14/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 janar 1993

MË TË PËRSEKUTUARIT POLITIKË NUK DUHET TË NDODHE SI ME VETERANËT

Kur u bë bilanci i Luftës Nacionalçlirimtare fshati im i lindjes, edhe pse i madh, doli pa dëshmor. Dhe kjo së pari për faktin e thjeshtë se ky fshat kishte vetëm dy partizanë. Sidoqoftë, mungesa e dëshmorëve nuk solli asnjë farë shqetësimi, sepse tek e fundit mund të ndodhte që të dalë i gjithë fshati partizan e të mos vritet askush. Nga ana tjetër, njerëzit e sapodalë nga lufta u gëzoheshin të tjerave gjërave dhe nuk kishte kohë të mendonin për mungesën e dëshmorëve. Më pas koha bëri të vetën. Dalëngadalë filloi të ndjehej mungesa e tij. Prania e dëshmorëve në fshatat ngjitur, shumë më të vegjël se fshati im, nxiti xhelozinë për të pasur një dëshmor. Nga ana tjetër, një pjesë e fshatarëve të mi u veshën me përgjegjësira të ndryshme (bënë lart) në rreth dhe në qendër. Përveç biografisë personale, atyre tani u duhej edhe biografia e fshatit, i cili fatkeqësisht nuk kishte dëshmorë. Nuk kishte dhimbje më të madhe për ta kur përmendej mungesa e tij. Të detyruar nga gjithë këto rrethana erdhi dita që të sajoh(e) një dëshmor. U emërua si i tillë dikush që ishte vrarë në rrethana krejt të panjohura. Pas kësaj, njerëzit me përgjegjësira u çliruan nga ky ankth i madh, një pjesë e atyre që ishin në lartësim në dëshmorin bënë edhe më lart. Që nga ajo kohë e deri sot fshati im është më dëshmor. Kohë më pas, dy ish-partizanët e fshatit, si kudo në Shqipëri, morën emrin veteranë. Do të ishte mirë që gjithkush të mbyllë këtu, por nuk ndodhi kështu: Në fillim në mbledhjen e madhe të veteranëve të rrethit shkuan dy ish-partizanët. Një vit më pas ata u dyfishuan e kështu sistematikisht vit pas viti veteranët e fshatit tim dyfishoheshin. Kështu ndodhi shumëzimi i veteranëve në të gjithë Shqipërinë dhe sot pjesa më e madhe kanë statusin e veteranit, ndërsa pensionistët numërohen me gishta. Sikur të mos kishin ardhur kohët e reja, edhe mua (megjithëse me biografi jo të mirë) do të më vinte një ditë që të më shkruanin veteran. Shifra e saktë e veteranëve shqiptarë është e vështirë të llogaritet, por sidoqoftë mund të thuhet se një pjesë e madhe e popullsisë e ka këtë status. Kaq për atë kohë... ...Dhe tani të përsekutuarit politikë... Ata nuk janë pak; në njëfarë mënyre të gjithë ky popull ka qenë i përndjekur e përsekutuar si askush. Sidoqoftë, të përsekutuarit politikë janë tepër të dukshëm dhe nuk ka asnjë arsye për t'i ngatërruar. Po, për fat të keq, edhe këtu po ndodh si me veteranët: Kartën e të përsekutuarit politik sot mund ta gjesh rëndom edhe në xhepat e nëpërkutorëve; ish-sekretarëve të partisë (PP), punonjësve të administratës komuniste të të gjitha niveleve deri tek ndonjë punonjës Sigurimi. Para disa ditësh dikush më tregonte se va jajzë së një ish-sekretari të PP për shkak të mesatarës nuk i doli e drejta e studimit l art, pas shumë përpjekjesh (përpjekje kompromisi shkroi ai) gjë që i përsekutuar dhe tani vajza e vet «e përsekutuar»-vazhdon studimet. Kjo është përdhëshore, ironike për persekutuarit e vërtetë politike. Deri tash në Shqipëri numërohen 700 mijë të përsekutuar politikë. Kjo(t)l, në se shumicën i veteranëve të fshatit tim bëhej me vite, ndërsa të përsekutuarit e sotëm shumëzohen me orë. Le të bëhemi edhe kështu; por së pari të përcaktohet statusi dhe të flaket nga rradhët e të përsekutuarve peshkatarët: mbi të gjitha, këtë gjë duhet ta bëjnë vetë të përsekutuarit e vërtetë politikë. 700 mijë të përsekutuar – një milion veteranë do të thotë se Shqipëria të ketë të paktën 5 milionë banorë. Përkatimi i statusit të të përsekutuarve dhe sidomos zbatimi i tij i vërtetë, nuk përcaktohen dhe respektohen vetëm në lidhje me dijeninë e njerëzve që diktojnë u përpoq t'i varroste të gjallë; së pari ky përcaktim respektohet vetë kohën e re, demokratike. Me të përsekutuarit politikë nuk duhet dhe nuk do të ndodhë si me veteranët...

JANULLATOSI I KISHËS SHQIPTARE, SERBI PAVLE DHE GREKU SERAFIN REFUZOJNË TË SHKOJNË NË ASISI KU PAPA U LUT: «TË MOS FLIJOJE ERRESIRA»

JANULLATOS «TETA E TETE» ME SERBIN PAVLE E GREKUN SERAFIN. Gjashtë vjet e gjysmë pas të parit mbledhje në Kuvendi i dytë i madh ndërfetar për paqen. 47 delegacione përfaqësuese të tri feve të mëdha monoteiste, krishterë, myslimane, hebrenj, morën pjesë e u lutën në këtë kuvend të paqes. Xhovani Paolo II në takimin për paqen në Asisi kërkoi të jenë fund uretjes, duke dënuar genocidin në Bosnjë Hercegovinë e duke e cilësuar këtë genocid «shumë të ngjashëm me terrorin e kohës së nazizmit». Më 10 janar 1993 «Islami u lut bashkë me Papën», për të ndalur dorën vrastare që gjakosi të egër të kohëve modernë. Papa dhe përfaqësuesit e shumtë që morën pjesë në meshën e madhe të organizuar në Kishën e vjetër të Shën Françeskut shtruan në lutjet e tyre pyetjen e parë për Evropën: «Se si mund të gjendet vetë kaq shumë vdekje, po të jetë vetë gjallë?» Ftesën e Papës e pranuan 47 delegacione. E këté tubim të madh ndërfetar për paqen disa e abandonuan duke refuzuar ftesën e Papës si patriark ortodoks serb, Pavle Dhe e natyrshme. Mendoni se si mund të lutet për paqen e sidomos të lutet serbi Pavle për të ndalur dorën vrastare serbe dhe rrezikun imminent të saj për t'u shtrirë më tej. Sipas «La Gazzetta» që citon selinë ortodokse në Beograd, serbi Pavle e ka arsyetuar mungesën e tij në Asisi përpara papës se «në këtë kohë të festës së Krishtlindjeve dhe në kushtet e vështira të udhëtimit për shkak të izolimit ndërkombëtar të vendit, është i pamundur që të shkojë në Itali». Krejt qesharak ky arsyetim po të kihet parasysh qellimi fisnik e i lartë i kuvendit ndërfetar. Por tërthame për serbin Pavle kjo është krejt e natyrshme. Ashtu siç është e natyrshme edhe për grekun, Serafin, i cili, gjithashtu, nuk mori pjesë në këtë tubim ndërfetar. Por ajo që është më e çuditshme është fakti që edhe Janullatosi i Kishës Shqiptare, pas serbit e grekut, refuzoi të marrë pjesë e të lutet për paqen. Tashmë thuhet se vendimi i patriarkut Pavle u mor pas konsultimeve me kishat e tjera lindore në Evropë. E drejta e tij. E drejta jonë është të pyesim: Kryepeshkopi i Kishës Shqiptare, Janullatos, mungesën e tij e arsyeton me vështirësitë e motit apo të ndonjë klime tjetër, apo pas konsultimeve me grekun e serbin?! «Të përdorësh fenë si pretekst për të bërë paderjtësi dhe për të përdorur dhunën është një abuzim i tmerrshëm i cili duhet të dënohet nga të gjithë ata që më të vërtetë e besojnë zotin.» – tha Papa, në kishën e shën Françeskut në takimin e 10 janarit. Si thoni ju, zoti Janullatos, ende në fronin e kryepeshkopit të Kishës Shqiptare, aleanca juaj e fundit e konsekueca me qëndrimin e kishës greke e serbe a mund të jetë e rastit? Përgjigjja e vetme pas këtij materializimi të fundit të qëndrimeve të 2 liderëve tuaj është vetëm një largim nga Kisha Shqiptare dhe sa më shpejt.

Falenderim

Duke iu falenderuar për «Tryezën e rrumbullakët» që realizuat në përvjetorin e parë të vdekjes së PETRO MARKOS. Duke iu falenderuar për «Tryezën e rrumbullakët» që realizuat në përvjetorin e parë të vdekjes së PETRO MARKOS, në gjejmë rastin t'i shprehim admirimin tonë në Forumit Rinor Republikan dhe t'u sigurojmë se duke lartësuar figurën e shkrimtarit dhe njeriut ju keni fituar respektin tonë dhe të gjithë asaj mase njerëzish që ka qenë dashur dhe çmuar luftën dhe punën e PETRO MARKOS. FAMILJA

«Vaja me kordele të kuqe» meri ome GJYQ POLITIK

Përdorimi i ipetiet «kuqe» nuk ka ndonjë qëllim të lartë. «Vajza me kordele të kuqe» bëhet në ofiq që vetë Nexhmije Hoxha ia kishte vënë vetes. Ai i sillte imagjinën e ngjyrës së revolucionit dhe të rinisë së përjetshme që është ëndërr e çdo diktatori. Po në fakt po të zbërthejmë sot atë del që përpjekja e klanit enverist për të ruajtur për të falsifikuar dhe për të shtrëmbëruar historinë, po vetëm për qëllim ideologjik e dhe për interesat e kultit personal. Shtrëmbërimi dhe falsifikimi i historisë është krimi më i madh që mund të bëhet një komb ky dhe të llogarism. Duke u përqëndruar thjesht në anën ekonomike të problemit, del se edhe ky krim moral ishte një krim ekonomik. Nuk po llogarisim rrangat e një armatë të tërë shkencëtarësh falsifikatorë. Mjafton të bësh llogari të thjeshta të banimeve financiare për botim luksore të Enver Hoxhës, për çmime, tirazhe, mjafton të llogarisësh se sa humbte shteti e kjo thonte dhe i blinte po vlera këto vepra, pastaj i shpërndante falas ose i dhuronte, ndërsa pra të shkonte familjes Hoxha kr. (Vijon në faqen 3)

QEVERITARE dhe JOQEVERITARE

VINCENZO SCIASCIA «Me Sarajevon po lëkundet qytetërimi, shkruan një gazetar, ndërsa Sarajevos vjen Kosova e banur nga muslimanë shqiptarë.» «Me Sarajevon po lëkundet qytetërimi, shkruan një gazetar, ndërsa Sarajevos vjen Kosova e banur nga muslimanë shqiptarë e, të katandisur në skllavër nga një pakicë serbe». Janë pakicat etnike të krahinave me influencë të kufirit shqiptar, alegojnë, destabilizues të Shqipërisë. Janë kërkesa si ato të vitit 1963, që me siguri nuk do të favorizonin kompaktesinë e popullit e të t’ualllit shqiptar, si edhe as historinë, kulturën, epikën ekonomike por që me spekullimet politike të disa fraksioneve politike mbrojnë rrezikun e zhdukjes së diktaturës së egër. «Liria nuk është problem vetem i Shqipërisë, por edhe i Italisë, Francës, Gjermanisë» dhe i të gjitha demokracive perëndimore. Populli shqiptar ndjehet i nënshtruar, i pazonjë për të përdorur lirinë, i uryer nga toka e vet, i lidhur nga një marëdhënie e ndërlikuar dashurie – urrejtjeje sipas kompleksit të Edipit, me një faj izolacionist që nuk është i tij. E në fakt ndjehet kjo mungesë e madh e së kaluarës», e lidhjeve historike, e traditës dhe e folklorit të këtij populli që është tendecioz, i detyruar midis të tjerave, të identifikohet dhe të imitojë vendet e Italisë. Me tepër se dëshira për një «ideologji», mungon identiteti i tij i vërtetë: ndërgjegjja. Ajo ndërgjegje siç thotë Volteri, që është bagazhi i traditave, i së kaluarës dhe i rrënjëve të saj. Mbajse nuk nevojiten teoritë e thella të Sigmund Frojdit për të ndarë për të kuptuar shpirtin e popullit shqiptar, por mjafton të kujtosh të kaluarën e tij historike, për të vlerësuar aspektet më të fshehura e dinjitioze që hasen të «shkurtra». Revue de Deux Mondes e Charles Didier-it që e studioi dhe shkroi për karakterin shqiptar. Sot populli shqiptar ka humbur traditën liberale, thelbin nacional e historik të patriatizmit në kumpitim e «dashurisë» për tokën e vet. «Ju bën të vërejtë të që do të humbë, thotë Charles Didier. Por, mbase në mënyrë më drastike, mendoi se një e ardhme pa tokë është një tokë pa të ardhme. Duhet ta duash vendin tënd, tokën tënde. Nëse kjo dashuri nuk është e vërtetë dhe e ngjatë do të thotë të bësh dallime midis kushtetve aktuale 13 vendit tënd dhe kushteteve të saj «ideale» që kërkon ndryshime dhe kjo dashuri është tendencioze në vëren e dëmkë së pabesisë autorëve të ndryshimeve politike. Bertrand Russell thotë se një sistem social mund të gjykohet nga qëndrimi që mban ndaj kulturë «të keqijave», dmth., jo vetëm nga të «këqijat e pushtetit» por edhe nga keqijat e karakterit e nga të «këqijat fizike»: elementë të të tjegjykimi do të jenë jo vetëm REFORMAT por edhe tipi i edukimit dhe tipi i shoqërrisë që ajo të dijë të shprehë: TIPIN E KULTURES. Kur qeveritë janë të këqija, si ndodh zakonisht në të gjitha vendet, shumë shpesh aty është pikrja e pushtimit dhe e thithjes së një vendi nga ana e një vendi tjetër dhe të ftohtë në të fortë; së jënë hap përpara në organizimin e një vendosin e paqes të njerëzimit. Sigurisht, do të ishte një avanta për tërë botën nëse të gjithë do të qeveriseshin nga një fuqi e madhe si atëherë kur e gjithë bota ishte nën sundimin e Romës. Rregulli universal qëndroi njëherë një perandori racionale dhe të pranuar eshëm për të gjithë për kultin universal të gjuhës perandorine e paqës universale. Ato kohëra të erës nga të cilat ka dalë praktika jonë politike, kishin një të ... (Vijon në faqen 3)

NGA KRONIKAT

Në mënyrë krejt të çuditshme e kryeqytetit ditën e martë u pa të rendë si një vrapimi prej rrethit për në Atdhe. Pas tri vjetëve të shprejta, e lodhur, ajo u ngjit në shkallët e Pallatit të Kulturës, në pjesën e bibliotekës dhe bërtiti: «Do të nisem për në Helsinki! Mua më shkelën dhe më drejtat!» Edhe Aranit Çela i shkoi tek ajo të drejtat e nderut, edhe Xhelil Gjoni, edhe përkrah Janullatosi. Përse i shkelën të drejtat e një qeveria demokratike? Përse i tha shefi të drejtën e sa? Përse shkëlqen të drejtat e njeriut në Shkodër? Unë do t'u shkruaj gazetave të perëndimit se në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut, se njerëzit përsekutohen, se s'ka liri fjale, liri veprimi. Përse ka luftë klasash? Përse qeveria e ka vendosur, e mendura N. e të Barit. Përse Qeveria demokratike i fut në burg njerëzit që thonë se janë rritur çmimet? Përse Qeveria demokratike çimenton për një komunitet? Ka rritur dhe për demokratët i ka ulur? Përse qeveria nuk i jep arsimin të lartë djalit të Xhelil Gjonit, Aranit Çelës. Përse i internon fëmijët e atyre të burgosurve politikë, të Komitetit Qendror, të sekretarëve të parë? Përse shkëlqen të drejtat e njeriut në Shkodër? Unë do t'u shkruaj gazetave të perëndimit se në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut, se njerëzit përsekutohen, se s'ka liri fjale, liri veprimi. Përse ka luftë klasash? Përse qeveria e ka vendosur, e mendura N. e të Barit. Përse Qeveria demokratike i fut në burg njerëzit që thonë se janë rritur çmimet? Përse Qeveria demokratike çimenton për një komunitet? Ka rritur dhe për demokratët i ka ulur? Përse qeveria nuk i jep arsimin të lartë djalit të Xhelil Gjonit, Aranit Çelës. Përse i internon fëmijët e atyre të burgosurve politikë, të Komitetit Qendror, të sekretarëve të parë? (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM

Vazhdon nënshkrimi i peticionit për pronën private. 1 - Lezhë 1500, 2 - Lushnjë 1000, 3 - Përmet 900, 4 - Peshkopi 600, 5 - Pogradec 920, 6 - Skrapar 1200. Për të tani janë nënshkruar rreth 110000 firma. KOMISIONI