05/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 gusht 1992

Për çdo hap majtas, dy hapa djathtas

... Kur përdoret demokracia kundër demokracisë = Verdiktin, për pushtetin politik, populli e dha më 22 Mars. Kurë me komunizëm! Këtë duhet ta kenë parasysh mire neokomunistët e P. Socialiste. Askush nuk i ndalon ata të bëjnë lojë të ndershme elektorale, të fitojnë simpatizante apo anëtarë të rinj të tyre. Vetëm se askush nuk do t’i lejojë të këndërvihen demokracisë, askush nuk do të merret me pretendimin e tyre se pluralizmi i ka këto gjera. Pluralizmi nuk i kundërvihet demokracisë, komunizmi apo neokomunizmi po: Por tashmë nuk mund të eksperimentohet më me ideologjinë marksiste leniniste apo me derivatet e saj. Boll ka provuar mbi shpinën e vet ky popull. Me nxjerrjen jashtë ligjit të P. Komuniste duhet nxjerrë jashtë së drejtës morale për të vështirësuar jetën e këtij populli, edhe ndonjë forcë tjetër politike që është vazhduese e drejtpërdrejtë e PPSH-së. 22 Marsi ishte pikërisht fitorja e antikomunizmit së u kalua në minoritet komunizmi i përfaqësuar nga variantet e PPSH-së. Padushim që dalja në pah e se të tij dhe tolerancen duke toleruar «socialistët» edhe kur ata operojnë si komunistë, si puniste apo si përçarës të kombit e të qetësisë së këtij populli që boll ka vuajtur prej eksperimenteve allamajisto-ml. Verdikti i popullit më 22 Mars duhet respektuar. Ai kurrsesi nuk bie në kundërshtim me rezultatet e 26 korrikut. Përkundrazi, lëkundja e rezultateve të korrikut, rënia e përqindjes së votuesve, është provë e rrezikut real komunist e gjoja socialist.. Dhe askush nuk ka të drejtë të shpërdorojë rezultatin e zgjedhjeve politike të 22 Marsit, me të cilin tërë populli shqiptar i dha lamtumirën e fundit komunizmit në pushtet. Pushteti demokratik nuk duhet parë si ornament zbukurues, si fitore morale apo shpirtërore e shpirtit demokratik të popullit të shumëvuajtur shqiptar (si askush tjetër në lindjen europiane dhe planetin tonë), por si mundësi praktike për ta konkretizuar e institucionalizuar demokracinë. Toleranca e tepruar do të rrezikonte demokracinë dhe diçka e tillë do të ishte jo vetëm e pafalshme, por edhe do të ngarkonte me përgjegjësi mëdyshet e rastit. Demokracia parëshegjash është ligj, ushtrim dhe konsekuencë e zbatimit të ligjit. Dhe ligji tashmë nxirret nga një parlament demokratik te cilit pikërisht ky popull i dha frymëmarrjen e demokracisë. Athere përse duhet toleruar që kjo demokraci, kjo liri fjale dhe veprimi, të përdoret kundër demokracisë, kundër aspiratës demokratike dhe antikomuniste të popullit? FARUK MYRTAJ … të veshtruar është vazhduese e drejtëpërdrejtë e PPSH-së. 22 Marsi ishte pikërisht fitore e antikomunizmit se PPSH-së. Paddyshim që dalja në pah e një përgjindjeje më të lartë të P. Socialiste është një shmangje maitas, kur këtij populli majtizmi, sidomos i llojit enverist, ia ka sjellë tërë të këqiat. Kjo gjë s’ia neglizhohet por realisht as duhet toleruar si akt demokratik apo konsolidimi i demokracisë. Ish - komunistët e kanë humbur të drejtën morale për të përfituar edhe prej demokracisë, prej tolerancës demokratike apo edhe të transparencës. Pa dalë përgjegjësitë për të shkruan, «socialistët» nuk mund të marrin përsipër konkurrimin politik me partitë e tjera të pluralizmit shqiptar. Pikërisht për këtë arsye pushteti politik qendror nuk duhet ta shfaqë shkallën e demokracisë parëshegjash e

VENDIMET QË SJELLIN RRJEDHIME KOMBETARE DUHET T’I NJOHE I GJITHE OPINIONI SHQIPTAR

Intervistë e At Artur Liolinit dhënë «Zërit të Amerikës» Pyetje: At Artur Liolin, Kemi marrë vesh që më datë 2 gusht konsakrohet si kryepeshkop i Kishës Shqiptare hirësia e tij, Anastasi Janullatos, me origjinë greke. Ç’ka dini ju për një gjë të tillë? Përgjigje: Është një zhvillim i papritur, i pabesueshëm dhe një veprim i nxituar, që bie në kundërshtim me statutin e kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë. Prishtim dhe vazhdojmë të presim dhe sot bashkëpunimin ndërvëllazëror në këtë frymë të Helsinkit e këto provokime bizantine që tregojnë manovra anachronike që kombëtarizuese. Të them të drejtën nuk kam asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje. Lexova në përpara në lajmet e botuara në gazetën greke «Elenikos Koras» në të cilën lajmerohet se janë caktuar edhe tre peshkopë grekë të tjerë për Gjirokastrën, Korçën e Sarandën. Çuditem që një vendim me kaq rëndësi me rrjedhime kombëtare, të mos i bëhet e ditur opinionit të gjerë në Shqipëri, po me një frymë të fshehur dhe nxituse, pa marrë mendimin e kishës Shqiptare të F. Nolit të Amerikës, në përputhje me deklaratën e bërë nga hirësia e tij metropoliti Anastasi, të letra kredenciale që i paraqiti i kushteve për një kohë sa më të shkurtër për vetëqeverimin e PAS PROTESTËS DREJTUAR ZOTIT MEKSI - Vetëm PS dhe ZP heshtin për provokimet e shovinistëve grekë - Pas botimit në «Republika» të letrës së një grupi besimtarësh dhe intelektualësh ortodoksë shqiptarë drejtuar kryeministrit, zotit Meksi, lidhur me kurorëzimin e eksarkut Janullatos si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, redaksisë sonë i kanë ardhur shkrime në mbështetje të asaj letre, të shoqëruara me lista të tëra emërore të besimtarëve e intelektualëve të shumtë, që vijojnë me nënshkrimet e tyre. Në njërën prej tyre lexojmë: «Po ju dërgojmë një listë të besimtarëve ortodoksë në mbështetje të artikullit “Zotit A. Meksi” që shprehën për anulimin e vendimit... për Shqiptare. Ky veprim nuk përputhet me rrethanat aktuale, siç e trajton artikulli në fjalë...». Pastaj vijojnë 125 firma. Redaksia vazhdon të marrë nënshkrime nga qyteti i Tiranës dhe «nga rrethtet». Në përgjithësi gjithë shtypi shqiptar është prononcuar për këtë problem të rëndësishëm. Vetëm PS dhe ZP heshtin në këtë kohë riarkal është si një i dërguar i posaçëm shqiptar, për një periudhë të e ...tarët e besimit tonë këtu, si në Shqipëri, janë tepër mirënjohës që sot, për punë e mira që ka bërë ky peshkop misionar për rindërtimin e fesë sonë. Lind pyetja: Kush kërkon të prishë tani këto iniciativa të shenjta, ose të përfitojë tani nga vështirësitë e sotme të kombit tonë? Megjithëkëtë me një frymë miqësie e shprehim sado të shqetësuar u urojmë eksarkut dhe gjithë popullit ortodoks që të gjithë së bashku të vazhdojnë të punojnë dhe t’i falen Perëndisë për rigjallërimin e kishës, përnder dhe lavdi të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Pyetje: At Artur, a është ftuar ndonjë përfaqësues i diasporës në ceremoninë e së dielës? Përgjigje: Jo nuk është dërguar nga kisha ortodokse shqiptare themeluar nga F. Noli si përfaqësues në Tiranë, sot. Pyetje: A mendoni, At Artur, se nga të gjitha këto që thamë rezulton se kisha ortodokse greke po ushtron një farë ndikimi mbi kishën ortodokse autoqefale shqiptare? Përgjigje: Vetë nuk jam në dijeni për këtë, por me historinë e mëparshme që shqiptarët e dinë vetë dhe me disa laime dhe … riorëzimin artikulli në fjalë… Pastaj vijojnë në Tiranës dhe «sga» rrethet. të rëndësishëm. Vetëm PS dhe ZP heshtin, në një kohë kur edhe vetë Enver Hoxha për këtë problem nuk ka heshtur. Ky është i vetmi rast ku PS distancohet me Enver Hoxhën. … dhe të caktuar kohe me përgjegjësi të veçantë. E dyta: krijimi i kishës autoqefale ortodokse të Shqipërisë. Besoj se gjithë shqip… se nga të gjitha këto që thamë rezulton se kishia dhe me disa lajme dhe provokime që vijnë nga ana e Jugut, na vjen shqetësim që mund të ketë një përgjegjësi të tillë. Ju faleminderit At Artur dhe mirëredgjofshim herë të tjera. Përëndja ju bekofët! Intervistoi: Ilia Terecka

KRONIKË

Kryetari i PRSH z. Sabri Godo, zhvilloi dy takime në Dangëlli të Përmetit. Ai u takua me fshatarët e Kreshovës dhe të Frashërit ku komuna është në ballotazh. (Vijon në fq. 3)

Kur s’fiton - HUMBET demokracia POPULLI

Ai që fitol menjëherë dhe drejtpërdrejt nga Demokracia ishte fshatari. Atij iu kthye gjëja më e shenjtë: Toka e rrembyer me dhunë nga komunizmi kolektivist. Socializmi absurd shqiptar kërkonte të provonte ekzistencën e fshatarit pa tokë, pa bagëti, pa pronë private. Demokracia në kaq pak jetë të saj ja ktheu fshatarit këto gjëra. Këtë nuk e fsheh dot askush. Shefat e tanishëm të PS kanë qenë po shefa të PPSH dhe ata kanë penguar papushim çdo shenjë të privatës fshatare. Ligji i tokës, sado që është gjithsesi i matë, prapë e mbronte me detyrim nga krisja i parë. E dija, po ajo ia ktheu tokën. E matë që ia kishte rrëmbyer sikur të… - Tokën ma dhe, por nuk më ke sjellë sapun tjetër dy muaj! Kështu shprehet një fshatar para aktivistit të demokracisë. Ai nuk bën shaka, ai e ka vërtet thënë shpërbërje dhe nuk kërkon as drejtë as ndihmë, me navishtën e vet, që shpreh si të vet… Krijimi i këtij njeriu të vogël, pa tru të vet, pa gjykim të lirë… Të gjithë… - Tokën ma dha demokracia, por nuk më dha sapun… Fshatari ynë, i helmuar e i përqafuar! A thua sikur demokracia u këmbye kaq lehtë me dy kallëp sapun, ajo, demokracia, të sjell mundësinë e një jete të tërë, të ndryshme nga ajo e mëparshmja?! A thua sikur demokracia e heq sapunin përgjithnjë?!!! A thua se demokracia qenke e zezë e të zot, që fshatari ynë është gati t’ia kthejë votën prapë kryetarit dhe sekretarit të kooperativës, ditës së punës aty, varfërisë së pasodrenghme. A thua se do ta pranoash P. Socialiste, edhe sikur ajo të sjellë sapunin me 14 herë?… … shatshme për t’u manipuluar nga socialistët. Ata e kanë sajuar vetë këtë krijesë apatike, aspak intelektuale, aspak vëzhgues, aspak kritike. Prandaj di në edhe ta përdorin më mirë, dinë ta mashtrojnë si dinë ata, ta lëvizin si një marionetë, pikërisht duke përdorur varfërinë si kartë elektorale. - Tokën ma dha demokracia, por nuk më dha sapun… (!!!) Të gjithë … te më. Mbas krejt kohe me frymëmarrjen… ajo të sjellë… … se ishe bërë i vetëdijshëm! Në nuk dimë se si të flasim tjetër: Gjërat duken me sy dhe mos i mbulojmë: ne … . … po a nuk i fal dot dobësitë e tyre, që ende nuk janë provuar në marrëdhëniet me ty, kur dihet që ai gjoja-socialist ka për t’u kthyer shumë shpejt, ty nuk ta pret mendja sa shpejt, miku im fshatar, në komunizmin fanatik. Dhe atëherë…! Atëherë ti më kot do të bërtasësh. Se vetë e humbur rasti për të qenë më ndryshe. Ti vetë ua humbe rastin fëmijëve të tu për të jetuar ndryshe nga ti… Nuk bindesh, viktimë e pafajshme? Atëherë mos u druaj fare: Voto për P. Socialiste në zonat ku ka ballotazh, në fazën e dytë! Voto që ta provohë plotësisht inovimin e komunistët vel Shpesh, ndonjë gë rrob’i arratisur nga skllavopronari, kthehet instinktivisht te ai. Dhe pronari, që bën mirë, i kërkon llogari për kohën kur ka munguar! Zoti ti shpëtoftë nga ngasje të tilla, miku im nga fshati.

GARDIANI I TE BURGOSURIT PJETER ARBNORI ruan Kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor (!!!)

Si në përralla, krejt si në romanin e Dymasë ai u ngrit nga qelia e burgut, pas 28 vjetësh, pas tradhëtisë, pas poshtërimit. Lavdi zotit «që të ka ruajtur kujtesën» Pjetër Arbnori! Lavdi zotit që ke mbetur njeri, mrekullisht njeri, shpirtmadh ke mbetur! Tani ecën rrugës si zotni dhe… me një zile mund t’i mbledhësh (a t’i shpërndash) zotat deputetë të demokracisë. Zotat (e demokracisë) i bindën pagëshit një ish të burgosuri, fjalës së tij. Po… zotat (e para demokracisë) i bindën tani… I burgosuri Pjetër Arbnori! Ti je një nga e, jo i vetmi jo i njeqinti, jo i njëmijti! Ti dhe shembullin i pari Një dryn të madh për Spahin e tmerrshëm, për Qafë Barin ku njerëz (o zot njerëz hem) janë shtypur egërsisht me makina të përçudnuara, Burgu, burgjet e tjerë ku njerëz, njerëz krejt të pafajshëm pushtokaheshin, vareshin, gjymtoheshin. Një dryn të madh pra, për ferrin e përbindshëm të diktaturës, 28 vjeçari në burg Pjetri Arbnori! Të faleminderit për shpirtmadhësinë! (Edhe për shpirtmadhësinë e mrekullueshme që tregon për zotat e demokracisë.) Ti që qielli me të dyja bërrylat… … nuk mund të shkohin të tyret. Lavdi zotit që na e ruajti kujtesën. Lavdi zotit për drynin e madh që e vumë burgjeve të Shqipërisë. Burgjeve drynin… Po me gardianët ç’të bëjmë? Asgjë të keqe! Ish gardianët tanë, mos u trembni, asgjë të keqe: Veçse ti… ish i burgosuri për njëzet e tetë vjet s’mund t’i marrësh ish gardianin tim të ruajë kryetarin e kryesisë së Kuvendit Popullor. Joll Ti ish i burgosur nr X me emrin Pjetër Arbnori s’mund të bjesh! I vërtetë në shpirtmadhësinë tënde kur merr për rojë ish gardianin tim. Ti mund të thërrasësh ish gardiani tënd atë që të poshtëronte (nëse mundete), atë që të lidhte me pranga, që të zvariste, atë që të hidhte një krodhë bukë si i hidhte një qeni, që s’të linte për të shkruar për të vërtetën nënshpërthërimin e… … ku të besojë gardiani yt. Pra mos e merr në qafë gardianin tim, Ç’punë ka me ty? I burgosuri nr X, Pjetër Arbnori perse do ta ftuësh në birucat gardianin tim? Undë e kam falur. Edhe amë ashtu siç ke falur ti gardianin tënd. Mua dhe tim atë gardiani ynë (Shabanit që ty të përkulet do mëngjes, çdo mëngjes) na ka përzënë s’ie përbënte një qen dhe ne e kemi falur. Përse nuk e fal ti pra i burgosuri nr X, Pjetër Arbnori? Përse? Unë e kam falur. Përse kërkon ti ish i burgosuri nr X të vrasë gardianin tim?! Përse? Përse? Përse?