LUFTA PËR DEMOKRACI NUK FILLOI DJE DHE AS MBARON NESËR
INTERVISTE E KRYETARIT TË PR, ZOTIT SABRI GODO, DHËNË REDAKTORIT TË GAZETËS «REPUBLIKA» ZOTIT YLLI RAKIPI -
Pyetje: Zoti Godo nesër PR fillon punimet e kongresit të saj të parë. Ç’mbresa ju ka lënë në planin vetjak krijimi dhe veprimtaria e saj? Përgjigje: Partia Republikane u krijua në ditë të vështira. E të-periudha ka qenë aq e ngarkuar me ngjarje sa nuk mbetej kohë të shqyrtoje mbresat e tua. Krijimi i një partie është një përvojë e pakrahasueshme me çdo punë tjetër. Një individ mund t’i bijë një pune çfarëdo, me pasoja për të, për familjen, ose një grup njerëzish. Po në rastin e një partie politike që synon përmbysjen e një pushteti dhe krijimin e një shoqërie tjetër, përgjegjësia është tjetër e madhe, jo vetëm për qëllimin që ndjek, por edhe pse ke të bësh me mijëra bashkëudhëtarë. Në ditët e para kur u hartua programi dhe u shpall krijimi i partisë, asgjë nuk dukej e qëndrueshme dhe duheshin përballuar kërcënime gjithfarësh, po ndjenja dominuese ishte shqetësimi e pritja, nëse do të krijojë Partia apo do të dëlte një dështim. Shumë shpejt u provua politikani! E thashë mirë. Po s’ka si të ndodhë ndryshe. Njerëzit heshtën për 50 vjet, ose murmurishtën me vete. Tani po flasin njëri. S’ka njeri që s’merrret me politikë nga mungesa në dërk. Dhe secili me bindjen se mbron politikën më të mirë e më të drejtë. Kjo nuk më lodh, në të kundërtën më gëzon e më mban kurreshjten gjallë, megjithëse nga nganjëherë më pengon. E tëra kjo është si një ethe e kohës, që do fillojë të ulet pors njerëzit t’i kthehen punës. Pyetje: Lufta kundër komunizmit sikur i kaloi në plan të dytë shtresimet sociale që duhet t’i përfaqësojnë partitë; çfarë mendoni se duhet të korrigjojnë PR në këtë pikë? Përgjigje: Çdo parti do të kërkojë tani shtratin e vet. Strategjitë dhe taktikat zhvillohen nga lufta thjeshtë politike në terren ekonomik e social. Edhe ne do të përpunojmë orientimet tona, por mund të them se nuk ndjejmë nevojën të bëjmë korigjime themelore në program. Pyetje: Cila duhet të jetë ndrysh(e) pjesa do të mbetet në këtë numër të faqes. (vazhdon) sot fizionomia e saj e vërtetë? Përgjigje: Ne jemi parti e së djathtës je mbështet fort iniciativën e lirë në të gjitha fushat dhe që ka për shtresë pronarie e vegjël e të mesëm si dhe pronarët e mëdhenj të së ardhmes, të cilë do të rregullohen pikërisht me ligjet që do të caktojnë e ardhmja. Në të njëjtën kohë ne përpiqemi vendosmëri ekstremizmat e ngjyrimeve politike. Pyetje: Një pjesë e mirë e intelektualëve duket se u qëndrojnë disi larg partive... apo janë vetë partitë që qëndrojnë larg tyre? Përgjigje: Partia nuk duhet të presë që intelektuali të trokasë fort tek dera. Çdo lëvizje përparimtare në histori ka patur për bosht intelektualët. Edhe në partinë tonë vihet re një prirje për të shqyrtuar «dosjen» e intelektualit të paangazhuar. «Ku ke qenë deri tani, ç’ke bërë për demokracinë?». Por lufta për demokraci nuk filloi dje e as mbaron nesër. Demokratët më të vjetër se ne duhet të njihen të paktën di...
...të besh mirë dhe mijëra bashkëqytetarë. duhej të shpallur kacërnime të krijohej Partia apo do të dështonte dëshira. Shumë shpejt u provua se Partia ishte e mirëpritur në qytete të ndryshme e në fshatra dhe atëherë filloi puna e vërtetë. Krijimi dhe zhvillimi i Partisë Republikane i dha jetë një drejtim të ri për të gjithë ne. Ndjenja më e bukur që mund të provohesh është të jesh mik e bashkëudhëtar i mijëra njerëzve deri dje të panjohur dhe të kesh bindjen se bashkë me ta bën për vendin tënd një gjë të madhe. Gëzimet, ashtu si edhe deziluzionet të ndjekin në çdo hap, po ajo ndjenjë e përgjegjësisë së rëndë për të qenë fola më lart, të mëson durimin, të zhvillon cilësi që nuk ke në njohur vetes më parë. E tërë puna jonë e përbashkët është justifikimi. Partia Republikane është bërë një parti që i duhet vendit, sot dhe në të ardhmen.
Pyetje: Kontributi i PR në luftën kundër komunizmit është i njohur. Mendoni se kjo luftë do të quhet tashmë e përfunduar?
Përgjigje: Kjo luftë kurrsesi s'mund të quhet e përfunduar, edhe pse komunizmi u mposht, por është ende e largët dita kur mund të quhet i zhdukur. Ai do të përpiqet të mbijetojë në forma të hapta ose edhe në etiketa të tjera. PR nuk do ta nënçmojë këtë fakt.
Pyetje: Një kohë e mbushur me ngjarje e tensione: shumë politikë, shumë politikanë. A ju lodh kjo?
Përgjigje: Shumë politikë, shumë...
Kronikë
Ditën e premte, më 29.5.1992 u zhvillua Konferenca e 2-të e Degës së Tiranës. Raportin në emër të Komitetit Drejtues e mbajti kryetari i degës Z. Maksim Haviari. Në raport kryesisht u fol për punën që ka zhvilluar dega, pengesat, dobësitë në organizim, e për aktivitet që u angazhuan gjatë fushatës, për krijimin e seksioneve të reja dhe lidhjet me kryesinë. Duke analizuar veprimtarinë e degës për periudhën nga konferenca e kaluar si dhe për të shpërfaqur mendimet e tyre, në foltore u ngjitën shumë diskutantë, gjë e cila pritej nga aktivistët e PR për Tiranën. Në fjalën e hapjes zoti Eduart Ypi, i deleguar nga Komiteti Drejtues, theksoi se dega e Tiranës as mund të shfaqet as mund të lavdërohet, por ka nevojë për një rifreskim, rinovim dhe për një pozicion e profil të qartë. Në vijim e mori fjalën Vehbi Haka nga seksioni i Bërxullit, i cili kërkoi që më disa fshatra të krijohet një ndërdegë. Z. Dhimitër Çiko propozoi që me ndihmën e tij dhe seksioneve republikane në fshat të krijohen lidhje me të huajt për afarizëm, Z. Isuf Sulaj ngriti problemin e aktivitizimit të mëtejshëm të PR në politikën e vendit si dhe problemin e pushtetit lokal. Z. Miranda Gaqe foli për problemin e gruas si dhe krijimin e organizatës së gruas repu- republikane. Z. Sh. Severi kritikoi degën e Tiranës për dobësi në organizim. Z. Hamlet Daka foli për rezultatin e dobët në zgjedhje si dhe për gazetën «Republika». Z. Bahri Lahi kërkoi që PR të mbajë qëndrim më të drejtë për të shpronësuarit, duke e shprehur në program e saj si dhe për sindikatën e Valiasit ka mbajtur një qëndrim shumë negativ. Z. Arsen Proku u shpreh për propagandën e dobët gjatë zgjedhjeve si dhe për rolin e intelektualit brenda partisë. Z. Ylli Pustina kërkoi që në zgjedhjet lokale të vihen njerëz të aftë si dhe PR të bëjë një punë më të madhe për sportin. Z. Haxhi Çiku, si ansimtar në Prezë, kërkoi që të punohej më shumë me fshatin. Z. Bujar Kule kritikoi partinë për mosndihmesën e Formimit Rinor. Z. Pirro Kostallari diskutoi për një informacion më të plotë e real, takimet me seksionet, për gjetjen e elektoratit të PR, për qëndrimin kritik ndaj qeverisë si dhe nxjerrjen në pah të figurave të mirënjohura për të pasur interes në zgjedhjet lokale. Z. Selim Kacorrt foli për zgjedhjet, në të cilat nuk patëm mbështetjen me mjetet si dhe për seksionet e reja që ka krijuar. Z. Lirim Drini theksoi se në zgjedhjet lokale nuk duhet të përsëriten gabimet e bëra deri më sot. Z. Elevent Hito foli për pagesën e kuotave, për anëtarësinë si dhe arsyen e vërtetë të largimit të P. Dhimitrit. Z. Nikolla Gjergji tha se në raport nuk është paraqitur sa duhet puna e atyre që ndihmuan gjatë fushatës. Z. Tahir Halili tha se në zonën e Krabës, ku ka 10 seksione përveç M. Havlarit, nuk ka ardhur tjetër nga Komiteti Drejtues. Z. Çef Mingomataj foli për Komitetin Drejtues të Partisë, se ku, theksoi, se ka punuar keq përveç S. Godos. Sekrtari i Jashtëm nuk ka punuar mirë. Dega e Tiranës nuk ka punuar mirë. Gjithashtu ai kërkoi rishikimin e statutit. Z. Viron Koka tha «Mendoj se dobësitë e degës së Tiranës reflektohen edhe në Komitetin Drejtues. Duhet të kemi një pozicion... (Vijon në faqen e 3-të)
...nalizë të mirë me konferencat e drejtorëve, punë e do të çohen edhe në këshillat e kongres, e gjithë kjo u shoqërua edhe me një rikonstrukturim dhe me ndryshimin e drejtuesve gati në gjysmën e degëve. Kongresi do të bëjë zgjedhjet e veta dhe fill pas tij do të zgjidhet organi i parë i Partisë që aparatet e drejtimit të jenë sa më të thjeshta dhe të afta për të përcaktuar një stil pune të ri për gjithë partinë.
Pyetje: Ndiheni një farë mpiresje PR, sidomos pas 22 marsit.
Përgjigje: Mirëra vërehej në javët e para. Tani gjendja po ndryshon pozitivisht me shpejtësi. Kjo u vërtet sidomos në konferencat e degëve që u mbajtën nga 15 maj deri 3 qershor. Jemi një parti e aftë për të parë realitetin dhe për të ndryshuar.
Pyetje: Para fushatës së zgjedhjeve keni deklaruar se rimëkëmbja e Shqipërisë do të realizohet pas 10-15 vjetëve. Mendoni se influencoi ky pohim në rezultatin e zgjedhjeve?
Përgjigje: Partia Republikane ka thënë gjithnjë të vërtetën dhe është ruajtur nga pretendimet që s’mund të përmbushë. Është e vërtetë se në çdo konferencë a miting kam thënë që Shqipërisë i duhen 10 vjet për t’u filluar të ngjajë Evropës. Nëse me këtë pohim kemi humbur vota gjatë fushatës, këto vota duhet të vijnë tani, sepse ky është realiteti, ne duhet të punojmë fort në rrugën tonë drejt Evropës.
Pyetje: A keni objeksione për politikanët e sotëm? Ç’do t’u thoshit politikanëve të rinj që do të vijnë?
Përgjigje: Politikanët e sotëm
(Vijon në faqen e 2-të)
A do të zgjidhet problemi i pronës?
Regjimi komunist afro pesëdhjetëvjeçar e shkëputi vendin tonë nga zhvillimi i natyrshëm ekonomik e shoqëror dhe e vuri në një diktaturë ndër më të egra që ka parë historia. Një nga «reformat» më drastike e antihumane të këtij regjimi ka qenë ajo e shpronësimit të të gjithë shqiptarëve që kishin atë pronarë të mëdhenj, të mesëm apo të vegjël. Shpronësimet, që vazhduan gjatë gjithë kohës së regjimit komunist, kanë pasur si qëllim depersonalizimin e shqiptarit, zhvleftësimin e tij si qenie shoqërore me personalitetin e vet e shndërrimin e tij në një qenie thjesht biologjike, që edhe për të siguruar ushqimin i duhej të kthente sytë nga partia, si dhe pronësimin e një kaste të privilegjuarish.
Zhvillimi historik i shoqërisë njerëzore, është kushtëzuar nga ndryshimi i pronës së njerëzve, duke e kuptuar këtë ndryshim si rritje e zhvillim të saj e cilësisë së pronës, kalimin e saj në pronësi të njërit apo të tjetrit sipas trashëgimisë, shit-blerjes, shkëmbimit në natyrë, konkurrencës etj. Aq ngushtë është lidhur njeriu me pronën sa nuk ka kuptim personaliteti i tij pa një pronë minimale për të jetuar. Pikërisht kjo lidhje (e personalitetit me pronën) e ka bazën aksioma «prona private është e she- ajo e Parisit etj. Këtë e rrjedh që një nga kriteret bazë për të gjykuar nëse është human ose jo, demokratik apo diktatorial një pushtet, është qëndrimi i tij ndaj pronës private. Pushtetet humani-pushtet, është qëndrim i tij ndaj pronës private. Pushtetet humane e demokratike e njohin, e respektojnë atë dhe krijojnë kushte (në nëpërmjet ligjeve) për ta zhvilluar, ndërsa ato diktatoriale e njohin pjesshërisht pronën private dhe krijojnë kushte për të penguar zhvillimin e saj.
Pushteti komunist që sundoi në vendin tonë ishte një pushtet tipik diktatorial.
Po pushteti në fuqi që doli nga zgjedhjet e 22 Marsit çfarë pushteti do të jetë? Nga forma ai është demokratik, mbasi shumicën në pushtetin legjislativ, në atë ekzekutiv dhe në atë gjyqësor e përbëjnë përfaqësues të Partisë Demokratike e të partive të tjera në koalicion, në programet e të cilëve njihet prona private. Por po të kemi parasysh zhvillimin e punimeve të Kuvendit Popullor gjatë këtyre dy muajve të fundit konstatojmë që përveç zgjidhjes së disa problemeve të domosdoshme si ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ai i dhënies së vetëbesimit Qeverisë e ndonjë tjetër, problemet e tjera, që janë shqyrtuar, nuk janë ato më thelbësoret që preokupojnë sot shoqërinë shqiptare, por anësore. Sot
...përmes të njëjtit apo të ngjashëm prash tij pa një pronë minimale për të jetuar. Pikërisht te «prona private është e shenjtë dhe e paprekshme» e paraqitur nga Bibla, Kurani, çdo fe tjetër. Deklarata e të Drejtave të Njeriut e vitit 1793, Karta e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut...
TELEGRAM URGJENT PËR POLICINË E ATHINËS
MAFIA SHQIPTARE NË GREQI...
- Kërkohet makina «VOLVO» KYA 3285 - «refugjatë» në Greqi.
- Një krim që shtrihet në tre shtete.
- Vetëm brenda një nate në N. N. Korçë vidhen 160 metra kabëll i trashë bakri.
- Doganierë e policë të kufirit të paaftë apo të korruptuar?
- Makinat greke zhduken si në «CERTANI-FILM»...
- Kufiri shqiptar një «han me dy porta»...
- E megjithatë, ku i ka rrënjët korrupsioni?
Është e dhimbshme pamja e uzinave e fabrikave të Korçës. Ato prej kohësh janë mbyllur. Një «grevë» e heshtur vazhdon. Vazhdojnë... Deri kur? Lënda e parë mungon. Kjo e ka paralizuar ekonominë. Po edhe sikur kjo lëndë e shumëpritur dhe e lakmuar aq e dendur deri në parlamentin shqiptar të sigurohet urgjentisht, a janë në gjendje këto uzina e fabrika të rifillojnë nga puna? Vështirë. Tepër vështirë. Shumë prej tyre janë katandisur si pas një bombardimi. Dora e zezë e vjedhjeve po bën kërdinë mbi to. Vetëm brenda një nate në N. N. Korçë u vodhën 160 metra kabëll i trashë bakri. Vidhen elektromotora. Tela të linjave telefonike... E të gjitha këto emërtohen thjesht si «mbeturina bakri», aq të kërkuara sot në Greqi. Ca elementë të dyshimtë, si kërkuesit e arit të Xhek Londonit, sulen me tërbim mbi «minierën» e varfër të ekonomisë shqiptare. E ku mund të gjendet një treg më i lirë për kontrabandistët se sa këtu te ne? Në Greqi një kg mbeturina bakri kushton 1.8 dollarë, kurse në Shqipëri vetëm 20 lekë.
Kjo ka bërë që po pak makina greke të futen pa viza, «inkonjito», në Shqipëri. Deri tani policia kriminale dhe ajo financiare në Korçë kanë kapur tetë makina tip maune me 50 tonë mbeturina bakri, të cilat i kanë dërguar në Rubik. Nga burime të ndryshme telefonatat janë alarmante. Kush i mbron kontrabandistët? Ku i ka rrënjët korrupsioni? Ka zëra se fijet shtrihen deri tek zyrtarët. Po ne nuk do të merremi me hamendje. Na shqetëson diçka: pse nuk regjistrohen këto makina në pikën doganore ashtu si e kërkon ligji? Kemi doganierë e policë të paaftë apo të korruptuar? Janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje. Por, le të ndalemi pak tek ngjarja më e fundit në pikën doganore të Kapshticës në Korçë.
E martë, 9 maj 1992. Ora 12.30 minuta. Gjatë një kontrolli të policisë financiare u zbulua se në doganën greke ndodhej një makinë tip «VOLVO» me targë KYA 3285 flot me mbeturina bakri. Shoferi grek u kap kështu me «presh në duar», po çuditërisht në atë çast ai ishte zhdukur. Kryetari i policisë financiare të Korçës, Niko Rapi, thërret në vendngjarje kryetarin e pikës doganore të Kapshticës, Roland Palokën dhe inspektorin e Kontrollit të Shtetit, Dalip Hysa, që atë ditë ndodhej për kontroll në doganë dhe konstaton se makina greke KYA 3285 ishte ngarkuar me rreth 15 ton mbeturina bakri, që kapnin vlerën 18.000 dollarë.
Kaq duhej. Tani policia financiare ishte përballë një fakti tronditës. Kishte rënë në duart e...
Nesër: Kongresi i 1-rë i PR
TELEGRAM
Zotit Sabri Godo
KRYETAR I PARTISË REPUBLIKANE
TIRANË
I nderuari zoti,
Mora letrën tuaj për të asistuar në punimet e Kongresit të Parë të Partisë Republikane Shqiptare që do të mbahet më 6 dhe 7 qershor në Tiranë.
Dua t’ju përgëzoj për përpjekjet...
...ra e të vlefshme, edhe në emër të operatorëve ekonomikë të Brindizit, për demokracinë e re shqiptare, të cilës ju dhe Partia që drejtoni me shumë dinjitet, i keni dhënë një kontribut të madh e vendimtar.
Ju lutem pra, t’u transmetoni përgëzimet e mia republikanëve tuaj, për besimin që kanë në sigurt se në vazhdimësi të përpjekjeve të tyre për demokracinë, për zhvillimin...