10/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 mars 1993

Të ardhhmen nuk e ndërtojnë dot nostalgjikët e djeshëm

• Shqiptarët duhet të kthejnë shikimin mbrapa dhe të kujtojnë fytyrën e diktaturës FATMIR MEDIU N/kryetar i PRSH

"Inkonvenienca" fillon tek ju, zoti Nano

GJERGJ PILIKA E dëgjuar fillimisht rrugëve si thashetheme, e deklaruar pastaj nga Namik Dokle në BBC, kërkesa absurde për dorëheqje të qeverisë Meksi mori formë publike nga kryetari i PS, Fatos Nano, në konferencën e shtypit që ai dha në selinë e PS. E ndërtuar si zakonisht në stilin “filozofik” dhe “eloku ent”, deklarata e Nanos, përveç termave me frekuencë të madhe si inkonveniencë, inkonsekuencë, realizëm, vizionarizëm, u dallua dhe për koncepte të reja si “arti i bashkëpunimit”, “shansi i fundit” apo “republikë bananesh”. Nuk është aspak çudi kjo deklaratë për të kërkuar dorëheqjen në këtë fund dimri, sado absurde që është në thelb. Ishtë një dimër i vështirë. Një dimër për të cilin disa patën dëshirën të ishte shumë më i vështirë, shumë më i panatyrshëm; pra sa më goditës për qeverinë Meksi. Që kjo e fundit të ishte jobindëse (apo inkonveniente, siç thoni ju, zoti Nano). Ndërkaq eurobarometri ’93 tregoi se 75% e shqiptarëve mendojnë se jetojnë më mirë se më parë. Ndërsa ju, zoti Nano, thoni se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim tek qeveria Meksi. Ju ndoshta do të shpresonit që i ftohti i këtyre ditëve marsi t’ju ndihmonte për këtë “inkonveniencë” tuajën. Por dilni pak nga zyra dhe do të shihni që shumë njerëz tani mbajnë në duar mimoza. Pranvera erdhi. Ndoshta ju e dini këtë, prandaj edhe nuk vonuat të deklaroni “inkonveniencën” e qeverisë Meksi. Sepse si ekonomist që jeni, e kuptoni mirë se shqiptarët dalëngadalë po shkojnë aty ku nuk do të pyesin fort për qeverinë. Që tani shqiptarët kanë filluar të mendojnë vetë për ekonominë e tyre. Për t’u treguar sa më “konvenient”, ju zoti Nano, treguat se zotëroni “artin e bashkëpunimit”. Pra si politikan, ju mendoni se bashkëpunimi me ju do t’i sillte avantazhe qeverisë Meksi. Personal isht edhe unë ashtu mendoj. Ju mund të bashkëpunoni. Por vetëm në qoftë se heshtni. Vetëm kështu ju do të filloni të njihni shkallët e para të konveniencës. Vetëm duke heshtur ju do të fitoni vlera. Edhe pse moral isht jeni tepër i konsumuar. Konventën e tyre? Të bëj e dini këtë, prandaj edhe nuk votuat të deklaroni “inkonveniencën” e qeverisë s’diçka Leontiev Çuçi në fushatë elektorale me më të paprivilegjuarit

Shqiptarët duhet të kthejnë shikimin mbrapa dhe të kujtojnë fytyrën e diktaturës

• e diktaturës FATMIR MEDIU N/kryetari i PRSH Mungesa e përvojës dhe e profesionalizmit politik, si dhe përpjekjet e individëve apo partive politike për të hyrë në brazdën e tyre, çon pashmangësisht në ndryshime që janë të parakohshme, të cilat arrihen nëpërmjet praktikave për të realizuar qëllimet e tyre kryesore që, po t’i ndanim, sot do të ishin: Pozita - përpjekje për stabilizimin e vendit (shpesh me gabime), si dhe opozita - për destabilizimin e këtij vendi (si qëllim në vetvete). Gabimet e partisë në pushtet, pra PD, kanë bërë që këto vështirësi të shtohen artificialisht, duke u lënë kështu një terren të favorshëm social-komunistëve për destabilizimin e vendit me thirrje të papërgjegjshme, duke nxitur për të shkaktuar një konflikt social (praktikë pune tashmë e njohur dhe e përvetësuar mirë prej tyre), me anë të “ZP” ose mitingjeve dhe deklarimeve në të të liderëve të PS. Në një shoqëri demokratike (Vijon në faqen 2)

Leontiev Çuçi në fushatë elektorale me më të paprivilegjuarit

Rastardi...

Me rastin e hapjes së dosjeve Kam fshehur një turp, i cili lidhet me emrin e një familjes sime. Ky turp na gulçon e sa s’na mbyt të gjithëve. Kohët e fundit më është bërë i padurueshëm prezantimi me njerëzit e tjerë, sepse i porsanjohuri, sapo paraqitem: “Peshkëpia”, më pret me një vështrim, në të cilin s’është nevoja për fjalë për të lexuar distancim, ndrojtje, dhe ndjenjën e tyre. Miqtë, shokët e njohurit më kërkojnë shpjegime për sjelljen e çuditshme e jo të denjë të nipit tim deputet, me pyetje që përmbuajnë me shenjat e pikëllimit?! Në janar të vitit 1990, ditën kur u fol për demonstratën e orës 18.00 në Tiranë, tek sheshi Skënderbej, u arrestuan shumë vetë. Shumë prej tyre u mbajtën 15 ditë apo 1 muaj dhe u liruan për shkak se dihej. Këtë natë u arrestua edhe Ridvani, i cili u mbajt tre orë, kohë e mjaftueshme për përpilimin e dy-tre deklaratave: Aty ai denoncoi shokun tim Nezir Stermansin, i cili u arrestua pas dy orësh. Unë s’dija gjë për këtë. Të nesërmen me vjen në shtëpi e ema e motrën e Ridvanit. Më treguan ngjarjen dhe më pyesin se ç’do të ndodhë, sepse Ridvani ka nënshkruar një deklaratë për Nezir Stermansin. Godita ballin me pëllëmbë të tëra: “Mos!” Unë dhe i ati i Ridvanit, që zuri shtratin nga ky turp, u vajtëm shpirtërisht këtë dramë. Ridvani, i frikësuar, nuk i dilte oficerit te siguria. Iliaz Çeço, në takimet që kishte lënë ai në vende të ndryshme. Në hetuesi shkoi vetëm i ati, për t’i dalë mbanë situatës. Të nesërmen në mëngjes mora vesh se Ridvani kishte shkuar te shtëpia e Enverit. Më vonë e mora vesh se ishte takuar me Nezir Stermansin. Më pyeti: “Çfarë të bëj?” Iu përgjigja: “Vetëm shkohu ju të filloni të ngjisni shkallët e para të konventës. moralist jeni tepër i konsumuar.” GEZIM PESHKEPIA Marrë me shkurtime nga “RD” Marrëzitë e “Aleancës” filluan që në numrin parë të botimit të saj. Dhe filluan me një mantel hipokrizie dhe spekullimi lojtën me shkrimet, por edhe me një gjë “fare të vogël”, të padukshme”: Në stafin e gazetës është vendosur edhe emri i shkirmtarit të nderuar Dhimitër Xhuvani. Përse vallë? Kushdo e merr vesh. Opinioni u çudit. Por më tepër u çudit vetë Dhimitër Xhuvani, që edhe protestoi e redaksia i premtoi se do ta përgënjeshtronte vendosjen e dhunshme të emrit të tij. A do ta bëjë vallë ndonjëherë... Redaksia e gazetës “Republika” i ofron z. Ridvan Peshkëpia, gratis mundësinë e botimit të dokumenteve, dëshmive, apo deklaratave, që vërtetojnë se nuk ka qenë spiun i SIGURIMIT TË SHTETIT

Telegram ngushëllimi

Presidentit të Republikës Kosovës Dr. Ibrahim Rugova I nderuar zoti President! Tragjedia që ndodhi në aeroportin e Shkupit, ku humbën jetën 80 vetë, më e shumta shqiptarë, nga Kosova, është për ne të gjithë njëhidhërim i rëndë. Ju shprehim Juve e, nëpërmjet jush familjeve të viktimave, ngushëllimet vëllazërore në emër të PRSH. Dhimbja që përjetojmë këto çaste, është dhimbje e paralajmëruar, rrjedhojë e spastrimit “të qetë” etnik në Kosovë. Ajo i shtohet dhimbjes që përjeton kombi shqiptar në këtë fund shekulli. Kemi bindjen se do të zbulohen shkaqet e kësaj tragjedie. E vërteta do të dalë në shesh sado thellë të fshihet. Për Komitetin Drejtues të Partisë Republikane Kryetari Sabri Godo

PS në fushatë elektorale

Leontiev Çuçi në fushatë elektorale me më të paprivilegjuarit

Për ata që firmosën në emrin e Mëhill Tanushkës

Kur dhanë dorëheqjen pesë gazetarët e BD-së, u çudita kur pashe se mes tyre ishte edhe Mëhill Tanushka. Me të punojë tani ky mjeran, mendova. Njeriu hije, njeriu i heshtur, që ende dhe sot nuk dihet se ç’punë e lidh me gazetat, jep dorëheqje. Dyshoj, Tanushkat kanë një meritë të vetme. Ata dinë të heshtin të vetmen gjë që kanë, EMRIN. E ç’mund të shesë tjetër Mëhill Tanushi? E keqja është se mjerani Tanushkë s’ka ditur pikërisht atëherë kur “liderët e moderuar” duhet të shfaqnin vulgaritetin, pafytyrësinë, egoizmin... Dhe të gjitha këto në emër të “të moderuarve” Tanushkat, pa të cilët “të moderuarit” do të ishin rrugaçë. Ylli Rakipi

Horoskopi politik i javës

(10 - 17 mars) Aleksandër Meksi Dashi (21 Mars - 20 Prill) Pak çaste të lumtura do të keni kësaj jave. Të lindurit në shenjën e dashit janë të qetë në moshë madhore, por kërkesat llogjike i bëjnë të ashpër dhe favorizojnë rikthimin e veseve të fëmijërisë, brutalitetin dhe përdorim force. Rexhep Uka Demi (21 Prill - 21 Maj) Javë e përshtatshme për refleksione. Jo gjithmonë duhet të ngulni këmbë në tuajin. Kujdes! Pozicioni i jove kundër Tokës është i favorshëm për këtë të fundit, por vetëm nëse mendoni për pronarët e saj të ligjshëm. Skënder Gjinushi Binjakët (22 Mars - 21 Qershor) Megjithëse puna nuk do t’u shkojë keq, gjendja shpirtërore nuk do të jetë në nivelin e fryteve të punës. Është java që dëgjuesit ju kupton më tepër. Mos nguroni të shfrytëzoni çastin. Fatos Nano Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik) Pozicioni i Hënës dhe lëvizja e yjeve nuk favorizojnë biseda e takime (qëllimisht) në ambiente të mbuluara. Turndimet për karrierë që ju sjellin kombët e gërrorës kanë të rrezikshme. Nuk duhet të sy moshen për lart, se bie menjëherë poshtë. Jeni e pasur afektivë. Shfrytëzoni rastin. Yjet parashikojnë një udhëtim në rrethit e lugu, por sidoqoftë, mos e bëni këtë javë. Sali Berisha Luani (23 Korrik - 20 Gusht) Mjaft punë ju presin dhe duhen çuar deri në fund. Me partnerët do të keni relacione të ngushtë dhe të ngrohta. Një udhëtim i afërt nuk parashikohet, sidoqoftë vjet këtë javë lehtësojnë në marrjen e vendimeve. Kujdes, mos harroni fjalën weekend. Eduard Selami Virgjëresha (23 Gusht - 20 Shtator) Me përgjithshëm të disa keqkuptimeve të parëndësishme, punët do t’ju ecin mbarë. Është koha për t’u kthyer tek miqtë e vjetër. Gjendja shëndetësore do të jetë e mirë. Mos preferoni ta vini veten para surprizave. Sabri Godo Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor) Javë e qetë por me shqetësime. Puna do t’ju ecë mbarë. Një punë e pambarruar i ka të gjitha shanset të përfundohen. Fundjava ju rezervon një të papritur. Gjendja shëndetësore e kënaqshme. Neritan Ceka Akrepi (23 Tetor - 21 Nëntor) Nuk është kohë e përshtatshme për karrierë. Një vendim parëndësi mund ta merrni të marën. Asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhë. Nga politika mund të largoheni, por mund të riktheheni përsëri. Namik Dokle Shigjetari (22 Nëntor - 20 Dhjetor) Zënia me punët e partisë nuk do t’ju lërë kohë për të provuar fatin. Kujdes, mos ndërmerrni asgjë të jashtëzakonshme. Është një javë që mund të vendosni edhe për vete e jo vetëm për shtresat e paprivilegjuara. Në rast se ndodh një e papritur (jepe dorëheqje shefi), mos nxitoni. Të tjerë kanë nxituar para teje. Bashkim Kopliku Bricjapi (21 Dhjetor - 20 Janar) Javë me turbullira, por në planin personal. Për të lindurit në këtë shenjë vlen proverbi “Asgjë të ligë, çdo gjë më ligj”. Me kundërshtarët do të dini fitimtar. Britët e sgarpit stigmatizojnë mbrojtjen, por edhe sulmin. Përdorini të alternuara. Gjendje e shkëlqyer shëndetësore. Pjetër Arbnori Akuariumi (21 Janar - 23 Shkurt) Vandosa e yjeve tregon se këtë javë nuk ka mocion dhe interpelancë. Vazhdoni të tregoni mirëkuptim dhe tolerancë dhe duroni. Për të lindurit në këtë shenjë shkon më shumë fjala e urtë “I duruari, i fituari”. Gjendja shëndetësore e mirë. Një surprizë ju rezervon dita e enjte. Valer Xheka Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars) Mos bëni veprime të nxituara, për të mund t’ju bënin dëm. Përdorni metoda. Shqetësimet mund t’i zgjidhni duke ngritur zërin dhe dorën. Punë ju presin, por s’mund t’i mbaroni në një ditë. Kjo do t’ju bëjë të pakënaqur me veten. E hëna është dita juaj. Lutfi Dervishi

Nga Kronikat

Ndryshe nga herët e tjera e ç’mendura N., dy ditët e para të kësaj jave i kaloi me një heshtje gati-gati solemne. Në të gjitha udhëheqët ku lëvizi ajo vështronte gjithçka me shpërfillje dhe një indiferencë përzier me atë hutesën që karakterizon sot politikën shqiptare. Dhe në mengjes herët u pa të hipte në shkallët e pallatit të kulturës duke u ndalur në vendin që përdoret si podium. Për 15 minuta rresht ajo deklaroi se në orën 10.00 do të lexonte një protestë dhe një deklaratë. Fjalët protestë dhe deklaratë, s’ shoqëronte me lloj shumë të shkurtuar dhe shumë të rëndësishme. Në orën 10 fiks ajo u shtang në vendin e premtuar. Në fillim derdhi një lumë fjalësh pa kuptim, pastaj betas u qartësua: “Janë të shkruara, shumë të shkruara, por unë do t’i them unë. Protestë. Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Parlamentit, Institucioneve ndërkombëtare të... Protestë. Ç’është ky dimër i butë?! Asnjëherë s’ka ndodhur të dalë dimri pa dimër, kjo është antikushtetues... shkelje e të drejtave elementare... shkatërrim i shtinëve... kjo s’është demokraci. Kushtet si janë të depolitizuara? Kush e politizoi dimrin? Forcat karristerie pushtetmbajtëse shkatërruan Shqipërinë dhe stinët. Pasi bëri një pauz me një theks akoma më të ashpër vijoi: “Deklaratë. Zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen një herë në javë. E kuptoni një herë në javë... ndryshe nuk ka demokraci. Çështje kjo botë e poshtër që i bën zgjedhjet një herë në 4-5 vjet?! E ta provojnë e para Shqipëria. Çdo javë zgjedhje. Për këtë Evropa dhe Amerika do të na mbajnë në pëllëmbë të dorës. Ne kemi për detyrë vetëm të zgjedhim. Pas kësaj nuk do të ketë nevojë as për Parti. Të gjithëve do t’u vijë radha të zgjidhen. Kater presidentë i e muajt të parë do të jenë gjaxhi, i pesëti do të jetë ezmer dhe do të zgjidhet nga romët. Duhet të jetë e mirë zgjidhet Gramoz Ruçi dhe Anastas Angjeli. Ndryshe zgjedhjet janë të pavlefshme. Kryeministër një herë në dy javë Fatos Nano... Dimër i politizuar... Një herë në javë Fatos Nano, Ajdin Sejdia, Levante Çela... Rrotte... zgjedhje... Burgu... dimër... burgu për të gjallët... miu në parlament... Këtu e ç’mendura N. e humbi fillin, u çua dhe filloi të nxitojë në bulevardin dhe Stalin ... Kronikani