12/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 mars 1992

MBI LIGJIN ELEKTORAL

(ASNJË SPEKULLIM ME SHPËRNDARJEN E VOTAVE) Ashtu sikurse edhe pritej, ligji paraqet një kompromis midis forcave politike kryesore të vendit, përsa i përket sistemit të zgjedhjeve. Tendencat kryesore në hartimin e këtij ligji kanë qenë dy: E para, për t’i dhënë këtij ligji më shumë elemente mazhoritare dhe sa më pak proporcionale (PD, PS); dhe tendenca tjetër (PR, PSD) për një sistem proporcional me tolerancën deri në një sistem të përzier. Në aspektin teknik, ligji paraqet më shumë efekte mazhoritare, për faktin se nga jo më pak se 140 deputetë, 100 do të zgjidhen sipas sistemit mazhoritar me balotazh. Subjektet elektorale do të përpiqen që të nxjerrin sa më shumë deputetë nga zonat njëemërore për të thithur njëkohësisht sa më shumë vota për listën shumëemërore të subjekteve politike. Sidogojë, edhe elementi proporcional është i fuqishëm. Kështu, sipas ligjit, në Nenin 11 pika a, thuhet se «llogaritet përqindja e përgjithshme e votave që ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve në zonat njëemërore çdo subjekt të nëpërmjet kandidatëvetë tij në shkallë vendi.» ...putacion në rrethet e tyre shoqërore, figura të shquara të shkencës, artit, personalitete në skenën politike shqiptare. Pra, duhet të punojmë me elektoratin, që ai të zgjedhë përfaqësuesit e tij më të mirë. Edhe nëse në një zonë elektorale, sipas një sondazhi paraprak, një kandidat i një subjekti mund të ketë premisa më të mëdha për të fituar, ftojmë simpatizantët dhe anëtarët e PRSH të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane, pasi votat e tij nuk humbasin, por i shërbejnë Partisë që e ka propozuar, në rritjen e përqindjes elektorale. Votat duhet t’i fitojmë vetë, ato nuk na i jep askush, asnjë parti, ku- shdo qoftë ajo. Në aspektin politik, duke qenë se shumica e deputetëve do të zgjidhen direkt nga populli, kjo jep mundësinë që në parlament të kemi një shumicë pak a shumë të konsoliduar si dhe një opozitë të fortë e vepruese. Si konsekuencë do të kemi një ekzekutiv të qëndrueshëm e stabël, aq i nevojshëm në këtë periudhë tranzicioni. Elementi proporcional bën të mundur që në parlamentin e ardhshëm të figurojnë parti të ... tjera që fitojnë të drejtën të prezantohen në parlament në bazë të përqindjeve që marrin. Pra, Parlamenti merr një pamje edhe më pluraliste. Për kushtet tona, të një dizekuilibri politik e shoqëror me nevojën për një qeveri të fortë, të aftë dhe me mbështetje politike, si dhe me kërkesën që ajo të jetë edhe pluraliste, ligji elektoral i përmbush qëllimet. Me prezencën e saj në Parlament, Partia Republikane do të jetë mjeti më i mirë për transformimin e idealeve demokratike në parime pozitive dhe arritje të mbara të çdo qeverie. MARENGLEN GJONAJ, BESNIK BACKA Në Sektorin Elektoral të PR putetë nga zonat njëemërore për të thithur nje-kohësisht Sidogoftë, zgjedhjeve në zonat njëemërore çdo subjekt nëpërmjet kandidatëve të tij në shkallë vendi». Po kështu, sipas pikës b, të këtij neni, çdo subjekt merr një numër vendesh nga lista shumëemërore në bazë të përqindjes së fituar. Do të na duhej pra të përqendroh emi në shpjegimin e ligjit, duke theksuar atë se çdo votë e hedhur për kandidatët e Partisë Republikane nuk humbet. Çdo kandidat i Partisë Republikane mund të fitojë ose jo, por votat e hedhura për të nuk humbasin, sepse për shkak të mekanizmit të llogaritjes, ato shërbejnë në formimin e përqindjes elektorale të partisë. Partia Republikane ka paraqitur si kandidatë të saj njerëzit më të ndershëm, më të aftë e që kanë sakrifikuar e aspiruar në jetën e tyre për demokracinë e vërtetë. Ata janë njerëz me re-

ZOTI SABRI GODO HAP FUSHATËN ELEKTORALE NË KORÇË

Më 9 mars kryetari i PRSH zot(i) Sabri Godo zhvilloi në sallën e teatrit «A. Z. Çajupi» një takim të zgjeruar me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë republikanë, të cilët ishin mbledhur me rastin e hapjes së fushatës elektorale për rrethin. Më 9 mars kryetari i PRSH zoti Sabri Godo zhvilloi në sallën e teatrit «A. Z. Çajupi» një takim të zgjeruar me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë republikanë, të cilët ishin mbledhur me rastin e hapjes së fushatës elektorale për rrethin. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kandidatët për deputetë republikanë për rrethin zotërinjtë Alfred Karamuça e Fatos Bitincki. Ishin të ftuar gjithashtu edhe zotërinjtë Grevor Narkuqit, president i shoqatës mbi reformat dhe taksat në SHBA, Denis Stephens, asistent legjislativ dhe sekretar i presidentit Bush për fushatën elektorale si dhe shqiptaro-amerikani Osman Osmani. Pas përshëndetjeve të kryetarit të PR për Korçën zotit Vangjush Dishnica dhe kandidatit për deputet ... ... zotit Karamuça, në mes të një entuziazmi të madh e mori fjalën edhe zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH. Pasi foli për përgatitjet që po bën PR për të hyrë denjësisht në zgjedhje, për propagandën e punisto-socialistëve kundër PR e partive të tjera opozitare, ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të të pranishmëve. Interesimit se si qëndron çështja e koalicionit mes tri partive opozitare, zoti Godo iu përgjigj se siç dihet nga të gjithë, ishte PR ajo që kërkoi qysh në fillim krijimin e një koalicioni të tillë të plotë ç’ka do të thoshte fitore e gjerë e opozitës në të 100 zonat elektorale dhe nxjerrjen jashtë loje të PS. Por për këtë nuk arritëm ta siguronim dot, pastaj ne republikanët kërkuam koali- cion me 50% të zonave, gjë që do të thoshte fitore e opozitës në 2/3 e vendeve; por edhe kjo nuk u arrit dhe aktualisht PR do të dalë me kandidatët të përbashkët vetëm në një numër shumë të kufizuar zonash. Megjithatë personalisht mendoj se aleanca e partive tona do të bëhet me konsitive gjatë zgjedhjeve dhe do të marrë forma konkrete fill pas tyre. Kjo është një nevojë historike, se cilës të tri partitë opozitare nuk mund t’i shmangen. Takimin e përshëndetën më pas edhe miqtë amerikanë. Në fjalën e tij zoti Narquist tha ndër të tjera se ju sjell përshëndetjet më të sinqerta nga Amerika me besimin në fitoren e demokracisë dhe në mbarimin e epokës komuniste pas 22 marsit.

DIMENSIONI KOMUNIST I PROPAGANDËS SOCIALISTE

Bashkë me fushatën elektorale filloi e vazhdon edhe intensifikimi i propagandës së partive për të bindur elektoratin të votojë në favor të kësaj apo asaj partie. Por si fillimi dhe vazhdimi kësaj propagande e socialisteve kërkon me çdo kusht të bindë popullin që ata të cilët duan të marrin pushtetin janë jo vetëm armiqtë e socialisteve, por njëkohësisht dhe armiqtë e popullit. Kultivimi i kësaj mendësie synohet me të gjitha rrugët dhe mjetet propagandistike. Me to synohet të veçohen paraqitjen e fitores së opozitës si vendosje e diktaturës së djathtë, e thënë troç, fashiste. Argumentet për këtë sjellin nga historia. Por historia nuk është gjithmonë argument për të tashmen. Kjo për dy arsye: E para, se ajo është e kaluar dhe e dyta, sepse përdorimi i saj për interesat e ditës përmban një dozë të lartë pragmatizmi, p.sh. vërtet fashizmi erdhi Duke e njohur mirë psikologjinë e «njeriut të ri», krijuar për rreth 5 dekada rresht, dhe duke u bazuar në inerciën e madhe që ka tradita tek ne, propaganda propagandistike. të lartë pragmatizmi. GAFUR MUKA, ZEF BROZI (Vijon në faqen e 3-të)

Social-komunistët shqiptarë paragjykojnë zgjedhjet e 22 marsit

«Sa njerëz të ndershëm në këtë botë kanë thënë: Nga e keqja s’të vjen asgjë e mirë...» Kaloi një vit i trazuar dhe populli shqiptar më 22 mars dëshirohet të shkojë jashtë radhës përpara kutisë së votimit. Në qoftë se do të respektohej kjo radhë, na takonte që në zgjedhjet e reja të shkonim pas 3 vjetësh. Dhe sikur të ndodhte vërtet kështu, atëherë Nano-SOCIALISTI, sipas aritmetikës së thjeshtë, do të kishte mundësinë të ndërtonte të paktën 20 qeveri. Ky akt do të bënte të mundur pjesëmarrjen e gjithë popullit shqiptar në qeverisje, që nga pushteti i bazës e deri në qendër. Shkurt, në Shqipëri nuk do të mbetej njeri pa e provuar pushtetllëkun. Sidoqoftë ky pohim është thjesht iluzion, sepse më 22 mars populli do të shkojë përpara kutisë së votimit dhe... Ç’është e vërteta duhet thënë se këto zgjedhje janë të PARAGJYKUARA. Partia Socialiste çirret e ngjirjet duke thënë se këto paragjykim po e bën bota dhe veçanërisht armikët e saj të përhershëm: Amerika, Anglia dhe... Perëndimi në përgjithësi. Në këtë rast social-komunistët harrojnë dhe ngatërrojnë paragjykimin me dëshirën. Të kesh dëshirë, nuk do të thotë të paragjykosh: A mund të ngarkohet me faj, fjala vjen, Amerika, që nuk ka dëshirë të marrë pjesë në ndërtimin e socializmit në Shqipëri, ose a mund të ngarkohet me faj parlamentari anglez, që nuk beson në rinovimin e atyre që sunduan këtë popull për 50 vjet rresht? Për ta konkretizuar këtë, le të të ndalemi në një rast tepër të freskët: Dy herë rresht brenda pak ditësh Fatos Nano thërret në ndihmë Pezën. Sa sa dëshuruar ishte Peza pas Fatos Nanos, këto e tregoi vizita e kryetarit të PD dy ditë më pas. Sidoqoftë zoti Nano, nëjlloji si dikur Enveri, shkoi në Pezë për të kërkuar ndihmën e saj. Një gjë përafërsisht tillë ka ndodhur edhe në v- timingjeve presidenti Ramiz Alia, duke thirrur në ndihmë (sikur Peza të ishte një familje e vetme), 10-12 komunistë pezake. Pra, ashtu si Enveri me shokun Ramiz, edhe Fatosi shkoi në Pezë... Jo sepse e mori malli për pezakkët, por sepse në këto momente vendimtare i duhej Peza... Edhe pse përbëtarësin për paragjykim të zgjedhjeve, çuditërisht dy palët janë socialistët ata që po i paragjykojnë këto zgjedhje. Le të flasim me konkretisht: Pothuajse në çdo deklaratë dhe konferencë shtypi Fatos Nano paragjykon zgjedhjet në favor të opozitës, kur thotë se ne do të fitojmë, se jemi partia më e madhe dhe më e fuqishme. Pas këtij pohimi interesant me të drejtë lind pyetja: Po atëherë pse do bëhen zgjedhjet?!! Dhe zoti Fatos, si transparent që është, përgjigjet: «Ne jemi të aftë të ndërtojmë disa kabinete qeveritare!... Pra, PP(S) është e aftë të ndërtojë vetëm kabinete qeveritare... Të tjerat ia lë në dorë... OPOZITËS (!) Që social-komunistët po paragjykojnë zgjedhjet e vërteton më së miri gazeta «Zëri i popullit». Duke e paragjykuar atë që do të ndodhë më 22 mars, ajo ka kaluar tërësisht në opozitë. Dhjetëra gazetare ilegale, dita-ditës vazhdojnë të intensifikojnë një fushatë me shpifje, sharje o fyerje kundër atyre që... po vijnë në pushtet. Nga ana tjetër vetë zoti Nano me atë bredhjen e parreshtur nëpër Evropë, në kërkim të aleatëve socialistë, po i paragjykon zgjedhjet. Fakti që PP(S) po i paragjykon zgjedhjet tregon se ata më në fund diçka kanë filluar të kuptojnë... Kanë filluar të kuptojnë, sipas mënyrës së tyre, por kjo s’ka dhe na rëndësi. E rëndësishme është që ata po kuptojnë se sundimi s’mund të jetë i përjetshëm.

TË NDAJMË MESJETËN NGA KOHË E RE

— KUSH PËRGJIGJET PËR GJAKUN E ARBEN VOGLIT? — A DIGJET SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË? — KUSH PËRGJIGJET PËR GJAKUN E ARBEN VOGLIT? — A DIGJET SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË? Në ç’vit jetojmë? Kurrsesi në shekullullin e njëzetë. Jemi aq primitive në veprime, sa gjykimi duket sikur s’ka ekzistuar. Sulmojmë, por kë? Bukën tonë?! A e dimë se ku e shfrenjmë inatin? Bota e qytetëruar ka bërë një zbulim fare të thjeshtë: Një kuti votimi, në të cilën hidhet një fletushkë e aftë të ndryshojë botën. Një revolucion demokratik. Pse nuk durojmë? Kaq larg na duket 22 marsi? Mos po luajmë pa dashje kartën e Ramiz Alisë, shtyrjen pa fund të zgjedhjeve? Se, nëse nuk na frenon asgjë, njerëzit e thjeshtë ashtu do të gjykojnë: «Pse nuk ndërryn ushtria?» Por ndërhyrja e ushtrisë do të thotë gjendje e jashtëzakonshme, do të thotë: Luftë Civile. Do të thotë që 22 marsi të shtyhet, ashtu siç u intereson pushtetmbajtësve që të kenë mundësi të vjedhin më shumë, që të kenë mundësi të mashtrojnë më shumë, të vjellin më shumë urrejtje, të vonojnë fitoren e demokracisë. Lushnja, Pogradeci, Berati, Kavaja, Rrogozhina, Durrësi (radha vazhdon gjatë), të përfshirë në një epidemi apokaliptike: «Ç’mund të quhet ndryshe kjo, veç Luftë Civile?» Në mes të sheshit, 50 m larg shtëpisë, vritet një i pafajshëm, me një reçetë ilaçesh për fëmijët në xhep. Kush e vrau Arben Voglin? Mos kemi mbetur në qorrsokull e po luajmë e komeduar të gjithë të turrmë? Kështu na quajtën e na quajnë të kuqtë. Këtu deshën e duan të na çojnë, në rri...

Social-komunistët shqiptarë

TË NDAJMË

Motra dhe vëllezër fshatarë!

PAIKOT QE PO JU SHPERNDAN PS ose PARATE MERRINI, SE JANE DJERSA JUAJ, POR MOS U GENJENI ME ATO PER TU DHENE VOTEN KANDIDATEVE TE NJE PARTIE QE JO VETEM E RENOI VENDIN, POR VODHI ARIN E ’KISHTE POPULLI ME TE MIRE E ME TE SHITRENJTE. MOS I KONSIDERONI ATO SI GJEST BAMIRESE, SEPSE PER VITE ME RADHE PPSH JU LA EDHE PA NJE PIKE DHALLE. NE DOREN TUAJ VARET E ARDHIMJA E SHQIPERISE! MOS BESONI SE OPOZITA DO TE SJELLE BELJERAT! HISTORIA NUK MUND TE PERSERITET KURRE.