31/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 maj 1992

DEKLARATË E KOMITETIT DREJTUES TË DEGËS SË PR KORÇË

Dega e Partisë Republikane Korçë si një parti opozitare, në aleancë me Partinë Social Demokratike, në luftë për të përmbysur një herë e përgjithmonë sistemin komunist në Shqipëri, luftoi dhe punoi si aleate opozitare për vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Pas zgjedhjeve të 22 Marsit ku partitë opozitare u kthyen në një forcë kryesore për vendosjen e demokracisë e zhvillimin e reformës ekonomike, Dega e Partisë Republikane në Korçë ka punuar për një aleancë konstruktive në ekonomi edhe në vendosjen e pushtetit pluralist. Deri në daljen e ligjit për reformimin e pushtetit lokal, përfaqësues të Degës së PR Korçë, ishin anëtarë aktivë në Komitetin Ekzekutiv Pluralist të rrethit me dy anëtarë komiteti e dy shefa seksionesh. Gjatë punës së tyre nga komiteti ekzekutiv pluralist i rrethit nuk ka patur asnjë informim për cilësinë e detyrave të ngarkuara nga Komiteti për përfaqësuesit tanë. Fill pas daljes së ligjit në Komitetin e reformuar hiqet njëri nga anëtarët e Komitetit, si dhe dy seksionet që mbulonte PR në këtë institucion, duke mos u motivuar për punën e tyre por thjesht duke u nisur nga përqindja e elektoratit. Në rast se personat që përfaqësonin PR në Komitet nuk ishin të devotshëm dhe lajmëruar dega për të zëvendësuar ata. Nuk ndodhi kështu, arsyet, mendojmë ne, janë thjesht për të mos patur në Komitetin e reformuar përfaqësues të Partisë sonë, duke thyer kështu një nga normat themelore të demokracisë. Në këtë mënyrë ky institucion i drejtuës u kthye thjesht në një institucion njëpartiak i PD. Sa për të justifikuar PD ka marrë vetëm dy përfaqësues nga dega e PSD Korçë. Veprimi i vendimit i kryer, duke eliminuar në këtë mënyrë partitë aleate të PD në këtë zhvillim të gjerë demokratik, na duket pa vend dhe jashtë normave demokratike. Për këtë: Tërheqim nga Komiteti Ekzekutiv Pluralist i rrethit edhe përfaqësuesin e vetëm si anëtar Komiteti PANDI PAPANDO, duke i krijuar mundësi PD të qeverisë si forcë e vetme në rrethin tonë. Këtë deklaratë e bëjmë për të sqaruar opinionin e rrethit të Korçës, i cili duhet të na kuptojë drejt se ne do të luftojmë edhe në të ardhmen për të zgjidhur problemet jetike të tij. as ky i zgjedhur më 22 mars 1992 akoma nuk ka miratuar kushtetutën. Dihen faktikisht se Kuvendi Popullor i zgjedhur më 31 mars 1991 me ligjin nr. 7491, datë 29, 4. 1991 «Për dispozitat kryesore të kushtetutës» çfuqizoi kushtetutën e vitit 1976. Më vonë, Kuvendi Popullor i zgjedhur më 22 mars 1992, i cili vazhdon të ushtrojë funksionet e tij si organi më i lartë legjislativ dhe si organi më i lartë i pushtetit shtetëror, gjatë kësaj periudhe i ka bërë disa plotësime kësaj ligje. Në pikën 2 të nenit 16 të ligjes «Për dispozitat kryesore të kushtetutës», pikë e cila bën fjalë për detyrat e Kuvendit Popullor thuhet: «Miraton e ndryshon kushtetutën, vendos përfundimisht mbi pajtueshmërinë e ligjeve me kushtetutën». Megjithë çështja qëndron kështu, atëherë ku është kjo kushtetutë, me të cilën duhet të jenë në pajtim ligjet që nxjerr Kuvendi Popullor? Ligja «Për dispozitat kryesore të kushtetutës» e disa plotësime që i janë bërë asaj, as e kanë luajtur dhe as mund ta luajnë... mund ta luajnë... Këtë deklaratë e bëjmë për të sqaruar popullin për të zgjidhur problemet jetike të tij. mund ta luajnë...

Shteti ynë akoma nuk ka kushtetutë

Ditë më parë pamë në televizion që kryetari i gjykatës kushtetuese dhe anëtarët e kësaj gjykate bënë betimin para Presidentit. Në betimin që bëri kryetari i kësaj gjykate ndërmjet të tjerave thuhet: «…do të mbrojmë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë...» Po kështu Presidenti i Republikës, ndërmjet të tjerave i uroi «…të mbrojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë...» etj. Nuk e kuptoj, për cilën Kushtetutë bëhet fjalë nga zotërinjtë e gjykatës kushtetuese dhe nga Presidenti? Deri tani që po flasim për këtë çështje, as Kuvendi Popullor i zgjedhur më 31 mars të vitit 1991, kanë miratuar kushtetutën. Dihet fakti Popullor i zgjedhur më 22 mars 1992 ... Rolin e një kushtetute, e cila është ligji themelor i një shteti, ku janë sanksionuar parimet themelore të tij e gjithë disiplinat e së drejtës. Më thjeshtë pra në kushtetutë janë vënë parimet themelore, ku duhet të mbështetet e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, e drejta administrative, dhe gjithë degët e së drejtës, pra gjithë legjislacioni. Është parim juridik i pakontestueshëm që çdo ligj që aprovohet nga Kuvendi Popullor duhet të dalë në bazë dhe për zbatim të kushtetutës. Po të jetë se ndonjë ligj bie ndesh me ndonjë dispozitat kushtetuese, ai ligj në gjuhën e së drejtës quhet nul-zero,(0) pra nuk zbatohet. Kështu kodi civil, kodi penal, kodi i punës, kodi i familjes e të tjera ligje pa tjetër duhet të mbështeten në dispozitat e kushtetutës. A e plotëson këtë kriter bazë të legjislacionit në Shqipëri ligji «Për dispozitat kryesore ... Kohet e fundit në Itali, pata mundësi të njihem me industrialistë të fuqishëm, latifondistë të mëdhenj, pronarë zonash turistike bregdetare e malore, tregtarë grosistë prodhues ushqimore, drejtues shoqërish mjetesh transporti dhe deri përfaqësues të Komunitetit Evropian. Po çfarë thoshin e kërkonin ata? Garanci për investimet e tyre Për këtë duan vendosjen e rendit publik, të rregullit dhe qetësisë. Duan ligje të qarta dhe serioze që të mos ndryshojnë, sa herë që ndryshojnë qeveritë. Ligjet të mbrojnë garanci si investime tona, ashtu dhe të huaja. Shitjen e tokës Për këtë përmendin si shembull pasuritë e tyre, në mënyrë që të kërkojnë kushtet sa më lehtësuese, do të blejë 10 ose 20 hektarë, aq sa do projekti, ndërsa ai që e kërkon tokën për prodhim, mund të blejë sipërfaqe më të madhe, por jo më shumë se 500 deri 1000 hektarë. Çmimi i shitjes së tokës të jetë në varësi të kërkesës dhe ofertës, si dhe destinacionit të tokës. Krijimin e kushteve lehtësuese I huaji nuk ka kohë të tepërt për të humbur. Ata që e presin, duhet të jenë të përgatitur me të gjitha të dhënat që shërbejnë për të përcaktuar leverdinë e investimit. Por sidomos organet që do të aprovojnë investimin, duhet të jenë operative dhe të shpejta, për të përfunduar këtë proces sa më parë. Duhet menduar për taksa të ar- FATMIR TURKESHl (Vijon në faqen e 2-të)

Çfarë kërkojnë afaristët e huaj e ç’duhet të bëjmë ne?!

Është fakt që Qeveria ka bërë punë në vazhdimësi në drejtim të sigurimit të ndihmave e kredive të huaja. Por a është e mjaftueshme kjo? Me këtë fonde, me teknologjinë që kemi dhe me prapambetjen e kuadrit specialist, nuk mund të arrijmë atje ku duam. Pikërisht në këtë situatë Qeveria po tregojmë ngathësi në drejtim të procesit të privatizimit dhe krijimit të kushteve lehtësuese për kapitalin e huaj. Që të arrish rezultate në këtë drejtim, duhet të njihesh mirë interesat e afaristëve të huaj, kërkesat e tyre, në mënyrë që t’u krijohen kushte sa më lehtësuese. Kohët malore, tregtarë grosistë prodhues ushqimore, drej- Hungarinë, e cila duke e ligjëruar shitjen, ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, ose Tunizinë, që e dha tokën pa shpërblim për kapitalin italian, i cili investoi në këtë vend dhe i dha një shtytje të madhe zhvillimit të ekonomisë. Së fundi flasin për vetë Italinë, ku pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët blenë shumë toka, ndërtuan, prodhuan, fituan dhe më vonë u larguan, pasi ia shitën vendin atje që kishin blerë. Ç’njohua Italia nga kjo? Veçse zhvillim, përparim dhe mirëqenie. Toka duhet të shitet, por mbi bazën e disa kritereve. Afaristi që kërkon të ndërtojë një fabrikë, të jetë ...

Nënsekretari i shtetit të SHBA, Igëllberger, në Shqipëri

Dje mbërriti për një vizitë zyrtare nënsekretari i shtetit të SHBA Lorenc Igëllberger, në krye të një delegacioni, në përbërjen e të cilit janë zëvendësekretari i shtetit për thesarin Xhon Robson, këshilltar i posaçëm i nënsekretarit të shtetit për ndihmat për Evropën Lindore, Robert Beri, këshilltar në agjencinë amerikane të informacionit, M. Rasell, ndihmës administrator për Evropën Dr. Karol Edelman, ndihmës këshilltare e agjencive të koordinimit të ndihmave për Evropën Lindore dhe Qendrore. Në aeroportin e Rinasit delegacioni amerikan që kryesonte zotëri Lorenc Igëllberger, u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Aleksandër Sereqi, ministri i Financave dhe Ekonomisë Genc Ruli dhe nga personalitete të tjera. Kishte delegacioni i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA në Republikën e Shqipërisë Uilljam Raierson.

Nga konferencat e degëve të PR në rrethe

Më datën 25. 5. 1992 u zhvillua në Shijak Konferenca e degës së PR. Pjesëmarrja qe e mirë. U mbajt një raport mbi aktivitetin e degës gjatë 1 viti dhe sidomos u analizua periudha e fushatës elektorale. Njerëzit diskutuan, shprehën me sinqeritet mendimet e tyre lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e PR, rolin që duhet të luajë ajo në situatën e kalojmë. U diskutua që më shumë duhet të ishte lidhur që nga me degën e Shijakut, gazeta duhet të kishte luajtur rol më të madh në periudhën e fushatës, përgjithësisht organizimi duhet të ishte qenë më i mirë. Nga diskutantët u theksua roli që duhet të luajë PR në këtë situatë që po kalojmë e puna që duhet bërë për përgatitjen e zgjedhjeve të pushtetit lokal. U diskutua dhe për atë se si duhet të veprojnë anëtarët e Komitetit në situatën që vihen, përlerë që PR të ketë qenë as anëtarë të PR. U ngrit edhe problemi i pas... [pjesërisht i palexueshëm] Gjithashtu në konferencë u evidentua edhe shqetësimi i mosmarrjes pjesë në pushtetin lokal të anëtarëve të PR. Në fund u bënë zgjedhjet e Këshillit Drejtues me kryetar z. Nazmi Balla. Këshilli me votim të fshehtë zgjodhi Komitetin Drejtues me kryetar z. Haki Baçi e sekretar z. Qemal Preza. Nga Komiteti Drejtues i PR në këtë konferencë mori pjesë Tamara Luarasi. Më 26 maj, u mbajt konferenca e parë e degës së partisë Republikane e rrethit të Fierit. Konferenca pritej me shumë interes- nga vetën nga anëtarët e partisë republikane në Fier por edhe nga simpatizantët e saj të shumtë. Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre miku nga Italia i Partisë Republikane Italiane Gino Paulucco dhe i deleguari i Komitetit drejtues të partisë Republikane zoti Aleksandër Garulli. Konferencën e hapi një nga organizatorët për krijimin e degës së PR në rrethin e Fierit inxhinieri Lirim Çuçi. Kryetari i degës së PR, Fatmir Media mbajti raportin mbi punën e bërë nga partia republikane në rrethin e Fierit. Në konferencë u analizua puna e dobët e bërë nga seksionet e partisë Republikane në qytet e fshatra, ku konsistonin këto të meta. Në gjirin e partisë republikane u tha në Konferencë, bëjnë pjesë njerëz intelektualë e punëtorë, të ndershëm e respektuar, por ata nuk ditën që në fushatën elektorale të bëhin propaganda për fitore të tyre si ple- [e palexueshme] e shkëputur nga partia demokratike, nuk ditën të vendosin nga disa paralelizma, pse partinë republikane, e bësuan me partinë demokrate, se u ngushtuan me mendimin se ne jemi një bllok, dhe për këtë do propagandonim deri sa së fundi u shpërblye duke mos dhënë koalicion të sinqertë. Kjo do të jetë të mësim i na në konferencë për zgjedhjet lokale që do të bëhen në qytet dhe fshatra. Shkaku tjetër ishte se nuk u arrit të shkohet në të gjithë fshatrat gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, duke munguar edhe mjeti i propagandës, nga fshati në fshatin e qytetin; ... [pjesërisht e palexueshme] Konferenca u kritikua edhe komiteti drejtues i Partisë Republikane të Fierit. Në konferencë u tha se anëtarët e komitetit drejtues nuk janë aktivizuar në rreth për propagandën elektorale dhe gjatë kohës ndaj për ta patur të fortë e ta zgjeronim më shumë partinë republikane në të ardhmen, duhet të freskohet komiteti drejtues i Partisë Republikane me anëtarë të rinj. Mbas raportit u bënë pyetje dhe diskutime. Diskutoi edhe zoti Gino Paulucco, i cili në radhë të parë përshëndeti konferencën dhe pastaj tha: E ardhmja i përket Partisë Republikane, mos kujtoni se nuk i fituat këtë radhë e s’do të fitoni herë tjetër. Duhet punë dhe punë konkrete e ju do ta fitoni. Salla ushtoi me duartrokitje duke përshëndetur anëtarin e partisë Republikane Italiane. Perikli Ziu në diskutimin e tij tha se: Rezultati i zgjedhjeve e di se ne partinë republikane mungoi eksperienca, munguan plotësimin dot kërkesat për shtrirjen që ka rrethi i Fierit. (Vijon në faqen e 3-të)

Pashai i diktaturës në Delvinë

Përse bien këmbanat e socialistëve Pashai i diktaturës në Delvinë - Pak fjalë për kryetarin e PS në Delvinë etj. Në analizën që bëri KD i PS të qytetit të Delvinës pas 22 Marsit u evidentua midis të tjerash se një nga shkaqet e rezultatit që u arrit ishte dhe mos pastrimi i radhëve të PS nga njerëzit e korruptuar të PPSH. E veçanta e këtij konkluzioni ishte se atë e bënte dhe e pranonte si shkak real dhe kryetari i PS në Delvinë shoku Gafur Brahimi. Nuk do të dëshiroja kurrë të ribëja ose rikujtoja pazashke nga jeta e këtij njeriu që i ka shërbyer me aq devotshmëri diktaturës por jam i detyruar ta bëj për shkak të maskrës së re të demokracisë që përpiqet të vërë ky njeri e që si fenomen përbën një rrezik të ri real për demokracinë që është ende e brishtë. Me një arsye të mesëm si të tilla asnjëmasë (gjithsesi pesë vjet të dyja) ... [pjesërisht e palexueshme] I vendosur drejtor shkollë qush në vitet shtatëdhjetë, ai kupoti mirë ligjin e të bërit karrierë nën sistemin e diktaturës. Pasi u bë komunist dhe mbaroi shkollën e partisë, për të u hap decia tehale për karrierë. Kështu thiruri nga Lazaret, prej dhënën mendje- [tekst i prerë] Në Delvinë etj. u bë drejtor i shkollës së mesme bujqësore të Delvinës, njërës prej shkollave bujqësore më në zë të vendit që shkolla Gafur e kthye në vendit që shkollat më të politizuara të republikës për shkak të paaftësisë së tij për ta mbajtur postin e drejtorit me zotësi. I deklaruar si punonjës i sigurimit të shtetit ai ushtrohnte diktat të hapur për këdo që e kundërshtonte ose nuk ecte pas avazit të tij. Në këto rrethana shumë ish kuadro të shkollës që ai drejtonte, detyroheshin të bënin lëndët e programit të tij, që ka qenë rasti i mësuesit të përsekutuar Panajot Marto. Ndërkohë shkolla ku ai drejtonte thu të gjitha rekordet e politizimit duke shpikur dhe sajuar dhe lëndë të reja politike pa pedagogjike e të pa miratuara nga askush siç ka qenë lënda «E markure e Enverit» e cila zhvillohej çdo të mërkurë orën e parë me ditare të rregulluara ... [tekst i prerë] JORGAQ SHKURTULI (Vijon në faqen e 2-të)

8 QERSHOR, KONGRESI i 1-rë i PR

PARTIA REPUBLIKANE ËSHTË PËR NJË LEGJISLACION PENAL TË NDËRTUAR MBI PARIME THELLËSISHT DEMOKRATIKE E HUMANE, TË DREJTËSISË SHOQËRORE, TË LIGJSHMËRISË E TË PËRGJEGJËSISË INDIVIDUALE PËR VEPRËN PENALE.