14/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 qershor 1992

PARTIA REPUBLIKANE, ALTERNATIVË REALISTE QË I DUHET VENDIT, PËR SOT DHE PËR TË ARDHMEN

Kongresi i Parë i PR, që së shpejti zhvilloi punimet për dy ditë radhazi, më datë 8 dhe 9 qershor, afër dhe një herë rolin e madh që luajti kjo parti për shembjen e diktaturës dhe për çëndrimet e mençura që ajo ka mbajtur në momentet kyçe, kur vendit i kanosej lufta civile. Ky mendim u nënvizua nga raporti i kryetarit të Partisë, zotit Sabri Godo dhe nga shumë delegatë që morën fjalën në kongres. Punimet e këtij Kongresi, të cilat u përshkuan nga një diversitet mendimesh dhe një debat konstruktiv, në kushtet e reja të vendit, të krijuara tashmë pas rrëzimit të diktaturës, përcaktuan qartë dhe pa ekuivoke vijën politike të partisë, bazën se ku do të mbështetet ajo dhe aleatët e saj. Partia Republikane si një parti me profil të qartë do të mbështetet tek pronarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të ardhshëm. Asnjë parti tanimë në kushtet e pluralizmit nuk mund të thotë e të pretendojë, madje do të ishte një absurditet, se ajo i përket gjithë popullit. Individët bashkohen në një parti sipas përkatësive politike dhe ajo më e rëndësishmja nga interesat ekonomike që ato kanë, dhe kërkojnë të mbronjë sot dhe për të ardhmen. Natyrisht, ky profilizim në pikëpamjen ekonomike zë fill sot, sepse me përjashtim të bllokmenëve komunistë dhe të një shtrese të korrur të nën mergullën e qeverisë së stabilitetit dhe ca më tej u bë fillë oniere nuk mund të fitet për pronarë kapitalistë në kuptimin klasik të kësaj fjale. Të zhveshur nga prona sot janë pothuajse të gjithë shqiptarët. Nëse reforma ekonomike që sapo ka nisur, me dëmos do të krijojë diferencime ekonomike midis njerëzve, do të krijojë klasa e caktuara si pas pikëpamjes ekonomike që do të mbunihand radhët e partive, të cilat ato mendojnë se u përkasin dhe gjejnë plotësisht vetveten. Në këtë kontekst Partia Republikane është e hapët për çdo shqiptar apo minoritar që sot paraqitet në gjendje shoqërore, punëtori i thjeshtë, fshatari i thjeshtë, intelektuali, studenti apo jo. Mjafton që ai të ketë mendime dhe pikëpamje republikane. Kongresi i Parë i PR gjithashtu afirmoi mendimin se Partia Republikane është një alternativë realiste që i duhet vendit sot dhe për nesër. Si një alternativë e tillë ajo e ka shfaqur plotësisht vetëm gjatë këtyre 17 muajve në të gjitha qëndrimet që lidhen me çështjen kombëtare. Ndërsa një qëndrim i tillë asaj në mënyrë të ka kushtuar. Partia Republikane dhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e saja të urta, të mençura dhe të vendosura kah programit të saj. Udhëheqja e re, këshilli kombëtar, Komiteti Drejtues, që u zgjodh në mënyrë demokratike nga ky Kongres, me njerëz të rinj, të aftë e energjikë, është garanci e sigurtë për këtë.

DUKE SHKUAR DREJT EVROPËS(??)...

Diskutimi i zotit Çerçiz Mingomataj Synimet e lëvizjes demokratike në vendet e Lindjes, përfshirë edhe vendin tonë u kristalizuan në shprehjen “Të shkojmë drejt Evropës”. Çuditërisht kjo shprehje, së bashku me fjalorin nga vende evropiane e jo afrikane. Kështu u provua se nocioni nuk është gjeografik por shoqëror. Ndjenjën e të qenit jashtë Evropës, pra në një ishull të izoluar nuk e krijoi ndonjë lëvizje tektonike e kontinentit, por e shkaktori çarja dhe hendeku shoqëror. E shtatë fakt se kjo ndjenjë u përjetua nga të gjitha vendet që jetuan komunizmin stalinist, fakt ky që provon se stalinizmi kuptohet vetë si dukuria më jo evropiane megjithëse gjeografikisht jetoi në Evropë. Kjo gjendje jevropiane e ven- dhe evropiane është shprehje e tejkalimit të këtyre vendeve, ndërsa thirrja magjike “Të shkojmë drejt Evropës” ishte simbolizim proçesit të dëshiruar të shembjes të çdo kufizimi, dmth, i thirrmit në qënien e tyre reale evropiane, si i tillë ai nuk do të thotë të shkosh në Evropë, por të bëhesh Evropë, nuk përfaqëson një lëvizje mekanike, por është proces i brendshëm, qoftë si vend apo si individ, pra ikja nga stalinizmi tjetërsohet në vlerat shoqërore e njerëzore evropiane. Trandaji sukses i shoqërive e këtij suksesi matem: Së pari: me sa jemi shikëputur nga mendësitë e praktikat staliniste: Së dyti: sa i kemi përvetësuar ne vetë, këto vlera, mendësi e praktika evropiane. Frika nga ky moslargim ka dalë shpesh si paraqitje: “Sa më larg stalinistit aq më afër Evropës”. Ky proces është i gjatë dhe i vështirë brenda vetë qenies sonë, qoftë si individë e si vend dhe si vend, ai përfaqëson procesin tonë të rikthimit e pikërisht në këtë proces vendoset suksesi dhe përfundimi i tij. Duke e parë këtë proces në retrospektivë e aktualitet, do të thonim, ndryshë nga sa shprehet kryeministri Meksi, se më 22 mars 1992 lufta kundër komunizmit nuk mori fund por kjo luftë hyri në (Vijon në faqen e 2-të)

KËSHILLI MIQ NGA ANA TJETËR E DETIT

- Intervistë me Ottavio Lavagio përfaqësues i PRI në Kongresin e parë të PRSH. - Ç’do të dëshironit t’i thonit lexuesit të “Republikës”? Ndodhem këtu në kongresin e parë të partisë suaj për të sjellë përshëndetjet e republikanëve italianë dhe besoj se republikanët shqiptarë ndihen të kënaqur që kanë miq na anën tjetër të Adriatikut. Italia mund të luaj një rol të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë, dhe të kesh marrëdhënie me një parti që ka foroe ekonomike në Itali mund të jetë në dobi të PRSH-së. Besoj se ka shumë rëndësi fakti të afirmojë miqësinë tonë me republikanët shqiptarë, pavarësisht nga rezultati që do t’i dëshiruar në zgjedhjet e 22 marsit. - Cila është pjesa e PR në jetën politike italiane? Në zgjedhjet e fundit të 5 prillit, PRI i shtoi votat dhe vendin e saj në parlament, ndoshta jo aq shumë sa pritej por ama në mënyrë të qëndrueshme nga 21 deputetë kaluam në 27 dhe nga 7 deputetë në 10. Sidoqoftë PR ka pjesë në jetën politike në Itali dhe një qeveri italiane pa republikanët si rregull është gjithmonë e dobët. - Sa njohët realiteti i sotëm Shqiptar? - Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend misterioz për italianët për shkak të autarkisë dhe mungesës së informacionit prej 40 vjet. Besoj se shqiptarët dinë shumë më tepër për Italinë sa ç’dinë italianët për Shqipërinë. Unë mendoj se Italia ka patur histori lidhje me Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që në kemi qenë kolonizatorë dhe zotërim italian në Shqipëri nuk ka qenë shumë i dashur. Shok që ka një qëndrim pozitiv ndaj italianëve, jo vetëm për faktin se Italia për Shqipërinë ka qenë një mit i krijuar nëpërmjet TV ose nga shaku i indhimeve ushtarake: Nevojiëze të rilindë jeta ekonomike në Shqipëri dhe besoj se një pjesë e rëndëishme e kësaj investimeve do të vijë nga Italia. - A mund të na thoni diçka për perspektivën e marrëdhënieve midis PRI dhe PRSH? - Marrëdhëniet midis PRI dhe PRSH kanë qenë shumë të mira dhe të përzemërta që në krijimin e PRSH. Në ndjejmë në farë mënyre një gjë të thjeshtë për t’u dhënë edhe lidhje marrëdhëniet, sepse i njohim kush jemi në të cilat punoni. Mund t’ju ofrojmë ndihmë të ashtuquajtur në drejtim për menyrën e organizimit. PR nuk është një parti e madhe në Itali pra s’ka ato peshë si i kanë të tjerat dhe nuk vjedh si ato, kështu që mos prisni të shihni hajdutësi si ato të partive të tjera për t’ju ofruar para për ndonjë lloj operacioni. Por ju duhet ta dini që kemi miq në anën tjetër të detit... - Ju faleminderit! bisedoi: LUTFI DERVISHI

Në këtë numër:

Në faqen dy, tre, katër të këtij numri do të lexoni diskutimet e delegatëve në Kongres, të cilët në shumicën e tyre boto- hen të plota. Korrigjim: Zoti Eduart Laze, nuk ka diskutuar në Kongres, siç thuhej në shkrimin me këtë rast. Me titull «Në Kuvendin e Republikaneve» të botuar numrin e kaluar në gazetën tonë.

TELEGRAM PRESIDENTIT TË SHBA ZOTIT XHORXH BUSH

I nderuar Zoti President! Ndryshimet politike pas zgjedhjeve të 22 Marsit 1992 në Shqipëri sollën në fuqi një qeveri liberale të majtë por jo një qeveri demokratike të tipit perëndimor. Demokratikrat e tipit të majtë liberal, të cilët ishin në opozitë dhe të shpallën demokratikë, nuk janë më demokratë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Këto dhe shumë të ardhme zgjodhën në mënyrë shumë të mirë. Leutemi dhe njëngjohësisht besojmë se Ju Zoti President i një shteti nga më demokratikët në botë, gjatë takimit që do të keni me Presidentin Berisha të keni të jepni pa asnjë kusht që është pronat e tundshme dhe të pa tundshme pronare të tyre të ligjshëm. Ky akt i JUAJ Zoti President do të konsiderohet një vepër roli e vërtetë e komunizmit në Shqipëri, i cili momentalisht po mbijeton në formë filantropike në dëm të pasurisë të rreth 150.000 familjeve shqiptare të shpronësuara. Ju, shënuar e të cilave u perse- kutua nga regjimi diktatorial komunist dhe i burgosur, internuar dhe shumë prej antarëve të tyre të pushkatuar. Pjesëtarët e këtyre familjeve kanë qenë dhe janë opozita e vërtetë të atij komuniste. Këta janë demokratët e vërtetë të Shqipërisë të cilët para votimeve ishin konti- stent në këtë Demokratike të Shqipërisë. Pra këta janë demokratët dhe jo ata që mundohen ta paraqesin si demokratë duke hedhur mbi trupin e tyre veshjen e bardhë të demokracisë. Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare të Shpronësuarve të Shqipërisë Me respektim në të lartë RAPO HAJREDIN DANUSHI Tiranë 12 qershor 1992

Urojmë Zotin Sabri Godo, me rastin e zgjedhjes së tij Kryetar i PRSH

Me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Partisë Republikane, ju shprehim urimet më të thella dhe Partisë Republikane që duke suksese për realizimin e qëllimeve të saj të përcaktuara për ndërtimin e plotë të demokracisë në Shqipëri. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA Tiranë, më 12.06.1992 Me respekt VALER XHEKA KRYETAR Në emër të Shoqatës së Veteranëve Demokratë të Pavaru[r] të Luftës së popullit shqiptar, ndjejmë me kënaqësi të madhe me rastin e zgjedhjes suaj në postin e lartë i kryetar i Partisë Republikane. Ne ndjejmë simpati për Partinë Republikane, një bashkëluftëtare në krah të Partisë Demokratike. Partia Socialdemokrate dhe gjithë të përbashkët drejt fitore të 22 Marsit 1992, në emër të popullit tonë në përmbysjen e totalitarizmit komunist, i dashur. Pranoni ndjenjat tona, i dashur abër, dhe më këtë rast urojmë dhe njëherë gjithë Partinë Republikane në parti e devotshme. KRYETARI Napolon Polo (z) I nderuar Zoti Sabri Godo, Ndodhemi me interes të veçantë punimet e Kongresit të parë të Partisë Republikane Shqiptare të cilat lëvatuan me sukses. Më lejoni t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes suaj në postin e kryetarit të kryesisë të Partisë Republikane Shqiptare e t’ju uroj suksese në aktivitetin tuaj kush- tuar formimit e demokracisë së vërtetë në Shqipërinë e lirë, për të mirën e popullit vëlla shqiptar. Përfitoj nga rasti për t’ju shprehur ndjenjat e konsideratës sime më të lartë. GEORGHE MICU Ambasador i Rumanisë Tiranë, më 11 qershor 1992 Kam ndjekur me interes punimet e Kongresit të parë të Partisë Republikane Shqiptare të cilat u mbajtën me sukses. Më lejoni t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes suaj në postin e kryetarit të Kryesisë të Partisë Republikane Shqiptare e t’ju uroj suksese në aktivitetin tuaj kushtuar formimit të demokracisë së vërtetë në Shqipërinë e lirë, për të mirën e popullit vëlla shqiptar. Përfitoj nga rasti për t’ju shprehur ndjenjat e konsideratës sime më të lartë.

ANEATRET E KESHILLIT KOMBETAR TE PR

1. Sokol Stani 2. Lazër Sokoli 3. Fejzulla Begani 4. Ndue Lazri 5. Nikoll Ndreca 6. Luljeta Gjoni 7. Mehdi Guni 8. Shkumbin Spahiu 9. Lufti Bruci 10. Sefer Elezi 11. Pjetër Lacaj 12. Vladimir Agaraj 13. Arben Babameto 14. Qemal Preza 15. Mehmet Kotherja 16. Engjëll Matraxhiu 17. Tosum Licenji 18. Agim Doku 19. Alush Lamçe 20. Arif Lala 21. Sotiraga Hambi 22. Agron Lami 23. Pirro Kice 24. Bektash Dervishi 25. Lirim Çuci 26. Vangjel Prifti 27. Ali Belshi 28. Ksenofon Mërtiri 29. Petrit Alimeta 30. Adnan Shehu 31. Agron Hasizi 32. Engjëll Xhaferi 33. Kristo Rrumbullaku 34. Veli Hodaj 35. Dilaver Koci 36. Sabri Godo 37. Tamara Luarasi 38. Eduard Ypi 39. Çerçiz Mingomataj 40. Ferhat Gruja 41. Alfred Karamuça 42. Edmond Berberi 43. Gazmend Turdiu 44. Aleksandër Çina 45. Pirro Kostallari Janë anëtarë të Këshillit Kombëtar sipas statutut edhe të gjithë kryetarët e degëve të PR nëpër rrethe.

KOMITETI DREJTUES

1. Sabri Godo 2. Tamara Luarasi 3. Eduard Ypi 4. Çerçiz Mingomataj 5. Alfred Karamuça 6. Aleksandër Çina 7. Xhevdet Repishti 8. Fatmir Mediu 9. Arben Burburia 10. Dalip Greca 11. Aleksandër Garuli Nënkryetar i PR u zgjodh Z. Fatmir Mediu, ndërsa sekretar Z. Çerçiz Mingomataj.

PRESIDENTI I SHQIPËRISË z. S. BERISHA U NIS PËR NË SHBA

Dje në orën 17 e 30, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, u nis për në SHBA për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë e shoqërojnë ministri i punëve të jashtme, Alfred Serreqi dhe ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me jashtë, Artan Hoxha. Për të përcjellë presidentin Sali Berisha, në aeroportin e Rinasit kishin dalë Kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, Kryetari i Këshillit të Ministrave, dr. Aleksandër Meksi, nënkryetarët e Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tomor Malasi e Shaqir Vukaj, Zëvendëskryetarët e Këshillit të Ministrave, Bashkim Kopliku e Rexhep Uka, deputetë, anëtarë të tjerë të Qeverisë, përfaqësues të partive politike e të shoqatave etj. Ndodheshin edhe sekretari i ambasadës amerikane në Tiranë, Zoti Christopher Hill, i ngarkuari me punë i ambasadës italiane në Shqipëri, ambasadori i Federatës Ruse, përfaqësuesi i PNUD-it etj. Presidenti Sali Berisha ndërsa firmuri kombëtar dhe, i shoqëruar nga zoti Pjetër Arbnori e Zoti Aleksandër Meksi, kaloi në revistë Trupat e Nderit.