Tashmë u mësuam me të gjitha llojet e skandaleve, u mësuam edhe me tragjedinë e jetës, ashtu siç mësohet njeriu me duhanin. Mersa duket kalendari ogurzi duhet t’i shtojmë edhe të mësuarit me korrikun, i cili për shqiptarët po bëhet simbol i shprehjes së revoltës ndaj shtetit, e në këtë kuadër, objekt i shfryrjes së mllëfit bëhen ambasadat, portet, pra, dëshira për t’u arratisur nga ky vend mesa duket po vazhdon të jetë ankthi i vazhdueshëm i shqiptarit «kre-
nar».
Ajo që ndodhi këto ditë në Tiranë, tentativat e paradisëhtme për eksod në Vlorë i ka bërë njerëzit të shushatur, i ka shkëputur psikologjikisht dhe i ka dërrmuar shpirtërisht. Shifra e saktë e njerëzve është e vështirë të dihet, megjithatë mbi 5000 vetë, aty rreth orës 22 u grumbulluan para ambasadave, nga Rruga e Durrësit dhe, ashtu si dy vjet më parë iu turrën ambasadave, por këtë radhë kalimi i kangjellave të tyre nuk ishte më një kapërcim i pragut të mjerimit dhe udhëtim drejt Evropës; kjo alternativë, tashmë, nuk ekziston. Duke e ditur këtë, turma e njerëzve bëri më të thjeshtën e punëve: shkatarrimin, thyerjen e xhamave të ambasadave, të xhamave të dyqaneve rrethull dhe pastaj deri aty nga ora 3 pasmesnate të bërtitura rruge ose para ambasadave. Për çdo njeri normal lind pyetja: kush e ka fajin, pse duhet të ndodhë kjo? Në pamje të parë, duket se pas zgjedhjeve demokratike do të nis- te një epokë e re, por kjo nuk ndodhi, u duk sikur edhe do të rregullohej shpejt, as kjo nuk ndodhi. Gjendja e ngritur shpirtërore para zgjedhjeve dhe mungesa e rrugëve për të kapërcyer krizën e kanë tronditur rëndë koshiencën e shqiptarëve. Po qeveria? Për ironinë të fatit televizion bremjen që po ndodhin këto transmetonte kronika dhe pastaj paradën e presidentëve të shteteve vendeve më të industrializuara para se të hynin në mbledhje dhe, si fare, kot, si të mos këtë ndodhur asgjë aty nga fundi jepet një njoftim i thatë nga një përgjegjëse për eksod në Durrës.
Më duket se shteti nuk po mëson të flasë sinqerisht me njerëzit.
Kush do ta lërë Parlamentin? A ka ish-informatorë të Sigurimit të
Kush do ta lërë Parlamentin?
A ka ish-informatorë të Sigurimit të
FATOS NANO KUN-DER LENINIT!
ai është faza e parë mas komunizmit.
Proceset që po kryhen në të gjitha vendet e Lindjes dhe në Shqipëri po quhen postkomuniste. E, sipas Fatos Nanos shoqëria që do të dalë nga ky proces duhet të jetë... socializmi (demokratik).
NE ÇKA UNGATE-RRUA ENVER HO-XHA?
Enver Hoxha tërë jetën e ngatërroi vendin e emrit me mbiemrin në strukturën e fjalisë (hollësi gramatike që e mundonte shumë). Thoshte demokraci socialiste në vend që të fliste për socializëm demokratik. Këtë të metë parimore e korrigjoi PS e reformuar në kuadrin e kritikave ndaj gabimeve të mëdha të PP.
KERKOHET NIKO GJYZARI!
Qeveria aktuale mbasi përqëndroi pothuajse gjithçka në duart e shtetit, mbetet të krijojë vetëm Komisionin e Planit të Shtetit që të hartojë planin 5-vjeçar. Mbasi nuk po e gjen Niko Gjyzarin.
ÇFARË NUK DINTE ENVER HOXHA?
Enver Hoxha nuk dyshonte se socializmi është rendi më demokratik. Ai nuk e dinte vetëm se socializmi demokratik vendoset fillimisht në zgjedhjet për pushtetin lokal. E megjithatë, jetën ia kushtoi socializmit.
H. F.
KETO DITE...
Prillet të dalë jashtë ligjit Partia komuniste. Me këtë rast Partia Socialiste do t’i shtohen radhët dhe «Zëri i popullit» ...
A ka ish-in-formatorë të Sigurimit të Shtetit në Parlament?
- Kur të hapen dosjet... -
Ditët që SEJMI (parlamenti polak) po diskutonte çështjen e dosjeve, njëri prej deputetëve tha: «Janë të lutur deputetët që kanë qenë informatorë të Sigurimit të mos vijnë në seancën e pasdites». Ky propozim u duk i çuditshëm, gati qesharak, por efekti që shkaktoi ishte tepër i madh. Në seancën e pasdites, në parlament u panë vende bosh. Pra mjaftuan fjalët e një deputeti që ish-informatorët të largoheshin përfundimisht nga parlamenti. Theksojmë se ish koha e diskutimit të dosjeve.
Mendoni tani për një çast sikur është aprovuar ligji për hapjen e dosjeve në Shqipëri. Dhe njëri prej deputetëve të bëjë propozimin e lartpërmendur. A do të ketë vallë në seancën pasardhëse vende bosh në parlament? Përgjigja e kësaj pyetjeje është edhe e thjeshtë edhe e vështirë. Është e thjeshtë për faktin se diktatura në Shqipëri ndryshë nga vendet e tjera të Lindjes ka qenë më e egra dhe më shtypësja. Këtu njeriu u sakatua prej saj më shumë se në çdo vend tjetër. E për rrjedhojë denduria e informatorëve që punuan për Sigurimin e Shtetit duhet të ketë qenë tepër e madhe. Do të ishte një mrekulli e vërtetë që të kenë mbetur pa u prekur nga kjo sëmundje gjithë parlamentarët tanë. Nga ana tjetër përgjigja për pyetjen e lartpërmendur është e vështirë, sepse problemi i dosjeve, megjithëse po diskutohet shumë, ka mbetur në një pikë pothuajse të vdekur. Ka një indiferencë të madhe për t’i ardhur në këtë kapitull. Po t’i shtonim kësaj indiference edhe faktin se shumë dosje janë djegur, problemi bëhet edhe më i vështirë e duket sikur nuk do të ketë asnjë zgjidhje. Dhe në qoftë se do të ndodhë vërtet kështu, atëherë në jetën politike shqiptare do të vazhdojnë të angazhohen njerëz të dyshimtë, e kaluara e të cilëve do të reflektohet edhe në kohë të reja.
Pavarësisht nga gjithë kjo indiferentizëm për hapjen e dosjeve, në parlamentin shqiptar ka edhe figura të tilla të komprometuara kaq shumë, saqë mënjanimi i tyre mund të bëhej edhe pa hapjen e dosjeve. Rasti më ekstrem është ai i Gramoz Ruçit. Në gjithë Evropën Lindore do të jetë e vështirë të gjendet një rast analog me ish-sekretarin e parë të PP për Tepelenën, ish-ministrin e Brendshëm, zotin Gramoz Ruçi. Ka qenë një parim në kohën e diktaturës, parim i kthy-
PLATFORMA E PARTISË REPUBLIKANE PËR ZGJEDHJET LOKALE
I Mbas zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor, zgjedhjet për pushtetin lokal, që do të mbahen më 26 korrik 1992, janë ngjarja më e rëndësishme në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore. Nga këto zgjedhje do të dalë pushteti lokal legjislativ dhe ekzekutiv, që do të përbëjë bazën morale e juridike të shtetit që duam të ndërtojmë. Pushteti lokal do të luajë rol vendimtar për nxjerrjen e vendit nga kriza e do të hapë rrugët për një zhvillim të mëtejshëm të pluralizmit dhe demokracisë. Çdo shtetas duhet të shkojë në këto zgjedhje me ndjenjën e përgjegjësisë së lartë, duke ditur se problemet e tij dhe të familjes së tij, problemet e tërë rrethit, janë të lidhura ndjeshëm me kandidatët që do të zgjedhë, në një ballafaqim që do të vazhdojë për katër vjet. Partia Republikane do të luftojë për një pjesëmarrje sa më të gjerë në pushtetin lokal, duke paraqitur si kandidat njerëzit më të ndershëm, të aftë e punëtorë. Partia Republikane beson në të drejtën e madhe të popullit për të zgjedhur një pushtet që të jetë tërësisht në shërbim të tij. Partia Republikane, beson se, në kushtet e krizës së pashembullt që jetojmë, asnjë parti e vetme s’mund të marrë përsipër punën e madhe të gjithanshme që duhet të përballojë pushtetin lokal. Çdo prirje për monopolizimin e pushtetit nga një parti e vetme, qofte në opozitë, qofte në administratë, pengon zhvillimin demokratik dhe i hap rrugën autoritaritetit. Zgjedhësit duhet të kenë parasysh këtë rrezik. nga kriza. Datat e caktuara për nisjen e reformës, kurrsesi nuk duhet të kondicionohen nga konsiderata politike partiake. Partia Republikane e quan të drejtë e të domosdoshme heqjen e 80 për qindëshit dhe liberalizimin e çmimeve, por miratimin tonë të plotë mund ta japim vetëm pasi të njihen publikisht modalitetet e këtyre masave dhe të ketë garancë se do të ruhet niveli minimal i jetesës. Në qytet zotëron papunësia dhe mungesa e rendit. Çmimet e tregut e bëjnë jetën të vështirë përballimin e jetesës. Mungesa e shërbimeve më cilësore të higjenës kërcënon shëndetin publik. Gjendja e strehimit rëndohet përherë më tepër. Urbanistika i është lënë spontaneitetit. Këtyre të këqijave të përgjithshme të grumbulluara nga koha i shtohen edhe problemet e veçanta të çdo familje, duke krijuar frymën e mosbesimit e të fatalitetit. Pa thyer këtë frymë, s’mund të nisët asnjë punë. Por që të thyhet ajo, qytetari duhet të shohë drejten në fundin e tunelit dhe kjo do të mund të hapet nga një këshillë bashkiake e përbërë nga njerëzit më të zotë, më të ndershëm e më të devotshëm të qytetit. Partia Republikane mund të japë një kontribut të mirë me njerëz të tillë. Ajo merr përsipër të zgjedhë problemet e qyteteve duke thirrur për bashkëpunim aktiv specialistët dhe njerëzit me cilësitë e duhura dhe jo duke u bazuar thjesht në ngjyrat e partisë. Kriteri partiak në zgjedhjen e kuadrit është absurd dhe kthen padashur në sistemin e partisë shtet. Për normalizimin e jetës në qytete dhe për t’u hapur këtyre rrugën e përparimit, Partia Republikane do të ndjekë programin sipas pikave që vi- fshatra. Shteti duhet të ndihmojë qytetarët duke ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore. - Mbrojtja e pronësisë private duhet të jetë e shenjtë. Askush nuk duhet t’ia marrë tjetrit pronën pa një vendim gjykate. Në një shtet ligjor, pronësia private ka përparësi ndaj çdo forme tjetër pronësie. - Investimet publike duhet të planifikohen me pjesëmarrjen e komunitetit lokal, sipas nevojave të tij dhe jo sipas interesave partiake apo personale. - Partia Republikane beson se, në kushtet e krizës, më e rëndësishmja është të arrihet një bashkëpunim i gjerë me programin sipas pikave që vijojnë: - Dalja nga kriza duhet të bazohet në privatizimin pa asnjë ndalesë të tregtisë, shërbimeve komunale, artizanatit dhe tërë industrisë së lehtë. Detyrë e këshillit bashkiak është heqja e çdo pengese burokratike në privatizimin dhe iniciativën e lirë. - Të hiqet çdo pengesë në import - eksportin privat dhe t’u jepen lehtësi grosistëve, në krijimin e bazave, pa të cilat s’mund të zhvillohet tregtia me pakicë. - Të favorizohet tërheqja e kapitalit të huaj si faktor determinues në zgjidhjen e problemeve të punësimit, strehimit, transportit urban, ndërmarrjeve të përbashkëta për zhvillimin e industrisë. - Të rikthehen lidhjet e binjakërisë me qytete të huaja të afërta sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe turizmit. - Brenda masterplanit shtetëror, të bëhet plani i zhvillimit të turizmit bashkiak dhe të krijohet fondi bashkiak për kreditimin e turizmit privat. - Të kërkohet privatizimi i banesave shtetërore. Qytetarëve që banojnë në apartamente t’u shiten këto me koston që kanë patur duke zbritur amortizimin e duke mbajtur parasysh hapësirën e apartamentit dhe vendin. Të nxitet me kreditë ndërtimi privat i banesave. - T’u njihen ish-pronarëve e drejta e pronësisë për trojet dhe banesat duke u krijuar mundësinë të zgjedhin njërën nga ndërtesat për banim vetjak, kurse për pjesën tjetër të shpërblehen nga shteti sipas vlerës reale të objekteve. - Çdo bashki të krijojë zyrën përkatëse për ish të përndjekurit politikë dhe i gjithë këshilli të (Vijon në faqen e 4-të) 2-të) Në këtë numër: Në f. 3. Enigma e Spektrit NË NUMRIN E ARDHSHËM: Pleq të burgosur · Turpi i diktaturës
Partia Republikane, beson se, në kushtet e krizës së pa pashëmbullt e vetme, qon në mungesën e elitës së administratës, pengon zhvillimin demokratik dhe i hap rrugën arbitraritetit. Zgjedhësit duhet të kenë parasysh këtë rrezik.
Partia Republikane beson se mjeti më i fuqishëm për të thyer burokracinë nga e cila ka vuajtur tradicionalisht populli ynë, është decentralizimi sa më i thellë i pushtetit. Vetëqeverisja lokale thjeshton problemet e çdo dite të individit, zhvillon iniciativën private dhe i hap rrugë veprimtarisë së tij, në të mirë personale dhe mbarëvajtjen e tij. Sepse çlirimi i energjive të çdo individi në veçanti do të thotë çlirimi i energjive të mbarë kombit. Kjo mund të bëhet me ligjet e përgjithshme në parim dhe me vetëqeverisjen lokale në praktikë. E drejta e vetëqeverisjes lokale ashtu si edhe mbrojtja e saj ndaj ndërhyrjeve të administratës qendrore, duhet të sanksionohen me kushtetutë.
Partia Republikane quan si detyrë të parë të pushtetit lokal vendosjen e një rendi juridik që do të sigurojë mbrojtjen e plotë të individit dhe pasurisë së tij.
Partia Republikane është për luftën e paprerë kundër korrupsionit, ryshfetit, nepotizmit, mashtrimit, falsifikimeve. Masa e parë e ndëshkimit ndaj personit që i vërtetohet abuzime për përfitime personale, duhet të jetë përjashtimi përgjithnjë nga pushteti shtetëror.
Partia Republikane, duke synuar që të arrijë një pjesëmarrje më të gjerë në pushtetin lokal, do të ngulmojë që ky pushtet të ketë si bosht të veprimtarisë zgjidhjen e drejtë e të shpejtë të vështirësive të rënda. Partia Republikane e konsideron reformën ekonomike si të vetmen rrugë për daljen
NDER TE TJERA
FATOS NANO KUNDER LENINIT!
Lenini ngulte këmbë se socializmi është faza e parë e komunizmit. Fatos Nano ngul këmbë se ai është faza e parë mbas komunizmit.
Proceset që po kryhen në të
KRONIKE
LEZHË
Më 1 korrik, zoti Sabri Godo zhvilloi një takim në degën e PR Lezhë. Në qendër të takimit ishin problemet e zhvillimit të kësaj dege. Në 26 korrik, puna e bërë deri tani për këtë fushë të rëndësishme, u aprovua i kandidative. Kryetari i PR Shqiptare vlerësoi punën e deritanishme të degës dhe porositi që veprimet e mëtejshme të jenë më të zjarrta në zhvillim, pasi koha nuk e afron.
PUKË
Kryetari të PR, zoti Sabri Godo, më 2 korrik ...
GJEGJAN
Gjegjan, Berishë, Korthpulë, pamundësisë që ka bërë shlfizën prej mijë vjetësh, mangësitë e ligjit për ndarjen e tokës etj... U theksua organizat e pushtetit nuk po marrin masat e duhura për përmirësimin e gjendjes. Republikanët e Pukës duhet të bëjnë më shumë për të bërë të qartë njerëzve alternativat republikane, që ofron kjo parti, nëse fiton në këtë zgjedhje. Takim me kryetarin e PR e zhvillua edhe në Fushë-Arrëz.
KUKËS
Në takimin e datës 3 korrik të degës së Kukësit u ngritën mjaft probleme ...
Në fjalën e tij kryetari i PR, zoti Sabri Godo, theksoi se zgjedhjet lokale mund të ndryshojnë gjeografinë politike të vendit për mirë ...
Hasjanët bënë mjaft vërejtje sidomos për ligjin e tokës, për shpërndarjen, të cilët nuk po sensibilizohen ...
Korresp. i rretheve