Republikanizmi njihet prej kohësh në botë, por njihet edhe në Shqipëri (kujto rilindasit). Edhe në ditët e sotme alternativa republikane përbën një faktor me rëndësi në jetën politike të vendit. Partia Republikane ka qenë dhe mbetet e qartë, e prerë dhe konsekuente në ide dhe programin e saj, të cilat tashmë i njeh dhe i pranon një pjesë e mirë e popullsisë. Ajo ka ndërtuar një program politik dhe ekonomik, që synon vendosjen dhe fuqizimin e rendit kapitalist perëndimor, njohjen e pronës së vjetër dhe të re, ndjekjen e një politike të miqësisë së mirë me të gjithë grupimet antikomuniste etj. Në harkun e 16 muajve në Shqipëri u zhvilluan tri herë zgjedhjet dhe gjëja e parë që të bie në sy është lëvizja e menjëhershme e elektoratit nga njëri krah në tjetrin. Arsyet mund të jenë të shumta dhe meritojnë një analizë të veçantë, por një gjë mund të pohohet që sot. Strukturat (neo)komuniste janë në gjendje të krijojnë probleme jo të vogla. PR në këto zgjedhje mori një përqindje modeste por që erdhi duke u rritur. Veçanërisht në zgjedhjet e fundit, rritja pritjej të ishte më e ndjeshme, gjë që nuk ndodhi. Këtu gërshetohen shumë probleme, por më i dukshmi është G-10 (grupi i dhjetë intelektualëve). Prezantimi i tyre (me deklaratë në radio dhe me traktë në të katër anët e vendit) pikërisht në pragun e zgjedhjeve nuk ishte i rastësishëm dhe në redaksitë e gazetave dhe Radio-Tiranë u shfaq një grup prej 10 vetësh, të vetëquajtur intelektualë republikanë. Gjatë gjithë kësaj kohe, deri në pragun e zgjedhjeve, veprimtaria e tyre intelektuale në shërbim të luftës për demokraci, sintetizohet në përpilimin e një trakti, i cili përfundoi për t’u shpërndarë në duart e disa shalqiçitësve (blerësit e paqëzuan shalqirakt). Është e vërtetë që demokracia të jep mundësinë t’i shfaqësh lirisht mendimet. Për fat të mirë sot në Shqipëri ka një bollëk gazetash dhe disa prej të vetëquajturve intelektualë i paraqitën mendimet e tyre në organe të ndryshme shtypi. Natyrisht që nuk është e hijshme të merresh me biografinë e njërit apo tjetrit, as nuk ia vlen të harxhosh radhë për njerëz që duket se nuk kanë ndonjë punë nëpër duar, por për ta bërë sa më të plotë transparencën dhe që publiku i gjerë t’i njohë më nga afër «intelektualët», ia vlen të themi pak fjalë për korifejtë e listës, të cilën e kryeson Hysen Çobani. Dikur beniamin i Adil Çarçanit, tani mendoi të bëhej beniamin i demokracisë. Ishte në Komisionin Nismëtar të PR-së. Në zgjedhjet e para (aty ku kish punuar dhe e njihnim më shumë) fitoi 0.8 për qind të votave. PR më pas ia propozoi edhe qeverisë së stabilitetit e cila e pranoi për zëvendëskryeministër të bujqësisë, por... doktorri kërkonte vendin e zëvendëskryeministrit(!). Në konferencën e parë të PR me anë të manipulimeve që harron të përme- t’i përmendë zoti Zeka në artikullin e tij në «Ballin e Kombit») u mundua të vih(ej) në krye të Partisë. Plani nuk i ndezi, por doktor Çobani nuk u ligështua. Ndërkohë që botonte artikuj në «Republika», punonte edhe në drejtime të tjera. Disa muaj më vonë, për çështje dytësore, nga një seksion i PR u krijua PR e djathtë dhe doktori jo vetëm që ishte [vijon në faqen e 4-t]
me, tyre (me deklaratë në radio dhe me trakt zgjedhjeve nuk është i rastësishëm.
Në prag të zgjedhjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme politike (siç janë zgjedhjet), dalja e «disidentëve» po bëhet rregullsi. Dhe kjo trymë në mos ka një shtrat, ka të njëjtin drejtim me atë të skalionit (neo)komunist – godet demokracinë e brishtë shqiptare. Mbase krijimin e një situate të tillë e ka favorizuar edhe diversiteti pa kufi i mendimeve dhe toleranca ekstreme.
Pas kongresit të parë të PR-së,
Partia socialiste lutet për koalicion?
- E kishim njëherë Qeverinë e Stabilitetit, shokë socialistë! -
Nano, dy herë kryeministër i rrëzuar, po u bie tamtameve të koalicionit! Kushedi përse, kushedi se pse!
Ishte pa sy Nanо që dikur bërtiste me të madhe se PPSH, pastaj edhe PSSH, kishte aftësi të ngrinte disa kabinete qeverish. Dhe këtë gjë askush nuk e vinte në dyshim, se ishte fjala për ato lloj qeverish ku ministrat vareshin nga byroja politike e cila nga ana e saj varej nga Nr. 1 i Partisë! Në pluralizëm këto kabinete do të kishin e do të kenë të gjitha fatin e dyherëkryeministrit Fatos Nano. I tërë kryeqyteti dhe e tërë punëtoria e vendit u ngrit atëherë për dorëheqjen e Nanos dhe ai ngulte këmbë si... komunistët, për të mbetur. Deklaroi në Londër se s’kishte të bënte fare me komunizmin por dy muaj më vonë doli në krye të ish-komunistëve si kryetar i Partisë Socialiste.
Ca kohë u humb, u harrua, u muar me strategjinë afatgjatë dhe... rezultatet tashmë po kërkohen: PS po kërkon prapë qeveri koalicioni! O zot, po ne e kishim njëherë qeverinë e Stabilitetit dhe dhe mezi e rrezuam! Se komunizmi ndjehej mirë në të, se komunistët u bënë milionerë nën atë qeveri dhe askund nuk po dukeshin shenjat të venies në vend të drejtësisë së nëpërkëmbur dhe populli, që ishte shtrydhur nga diktatura, u lodh edhe më tej nga postdiktatura që fishjej nën emrin e demokracisë fillestare.
Atëherë komunistët pranuan qeverinë e koalicionit se e kishin të pamundur të qeverisnin vetëm, jo se pranuan bashkëjetesën me demokracinë. Pastaj erdhën kohë edhe më të «vështira». Komunistët u detyruan të ndryshojnë emrin, mashtruan dhjetëra e qindra komunistë të ndershëm që vërtet sakrifikuan kishin bërë për privilegjet e të tjerëve dhe kërkuan të veshin lëkurë tjetër:
Socialistë, demokratikë!
T’hirrëm në ndihmë varfërinë dhe injorancën që diktatura kishte mbjellë në këtë truall dhune dhe mashtrimi dhe... tash i kthyem kartës së mirëkuptimit dhe harmonisë kombëtare, paqe sociale dhe stabilitet të RI! Gënjejnë veten! Popullin nuk e mashtron dot më.
Shikoni raportet e zgjedhjeve të 26 korrikut, me ato të ballotazhit më 2 gusht. Partia Demokratike dhe opozita fituan shumicën absolute. Kjo ndodhi sapo njerëzit e thjeshtë, edhe ata që ishin të lodhen nga varfëria dhe kushtet sezonale, u kujtuan se s’po ndodhte, se ekzistonte ende rreziku komunist i fshehur nën frazeologjinë sociale.
Pikërisht për këtë socialistët e Fatos Nanos nuk kanë përse shpresojnë për koalicion. Është tepër herët, zotërinj, që të shpresohet për simbyllje të tilla. Akoma nuk është bërë gjyqi, politik i së shkuarës, ku ju jeni nën përgjegjësitë kryesore, që të fillojmë të gjykojë të pafajshëm, të gjithë bashkëfajtorë, të gjithë demokratë, të ndjehemi të sigurtë për moskthimin prapa!
Është tepër herët se ju shtireni! Ju a keni me të pasinqertë këtë populli, demokracisë sonë, ashtu siç është kjo demokraci, me sinqeritetin dhe dobësitë e fillimit por me pastërtinë për ta shpëtuar njëherë e mirë këtë popull!
Ju kërkoni koalicion, shokë «socialistë», po nuk na thoni dot: Kundër kujt e kërkoni këtë koalicion? Kundër demokracisë? Për ta mashtruar edhe njëherë këtë popull?
A besoni se ndokush mund ta firmosë këtë mashtrim?
RRAPO OBLIKA
NESMAT TOZAJ - LËGJIKË E MBRAFSHTË
Çmoj përpjekjet e z. Tozaj për të kritikuar Presidentin Sali Berisha të...
Vërtet, Presidenti dhe Qeveria du-
Protestë
Në Komunën e Frashërit u shkel ligji për zgjedhjet. Në listën e zgjedhësve nuk ekzistonin emrat e disa banorëve të kësaj komune, ndërkohë që kishin «votuar» disa persona, që aktualisht ndodhen në Greqi. Kjo e fundit është një falsifikim i PS-së, me të cilën shuhen të merren organet kompetente.
Përveç kësaj, megjithëse urdhëri ishte që votimi të vazhdonte deri në orën 22.00, PS-istat vendosën ta mbyllin që në orën 18.00.
NESMAT TOZAJ - LOGJIKE E MBRAPSHTË
Çmoj përpjekjet e z. Tozaj për të kritikuar Presidentin Sali Berisha të Vërtetë, Presidentin dhe Qeveria duhet të kritikohen pa marrë parasysh sa të suksesshëm janë dhe cilës parti i takojnë.
Berisha të Vërtetë, Presidentin dhe Qeveria duhet të kritikohen pa marrë parasysh sa të suksesshëm janë dhe cilës parti i takojnë. Madje më mirë është të kritikohen Presidenti dhe Qeveria qoftë edhe pa të drejtë, se sa të mos kritikohen fare. Por shkrimi i z. Tozaj në gazetën «Koha jonë» me titull «Dyshetësia» është nën çdo nivel të logjikës së mbarë. E keqja qëndron aty se kur një shkrimtar shpreh drojën se shtetas të huaj mund të bëhen zotërinj në Shqipëri, ndërsa qytetarët e denitanishëm shqiptarë robër, tregon padijen e madhe të autorit dhe, meqë është fjala për shkrimtar, tremb investuesit potencialë në Shqipëri o ku ta gjejmë atë që qytetarë të suksesshëm në botë investojnë në Shqipëri, qofshin ata dhe jo shqiptarë (me përjashtim të shteteve fqinje që kanë pretendime territoriale). Çdo shtet normal tërheq qytetarët e tij në Shqipëri.
Procesue
Në Komunën e Frashërit u shkel ligji për zgjedhjet.
ndodheshin me të cilën duhet mbyllin që në orën 18.00 duke lënë pa votuar zgjedhës të shumtë.
Po kështu në Bulqizë, njerëz të dehur, anëtarë të PS-së, provokuan deri në ekstremitet zgjedhësit dhe komisionet e votimit, duke shkelur e duke kryer veprime të ulëta deri në ndërhyrjen ndaj kutive të votimit. Vlen të përmendim, midis shumë të tjerave rastin e Tujanit (Tiranë), ku kryetari i komisionit të votimit i çoi kutitë e votimit në shtëpi; rasti i komunës së Levanit (Fier), ku u vunë në çrregullime, etj.
PR proteston ndaj shkeljeve flagrante të ligjit të zgjedhjeve. Veprime të tilla cenojnë demokracinë, cenojnë të drejtën e njeriut.
Korresp. i «Republikës»
FËMIJË TË BRAKTISUR
Rreth dyqind metra sipër ambasadës amerikane në Tiranë është një ndërtesë dy katëshe me një oborr të majtueshëm përqark.
Po të hamendësohesh se ç’është ajo, nuk mund ta përcaktosh dot. Ti mendon se ajo është një magazinë ose fundja një ndërtesë e braktisur, por... ajo është shtëpia e fëmijës me të meta mendore, që siç jashtë ashtu dhe nga brenda duket si e braktisur. Në këtë gjendje ka ardhur ajo që këto vite. Thonë se është ngritur këtu e 30 vjet më parë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me të meta mendore, ose siç i quajnë mjekët, antipatikatë. Në fillim kjo shtëpi ka patur karakterin e një spitali, por më vonë sollën dhe ca mësues. Por puna ishte tërësisht amatore, sepse mësuesit nuk ishin specialistë për t’u punuar me këta fëmijë. Shteti socialist që e konsideronte zgjidhjen e kapitalizmit më të çmendur dinte të kujdesej «socialerisht» për fëmijët... qoftë për anën materiale ashtu dhe për edukimin dhe shkollimin e tyre. Për të parën mjafton të themi se fëmijët kanë një kuotë shumë të ulët ushqimore, ndërsa për të dytën, për të gjitha këto vite specializol (gjithsesi) dy njerëz. Më shumë me ta, me nga 6 vetë studiom në Rumani: Luan Hajdari dhe Virgjil Nanon, Virgjil thonë se është apostolant. Tom [vijon në faqen e 2-të]
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës mos të tjerosh u konstatuan këto shkelje ligjesh dhe urdhëresash
Para pak kohësh ish drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës zoti Frrok Çupi dërgoi në adresë të gazetës «REPUBLIKA» një material të gjatë, në të cilin pasqyrohej, biseda e zhvilluar midis avokatit të zoti Çupi dhe dy përfaqësuesve të Kontrollit të Shtetit.
Duke patur parasysh se materiali ishte shumë i gjatë dhe nuk sillte asgjë konkrete redaksia u interesua në Kontrollin e Shtetit dhe e gjykoi të udhës të botojë materialet e mëposhtme.
1. Institucioni ka punuar pa tregues të miratuar ekonomikofinanciar në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 311 datë 11.11.1982, «Rregullore për mbajtjen e kontabilitetit», neni 3.
2. Janë përdorur 19.100 dollarë për blerjen e makinerive e pajisjeve në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 320, datë 30.8.1991.
3. Veprimtaria ekonomiko-financiare e QNK nuk përmbajt gjillimit për të cilin u krijua, duke përdorur valutën për tregti të brendshme në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 286, datë 8.8.1991.
4. Është shkelur rëndë ligji nr. 8042, datë 25.12.1984 për qarkullimin e lëvizjen materiale e monetare si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 70, datë 11.3.1985, meqë nuk është nxjerrë rezultat i inventarizimit, nuk janë sistemuar diferencat, si dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia personale ndaj shkaktarëve.
5. Është përdorur e shpërdoruar valuta për gjithë veprimtarinë e brendshme tregtare datë 30.8.1991 e konkretisht për blerje aparta tensioni 21.800 dollarë, dhe paradhenie në dollarë pa u liruar malli për konvertim të gabuar dollarë-marka me firmën SONY është shkaktuar dem efektiv për 3630 dollarë, për dhënie firmës EUROPA Komerc 20.000 dollarë përdorur nga kjo firmë për 3 muaj. Gjithashtu për këto veprime është shkelur dhe urdhëri nr. 2, datë 12.11.1991 i Komisionit Qeveritar të administrimit të valutës.
6. Dhënie valute në dorë me një vlerë prej 7.500 dollarë një punonjësi për të bërë tregti në Greqi në kundërshtim me ligjin nr. 8042, datë 25.12.1984 dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 70, datë 11.3.1985.
7. Dhënie punonjëses Mirela Ha[s]ani 12.000 dollarë dhe 1.500 dollarë të tjera të tërhequra nga arka (nga xhirua) që duheshin derdhur në bankë dhe i janë paguar një personi privat për blerjen e dy kioska-ve në bazë të një akt-marrëveshjeje personale midis zotit Çupi dhe shitësit, pa komision për përcaktimin e çmimit datë 30.8.1991 dhe ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984.
8. Janë blerë për shitje 20 autovetura për 29.970 dollarë nga të cilat janë arkëtuar 25.000 dollarë për 9 vetura. Kanë mbetur në inventarin e QNK 11 autovetura për 22.200 dollarë, e cila me urdhër të zotit Çupi është ulur çmimi për 8 autovetura në 19.000 dollarë duke humbur 3200 dollarë, dhe dhe urdhërohet nga zoti Çupi që të shiten me lekë duke u arkëtuar 477.000 lekë. Me këto veprime janë shpërdoruar 22.200 dollarë duke u realizuar të ardhura vetëm 477.000 lekë, duke shkelur rëndë vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 320, datë 30.8.1991, urdhërin nr. 2, datë 12.11.1991 të Komisionit Qeveritar të administrimit të valutës, si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 270, datë 8.8.1991. Për lejimin e shitjes së veturave të mallrave të konsumit të lëvruara të importuar.
9. Janë dhënë ambiente për përdorim të përkohshëm dhe me afat të gjatë pa miratim të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit.
Nga llogaritjet e gabuara kanë përfituar të tretët 17.938 dollarë dhe 149.820 lekë duke realizuar më pak të ardhurat.
Ndershmëria garanton suksesin e demokracisë
Popullit i hyn në sy njeriu i ndershëm
Varfëria është kërcënimi më i madh i karaktereve njerëzore, ajo sulmon pa pushim.
Nëpërmjet mungesave të ushqimeve, të banesës, të mundësisë për të zgjuar frytet e punës bashkë me fëmijët e familjen, ajo të lodh e të mundon vazhdimisht, shpeshherë përre.
Varfëria gërryen papushim. Edhe njeriun e thjeshtë edhe atë që merr përsipër detyra intelektuale, edhe atë që del në krye të procesit progresive, siç ishin proceset demokratike tek ne. Mund të ndodhë që njeriu i thjeshtë lodhet, e lodhin fëmijët, kërkesat e tyre, varfëria e tyre. Pra mund të ndodhë që ky njeri i thjeshtë, i vënë nën presion e kohës, por duke menduar për jetën e tij dhe atë të fëmijëve, pranon të fitojë, ndonjëherë edhe me rrugë jo fort të ndershme. Në përpjekjen dhe gjëmë forca e arsyes për ta falur. Përpiqemi...
Por a mund të kemi të drejtë morale ta mbyllim syrin edhe përballë Intelektualit që pretendon të mbetet model i kohës, kampion i demokracisë? A mund ta pranojmë «dobësinë» e tij si të tolerueshme në një kohë kur njerëzit e thjeshtë po e përballojnë me aq vështirësi jetën?
A kanë të drejtë këta lloj intelektualësh që mbahen për demokratë, të predikojnë para popullit Transparencën dhe justifikimin e antigjlorë?
Vështirë zotërinj, vështirë! Mos ta zhgënjejmë edhe më tej këtë popull të tejmunduar.
A mund ta bëjmë me faj, pas kësaj Blerim Çelën, që gjykon me mentalitetin e popullit?