Ai që bëhet pronar sot, fitoi, u bë njëherë e përgjithmonë i tillë,
ai që mbeti punëtor, humbi, mbeti përherë i tillë(?)
Kjo skemë psikologjike e mendore është mjaft e përhapur dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në fatet e veçanërisht ritmet e reformës dhe të ikjes nga komunizmi. Kjo skemë është e mbështetur në dy teza themelore filozofike të marksizmit të dogmatizuar skajshmërisht nga stalinizmi 50-vjeçar i PPS-së. 1. Shoqëria është e ndarë në klasa, klasat janë të kundërta, nuk mund të shndërrohen në njëra-tjetrën në kuptimin që njëra të bëhet tjetra dhe anasjelltas. 2. Ato janë të dhëna një herë e përgjithmonë, të ngurta, pa lëvizje (proletari mbetet gjithmonë proletar, borgjezi borgjez e kështu pa mbarim), ide që në fjalorin filozofik marksist cilësohen metafizike, ndërsa në atë europian antidialektike. Këto ide, të dyja, janë të pasakta qoftë nga arsyetimi i përhapur shkencor teorik, qoftë nga ai empirik (nga të dhënat faktike të realitetit social). Teoria sociologjike filozofike që merr si pikënisje ndarjen e shoqërisë në klasa në kundërti të papajtueshme u tregua jo efektive dhe në Europë nuk është përdorur asnjëherë. Pa lexuar shumë literaturë europiane, mjafton të kujtojmë studimet e klasave dhe të luftës së klasave, për të kuptuar se sa i dukshëm ishte ky fakt që binte «në kundërshtim me teorinë». Po ashtu teorikisht tanimë nuk vihet në dyshim se të gjithë elementët e shoqërisë, duke përfshirë edhe shtresat, janë në lëvizje e kalime të ndërsjella dhe se nuk ka elementë të dhënë njëherë e që nuk pësojnë më asnjë ndryshim. Teorikisht është pranuar, madje si e vërtetë vulgare, shndërrimi i njërës të kundërt në tjetrën. (Këtë për më tepër e pranonin si të tillë edhe vetë Marksi e Engelsi p.sh., në një varg shembujsh në «Dialektikën e natyrës»). Empiriksisht (me fakte, siç thuhet) gjithashtu është provuar lëvizshmëria (mobiliteti) sociale, kalimi i njeriut nga «klasa e vet» në «klasën e kundërt», nga njëra në tjetrën. Sociologjia perëndimore ka bërë studime të shumta dhe ofron fakte të rëndësishme për këtë dukuri. Kështu Catherine Bidon tregon «fatin» e 5 milion francezëve të lindur në vitet 1919-1935. Prej tyre nga 1 milion; 540 mijë të lindur punëtorë në vitin 1970, 70 mijë janë bërë «borgjezë» (kadro të lartë, profesione liberale, etj.) 184 mijë kuadro të lartë teknikë (inxhinierë, etj.), 48 mijë kanë hyrë në ushtri e polici. Nga ana tjetër prej 220 mijë të lindur «borgjezë» 21 mijë janë bërë punëtorë, 2 mijë bujq, 3 mijë në personelin shërbyes, ... vetem pak më shumë se gjysma kanë mbetur «borgjezë» (në shtrirjen në të cilën janë lindur) (Për hollësira të tjera shih: Politiguajourd'hui nr. 1, juillet-septembre 1983, Paris). U mor si shembull Franca, ku strukturat shoqërore janë shumë më të kristalizuara, si të thuash të përfunduarа, megjithatë mobiliteti social jo vetëm nuk është ngurtësuar, por është mjaft i madh. Ndërsa në Shqipëri, ku strukturat klasore ende nuk janë aspak të kristalizuara, ku lëvizshmëria është në kulmin e saj, është absurde ideja që i merr ato si të ngurtësuara, si shans «o sot, o kurrë». Duket e çuditshme se si është e mundur ekzistenca masive e ideve absurde (kush bëhet pronar tani, mbetet përherë i tillë, etj), të bazuara në social-filozofinë staliniste përballë kaq fakteve të kundërta të shkencës europiane, në kohën kur «urrejmë» stalinizmin dhe «duam» të shkojmë në Evropë. Shkaqet mund të jenë të shumta e megjithatë dy janë të dukshme për të gjithë; Veprimi i fa- shken… europiane, … që në kohën kur «urrejnë» stalin… zimin dhe «duam» të shkruajmë në Evropë. Shkak… HYSAMEDIN FERAJ (Vijon në faqen e 2-të)
26 KORRIKU PO AFRON. ME VOTËN TONË TË LIRË DO TA VARROSIM STRUKTUREN KOMUNISTE
ZGJEDHES!
26 Korriku është ditë vendimtare për fatet e gjithësisë prej nesh. Me votën tuaj të lirë Ju do të ndihmoni për daljen e vendit nga një krizë e pashëmbullt.
ZGJEDHES!
Situata që po kalojmë kërkon në krye të punëve njerëz të ndershëm e të aftë. Duke ju kërkuar votën, PR garanton se mund të japë një kontigjent të m… [?] nga njerëz të tillë.
ZGJEDHES!
Partia Republikane nuk premton qiejt. Ajo garanton një jetë më të mirë dhe shtet në shërbim të këtij njeriu. Duke njohur e pranuar she-
«PUSHTETI I VOGËL NA DUHET PËR TË PERMBYSUR TË MADHIN...»
- Struktura komuniste do të shkatërrohet plotësisht më 26 Korrik -
Një misionar anglez, që ka qenë në Shqipëri në kohën e luftës, në intervistën që dha për televizionin tonë këto ditë, mes të tjerash tha, se «në Shqipëri është tronditur thellësisht komunizmi...». Pohimi i anglezit duket qartë se bie ndesh me pretendimin se komunizmi në Shqipëri vdiq më 22 Mars. Kuptohet që kjo gjë mendohet e vërtetë nga njerëz e sipër, të cilën e përligjte në një farë mënyre dhe urrejtja për komunizmin. Tëksojmë gjithashtu që ky pohim i shkon për shtat vetëm komunistëve, të cilët «ditëzhdëkjen» e komunizmit e kanë firmosur përpara 22 Marsit. E vërteta është se komunizmi, në radhë të parë, nuk vdiq më 22 Mars si psikologji. (Si mund të vdesë një botëkuptim i tërë, sado i gënjeshtërt të jetë ai, brenda një nate?!!). Së dyti komunizmi nuk ka vdekur në Shqipëri edhe si strukturë. Prova vendimtare për vdekjen e tij si strukturë do të jetë padyshim 26 korriku. Këto ditë social-komunistët janë hedhur në një fushatë propagandistike duke përdorur të gjitha llojet e armëve për të rrëmbyer zgjedhjet e 26 korrikut. Po përse u duhet komunistëve pushteti lokal? Qoftë të mirë mund t’i sjellin ata këtij populli që i morën frymën për 50 vjet rresht? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjesh fare thjeshtë në çdo ambient, ku gjen me shumicë emisarë të propagandës komuniste. Tashti ata e kanë humbur vetëkontrollin dhe nuk e ruajnë më dot sekretin si në kohën kur mbretëronin. Rëndom, gjigande? vërtiten fjalët e tyre: «Pushteti i vogël na duhet për të përmbysur pushtetin e madh. Po fituam më 26 korrik, ata nuk e kanë më të gjatë se 3-4 muaj». Ky pra është qëllimi i vetëm i komunistëve. Një pushtet komunist në bazë, do ta paralizonte çdo veprim të qeverisë në qendër, sado cilësore e demokratike të jetë ajo. Me pak fjalë fundin e komunizmit në pushtet do ta vendosë 26 korriku. Sidoqoftë përpjekjet e tyre për të mos e marrë fund në 26 korrik janë shumëefishuar. Të gjitha bateritë e pushkëve i derdhin mbi qeverinë që doli nga zgjedhjet e 22 Marsit. Shprehja: «S’na bëri gjë demokracia...» vërtitet gjithandej. Është e vërtetë që ky popull është lodhur e drobitur dhe gjithçka ka Shprehja: «S'na bëri gjë demokracia…» vërtetë drobitur dhe gjithçka ka shkuar atje ku s'mban më. Por ju zotërinj komunistë nuk mund ta zgjidhni dot asgjë. Ju shkatërruat gjithçka dhe e vetmja gjë që ju kërkohet është të heshtni. Pjesëmarrja juaj në pushtet jo vetëm që e komprometon por dhe shkatërron demokracinë. Raportet që ndërtohen me Evropën e qytetëruar janë krejt pa baza. Është e vërtetë, p.sh., që në Gjermani pushtetin lokal në përgjithësi nuk e fiton partia që ka fituar në zgjedhjet parlamentare, por të tjera… Dhe këtë zgjedhje e bën intuita e popullit, për të krijuar ekuilibrin politik. Në Shqipëri nuk duhet dhe nuk do të ndodhë kështu. Komunistët nuk mund të krijojnë ekuilibrin. Ju doni pushtet vetëm për të sunduar… Më 26 korrik komunistët do të përpiqen të rrëmbejnë pushtetin lokal me të gjitha mënyrat. Kjo do të thotë që të kthehemi mbrapa… Mbrapa do të thotë vdekje. Ky popull që i ka provuar të gjitha kënaqësitë këtë gjë e di shumë mirë. Joshja juaj nuk pi më ujë. Më 26 korrik, ai do ta shkatërrojë përfundimisht strukturën komuniste. YLLI RAKIPI
ZGJEDHJE!
Partia Republikane nuk premton gjë. Ajo garanton njeri të lirë pranuar shembullin e pronës, PR lufton që çdo shqiptar të jetë pronar.
Privatizimi i banesave nuk bëhet sapo të dalë ligji…
Bisedë me Ministrin e Ndërtimit, Strehimit dhe të Sistemitit të Mjedisit, zotin Ilir Manushi
Pyetje: Zoti ministër, projektligji për privatizimin e banesave shtetërore ka ngjallur mjaft diskutime dhe janë bërë shkak, me shumë interpretime, pa dyshim edhe mosnjohja e tij apo?
Përgjigje: Unë do të thosha që keqinterpretimet që janë bërë deri në fund në shtyp nga një pjesë e opinionit nuk kanë rezultuar të mosnjohjes; disa kanë ato që janë rezultat i keqkuptimit. Do t’ju lutem…
Pyetje: Projektligji parasheh që të futet… si të elektr…? …
Përgjigje: Në privatizimin … dy muaj…
Pyetje: Duket që është një punë voluminoze ajo që do të kryhet për t’iu afruar privatizimit të banesave, punë që do kohë dhe angazhim të disa drejtorëve. Mos ndoshta edhe kjo përbën shkak për të mos u publikuar tani në fushatë ky projektligj?
Përgjigje: E keqja është se edhe tek gazetarët, bahtu si në fusha të tjera trashëgohen injorancë në marrëdhëniet e problemeve dhe të keqkuptimeve. Duke mos marrë vesh dhe duke qenë inkompetentë për problemet që shkruajnë disa gazetarë për këtë gjë shkruajnë dhe të tjerë komentojnë. Ajo që themi që procedura e privatizimit të banesave do të ketë nevojë për disa muaj, nuk ka të bëjë me procedurën e ligjit por me afatet e domosdoshme për kryerjen e dokumentave përkatëse nga të gjithë qytetarët. Nuk bëhet privatizimi sa të dalë ligji e shpejt çdo qytetar të bëhet privat: Procedura është si ajo e tokës dhe do të dojë një kohë të gjatë. Kështu janë pronat private të banueshme që janë shtetëzuar; nuk do të privatizohen dhe nuk jemi deklaruar që ato do t’u rikthehen pronarëve të ligjshëm. Por qytetari që banon sot në këtë banesë do të paguajë qira, e cila do të jetë e kontrollueshme nga shteti në mënyrë që ish pronari të mos kërkojë qira sa të dojë duke kërcënuar banorët e sotëm të këtyre banesave. Përveç kësaj është vazhdimisht do të ndërtohen banesa dhe të krijohet fondi për të zgjidhur problemin e mpr… të strehimit.
Pyetje: Zoti Ilir, ju jeni deklaruar se gjatë procesit të privatizimit të banesave shteti nuk fiton asgjë dhe pasuria kombëtare ndahet e gjitha. Ç’kauzë paraqet projektligji për të pastruar e shumtë, për ish të burgosurit etj. Ç’do të fitojnë ata?
Përgjigje: Është e vërtetë që kështu kam thënë dhe mesa duket dhe kjo ka qenë subjekt për t’u diskutuar në ndonjë gazetë. Nuk dua tu ofendoj ndonjë artikull-shkrues por do të kërkoj kompetencë profesionale në trajtimin e këtij problemi. Megjithatë, mbas pyetja që bëte ju do, që sqarojë ju interesuar. Them që kjo pasuri ndahet e gjitha tek qytetarët. Atë që kanë shtetëruar lativisht të reja detyrohen të paguajnë dicka, që shkon në favor të atyre që i kanë shtëpitë e banesat te amortizuara. Konkretisht që japin të parët e marrin të dytët (dhe janë shumë na…)
(Vijon në faqen e 2-të)
Kujtesë për 26 korrikun
Neni 6
Kandidaturat e anëtarëve të këshillave lokale e të kryetarëve të komunave dhe bashkive paraqiten nga subjektet elektorale, që janë partitë, grupimet e partive dhe kandidaturat e pavarur.
Një person mund të paraqitet kandidat vetëm për një organ të pushtetit lokal.
Neni 51
Numri i anëtarëve të këshillave të komunave, të bashkive dhe të rretheve caktohet:
- Për komunat ose bashkitë me popullsi deri në 10 mijë banorë, 11-13 këshilltarë.
- Për komunat ose bashkitë me popullsi nga 10-20 mijë banorë, 13-15 këshilltarë.
- Për komunat ose bashkitë me popullsi nga 20-25 mijë banorë, 15-17 këshilltarë.
- Për komunat ose bashkitë me popullsi mbi 50 mijë banorë, 17-20 këshilltarë.
- Për rrethet me popullsi deri 150 mijë banorë, 23-27 këshilltarë.
- Për bashkinë e Tiranës 35 këshilltarë.
Neni 75
Fletët e votimit janë të pavlefshme kur:
a) nuk del e qartë se për cilët kandidat ose subjekt është dhënë vota;
b) nuk janë sipas kërkesave të formës, madhësisë, ngjyrës, përbërjes së letrës, përmbajtjes dhe vulosjes;
c) janë dëmtuar aq shumë, sa që nuk kuptohet fare shprehët në to;
d) janë lënë pa u fshirë më shumë se një kandidat ose subjekt apo janë fshirë të gjithë kandidatët ose subjektet;
e) janë shtuar emra ose subjekte të tjera.
Vlerësimi i vota bëhet nga komisioni i qendrës së votimit. Votat e diskutueshme fillimisht shqyrtohen dhe pastaj vlerësohen. Çdo kundërshtim nga anëtarët e komisionit shënohet në proces-verbal dhe këto fletë votimi ruhen …
Njoftim
Me datë 14 korrik 1992 në selinë e Partisë Republikane Shqiptare në Tiranë, me iniciativën e kryesive të partive: të Bashkimit Demokratik Shqiptar (Balli Kombëtar), të Partisë Demokratike, të Partisë Liberale dhe të Partisë Republikane Shqiptare, u zhvillua një takim për shqyrtimin e gjendjes së rëndë që po kalon vendi ynë dhe për të parë mundësitë e një bashkëpunimi më të ngushtë politik ndërmjet tyre, gjë që do të ndihmonte zhvillimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Të katër partitë ranë dakord se duhet të punojnë së bashku për mbrojtjen e rendit demokratik në Shqipëri. Këto parti e shohin të nevojshme dhe të mundshme të kërkojnë rrugët, për të realizuar në një të ardhme të afërt një bashkëpunim më të qëndrueshëm dhe efektiv.
Lexoni në faqen 3: Të njohura e të panjohura nga bota e lypësave
Në numrin e ardhshëm: «NJERËZIT DUHET TË MËSOJNË TË VËRTETËN»: INTERVISTË ME ISH-KAPITENIN E MISIONIT ANGLEZ NË SHQIPËRI DEVIL DSMAILI
Lexoni në faqen 3:
Të njohura e të panjohura nga bota e lypësave
Në numrin e ardhshëm:
«NJERËZIT DUHET TË MËSOJNË TË VËRTETËN»:
INTERVISTË ME ISH-KAPITENIN E MISIONIT ANGLEZ NË SHQIPËRI DEVIL DSMAILI