EKONOMI:
Në shërbim qeverisë së re
EKONOMI: Në shërbim qeverisë së re EMERGJENCË NË INDUSTRINË USHQIMORE Viti i dytë që kambanat e alarmit «SOS», «NDIHMË», nuk pushojnë së vërshëllyeri nga të katër cepat e vendit. Po mbetet anija e ekonomisë shqiptare që për gjysmë shekulli notonte me flamurin e kuq komunist e që së fundi e ktheu në flamur të zi. Të tillë ishin timonierët, atë drejtim i dhanë anijes. Në këto kushte njeriu human i botës ka hedhur dorën e ndihmës, të përkrahjes se nuk mund të lërë një popull të vdesë urie në këtë kohë moderne që jetojmë. Por ndihma është ndihmë, ajo ballancon ato kundërpesha që s'lejojnë që anija të zhytet më keq, që populli të jetojë disi, sa të marrë veten. Zotësia jonë këtu qëndron,—të mos presim gjithçka të na bjerë nga qielli, nga jashtë, se edhe popujt e tjerë me mund e djersë e kanë vënë pasurinë e tyre. Sot kërkohen koncepte të drejta e shkencore për ekonominë. Të them të drejtën gjithmonë më janë dukur absurde predikimet e disa politikanëve, kaq më keq ekonomistëve, për të ecur drejt ekonomisë së tregut nisur nga kuota «ZERO». Kjo do të thotë të ekonomisë. E ngre këtë problem sepse një ndër gabimet e Qeverisë së Stabilitetit dhe njëherësh një ndër përgjegjësitë kryesore të saj është se krijoi çballancime serioze. Ndërsa bëri mjaft për të mbajtur popullin me bukë e mallra të tjera të dorës së parë, duke u treguar një «lypëse» virtuoze, nuk bëri asgjë për aktivizimin e qindra mijëshe të ekonomisë. Koha për analiza do të vijë. Më duket së urgjente është të kuptojmë që edhe përpara ndihmave do të duhet të zgjidhim nevojën në punë të ekonomisë. Në programin e Qeverisë Demokratike ky problem është zgjedhur drejt, mbetet vetëm zbatimi urgjent. Them urgjent sepse ka degë të ekonomisë ku puna nuk pret, vonesa qofte edhe me muaj apo me ditë shtyn zgjidhjet me ... Kështu shtrohet problemi në industrinë ushqimore që lidhet ngushtë me bujqësinë. Nga baticat e zbaticat e mëdha të forcave konservatore që u përmbysën, në industrinë ushqimore mundën të shpëtonin potenciale jo të vogla prodhuese. Nuk e kemi fjalën këtu nga ana cilësore, për nga niveli tekniko-teknologjik (ky është një problem tashmë i njohur), socializmi ishte ndër më primitivët e konservatorët. Fjalën e kemi për anën sasiore—kemi mjaf fabrika e linja që, po të aktivizohen, janë në gjendje që tani për tani, me këto kërkesa që kemi, të plotësojnë në një shkallë relativisht të kënaqshme nevojat e popullit me produkte ushqimore të përpunuara. Dhe, do thënë, se shumë herë zgjidhjet kërkohen jo nëpërmjet importit por, nëpërmjet formulimit të politikave të drejta ekonomike, për-sosjes së organizimit, rritjes së shkallës së përgjegjësisë dhe të disiplinës, veprimit me shkath-tësi. Dr. TEODOR KARECO (Vijon në faqen e 3-të)
në për të ecur drejt ekonomisë së tregut për nga kuota «ZERO». Kjo do të thotë ta lemë anijen të mbytet, ekonominë të shkatërrohet dhe mandej të ngremë një ekonomi të re. Jo zotërinj, kjo nuk mund të jetë kuptim. Çdo shoqëri që ecën përpara, para se të mohojë, ka elemente që pohon, ruan të paktën atë nivel të bazës materiale-teknike dhe potencialit prodhues që trashëgon. Është tjetër punë se mandej detyra e saj është t’i transformojë rrënjësisht ato. Kjo do të thënë jo thjesht për potencialet prodhuese, por edhe për elementë të marrëdhënieve të prodhimit. Vërtet që ekonomia e tregut ka në themel pronën private, po kaq i vërtetë është edhe fakti tjetër, që në ditët e para apo në fazën e parë të ndryshimeve demokratike, nuk mund të bësh pa pronën shtetërore e pa varg qelizash
PR dhe ngarkesa e saj...
Zgjedhjet e reja, duke mbyllur kapitullin e historisë komuniste, nxorrën në krye, në mënyrë të pakundërshtueshme Partinë Demokratike, duke i dhënë kështu të drejtën e plotë për të formuar qeverinë e përbërë me elementë nga anëtarësia e saj.
Megjithatë mbas krijimit të qeverisë demokratike doli që në njërën nga ministritë ishte vendosur një republikan. Mua do të më pëlqente të mendoja që kjo erdhi për hatër të atij koalicioni të pazbatuar praktikisht, por të publikuar teorikisht gjatë fushatës së zgjedhjeve, të cilin populli e dëshironte në të vërtetë. Gjithashtu në qeveri janë edhe dy zëvendësministra nga PR. Që të personalitetet e vendosura në këto poste të larta shtetërore janë të provuar paraprakisht në detyra administrative. Dy prej tyre, zoti Karamuça dhe zoti Bitincka kanë qenë ministra në qeveri— ... në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të përbashkët midis tyre. Çështja është se ndërsa në qeverinë e stabilitetit dhanë tre vende për PR, në qeverinë demokratike dora u shtrëngua dhe teproi vetëm 1 vend. Tani unë personalisht nuk kuptoj në se kjo qeveri është e përzier, megjithatë ka dhe të pavarur siç nga PSD, apo është qeveri e PD, meqë është mbiquajtur qeveri demokratike. Gjithashtu nuk kuptoj, meqë s’kam dëgjuar të ketë ndonjë marrëveshje midis PD dhe PR, nëse PR mund të quhet parti qeveritare. Kjo për arsye e thjeshtë nëse ne republikanëve i takon apo jo të mbajmë përgjegjësi për mbarëvajtjen e qeverisë. Këtu natyrisht nuk mund të përjashtojmë përgjegjësinë personale të të ngarkuarve me detyrë, pavarësisht se bëjnë pjesë në ndonjë parti ... Aktualisht përgjegjësia e jashtëzakonshme që ka qeveria e sotme vështirësia në cilën ndodhet ajo; kur i kërkohet të bëjë edhe të pamundurën. Baza e saj natyrisht është PD dhe programi i saj. Nëse të gjitha luftet ose të gjithë dajakët do të bien mbi të. Por PR nuk është as për njëri, as për tjetrin gjendje, të cilat do të ishin njëlloj të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ajo kërkon të mbajë mbi vete atë pjesë të rrezikut që vjen nga drejtimi i vendit në një kohë të tillë. Duke qenë krah për krah, por njëkohësisht duke luajtur në dukje të metat njëri-tjetrit me vërtetësi dhe pa të keq, rruga drejt përparimit zgjerohet më shumë dhe njëkohësisht i mbyll shtegun qëllimit të atyre që duan të bëjnë e të flasin keq me ndo kush që vazhdon të bëjë PS. Dhe bashkëpunimi me të mirë është ai praktik e jo me deklarata. Që në kri- FERHAT GRUJA (Vijon në faqen e 3-të)
VIZITAT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ZOTIT SALI BERISHA JASHTË VENDIT
kryetare e përgjithshme e të tjerë. Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha po atë ditë foli, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian.
Në Romë, më 7 maj, Presidenti i Republikës bëri një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku u prit nga Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II. Pas përshëndetjeve të ngrohta zoti Berisha dhe Shenjtëria e tij zhvilluan një bisedë vetëm për veten. Presidenti i Republikës e ftoi Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri.
Në Itali zoti Berisha u takua me kryetarin e Senatit të Italisë, zotin Spadolini, si dhe me kryeministrin Andreoti.
Në Francë, aty prit nga presidenti i Republikës së Francës, Fransua Miteran. Në këtë takim u diskutua për problemet ekonomike të vendit tonë dhe çështje të tjera.
Ne nuk do të lejojmë, tha Presidenti Miteran që faktorët ekonomikë të krijojnë vështirësi për formimin demokratik në pushtet si dhe për presidencën e Republikës. Zoti Miteran u angazhua të mbështesë Shqipërinë politikisht e financiarisht si dhe për një bashkëpunim me gjerë kulturor.
Korresp. i «REPUBLIKËS»
Ndihma nga Gjermania
Në kuadrin e ndihmave humanitare mbërritën këto ditë në Shqipëri për në rrugë tokësore 150 ton klor nga Republika Federale e Gjermanisë. Qeveria Federale ka dërguar tashmë në shkurt të këtij viti dhe 100 ton klor.
Të dyja shumat sëbashku mbulojnë nevojat gjashtë mujore të Republikës së Shqipërisë me këtë substancë; e cila të nevojitet mirë dhe të tjera për dezinfektimin e ujit të pijshëm, dhe për mënjanimin e sëmundjeve dhe të epidemive. Marrësi i kësaj ndihme është firma shtetërore e furnizimit komunal (Drejtoria e Përgjithshme Komunale, Drejtoria e Ujësjellësit), e cila do ta shpërndajë atë në shkurt të këtij viti në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
20 deri 30 ton klor nga shuma e dy (150 ton) do t’i marrin Ministria e Shëndetësisë dhe do ta shpërndajë në të gjitha spitalet e Shqipërisë.
PSE LARGOHET NGA DETYRA E SEKRETARIT TË KOMITETIT EKZEKUTIV PLURALIST TË RRETHIT ZOTI ESHREF RAMA?
Në takimin e partive politike të rrethit të Lezhës me zotin Alfred Serreqi, më datën 29. 4. 1992 për reformimin e pushtetit lokal, mbështetur në elektoratin e zgjedhjeve të 22 marsit, sipas një skeme të gatshme të miratuar nga qeveria, degës së Partisë Republikane i është rezervuar vetëm një vend në Komitetin Ekzekutiv Pluralist. Në si republikanë, duke qenë në mbështetja kryesore e PD-së si dhe përbërjen e komunizmit, si dhe duke u mbështetur në elektoratin e fituar në shkallë rrethi prej 7.2 për qind, këmbëngulëm që do të pranonim koalicion me PD-në në qeverisjen e rrethit vetëm po të pranoheshin alternativa e mëposhtme:
1. Në qoftë se do të na jepej një vend, anëtari ynë i Komitetit Ekzekutiv të ishte patjetër në kryesi.
2. Në qoftë se do të na jepej 2 anëtarë komiteti.
Po qe se do të na afrohej vetëm një anëtar, duke mos qenë në kryesi nuk do të merrnim pjesë në pushtetin lokal.
Tani që komiteti ekzekutiv i gatshëm—sipas skemave të PD-së—është shpallur, kemi të drejtën tonë të protestojmë. Sekretari republikan largohet nga detyra për një motiv dhe vullnet të tij e është ish-kryetari i PSD-së që fitoi 2.3 përqind të elektoratit. Kemi të drejtë të pyesim: me ç’logjikë u veprua? Me diktatin e PD-së e të qeverisë së saj apo me logjikën e fakteve? Faktet janë në favor të republikanëve e jo të socialdemokratëve.
S’ka duket, pa asnjë motiv të argumentuar, e njëjta praktikë punë mund të ndiqet edhe për republikanët e tjerë që janë aktualisht pengesë sekesioniste komitetin ekzekutiv pluralist të rrethit. Me praktikë të tillë nuk shërbehet koalicionit dhe mendojmë se nuk i bën mirë as vetë PD-së.
PD. PALI
Kryetar i degës
8 - QERSHOR KONGRESI i 1-rë i PR
- PR NGUL KËMBË SE QETËSIA NË JETËN E PËRDITSHME, DUKE QENË KUSHT I PARË I NDËRTIMIT TË JETËS DEMOKRATIKE, ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TË DALË NGA GJENDJA NË TË CILËN E SOLLI VENDIN KOMUNIZMI ENVERIAN, PËR ZBATIMIN E REFORMËS EKONOMIKE DHE PËR TË MARRË PJESË NË MËNYRË TË PLOTË DHE TË GJITHANSHME NË PROCESET E INTEGRIMIT EVROPIAN E BOTËROR -
Deklaratë e Komisionit të kulturës, arsimit, shkencës, sporteve dhe të quajt, mbajtur më dt. 6 maj nga nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i PR, zoti Mehmet Çeliku Në emër të komisionit të kulturës, arsimit, shkencës, sporteve dhe të quajt deklaroj: Duke marrë shkas nga propozimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, drejtuar Kuvendit Popullor më 27.4.1992, parashtroj para këtij Kuvendi shqetësimin e madh për gjendjen alarmante të arsimit dhe të mësuesit në Shqipëri. Duke i parë të drejta konsideratat e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për diskriminimin e figurës së mësuesit në Shqipëri deri më tani dhe duke pasur parasysh rolin e madh që kanë luajtur dhe luajnë mësuesit e të gjitha niveleve të arsimit për kombin shqiptar, fillimisht ekonomisht. Në qoftë se nuk do të realizohet kjo ndihmë, ekziston rreziku që kaosi ekonomik të vendit të shtohet edhe kaosi arsimor: aktualisht po rrezikon viti shkollor në vijim, dhe për më tepër, viti i ardhshëm shkollor. Mendojmë se arsimi si dikaster me financim buxhetor nuk mund të përballojë i vetëm peshën e hallëve ekonomike të Qeverisë, sado të ulta t’i mbajmë pagat e arsimtarëve. Arsimi është jo vetëm e ardhmja e kombit, por aktualisht edhe e tashmja e kombit. Komisioni i kulturës, arsimit, shkencës etj, i kërkon Ministrisë së Arsimit të formulojë urgjentisht pikat e përkrahjes ekonomike dhe të kushteve minimale të punës të arsimtarëve dhe të shkollave në përputhje me kërkesat e Sindikatës së Pavarur të Arsimit. Kjo duhet realizuar brenda një afati të shkurtër kohe, duke u përcaktuar një datë e saktë.
Duke i parë të gjitha dhe për lindjen e demokracisë në Shqipëri, duke pasur parasysh qëndrimin tolerant të mësuesit ndaj privacioneve të jetës e të sotshme deri në vetëm e sakrificën e bërë, mend-dimojmë që Kuvendi Popullor t’i vlerësojë mësuesit si shtresë e inteligjencies prioritare për
Në kuadrin e riorganizimit të punës së PRSH dhe detyrat konkrete që i dalin asaj për të shkuar në kongresin e parë më e fuqishme dhe e organizuar, kohët e fundit janë zhvilluar disa takime e mbledhje pune të komitetit drejtues të degëve të PR në Patos, Fier, Librazhd etj.
LEZHË
Në 29 prill, në kuadrin e përgatitjeve të konferencës së degës dhe kongresit të parë të PRSH, dega e rrethit të Lezhës organizoi një aktiv. Merrnin pjesë anëtarë të komitetit drejtues të degës, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e seksioneve të PR në rreth. Merrte pjesë z. Zef Bushati, nënkryetar i partisë.
Aktivin e hapi sekretari i degës Nikollë Nikolla, i cili theksoi nevojën e domosdoshme të riorganizimit dhe të zgjedhjes së njerëzve të rinj në drejtim të seksioneve e nëndegëve, për të shkuar në konferencën e rrethit me frymë të re.
Raportin e përgatitur nga komiteti drejtues e mbajti z. Pal Pali, kryetar i kësaj dege. Sipas raportit disa nga shkaqet që çuan në rezultatin e arritur ishin: Mos-funksionimi me efektivitet të plotë i gjithë komitetit drejtues të degës, mosshkëputja dot nga një farë plogështie dhe pritmërie, mbështetja e dobët financiare, sigurisht me mundësitë që kishte PR, një funksionim i çalë i propagandës dhe organizimit. Ndër shkaqet e jashtme u pranua polarizimi i elektoratit, i cili pa vetëm partinë dhe aspak kandidatin.
Në fjalën e tyre zotërinjtë Gac Jaku, kryetar i nëndegës së Zadrimës dhe Gjon Vokaj, kryetar seksioni në Manati u përqendruan në punën dhe propagandën e dobët që zhvilloi PR. Z. Qazim Dushku, kandidat për deputet, ndër të tjera tha se ne nuk kishim bindjen dhe besimin e plotë për fitore. Gjithashtu ai u ndal në punën që ka gazeta «Republika» e cila jo plotësisht dhe në nivel të përgjigjshëm funksionon.
Në diskutimet e tyre zotërinjtë Prenë Krapi, Paulin Gjoni, Is-
përballojë i vetëm peshën e hall-eve arsimit. tërë Karamuça dhe zoti Bitinca kanë qenë ministra në qeveri-në e stabilitetit, kurse zoti Ypi ka qenë kryetar komiteti i Rajonit nr. 3. Vetë rivendosja e zotit Bitinca si ministër dhe zotit Karamuça si zëvendësministër, tregon për seriozitetin dhe drejtësinë e veprimtarisë së tyre në qeverinë e stabilitetit si dhe në momentin e shpalljes së Memorandumit të ministrave republikanë, gjë e cila konkretisht solli prishjen e kësaj qeverie. Është për t’u çuditur që ka akoma ndonjë nga ish-pjesëtarët e asaj qeverie që vazhdon të ngulë këmbë se ajo ka qenë e mirë dhe se duhej të jetonte deri në qershorin e këtij viti, deri sa ishte lënë të bëheshin zgjedhjet e reja. Imagjinoni të kishim akoma mbi krye Ramiz Alinë dhe nëpër këmbë të gjithë të këqijat e së ashtuquajturës qeveri stabiliteti aq të dashur për komunistët e rinj. Sidogoftë këto janë gjëra të kaluara që kanë filluar t’i përkasin historisë, por desha të lidh pjesëmarrjen e përfaqësuesve të PR me të dyja qeveritë, të cilat
Deklaratë e Komisionit të kulturës, arsimit, shkencës, sporteve dhe të quajt, mbajtur më dt. 6 maj nga nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i PR, zoti Mehmet Çeliku