«SIKUR PP T’I ISHTE BERE NJE PROCES GJYQESOR POLITIK, TASHME DO T’E ISHIM ME TE LEHTESUAR»
- Fjala e z. SABRI GODO, dhënë në Televizion - Jam i një mendjeje me ata që i vlerësojnë zgjedhjet lokale si një ngjarje me rëndësi historike. Këto zgjedhje, jo vetëm do të na shkëputin njëherë e përgjithnjë nga format e urryer komuniste të qeverisjes lokale, po do të hapin edhe themelet e forta të demokracisë. Kushti i parë për t’ia arritur këtij qëllimi është që asnjë organ i pushtetit lokal të mos jetë nën kontrollin ose ndikimin e social-komunistëve. Ndryshe, do të vërtetohej një kthim mbrapa, që do të duhej kohë për ta ndrequr dhe ky popull që jeton ditët më të vështira, s’mund të humbasë më tepër kohë. Kushti i dytë është që pushteti lokal të jetë pluralist. Ditët e fundit janë dëgjuar thirrje për një pushtet lokal që do të përputhej me pushtetin qendror, ndryshe nuk do të çojë në fund demokracia dhe të kishte sukses reforma. Kjo është pak e habitshme. Në rast se sot do të kërkonim që pushteti lokal të përputhej si ngjyrim politik me atë qendror, nesër do të kërkonim që pushteti qendror të përputhet me atë lokal; e kështu me radhë, deri në për- me atë lokal; e kështu me radhë, deri në përjetësi. Kjo do të ndalte zhvillimin e demokracisë, e cila kurrsesi s’mund të funksionojë pa pluralizmin e vërtetë. Gjithashtu reforma s’mund të kapërcejë vështirësitë e shumta pa pjesëmarrjen e gjithë forcave demokratike. Nuk mund kurrsesi të supozohet një situatë e tillë, kur një parti e vetme vendos monopolin në qendër e në bazë dhe gjithë të tjerët të rrinë e të shohin çfarë bën kjo parti fuqiplotë. Ekziston një rrugë tjetër, ajo e bashkëpunimit në pushtet dhe është e vetmja rrugë që një e pranon demokracia. Në këtë pikë duhet të kemi mendjen fort, sepse po të bëjmë sot demokracinë tonë të re në pozicion të përjerrët, nesër do të heqim keq për ta drejtuar. Partia Republikane e sheh pluralizmin si një nevojë jetike dhe konsideron se çdo mohim i pluralizmit shkon në sens të kundërt me demokracinë. Në qoftë se t’i trembemi pluralizmit në pushtetin lokal, në të kundërtën duhet ta kërkojmë. Sepse kjo do të sjellë një shpërndarje më të gjerë të përgjegjësive të rënda. Pushteti lokal do të veprojë sipas të drejtave që i jep ligji, brenda kuadrit të ligjeve kombëtare. Dhe kjo është përputhja që kërkohet e që duhet. Nëse një parti kërkon pushtet politik të plotë, populli kurrsesi s’mund t’i japë një fuqi të tillë, sepse kështu do të vërtetohej asgjësimi i rrezikshëm ndaj demokracisë. Në shumë komuna e bashki Partia Republikane është paraqitur me kandidatë më të mirë. Ata duhet të fitojnë. Po të mos fitojnë, do të ishte një humbje për pushtetin lokal, sepse janë njerëz të mirë, ata që mund të bëjnë ligje të mira dhe t’i ekzekutojnë me drejtësi e besnikëri. Aty ku do të fitojnë republikanët, do zbatojnë programin e tyre në përputhje me ligjet e përgjithshme të shtetit. Republikanët do të veprojnë shpejt, duke u bazuar në atë që është bosht i mendimit të tyre ekonomik, në privatizimin, i cili krijon pronën, e vetmja formë për daljen nga kriza dhe zhvillimin e pandalshëm ekonomik. Në shumë raste gjendja e sotme duket si pa dalje. Por kjo gjendje mund të ndryshojë nga e mira dhe përparimi më i shpejtë mund të rrugëtojë me praktikitet. Punët që mund të bëhen janë aq të shumta, sa njeriu habitet vërtet se si janë lënë pa bërë. Shqipëria është një vendim dhe është dhënë prej kohësh; në ekonomi duhet si në tërë jetën e vendit, komunizmi është çorganizim, organizimi është e mira. Partia Republikane ka qenë e para që tha të çrrënjosim komunizmin, sikur Partia e Punës të ishte bërë një procesim-gjyqësor politik, tashmë ne do të kishim një gjendje më të lehtësuar, sepse shumë dëme do të kishin njohur më mirë labirintet e tmerrshme. (Vijon në faqen e 2-të)
Çdo votë për PS do të mishëronte batutën e Pal Vatës
- PSSH nuk i takon të fitojë, edhe sikur të ishte parti socialiste e kulluar e tipit «Kraksi» ose «Miteran» -
Tashmë njihet prej të gjithëve ajo batuta e Pal Vatës në lidhje me tullat.
«Nuk mund ta nisëm ndërtimin e katit të dytë të pallatit, - i thanë Pas Vatës «brigadier»- muratorët, - sepse nuk kemi tulla». Pas këtij njoftimi përgjigjja e Pal Vatës do të mbeste proverbiale: «S’kemi tulla për katin e dytë? Atëherë filloni katin e tretë...» Të njëjtin mesazh përmban edhe deklarata e socialistëve për të fituar 50 për qind në zgjedhjet lokale.
Po shpjegohemi. Pasi u çorrën për 50 vjet rresht socialistët dhe «ZP» për «rendin socialist - rendi më i përparuar në botë», për «kalbëzimin, degjenerimin dhe mjerimin e kapitalizmit» etj., sot thërrasin sa po u shhyn gryka të luftuar «Rroftë kapitalizmi që do ta nxjerrë Shqipërinë nga prapambetja», «Përpara për fitore të reja!»; kapitalistë!!! Nuk ke çfarë t’i bësh; me sa duket dialektika marksiste-leniniste e përmban këtë «transformim rrënjësor».
«Mbartëse e përvojës, më pozitive e më të mirë të PPSH» (a ekziston vallë në botë ndonjë burrë i zoti që të arrijë të gjejë te PP qof të një grimë të mirë?), është një garanci e padiskutueshme për ta çuar me sukses Shqipërinë në: kapitalizëm, Gëzohu, o popull!!
Që po ndërtojmë kapitalizmin, këtë e shquajnë tashmë dhe syzet xhametrasha të Fatos Nanos. Që kapitalizëm do të thotë pronë private, decentralizim, zbehje e rolit të shtetit; heqje dorë nga shtetëzimet, këtë e merr vesh dhe ariu. Që partitë majtiste e kanë kahjen nga shtetëzimi, dmth të privatizuarën ta shtetëzojnë, këtë e njeh çdo doktrinë politologjike. Atëherë pse e duan pushtetin socialistët?
Për një çast le të imagjinojmë të paimagjinueshmen. Ta zëmë se PS është një parti e kulluar socialiste e tipit «Kraksi» ose «Miteran». (Ju kërkojmë ndjesë për imagjinatën e shfrenuar). Na le- të djathta. Kjo e ka shpjegimin e vet. Strukturat kapitaliste u dedikohen pikërisht partive të djathta dhe nuk mund të pretendo sh për rritjen e rolit të shtetit, për krijimin e «shtetit-merkliz», siç thuhet, kur ky shtet s’ka gjë në xhep. Janë pikërisht decentralizimi, liberalizmi ekonomik, kapitalizmi i kulluar ato që pasurojnë shtetasit dhe indirekt dhe shtetin. Se shteti nuk i merr paratë nga qielli, por nga shtetasit e vet.
PAK KOMENT
Si mund ta përdorësh shtetin, siç e ka në program; PS, për përkujdesje ndaj shtresave të paprivilegjuara, kur aktualisht në Shqipëri vetë shteti ka nevojë për përkujdesje?! Dihet se në ç’pikë grafiku jemi, jemi nën zero... Nga do t’i gjejë paratë socialistët?
2) Edhe diçka tjetër. Po të shohim historinë e ardhjes në pushtet të partive socialiste në Evropë, do të nxirrnim përfundimin se ato kanë ardhur në pushtet përfundimisht pa përjashtim të gjitha nëpërmjet parajshtrim të gjitha në të gjithë... Në po predikojmë përditë privatizimin, decentralizimin si të vetmin shpëtim, si të vetmen fashë drite në horizontin e errët të ekonomisë së falimentuar shqiptare; e ndërkohë PS synon pushtetin, dmth synon të bëjë shtetëzime. (Është në natyrën e politikës së partive socialiste shtetëzimi, kjo është dhe esenca e programit të tyre ekonomik). Apo mos vallë PS do të distancohet: pasi u distancua nga PP, edhe nga Internacionalja Socialiste; të cilës i është qepur prapa si lavire?
Shkurt, një program socialist për Shqipërinë kapitaliste (më saktë që synon të bëhet kapitaliste) është tepër i parakohshëm për Shqipërinë.
Mund të reshtrojmë dhe shumë argumente të tjera, por mendojmë se vetëm këto mjaftojnë për të nënvizuar se në këtë kohë të thellë që ndodhet Shqipëria; vetëm Një Program i Djathtë, pra parti të djathta në pushtetin qendror dhe atë lokal, janë e vetmja tera-
A Na lejoni që të ndërrmarim disa refleksione historike e politike.
1) Po të shohim me vëmendje historinë e partive të ndryshme të Europës, rezulton se partitë socialiste janë relativisht të reja në krahasim me partitë tradicionale, si p.sh. «Ardhëzimin», dhe të nacionalizmit, të origjinës së kapitalizmit etj., sfot thërasin sa po u shqyen rrugët e t’fyti «Rroftë kapitalizmi që do ta nxjerrë Shqipërinë nga prapat’…» «Përpara për fitore re të reja!»; kapitaliste!!! e përmban këtë «transformimin rrënjësor». Por vetëm një gjë ua prish punën, si ta ndërrtojnë kapitalizmin? Në këtë lëmë kanë vetëm përvojën e PPSH që e tregoi më vepra se ç’dashuri patologjike kishte për rendin kapitalist... Dhe PS, si «trashëgimtare juridike» dhe si kujdesje?! Dihet se në çdo grafiku fije jemi, jemi në zero... Nga do t’i gjejmë e ardhjes në pushtet të partive socialiste në Europë, do të nxjerrim përfundimin se ato kanë ardhur në pushtet prodhues për një periudhë të gjitha në gjysmën e dytë të shekullit XX, pra kur sistemi e strukturat kapitaliste kishin prapa tyre shekuj jetë. Dhe kjo nuk është rastësi.
Sa vjet ka kapitalizmi në Shqipëri? Përgjigja është e qartë. Mund të rreshtojmë të djathta në pushtetin qendror dhe në atë lokal, janë e vetmja terapi rezultative.
Për t’i mbyllur këto radhë do të thoshim se cili që voton për PS është një Pal Vatê. Dhe Pal Vatët nuk i duhen Shqipërisë...»
KRISTAQ ÇOKA
Konferencë shtypi e Presidentit Berisha
Dje paradite Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, me rastin e përfundimit të vizitës së tij në G-24, dha një konferencë shtypi për gazetarët vendas dhe të huaj. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë zoti Berisha, shprehu kënaqësinë e tij për takimet e G-24 në Shqipëri. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, z. Berisha uroi që të zgjidhet e të dihet të zhvillohet pluralizmi dhe kultura e lartë politike. Në fund, Presidenti u përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve vendas dhe të huaj.
Korresp. i «Republikës»
Takim me miq të Institutit Republikan Amerikan
Dje paradite kryetari i PR z. Sabri Godo zhvilloi një takim me miqtë e nderuar të Institutit Republikan z. Shek Bigner, drejtor i këtij instituti, zonjushën Meri Ketrin, përfaqësuese e këtij instituti për Shqipërinë dhe z. Janosh Bugajski, drejtor i qendrës së studimeve dhe strategjisë për Evropën Lindore. Gjatë takimit z. Godo i bëri miqve një ekspoze të gjerë të situatës së përgjithshme në vend dhe në veçanti problemeve për zgjedhjet e 26 korrikut. Miqtë amerikanë vlerësuan qëndrimet e Partisë Republikane në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit. Njëkohësisht ata u interesuan të dinin cilat ishin pozicionet e PR në raport me fqinjët dhe veçanërisht me situatën në ish Jugosllavi.
Korresp. i «REPUBLIKËS»
KU JANE VARRËT E TË PUSHAKATURVE NGA DIKTATURA?
- Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste,
- Komitetit Drejtues të Veteranëve të Luftës,
- Drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të MPB,
- Atyre që janë në dijeni,
«Dua të di të paktën vendin ku është varrosur. Më kupton? Ai është babai im dhe unë duhet t’ia di të paktën varrin...»
Burri që i tha këto fjalë i kishte kaluar të 55 vjetët. Trokitni në redaksi, jo se varrin e të atit shpresonte ta gjente aty, apo atë t’ia gjenin gazetarët. Njerëzit tashmë kanë filluar ta pranojnë shtypin si altar të fjalës së lirë dhe të zbulimit të vërtetave.
Gazetat kanë denoncuar prej kohësh Ata që kanë patur pushtetin tërë këto 45 vjet. Ata që kanë patur në dorë dhunën e diktaturës, Sigurimin e Shtetit, Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ata që kanë ngritur gjyqet «në emër të popullit» dhe që kanë dënuar toga e pushkatimit, njerëz me hënë dhe brinjëve të mbijella me kockat e popullit, Ata...
Ata kanë gojë e opoma, kanë edhe familje, kanë edhe pasardhës, e vet, të cilëve dëshirojnë dhe përpiqen me mish e thonj, të trashëgojnë pushtetin. Partia Komuniste ka ndërruar tre emra, por gjurmët e krimit vështirë se shuhen.
Këto gjurmë dhembin e therin kur Ata gjaslin duart, edhe tani në demokraci, drejt pushtetit.
Ku janë varret? Kush? Përse nuk i tregojnë???
RENO ARAZA
SOCIALIZMI DEMOKRATIK
KOM.
LIKE REHOVA
DEMOKRACINE MUND TA GARANTOJNE VETEM PARTITE QE ASPIROJNE DEMOKRACINE. VOTONI PER PR!
DUKE VOTUAR PER PR JU VOTONI PER ASPIRATEN TUAJ - PRONE - QETESI - MIREQENIE
ZGJEDHES
VOTAT TUAJA PER PR, JANE VOTAT PER NDERSSHMERINE, JANE VOTAT KUNDER KORRUPSIONIT.
Ndër të tjera
Ashtu si edhe më 22 Mars, socialistët po deklarojnë se hyjnë në zgjedhje për të fituar (dhe ndjehet që socialistëve u del gjithmonë për fina).
Kur duhet socialistët pse kërkojnë fitore në zgjedhjet lokale, të përgënjeshtruar, për të krijuar ekuilibrin e nevojshëm, ka domosdoshmëri për këtë periudhë të vështirë tranzicioni. Ndërsa, kur i kërkon argumente e si do të arrihet ekuilibri i lirë, të përgjigjen: «Duke e marrë veten me pushtetin».
Më 22 korrik, në orën 21.00 u transmetua programi elektoral i PS-së. Këta radhë, për fatin e saj të keq, PS u bojkotua edhe nga aleatët e saj Partia Socialiste Italiane. RAI DUE në të njëjtën kohë shfaqte filmin me Bad Spencerin. Ndërmjet Fatos Nanos dhe Bad Spencerit njerëzit parapëlqyen këtë të fundit. Një zyrtar i lartë i PS-së, nuk dëshironte t’i identifikojë, konfirmoi se KDI i PS ka menduar që të kundërpërgjigjet duke e marrë Krakën kësaj radhe me Nr. 3.