ALTERNATIVA REPUBLIKANE DHE KONTRIBUTIN E SAJ NË FITOREN E DEMOKRACISË
Humbja e një sistemi, e një epoke, e një ideologjie. Komunistët humbën pushtetin politik.
Ata i mposhti lëvizja shpirtërore, rrënjët e së cilës janë në elementët e zhvillimit historik dhe që kanë hyrë në kulminacionet e proceseve demokratike në Evropë.
Shteti shqiptar i drejtuar prej një pakice komuniste diktatoriale, prej kastës burokratike të dalë nga gjiri i tyre, kaloi periudha të dhimbshme. Këta komunistë diktatorë goditën shpirtin e këtij populli prej të cilit dolën e nga i cili u shkëputën. Koha e tyre perëndoi. Jeta shqiptare ndërroi sistem, i cili nuk përputhej ndërmjet hendijave dhe dëshirave shpirtërore të popullit dhe «idealit» komunist, i cili mbeti i vetëuar, krejtësisht jashtë ndjesisë së kombit «ideal» i shkëputur nga rrymat e mëdha politike të jetës moderne siç janë alternativat republikane, demokratike, social-demokrate, etj. Kriza e «idealit» komunist coi në krizë shtetërore, politike dhe ekonomike dhe solli si domosdoshmëri rrënimin e shpejtë, përmbysjen edhe të vetë përmbajtjes së vet thelbësore, ideologjike, teorike dhe praktike. Edhe një pjesë e komunistëve të «rinovuar» që e «kuptuan» këtë, filluan «sulmet» ndaj forcave konservatore komuniste duke u vetëquajtur socialiste.
Fitorja e demokracisë i përgjigjet nevojave të thella të kombit që nuk mund të përterihen politikisht pa u përterirë shpirtërisht. Shqipëria e realizoi rilindjen e saj politike. Tani ajo do të hedhë hapat drejt një shoqërie të re demokratike duke u përmbajtur drejtimeve tradicionale dhe duke ecur në rrugët dhe idealet e botës së qytetëruar.
Vështirësitë ekonomike janë të mëdha së vendi është i papërgatitur për këtë jetë të re. Sot jemi ekonomikisht të rrënuar. Ky është trashëgimi që na lanë politikanët komunistë të cilët e teor fuan këtë gjendje për 50 vjet. Ky është frut i punës së dukshme të papjekur.
(vijon në faqen 4)
MINISTRI I JASHTËM ITALIAN, BËRI NJË VIZITË NË SHQIPËRI
Pardje bëri një vizitë të shkurtër në vendin tonë, Ministri i Jashtëm i Italisë Xhani de Mikelis.
Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Boçka dhe ministri i Marrëdhënieve me Jashtë Y. Qabiri. Nga Rinasi zoti De Mikelis shkoi në Durrës, dhe në sallën e KE pluri- ndë të rrethit zhvilloi një takim me delegacionin e PD të kryesuar nga prof. dok. Sali Berisha. Në orën 12.00, de Mikelis, dha një konferencë të përbashkët shtypi me z. Berisha, për bisedimet e zhvilluara dhe për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-italiane, dhe për vazhdimësinë e ndihmave italiane për Shqipërinë. Në përgjigje të një pyetje për acarim të marrëdhënieve midis dy vendeve de Mikelis tha: «Nuk duhet të krijohen probleme, kur ato nuk ekzistojnë». Më 12 qershor kur erdha në Shqipëri u prita në mënyrë krejt normale, dhe më vonë erdhi Bejkeri, që u prit me më shumë njerëz. Këtu nuk ka vend për xhelozi. Pas konferencës së shtypit zoti de Mikelis, i shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë vizitoi njësinë e flotës italiane dhe qendrën e operacionit “Pelikan”. Këtu, de Mikelis zhvilloi një takim me personelin ushtarak e civil që bën pjesë në këtë operacion operacionin Pelikan. Ai falënderoi ushtarakët italianë për punën e kryer gjatë 6 muajve dhe gjeneral Kuintanen që drejtoi këtë operacion, që përbën një shembull unik në Evropë për dërgimin e ushqimeve të nevojshme në destinacionin përfundimtar. Korresp. i «Republikës»
Shpallet Republika Autonome Ilirida e shqiptarëve në Maqedoni
Radaio Kroacia njofton se u shpall Republika Autonome Ilirida e shqiptarëve etnikë në Maqedoni.
Kuvendi për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni me seli në Tetovë shpalli Republikën autonome Iliriada. Në territorin e Republikës autonome Iliriada hyjnë komunat Kumanova, një pjesë e Shkupit, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe vendbanimet e popullsisë shqiptare nga komunat e tjera të cilat përsa i përket elementit etniko-gjeografik sipas kritereve të dokumentit të Hagës do të gëzojnë e duhet të përfshihen në territorin e kësaj Republike.
Kështu thuhet në arsyetimin e Kuvendit të autonomisë territoriale e politike të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Xhulijat Fejzullahu. Konform me këtë akt Kuvendi propozon edhe ndryshimin e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Neni 3 i kushtetutës së Maqedonisë duhet të plotësohet me një aline të re, në të cilën do të përcaktojnë se në kuadrin e Republikës së Maqedonisë është Republika autonome Iliriada. Ndërkaq, në pjesën e dytë të kushtetutës së Maqedonisë pika 4 propozohet të inkorporohet dispozita me të cilën garantohet metetësia e Republikës autonome Iliriada në qeverisjen ekonomiko-financiare, në organizimin e bankave, në planifikimin hapsinor si dhe në disponimin e begatisë natyrore dhe me vlerat kulturore e me vlerat e tjera në territorin e Republikës autonome Iliriada.
Në fund të propozimit për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë thuhet se Kuvendi i kësaj Republike nëse nuk e aprovon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe nëse nuk përcakton dhe garanton kërkesat për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni do të detyrohemi që të avancojmë përcaktimin tonë politik në përputhje me të drejtën natyrore etnike e historike të popullit shqiptar për vetvendosje.
«Ndjej përgjegjësinë e rëndë që ka ky parlament...»
Me rastin e fillimit të punës së parlamentit i morëm këtë intervistë deputetit të PR Dr. Mehmet Çeliku.
Republika: Doktor, jeni pak i njohur në fushën e politikës. Ç’do t’i thonit lexuesit në ditën e parë të Parlamentit?
Vij në këtë parlament si deputet i zonës nr. 21 të rrethit të Elbasanit, si përfaqësues i Partisë Republikane.
…tive të mirëfillta opozitare në Parlament. Kjo nuk u realizua siç duhet. Gjej rastin të shpreh kënaqësinë që Partia Republikane përfaqësohet në këtë Parlament vetëm me një deputet, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, dhe që nuk arriti të kalojë pengesën konvencionale të katër për…
…klarimin zyrtar e publik të ministrave të tij ndaj Qeverisë e Stabilitetit dhe me qëndrimin e vendosur të saj, hodhi hapin e parë në daljen nga gracka e bashkëpunimit me socialistët.
Republika: Jeni i vetmi deputet që e përfaqësoni PR-në...
Si deputet në këtë Parlament
Ç’do t’i thoni Elbasanit, si përfaqësues i Partisë Republikane.
Zgjedhjet e 22 marsit 1992 janë përcaktuar saktë si referendum popullor dhe ashtu si në një referendum; populli ynë iu përgjigj me «po» demokracisë dhe me «jo» komunizmit, pa alternativa dhe ekuivoke.
Partia Demokratike, si parti më e fuqishme opozitare në vendin tonë, me të drejtë gëzon mbështetjen e mbarë popullit, në zgjedhjet e 22 marsit u shpërblye si përfaqësuese kryesore e demokracisë në Shqipëri.
Populli ynë kuptoi dhe zgjidhi drejt problemin themelor që shtruan zgjedhjet e 22 marsit: mposhtjen e komunizmit; ndërkaq, problemi tjetër, ai i përfaqësimit të partive me programe e alternativa të ndryshme në Parlament, që është problem themelor i zgjedhjeve në çdo vend me demokraci të konsoliduar kaloi në plan të dytë.
Në kushte të tilla specifike të zgjedhjeve të 22 marsit ishte detyrë e partive politike që të siguronin teknikisht përmes rrugëve ligjore, përfaqësimin e partive të tjera duhet. Gjej rastin të shpreh keqardhjen të kalojë pengesën konvencionale të katër përqindëshit, për t’u përfaqësuar edhe me deputetë të listës proporcionale ndonëse njihet nga populli si forcë e mirëfilltë opozitare, konstruktive e serioze.
Partia Republikane është ndër partitë e para opozitare, që ka dhënë kontributin e saj në këtë fitore të madhe PR i ka qëndruar pranë Partisë Demokratike në momentet më delikate të demokracisë në Shqipëri. Dalja e Partisë Republikane në skenën politike siguroi popullin tonë dhe opinionin demokratik botëror se pluralizmi politik në Shqipëri u bë realitet dhe se Partia Demokratike nuk ishte thjesht një front i rezistencës popullore kundër diktaturës, përballë një partie në pushtet. Formimi i Partisë Republikane me kahje të afërt politike me Partinë Demokratike ishte një mbështetje e madhe që iu dha kësaj të fundit në kohën e duhur. Kështu PR hapi frontin e dytë të luftës kundër diktaturës në Shqipëri.
Gjithashtu ishte PR që me detyrat e Gjej rastin të shpreh keqardhjen si forcë e mirëfilltë opozitare, konstruktive e serioze.
Republika: Jeni i vetmi deputet që që përfaqësoni PR-në...
Si deputet në këtë Parlament do të përpiqem të përcjell këtë mendimin politik të PR, të transmetoj idetë dhe rregjigjidhjet që ofron kjo Parti për probleme të ndryshme të zhvillimit të vendit, do të mbroj gjithashtu interesat e zgjedhësve të zonës sime elektorale, pa harruar të jap edhe gjykimet e mendimet personale si intelektual për probleme që do të na interesojnë të gjithëve. Forcat e djathta të mirëfillta opozitare duhet të përpiqen që, krahas qëndrimi të njësuar për probleme parimore të zhvillimit të vendit, të sigurojnë edhe ballafaqimin konstruktiv të ideve e rrymëzgjidhjeve që ofrojnë programet e tyre.
Edhe pse jam deputet i vetëm në përfaqësimin e mendimit të një partie, ju siguroj se Partia Republikane do të japë me sinqeritet e pa rezerva ndihmën e saj për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë.
Ndjej përgjegjësinë e rëndë që ka ky Parlament.
Bisedoi: LUTFI DERVISHI
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, KËRKON DOREHEQJEN
Me anë të një deklarate, të cilën e komunikoi Televizioni dhe ATSH, më datë 3.4.1992, presidenti i Republikës, zoti Ramiz Alia, ka vendosur t’i japë dorëheqjen nga funksioni i presidentit të Republikës.
Këtë kërkesë ai do t’ia paraqesë zyrtarisht me shkrim Kuvendit Popullor.
Shteti ligjor - qeverisja e njerëzve të lirë
Tek demokracia dhe shteti ligjor na pruri evolucioni historik, përpjekjet e mëdha të popullit për një jetë më të mirë dhe lufta kundër tiranisë.
Mendimi filozofik dhe politik evropian i ka dhënë disa postulate shtetit ligjor dhe demokracisë që në kohët e lashta. Filozofi grek Stagjir thoshte se politika është «Arti i të qeverisurit të njerëzve të lirë», por si çdo art dhe ky natyrisht supozon talent dhe përgjegjësi. Shteti nuk ka për të dalë kurrë jashtë mode, sepse njeriu mbetet përjetësisht siç thoshte Aristoteli «Zoon politikon» (qenie politike). Kish të drejtë Servantesi kur thoshte se njerëzit, sa dalin nga barku i nënës, bëhen me qeveri.
Shteti ligjor sot për sot është shteti më demokratik dhe më progresiv i shoqërisë njerëzore. Ai lindi nga evolucioni dhe observacioni historik, akumulimi i përvojës shoqërore, nga deziluzionet e brezave ndaj diktaturave dhe totalitarizmave si dhe nga dështimi i ideologjive. Shoqëria e re moderne nuk e duron atë situatë, kur, siç thotë Rajmond Aron, «Shteti totalitar rrëmben jashtë të gjithë faktet që nuk hyjnë në skemën zyrtare».
Njohja e thellë e natyrës njerëzore me anët pozitive dhe negative, fitorja e demokracisë pluraliste mbi ideologjitë dhe sundimet autoritare dhe heqja dorë nga utopitë, të cilat dështon, shpuri në lindjen e shtetit ligjor si produkt i një shoqërie të lirë dhe të hapur demokratike. Shteti ligjor është shtet i njerëzve që nuk rrojnë me ëndrra të parealizueshme, që shohin botën ashtu siç është dhe e kanë të qartë kategorinë e së pamundurës. Ai heq dorë nga dridhjet e shteteve autoritare dhe sistemet merr përsipër rolin e garantit për sigurimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe të evolucionit progresiv shoqëror. Merr për bazë individin autonom që ka lindur historikisht përpara shoqërisë politike, por natyrisht jo individin egoist që e shpje në ekstrem lirinë e tij në dëm të të tjerëve.
Vlera supreme në shoqërinë e hapur demokratike nuk është shteti, por njeriu që është masa e gjithçkaje. Shteti është i detyruar të marrë në konsideratë të gjitha dimensionet dhe mundësitë njerëzore. Politika mbron njeriun real që të jetojë mirë dhe të lulëzojë. Aristoteli thoshte se politika është në shërbim të njeriut. Ai nuk ishte dakord me Platonin, i cili politikën e konsideronte shkencë për reorganizimin e botës apo më mirë një utopi. Një politikë e tillë kufizon liritë e individit. Polemika midis tyre shenoi për herë të parë në histori dih¬otomië autokratike - shtet ligjor.
Shteti ligjor është shteti i vullnetit të lirë të qytetarëve ndryshëm nga shteti burokratik që ndërhyn në të gjitha sferat dhe paralyzon veprimtarinë e njerëzve. Diktatura e proletariatit ishte shembulli klasik i perversitetit të politikës.
Në shtetin ligjor imazhi i së mirës së përbashkët nuk vjen nga një projekt, por realizohet si shumë e interesave individuale. Shteti ndihmon veprimtarinë e shumëllojshme, mundet të zbusi apo eliminojë konfliktet sociale pa shkelur interesat legjitime të njerëzve. Shteti ligjor pa dyshim në këtë kuptim bëhet garant për prosperitetin individual e social. Filozofi francez Zh. Marten thotë se vetëm një shtet i tillë mund të sigurojë komoditetin material të të gjithë njerëzve, të vlerave të lirisë.
VIRON KOKA
(vijon në faqen 8 - 3-4?)
Çfarë i kërkojmë qeverisë së re?
Fjala «qeveri» është një gjë abstrakte, por konkretisht, në kushtet tona, ajo të bën të punosh ose të mos punosh, të jesh i ngopur ose të kesh uri, të qeshësh ose të qash, të jesh i lumtur ose të vuash.
Pra një qeveri mund të të japë të mira ose të të shkatërrojë të këqia. Natyrisht të keqen askush nuk do ta dëshironte, sepse atë deri tani e kemi parë në të gjitha variantet. Por që një qeveri të jetë e mirë duhet medoemos që ajo të plotësojë disa kushte.
Së pari: duhet të vendosë sigurinë. Kjo do të thotë që çdo qytetar i ndershëm, punëtor dhe i rregullt ta ndjejë veten të sigurtë, ta dijë që nuk ia prek kush jetën dhe pronën, duke qenë i bindur se pas tij qëndron shteti, i cili e ndihmon dhe e mbështet dhe, si këmbim, edhe qytetari ta ndihmojë dhe ta mbështesë shtetin. Njëkohësisht keqbërësi ta ndjejë veten keq dhe të pasigurtë dhe t’i krijohet bindja se shteti e kap lepurin me qerre. Kështu edhe qeveria punon më mirë kur e ndien veten të sigurtë.
Së dyti, duhet të jetë e aftë. Kjo gjë me sa shihet nuk është gjë e lehtë dhe s’shkakë taj. Të gjithë ata që vihen për të drejtuar shtetin kanë studiuar si mund të ndërtohet socializmi, kurse tani u kërkojmë të vendosin kapitalizmin. Kjo është njësoj sikur të mbrohesh mjedisën dhe të të çojnë të presësh në klasë.
Së treti, duhet të krijojë be-
FERHAT GRUJA
(Vijon në faqen e 4-të)
Urim
Partia Republikane dhe redaksia e gazetës «Republika» i uron të gjithë besimtarëve muslimanë gëzuar dhe për shumë vjet festën e Bajramit.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ata i uroi Kryetari i PR zoti Sabri Godo dhe N/kryetari zoti Zef Bushati.