Bisedë me kryetarin e PRSH, zotin Sabri Godo
“Republika” - Para disa ditësh ju morët pjesë në Kongresin e Partisë Radikale Italiane. Ç’përfaqëson kjo Parti, ose më mirë ç’vend zë ajo në jetën politike të vendit?
- Ajo ka qenë gjithnjë një parti e vogël, por që ka bërë prej vitesh një zhurmë të madhe. Forcat e tjera politike dhe shtypi gjithnjë e kanë shikuar këtë parti me njëfarë buzëqeshjeje, sepse, me idetë që përfaqësonte, viheshin në kundër të gjithëve. Grupin e Panelës në Parlament e quanin “brigandë”. Por kohët e fundit, pothuajse i gjithë shtypi ka qenë i detyruar të përmendë se në çështjet kryesore, Panel[a?] kishte pasur të drejtë. Për shembull, radikalët kanë qenë të vetmit që mbronin vetëfinancimin e partive. Tani del se pothuaj gjithë partitë janë marrë me rushtë (tangente) dhe se kanë bërë shpërdorime në dëm të shtetit. Që radikalët kanë pasur për shumë gjëra ide e parashikime të drejta, u provua edhe me faktin që në Kongresin e tyre morën pjesë e mbajtën fjalime pothuaj gjithë personalitetet më të shquara të Italisë, kurse një pjesë e tyre dhe shumë personalitete të artit e të kulturës u regjistruan ditët e fundit anëtarë të kësaj partie. Ishte si njëfarë gare kush … - Partia Radikale është një parti transnacionale, domethënë një parti ndërnacionale dhe ndërpartiake. Ajo po shtrihet sidomos në vendet e Lindjes që kanë qenë sunduar nga komunizmi. Nga këto vende ishte edhe vlerësimi më i madh… - Një nga çështjet kryesore të Kongresit ishte rritja e anëtarësisë në 30 000 vetë për të zgjidhur problemin e vetëfinancimit. Kjo nuk u arrit, u vendos të shqyrtohej në fund të shkurtit ekzistenca ose jo e … Përmbajtja? - Isha në presidium sepse vij[a?] nga Shqipëria. Fjala që mbajta në asamble ishte me tepër një përshëndetje që mund të përmblidhet në këto pika: drama më violente e pasluftës po luhet në ish-Jugosllavi; lufta po kërëcenon Kosovën dhe Ballkanin; Kongresi të adaptojë një rezolutë për njohjen e Kosovës si shtet neutral e i pavarur, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, të njihet e drejta e shqiptarëve në Maqedoni si popullsi shtetformuese, të njihet statusi i veçantë dhe e drejta e vetëvendosjes për shqiptarët në Malin e Zi dhe Serbinë juglindore. Më pas, i gjithë grupi i shqiptarëve parashtroi të njëjtën rezolutë Fola edhe për përkrahjen që duhet t’i japin 150 deputetët parlamentarë, pjesëmarrës në Kongres autostradës transballkanike dhe lidhjeve hekurudhore ndërmjet shteteve të rajonit e të tjera. “Republika” - Si ndodhi që Panel[a?] nuk u zgodh përsëri? - të shkurtit ekzistenca ose jo e… partisë. Dorëheqja e Panelës është, sipas meje, me tepër njëfarë nervozizmi. Ai do të mbetet në Parlament me listën “Panela”, do të vijojë me “Klubin Panela” etj. - Ju faleminderit.
e tyre morën pjesë e mbajtën fjalime pothuaj të gjithë personalitetet më të shquara të Italisë, kurse në pjesë të tyre dhe shumë personalitete të artit partie. Ishte si një zjarrë gare kush të regjistrohej më parë.
“Republika” - Çfarë ju shtyu juve të bëheni pjesë në këtë kongres?
- Partia Radikale e Italisë bazohet në parimin e joviolencës. Në botën e sotme kjo është një
- dhe ndërpartiake. Ajo po shndërrohet në Kongres. Morën pjesë kryeministra, ministra e parlamentarë.
“Republika” - Ju ishit në presidiumin e Kongresit dhe mbajtët një fjalim. Cila ishte
Riorganizim në front të gjerë i enveristëve brenda e jashtë shtetit
• Borxhin e Nexhmije Hoxhës do ta paguajnë enveristët
• Një udhëheqës i Partisë Socialiste organizon enveristët jashtë kufijve të Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë Nexhmije Hoxhës me para
Sipas një burimi të mirinformuar, enveristë me banim jashtë kufirit të Republikës po organizohen dhe po mbledhin të holla për llogari të së burgosurës Nexhmije Hoxha. Siç dihet, N. Hoxha, veç dënimit me nëntë vjet burgim, duhet t’i kthejë arkës së shtetit edhe rreth 70 mijë dollarë amerikanë që i ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë e të jashtëligjshme. Dhe ndërsa njerëzit në Shqipëri u qetësuan disi, sepse panë më në fund në bankën e të akuzuarit gruan e diktatorit dhe nëpërmjet saj tërë epokën diktatoriale, edhe pse këtë radhë jo për arsye themelore si genocid, vrasje, shtypje e pashembullt, befas merret vesh se enveristët përsëri riorganizohen, organizohen, bëjnë mbledhje e takime të shqetësuara dhe mbledhin të holla për ish-mbretëreshën e 50 vjetëve të këtij vendi. Një fakt vërtet tronditës. Një fytyrë për tokën e djegur shqiptare, për njerëzit e vrarë, të shtypur e të raskapitur shqiptar. Një krim i dyfishtë, rreshtja e tërë atyre që diktatura i vrau, i torturoi dhe i zhduku pa gjyq apo me gjyq të manipuluar. Dhe gjithkush mund të pyesë: si është e mundur që të ketë shqiptarë në faqe të dheut, aq të trashë sa ende të qëndrojnë të lidhur me prangat e komunizmit, me parrullat (në thelb antikombëtare e antishqiptare) enveriste, me kulomat e destinuara për kamare e mohim.
Por ja edhe një fakt tjetër që e ndriçon në një mënyrë dhe e justifikon tërë këtë sipërmarrje të enveristëve jashtë kufirit. Një anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste, madje edhe shefi i një sektori, vesh opinionet dhe shkon vetë mbrapa kufirit, që këtë “iniciativë revolucionare” sipas parimit një për të gjithë e të gjithë për një për një të Enverit t’i jepet dashur, ta organizojë, ta kontrollojë dhe sidomos që të ruajë konspiracionin e burimit të këtij organizimi.
Tani suma e domosdoshme që duhet t’i kthejë arkës së shtetit e dënuara Nexhmije Hoxha është duke u mbledhur. Një gjë nuk dihet me siguri: Këto para do të shkojnë përsëri atje t’i marrë e t’i sjellë në Shqipëri ai anëtar i komitetit drejtues të PS, apo do t’i sjellin vetë enveristët në mënyrë ceremoniale? Do t’ia japin tani apo do të presin 20 shkurtin, 11 prillin, 16 tetorin, apo pas 9 vjetësh, kur vetë Nexhmije Hoxha do të përmbushë dënimin dhe bashkë me të t’i kthejë shtetit edhe paratë e grabitura?
Për këto si dhe emrin dhe përpjekjet e drejtuesit të PS do të njiheni më hollësisht në numrat e ardhshëm.
Dialog tolerant
A, të lutem, ... kam edhe unë familje
Fshesa- emigranti - diplomacia
A mund të dëbohen tërë shqiptarët nga Greqia? Humbet apo fiton Greqia nga emigracioni shqiptar
Dr. Apollon Barçe
Emigrimi nuk është fat dhe lumturi. Nuk ka emigrantë të lumtur. Ai nuk është as luftë për të jetuar. Ai është luftë për të mbijetuar vetë dhe të afërmit e lënë pas vetes. Ai është një sakrificë e detyruar. Një mekanizëm për vetëmbrojtjen e jetës kur atdheu s’ta ofron dot më këtë mundësi. Sot ai quhet emigrim, dje quhej kurbet, por në lashtësinë tonë jemi emër tjetër, kolonizim. Dhe ky kolonizim, që zë fill në shekullin VIII para Krishtit, është një gjë e grekëve të lashtë. Madje edhe fundi i shekullit të XIX i gjeti ata me 2 milionë kolonë emigrantë nëpër botë. Sot vetëm në Gjermani ka 600 mijë, kryesisht në bare dhe restorante. Dhe një restorant grek në Gjermani sjell të ardhura më të mëdha se vjelja e portokalleve nga shqiptarët në Greqi. Por javën e shkurtuar autoritetet greke rinisën këtë operacion me emrin human nuk është dhe delikat “Fshesa”. Për 4 ditë “Fshesa” fshiu 2300 rumunë e emigrantë shqiptarë. Sa e ndryshuar është Shqipëria nga ky emigracion?
Zyrtarisht burimet greke flasin për 130-150 mijë emigrantë. Jozyrtarisht burimet shqiptare flasin për 260-280 mijë. Të ardhurat prej tyre janë 400-450 milionë dollarë në vit. Por në kushtet e ekonomisë gjithmonë e më të rrënuar, kjo përbën gjysmën e buxhetit të shtetit shqiptar. Shpërndarja kapilare, shtëpi më shtëpi, e bën këtë gjysmë mjaft më të efektshme se gjysmën tjetër të shtetit. Madje ajo është dhe gjysma e sigurt. Ndihmat nga Evropa nuk janë të përjetshme. Në këto kushte, përdorensa ende nuk është gjetur një burim alternativ, mbyllja e këtij burimi sjell kolapsin ekonomik. Këtë grekët e dinë shumë mirë.
Humbet a fiton Greqia nga emigracioni?
Rreth 70 për qind e emigrantëve shqiptarë janë të punësuar. Legjislacioni grek nuk është kursesi diskriminues ndaj punës së huajve. Ai është human dhe evropian. Por si për automobilistin, ashtu dhe për sipërmarrësin grek, afendikoim, drita e kuqe e semaforit është thjesht një sinjal për mos t’u respektuar: Pagat e shqiptarëve janë 100-500 dollarë në muaj, 4 herë më të ulëta se ato të grekëve. Por kjo pagë e ulët, është në të njëjtën kohë 4-20 herë më e lartë se e profesorit të Universitetit të Tiranës. Nga ky nënpagim dhe mbipagim Greqia vjet fitoi diçka si 2 miliardë dollarë. Jo dhe aq keq për një vend që i ka 10 miliardë hua TPE-së.
Fjala psikologjisë së Zorbës, bankat e kursimit në Greqi nuk njihen me emrin grek Trapeza. Ato kanë emra gjermanë e holandezë. Greqinë. Uzina janë ose super të reja dhe në to punojnë grekë, ose super të vjetra dhe në to punojnë specialistët më të mirë të emigrimit. Me makina të tilla nuk punon dot punëtori i zakonshëm grek. I miri punon në uzina të mira. Por vështirë se Greqia ka fuqi dhe dëshirë që bashkë me emigrantët të flakë tej edhe gjysmën e të ardhurave. Kush është ahere shkaku, mos është vërtetë i bezdishëm operacioni për grekët?
Lejtmotivi i shtypit grek, paradoksalisht edhe i Pasokut, janë krimet e emigrantit. Sipas ministrit të Brendshëm Galestathis, vrasjet nga emigrantët, nga 19 në vitin 1991 u rritën në 25 në vitin 1992, përdhunimet në 32.
(Vijon në faqen 2)
Nëse do të këtë zgjedhje të reja parlamentare...
• Qeveri koalicioni?... • Qeveri të pakicës?... • Apo opozitë të fuqishme socialiste
NERITAN ALIBALI
Mbi tryezën e politikës shqiptare është hedhur karta e zgjedhjeve të parakohshme. Politikane të ndryshëm, si lojtarë boksi, po kërkojnë rindarjen e letrave, ideja e një shansi të ri, për të fituar një lojë parlamentare, ka krijuar baza të fuqishme. Brezku i restaurimit të diktaturës nga fuqishme absolute e Parlamentit, po amplifikohet në veshin e opinionit te frikësuar e keqkuptuar. Ahtëre, ç’duhet bërë?
Nuk dua t’u ruaj kallugët deputetëve të PD-së. Aq më tepër kur disa nga ata janë në nivelin intelektual të mesatares së elektoratit të tyre. E megjithatë, sot, unë jam kundër zgjedhjeve të reja parlamentare! Përsë?
Një fushatë disamujore elektorale do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë. Jo vetëm se do të ndërpriste reformën. Tek e fundit, ajo po lëviz ngadalë si në një ecje fëmijërore. Por edhe sepse një fushatë e tillë do të ishte e papërballueshme për shqiptarët në këtë fazë tranzicioni. Ajo nuk do të përthithte
(Vijon në faqen 2)
Mbërriti në Shqipëri presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev
Ritheksohen mundësitë për një zgjerim të miqësisë e bashkëpunimit
Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Zhelju Zhelev mbërriti pardje në Tiranë. Ai shoqërohej nga zyrtare të lartë bullgare dhe një grup gazetarësh.
Në aeroportin e rinasi ai u prit nga presidenti i Republikës z. Sali Berisha dhe personalitete të tjera të larta të jetës politike shqiptare.
Në takim e rastit presidenti shprehu ndër të tjera se “ne” dhe “ne” ... dhe herë të tjera, por duhet sqaruar, ehtë një ... Jam i bindur se kjo ... për të shënuar një etapë të re të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona e më gjerë në rajon.
Me sa vë Z. Zhelev, duke ... kërkuar për njohjen e ... të marrëdhënieve ... dhe ... në rajon.
... marrëveshje ... e cila do të anulojë atë të 1947-ës. E nga ky vit kanë ndodhur shumë ngjarje pranë domosdoshmërisë e nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë që do të ndikojë pozitivisht në zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve e dy popujve tanë. Mbështetje presidenciali bullgar u prit nga presidenti shqiptar pas 25 minutash bisedimesh në Pallat, filluan bisedimet mes dy delegacioneve. Presidenti Berisha e cilësoi traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit si një akt shumë të rëndësishëm dhe shprehje të dëshirës së mirë dhe ekzistencës miqësore.
Nga ana e tij Z. Zhelev vlerësoi momentin e ecurisë së këtyre marrëdhënieve. Me pas u bisedua konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit e të miqësisë mes dy vendeve. Po kështu presidenti i Bullgarisë përshëndeti parlamentin shqiptar.
Korresp. “Republika”
Foto A.Dhimitri (A T SH)
A mund të dëbohen tërë shqiptarët nga Greqia?
Fqinjë emigranti, diplomacia
Nga kronikat
Ditën e enjte, në orën 10.00 deri në 14.00, e çmendura N. e Tiranës u pa e ulur para godinës së madhe të “Zërit të Popullit”, duke shkaravitur fletët e një blloku të madh. Hera-herës çohej në këmbë dhe bërtiste: “Mocion... Mocion, mosbesim, mocion!... Jam kryetare e Partisë Socialiste, jam Niko Gjyzeri, jam Qirjako Mihal. Ku i ka paratë e 50 vjetëve qeveria demokratike? Iiiir Hoti, ti ke qenë guvernator 50 vjet! Ku i ke paratë e Shqipërisë? Ç’janë këto pare? Pse ke bërë skandale financiare? Pse e ke varfëruar Shqipërinë këta 50 vjet? Jam kryetare e Partisë Socialiste! Part e popullit... pse na keni varfëruar.
Mocion... Mosbesim... Sa ka qenë borxhi i jashtëm në fund të vitit 90, 91, 92... Cila është veprimtaria e Bankës së Shtetit në këta 50 vjet? Jam kryetare e popullit socialist!... Iiiir Hoti, nxirr paratë! Ti i shkatarrove Shqipërinë... Socialistët duan paratë, paratë e popullit!...
Të premten, në orët e para të mëngjesit, e çmendura u pa të vraponte përpara Bankës së Shtetit, e ndjekur pas nga një turmë e madhe manifestuesh. Pas xhirove të shumta, u ndal para selisë së Partisë Socialiste, duke bërtitur: “Paratë tona, paratë e popullit! 50 vjet para! ...” U mbyllur në Zvicer. Banka është bosh... Deri në kohën e Gramoz Pashkos ishte plot. Vetëm ai dinte t’i ruante paratë!... Fatos Nano, pse nuk del të ruash Bankën; paratë e popullit...
Ditën e shtunë dhe të dielë e çmendura N. nuk u duk në asnjë nga rrugët dhe udhëkryqet e Tiranës. Sidoqoftë dikush këmbënguli se e kishte parë në Aeroportin e Rinasit duke u bërtitur pasagjerëve të huaj dhe shqiptarëve: “Do të shkoj... në fund të botës do të shkoj për të gjetur paratë që ka vjedhur qeveria demokratike! Jam kryetare e Partisë Socialiste, jam... do të shkoj në Zvicër, do të shkoj në Francë! Do t’i gjej... KRONIKANI