TOKAT PRONARËVE TË LIGJSHËM!
Së shpejti Kuvendi Popullor do të shqyrtojë ligjin për tokën.
Lidhu[r] me këtë dalin dy probleme:
1. Çdo sistem shoqëror, të gjitha fetë dhe e drejta ndërkombëtare e kanë konsideruar pronën private të shenjtë dhe e kanë ligjëruar. Kjo e drejtë njerëzore e pakontestueshme, në Shqipërinë e regjimit enverianomarksian u dhunua: një që i solli ardhmërinë së «ndit e të popullit fatkeqësi të mëdha, të pallogaritshme.
Qeveritë jeshkurtura të këtyre dy viteve të fundit «Nano 1-2», «Bufi» dhe «Ahmeti», rreth problemit të pronësisë mbi tokën, trojet, ndërtesat etj., ndoqën vijën e njohur komuniste. Më keq akoma: me «ligjet», «udhëzimet» dhe «procedurat» që nxorën, ndërlikuan qëllimisht gjithçka.
Gjatë qeverisjes së tyre, funksionarë e nëpunës të korruptuar, të armatosur me këto dispozita, kryen dallavere nga më monstruozet dhe të pabesueshmet me blerës shqiptarë dhe të huaj, për të pasuruar veten me pasurinë e të tjerëve. Vetëm të nevojshme. Kanë ngjarë «bëma» të tilla mizore mafiozësh, që, tashmë, kanë hyrë në fondin e artë të tregimeve të kohës sonë dhe dhimbshme. Të gjitha këto përbëjnë një objekt të veçantë pune për drejtësinë e së ardhmes. Por, le të mos i largohemi problemit.
Ç’është ajo shitje e njësive tregtare, «pronë shtetërore» (!), me çmime qesharake ish-shitësve që punonin në ato njësi? Me ç’të drejtë u vu dorë mbi to, kur dihej se osoq ishin prona të shtetuara, ose ishin ndërtuar mbi trojet e personave të tjerë?
Në këtë rast, logjika absurde mbulonte veprimtarinë qelimmeke, sepse, a nuk e plotësonte kushtin për t’iu futur reformës në tregti, p.sh., dhënia në përdorim me qira e këtyre objekteve shitësve që punonin në to, deri sa të shpalllej ligji? Por jo. U shpallën dispozita në dëm të pronarëve, sepse ashtu u mbushën xhepi disa xhambazëve.
Në të njëjtën mënyrë u veprua edhe me shitjen e trojeve.
Letër e hapur dr. Mago Lefter Lakrorit
I nderuari doktor,
Duke besuar se, pavarësisht angazhimeve tuaja politike, synimeve që aspironi të realizoni përmes këtyre, do të mirëkuptoheni së paku për mënyrën publike e të hapur me të cilën po ju drejtohem, dëshiroj t’ju kujtoj juve (dhe jo vetëm juve), disa mendime dhe objeksione të mia.
Jetët e ndryshme të secilit prej nesh kujtojtë se s’ma privojnë këtë dëshirë, madje do të thosha se kjo është një argument më shumë. As të qenit tuaj deputet e drejtues i njërës prej forcave politike për çka mund të thuhet se janë shtysa e vërtetë e rradhëve që po ju shkruaj.
Besoj se duhet të jeni në dijeni se në një konferencë përkujtimore me rastin e ekzekutimit të «Grupit të deputetëve» nëntë prej atyre të mbetur gjallë në një rrethanë krejt të rastësishme, shqiptoi emrin e njërit prej persekutorëve të opozitës së parë demokratike në Shqipëri. Ky emër ishte Lefter Lakrori, babai juaj, i cili së bashku me dhjetëra të tjerë, vegla të diktaturës, coi në litar e në plumb ata, intelektualët e vërtetë shqiptarë, përpara të cilëve, duhet të përulemi me nderim të gjithë pse luajtën e u martirizuan 45 vjet më parë për Shqipërinë! Dua të besoj se ju s’e merrni në sy dhe se për të qenë intelektual nuk mjaftojnë auditorët e Oksfordit, të Kembrixhit, e gjë tjetër. Për të qenë intelektual është të Kembrixhit, e gjë tjetër. Për të qenë intelektual, duhet të jesh i ndershëm, i drejtë dhe larg mendimit të një revanshi të më. Kjo është koha e re, askujt s’mund e s’duhet t’i krijojë asnjë shans për revansh, përndryshe do të tradhëtonim në mënyrën më të poshtër sërish njeriun, ardh të ardhmen. Do t’ju lutesha që ta besonit këtë.
I nderuar pedagog,
Dëshiroj të mirëkuptohemi në idenë për të cilën po ju shkruaj; Unë nuk besoj se ju jeni arsimuar e kulturuar, keni studiuar shkencë, keni fituar grada shkencore, pse babai juaj ka qenë persekutor i njerëzve demokratë (sadoqë s’mund të mohohet se një shans prej tij që e keni patur). (Mendoni! Kur mund të ishit veçse 18 vjeçar t’ju thoshin se nuk ju takon të hyni në Universitet, nuk ju takon të studioni fizikë apo letra a do të mund të ndeshit me gjithë zotësinë, dëshirën e fuqinë e mendjes pa u ballafaquar së pari, për të mos thënë se s’bëhej fjalë të doktoronit në shkenca. E para dhe do t’ju duhej ishte padyshim lutje zotit për t’ju ruajtur arsyen).
(Vijon në faqen 2)
Pse nuk u pranua PS në Internacionalë?!
«PSSH qysh në fillim ka pasur si objekt aderimin e plotë në Internacionalen Socialiste, por asnjëherë nuk eci me mendimin që të afirmohej fillimisht në bazë, ta njohë Internacionalja e pastaj të afirmohemi e të shtihemi në Shqipëri. Para se të na njohë e pranojë Internacionalja Socialiste më parë duhet të na njohë dhe të na kuptojë populli shqiptar dhe jo të ndodhë e kundërta, si me ndonjë parti tjetër, duke përcaktuar këtë rrugë PSSH i pa lidhjet dhe marrëdhëniet dyshepole me partitë e tjera si udhëheqëse në Internacionalen Socialiste. Është kjo arsyeja që ne, deri në zgjedhjet e 22 marsit nuk paraqitëm kërkesë me shkrim për në këtë forum të autoritetit ndërkombëtar. Tani kushtet janë përparuar dhe vendim të KQ të PS-së që PSSH para pak kohësh është paraqitur kërkesë përkatëse për pranim në Internacionalen SI dhe në organizatën e veçantë siç është Medsbeut. E ftua kongresin që me mazhorancë të veçantë të mbështesë kërkesën e paraqitur dhe të ketë zë në fuqinë e këtij forumi me 100 000 anëtarëve të PS, të përfaqësuar me forcën për pranues në këtë forum politik ndërkombëtar të masës.
Marrë nga diskutime nga raporti i i shokut Fatos Nano, mbajtur në Kongresin e 10-të të PPSH, 21.6.1992.
GREQIA - kanal për mbijetesën e Serbisë
Sipas shtypit grek dhe serb, kryeministri Kostandin Micotaqis i kërkoi presidentit amerikan Bush, në korrik të vitit të kaluar, kur gjendej për vizitë në Greqi, që SHBA’t’i njohin Greqisë «rol të veçantë» politik në Ballkan.
Pohohet se këtë kërkesë kryeministri Micotaqis ia ka përsëritur Bushit edhe gjatë vizitës së tij në SHBA në dhjetor 1991 dhe në këtë kuptohet se është miratuar prej tij (»Politika», Beograd, 11.12.1991, f. 2).
Se sa është i vërtetë miratimi amerikan nuk thuhet, por e vërteta është se pas kësaj diplomacia greke që duke «përgjumur», u aktivizua si asnjëherë më parë, veçanërisht e shprehuri në çejacëjet e shpeshta Athinë - Beograd (e më vonë Athinë - Bukuresht - Beograd - Tiranë - Athinë). Është po ashtu e vërtetë se me ose pa miratimin amerikan, qeveria dhe diplomacia greke është përpjekur të marrë këtë rol «të veçantë».
Tanimë është mbushur një vit që nga fillimi i realizimit të «rolit të veçantë», të diplomacisë greke dhe interesimi i opinionit shqiptar për të kuptuar përmbajtjen e «rolit të veçantë», të diplomacisë së fqinjit jugor është i natyrshëm, aq më tepër kur ky aktivitet ka tërhequr vëmendjen edhe të vendeve shumë më të largëta.
Për të kuptuar «rolin e veçantë» në Ballkan, diplomacia greke zgjodhi si partner të parë Serbinë dhe udhëheqjen serbe. Ajo, madje edhe shtypi grek që ishin treguar shpirtërisht ndaj asaj që ndodhte në Jugosllavi (sa kohë Serbia dukej në ngjitje), si «revolucionet e bujshme antiburokratike», me të cilat Millosheviçi, përmbysi qeveritë e Malit të Zi, Vojvodinës e Kosovës dhe paralajmëroi marshimin për Sllovenin, kur ideja kroato - sllovene për ruajtjen e Jugosllavisë në formën e «federatës së lirshme», as pranohej nga Serbia etj., kur politika e saj filloi të dhembte; ndërsa Sllovenia dhe Kroacia tani kërkuan shkëputjen serbia u kërkua me izolimin ndërkombëtar, në këtë kohë, nga fundi i tetorit 1991 diplomacia greke u gjallërua dhe shpalli se ka «lidhje të veçanta me Serbinë» («Politika», 2.11.1991; fq. 1). Filluan ecejakeve delegacioneve të gjitha niveleve me shpeshtësitë të pazakonta në marrëdhëniet normale midis shteteve deri tek shefi i diplomacisë greke Samaras, për t’u pasuar nga vizitat e njëpasnjëshme të vetë kryeministrit Micotaqis.
Vecorla e parë e «rolit të veçantë», që ra në sy ishte përpjekja e plotë e pikpamjeve të diplomacisë greke me atë të udhëheqjes serbe, e kryeministrit Micotaqis me atë të presidentit serb Millosheviç. Domethënë ishte fakti se identiteti i pikëpa-
... të tjera), ekzekutoi idenë për një Shqipëri të lirë e demokratike. Ndoshta mësimi që mund të nxjerrim nga përvoja e këtyre dy politikanëve ballkanas u konstatua qysh në takimin e parë. Mbas vizitës së parë të Micoaqitësit në Beograd, në prani të tij, në konferencën që u mbashtë të shtypit, S. Millosheviçi u deklaroi gazetarëve se «mundëm të konstatojmë identitetin e pikëpamjeve për shumicën e çështjeve të hapura...» (Politika, 1.12.1991; fq. 1).
Pa synuar kronologjinë e «çështjeve të hapura» për të cilat u konstatua identiteti i pikëpamjeve, mjafton të përmenden vetëm disa. Një prej tyre ishte konflikti, midis pikëpamjes kroato-sllovene se Jugosllavia nuk mund të ruhet, prandaj kërkojnë shkëputjen në bazë të së drejtës ndërkombëtare për raste të tilla dhe pikëpamjes serbe që të ruhet Jugosllavia në trajtën e «federatës së çlirshme» (të cilën më parë e kishte kundërshtuar). Në konferencën e shtypit në Beograd, Micoaqitës, përkrahur qëndrimin serb, se «duhet të bëhen përpjekje që të ruhet Jugosllavia bashkëkuar, qofte edhe në formën e një federate të çlirshme» (Politika, 1.12.1991, fq. 1).
Çështje të tjera të hapura ku u provua identiteti i pikëpamjeve greko-serbe gjatë tërë këtij viti ishte ai i pranimit të pavarësisë së Kroacisë e Sllovenisë,
HYSAJMEDIN FERAJ
(Vijon në faqen 3)
Ç’KËRKOJNË SOT ISH-KULAKËT?
Shoqata e të Persekutuarve Ekonomikë e Politikë (ish - kulakë), u krijua pas Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe Shoqatës «Pronësi me drejtësi», por në njëfarë mënyre ajo është hëna e tyre, pasi pikërisht nga ish - kulakët janë marrë kontingjentet e para të burgosurave politike dhe të shpronësuarit e parë ekonomikë.
Shoqata numëron deri tani 200 000 anëtarë dhe, nëse do të kishte kaluar «ylberin», ashtu si Omonia para zgjedhjeve të 22 marsit sot patjetër në parlament do të kishte më tepër se 10 deputetë nga radhët tona. Porse ne jo vetëm «ylberin» që s’po e kalojmë, por as pasqyrimin e tij në pellg.
Kush ishin kulakët? Kulakët ishin shtresa e pasur dhe pjesërisht e mesme e popullsisë shqiptare (nga fjala ruse kulak - i pasur), që i thoshte fukarit; nuk ke tokë ti? Hajde merr këto arën këtu, na dhe pendën e qeve, na dhe kasollen dhe puno e pasurohu! Kulakë ishin ata që mbajtën 4 vjetet e Luftës NAÇL, me bukë, ushqime dhe veshmbathje. Ishin ata që dhuruan edhe bij jo vetëm për «Ballin Kombëtar», por edhe për brigadat partizane. Ç’u bë me ta pas Luftës, në vitet e të ashtuquajturit «pushtet popullor»? U shpronësuan, iu mor toka, bagëtia, mullinjtë, punishte, vreshtat e kullotat deri edhe gjendarët e nuseve (do krijonin zonjat e tyre komuniste). Por a e dini ç’do të thoshte të shpalle kulak? Të varnin një këmborë në qafë, të hipnin në gomar së prapthi e të shëtisnin nëpër pazar duke thënë: Ky është kulaku, ky është armiku, ai që na ka pirë gjakun! Pastaj vinim tatime e jashtëzakonshme. Izolimi Internimi Survejimi. Nga kulakët dolën kontingjentet e para të burgosurve politikë. Kulakut i hidhej faj për çdo gjë. Gjenocidi arrinte deri aty sa kulaku privohej edhe nga martesa. Atij s’duhej t’i jepe asnjë nuse për djalin. Eh, ujk, o ujk, ti ishe më i lumtur se kulaku në epokën e Enver Hoxhës. Në kohën e shtimit ty ishte e ndaluar të vrisnin gjakatarët! Ti lije më shumë trashëgimtarë se sa kulaku. Dantia i madh kishte «Komedinë hyjnore», me një Ferr Enver Hoxha kish Shqipërinë me dy ferre: ferrin persekutimit ekonomik dhe ferrin persekutimit politik.
Ky ishte, shkurtimisht kulaku, zotërinj. Ç’kërkon ai sot? Patajsinë politike, rikthimin e tokave, dhe dëmshpërblimet për dëmet e bëra nga diktatura. Nuk kërkon hakmarrje. Nuk kërkon të fusë të tjerët nëpër dy ferret nga kaloi ai vetë. Kemi kërkuar shpërblime për pronat tona, por na kanë ardhur veç përgjigje të thata: Do zbatohet Ligji mbi tokën (dmth. do të ndahet barabar për frymë). A nuk u vendos ky ligj nga socialistet? A nuk u bllokua nga apolitiqët anarshikë (dmth. nga ju?) Apo ishte një kundërshkim për elektorat?
SHERIF BALLI
TË VËRTETA TË HONDITESE...
(Nga konferenca përkujtimore e ekzekutimit të «Grupit të deputetëve»)
Zoti Gjovalin Vlashi, njëri prej dy dëshmitarëve të mbetur gjallë nga «Grupi i deputetëve»: - Unë po flas këtu, megjithëse nuk e kam këtë të drejtë, sepse jam akoma «armik i popullit»... - Kur prokurori Josif Pashko, dha pretencën dhe kërkoi v varjen në litar për Shefqet Bejën, Sulo Klosin dhe Rezila Alizotin, zonja Eleni klithi: «Jo, jo me litar! T’i djegim me benzinë...». - Kur mua ende s’më është dhënë pafajësia dhe konsiderohem ende «kriminel lufte», persekutori im shëtit i lirë dhe gjithë nderet e dinjitetit në rrugët e Tiranës... (Nga salla: thuaja emrin! Thuaja emrin!...) Nuk dua ta them se është babai i një ish-ministri... (Nga salla: thuaje, thuaje!). Mirë pra, është Lefter Lakrori! (ilaritet në sallë). Zoti Shefki Minarolli (nga intervista televizive): - Mua më vuri litarin në fyt Mihallaq Ziqishti dhe kërkoi ta firmosja padinë se do të më mbyste. Unë nuk pranova... Më torturuan, më kryqëzuan dhe më fund Mihallaq Ziqishti tha: «Firmosim veten, s’ka rëndësi nëse nuk e firmos ti»... - Pasi u vra Dr. Sazani, dhomën e gjumit të tij e mori prokurori i përgjithshëm Josif Pashko, i cili prej kësaj kohe flinte me Z. Eleni në krevatin e një të vdekuri... pushkatua Shefki Minarolli, mobiljet i mori persekutori Misto Treska, ambasadori i mëvonshëm i Shqipërisë në Francë. - Më 10 tetor 1947, kur u krye masakra makabre në Breg të Lumit, ku u ekzekutuan martirët e demokracisë, sekretari i Rinisë për Tiranën organizoi në majt klub të kuq të kryeqytetit mbremje festive vallëzimi kushtuar kësaj ngjarjeje kombëtare! REPUBLIKA ... dhe një herë duhet t’u siguroj se jetët tona të ndrysh- ... Ju u bëte pedagog me zotësinë tuaj, me punën tuaj. Ju respektoj e ju admiroj. U bëte edhe një kohë ministër dhe quditshëm se si pranuat! Për të qenë ministër arsimi i një shteti nuk besoj se do të ishte e mafjtu- ... YLLI RAKIPI (Vijon në faqen 2-të)
LEXONI NË FAQEN 3:
Letër e hapur presidentit Berisha
NË NUMRIN E ARDHSHËM: Intervistë me shkrimtarin Ismail Kadare