01/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 nëntor 1992

Delva e parë e Televizionit është informimi

DEKLARATË E KD TË PARTISË REPUBLIKANE Marrëdhëniet me Radio Televizionin po bëhen problem serioz. Partia Republikane Shqiptare, sipas programit të saj, zhvillon një veprimtari të gjerë në rrethe, në përkrahje të privatizimit dhe pronësimit. Partia Republikane ka bindjen se iniciativa e lirë private është e vetmja forcë lëvizëse që mund të çojë përpara ekonominë e një vendi. Prona shoqërore e kolektive, që e çoi Shqipërinë në katastrofë, ka dështuar përfundimisht, jo vetëm tek ne, por në gjithë botën. Por iniciativa e lirë private s’mund të zhvillohet pa pronën private. Ne kërkojmë, në përcaktimin e shumicës së popullit, që parlamenti dhe qeveria të nxjerrin sa më parë ligjet mbi privatizimin dhe pronësinë. Mungesa e këtyre ligjeve na mban të bllokuar dhe ka çuar në humbjen e durimit të shumë investitorëve të huaj. Partia Republikane synon t’u japë përkrahje popullore Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë për të shpejtuar nxjerrjen e ligjeve. Por TV refuzon hapatas e me këmbëngulje të pasqyrojë këtë veprimtari. Janë çuar në TV filmimet mbi mitingjet në Elbasan, Pogradec, Dibër, por nuk janë dhënë, pa asnjë justifikim. Thuhet se TV do të pasqyrojë vetëm veprimtaritë kombëtare të partive. Mos vallë pritet që të mblidhet i gjithë kombi në një miting? Kur në qytet mblidhen mijëra njerëz për të shprehur një kërkesë, është detyrë e pashmangshme e TV të informojë. Nëse në TV zgjidhen ngjarjet dhe lajmet sipas paragjykimeve partiake, shkelen demokracia, pengohen mendimi i lirë dhe dialogu, pengohet zhvillimi i vendit në tërësi. Duke se në Radio Televizion dikush do të marrë të drejtën të censurojë opinionin publik, edhe kur është fjala për kërkesa masive. Kjo është me shumë rëndësi për fatet e vendit e të demokracisë, prandaj i bëjmë thirrje këshillit të Radio Televizionit dhe Komisionit përkatës parlamentar, të shqyrtojnë me kujdes e mirëkuptim sa parashtruam. Nase edhe kjo deklaratë nuk jepet në TV, mbetet të besojmë se aty me të vërtetë ekziston një censurë tendencioze.

EDHE SHQIPTARET DUHET TE JENE QYTETARE TE LIRE TE EVROPES SE LIRE...

ZONJËS KATERINE LALYMIJER SEKRETARE E PËRGJITHSHME E KËSHILLIT TË EVROPËS E nderuara Zonjë, Partia Republikane Shqiptare e ka parë lirinë e lëvizjes së shtetasve, brenda e jashtë atdheut, si një ndër të drejtat themelore të njeriut. Për Shqipërinë, kjo sot është jetike. Tregtarë dhe sipërmarrësit tanë të rinj, i kanë të domosdoshme kontaktet me botën; intelektualët tanë s’mund të jenë faktorë zhvillimi pa u integruar në rrjedhën e shkencës dhe mendimit intelektual evropian. Me keqardhje konstatojmë se shtetasit shqiptarë s’kanë mundësi të lëvizin jashtë sipas nevojave të tyre, për shkak të vështirësive të mëdha në marrjen e vizave në ambasadat e akredituara në Tiranë. Kurse shteti ynë demokratik, që në ditët e para, hoqi kufizimet për hyrjen e të huajve në Shqipëri, duke lejuar marrjen e vizave në kufi, pa ndonjë formalitet. STRASBURG E nderuar Zonjë, Në njëfarë mase, Shqipëria e munduar vijon të mbetet jashtë Evropës, si në 50 vjetët e shkuar të regjimit të errët komunist. Kjo gjendje, veç vështirësive për zhvillimin ekonomik, teknik e shkencor, krijon probleme të rënda edhe në fushën sociale. Ka shqiptarë që humbasin jetën, sepse nuk munden të kurohen jashtë edhe kur disponojnë mjetet e tyre. Ju drejtohemi Juve, me bindjen se me autoritetin Tuaj dhe me dashamirësinë që s’Ju ka munguar ndaj popullit shqiptar, t’u bëni apel qeverive të vendeve të Komunitetit Evropian, që të ndërmarrin hapa konkrete për mënjanimin e qëndrimeve të tilla diskriminuese, që edhe shqiptarët ta ndjejnë veten qytetarë të lirë të Evropës së lirë. Partia Republikane Shqiptare

Arrestohet ish-deputeti i PP(S) Dhimitër Çili

Më në fund... «mafia» lushnjarë e sheh veten në bankën e të akuzuarve. Më në fund... «mafia» lushnjare e sheh veten në bankën e të akuzuarve. Ish-kryetari i komitetit të K.P. të rrethit dhe ish-deputeti i PPSh (S), Dhimitër Çili, kryemafiozi lushnjar dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, ish-kryetari i te vetëpagesës Dhoma e Tregtisë së Jashtme, oktapodit lushnjar «Lushnjampex», Vasil Nushi, u arrestuan. Akuza: shpërdorimi i pozitës zyrtare, abuzime e shpërdorime të pronës shtetërore e për interesa vetjake, familjare e të rrethit miqësor me mijëra dollarë. Për më se një vit akuza, vetë-për-më-gohoje: Drejtësia, shteti juridik, ligjor, ishte larg hapësirës shqiptare. Të gjitha rrugët të çonin në «Burgjevojecën» e mafias lushnjare, por «oktapodit» Çili e kompani e mbulonte merimanga e kuqe e komunisto-socialistëve dhe mundi t’i rezistojë drejtësisë, nëpërmjet bunkerëve komunistë të veshur edhe me petkun e demokratit sipas bleu vullanë, paraja shet babanë». Po Paraja e qalbur. Më në fund... por jo të fundit! Pak koment, në vend të një thirrjeje drejtuar Presidentit, Ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjithë deputetëve për ndëshmërí dhe për të gjithë ata që dëgjojnë se për ke bien këmbanat e drejtësisë. Dhimitër Çili e Vasil Nushi u arrestuan në Lushnjë, por jo (Vijon në faqen 4)

KRIME MAKABER

Kujtesë për Ramiz Alinë Në shtator të vitit 1989 gjykata ushtarake në fshatin Zogaj të Tropojës dënoi me pushkatim ish-nënoficerin Jahë Sali Papaj. Në këtë shkrim s’dua të flas për drejtësinë e vendimit, pasi kush do ta dijë, nga ne që jetuam atë kohë s’ska nevojë për argumente. Dua të ndalem vetëm në përmasat shtazarake të mënyrës së ekzekutimit të Jahës që s’janë gjë tjetër veçse një praktikë gjysmëshekullore e pashëmbullt, deri në tejkalim të kufijve stalinianë. 27-vjeçari Jahë Papaj u mor nga oficerët e sigurimit të shtetit në birucat e DPB në B. Curr, një natë të errët si vetë komunizmi dhe u transportua për në Qafën e Kolçit. Ustashet komunistë që prej vitesh kishin abandonuar zakonet e shqiptarít, e vranë prapa shpine, duke për-tuar të hapnin një gropë për ta varrosur, e hodhën kufomën në një gropë gëlqerë që ta kahmotëshme, duke e mbuluar me gurë e kërcalla. Pas dy vjetësh me insistimin e të jatit Sali Rama DPB e B. Currit u detyrua të tregonte vendin ku ishte groposur i biri. Familja e mori dhe ceremonialist u varros në fshatin e tij në Tropojë. Trupi i tij as ishte tretur, dhe as kishte pësuar deformime. Dukej sikur shpirti i djaloshit 27-vjeçar nga Tropoja priste në gropat e komunizmit një çast ngadhnjimi që t’i jepëj dinjiteti që i takon si qenie humane.

Nostalgjia e të bukurit Virgjil Kule

Lexoni në faqen 3: INTERVISTE ME Z. PJETER ARBNORI Nëse pas 100 vjetësh dikush do të kujtohet të pyesë se kush ka qenë njoftimdhënësi i vjedkjes së Enver Hoxhës në TV, shumëkush do të përgjigjet: «VIRGJILI»... I bukuri Virgjil, pra njeriu që shfaqej në ekran vetëm për sensacione e ngjarje të mëdha, njeriu që me bukurinë e vet e bënte dhe më të pranueshme pranverën socialiste, nuk do të harrohet dhe në brezat që do të vijnë. Ka zëra që thonë se Virgjil Kule tani së fundi po përgatitet për t’u pajisur me dëshminë e disidentit. Duket si paradoks, por ja që kulmi i disidencës së tij është pikërisht, në faktin që i vdekur së E. Hoxhës. Besoj çdo shqiptar nuk i ka harruar ato rrathët e zinj tek sytë e Virgjilit, në çastet e njoftimdhënies. Pikërisht ata rrathë, ajo mavijosje, që të çponte në shpirtin, thuhet që nuk i paskan dalë nga brenda Virgjilit, por ai i ka injektuar vetë nga jashtë, me ato mjetet e thjeshta që përdornin gratë e kudjeshm-ato mjetet e thjeshta që përdorin gratë e kujdesshme me në tualet, si rimel a kushedi ç’të jetë... Pra, Virgjili e ka sajuar dhimbjen për shokun Enver e për ndjenjën disidenca e tij paska qenë e shpallur në mënyrën më të dukshme. Po ç’bëri Virgjili në kohën e lëvizjes së madhe për demokraci? Duke renduar se «turma» e madhe demokratike nuk do ta kuptonte disidencën e tij, u struk dhe nuk do ta kuptonte disidencën e tij, u struk ai në një qoshe të TV, për të marrë vetëm me REKLAMA. Koha që po vjen, bota e komercit i pëlqen shokut Virgjil faktin se koha e reklama strukur me ditë e muaj të tërë, 1, Kështu, 1 prill bën me të qeshë, 1 i njohuri Virgjil ardhenë vërtet. Virgjilli (tani jo më nga ekranet) po më shumë nga gazetat) lehtëson kuptimin e «demokracia nuk është e plotë pa TV të vërtetë publike». Të lumtë, shoku Virgjill! Biografia e punës tani do bëhet më e pasur: kontributi i tij i rrallë është realizimi socialist i dy korrespondenca para, është realizimi socialist i dy korrespondenca e madhe e tretë, thirrja për demokratik... Një TV i ri, «të treta»? [pjesërisht e palexueshme] ... Virgjil, që harron që ai vetë karakterit të tij për veç, mbetur i ngjallëm me... Kjo, të tjera, që shënonte në ... të kup... [pjesërisht e palexueshme]

RRETH ÇESHTJES KADAVER!

Prapa perdes së diktaturës Fakulteti i Mjekësisë, ndoshta fija kryesore në zbulimin e trupave të të zhdukurve antikomunistë. Prej një personi të brendshëm, një kadaver vlen në tregun evropian për efekt studimi 10000 dollarë amerikan. A do të faktohet një ditë gjithshka. Një nga problemet më të koklavitura dhe i menduar si më seriozi për t’u zbuluar është fati i kufomave të zhdukura, të atyre të dënuarve politikë, që u vranë apo vdiqën në burgjet dhe kampet e tmerrshme të sistemit komunist. Një problem i mbajtur në ajër, që prek mijra njerëz, shtetësën çdo qytetar që shpreson tek demokracia. Listat e gjata që duhen të pambarrta krijojnë lëmshin e errësirës enigme dhe duket se me hijen e tyre mbysin në zë të vërtetën e varrosur kudo dhe asgjëkundi. Njeriu kapitet me dhimbjen e boshllëkut në shpirt duke pritur pafundësisht kandidatërët e provës mbi të vërtetën, që megjithëse, dhe vonë një ditë do dalë e bardhë në altarin e drejtësisë. I zhytur në mistikizmin e një epoke bizantine dhe të pashpirt, ku çdo gjë humane ishte tepër e huaj, gjithkush e ka në kufijtë e së pamundursë zbulimin e plotë të së vërtetës. Por duke parë që fijet lidhëse janë gjithsesi të dukshme (për sa kohë që njerëzit të jenë gjallë), të lind ideja se dhe kjo lidhje sado e koklavitur, do të ketë të tëketë të mënyrën e saj të zgjidhjes. A duhet të jetë hap i parë Fakulteti i Mjekësisë? Për specifikën e tij të veçantë (Vijon në faqen 4)

NUK ESHTE E VERTETE QE Kastrjot Islami ESHTE ORTAKU I FIRMES «SKENDERBEG TRAVEL»

- E VERTETA ESHTE QE PERFAQESUES I KESAJ FIRME ESHTE ISH - VARTESI I TIJ - „Ai u shfaq bashkë me ministrin e Brendshëm të komunisitëve në Hollin e Pallatit të Kongreseve, pasi kishin shpërthyer tanket e gjakut e shampanjës, që përbënte aktin e përurimit të agjencisë turistike «Skënderbeg Travel». Burri i shkurtër dhe me humor, Kastrjot Islami, bashkë me zotin Gramoz Ruçi, dhe Luan Hadërgjonaj, ishin të vetmit përfaqësues politikë, përkrah përfaqësuesve të shtypit (typi që morën pjesë në përurimin e lokal) e kësaj firme në Pallatin e Kongreseve. Ata vinin këtu të t’i ... [pjesërisht e palexueshme] Kastrjot Islamit në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit Popullor. Pasi u afrua fekta tavolina e koktejlit në mbrëmje krejt familjare, ai ftonte njerëzit të hanin, bile të kishin preferenca për një pije italiane, pasi nuk duhet të nderohej nga fakti se firma ishte Albano-Italiana. Pas kësaj, bashkë me Gramoz Ruçin u ulën me stjuardesat e linja të veshura me kostume kombëtare shqiptare, të cilët dukeshin në njihehshin prej kohësh, shken-byen disa shaka me gazetaret e gazetës së vetijet, dhe përfunduan në ... [pjesërisht e palexueshme] (Vijon në faqen 4)

Janullatos JASHTE NGA SHQIPERIA

PROTESTE KUVENDIT POPULLOR PROTESTE KUVENDIT POPULLOR Ne, besimtarët ortodokse të Durrësit, u mblodhëm në Asamblenë Ortodokse, për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha e jonë Ortodokse, nga veprimet antikombëtare të disa drejtuesve të Këshillit të saj të vetëshpallur, e humbi autoqefalinë e saj. Në krye të Kishës u vendos në mënyrë krejtësisht të paligjshme, në kundërshtim flagrant me nenin 16 të statutit të K.O.A.SH. të vitit 1929, greku Janullatos. Këta, në mënyrë të paturpshme, mashtrojnë duke thënë se Kisha jonë është Autoqefale. E si mund të jetë e tillë, kur në krye të saj është një i huaj? Ne protestojmë energjikisht e kërkojmë që statuti ynë i vitit 1929 të garantohet në zbatimin e tij nga Qeveria; e kur ajo nuk e bën, ta detyrojë Ju, zotërinj të nderuar. Kështu jonë është para së gjithash çështja kombëtare. Hirësia e tij Janullatos, të largohet nga Shqipëria. Atë ne nuk e njohim si të parë të Kishës sonë. Asambleja e besimtarëve, zgjedhi në mënyrë unanime «Plesqinë e Kishave të rrethit të Durrësit». Kjo Plesqi, krejtësisht e vendosur, do të luftojë me mjete demokratike për realizuar detyrën e ngarkuar nga mijëra besimtarë Ortodoksë patrioti të Durrësit: «Ta kemi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Janullatos e pasuesit e tij, jashtë nga Kisha e jonë, jashtë nga Shqipëria». PLEQESIA E KISHAVE TE RRETHIT TE DURRESIT