08/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 mars 1992

POPULL SHQIPTAR!

MOS U BESO SHPIFJEVE DHE PREMTIMEVE TË PARTISË SOCIALISTE. SI BIJË E DENJË E «NËNËS» PARTI, AJO KËRKON TË MBAJË PUSHTETIN ME GËNJESHTRA, KUR KOMUNIZËM-SOCIALIZMIN TËRË EUROPA E ELIMINOI SI SISTEM.

NE REPUBLIKANËT

ZEF BUSHATI N/Kryetar i PRSH Në një shoqëri të vërtetë demokratike dhe pluraliste konkurrojnë parti të ndryshme që përfaqësojnë alternativa të caktuara për zhvillimin e shoqërisë. Secila nga këto parti është e lidhur me vizione të caktuara të zhvillimit dhe me shtresa e grupe të caktuara sociale. Nisur nga një pozicion i caktuar secila nga këto parti jep alternativën specifike për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Ne republikanët, Partia jonë Republikane, sigurisht që ka specifikën e saj. Ajo mbledh rreth vetes ata që kanë të njëjtin vizion mbi zhvillimin shoqëror dhe që kanë interesa të përbashkëta. Në këtë plan rëndësi të veçantë marrin dy momente të rëndësishme, në të cilat mbështeten elementët të tjerë. Momenti i parë ka të bëjë me aspektin politik, ndërsa i dyti lidhjet me faktorë të zhvillimit ekonomik-shoqëror. Për zhvillimin e shoqërisë kanë rëndësi shumë e aspekte, por sipas një grupimi politik republikan, pika themelore, momenti i rëndësishëm është transformimi i sistemit politik të shoqërisë sipas koncepcioneve republikane. Kanë rëndësi pra, funksionimi normal i rendit juridik, i ekonomisë së tregut, respektimi sipas parimit të barazisë së çdo shtetasi para ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, e drejta e pronës private dhe e trashëgimisë, e ushtrimit të fesë, paprekshmëria e bazës së sekretit të korrespondencës, lëvizja e lirë brenda dhe jashtë shtetit, etj, por më i rëndësishmi që kondicionon të gjitha të tjerat, që bëhet garant për zhvillimin e gjithçkaje tjetër është ndërtimi i një sistemi politik modern republikan i ndërtuar mbi principe bashkëkohore. Argumenti marksist, sipas të cilit baza ekonomike e shoqërisë është prona shoqërore shtetërore, nuk është i drejtë dhe nuk i qëndron historisë. Këtë e dëshmuan sidomos eksperimentet dhe eksperimenti komunist dhe historinë e këtij shekulli nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër praktika nazi-fashiste të vërtetë se edhe në një shoqëri të mbështetur totalisht mbi pronën private, duke favorizuar kapitalin e madh, nëse deformohen marrëdhëniet brenda sistemit politik, atëherë ai vend jo vetëm që nuk arrin të dalë nga kriza, porse zhytet përveç kësaj ekonomik edhe në një aventurë politike të brendshme dhe të jashtme. Kjo ngjau edhe me eksperiencën bolshevike komuniste. Të majtët komunistë pretendoan se vendosja e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit do ta përforconte edhe më tej shtetin politik. Kjo nuk ndodhi. Diktatura e rëndë në sistemin politik u bë faktor i rëndësishëm për ta zhytur vendin në një krizë të rëndë, të përgjithshme. Ne republikanët pohojmë me bindje se përkundrazi, në ato vende ku jeta u ndërtua mbi bazën e një sistemi të vërtetë, sipas traditave republikane dhe perfeksionimit të tyre të vazhdueshëm, jo vetëm që demokracia u stabilizua, po se edhe shoqëria njohu një zhvillim të madh ekonomik dhe teknologjik dhe shembulli më i përkryer i sistemit republikan janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ideja e republikanëve është se populli, elektorati, qytetarët, fshatarët, për të siguruar të gjitha vlerat shoqërore, si liritë e të drejtat e tyre themelore, interesin e tyre ekonomik të bazuar mbi zhvillimin e pronësisë, duhen të radhë të parë të japin prioritet mbi të gjitha, perfeksionimit të sistemit politik përfaqësues, të ndërtuar jashtë çdo dyshimi mbi bazën e vlerave të mëdha prioritare të politikës republikane. Është një realitet që në tre-katër shekujt e fundit thuajse çdo lëvizje e madhe shoqërore ka qenë e mbështetur në vlera e parime republikane. Cilat janë këto vlera? Ne republikanët do të thoshim se këto vlera janë të natyrës së dyfishtë: vlera tradicionale republikane dhe vlera moderne republikane, që u shtohen duke i forcuar e konsoliduar të dyja. Në vlerat tradicionale të të rendit të ndërtimi i pushtetit mbi bazën e zgjedhjeve të lira, ndarja e pushteteve lokale, sovraniteti i popullit, etj... Ndërsa në vlerat moderne ne republikanët do të rendisnim krijimin e sistemeve përfaqësuese shumë-kombëshe, mpleksjen e sistemit politik republikan, me një sistem ekonomik liberal dhe të drejtash tepër të përparuara për individin, shtyrja e parimit të zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në cellula të tjera të jetës shoqërore si janë ndërmarrjet, mpleksja e sistemit politik republikan me një mirëqenie tepër të lartë të shoqërisë, etj. Në konceptet themelore filozofike e juridike ku mbështeten republikanët dhe që janë vazhdim lite të brendshme dhe të jashtme. Kjo ngjau edhe me eksperiencën bolshevike komuniste. Të majtët komunistë pretendoan se vendosja e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit do ta përforconte edhe më tej shtetin politik. Kjo nuk ndodhi. Diktatura e rëndë në sistemin politik u bë faktor i rëndësishëm për ta zhytur vendin në një krizë të rëndë, të përgjithshme. Në republikanët pohojmë me bindje se përkundrazi, në ato vende ku jeta u ndërtua mbi bazën e një sistemi të vërtetë, sipas traditave republikane dhe perfeksionimit të tyre të vazhdueshëm, jo vetëm që demokracia u stabilizua, po se edhe shoqëria njohu një zhvillim të madh ekonomik dhe teknologjik dhe shembulli më i përkryer i sistemit republikan janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në konceptet themelore filozofike e juridike ku mbështeten republikanët dhe që janë vazhdim

JU NUK MUND TË SUNDONI ME!... KOT SHTIRENI!...

«BOLSHEVIKËT DO TA MBAJNË PRAPË PUSHTETIN...» (LENIN) — BOLSHEVIKËT E DORËZUAN PUSHTETIN EDHE NË VENDIN E VET!... — FATORËT PËR DIKTATURËN SHTYPJEN NURT E ZJARRIT PËR TË GJITHË — KOMUNIZMI PO E KTHEN SHQIPËRINË NË VITIN... 1941! — POPULLARITETI NUK REZIKON DEMOKRACINË NGA DIKTATURA — ATA QË KANË SUNDUR SI KOMUNISTË, NUK MUND TË DREJTOJNË DOT SI DEMOKRATË! Një takim i «socialistëve» Kastriot Islami me ... në qendër. Nga salla vjen një pyetje e shkruar: Cili është mendimi juaj për treshen Sali-Sabri-Skënder? Ish-kryetari i Kryesisë së Parlamentit lexon këtë pyetje në mënyrë të tij: Ka një pyetje për etje për treshe ES-ES-ES! (Aludimi është i qartë, madje s’është aspak aludim, por konkretizim i akuzës tashmë të shpallur të Partisë Socialiste dhe të Borisë së saj «ZP» se OPOZITA e grupuar — PD, PR e PSD — është FASHISTE) Në një takim tjetër me elektoratin, zëdhënësi i lartë i PS, Fatos Nano deklaron se PD dhe PR janë kundër pajtimit kombëtar, pra për rrjedhojë ato janë parti ANTI-SHQIPTARE. Fatos Nano nuk aludon. Si transparent që është, i thotë gjërat shkoqur. Fakte e deklarata të tilla i gjen lehtë, gjithandej... BOLSHEVIKËT DO TA MBAJNË PRAPË PUSHTETIN... (LENIN) Fatos Nano e ka për detyrë të luftojë për Partinë e tij: Ne hyjmë në fushatë për të fituar, ka deklaruar ai. Qarje, prerë, pa pëshpëritma. Ashtu u bëftë, nëse kjo është edhe e mira e popullit! Në prag të dorëheqjes së DYTË, Nano kryeministër kishte deklaruar në Ingliterre se ai nuk kishte të bënte fare me partitë politike, se ai s’kishte asnjë paragjykim politik për të shkruar e «aspërne», se!... Por, fill pas kësaj kur nuk ishte më kryeministër, i sollën ndërmend idenë se pushteti (nuk duhej lëshuar nga duart) mund të ruhej edhe si Nr. 1 partie! Dihet që për përgjigjet e klasës punëtore revolucionare pushteti, marrja dhe mbajtja me goa crime e tij është çështja kryesore! «Bolshevikët duhet ta mbajnë pushtetin», vijonte Volodja! Po Andreotti si mendon?: «Pushteti i gjatë të lodh, pushteti të konsumon... por natyrisht, nuk është mirë ta humbësh! Natyrisht që NATO-socialistët s’kanë si ta pranojnë një për një Andreottin! Atyre u vjen pas medias sentimentale e komuniste italianë që shprehën me rreptë: “Pushtehti të lodh, pushteti të konsumon...” por ai nuk duhet humbur!...» (Madje, meqë komunistët italianë, sipas gjysmës “e-distancuar” Enver janë Euro-komunistë (pra antikomunistëve shqiptarë?), sentencia duhet pozicionuar në rrethana konkrete të vendit tonë! Pushteti fitohet me gjak dhe mbrohet... si fitohet! Problem është se «socialistët» tanë ballkanikë (pra: jo-...) nuk kanë asnjë rrethana të favorshme për të vazhduar pushtetllëkun. Këto gjëra ata e dinë dhe ndjejnë mirë: Edhe sikur zgjedhjet e 31 marsit t’i kishin fituar 100 përqind ata, do ta kishin dorëzuar pa kushte par- YLLI RAKIPI, FARUK MYRTAJ (Vijon në faqen e 2-të)

GËZUAR FESTËN NËNËS DHE MOTRAT!

Gëzuar festën, nëna dhe motra! Ky 8 Mars ju gjeti me të drejtën e mohuar gjithsesi shekullin, për të folur lirshëm, por, mjerisht, ende me një qeveri dhe sistem komunist-socialist. Liderët e fatkeqësisë sonë kombëtare, ku gruaja ju nënshtrua dhimbjeve të mëdha e një shfrytëzimi barbar, propagandojnë se sot janë të lirë, se janë bërë si socialistët evropianë. Për hir të ekzistencës dhe të ruajtjes së pushtetit, ata janë gati të mohojnë nëoba bën të ndryrosin emrin e tyre t’ua kërkojnë interesit. Mos u besoni, sepse ata janë shkaktarët e mjerimit tuaj, e papunësisë masive, e eksodeve të larguan djemtë nga nënat e tyre të dashura, nga motrat dhe gratë. Mos u gënjeni nga ndonjë premtim ose përralla e Kosovës e mund të japin ata nga parta e vjedhura popullit, u bëjmë thirrje, në emër të bijve tuaj, në emër të nënës Shqipëri, që me votën tuaj të nënshkruani fitoren e plotë të demokracisë në qytet dhe në fshat. Aq më shumë në fshat, ku PPSH-ja, nëna e PS-së, e shndërroi gruan kooperativiste në një krijesë vetëm për punë duke krijuar proceset me të rënda. Ju urojnë si i juve, dhe arsimin, aty, që e festuan pa gëzim festën e tyre, të vitin e ardhshëm, me demokratinë në punë, do të hapet lota e parë e mirëqenies dhe ndryshimeve e të përmirësimit ekonomik të Shqipërisë së lirë. OSMAN ALKASA (Vijon në faqen e 2-të)

FALËNDERIM AMBASADËS SË SHBA

Nga ambasada e SHBA në Tiranë këtë javë gazetës «Republika» iu dhurua një automjet «Ford» tip Jurgon, bashkë me një aparat kseroksi. Dy-tre javë më parë na patët dhuruar edhe një kompjuter tip «Macintosh». Po ashtu na keni dhënë gratis një faks, një aparat fotografik, filma bardh e zi dhe disa diktofone, të cilat ishin dërguar nga International Media Fund i SHBA. Po të shtojmë edhe letrën e gazetës që na u dhurua nga SHBA për të vazhduar fushatën elektorale, ndihmën tuaj del se la qenë degë për këtë na bie për detyrë t’ju falënderojmë nga zemra së vëllezër dhe miq. Sipërmarrjes së me fitore e opozitës demokratike ky bashkëpunim e sinqertë do të forcohet më tej. REDAKSIA

LETËR

Për ju miq të Shqipërisë vjen ky zë — E. Ndbele, Toronto, Canada Amnesty International Group 76 Cobourg, Ontario — Jacob Glucman M. A. (Econ) Graf-Adolf Str. 77 5000 Köln 80 Germany — Majorie Stewart Thourbury, Ontario, Canada — Kristen Lamerte Imnis Edg(e), University of Toronto, Ontario, Canada — Wilfried Roggenkamp Germanstrasse 10 8000 Muenchen 40 — Claus H. Walter Amnesty of the FR Germany, Postach 170 229 D 5300 Bon 1 — Annie Izabel Gordon Edinburgh United Kindom — Hans Willi Doep, Margaretten Str. 22 D 5000 Wuppertal Germany — Bezik Bergich-Land Judith Kamin Z/ Përfaqësues e Komisariatit të Lartë të OKB për refugjatët (UNCR) në Beograd Zonja e zotërinj, Interesimi juaj për të drejtat e njeriut, për Shqipërinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri ka qenë i madh dhe ndihma e mirë... Ne këtu jemi të detyruar të përgatisim materiale si dëshmi mbi gjendjen e shqiptarëve, të shohim e të vlerësojmë, si i marrim, i depozitojmë, i pështet e i institucioneve të veta ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pa informuar për të me mejete të shpalosura publike. 2, Shqipëria në Evropë është më keq se Palestina në Lindjen e Mesme. Praktikisht, fizikisht, mbi trupin e shqiptarëve qëllon me shkop polic, godasin me armë zjarri, djegrin deri me napalm, qeverët e katër shteteve e gjashta republikave: Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Italisë dhe vetë Shqipërisë. Ju lutem htejohen në vend këto çështje rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë dhe do ta vini re fare qartë e lehtë këtë.