07/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 maj 1992

NJERIU NUK MUND DHE NUK KA PSE TË PRESË PËR ÇDO GJË NË NJË PROGRAM

Dy diskutime të deputetit Mehmet Çeliku Nga diskutimi i deputetit Mehmet Çeliku, mbajtur në Kuvendin Popullor, më 18 prill 1992, me rastin e paraqitjes nga Qeveria e parë demokratike e Shqipërisë të programit të saj ekonomik. Qeveria e parë demokratike e Shqipërisë paraqiti sot para Kuvendit Popullor programin e saj ekonomik. Programi i paraqitur dhe i përgjegjësit e zotit Meksi për shumë pyetje të bëra, tregojnë se qeveria e re e ka të qartë perspektivën në vijat kryesore. Natyrisht, programi ekonomik e ka për detyrë të japë vetëm linjat kryesore të ekonomisë. Siç dihet, programi parashikon kryesisht reformat radikale në ekonomi dhe në shoqërinë shqiptare. Në të gjejmë zbatim në vijat të përgjithshme çështjet kryesore të programeve të Partisë Demokratike, të Partisë Republikane e Social-Demokrate. Dukët qartë se ky program ka në konsideratë edhe programet e disa vendeve të tjera demokratike. Për mendimin tonë, programi, megjithëse «i egër» në dukje, është kryekëput në të mirë të Shqipërisë demokratike, të çështjes shqiptare, të shqiptarët si individ i lirë, të sistemit ligjor. Pa u ndalur në anët pozitive dhe vlerat e programit, unë e mbështes këtë program, pavarësisht me të, duke e parë atë në vijë të përgjithshme si një projekt bazë pozitiv. Më vjen mirë që programi i kushton vëmendje edhe arsimit, shkencës, kulturës, që nuk kanë zënë vend sa duhet në programet e partive ish-opozitës. Gjithashtu më vjen mirë që për privatizimin e tokës bujqësore parashikohet, ndonëse jo në garanci dhe e duhur, të zgjidhet edhe problemi i kompensimit të ish-pronarëve që janë shpërngulur pa shpërblim. Po shtoj tani disa sugjerime e vërejtje që mund të vëjnë për përmirësimin e mëtejshëm të programit. Programi vënde - vënde kishte nevojë për një konkretizim më të madh. Do të ishte mirë të ishin caktuar disa afate kohore, kryesisht për objektivat themelore të tillë, siç janë ndarja e tokës, zgjedhjet lokale, reforma mësimore etj., gjëra këto që nuk presin gjatë. Në program nuk del qartë sa duhet radhë e zgjidhjes së problemeve, urgjenca dhe përparësia në zgjidhjen e problemeve. Krahas përfundimit sa më shpejt të ndarjes së tokës, del edhe nevoja e korrigjimit të gabimeve të bëra në ndarjen e saj. Korrigjimi me duhet bërë edhe në disa raste, në privatizimin e ndërmarrjeve për të menjëherë gabimet. (vijon në faqen e 3-të)

KRONIKË

Më 2 maj, kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, zoti Sabri Godo, priti në selinë e tij kryetarin e Partisë Republikane me seli në Mitrovicë zotin Skënder Hoti, kryetar i kësaj partie, zotin Ismet Vebi Maloku e Ismet Ibishiti, nënkryetarët të kësaj partie si dhe z. Ismet Zeqiri, sekretar i PR me seli në Mitrovicë, dhe zhvilloi me ta një bisedë pune e vëllazërore. Z. Skënder Hoti e njohu z. Godo me programin dhe statutin e partisë e më pas foli rreth situatës politike aktuale. Ai paraqiti vizionet e PR të Mitrovicës, angazhimin e kësaj partie për një republikë gjithëshqiptare brenda kuadrit të ish-Jugosllavisë, dhe të drejtën e vetëvendosjes për bashkimin e shtetit gjithëshqiptar. E gjithë kjo duhet të realizohet me mjete demokratike. Më vjen keq, theksoi më poshtë z. Hoti, që Shqipërinë në një kohë të njëjtë në rrjedhën ekonomike. Vijmë për herë të parë dhe Shqipëria për mendimin ashtu si e përparësie në TV Partinë e Punës dhe E. Hoxha. Na befason realiteti dhe ndonjë dhimbje. Për të dalë nga kjo gjendje duhet të angazhohet i gjithë populli. Plaga e emigracionit duhet që ka goditur rëndë edhe Shqipërinë. Më pas e mori fjalën z. Godo, i cili i falenderoi miqtë republikanë të Mitrovicës për vizitën që bënë tek ne dhe u foli atyre për kontributin që jep PR në proceset që po kalon vendi ynë. Ai u foli edhe për përgjegjësit që po bën partia jonë, për të shkuar sa më denjësisht, në kongresin e saj të parë, që do të mbahet më 8 qershor 1992 në Tiranë. Më datë 4 maj, kryetari i PR për Mitrovicën, zoti Skënder Hoti dhe zotërinjtë që e shoqëronin zhvilloi një takim pune e më pas sekretar i Forumit Rinor Republikan, z. Elton Zhukra. Në këtë bisedë ishte i pranishëm edhe nënkryetari i PRSH z. Zef Bushati. Delegacioni nga Mitrovica do të vazhdojë të zhvillojë edhe takime të tjera pune. Korresp. i «Republikës»

KRYEMINISTRI GREK - 8 QERSHOR - 1992 - KONGRESI I 1-rë I PRSH

MIÇOTAQIS, VIZITON VENDIN TONË Më datën 3 maj, bëri një vizitë pune në vendin tonë kryeministri grek Konstantin Micotaqis. Është hera e dytë që zoti Micotaqis vjen në Shqipëri, por siç u shpreh edhe vetë tashmë në rrethana krejt të ndryshme. Takimin e parë zoti Micotaqis dhe bashkëpunëtorët e tij e zhvilluan me kryeministrin, zotin Aleksandër Meksi dhe disa anëtarë të kabinetit. Zoti Micotaqis siguroi se në reformat e filluara, do të jetë një përkrahës i vendit tonë. Më pas kryeministri grek foli për ndihmesën e Greqisë ndaj Shqipërisë jo vetëm në ekonomi, por edhe në planin ndërkombëtar. Greqia, tha ai, do të jetë për Shqipërinë një urë drejt Evropës. Takimi zgjati rreth dy orë e gjysmë. Me pas kryeministri Micotaqis pati një takim me presidentin e Republikës, zotin Sali Berisha. Pas takimit, presidenti Sali Berisha dhe zoti Micotaqis dhanë deklaratë për shtypin. Gjithashtu zoti Micotaqis pati në pallatin e Brigadave disa takime të shkurtra me kryetarë të partive politike. Pasditë në orën 1700 të dy kryeministrat, zotërinjtë Micotaqis dhe Meksi, dhanë një konferencë shtypi për gazetarët. Micotaqis tha se vizita e tij ishte miqësore dhe një shtytje për marrëdhëniet tona. Greqia, vazhdoi Micotaqis, është e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë. Më pas ai bën një ekspoze të temave që diskutuan gjatë takimeve, si për ngritjen e konsullatave, problemin e emigracionit, normalizimin e gjendjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi, situatën në ish-Jugosllavi etj. Në fund Micotaqis tha se fotozimi Meksi për një vizitë në Greqi dhe presidentin Berisha në emër të presidentit të Greqisë. Nga ana e tij zoti Meksi tha se në dëshirojmë të kemi lidhje të ngushta, që të zgjidhen të gjitha problemet. Në këtë aspekt takimi ishte i frytshëm. Ne, vazhdoi kryeministri ynë, i bëmë prezant qeverisë greke zgjedhjen e drejtë të problemit çam, gjithnjë sipas ligjeve e normave ndërkombëtare. Në fund të ekspozesë së tij, zoti Meksi tha se takimi qe i suksesshëm dhe do të pasohet nga takime të tjera dypalëshe. Në fund gazetarët e pranishëm, bënë pyetje për kryeministrat të cilët u përgjigjeshin kryesisht rreth problematikës. Zoti Micotaqis tha se rikthimi i çamëve është i parealizueshëm, duke pasur parasysh ligjin mbi krimet e luftës, ndërsa zoti Meksi, duke iu përgjigjur një gazetareje greke lidhur me bashkëpunimin e çamëve me nazistët tha: Nuk e besoj të ketë ndonjë lidhje ndërkombëtare, që thotë se kur një pjesëtar i familjes është kriminel, duhet të përzihet gjithë familja. Po më 3 maj Micotaqis u largua nga Shqipëria. Korresp. i «REPUBLIKËS»

KUVENDI PËR PAJTIMIT E BASHKIM KOMBËTAR SI DOMOSDOSHMËRI DHE MUNDËSITË E MANIPULIMIT TË TIJ

(Vijon nga numri i kaluar) Nga pozita morale: është amorale barazimi i viktimës me vrasësin, popullit me despotizmin e tij, politikës vrastare të ish-Bllokut Politike, është amorale vlerësimi i parave më shumë se vlerësimi i drejtësisë, kërkesa e Ilir Metës për shpërblimin të dëtyruar në një shkatërruar, për një ngjarje financiare dhe jo për përkuljen dhe shkatërruara; kërkesa morale fajësimi i një popullsie të tërë vetëm për të shpëtuar fajtorin e vërtetë kombëtar, nuk është fort e moralshme. Nga pozita të drejtësisë: nëse populli ynë është detyruar të ecë njëfarë kohe në rrugën e informuar, deri më sot, nuk është shpikur ndonjë drejtësi që e falëson viktimën, të cilën kriminali me rrevole në zemër e detyron të bëjë një copë rrugë bashkë; ende nuk është shpikur ndonjë drejtësi që heqjen dorë nga vetëgjyqësia në favor të kërkesës që kyçi në bazë të ligjit të dënojë kriminelin kaq nëntëdhjetë hakmarrje dhe revanshi- (Vijon në faqen e 14-të)

8 QERSHOR - 1992 - KONGRESI I 1-rë I PRSH

NGA LIRIA VIEN ZHVILLIMI, NGA ZHVILLIMI VIEN RRITJA, VIEN PROGRESI. KETO VIJNE ME PUNE. KY MOTIV UDHËHEQ SOT REPUBLIKANET DREJT KONGRESIT TE TYRE TE PARE. Vazhdon fushata e zgjedhjeve në seksione të republikanëve, për të shkuar në konferencat e degëve me synime të qarta drejt forcimit të Partisë.

Puna ka nisur, por Qeveria e re ka shumë për t’u bërë

Pas një viti e ca me tensione politike e ndodhta dhe debate korditëse puna për ndërmarrjet e kryeqytetit sapo ka nisur. Gjithkush e priste këtë nisje të domosdoshme dhe jetësore. Pa punë shoqëria njerëzore vdes. Për më tepër ekbjen e shpejtë të ekonomisë nuk ka rrugë tjetër, përveç një pune intensive me kushte të reja nxitëse, që ta shtyjnë njeriun drejt saj pa mëdyshje. Këtë synon ta sjellë ekonomia e tregut, rruga në të cilën do të ecë ekonomia shqiptare këtë e tutje. Por në fillimet e kësaj rruge mendon më se tashmë është urgjente, detyrë parësore e qeverisë së re ta zbllokojë ekonominë tonë nga pengesat. Në komitetin ekzekutiv të Tiranës mësuam se anët e një munger i madh punonjësish vazhdojnë të paguhen me 80 përqind. Por a punohet në Tiranë? Në shumë ndërmarrje puna ka nisur. Punonjë normalisht fabrika e bukës dhe e miellit, uzina mekanike gjeologjike, ndërmarrja e asfaltimit, ndërmarrja e ndërtimit dhe industriale. Nr. 1, 2, 3, ndërmarrja komunale banesa, ndërmarrja e prodhimit të kukullave, ndërmarrja e prodhimit të veshjeve, parku i mallrave dhe spedicionit, ndërmarrja e prodhimit të materialeve të ndërtimit nr. 5, ndërmarrje e prodhimeve karbonike, ndërmarrja e prodhimit të inerteve e Tiranës, ujësjellësi etj. Në disa ndërmarrje të tjera, që kanë pasur një ndërprerje gjatë gjatë të punës, janë bërë përpjekje për ta filluar në linja dhe përparte të veçanta. Kështu në kombinatin e tekstileve të pambukut ka rreth një javë që ka filluar puna me dy turne. Nga 4500 punonjës janë punësuar 3000. Po ashtu me se dy javë më parë ka filluar nga puna fabrika e stofrave të holla reparti i filaturës dhe tezgjahut. Pritet të fillojë dhe reparti i ngjyrosjes. Në të njëjtën kohë puna ka filluar dhe në fabrikën e zhdukthit. Por e gjitha kjo është vetëm një nisje, një nisje simbolike, ke krahasuar me ndërmarrjet që ka Tirana. Sipas informacionit të marrë këto ditë nga Komiteti Ekzekutiv, rreth 170 ndërmarrje të cilave u janë marrë të dhëna, 140 prej tyre vazhdojnë të kenë ndërprerje prodhimi, duke u paguar me 80 përqind gjithsesi 38 mijë punonjës. Pjesën më të madhe të pagesës me 80 përqind e zënë ndërmarrjet e industrisë së lehtë, industria mekanike, ndërmarrjet e sistemit të Ministrisë së ndërtimit etj. Faktorët bazë të mosfunksionimit të këtyre ndërmarrjeve janë mungesa e lëndëve të para vendi dhe më shumë importi. Sidomos ndërmjetës me ka dhe ndërmarrje që mund të vihen lehtë në punë e që deri tashmë janë zvjarrtur për arsye subjektive apo se u mësuan me 80 përqind. Si të tilla do të përmendnim ndërmarrjen e tullave, të artizanatit etj. Në këtë situatë qeveria e re dhe dikasteret që mbulojnë këto ndërmarrje kanë shumë për të bërë, për sigurisht kryesishte të lëndës së parë, si kusht i domosdoshëm për vënien në lëvizje të mjeteve kryesore të prodhimit. Funksionimi i disa ndërmarrjeve do të krijonte mundësi në lidhjen zinxhir të vënies në punë të ndërmarrjeve të tjera. Nëse duam mirëqenien e ketyre vendi dhe ketyre njerëzve duhet t’i japim punën e përkësën dhe nevojën më njerezore... LUAN SINANI

«PRANVERA» E OPERACIONIT «PELIKAN»

11 dhjetor, 1991, «SA ORE PUNOJNE ITALIANET 11 dhjetor, 1991, «SA ORE PUNOJNE ITALIANET Shkozet, ora 8. U njoh me marshall Ferraron, i cili më mori në makinën e tij përpara. Dalim nga porta e magazinave. Vargu i kamionëve është i gjatë. Përpara është një xhip i vogël i ndërlidhjes. Pas kësaj vijnë kamionët, në fund të kamionëve autovinci, pas tij makina autobulancë dhe, në fund, përseri makina e ndërlidhjes. Me shpejtësi 30-40 kilometra në orë përshkuam rrugën Durrës-Maminas i i Dervenit. Në të hyrë të Luginës së Shkozetit, u bë ndalesa e parë. Mbi kolonën tonë që ecte lugina, u Matën drejt Klosit u duk helikopteri. Gjenerali Kuintana, komandant i operacionit vëzhgonte kolonën nga ajri... Në kthesën e Klosit shoferi del nga rruga. Ne, të parët ishim në ngjitje të Çafë Buallit, kur ende kishte 1 kolonë nuk i kishte kaluar kthesat e Klosit. Ndalim: Marshall Ferraro u kthye mbrapsht. Arrin te avaria. Pas disa minutash kamioni hyr më në radhë. Dalim përseri përpara. E pa ndalesat, nga nga mbrëmja, kolona prej 24 mjetesh që grupet e ndërlidhjes, kurse 30 kamionë me ushqime ndalen, 15 për në magazinat në qytetin e Peshkopisë 31 dhjetor 1991, e 15 të magazinat mbi Doholishit. Në orën 20.00 kamionët e shka- kuar grumbullohen te sheshi i magazinave në Doholishit. Ati i li- hen nën kujdes policëve të shte- bimit. Shoferët sillën te hotel «Korabi» me makinat e vogla, të cilat gjatë udhëtimit shërbenin për ndërlidhje e transport ushqimesh për rrugën... I gjeta ata në punë. Udhëtuam. Mbërritëm. Ku është drekа? Ku është pushimi? Tani është ora 20.00. Disa po hanë darkë në restorant, disa të tjerë u ngjitën lart nëpër dhomat e hotelit. Sa orë punojnë ata? «PRIMAVERA» 13 dhjetor 1991, Me Feruz Matën, Liri Lakrorin, Petraq Kondurin, Viktor Çaprazin po shoqërojmë prozimin. A ka mundësi që për rrethin e Dibërës të avancojmë nga ndihmat ushqimore, pasi s’i dihet janarit e shkurtit. Sikur të na bllokohen rrugët? Duke e biseduar këtë, më vonë, në shesh e portit në Durrës, një hamall, silkur desh të na qetësonte: «Pranvera, Pelicano, Me të vërtetë dimri po bëhet i pranverë. Vallë vetëm për Pelikanin?» BUKA PER VIT TE RI Nga Peshkopia telefonojnë se janë ngushtë për bukë. Dy në portë rin e Durrësit punonin vetëm ata të «Pelikanit». Në port takova A. M. nga Elbasani. Edhe ai kishte ardhur se... Elbasani ishte keq për bukë. 9 janar, 1992, PER GJENDJEN DHE MASAT USHQIMORE Mërrëmë Agim Mero tha: «Mos e lini popullin pa bukë». Ky qe thelb i masave ushqimore. Tako va Petrin në Ministrinë e Industrisë Ushqimore. I coi Lurës 65 tonë drithë. Do të nisër sot dhe të tjerë nga vizionin i Laçit. Unë pata bërë përpjekje të futesha në Lurë më 24 dhjetor. Për shkak të akullit në Shkallë-Lurë, e kthyen kolonën prej 10 mjetesh, të cilat natën vonë i shkarkuam në Laç. Po organizohet operacioni nga «Shqiponja». Për shumë-shumë larg nga «Pelikan», itallian. Ata organizohen në kolonë me ndërlidhje të brendshme e të jashtme. Ne jo. Ata kanë ushqime e ndihma mjeksore e janë të gjendje të lu- (vijon në faqen e 4-1)

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE

Më rastin e 5 majit në varrezat e dëshmorëve të kombit... homazhe dhe vendosën një kurorë me lule në emër të Partisë Republikane Shqiptare, nënkryetari i saj zoti Vangjush Gamberta dhe zoti Viron Koka. Po në këtë ditë anëtarë të Komitetit Drejtues të Partisë Republikane bënë vizitë në disa familje të dëshmorëve të luftës. Korresp. i «Republikës»