09/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 gusht 1992

PR NË ZGJEDHJET E 26 KORRIKUT

Zgjedhjet për organet e pushtetit lokal në 26 korrikut janë një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën politike të vendit meqenëse me anë të tyre plotësohet edhe në bazë reformimi demokratik i pushtetit. I hapet rruga zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë, pluralizmit, zbatimit të reformës ekonomike. Janë këto arsyet që Partia Republikane i bën thirrje elektoratit për përgjegjësinë që ka për të mos qëndruar indiferent ndaj këtyre zgjedhjeve. Mjeti më i mirë për të shkatërruar strukturat komuniste edhe në bazë dhe për të luftuar burokracinë është vendosja e një pushteti demokratik pluralist, decentralizimi i këtij pushteti lokal. Ai duke patur për detyrë vetëqeverisjen lokale bazuar në parimet e pavarësisë dhe me buxhet të veçantë, pa çuar karakterin unik kombëtar të shtetit shqiptar merr një rëndësi vendimtare. Në këto momente të vështira që kalon vendi, funksionimi energjik dhe me përkushtim i organeve të pushtetit lokal të zgjedhur nga njëri-tjetri besueshëm, të aftë dhe të rendësishëm kërkohet demokracisë do të ishte ngjallja e shpresave për banorët e komunave edhe të bashkive për vendosje të plotë të rendit, ecjen përpara të privatizimit; nisjen e investimeve, fillimin e një jete civile dhe me kulturë. Janë pikërisht këto arsye që Partia Republikane u angazhua me të gjithë seriozitetin e duhur për të marrë pjesë në këto zgjedhje të pushtetit lokal. Duke vënë në plan të parë interesat e vendit ALEKSANDER ÇINA (Vijon në faqen e 4-të)

PROTESTE

Redaksia e gazetës «Republika», proteston ndaj qëndrimit që mbajtj kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, zoti Sokol Muho, në konferencën e shtypit të datës 6.8.1992 të zotit Azem Hajdari. Para se të fillonte konferenca zoti Muho, paralajmëroi se do të zhvillonte një konferencë shtypi dhe personat që nuk kanë punë, duhet t’u lenë vend gazetarëve. Asnjë person nuk lejozi nga salla dhe karikët dhe zoti Muho, mbas largimit të disa gazetarëve në shenjë proteste, deklaroi të hapur konferencën. Është mirë që Lidhja e Gazetarëve dhe personalitetet që janë në konferenca shtypi të sakta-sojnë përfundimisht nëse konferencat e shtypit jepen për gazetarët apo janë mikse, gazetare dhe dashamirës. P.S. Saktesojmë se z. Sokol Muho është zgjedhur kryetar i Lidhjes së gazetarëve në një konferencë ku mungonin pjesa më e madhe e gazetarëve.

DEMOKRATËT E VËRTETË I HAPIN VIZION POPULLIT, NUK E NGATËRROJNË ATË

Kur bie fjala për intelektualët dhe inteligjencien, jemi mësuar të heshtim e t’i dëgjojmë. Njerëzit e thjeshtë kanë ulur kokën përpara njerëzve të mendjes, përpara kurorës dhe mercirise së tij. Ai që quhet popull i vihet pas intelektualëve dhe herëherë, ky besim, kjo bindje e patëkeqë, është prurë se e fenomenëve të gjithënjgjëse, të cilat nga ana e tyre kanë sjellë gjithfarëlloj rezultatesh. Jo rrallë edhe negativë. E megjithatë populli është gati t’u shkojë prapa pas intelektualëve. Jo për naivitet të përhershëm të tij, se sa për atë që gjithnjë mendja dhe ndjenja i kanë prirur të shoqërisë njerëzore. Rastet e zgjidhjeve ndaj intelektualëve, përkundrazi e kanë përforcuar rregullin, besimin e masave të njerëzve ndaj tyre. Pikërisht kjo gjë ka sjellë shfaqjen e të dy krahëve të intelektualëve. Se pari: Ka rritur përgjegjësinë e tyre ndaj besimit të popullit; së dyti, nga grupëve të mëdha prej tij. Nga gjiri i këtyre lloj intelektualëve kanë dalë individë të veçantë që bëhen prijës të vërtetë, njëri që përkushtohet pa asnjë kusht, për interesat e këtij njerëzve të thjeshtë që përbëjnë atë që quajmë me termin «turmë», «grumbullim», «popull». Këta lloj individësh janë ngati qiellorë për nga virtytet që bartin apo që detyrojnë veten të përfaqësojnë në periudha kohe të caktuara. Ata bëjnë emër si të pakomprometueshëm, si njerëz që nuk jepen përballë asnjë pengese, si «njerëz që i duhen kombit». Këtyre njerëzve populli u shkon pas pa asnjë hezitim. Krahu i dytë i intelektualëve përfton pikërisht nga ky lloj besimi që kanë njerëzit e thjeshtë. Populli e ka të vështirë të dallojë intelektualin e vërtetë nga pseudonja. Se edhe të dy klasat ngjalloj, madje jo rrallë, edhe me bukur, edhe më ëmbël. Pikërisht për këtë janë edhe më tërllosës, edhe më shpërdorues dhe të këqinj. Po t’u shtosh këtu edhe kushtë të tjera disi të jashtme, si formimi dhe të vepruarit nën diktaturë, apo demokraci, apo në kohën midis tyre, gjërat bëhen edhe më të vështira. Madje ngatërrohen edhe shtresat e tilla si: Kush është roli i intelektualëve në pas-diktaturë? Kush është përgjegjësia e tyre përpara njerëzve të thjeshtë, përpara «turmave», «popullit»? Nga se ndryshojnë në fund intelektualët që i shërbejnë diktaturës (komunizmit) nga intelektualët që e kanë lidhur «fatìn» e vet dhe të inteligjencës së tyre me demokracinë dhe të një-rrëzve që aspirojnë për të? Në Shqipëri, si në të gjitha aspektet, edhe këtu është huajtur. Në fillimet e demokracisë doli në rrugë kush mundi. Por në radhë të parë ata që nuk mund të mos dilnin për shkak të jetës së vështirë e torturuar të llojoshllome dhe, së dyti, ata që ishin të sigurtë se së paku nuk do të humbisnin prej daljes «përballë» këtij rreziku. Të dy palët iu kundërvunë diktaturës, të ndodhur në krahë të njëjtë të pushteti, padyshim sepse demokracia bashkonte nuk ndan. Por edhe sepse intelektualët e predispozuar për t’u ngritur edhe mbi veten, mbi rrethin e tij familjar apo interesat e tij materiale, kur bie fjala për ecurinë e demokracisë. Nga intelektualët gjithnjë shprehehet. Ashtu po shpreson nga intelektualët edhe sot populli ynë. Nga kush mund të zgjënjehet demokarcija jonë sot? Padyshim nga lloj i dytë i «intelektualëve». Sidomos kur vetë inteligjencia, e tyre lë shumë për të dëshiruar, dhe ne pëpkëmi vlerash të qenëshme. Vihen në qartë se intelektualët e «moderuar» janë pikërisht intelektualët e diktaturës, të rinovuar! Ata dalin si papritur. Dikush del per «arsye» të ekstremizmit të djathtë, dikush përdor ndonjë frazë të veçantë, të shekputur nga fjalime të liderëve të vetërte të demokracisë, për t’iu rreshtuar pas qëllimeve të tyre antidemokratike. Njeri, në emër të të drejtave të njeriut të kërkon të harrojmë shkeljen e të drejtave të një kombi të tërë për një gjysmë shekulli, tjetri predikon pajtimin dhe paqen sociale pa gjykuar me parë fenomenin luftë klasë, krimet e përbindëshme të diktaturës komuniste. Duket qartë se janë gjetar elementare të ngatërruara naivisht apo djallëzisht. Nëse nai-visht atëherë duhet pranuar se nuk kemi të bëjmë me intelektualë të përgjegjshëm, nëse djallë-zisht atëherë demokracia duhet të ndajë fatet e saj nga intelektualët e tillë. Ajo që ka thënë prej kohësh Kryetari i PR z. Sabri Godo tashmë doli në rend të ditës. Komunizmi i duhet bërë një gjyq popullik. Më tej akoma duhen shpallur sa më parë dosjet, verifikimi deri në fund të komprometimit politik dhe ekonomik të një vargu intelektualësh të diktaturës. RAPO OBLIKA

KRYEPESHKOP I KISHËS SONË MUND TË KURORËZOHET vetëm një shqiptar

Letër e hapur Këshillit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Letër e hapur Këshillit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe mbarë opinionit shqiptar - Sikurse e di i gjithë opinioni publik shqiptar dhe botëror, si A. Z. raja Rojter, etj., ju si këshilli qëndror i Kishës Ortodokse Autoqefale, pa marrë opinionin e këshillave ortodokse autoqefale të rretheve dhe aprovimin e masës së besimtarëve ortodoksë; që luan dhe besojnë Zotin; në një mënyrë të paligjshme dhe me një taktikë shumë cinike, u përpoqët që më 2 gusht të kurorëzoni kryepeshkop të ortodoksisë së Shqipërisë, hirësinë e tij, eksarkun Anastas. Pavarësisht, nga intrigat e brendshme, nga prencëna në këshill e elementëve antishqiptar dhe antifetarë; të eshtëm për përfitime materiale legale, deshët ta vini masën e besimtarëve ortodoksë; që frekuencë-në ditën e diel kishin përpara një fakt të kryer, duke dashur të bëni kurorëzimin e kalimthi në kishën e Shën Avngjeliz-mot në Tiranë, sipas formalishtive fetare, normative, që nuk mund të shkeleu. Por ju e dini atë që ndodh: Populli në moment e kupton zgjidhjen e vet dhe reagoi menjëherë; qysh në fillim të përgatitjes për të kryer ceremoninë e shpaljes; duke protestuar me të lare me paren «Anaklios» parimeti»; në kundërshtim me ligjin e kishës që kërkon që kandidati të jetë kombit shqiptar dhe duhej të zë bërkam dëtytë përkthimi i saj të kërkuar nga Zotit, dhe «Papa Kristo Negovani», që kishte qenë e shpërthyer dhe ishte më me sia e dëshpëros shqiptar, se për shfarosjen nga Ali Pashë Tolini. Sikurse e di opinioni a unullua dhe askush u fut në kishë të kishim dhe dosë një dekret e rregjme e sol. Të mos mjaftonin, të pandershëm, antishqiptarë dhe pa asnjë interes për fatet e ortodoksisë shqiptare, por vetëm për pasurinë e xhepat fe tyre; me të ardhura ligjale si zot Aleko Dhima, pretendonjë, se kurorëzimi si kryepeshkop i hirësisë së tij, Anastas Janullatos, na qenka bërë në një drekë, që kishte shokët e këtij peshkopi grek nga paskan organizuar tek Hotel-Tirana. Ky absurditet është në kundërshtim absolut me ligjet dhe traditat e të gjitha kishave të krishterë; të çdo kategori; të cilat sanksionojnë një nga aksion i tillë, ngritje në hierarki mund të bëhet vetëm në një tempull kishtar, para masës së besimtarëve dhe duke kërkuar tri herë rresht opinionin e masës me shprehjet: «I merituashëm, ma sa përgjigjet: “I merituashëm”» për tri herë rresht. Në qoftë se edhe një nga besimtarët, që kanë prezent në këtë ceremony, ngre zërin duke thënë «nuk i panmeritueshëm» (anaksios) atëherë ceremonia anullohet automatikisht. Kjo gjë ndodhi edhe në kishën tonë të Tiranës më datën 2 gusht 1992, ku jo një besimtar, por një numër tepër i madh besimtarësh, duke e ngritur zërin fort; bërtitën «i pamertuar», i thanë një «jo» të vazhdueshme këtij kurorëzimi të paligjshëm. Këto zoti Aleko Dhima i di fare mirë, për konsekuencat eventuale që në të ardhmen do të rrjedhin, për gënjeshtrat dhe mashtrimet, përgjegjës material dhe shpirtëror do të jetë në radhë të parë zoti Aleko Dhima; sekretar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare; si dhe z. Leka Tase; përkrahës i këtij akti antikombëtar e antikishëtar. Kemi respekt të madh për eksarkun Anastas, por i kujtojmë atij se duke shfrytëzuar vegla si zoti Aleko Dhima me shokë; shkoi drejt shkeljes së ligjeve të statutit të kishës sonë; ku në emrin 39 thuhet që kryepeshkopi i kishës sonë mund të kurorëzohet vetëm një shqiptar, ose një individ me nënshtetësi tjetër, por gjak shqiptar. Ky rregull kanonik është në vijë kishta shqiptare e ortodoksisë së përbortshme. Mendojmë se momenti e eksarkut Anastas, e cila mohohet nga gjithë opinioni publik shqiptar, do të dëshirojë ta mbyllë këtë çështje të paqenë dhe t’i hapë rrugën edo kontroll të pavarshëm financiare, materiale, mjaft të gjitha kanonike e shpirtërore; që mund të kenë ndodhur e mund të ndodhin në gjirin e atij këshilli të përgjithshëm kishtar; që sipas mendimi tonë duhet të shpërbëhet sa më parë e të zëvendësohet me një këshill të re me meritat morale e fetare të duhura. Nën Grupin e Besimtarëve Ortodoksë të Intolerancës Ortodokse Shqiptare

Pse kështu, zoti Petro?

Këto ditë opinioni publik shqiptar u njoh me incidentin që ndodhi në ceremoninë e fronëzimit si peshkop i Tiranës dhe kryepeshkop i gjithë Shqipërisë, të klerikut të lartë me kombinësi të shtetësi greke të dërguar nga Patrikana e Kostandinopojës për ri-organizimin e kishës ortodokse në vendin tonë, pas një periudhe të gjatë të ndalimit të ushtrimit të fesë dhe të shkaktimit të institucioneve fetare nga regjimi komunist. Njëherazi u njohëm edhe me vendimet e drejta, me frymë të lartë patriotike që mori parlamenti lidhur me këtë ngjarje. Flakë për flakë, gazetari Petro Dhimitri në RD e datës 4.8.1992, me një frymë të theksuar grekofile dhe grekoserëvilmi bën sikur kritikojnë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për këtë «egërim historik», pas lëvdatave aq të nevojshme për hirësinë e tij zoti Anastas Janullatos, i cili, si tregon faktet, s’ka bërë një jete të veçtë në Kanan [ ?] ngërthuar ata që e dërguan këtu. Me një njohje shumë të dobët të subjektit që trajton, një që vjen si nga shkolla e gjatë e grekofilëve, ashtu edhe prej indoktrinimit komunist, siç e ka pohuar edhe vetë më se në një rast, gazetari ynë tashmë i mirënjohur, në të disa gabime të bëra qofte edhe padashje. Kështu, kur përmend No-lin, ai përdor për të titullin at, kur dihet që ky titull në hierarkinë kishtare të të besimeve, ortodoks e katolik, u takon priftërinjve, ndërsa Noli s’ka peshkop e kryepeshkop duhet t’i drejto-hemi ashtu siç i jemi drejtuar gjithnjë, Imzot Fan Noli. S’e besoj që kjo njoftim të drejtuar të jetë e përgjegjës e Petro-n, aq më tepër kur është i besimit ortodoks. Tani gazetari, duke na folur për një Fan Nolin, na kthen prapa në vitin 1908, kur kryepeshkopi rua Platon, që e shuguroi prift djalloshn shqiptar nga librik Tepeja, e pyeti në ishte i martuar. Kur ky iu përgjigj jo, ai i tha se kjo ishte më mirë për të, se kështu bëhej edhe peshkop. Dhe kishte të ndodhi me të vërtetë. Eshte me vend tani t’i kujtojmë brezave të rinj të Shqipërisë që e njohin Nolin kryesisht si FATMIR AGALLIU (Vijon në faqen e 8-të)

Në numrin e ardhshëm do të lexoni: SHQIPËRIA NUK KA QENË KOLONI, AS DO TË BËHET PROTEKTORAT FRANCEZ,

- KOMUNIZ-MIT I DUHEJ BËRË GJYQ I GJERË POLITIK -