04/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 qershor 1992

FRYMA KONSTRUKTIVE, DEBATI DHE DIVERSITETI I MENDIMIT DO TË JENË TIPAR: THELBSORE TË PR

Fitorja historike e kombit shqiptar në këtë mars hapi mugën e shumëshpresuar që vendi ynë të nisë një jetë të re. Partia Republikane, si parti me tipare të skalitura antikomuniste, ka dhënë një kontribut jo të pakët në arritjen e madhe të 22 Marsit, ajo që një vend të dukshëm në gjithë odiseinë e dhimbshme, plot gjak e dhunë që kaloi populli, për të ardhur në realitetin e sotëm kaq shpresëdhënës. Dhe tani që demokracia nis brishtas rrugën drejt së ardhmes, pasi janë kristalizuar shumë struktura shtetërore të niveleve të ndryshme, edhe Partia Republikane sheh veten në çastin e duhur për të bërë bilancin e punës së saj, arritjeve dhe humbjeve, nevojën e ngutshme për ristrukturim tërësor dhe për të preçizuar rrugën e saj të mëtejshme. Ajo gjendet në pragun e Kongresit të saj të Parë, i cili do të mbahet më 8-9 qershor, akt ky madhor që përcakton e do të përcaktojë peshën e perspektivën e kësaj partie. Kongresi i parë i PR do të përqendrojë vëmendjen e tij në fazën e zhvillimit postdiktatorial të vendit, ai do të përcaktojë strategjinë dhe taktikën e partisë në të gjitha aspektet e saj, por pa luhatje, në mbështetje të demokracisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me PD dhe PSD dhe forcat e tjera me karakter antikomunist dhe mbështetur në parimet bazë të republikanizmit siç janë njohja e pronës, respektimi i dinjitetit dhe aftësive të gjithsecilit, aplikimi gjerësisht i ekonomisë së tregut dhe përkrahja e iniciativës së individit, kërkesa e patundur që qeveria të mbrojë lirinë e individit, drejtësi e mundësi të barabarta për të gjithë, ruajtja e kombit dhe sigurinë për qytetarët bazuar në ligj e kushtetutë, miqësi e paqe me të gjithë popujt e tjerë. për të gjithë, ruajtja e kombit dhe sigurimi për qytetarët bazuar në ligj e kushtetutë, mirësi e paqe me gjithëse popujt, objektiva këto që do t’i mbajmë kurdoherë si çështje prioritare të partisë. Partia Republikane ka mbështetur dhe do të mbështesë sindikatat e pavarura, shoqatat e të dënuarve të ndërgjegjes si dhe gjithë organizmat që mbështesin shtetin demokratik dhe parimet e demokracisë. Në këtë periudhë përgatitore partia realizoi konferencat në rrethe, bazuar në zgjedhjet partiake nga njësitë më të vogla e deri në qendër. Në këto analiza u shqyrtuan shumë çështje organizative, politike dhe ekonomike, u rizgjodhën organzimat drejtuese, me firmë të lartë përgjegjësi dhe po kështu do të vazhdojë punimet edhe Kongresi ynë. Fryma konstruktive, debati dhe diversiteti mendor do të mbeten tipare thelbësore të Partisë Republikane. I pandryshueshëm do të mbetet edhe pas këtij Kongresi fakti se Partia Republikane do të ekzistojë e fuqizohet si parti që shpreh e mbron pa u lëkundur interesa të caktuara dhe qëndron e vendosur në rrugën e saj për të hyrë pa ekuivoke në shoqërinë perëndimore sa më parë e dergjithmonë.

Vizitë e suksesshme e Kryeministrit të Turqisë zotit Sulejman Demirel, në Shqipëri

Kryeministri i Turqisë, zoti Sulejman Demirel, bëri një vizitë dyditore në Shqipëri. Ai zhvilloi takime me Presidentin e Republikës zotin Sali Berisha, Kryeministrin zotin Aleksandër Meksi, ministrin e Jashtëm zotin Alfred Serreqi, etj. Në përfundim të takimeve të tij, kryeministri turk dhe Presidenti shqiptar dhanë një konferencë shtypi për gazetarët vendas dhe të huaj. Presidenti Berisha, që në fillim i cilësoi bisedimet si shumë të suksesshme dhe theksoi se kryeministri turk, u angazhua se do të nxisë investimet turke në Shqipëri dhe do të ndihmojë fuqishëm politikën shqiptare, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Turqia i akordoi vendit tonë 30 milion dollarë ndihmë. Brenda javës do të mbërrijë një ndihmë nënshkruhet një marrëveshje për menjanimin e taksave nga të dy vendet. Qeveria shqiptare do të heqë vizat për qytetarët turq që vijnë në Shqipëri. Si presidenti Berisha ashtu dhe kryeministri turk Demirel, në ... (Vijon në faqen e 2-të)

Ç’kërkojnë tani social - komunistët?!!

- PP(S) FILLOI FUSHATËN ELEKTORALE NR...( ) - - Dr. KASTRIOT ISLAMI I (PAVARUAR KËRCËNON: «JEMI “TË DENUAR” TË MIREKUPTOHEMI, PËRNDRYSHE...» - K. ISLAMI, ZP. 31. 5. 1992 - - PRESIDENTI I REPUBLIKËS, SALI BERISHA, THIRRI NË TAKIM KRYETARIN E PS ZOTIN NANO DHE I KËRKOI... KOALICION...( ) FATOS NANO PRANON, ME KUSHT QË TË PLOTËSOHEN KËTO PIKA: 1. TË GJENDEN FAJTORËT E SHKODRËS, 2. TË DËNOHEN BLLokmenët, 3. TË VËRTETOHET (MOS)FAJËSIA E ISH-MINISTRIT RUÇI, 4. TË GJENDEN SHKAKTARËT E 2 KORRIKUT.... - NGA RISEDA[?] KOKE ME KOKË ME KOMUNISTËVE. Ka kaluar pak kohë nga dita e 22 Marsit dhe të paduruarit social-komunistë janë hedhur në një sulm frontal. Në fillim sulmi i tyre ishte disi i paqartë dhe i mjegullt, por më pas erdhi e u kristalizua deri në atë masë saqë mund të mbetesh me gojë hapur: Tani ata duan pushtet..?! Nuk e besoni? Lexoni shkrimin e Dr. Kastriot Islamit në ZP e datës 31.5.1992 dhe do të mbeteni të siguruar. Sidogoftë për të mbërritur deri tek shkrimi i doktorit të fizikës është dashur një punë e madhe sistematike, në stilin e njohur të partisë-shtet, një punë që ka qenë marrë dorën dhe dinë ta bëjnë vetëm komunistët. Le të flasim më konkretisht: Në një kohë rekord (si të kishin njohur të gjitha mjetet e informacionit) u hap fjalë se Presidenti Berisha kishte thirrur në takim kryetarin Nano dhe e kishte «ulur» që partia e tij të pranonte një «koalicion» (SIC) qeveritar. E vërteta është se ky rrëfim është kaq banal saqë nuk meritojnë as të qeshësh, por... fakt është se për social-komunistët kjo metodë ka qenë jo vetëm më e preferuara, por edhe më rezultativja. Ishte pikërisht kjo metodë banale e qesharake që i siguroi komunistëve fitoren e 31 Marsit. Dhe ata vazhdojnë të luajnë ende me lodhjen dhe skamjen e këtij populli. Kaq ishte thënë që Nano dhe Presidenti kishte heshtur. Në disa gazeta fjalët «presidenti kishte heshtur» u këmbyen me «presidenti s’kishte nga ’ta mbante». Me një fjalë komunistët kërkojnë pushtet dhe pas kësaj do të kërkojnë falje dhe do të bëjnë tërheqje për DURIM! (Farë ironie: Të kërkojnë falje ata që ende s’kanë thënë asnjë fjalë për krimin e madh gjysmëshekullor! Të bëjnë tërheqje për durim ata njerëz që për 50 vjet rresht ndërtuan vetëm bunkere e varreza. Dhe lro-[?]nia vazhdon. Kuadri duhet të ta pushtet?!! Sepse ata s’mund ta kuptojnë për se të. Pushteti ishte e vetmja mbar(r)je e tyre. Dhe tani që kanë e kanë, ata ndihen më mjeranë se ç’janë. «Ja do ta shikoni më 15 qershor», - na thotë një kolegu ynë, gazetar i ZP (fjalët që ai thotë janë thjesht direktivat që ka lëshuar partia e tij). «Ç’do të bëhet më datën 15»? - e pyetëm. «Ja do ta shihni..., vijon ai. Duhet qeveria e koalicionit. Dhe pas kësaj t’i kërkojmë popullit falje... dhe të bëjmë thirrje për durim...» Pra gjithçka është e qartë. So- YLLI RAKIPI ...të, është investimet turke në ... ne që ia kanë marrë dorën dhe di... të ta bëjnë vetëm komuniste. fjala e kishte «ulur» që partia e tij të pranonte rishtras një... QEVERI KOALICIONI. ...tode ka qenë jo vetëm me e ple... f ...ruar, por dhe me rezultat... Ishtë pikërisht kjo metodë banale e qesharake që u sigur... nistëve fitimoren lodhjen dhe skamjen e këtij populli. Vazhdon të luajnë edhe me ve...ten... Pra gjithçka është e qartë. Social-komunistët kërkojnë përsëri ... kërkojnë falje ata që ende ... kanë thirrje vetëm bunkerë e varreza. Dhe Ir... nia vazhdon. Kuadri duhet të pa... YLLI RAKIPI (Vijon në faqen e 2-të)

Na takon të gjithëve ta ndihmojmë demokracinë

Shpresa dhe e ardhmja jonë, si shqiptarës të vetëm, është të ndërtojmë të fortë shtetin demokratik shqiptar mbi bazën e atyre parimeve të ligjësive që njohën e zbatuan Evropa dhe bota Por, për këtë duhet të punojmë të gjithë si atdhetarë shqiptarë, si individë e familje, si parti politike e shoqata shoqërore. Njeriu dhe jeta shoqërore është e tillë, që shtron para kohës, kërkesa më të mira, më të plota dhe gjithnjë në rritje. Pra, edhe tek ne në shoqërinë tonë, pasi fituam shumë nga ato që na mungonin, tani kërkojmë nivele jetese e paga që t’i plotësojnë në njërën apo tjetrën shkallë kërkesat jetësore por dhe nuk mungon tendenca që t’i krahasojmë ato me të vendeve fqinje. Të tjerë fluturojnë, që kuptimin e gabuar e të dëmtuar shem se: «...jemi në demokraci dhe si të lirë, kemi të drejtë të bëjmë si të duam»; shumë janë të shqetësuar për heqjen e 80 përqindëshit, sepse qeveritë e Carit, Nanos, Buftit u dhanë mbi jetën private e familjare, shoqërore dhe shtetërore të popullit tonë e rrëzuanë fitore n’ demokraci në nivele të ndryshme, deri atë sa disa janë krejt të zhgënjyer. E kemi detyrë që të gjithë të ndihmojmë shëtin dhe demokracinë që të rrojë. a të jetë më e v...ecanta. Sot kërkohet kontribu...r o si pas mundësisë dhe vendit, ...gjë për ka në këtë shoqëri. Por dhe qeveria dhe Presidenti duhet ta përher... punën e tyre, që problemi më i m... që lidhen se tepërmi me jetën shoqërore e familjare; me pagave... e forcës blerëse të ... dhe e bujqësisë, i r... dhe i qetësisë qytetare, të cilat prekin tërë jetën qytetare e fshatare, i japin apo i marrin frymën demokracisë që sapo kemi fituar. (Vijon në faqen e 3-të) JOSIF ZEGALI

NGA KONFERENCAT E DEGEVE TE PR

Dega e PR të Sarandës zhvilloi konferencën e vet më 24 maj 1992. Si në raport dhe në diskutime u bë një analizë e thellë punës ... një analizë ... punës ... të ... nga krijimi i partisë, u theksua puna e mirë e bërë. Por, njëherësh u kritikuan të metat e dobësitë e partisë, u evidentuan faktorët negativë që çuan në rezultatet të dobëta në zgjedhjet e deputetëve për në Kuvendin Popullor. Megjithatë u ritheksua se partia i ka të gjitha mundësitë që të forcohet më tej e të jetë një forcë politike që të dëgjohet fjala në rreth. Detyrat u rëndësuan e u shtuan për forcimin, sidomos e cilësor të radhëve të partisë sidomos në që jemi në fazën e përballitjeve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Me kujdes u trajtuan edhe problemet e marrëdhëniet me mbështetësit, duke këmbëngulur që të lidhen me ta ... Më 28 maj 1992 u zhvillua konferenca e dytë e PR Mat. Si raport u mbajtën me këtë rast dhe në diskutimet e delegatëve ... ... sht e dokumenteve, ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. U shpreh mendimi që për krijimin e komitetit ekzekutiv pluralist të zbatohet formula e Këshillit të Ministrave që mban parasysh përqindjen e votave që ka marrë secila parti në zgjedhjet e fundit. U përkrah mendimi që edhe PR Sarandë, megjithë rezultatet jo të kënaqshme në zgjedhje, të marrë pjesë në organet e qeverisjes lokale. Në konferencë mori pjesë edhe Dr. Teodor Kareco si i deleguar i Komitetit Drejtues të PR. U zgjodhën edhe organet drejtuese të partisë të rrethit. Në konferencën foli dhe i deleguari i Komitetit Drejtues të PR dr. Teodor Kareco, i cili u përqëndrua në detyrat që dalin deri në Kongresin e parë të PR dhe në domosdoshmërinë e mobilizimit maksimal për fituar në zgjedhjet lokale të pushtetit që të zhvillohen së shpejti. Konferenca zgjodhi organet drejtuese. Si kryetar i Komitetit Drejtues u zgjodh zoti Ibrahim Islami. Me kujdes e frymë përgjegjësie u trajtuan edhe problemet e marrëdhënieve me partinë, shoqatat dhe sindikatat. Në konferencën u diskutuan edhe mjaft çështje që kanë të bëjnë me reformën ekonomike, me zbatimin e ligjit për tokën dhe me shqetësime të tjera të popullsisë së Matit.

8 QERSHOR, KONGRESI i 1-rë i PR

TAKIM I KRYETARIT TË PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE ZOTIT SABRI GODO ME KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS TURKE ZOTIN SULEJMAN DEMIREL

Në takimin e përzemërt dhe krejt të hapët të datës 31 maj kryeministri i Republikës Turke, zoti Sulejman Demirel shfaqi ndjenjat vëllazërore ndaj popullit shqiptar duke thënë se do të ndihmojë Shqipërinë në fushat ekonomikë dhe ushtarake me të gjitha mundësitë. Ai tha se pluralizmi demokratik është i vetmi sistem i drejtë i qeverisjes. Ky sistem është nëndërrë në Turqi tri herë, por populli me vullnetin e tij e ka rivendosur përsëri. Zoti Godo tha se shkëputja e tij përmendi termin «vëlla» dhe në këtë përmbledhjen të gjitha. Partia Republikane ka deklaruar se Turqia që në vend kryesor në shtetet që mund të quhen si aleatë të natyrshëm të Shqipërisë. Ekonomistë të shquar mendojnë se Turqia me burimet e saj të mëdha njerëzore e materiale do të bëhet në fillim të shekullit që vjen një fuqi e madhe. Po kjo nuk është e vetmja arsye që ne kërkojmë miqësinë e Turqisë. Lidhjet shpirtërore të dy popujve janë një faktor i fuqishëm për zhvillimin e kësaj miqësie. Lidhur me gjendjen në Ish-Jugosllavi dhe në Ballkan, kryeministri Demirel dhe zoti Godo bënë vlerësime të njëjta. Paqa rrezikohet në këtë rajon të Evropës. Zoti kryeministër tha se në çdo rast Turqia do të qëndrojë afër Shqipërisë dhe nuk do të lejojë prekje e integritetit të saj. Biseda kaloi në lidhjet e shumta që kanë patur dhe kanë të dy vendet dhe rreth figurës së Ataturkut, themelonjësit të Turqisë moderne dhe njerit nga heronjtë e mëdhenj të njerëzimit. Korresp. i «Republikës»

Deklaratë e degës së Partisë Republikane Durrës

Në këto momente të vështira, kur situata ekonomike e trashëguar është tepër e rënduar, ne republikanët e Durrësit, mendojmë se në krye të punëve duhen vendosur njerëzit me aftësi dhe të zhyshur nga interesat partiake. Situata aktuale kërkon që ky të jetë kriteri bazë në plotësimin e kuadrit që duhet të bëjë pushteti. Fatkeqësisht po vërejmë se politik... ka ... risku po bëhet nga pus...shteti, por nga dega e Partisë Demokratike Durrës. 15-10 vendim... e komitetit ekzekutiv për kth...het një tjetër format. Në qof... të dega e PD Durrës është ...bërë nga nën pushtetin e ... ka vendosur përfaqësues të aftë, ... ka vlerësuar përfaqësues të aftë, ... të vendosin në pushtet ... . ... dhe nomenklaturave. Kujtojmë: nuk duhet abuzuar me votat që u dhanë demokracisë. Pushteti nuk duhet shpërdoruar, duke shpërblyer me vende të mira pune aktivistë partiakë (besnik dhe të paaftë). Njerëzit i dhanë votat duke shpresuar në zgjidhjen e halleve të tyre. Dega e Partisë Republikane Durrës deklaron se e quan të gabuar politikën e kuadrit që ndjek PD në Durrës. Kjo politikë ka ngjallur kundërshtim ndër anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe ndarë bashkëqytetarët e tjerë. Ky fakt na shqetëson, sepse çdo gabim që bëhet në këtë situatë kritike, i sjell dëm demokracisë. Ne do ... që një qeverisje të ndërruarën ... dhe ... . ... denigrimin e këtij pushteti, si tenton të bëjë Partia Socialiste, por pozicionohemi ndaj gabimeve të tij. Duke mos e pranuar këtë politikë partjake kuadri, ndihmojmë pushtetin që të verë interesat e njerëzve mbi ato partiake. Këto mendime i kemi shfaqur edhe në takime me përfaqësues të PD. Pozicionimi i drejtë i republikanëve të Durrësit ndaj pushtetit lokal dhe degës së PD i shërben demokracisë dhe është shprehje e ... Mendojmë se problemet e përm... sotme mund të kthehen me ba... e shkëputim të sigurtë ndërmjet ... partive që synojnë për demokraci...