27/08/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 gusht 1992

ESHTE KOHA QE INTELEKTUALET DHE PARTITE TE KERKOJNE NJERI-TJETRIN

Raporti i nënkryetarit të PR, zotit Fatmir Mehiu, mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Zgjedhjet e 31 marsit 1991, të 22 marsit 1992, si dhe ato të 26 korrikut për pushtetin lokal u karakterizuan nga fryma e ngjyrur emocion­ale dhe, mbi këtë bazë, bipolarizimi i elektoratit, shkaktuar nga lufta midis dy partive të mëdha dhe veçanërisht nga terrori psiko - propagandistik i PS. Në këtë atmosferë të radikalizmit emocional PR, si një spron-vë për veten dhe për elektoratin, paraqiti qëndrimin e saj, ndoshta me ftohtësi të tepruar emocionale nga njëra anë, por nga ana tjetër radikal për- Lëvizjen e ndërgjegjes së opinionit publik shqiptar në këtë drejtim, si fitore e madhe kombëtare dhe, deri tani pothuajse nuk e ka vënë në askush ose më saktë të dëshmim se partitë e mëdha pak u «intereson» ta shohin këtë fakt. Vlen të theksohet se PR në këtë zgjedhje shumë faktorë që varësisht prej saj, ashtu dhe faktorë që nuk vareshin prej saj, i ka patur në disfavor dhe i ka bërë të njohur publiksht me mjetet e mas-medias qysh në fillim. Po radisnim disa prej tyre: Praktika e punës së dy parlamenteve për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve, duke u nisur nga interesi i dy partive që e dominojnë atë, PS dhe PD, bëri që edhe kësaj radhe sistemi i zgjedhjeve, afati dhe ligji për to të përcaktohen në bashkëpunim midis tyre, pa marrë mendimin e partive të tjera. U miratua një sistem e procedurë e ndërlikuar votimi që i shkoj edhe më për shtat «indiferenca» e RTV, për sqarimin e saj. RTV gjente kohë të jepte emisione për peshqit e gjalle- (Vijon në faqen e 2-të)

Me krahë të hapur dhe me zemër plot dashuri

84-vjet të shkuara në qytetin e Bostonit, në meshanë e Zotit, u hodh themeli i Kishës Ortodokse Shqiptare me iniciativën e Kryepeshkopit Theofan Stilian Noli. Ashtu si studentët trima të demokracisë u mblodhën në këtë kohë këtu në Shqipëri, ashtu u mblodhën edhe të rinjtë shqiptarë të marrjes shkodranë, elbasanas, korçarë etj. Vërtet kohët kanë ndryshuar, por gjaku s'bëhet ujë. Vërtetë jemi të ndarë nga një oqean, por ju mendoni për ne dhe ne mendojmë për ju pa pushuar. Vërtet, në fillim të këtij shekulli ishim të rrethuar nga armiqtë, ... Prandaj riorganizimi i Kom­bit, i Kishës dhe çdo institucioni duhet bërë mbi baza ligjore dhe jo në heshtje, me kujdes dhe jo me shpejtësi, me urtësi dhe jo vetëm me dije, me zemërgjerësi dhe jo vetëm me mëri. Prandaj nuk është për t'u çuditur që erdhi në Tiranë ky deleg- delegacion me bijtë e Fan Nolit, të Fan Konicës, të at Gjergj Fishtës, për të mbrojtur Themelin, Statutin, Traditën, Dëshmorët, e shumë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy muaj të shkuara, kur Presidenti Sali Berisha ishte në Nju Jork, ftoi gjithë shqiptarët të vijë një dhe të marrin pjesë në ringjallërimin e Kombit. Në vijim sot të gëzuar nga kjo ftesë me krahë të hapur dhe me zemrën plot dashuri për popullin e Shqipërisë sonë kreshnike, të shumëvuajtur dhe shpresëplotë. Perëndia të na ndriçojë udhën! 84-vjet të shkuara në qytetin e Bostoni, me ndihmën ashtu u mblodhën edhe të rinjtë shqiptarë të mërgimit rreth Nolit të madh e të shenjtë. 70 vjet të shkuara në qytetin e Beratit u proklamua autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare, me dy priftërinj nga Amerika, të Vasil Markon e atë Vangjel Çamçen (më vonë Peshkop Agathangel) në krye. Kaloi një histori kreshnike, ranë shumë dëshmorë dhe u shtuan veprimtarët nga Korça, Gjirokastra, Durrësi, Fieri, Pogradeci dhe Vlora. Lidhja e Rilindjes sonë në SHBA «Për Mëmëdhenë» është e qenësishme dhe vazhdon edhe sot, në këtë kohë të lirë të demokracisë të shtojë radhët e saj me pjesëmarrës shkodranë, elbasanas, korçarë, sovarë ne dhe ne mendojmë për ju pa u nga armiqtë, por sot kërkojmë të dalim nga izolimi, në Europën bashkëkohore. Dhe kjo punë është e lehtë as për ju, as për udhëheqësit. Disa thonë se sot në Shqipëri çdo njeri mund të bëjë ç’të dojë se s’ka kush ta pengojë, kush të këndërshtojë. Por demokracia ka detyra. Perëndia kërkon vullnet dhe Ki ha ka nome. Pa legje kemi kaos, Pa traditë humbet rrugën, Pa marrëveshje mbretëron mizmi, Pa drejtësi lind dëshpërimi, Pa strategji vazhdon konfuzioni, Pa vepra edhe feja thahet.

KASTRIOT ISLAMI - NË ROLIN E TRIBUNIT TË POPULLIT!

«NE EMËR TË POPULLIT» (DJE), «NE EMËR TË AUTORITETIT TË POPULLIT» (SOT)! Me atributin e anëtarit të jashtëm (pa teserë) të PS, Dr. Kastriot Islami, po shfaqet së fundi në një funksion të dyfishtë: Si sekretar organizativ i PS, dhe si Tribun i popullit! Në artikullin - këmbëngulës të «ZP» (pjesën e parë të të cilit e kishte botuar para zgjedhjeve), jep një sinonimat të fjalës Demokraci ku kratos ka për kuptim të dyte përmbajtjen Pushtet, (siç i kemi thënë gjatë kohës së «pushtetit popullor») por përmbajtjen Autoritet. Si duket fjala e politikanit të fushatave elektorale, po kualifikohet nga perdorimi në këtë fushë i kuantikës. Tribuni i popullit pranoka kësaj radhe që populli nuk ka gabuar por ka vendosur autoritetin e tij, më 22 mars. Ose e bën këtë gjë për të provuar se është i paparti, (ne kot këmbëngullim që vi marrim vesh të gjitha), Mjafion që të fitojë popullin. Ku ka rëndësi nga cila tribunë flet zëdhënësi i tij. Kastriot Islami e ka aq për dëshirë (për këtë shkrim) fjalën popull, sa duket sikur në scenë më le afër me Kuvendit Popullor ai do ngrihet si deputet (jo si ish-kryetar i tij) dhe do propozojë kthimin e Shqipërisë në Republikë Popullore... e po jo edhe Socialiste (meqë tani kemi edhe Partinë socialiste përfundimisht). Ndërsa ehi i tij Nano përdor termin «rivendosje të ekuilibrave politikës», (sikur ekuilibrat në kohë të diktaturës - ato të kenë qenë vendosur një herë). Dr. Kastrioti e quan 26 korrikun si «marrëveshje ekuilibri», sikur ekuilibri të ishte përfunduar në fund të një ligje shkruar. Të dy ngjajnë aq sa të mos duken të barabartë! Të dy i ruhen si djallit ardhjes së «radikalëve» dhe mbështeten në frymën e fuqishme nga diasporiket e tipit pipir! Po kot angazhohen. «Autoriteti i popullit vendos!» «Pushteti» i Kastriot Islamit është i drejtë. Marrëveshja midis forcave politike padyshim që duhet bërë. Madje, për të gjitha forcat politike, është aburde që dalin kundër kësaj ideje tribunale. Vëreç që politikanët me një lëtrinë, bëjnë një Aleancë të Bashkimit Demokratik Shqiptar, ndajë tërë pushtetit dhe privilegjet... (tekst i paqartë) ... (Vijon në faqen e 2-të)

Infosoft - MBJELL FAREN E SE NESERMES

Për kapitalizmin jemi deklaruar të gjithë dhe të gjithë ëndërrojmë e punojmë për t’u bërë të tillë. Firma të shumta private shqiptare kanë nisur aktivitetin e tyre. Edhe në këtë pikë nuk mungojnë paradokset. Një mjek merret me tregti kafeje; një inxhinier me fruta - perime, etj... Njerëzit e firmat po rendin në xhintonthi drejt parasë. Po ndodh edhe «çudira». Ka edhe firma që punojnë krejt ndryshe. E tillë është Infosoft, e krijuar një vit më parë. Në të punojnë vetëm specialistë. Firma ofron shitje dhe mirëmbajtje kompjuterash, pajisje ndihmëse, programe për sisteme financiare të ndërmarrjeve, kurse për mësim kompjuterash, etj. Infosoft, analizon problemet nga më të ndryshmet dhe jep zgjidhjet optimale, duke rekomanduar edhe personelin. Infosoft ka përparësi ndaj firmave të huaja, për shërbimin e shpejtë dhe cilësor. Një filial i kësaj firme Infotrans, e specializuar për shitje kompjuterash ndodhet në Bulevardin «Shqipëria e Re» përballë Hotel Arbëresë. Aktiviteti i Infosoft do të rritet së Infosoft po mbjell farën e së nesërmes. E nesërmja është e lidhur pazgjidhshmërisht me kompjuterat dhe informacionin. Firma Infosoft i duhet vendit sot, por sidomos nesër. Korresp. i ...

Sqarim

Jo njëherë ka ndodhur që artikuj të ndryshëm, të botuar në gazetën «REPUBLIKA», janë marrë si qëndrime të redaksisë dhe më tej, si qëndrime të PR. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me shkrimin «Shqipëria nuk ka qenë as do të jetë protektorat francez». Redaksia, duke shprehur keqardhjen për keqkuptime të tilla, sqaron se nuk ngatërron titullin e shkrimit me respektin që ka për Francën dhe popullin e saj. REDAKSIA

NE VEND TE KONKURSIT

Kush gjen sa gazetare kanë votuar për (vetë) shpalljen e Sokol Muhos President i Gazetarëve të Shqipërisë. Përgjigjen e saktë do ta botojmë në numrin e ardhshëm.

KRONIKE

Dje në selinë qendrore të PR, Kryetari i PR z. Sabri Godo dhe sekretari i përgjithshëm z. Çerçiz Mingomataj zhvilluan një bisedë të ngrohtë me të dërguarin e fondacionit «Partia e Lidhjes» z. Michael Bader. Qëllimi i vizitës ishte për të mundësuar vajtjen e një delegacioni nga PR në një seminar pune që do të zhvillohet në Zvicër më datë 22-28 tetor. Z. Bader është shprehur se në opinionin e PR për zhvillimin në vendin përfundim është shprehur...

DEKLARATË KONFERENCËS PËR JUGOSLLAVINË Londër

E ardhmja e hapësirës së ish-Jugosllavisë dhe e paqes në Ballkan dhe më gjerë është e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e popullsisë shqiptare që banon në të. Republikanët shqiptarë duke vlerësuar përpjekjet e deritanishme të diplomacisë evropiane, për një zgjidhje paqësore të konfliktit, shprehen dhe besojnë se sot konferenca e Londrës do t'ia hapë dyert paqes së shumëpritur. Ne mendojmë se një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa marrë në konsideratë mendimin e palës shqiptare që banon në ish-Jugosllavi. Në këtë kontekst marrja pjesë e tyre me të drejta të plota vetëm do të ndihmontë punimet e konferencës. Kërkesat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi ne i konsiderojmë të drejta edhe për faktin se ato janë në përputhje të plotë me Kartën e Helsinkit dhe me zhvillimet e reja demokratike në Evropë. Ne, jemi i vetmi komb i ndarë në Evropë dhe kërkojmë me forcë që shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi t'u njihet e drejta e vetëvendosjes e cila nuk tejkalon të drejtat njerëzore dhe ndërkombëtare. Për shqiptarët po flitet për pa-varësi të plotë, autonomi, apo autonomi speciale. Realiteti tregoi se nuk mund të ketë autonomi dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut nën regjimin fashist serb. Urojmë që vendimet që do të marrë Konferenca e Londrës të ndikojnë në rivendosjen e paqes, në këtë pjesë të trazuar të Evropës dhe të shërbejnë si hapi i parë për integrimin e shteteve (të reja dhe të vjetra ballkanike në Evropë). Partia Republikane Shqiptare Tiranë, më 26. 8. 92

FJALA E at ARTUR LIO-LINIT ME 20 GUSHT NE SELINE E KRYESISE SE KUVENDIT POPULLOR