ISH - SEKRETARI I PARË I PP, RAMIZ ALIA, GJATË SEANCËS GJYQËSORE DETYROHET T'I NXJERRË DUART NGA XHEPAT.
Dita e gjashtë e gjyqit kundër Nexhmije Hoxhës dhe Kino Bushelit, nuk ishte dita e tyre. Protagonistë qenë të tjerët: me kërkesë të prokurorit Mosko, gjykata thirri për të dëshmuar liderin e fundit komunist, Ramiz Alinë. Dëshmia e tij parardandit dëshmitë e ish-anëtarëve të tjerë të arrestuar të Byrosë Politike: Manush Myftiut, Hekuran Isait, Qirjako Mihalit. Prej kryeministrit të sëmurë Qarçani u morën vetëm përgjigjet e pyetjeve. Si e tillë seanca ishte njëfarë miniprovë gjenerale e gjyqeve të ardhshëm: Në të dolën afëritë, kontraditat dhe nostalgjitë midis të arrestuarve. Ramiz Alia «lapsusit» të Nexhmije Hoxhës, «shoku Ramiz» dhe shfajësimit të saj «kështu na është mësuar gjuha», iu përgjegj; «s'ka asgjë, Nexhmije, në shokë kemi qenë e shokë jemi». Duket se aprovimi i Alisë për arrestimin e Nexhmije Hoxhës është një histori që i përket së shkuarës. Miqtë e ditëve të lumtura vazhdojnë të mbeten miq, (qoftë për sytë e botës), në ditët e hidhura të arrestimit. Alia pranoi se si Sekretar i parë kishte udhëzuar që «familja e Enver Hoxhës, e ish-Komandantit, e ish-udhëheqësit, që duhet respektuar si familje e një personi të tillë të vazhdojë të trajtohet si më parë». Me këtë ai mori mbi vete një pjesë të mirë të barrës së akuzës. Me sa duket ai e shpallte veten pa mëdyshje dishepull të Enver Hoxhës, pa dyshim më të moderuar dhe më të lakueshëm, por prapëseprapë dishepull me bindje. Nga salla e gjyqit ai u largua i qetë, ndoshta pasi arriti ta ruajë dinjitetin personal. Por gjatë seancës i nxori duart nga xhepi kur gjykatësi i tha që t'i nxirrte. Ish-nxënuri 1> 1 Shqipërisë fitoi statusin e shkollarit. Hekuran Isai solli në sallën e zymtë të gjyqit humorin e Peqinit - as qytet e as fshat. Megjithëse gjykatësit e ndaloi ta deklaronte deklaratën e tij, ai e zbrazti atë si karikator automatik. Në pak sekonda Isai arriti të thotë se: «mua me futi në burg padr(on?) i Qeverisë së Stabilitetit, pasi defteva se kush dha urdhër të qëlloj me armë mbi popullin». Një aluzion krejt i hapur ky për ish-shefin e tij Alia. Kjo është dhe çarja kryesore, e cila gjasist do të kthehet lajtmotiv në gjyqet e ardhshme. Isai e përfundoi batërinë me [?] tij Alia. Kjo është dhe çarja kryesore, e cila gjasisht përfundoi batarenë me thënien: «E pe?... as një sekondë nuk zgjati». Shpërblimi qenë të qeshurat. Kjo qe një goditje majtas. Pastaj ai goditi djathtas duke thënë se «unë vetëm një herë dola jashtë, të tjerët po dalin me dhjetëra herë». Pasi dëshmoi, ish - ministri i Brendshëm u largua nga salla shumë i kënaqur për ilaritetin që mbolli. Manush Myftiu që mezi ecte, u detyrua të dëponojë ulur. Foli pak dhe me vështirësi e u largua. Qirjako Mihali i mbeti besnik vetvetes, opak e pa ngjyrë. Pasi kaloi kjo galeri ish-dëshmitarësh të drobitur, gjysmëagresivë, gjysmënostalgjikë, gjysmëkomikë, gjysmë të trembur, të lind pyetja: vallë këta ngjallnin emocion dhe frikë? Por ajo që drejtonte ishte makina, sistemi. Fillimisht atë e montoi mjeshtri - diktatori, por sapo nisi të funksionojë, ajo u bë vetëpërvuece: ingranazhet dhe rrotat që i duheshin ajo i përzgjedhte vetë. Transmetuar nga Deutsche Welle dt. 13.1.1993
Inteligjencie e dyshimtë
Për të kuptuar se ku kanë qenë intelektualët në atë që quhet «tragjedi shqiptare», pikërisht më shumë për këtë e për më tepër për të kuptuar përpjekjen mjerane të të ashtuquajturve intelektualë në kohën e tashme të tranzicionit nga diktatura në demokraci, për ta dyshuar atë që ndërtohet apo së paku ajo që duket në horizont pikërisht nga këta intelektualë që e shpallin mbështetjen e asfiksimin e tyre si mbytje të vendit e të kombit (ngaqë u duket vetja si Çezarë) - ja tema për të cilën dëshiroj të theksoj qysh në krye, se s'mund të jetë njeri me arsye që t'i gëzohet argumentimit e vërtetimit të saj.
Gjithashtu qysh në krye dëshiroj të theksoj se kjo tezë që e kam shkruar si titull nuk bie në kundërshtim me tezën e Kadaresë sipas së cilës inteligjencien nuk duhet t'ia lemë diktaturës. Ç'është diktaturës është e diktaturës. Po të kërkonim një asosacion me diktaturën në Shqipëri nuk do të ishte i pagëdhëqar asocacioni i një shqiptari atomik që prodhuti më së pari deformimin e njeriut e në këtë edhe deformimin e intelektualit. Duke kundërshtuar tezën e Kadaresë në mbrojtje të inteligjencies në diktaturë (të inteligjencies e intelektualëve shqiptarë), nuk mendoj se i jap e i fal diktaturës intelektualë si Petro Marko, Lasgush Poradeci; Ismail Kadare edhe të tjerë të cilët mbijetuan përballë genocidit e mbijetuan jo vetëm për vete.
Kompromise intelektualësh
Kompromiset te njeriu janë gjithfarësh. Së pari, në diktaturë kompromisi i parë është për të jetuar, për t'u ndjerë gjallë. Kompromiset e njeriut të thjeshtë janë gjithsesi kompromise të njeriut që nuk e rrezikojnë interesa të tjera. Kompromiset e intelektualëve janë kompromise të rrezikshme. Intelektualët në të gjitha kohërat ka-
PRODUKT REAL I DIKTATURËS
në bërë jetën e një vendi, kështu që kompromiset e tyre kanë rrëzikuar fatet e një vendi. Këtij kompromisin e Dr. Dhinikës, njeri në histori i ditur. Kompromisi i tij për të heshtur rrezikoi gjatë historinë dhe vazhdon ta rrezikojë edhe sot. Intelektualët shqiptarë h-e-sht-ë-n. Heshti kryetari i Akademisë së Shkencave. Heshti kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve. Heshti drejtori i Institutit të Historisë. Akademikë të tjerë heshtën. Akoma më tej dhe pak akademikë gjallë tashu heshtën.
Dhe kur heshti kryetari i Akademisë së Shkencave heshtën momentet e kategorive të tjera, domethënë heshti e u varros historia.
Ç'fat! Kryetari i Akademisë së Shkencave historian Por ai heshti dhe shefi kryetar i akademisë, edhe si historian! Po përse heshtën të ashtuquajturit intelektualë shqiptarë, profesorë me tituj e me grada. Përse heshtën gjatë e bënë kompromisin e madh me dikatugrën? Sikur të heshtnin dhe vetëm kaq kjo do të ishte shumë fatlumë për Shqipërinë. Por ata heshtën duke folur pareshtur, duke u bërë tribunë politike e shpirtërore e diktaturës. Si mund të gëzonin gradat, postet e veta ndryshe?!! Këta i kanë shërbyer diktaturës me të gjitha llojet e lidhjeve, miqësisë, krushqisë, fijet e Sigurimit e të tjera. Heshti zotëria i nderuar (gjithmonë heshtur duke folur e duke lustruar kostumin e diktaturës) Aleks Buda. Heshti profesori i deguar Dhimitër Shuteriqi. Heshti zotëria Stefanak Poll[o?] i historianit. Heshtën duke realizuar kompromiset e rrezikshme për të mos rrezikuar veten. Mendoni si mund të ishte kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve zotëria Shuteriqi, i zgjedhur nga Komiteti Qendror i PPSH, pa i shërbyer kësaj skote. Dhe padyshim drejtori i të vetmes revistë letrare (politike) do të ishte dhëndri i tij i cili gjithashtu hesht, veçse gjithmonë duke folur, ashtu si vjehrri i tij që e mbushte parcela të tëra në «Zërin e Popullit». Ky i fundit do të shkonte më tej deri te mitingu i korrikut nëntëdhjetë, mitingu antikombëtar i tipit fashist. Vëre-
(Vijon në faqen 3)
GJYQI I LEKËVE NË DY KOHË
Në ditën e parë të gjyqit të Nexhmije Hoxhës dhe Kino Buçelit, ndërsa prokurori po lexonte aktakuzën, gazetari hollandëz që kishte në krah (megjithëse nga shqipja dinte vetëm fjalën «Mirdita») filloi të mbante shënime në bllok.
Fjala e dytë që mësoi u huajt ishte «lek», fjala që u përsërit më shpesh në aktakuzën e prokurorit. Është folur e shkruar shumë pse gjyqi kufizohet vetëm në shpërdorimet ekonomike, por sikur të mos ishte e majftë kjo, flitet për krahasime me shpenzimet e qeveritarëve dhe deputetëve të sotëm. «X - mijë lekë nuk janë ndonjë gjë e madhe. Kujtoja se kushe e di se ç’ka në bërë. Para këtyre që bëjnë këta të sotmit, as ia vlen të merresh me këtë gjyq. Këta një e dy e nëpër avionë i shkojnë». Arrihet deri aty sa dëgjon të thuhet: «Të gjithë njëlloj janë, bëjnë zhurnë sa të rregullojnë vetën...». Zëra të tillë në mënyrë të tërthortë ose të drejtpërdrejtë ushqehen dhe amplifikohen edhe nga organe të ndryshme shtypi. Ushqimi i një propagande të tillë, në kushtet e sotme, kur akoma ekzistojnë mbeturinat e një mendësie kolektive, kur njerëzit janë tepër të ndjeshëm ndaj çdo lloj «padrejtësie» së pari, synon të rrisë pakënaqësinë, të bëjë të mundur heqjen e çdo shprese të qeverisë e sotme dhe, së dyti, të largojë vëmendjen nga procesi gjyqësor i bllokmenëve. Fjalët e cituara më sipër i dëgjon të thu-hen rëndom nëpër kafene dhe ambiente të ndryshme, por i dëgjon të thuhen edhe në vende të nderuara publike. Hekuran Isai, ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ish-ministër i Brendshëm, gjen rastin të «ankohet» në sallën e gjyqit ku ish thirrur si dëshmitar, se gjatë karrierës 16-vjeçare në Byronë Politike kishte të dalë vetëm një herë jashtë shtetit dhe e kish pasur dietën 14 dollarë, ndërsa këta të sotmit dalin çdo ditë dhe e kanë dietën 80 dollarë në ditë; se ai e kishte pasur rrogën 1600, kurse qeveritarët sotëm e kanë 6000. Se deputetët sot marrin... etj etj. R. Alia deklaron në gjyq: «Kam qenë i mendimit se familja Hoxha duhet t’i kishte trajtuar të veçantë, ndërsa popullit i servirëshin parime nga jeta e vobektë e udhëheqësit që mbante çorape të arnuara rrugë 10 herë me një brisk e mbante 8 vjet një çadër, ndërsa vetë Ramizi në dhjetor të ’90 thoshte: «E deklaroj nën përgjegjësinë time personale se në të ashtuquajturin bllok as ka pasur e as ka privilegje».
Përmenden rast e pa rast, vizitat me avion të ministrave, drejtuesit dhe të presidentit, jashtë shtetit dhe bëhen krahasime me vizitat që bëheshin në të kaluarën, vetëm se nuk thuhet se vizitat e sotme janë vizita pune dhe jo për weekend, janë vizita publike dhe jo të fshehta nuk thuhet se në të kaluarën jeta e udhëheqësve «rregullohej» me dekret sekret e tepër sekrete, nuk flitet për hipokrizinë e madhe të tyre. Bëhen krahasime me të sotmen. Bëhen krahasime me dy kohë të kundërta, kur kërkohet të bëhet hapa me botën (dhe kjo s’mund të arrihet vetëm duke ardhur bota këtu).
Është e kuptueshme dhe logjike që sot, ministri, deputeti a kushdo qoftë do ta ketë rrogën më të lartë se të tjerët, se nuk ka kuptim të flitet për raportin absurd të pagave 1:2, se do të ketë diferencime në mënyrën e jetesës. Kjo është ligjësi e rrugës për ku jemi nisur, rrugë të cilën nuk mund ta devijojnë apo ta kthejnë mbrapsht nostalgjikët e së kaluarës dhe viktimat e propagandës komuniste, sado të mundimshme të jenë përpjekjet e tyre.
LUFTI DERVISHI
(Vijon në faqen 3)
Për POLITIKEN dhe POLITIKANET janë
Disa nga politikanët tanë mbeten të qartë në paqartësinë e tyre.
Punët filloi t’i marrë lumi që ditën kur dikujt i shkrepi në mendje se shteti ligjor mund të ndërtohet pa ligje.
Ndodh edhe kështu
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PR para zgjedhjeve të 22 majit, një pjesë e ish-drejtuesve të PR nuk pranonin të viheshin kandidatë për deputet a edhe në listën emërore sepse presinim që shkonte ambasadorë. Me pas një prej tyre filloi punë në atë që ishte prillë populli, të tjerë u ngushëlluan me astencën.
Me daljen në skenë të Aleancës Demokratike tashmë partisë mund të legalizohen jo vetëm nga ministria e Drejtësisë, por edhe nga parlamenti.
KONSTATIM:
«Partia e «Aleancës Demokratike», megjithëse pa deputetë, formoi grup parlamentar, kurse PR me gjithëse ka deputet, deri tani nuk ka grup parlamentar».
PARADOKS
Asnjë (me përjashtim të N. Tozajt) nuk është shprehur kundër hapjes së dosjeve e megjithatë dosjet nuk po hapen.
KU NDRYSHOJNË POLITIKANET TANE NGA POLITIKANET E HUAJ:
Politikanët e huaj mbasi sigurojnë aspektin ekonomik i futen me zell politikës, ndërsa politikanët tanë bëjnë të kundërtën. Mbas siguronjë aspektin politik i futen me zell ekonomisë.
DY PYETJE ENDE PA PËRGJIGJE
Në diskutimin për projektligjin për kthimin e pronave, në grupin parlamentar të PD-së një deputet pyet:
- Po të dalim me këtë qëndrim çfarë na dalalon me nga Partia Republikane?
- Tjetri i përgjigjet:
- Po të mbajmë këtë qëndrim që thua ti çfarë na dallon nga PS-ja?
DY KAMBERË NE NJE DERE
Në Partinë e Lidhjes Popullore (Vijon në faqen 3)
NGA KRONIKAT
«Partia Socialiste! Partia Socialiste! Fatos Nano! Fatos Nano!»
E çmendura N. e Tiranës duke bërtitur me këto parulla përshkoi gjithë sheshin e Ministrive dhe u drejtua për në rrugën e parlamentit drejt Akademisë së Shkencave.
«Partia socialiste, Partia socialiste! Fatos Nano, Fatos Nano! Do ta shpëtoja Shqipërinë. Qeveria dha dorëheqjen! Tani Qeverinë do ta marrë Fatos Nano. Fatos Nano do të ulë çmimet e sheqerit, bukës dhe djathit, të orizit. Çmimin e sheqerit Fatosi dhe kabineti i tij do ta bëjë 8 lekë. Kaç edhe orizin. Djathin 17. Bukën 4 lekë. Gazeta «Zëri i popullit» do të shitet 4 lekë. Kryeredaktor do të jetë Spiro Dede! Sofokli Lazri do të jetë ministër i Jashtëm. Kryetar nderi i Këshillit të Ministrave do të jetë Adil Çarçani.
Fatos Nano, Fatos Nano do të bëjë reformën në Shqipëri. Të gjitha çmimet e ushqimeve e të veshmbathjeve do t’i ulë. Boll vaji populli nën thundrën e qeverisë së demokratëve...»
E çmendura N. e kryqëzuetit u kthye menjëherë nga parlamenti dhe u drejtua për në sheshin «Skënderbej». Të çuditur njerëzit qëndronin të shumtë, panë se si gruaja u ngjit në podiumin bosh në qendrën të sheshit dhe vijoi fjalimin e saj:
«Sot del në qarkullim vepera e Enver Hoxhës. Çmimi është i pabesueshëm, vetëm 8 lekë. Sekretari i parë në Dibër emërohet Skënder Gjoni. Sot do të lirohet nga burgu Nexhmije Hoxha. Parlamentin e ri ka dhënë pafajësinë. Kolin Pauell është shkruar anëtar i partisë socialiste. Krakshtë është përjashtuar nga Partia socialiste...» të jetë Adil Çarçani.
KRONIKANI
VAZHDON NËNSHKRIMI I PETICIONIT, PËR PRONËN. NËNSHKRIMI BËHET, PRANË DEGËVE TË PARTISË REPUBLIKANE NËPËR RRETHE.