes së Topores dhe shkaku i largimit të gazetarëve. Nuk duhet lënë pa përmendur (meqenëse harroi Tomorri) edhe faktin se mitingun e drejtonte pjesa dërrmuese e komitetit drejtues të Partisë Socialiste me në krye (edhe pse ndodheshin në fund) z. Namik Dule e Fatmir Kumbara. Përfundimisht konferenca që dha bashkëkryetari i PS Tomorr Topore la arritti qëllimit të caktuar. V. RAKIPI

VËLLEZËR FSHATARË, VOTONI PËR PR, SE AJO JU ÇON NË MIRËQENIEN TUAJ TË SHPEJTË