Dhunimi kriminal i pronës së ligjshme filloi nga komunistët qysh me ligjin nr. 25, mbi bazën e të cilit mjaft njerëz të ndershëm e patriotë, që nuk kishin qenë përkrahur komunistët ose ishin antikomunistë, por nuk kishin kryer krime lufte (në kuptimin e pranuar nga e drejta ndërkombëtare), u futën në listat e zeza të kriminelëve të luftës, e, për pasojë, me vendime komisionesh e pa procedurë ligale gjyqësore iu konfiskua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e tyre.
Këtë ligj e pasoi ai me nr. 37 mbi tatimet e jashtëzakonshme për fitimet e luftës, ku parashikohej konfiskimi i pasurisë në rastet e mospagimit të tatimit ose të kryerjes së veprimeve të tjera për t’iu shmangur atij. E përmendëm këtë ligj jo për përmbajtjen e tij, sepse në fund të fundit spekullohet, e aq më tepër ata të kohës, së luftës, vihen në kushte specifike fiskale nga çdo shtet demokratik. Fjala është për mënyrën se si u zbatua ai, si për nga rrethi i personave që iu nënshtuan, ashtu edhe për procedurave pa asnjë precedent (të shoqëruar shpesh me dhunë fizike). Dhe kjo me të vetmen arsye, shpronësimin e pronarëve të ligjshëm, krijimi i bazave për një pronë kolektive, burimi i të gjitha fatkeqësive që përjetoi ky popull për më se dyzetepesë vjet.
Nga viti 1945 e deri në vitin 1950 shteti komunist bëri shtetëzime masive të një numri fabrikash vaj, sapuni, lëkurësh, trikotazhi, cigareh, lëkurësh, çimentoje dhe oficina të ndryshme, stabilimente, hotele, kinema, mullinj drithi, troje e ndërtesa të ndryshme. «Programi» ndaj pronës së ligjshme e pronarëve vazhdoi më tej në përmasa të papara në zbatim të dekretligjit famëkeq nr. 801 datë 22.3. 1950. U shtetëzuan pa shpërblim banesa, dyqane, depo e magazina etj.
(Vijon në faqen 2)
AMBASADA GREKE SHTRON DREKË ME DEPUTETË SHQIPTARË PËR FRONEZIMIN E JANULLATOSIT
Burime që nuk duan të identifikohen bëjnë me dije se ambasada greke do të shtrojë një sëre drekash për deputetët shqiptarë në ditët e ardhshme.
Shkaku i kësaj atmosfere vëllazërore nuk ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve midis shtetit shqiptar dhe atij grek, por me diçka më të rëndësishme. Në vazhdim të deklaratës jodiplomatike të ministrisë së Jashtme greke, edhe ambasada këtu nuk rri duarlidhur. Ajo i fton parlamentarët shqiptarë, në mënyrë aspak demokratike me qëllim që ata të jenë të përgatitur në diskutimin e ligjit «Mbi fetë në Republikën e Shqipërisë». Drekat me deputetët shqiptarë mund të ndikojnë në këtë ligj të madh që kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë të jetë me origjinë greke, të jetë në fund të fundit historia e tij Janullatos Anastas.
Thuhet se ftesa për dreka, për pritje - koktej kanë marrë grupi parlamentar i PD, i PS, i PSD pa harruar minoritarët e kulluar Miç e Makariadhi. Deri më tani nuk dihet se cili deputet do të shkojë dhe cili do t’i bëjë bisht. (Ne do t’ju njoftojmë në një nga numrat e ardhshëm). Gjithashtu nuk dihet se kush do të votojë pro për qëndrimin e Janullatosit në Shqipëri, po ndërkohë kërkardhiçe për një pjesë të diplomacisë greke, që i lë në hapsëpat pa hanxhinë.
Për fronëzimin e Janullatosit janë menduar të bëhen protesta në Këshillin e Evropës, është menduar të vazhdojë përpilimi i peticioneve nga besimtarët ortodoksë etj.
Gazeta greke «Mezimvrini» e datës 27 janar 1993, e cila pati ndërin të pasqyronte edhe veprimtari nga vizita e delegacionit parlamentar shqiptar në Greqi, boton edhe një shkrim, ku ndër të tjera thuhet: «Z. Arbnori dha siguri se nuk mund të vendoset arkipeshkop shqiptar në Kishën Ortodokse të Shqipërisë».
Një mendim të tillë zoti Arbnori nuk e ka dhe nuk ka shprehur në asnjë takim të zhvilluar në Greqi. Këtë trillim, që shekel rëndë etikën gazetareske, e konsiderojmë një provokacion që synon të prishë atmosferën miqësore e të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë.
Zyra e shtypit dhe informacionit të Kuvendit Popullor
Tiranë, më 28.1.1993
A DO KETË ULJE ÇMI-MESH?
«DARA» e reformës ekonomike
Pas kërkesave këmbëngulëse, disa herë të përsëritura, qeveria në fund përgatiti dhe do t’i paraqesë Kuvendit Popullor disa ndryshime ose amendamente në ligjet ekzistuese fiskale.
Ndryshimet u argumentuan si «masa të rëndësishme që qeveria programon të marrë për vitin 1993 për të siguruar vazhdimësinë e reformës ekonomike si dhe për konsolidimin e rezultateve pozitive që janë arritur». Nuk është e zorëshme të kuptohet se kjo politikë e re fiskale e qeverisë synon përmes të tjera edhe një «hop» në luftën antiinflacioniste dhe reduktimin kësisoj më tej të deficitit buxhetor, duke siguruar që për vitin 1993 të parashikohet një rritje e ndjeshme e investimeve shtetërore, rreth 2 herë më tepër se në vitin 1992. Kjo do të thotë ndërmjet të tjerash edhe rritje e prodhimit vendas, që favorizohet, më së fundi edhe nga përjashtimi i tatimit mbi fitimin për tre vjet për subjektet vendas, të cilët tanimë kanë edhe mundësinë e importimit të materialeve që përdoren në investime prodhuese pa u ta- taksuar nga doganat. Krijimi i klasës apo shtresës së kapitalistëve të rinj tashmë është evident edhe në vendin tonë, por ende mungon kapitali prodhues. Nuk dihet nëse kapitalistët e rinj shqiptarë do ta ndjejnë veten të sigurtë për të investuar kapitalet e tyre në sferën prodhuese, pas këtyre ndryshimeve fiskale të propozuara së fundi, por është fakt se ende është e fortë ideja e bumërangut të mosangazhimit të kapitalëve të vena, me frikën e përhershme të humbjes së fitimit. Sidoqoftë, biznesi i vogël dhe tregtia, edhe pse së fundi u çlirua nga efekti fiskadë (përjashtirë e tatimit në çdo hallkë të tij) nuk do të përbëjnë për shumë kohë objektin e pasurimit të tregtarëve tanë. Tatimi mbi qarkullimin, me ndryshimet e reja që propozon qeveria është shtrirë tanimë jo vetëm në prodhim e tregti, por edhe në zërin e shërbimeve, në
Pse e pengojnë Krishtin të flasë shqip?
Ministria e Jashtme Greke - zëdhënëse e Sebastianos
Informacionet e pakta që na jepen nëpërmjet shtypit tregojnë se çibani Omonia - Janullatus po majiset dhe infeksioni po del sipërfaqe. Është fjala për një notë të Ministrisë së Jashtme Greke e cila kërkon që shërbimet dhe ritet e kishës ortodokse në Shqipëri të bëhen në greqisht. Ky presion zyrtar është i shoqëruar dhe me presione të tjera jozyrtare në shtyp, në biseda etj.
Nuk ka më shumë se dy ditë, që një intelektual elbasanas, i përkushtuar ndaj çështjes ortodokse ‘më thoshte se Krishti paska qenë grek dhe se ka folur gjuhën greke. Mendime të tilla qarkullojnë plot dhe janë produkt ose i paditurisë rreth çështjeve fetare, ose i punës së madhe që ka bërë Ambasada Greke me vizat.
Nuk është e para herë që mëndje të errësuara në Greqi kërkojnë t’i quajnë ortodoksët shqiptarë grekë, ashtu sikundër kanë kërkuar dikur dhe për rumunët ortodoksë. Por është e para herë që Shqipëria ose më mirë inteligjencia shqiptare, që disa e quajnë «truri i kombit», gjendet në «befasi» ose jo me përgatitjen e duhur për t’i bërë ba-
(Vijon në faqen 2)
TRE FAKTE që rrezikojnë DHE NJE PYETJE
pretendimin për censurë
Shtypi, gazetari e në përgjithësi të gjithë punonjësit e medias, janë padyshim barometri më i ndjeshëm i kohës që jetojmë. Si të tillë, ata do të ndiejnë, së pari, mbi dorën e tyre, atë që quhet censurë. Pasi të pretendosh t’u thuash njerëzve të vërtetën, duhet të jesh i lirë ta thuash atë (mungesa e censurës presupozon thënien e së vërtetës), duhet të dish të thuash dhe kur ta thuash këtë të vërtetë (këto të dyja mund të realizohen edhe në kushtet e një censure).
Është fakt i patjetërsueshëm se ai në vendet ku ka sunduar komunizmi, fill pas vendosjes së elementeve të parë të demokracisë, ajo që thotë e para është liria e fjalës dhe për rrjedhojë liria e shtypit. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri. Ai që ka thirrur i pari «poshtë diktatura», s’do mend që e ka pasur barkun bosh, por shkaku i vërtetë i thirrjes së tij ka qenë tjetër – kthyerja e fjalës, tek bymimi i pashmangshëm i gjuhës për një gjysmë shekulli. Pra, konteksti është i qartë: Liria e fjalës është thelbi i lirisë njerëzore.
Kështu, ai që thirri i pari «Poshtë diktatura!», datori kësisoj nga kapitalizimi e censurës komuniste,
Në Shqipëri ndodhi që në periudhën e rrëzimit të komunizmit, kur shumëkush po jetonte vështirë si rrjedhim, shtrëngimit, vetmi që ndjohu një lulezëm të pashembullt, që shtypi. Ndodhi që nuk ka ndodhur në asnjërin prej vendeve ish-komuniste të Lindjes, Shqiptarët, si populli i politizuar deri në ind (doemos do të ndodhte kështu) u shndërruan në lexues të zellshëm gazetash. Kudo, nëpër qytetet tona të mëdha e të vogla, në cepa rrugësh e në anë bulevardesh, gryji të sheshit prgjge gazetash që presin të shiten në radhë. Të duket se Shqipëria mban vendin e parë në botë për numrin titujve të gazetave që botohen, krahasuar me sipërfaqen dhe banorët. Kjo flet, përpos të tjerave, edhe për çlirimin e potencialeve të të gjitha niveleve, nga ai më banal i deri tek ai më kualitativi, i cili për fatin e keq, gjendet rrallë. Të gjitha gazetat, përpara se të tingëllojnë të tilla, e quajnë veten gazetë. Të gjitha në të gjitha gazetat e botuara, që gjejnë veten gazeta, i quajnë gazeta redaksit, e quajnë veten gazetarë. Ka ndodhur që të gazetapatalentuarit, gazetazaret, e kanë prezantuar veten, tek i janë im-
Nga kronikat
Die në mëngjes e çmendura N. e kryeqytetit u shfaq midis Pallatit të Kulturës dhe hotel «Tirana» me një tufë librash në dorë duke bërtitur:
«Shqipëria shpëtoi!... Rrofsin kritikët dhe shkrimtarët!... Rroftë shkrimi të pavaruirt!... Ata e shpëtuan Shqipërinë, me librat e tyre! Ata shkruajnë libra! Klintoni i bie saksit. Xhorxh Bushi është i mërfilltë! Boris... analfabet! Mblidhuni, o mile!... Dëgjoni vendimin e OKB-së! Shqipëria shpallet shefe kuadri e botës! Ka intelektualë të mërfilltë!»
Duke ngjitur shkallët e pallatit në mënyrë pozante, ajo iu drejtua turmës së shofërë, gazetarëve dhe kalimtarëve të çastit:
«Dëgjoni!... Nuk ka vend me më shumë kritikë, shkrimtarë dhe libra se sa Shqipëria. Unë dhe Enveri... Enveri dhe unë... kemi shkruar më shumë. Ai iku...mbeti ta unë. Do ndaj poste... Eksod. Eksport. Import. Kuadrol... Amerika është në krizë... Klintoni s’ka shkruar asnjë libër. As Ghali, Kush përmendin t’ëmën e Zegos majë thanës?! Unë s’e kam gjë Molotov Zegon... Ai flet nga maja e parlmentit. Mbahu, baca Moikom!... Mos u ligështo! Jelcini s’ka shkruar libër. Ti po. Ti do jesh sekretar i parë i PK Ruse... Mos bëni zhurmë! Ka për të gjithë. Neshatin ma ka kërkuar CIA! Desha t’ua jap Ruçin, po ai s’ka shkruar libra. Amerika merr gjithmonë pjesën e luanit, pastaj Rusia, por edhe Kinen s’e lëmë dot pa gjë... Kuphtet... floririn e vogël të PS, atë do çojmë. Doklen... Milon... Milon... Ka propozime? S’ka. Miratohet, Kryeministër i TPE-së! Ju të tjerët botoni artikuj. Mblidhuni... Bëni broshura. Pret puna deri në vjeshtën e ardhshme. Amerika do bëjë zgjedhje të reja... Serbia e shkatërruar nga lufta do kuadro... Edhe Greqia e vlerëson turin... do ketë prap seminare... Makariadhi, e botove librin? Ambasada greke dhe parlamenti shqiptar. Rrofsin librat!... Urrall, Urrall...»
KRONIKANI
Ne jemi për kalimin e plotë në pronën private
- TAKIMI I Z. GODO NË DEGEN E PR. LUSHNJE -
(Vijon në faqen 2)
- TAKIM I Z. GODO NË DEGËN E PR, LUSHNJE -
Më 28 janar u mblodh këshilli i degës së Partisë Republikane të Lushnjës. Data përkonte edhe me dyvjetorin e themelimit të degës. Zoti Dalip Greca, kryetar i degës dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë, mbajti një raport mbi shtrirjen dhe veprimtarinë e degës. Rreth raportit diskutuan pjesa më e madhe e anëtarëve të këshillit duke theksuar nevojën e një pune më intensive dhe të organizimit më të mirë. Merrte pjesë edhe Kryetari i Partisë, z. Sabri Godo. Në diskutimin e tij z. Godo tha:
«Ju jeni dega e parë e Partisë Republikane. Përgjegjket tuaja kanë qenë gjithnjë për t’u lavdëruar. Keni mundur të mbani me sukses edhe gazetën tuaj “Ora e fjalës” si një organ që ka mbështetur fort demokracinë, duke kontribuar edhe në zgjidhjen e mbarë të problemeve të rrethit. Shtrirja e degës me 1300 anëtarë është e mirë, por ende s’keni arritur të organizoni në shkallën e duhur në këtë komunë. Nuk është e thënë që shtrirja të jetë në nivel të njëllojtë në tërë rrethin, por as s’mund të pranohet ideja që të lëmë mënjanë ndonjë komunë për shkak se aty ka më tepër influencë ndonjë parti tjetër.
Sot hasen vështirësi të shumta për të lëvizur e për të zhvilluar një punë normale të partisë. Këtu duhet ta kompensojmë me një organizim në shkallën më të lartë që të jetë e mundur.
Ju i llogaritni të mbildhin dhjetëmijë firma në peticionin për kthimin e pronave. Diku gjenj pengesa, sepse dikush e quan peticionin destabilizim, dikush e quan si një kërkesë për kthimin e ifgarëve. Peticioni është një akt konkretizimi i programit tonë të 10 janarit 1991, dhe me shpalljen e këtij programi u krijua edhe dega juaj. Që atëherë kemi thënë shprehimisht se Partia Republikane bazohet në iniciativën e lirë të individit dhe në pronën private. Pra sot, me peticionin dhe me tërë politikën tonë në fushën e ekonomisë nuk bëjmë tjetër veç ta përmbahëm këtë parim bazë. Unë nuk besoj se njerëz seriozë mund ta quajnë peticionin “destabilizim”. E di kushdo se demokracia realizohet nëpërmjet të drejtës themelore të qytetarëve për të mbajtur asamble, për të shpre-
Pse e pengojnë Krishtin të flasë
THIRRJE
- Të gjithë pronarëve të ligjshëm shqiptarë të shpronësuar nga diktatura komuniste, anëtarë dhe simpatizantë të Shoqatës «Pronësi me drejtësi».
- Të gjithë shqiptarëve të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike, të cilët atësirojnë për shtet juridik dhe paqe sociale të qëndrueshme.
- Të gjithë forcave politike që kanë në programin e tyre zgjidhjen e problemit të pronësisë sipas ligjeve demokratike të qytetërimit perëndimor e jo sipas demagogjisë neokomuniste «gjithë populli pronar»(?).
Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve «Pronësi me drejtësi» e konsideron Peticionin për të drejtën e pronësisë, të ndërmarrë nga Partia Republikane Shqiptare, një ndihmesë të çmuar për realizimin e objektivave të Shoqatës dhe e mbështet këtë Peticion pa rezerva.
Rezultatet e këtij Peticioni do t’i bëjnë edhe një herë të qartë
(Vijon në faqen 3)