07/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 janar 1993

Si ta lexojmë kushtetutën

Sa pa nisur duhet të them se s’kemi kushtetutë. Kemi një paketë ligjesh, trashëgimi i parlamentit të kaluar i të njëjtit parlament që na ta shkruar e të vulosur ligjin e tokës e shumë ligje të tjera. Si pa nisur duhet të them se s’kemi kushtetutë. Kemi një paketë ligjesh, trashëgimi i parlamentit të kaluar i të njëjtit parlament që na ta shkruar e të vulosur ligjin e tokës e shumë ligje të tjera. Meqë s’kemi kushtetutë por një paketë ligjesh, njeriu i shkolluar mendja se letrat e kësaj pakete mund të trazohen në duart e atij që e mban dhe të rastisë të lexohen ndryshe. Vetëm kështu mund të kuptohet deklarata e presidentit Berisha në konferencën e shtypit të 30 dhjetorit 1992 kur tha se të kërkosh zgjedhje të reja është anti-kushtetues dhe antid demokratike. Se pari dua të di në cilin nen të paketës së ligjeve është shkruar një gjë e tillë. Në e pastë paketa një të përkufizim, atëherë ajo duhet të jetë e vetmja në botë. (Ne kemi pasur shumë rekorde botërore në të kaluarën). Së dyti, dua të di se si do t’u vejë atyre shteteve të Perëndimit e të Lindjes që bëjnë gjë një të parakohshme kur ndodhen ngushtë. Se tani me deklaratën e presidentit tonë këto shtete janë nën akuzë për shkelje të kushtetutës dhe demokracisë. Personalisht jam kundër zgjedhjeve të reja në kohën e sotme. Duhet të jepet më tepër afat parlamentit dhe qeverisë. Nëntë muaj janë pak, sidomos kur gjendja e trashëguar ishte një katastrofë e plotë. Në këtë pikë jam i një mendjeje me zotin Berisha. Por nëse ky parlament dhe kjo qeveri nuk do të nxjerrin vendin nga kriza, asnjë President, s’mund të më heqë të drejtën të kërkoj zgjedhje të reja, për faktin e thjeshtë se nuk jam këtu që të mbaj në kolltukë Presidentin e deputetët dhe ministrat. Këta i kam vënë aty me votën e lirë dhe mund t’i heq sot, nesër ose pas 4 vjetësh, përsëri me votë të lirë. Ndryshe kurrsesi s’mund të them se jetoj në një vend demokratik, ndryshe duhet të them se jetoj në një vend ku populli i shërben qeverisë. Presidenti i quajti karrieristë e destabilizonjës ata që kërkojnë ose që mund të kërkojnë zgjedhje të lira. Mund edhe të jeni karrieristë. Këtë nuk e diskutoj fare, bile them se edhe në këtë pikë jam i një mendjeje me presidentin. Ai që nget këtë çështjen e zgjedhjeve, sipas meje, niset më tepër nga interesa partiake, këtu hyn edhe karriera personale. Po kur i quan “destabilizonjës” ka një dyshim thelbësor. A mos stabiliteti presupozon domosdoshmërisht qenien tonë në fuqi? Në këtë rast destabilizohet vetë demokracia, sepse po i dhe të drejtën vetes të jesh demokrat vetëm ti, atëherë ke mohuar demokracinë. Duke dashur të mbroj Presidentin them se ai u nis nga zgjedhjet e 22 marsit 1992 për të thënë se populli e dha votën e tij dhe kushdo… se populli e dha votën e tij dhe kushdo që e diskuton tani këtë votë ngrihet kundër demokracisë. Fare mirë. Por më 31 mars 1991 populli voti për shumicën komuniste. A kishin të drejtë këta ta thoshin se po të qeverisnim për katër vjet dhe dhe se zgjedhjet e parakohshme do të ishin antidemokratike dhe antikushtetuese? Po bëhej ashtu ne do të kishim marrë fund si shtet e si komb. Në këtë pikë vëmë prapë te ajo që thamë më lart: nëse ti ia njeh vetëm vetes të drejtën të kërkosh zgjedhje, nëse thua që me marrjen e votës e mbylle punën për 4 vjet, ti i je kundërvënë demokracisë dhe kushtetutës. Presidenti tha me lehtësi se mund t’u tregohët vendi atyre 4, 5 vetëve që kërkojnë destabilizim. Jo pse, por edhe pasëmijë vetëve mund t’u tregohet vendi po të nisen të destabilizojnë demokracinë, po të shkelin ligjet, po të ngrihen me dhunë kundër shumicës. Veçse kjo s’ka të bëjë fare me kërkesën për zgjedhje të reja, me përdorimin e votës së lirë. Në pamje të jashtme duket sikur presidenti tha: e drejta dhe e vërteta janë vetëm unë, partia ime. Po e drejta dhe e vërteta duhet të diskutohen para se të pranohen si të tilla. Prandaj bëhen votime, në alafe 4 vjeçare ose edhe të parakohshme, kur i kërkon populli. Vetëm vota e lirë e vendos kush duhet të qeverisë. Këtë presidenti dhe të gjithëve s’duhet të h... kurrë.

Më 31 dhjetor televizioni italian dha lajmin e mbytjes së dhjetë shqiptarëve afër brigjeve të Brindisit.

NJË DRAMË QË S’MUND TË KALOHEJ LEHTË

Më 31 dhjetor televizioni italian dha lajmin e mbytjes së dhjetë shqiptarëve afër brigjeve të Brindisit. Ishin nisur me një anije peshkimi për të hyrë ilegalisht në Itali. Cilët janë këta njerëz që mbyllën dyert e shtëpive të tyre në ditën e fundit të vitit, do ta marrim vesh në ditët që vijnë. Televizioni ynë dha lajmin si mbaroi puna me pronarët e restoranteve dhe firmave tregtare. Spikeri foli shkurt dhe thatë dhe tha se ndodfta shqiptarët i kishte flakur në det anija greke, a thua se ishin flakur në det nga thasë me rërë. Kurse televizioni italian të gjitha emisionet e ditës i nisi me lajmin e kobshëm të mbytjes së dhjetë tanëve, shoqëruar me fjalë fisnike e njerëzore. U fol se rreth 25 dhjetorit pati një tentativë tjetër eksodi në Durrës e Vlorë. Televizioni nuk dha gjë, sepse lajmet e pakëndshme nuk jepen, ose jepen aty këtu diçka për kriposje. Por le të kthehemi tek eksodi që nuk bëhet më i hapët e masiv por në fshehtësi e nga pak, si bëhej me skllavërit në brigjet e Afrikës. Në Sarandë ekziston një agjenci që bën emigracionin e fshehtë. Çmimet mund të lëvizin, por besohet se në rastin më të mirë, e hedh detin me 200000 drahmi. Kryetari i «agjencisë» mund të jetë një djalosh nga Saranda me shtëpi në qytet por që banon prej disa muajsh në hotelet e turizmit. Nuk e nxjerrin dot prej andej sepse ai nuk thyen qetësinë që të thërrasin policinë. Le që ai ka shoqëri me policët. Kjo nuk ndodh vetëm në Sarandë. Shtëpi përmarrësit e emigracionit gjenden në Vlorë e në Durrës, me korrespondentët italo-shqiptarë të Barit si «sidomos në Brindisi». Këto tregtarë të skllavërve i… [?] në fitime të shumta me m… [?]

KRIMI MË I MADHI - SHPERDORIMI GJYSMËSHEKULLOR I NJË POPULLI TË TËRË

Kujtesë trupit gjykues, që do të gjykojë NEXHMIJE HOXHËN

DORIMI GJYSMËSHEKULLOR I NJË POPULLI TË TËRË

Nesër del në gjyq Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, gruaja që ushtroi për një gjysmë shekulli një pushtet të pakufishëm, pushtet të cilin nuk e kishin dhe nuk e kanë ushtruar as gratë e mbretërve dhe tiranëve më të mëdhenj. Nesër në sallën e gjyqit bashkë me Ledi Nexhmijen do të jetë edhe i njohuri Kino Buxheli. Kjo do të thotë se gjyqi përgjithësisht do të merret me shpërdorimet ekonomike. Nisur nga ky fakt do t’i kujtojmë trupit gjykues se Kino Buxheli mund të mos ishte në këtë gjyq. E ndryshshe, Nexhmije Hoxhës i duhet bërë me parë gjyqi për krimin e madh politik, për gjenocidin dhe persekutimin e pambyllur të një populli të tërë. Ky është krimi më i madh që i është bërë këtij populli në të gjitha kohërat. Pa dyshim që një pjesë e mirë e tij rëndon mbi gruan e diktatorit. Pikërisht për këtë duhet të gjykohet Nexhmije Hoxha dhe skota e saj. Pas këtij gjykimi, në qof-të se do të shihet e nevojshme, mund të thirret në sallën e gjyqit edhe Kino Buxheli. Kjo është mënyra e vetme për nxjerrë në pah shpërdorimin gjysmë shekullor që ata i bënë një populli të tërë.

- Nga Kronikat -

Dy ditë e para të vitit 1993 e mëndura N e kryeçësht, ndrysh- she nga gjithë njerëzit e tjerë, bë-ri ca vizita të cudithshme në ish-rrallat e bllokut. Në çasjet e pa-rë përgatit valles ajo Jeho... e ta bënte përziera me fjalë të të mëdha. Më pas fjala erdhi në qarkullim: «Dilin, po e di-llin? Ku feston? Blloku nuk ka ...» Këto mugica hyni e dilni, kam parë çdo ditë, gjë kujtimet para... Edhe Sulon, edhe Nexhmijen... Edhe sikur të provo-ja t’ju nxirrnin këtej, unë dhe shoqkata e Tiranës do t’i nxjerrnim këto banesa të pabanuara. Po s’doj ju, unë ju jap edhe pa-saporta kapitaliste të Amerikës. Ju të gjithë mund të bëheni qytetarë amerikanë. Mund të anëtarehën edhe në shoqatën e të Persekutuarve Politikë. Broshimi -10 milionë shqiptarët e perse-kutuar! Rrotë bloku! Dilni, po d’ollin Gëzuar Vitin e Vjetër dhe Vitin e Ri!» Tre ditët e para të këtij jave e mërndura N pa para Akademisë së Shkencave duke qeltuar mendime e firma për përcaktimin e dhjetë intelektualëve më të mëdhenj të vitit 1992. Mbledhja e mendimeve dhe e firmave vazh-don. KRONIKANI

Për të menduar ndryshe...

Dy ose tre muaj më parë, në Francë e një mikut tim, nga goja e një të panjohuri dëgjova disa fjalë të mencura, që stononin me bisedën monotone. E vështrova me admirim. Ishte rreth 45 vjeç. Më pas nuk foli pothuajse fare. Ndoshta ky ishte shkaku që më imponoi idenë e një njeriu të mençur, pavarësisht nga veshja, pa-varësisht nga shprehja e fytyrës. Për kjo ide nuk zgjati shumë. Fjalët e tij i lexova në mbrëmje në artikullin e një gazete partiake. Më erdhi keq për të. Kjo ngjarje m’u kujtua disa herë gjatë këtyre ditëve. Fillimisht më 29 nëntor në konferencën e shtypit të presidentit. Më pas duke ndjekur rubrikën «Opinione» në televizion dhe sa herë që njerëzit nipotonin të përmendnin të mirat apo të këqijat e këtij viti. 1992-shi u mbyll. Këtij viti mund t’i gjesh 1001 të mira e po aq edhe të këqija. Mund të flasësh për rritje të nivelit të jetesës, për përmirësim të strukturës ushqimore, për ulje të numrit të krimeve, për mijëra roba me korrent, TV kolor, frigoriferë etj, që kanë hyrë në shtëpitë tona, por këto kurrsesi nuk mund të quhen arritje e suksesë. Edhe nëse nuk do t’i kishim këto vit, ato do të vinin një ditë. E rëndësishme është se njerëzit filluan të mendojnë ndryshe... njerëzit kanë nisur të vënë në punë mendjet e tyre. Kjo është më e rëndësishmja. Njerëz si ai i radhëve të para të këtij shkrimi janë të pakët. Sot fëmijët nuk mendojnë me mendjen e edukatores nënësit me atë mësuesve... Është fat që Shqipëria është një vend me moshë të re popullsie dhe shpejt ajo do të fillojë të mendojë ndryshe... për veten në radhë të parë, e do flasim më pak për të tjerët. Këtë e nisëm që gjatë 1992-shit. Sidomos për të menduar ndryshe do të duhet kohë, do të duhet punë...

NËNSHKRUHET PETICIONI PËR PRONËN

Në numrin e kaluar informuam se janë nënshkruar rreth 50000 firma. Gjatë këtyre ditëve informohemi se vazhdon nënshkrimi në rritje i peticionit: 1. Shkaku - 1000, 2. Vëzaki - 1003, 3. Durrësi - 4000, 4. Elbasani - 2000, 5. Malësia e Madhe - 4000, 6. Tirana - 8000, 7. Peqini - 1000, 8. Gramshi - 1000. Deri tani janë nënshkruar rreth 73000 firma. Peticioni nënshkruhet pranë degëve të PR nëpër rrethe. KOMISIONI

Ky komb i vogël po mundohet të përcaktojë me vetëbesim vendin e tij në botë

Deklaratë nga Kryekisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë lidhur me projektligjin përpara parlamentit për komunitetet dhe organizatat fetare në Shqipëri. Ne besojmë se liria fetare dhe ushtrimi i lirë i saj janë një e drejtë e dhënë nga Perëndia. Ne pohojmë të drejtën e individit t’i lutet Zotit, në trojet tona të Shqipërisë, pa pengesa që mposhtin njeriun, i mohojnë atij jetën shpirtërore me mbështetje hyjnore dhe që shtrembërojnë qëllimin e jetës, që është njohja Zotit. Në të njëjtën kohë hapet pyetja, a është më vend që të përdoren rregullat amerikane të Amendamentit të Parë në një vend si Shqipëria, një demokraci e porsafomuar, në rrethanana pa stabilitet dhe me kondita ekonomike shumë të vështira? Në këtë situatë, një shqikim i kujdesshëm i rrethanave e nevojave duhet të merret në konsideratë se pse aty kemi lloj-lloj ndërthërdje të ndryshme midis Italisë, Zvicrës, Greqia dhe Spanja, secili prej tyre kanë aparatet kushtetuese për shprehjen e lirë të fesë dhe ndërkohësisht për shprehjen e lirë të besimit. Këto vende kanë patur ndërthërdje të ndryshme historike dhe abuzime nga një vend në tjetrin. Përsa i përket projektligjit përpara parlamentit shqiptar në lidhje me udhëheqësit e kishës, neve po vazhdojmë me kujdes bashkëbisedimet tuaja. Neve pohojmë me dyshim se është një ligj i drejtë ai ligj që përcakton që udhëheqësit të jenë vendas, me kombësi e shtetit ku jetojnë dhe se ky ligj është i bazuar në vlerat shpirtërore kanonike dhe historike. Ky shtet duhet të respektohet me këmbëngulje, kështu që të ruhet regullimi i mirë për komunitetet fetare të Shqipërisë. Kur konsiderojmë këtë projektligj, neve duhet të mbajmë mend abuzimet që janë zbatuar në Shqipëri, të strukturuara qeveritare dhe ekonomike, duke filluar nga otomantët, gjatë regjimit të tmerrshëm komunist dhe deri në kohën e sotme për rindërtimin e demokracisë së re të Kombit tonë. Me këtë mendim në tru, Shqipëria ka një detyrim të jashtëzakonshëm të mbrojë format tradicionale të kulturës dhe identitetin e saj, duke mbetur besnike historisë së pasur të vendit që ka vuajtur kaq shumë deri në kohët e fundit. Kjo pikë këtu ka një rëndësi kryesore për të mbajtur Shqipërinë si një Komb në kuptimin e plotë të fjalës. Perëndia nuk zbulon vetën me babështë, por me kohë, dhe ndërsa të gjithë popujt janë në planin e Tij gjatë historisë së shpëtimit, neve duhet të kuptojmë mirë gjendjen ndërs-ore ka ky Komb i vogël por shpirtërisht i frutd... botë. E firmosi shumë i vyer - ARTHUR LIOTIN [??]