Me këto fjalë e mbylli diskutimin zoti Agron Ismailati në konferencën e 2-të të PR në Durrës, e cila u mbajt më 18 maj 1992 në sallën e mbledhjeve të Pallatit të Kulturës «Aleksandër Moisiu».
Në këtë fjalë pasqyra e gjendjes shpirtërore të njerëzve, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë të shohin në krye të tyre burra të guximshëm. Gjendja aktuale e vendit, problemet e ndryshme sociale që janë mprehur ose së shpejti do të arrijnë pikën kritike, ndërgjegjësimi i njerëzve për situatën, kontributi që mund të japin republikanët në këtë moment të vështirë tranzicioni, ku po hidhen themelet e demokracisë, zgjedhjet e ardhshme lokale, rendi publik, problemi i ndihmave, konsolidimi i ish-nomenklaturës së kuqe në sferën e afarizmit e probleme të ndryshme të PR, këto ishin çështjet kryesore që u diskutuan para 2 ditësh në Durrës. Situata që po kalojmë, tha në fjalën e tij sekretari i degës së PR A. Garuli, po i bën njerëzit të vetëdijshëm dhe u heq iluzionin, se brenda ditës mund të bëhet mrekullia. Situata po vërteton postulatın republikan: «Shqipërinë do ta ndërtojnë shqiptarët». Në këto kushte ne ofrojmë ndihmën tonë në pushtet, detyrë të cilën përfaqësuesit tanë në pushtetin e kaluar treguan se dinë ta bëjnë me aftësi e ndershmëri. Sot përfaqësuesit e PD duan të minimizojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të PR në pushtet. Ne do ta mbështesim fuqimisht PD për sa kohë që ajo të mos vërë kërkesat partiake mbi interesat e atyre që e dhanë votën. E mirëpresim klasën e pronarëve - tha Gj. Thanasi, por trishtohemi kur shohim ish-nomenklaturën e kuqe dhe ish-punonjësit e Sigurimit të Shtetit të rendin drejt afarizmit. E vetmja rrugë është shpejtimi i privatizimit për të pakësuar në minimum mundësitë e profanëve që të mos luajnë bixhoz me mallin e shtetit. Gjithashtu në konferencë u bënë shumë pyetje të ndryshme. Në fund e mori fjalën edhe kryetari i PR, zoti Sabri Godo, i cili iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve dhe bëri një ekspoze të gjendjes së përgjithshme. Duke shpjeguar pozicionin e PR për 80 përqindëshin, shportën dhe probleme të tjera, ai tha se nuk kemi për t'i bërë opozitë pushtetit demokratik, për të cilin luftuam, por ne nuk jemi për kurrë za të forta sociale. Njerëzit janë katandisur në atë gjendje sa nuk ke ç'shtrydh më prej tyre. Do përpiqemi që ky vend të dalë me sa më pak dhimbje nga ky operacion i madh e i vështirë. Më poshtë ai ndal tek zgjedhjet lokale dhe probleme të tjera... Për t'u theksuar është se punimet e konferencës ishin eficiente; diskutantët përgjithësisht diskutuan me preokupim e përgjegjësi të lartë për problemet e ngritura. Në fund u bë zgjedhjet. Kryetar i degës së PR Durrës u zgjodh zoti Aleksandër Garuli, sekretar zoti Petrit Xhaferi dhe kryetar i këshillit drejtues Arben Babameto. Korresp. i Republikës Zoti Zef, jo për të zgjatur shkrimin, por e quaj të pamundur të ndaj trajtimin e ligjit të tokës intelektual. të pamundur të ndaj trajtimin e ligjit të tokës bujqësore, kur dihet se të gjithë dështuan për të zgjedhur dhe hallet kombëtare. (vijon në faqen e 4-t)
PRSH MENDON SE NUK MUND TË KETË LIRI TË NJERIUT, PA PAVARËSINË E TIJ EKONOMIKE
8 QERSHOR - KONGRESI i 1-rë i PR
TË OFROSH VETËM TERRENIN DHE PEIZAZHIN, ËSHTË NJË PJESËMARRJE E PAPERFILLISHME NË INVESTIMIN E PËRBASHKËT
Intervistë e Kandidatit të Shkencave KUTJIM HASHORVA, dhënë redaktorit tonë LUTFI DERVISHI.
«Republika» - Cili është mendimi juaj për programin industrial të qeverisë dhe mundësitë për realizimin e tij?
Përgjigje: Ai paraqet synimin strategjik të qeverisë dhe në program jepen vetëm vijat e përgjithshme të politikës industriale. Mund të thuhet se aty janë pasqyruar programet e të gjithë forcave politike, duke përfshirë edhe atë të opozitës aktuale.
«Republika»: Ku konsiston, pra ndryshimi në programet industriale të partive të ndryshme?
Përgjigje: Mendoi se asnjë forcë politike nuk është e përjashtuar shumë të zgjedhë profilin e vet origjinal në zhvillimin industrial të vendit.
Ndryshimet, siç dihet, konsistojnë më tepër në politikën sociale, në atë ekonomike në taktikë, në ndryshime për arritjen e rezultateve të ndryshme për kalimin e formës ekonomike për kalimin sa më të shpejtë në ekonomi të tregut.
«Mendoj se krahas problemeve politike dhe sociale që duhen zgjidhur, duhet përpunuar e detajuar perspektiva e zhvillimit dhe prioriteteve industriale për vendin tonë.
«Republika»: Sot po flitet e shkruhet shumë për turizmin.
Përgjigje: Në këtë drejtim duhet të zgjasë edhe më. Të thuhet se turizmi është një e ardhur e madhe ekonomike për vendin tonë. Por realisht mendoj se investimet në fushën e turizmit janë të japin frute vetëm në Shqipëri, me investime e huaja të zhvilluara. Investimi nuk mjafton, të lësh hotele, duhet të kesh infrastrukturën rrugore, kanalizimet, pasuritë historike, shërbimet. Të ofrosh vetëm terrenin apo peizazhin, është një pjesëmarrje e paperfillshme në investimin e përbashkët.
Eksperienca botërore tregon se vendet që kanë të zhvilluar veprimtarinë bujqësinë hyjnë në radhën e vendeve të pazhvilluara.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vendet që e kanë bazuar ekonominë e vet kryesisht në industrinë nxjerrëse. Shembuj të shumtë tipikë na sjellin mjaft vende të Afrikës, Azisë e Amerikës Latine, duke shtuar këtu edhe vendet e Lindjes. Ndërsa vendi ynë ka qenë vërtet një shembull unik, sepse megjithë disa ngjarje shmëri në sistemin e drejtimit dhe regjimit, ne kemi pasur ndryshime të theksuara me vendet e tjera të Lindjes, sepse të paktën në ato vende, asnjëherë nuk iu la në dorë drejtimi i ekonomisë apo jetës së vendit njerëzve, të cilëve iu mungonte edhe formimi elementar arsimor.
«Republika»: Atëherë, cila do të ishte spas jush një politikë industriale e arsyeshme?
Përgjigje: Mendoj se në Shqipëri fazat e prioriteteve të zhvillimit industrial do të ishin;
- Industria përpunuese ushqimore, Industria e lehtë, komplekset agroindustriale, industria mekanike, ku prioritet do të kishin aktualisht e montimit, prodhimi i makinerive e prej tyre edhe prodhimi i materialeve të ndërtimit dhe mineraleve të nevojshme, që kërkon investime më të mëdha.
Përsa i përket turizmit mendoj se duhen stimuluar privati, pasi sa duhen stimuluar private, për të hapur sa më shpejt dhe direkt për popullin. Në shumicën e vendit, ku mund të ngrihen raste, më shumë, se në çdo raste, nuk dihet mirë, e cila mund të rritet mirëshfrytëzimi sa më shpejt për biznesin, e cila vetë firma në Shqipëri, i dalë vetëm veten të mira.
«Republika»: Cili është roli i
Hapa përpara, por me kujdes!
Ndërtesa e Komitetit Ekzekutiv Pluralist në Vlorë është e vetmuar, e ndërtuar nga ata të huajt.
Funksioni i saj ka qenë gjithmonë politik. Në të kanë dalë shumë shpejt se sa kanë hyrë pushtues të shumtë të kombit me uniformë ushtarake apo civile me papion, burokratë e çifligarë të 40 flamurëve, udhëheqës skandalozë të sekretërës komunisto-socialiste me shije aziatike. Modeli i tyre më kohë është zhveshur. Dëshira e popullit ka ngjitur në ato shkallë vetëm demokratë të mëdhenj si Ismail Qemali, Avni Rustemi, Fan Noli, Osman Haxhiu e të tjerë burra të shquar, që lanë pas një pushtet legjitim me vizion modern evropian të dalë nga populli. Traditën e mirë populli e pati parasysh dhe më 22 Mars. E dha verdiktin me ndershmëri, mëçuri në favor të demokracisë. Sot pushteti i ri në emër të popullit po zgjedh njerëzit të rinj. Hapa përpara, por me kujdes. A mund t’i lihet P(S) Seksioni i Arsimit-kulturës, pjesa më shpirtërore e popullit? Ç’mund të presësh nga kontigjente të dala jashtë kohe, me njohuri të cekëta të fituara në shkolla partie, që Enverin e kanë në gjil si simbol?
Ç’mund të mësosh nga ata që si persekutorë partiakë e katandisën gjithë atë inteligjencë... E mbinë, e rudhën... Po gjithë ata instruktorë partie, të përkëdhelur të tjerë mjekorë me tituj «shkencorë», që vegjetojnë akoma me cikle të mbyllur nga selia e PS në kabinete apo drejtori shkollash?
Është e domosdoshme, që për hir të luftës kundër komunizmit, aleanca tri palëshe të mos prishej. Por... përfaqësuesit e Partisë Republikane u dëbuan nga pushteti. Sekretari i komitetit ekzekutiv, ashtu edhe ai i transportit... ju dha PDNJ. «Omonies». Pse kështu? Në qytet ajo nuk mori vota, ajo mund të trajtohet atje ku fitoi. Vlora është tepër shqiptare. Flet shqip. Me një gjë të tillë nuk janë dakord as sindikatat e pavarura, që nuk u pyetën fare. Në një situatë të tillë që po kalojmë as kush nga brezi i vjetër e i ri nuk e ka parashikuar (pa e ka se ka ndonjë që pretendon se e ka thënë me kohë). E megjithatë sot bëhet kabull kjo.
BESNIK VELAJ
ARBEN BILLACI
(Vijon në faqen e 3-të)
Aparati burokratik shtetëror monist duhet rinovuar me vendosmëri
Aparati i vjetër shtetëror i regjimit monist, pothuajse pa përjashtim është i kalbur, i korruptuar dhe i paaftë, si pasojë e emërimit të tij nga nomenklatura përkatëse partiake e shtetërore, që nga ana e vet kanë qenë plotësisht mediokre, edhe nga orientimi i gabuar se duhet vënë politika në plan të parë e jo aftësia profesionale.
Duke ndjekur këto kritere, në vendin tonë është krijuar një kaos i vërtetë, ku pothuajse asnjë nuk punon në profesionin e vet, për të cilin ka mbaruar shkollën. Shumica e tyre janë me lidhje familjare e miqësore, që kanë bërë si u ka dashur qejfi për vite e dekada të tëra me punën e shtetit dhe djerësën e popullit.
Si rezultat i kësaj politike aparatet tona u mbushën me gjeneralë e mashtrues të të gjitha kallëpeve, të cilët me injorancën e tyre mbytën mendimin e lirë progresist e përparimtar, ndrydhën iniciativën e njerëzve të kulturuar e të arsimuar, shpifën ndaj tyre dhe i denigruan e i poshtëruan sa deshën, për t’i treguar PSH se janë të aftë e besnikë ndaj kauzës së socializmit. Pothuajse të gjithë pa përjashtim tërë-hoqën pas vetes shembëlltyrat e tyre në instancat e mëposhtme, duke e kthyer aparatin shtetëror në shtrat të nxehët për kulçivarëzin e të gjitha veset të këqia. Asnjë nga këta «proletarët» të marrëzië proletare nuk e bëri fëmijën e vet punëtor, por lëvizën çdo gur për t’u siguruar atyre në rrugë të padrejtë burra e vende pune të rehatshme, në një kohë që fëmijët e popullit shkonin në vende pune të vështira. Ali, ata të Taransës, pionierët e zotërinjve, Alia, Kondi, Marko, Cuko, Miska; Bozo etj, duke u tallur me demokracinë.
Demokracia e ka bërë të qartë vijën e demarkacionit se me burokratët monistë nuk do bashkëpunojë kurrë në fushën politike punojë kurrë në fushën politike punojnë, as konsideron ata të pandreqshëm. Ajo vetvetiu nuk lufton njerëz për bindjet e veta politike, por edhe nuk mund të bashkëjetojë e të bashkëpunojë me ata që kanë bërë aq dëm popullit dhe Atdheut, prandaj distancimi prej tyre duhet larguar nga postet që mbajnë, duhet ta konsiderojë një imperativ të kohës. Nuk është e vërtetë...? (Vijon në faqen e 3-të)
Ligji për tokën, fshati dhe dielli që po kthehet nga dimri
Letër drejtuar zotit Zef Rakacolli
Parlamentarë dhe qeveritarë, kujdes! Ligji për tokën zbatohet në fushë të minuar!
Shkrimin tuaj në gazetën «Republika» të datës 7.5.1992, kam bindjen se do ta kenë lexuar edhe ata që ju njohin dhe ata që nuk ju njohin. Ky nuk është komentim, mbasi kushedo krijon bindjen se shkrimi nuk është thjesht një artikull, por një akumulim intelektual i punës suaj në bujqësi. Shkrimi im nuk do të jetë polemikë klasike, mbasi nuk synon, si thonë në atë tona, ta mundim njëri-tjetrin, në këtë fushë që une e quaj tepër të vështirë, bile t'i qajmë hallin qeverisë dhe Komisionit Qëndror, ndonëse qeverive nuk u ra ndërmend të blejnë pa para akumulimin intelektual. të pamundur të ndaj trajtimin e ligjit të tokës nga problemet e bujqësisë aktualisht e të fshatarit tonë; stoicizmin e tij zor se e përshkruan as Hygoi i Francës e as Mjeda ynë. Të gjithë flasin për rolin e bujqësisë, por pak e dinë dhe vlerësojnë aftësinë buferike që ajo ka veçanërisht në momentet e amplitudave sociale, ku momenti aktual është më tipiku. Të gjithë flasin për bujqësinë, por jo të gjithë e analizojnë se ç'është kjo ndarje deri në përçmim e fshatarit tonë, figura e të cilit është më e ulët se e muz(h)ikut rus. Është për të ardhur keq se edhe tani bëhen thirrje sentimentale për të ndihmuar fshatin e bujqësinë, kur dihet se të zgjedhësh hallet e fshatarit e të bujqësisë ke zgjidhur dhe hallet kombëtare. A duhet harruar fshatari që, du'lë ka marrë 3-5 lekë për ditë pune, kurrus duke mbajtur në gjendje latente inflacionin që ka shpërthyer tani? Përmendëm vetëm një aspekt të dramës së tij, por edhe kjo mjafton, për ju, zotërinj qeveritarë e parlamentarë. Po e harruat atë, do t'ju vrasë buka e tij. Sot të gjithë, pa përjashtim, flasim e teorizojmë për ekonominë e tregut dhe dhe pa terapi shoku. Por për hir të dhuntive natyrore të vendit tonë, a mund të kalojmë në ekonomi të tregut pa zhvillimin e gjithanshëm të bujqësisë e të fshatit? Nuk do të ishte aspak futurizëm të mendonim e të pro- IDRIZ XHAMARAJ (vijon në faqen e 4-t)
TË QERShOR METEM TERRENIN DHE
Hapa përpara, por me
Aparati burokratik shtetëror monist duhet
Kronikë
Dega e Partisë Republikane Peqin më datë 17.5.92, ora 17,00 zhvilloi konferencën e saj.
Raportin e mbajti kryetari i degës zoti Altin Kumbara, ku analizoi gjithçka rreth aktivitetin e degës PR të zonës në fjalën kritike. U vunë në pah këto mangësi:
1. Lidhja e dobët qendër-bazë
2. Puna e dobët me fshatin
3. Duheshin futur më tepër intelektualë në degën e PR.
Gjithashtu në raport u përmend puna e mirë e tërë pasuesit, ku u dyfishua numri i anëtarëve dhe kjo erdhi se bashkëpunimi i punëve në këshillin e degës PR, u ba mirë. Këtu u nde dhe ndihma e zellit Sabri Godo, Çerçiz Mingomataj dhe Shpëtim Luzati.