Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë përpjekja e fundit për PS dhe Fatos Nanon
Lidhur me këtë deklarim të liderit socialist, gazeta "Republika" iu drejtua drejtuesve të disa partive politike shqiptare me pyetjet:
1. Cili është opinioni juaj për deklaratën e F. Nanos.
2. Për çfarë fronti të gjerë opozitar bëhet fjalë.
“Ne nuk kemi biseduar apostafat lidhur me koordinimin e veprimeve për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, por është fakt se fronti opozitar tepër konstruktiv në Shqipëri është më i gjerë se PS. Mjafton të rikujtohen qëndrimet publike, zyrtare dhe të shtypit të disa partive të tjera, që tashmë rreshtohen në frontin opozitar, ndaj kësaj mënyre qeverisjeje, për të konstatuar se edhe ata e kanë sulmuar këtë alternativë.”
(Fatos Nano, konferenca e shtypit 8.3.1993)
Sabri Godo, kryetar i PRSH
• Kërkesa e Nanos është revansh për partinë e tij. Thotë se socialistët janë në gjendje të qeverisin vendin. Ata e patën në duart e tyre qeverinë në kohën e vetë Nanos si kryeministër dhe pastaj me Ylli Bufin. A thua populli do të donte t’i provonte edhe një herë? Nuk besoj se ky popull do të pranonte mashtrimin sa herë të dojë Nanoja dhe partia e tij. Nuk besoj se ky popull do të kthehet të shohë mbrapa dhe të ecë mbrapa. Kjo nuk është në natyrën e njeriut.
• Sa për “frontin opozitar shumë të gjerë” më mirë le të flasë vetë Nanoja, gjë që nuk besoj ta bëjë se do të nxirrte në shesh “...”.
Eduard Selami, kryetar i PD:
• Unë mendoj se “fronti i gjerë opozitar” për të cilin flet zoti Nano është ai front, i cili në fakt nuk është dhe aq i gjerë, por janë ato variantet e Partisë së Punës që e vazhdon lojën saj në emra të ndryshëm dhe ndonjë parti tjetër, ku kam parasysh edhe PAD. Një aleancë e hapur midis tyre ka qenë gjithmonë, po nuk di që kjo të jetë shndërruar në një aleancë të tillë që ato të deklarohen së bashku. Së paku unë nuk e di që të jetë zyrtarizuar kjo gjë. Megjithatë, politikisht ato shpesh herë kanë qenë mendim të përbashkët. Por edhe me këtë aleancë të re, ndoshta, nuk mendoj që fronti i ashtuquajtur i opozitës i zotit Nano është kaq i gjerë. Do të thoja, madje, që ato kërkesa të cilat ai i ka bërë, brenda radhëve të PS. Mendoj që edhe brenda PS nuk mund të thuhet njëherë që kërkojnë zgjidhje të reja. Po kështu edhe për dorëheqjen e qeverisë ka njerëz brenda PS që e shikojnë se një veprim i tillë do të ishte shumë herë i dëmshëm se sa i dobishëm.
Në këtë aspekt unë mendoj se kërkesa e Nanos është thjesht një trik partiak, është shumë larg realitetit. Kërkesa e tij është paradoksale, e pamotivuar, një kërkesë e paargumentuar politike dhe më tepër se një kërkesë serioze politike mua, fatkeqësisht, më le të dyshoj që prapa saj fshihen disa arsye të tjera personale, apo të një rrethi tepër të ngushtë të PS, të cilat bien ndesh me disa nga lëvizjet më…
Skënder Gjinushi, kryetar i PSD
Opinionin e shpreha që vërtet edhe në strukturën politike shqiptare ka shumë gjëra për t’u rregulluar, pa i përmendur të gjitha, duke filluar nga Kushtetuta që mungon dhe deri te raportet midis pushteteve lokal e qendror, marrëdhëniet partiake dhe në përbërjen qeveritare dhe sidomos në marrëdhëniet e qeverisë me partitë, qoftë partitë që konsiderohen në koalicion, qoftë edhe qeveri-opozitë apo qeveri-sindikatë.
Madje do të thosha që baza e stabilitetit politik lidhet më shumë me rregullimin e këtyre faktorëve se sa me një marrëdhënie mekanike të qeverisë, kështu që mendojmë që marrëdhënia e parë si element më vete nuk zgjedh gjë sepse çdo qeveri për sa kohë do të mbeten të pashqyrduara, të tensionuara marrëdhëniet e problemet e mësi[pjesërisht e palexueshme] do të ketë vështirësi të sjellë përmirësime reale qoftë edhe me një përbërje dëshirë shumë më të mirë. Kështu që, para në këtë mënyrë kjo është një zgjidhje artificiale, spontane kurse ne jemi që zgjidhjet të burojnë gjithmonë nga tavolinat partiake, duke u parë në kompleksitetin e tyre.
Fjala “front” është një pretendim i madh dhe për të formuar front duhen të paktën 3-4 parti të peshës në vend, kur dihet se kush janë partitë kryesore të vendit, dihet dhe pozicioni i tyre. Sot për sot është vetëm PS që ka dalë me një deklaratë të tillë.
Hysen Selfo, kryetar i Partisë Nacionaliste (BDSH)
- Ne nuk kemi asnjë lidhje me PS dhe nuk na bashkon asnjë pikë me pozicionin e saj ndaj PD, jemi diametralisht të kundërt. Nga kjo pikëpamje ne themi se partia jonë e ka mbështetur qeverinë Meksi në programin e vet, por sigurisht në probleme të cilat mund të jenë të kundërshtueshme dhe të papranueshme dhe të cilat do t’i shërbenin vendit, popullit, transformimeve të demokracisë në këtë periudhë tranzicioni, ne do të bëjmë ç’do gjë tonën për ta korrigjuar atë. Varet nga qeveria se sa është e aftë ajo t’i vërtetojë këtë me objektivitet, sepse ne synojmë angazhimin e forcave drejt progresit.
- Ne nuk pranojmë të bashkëpunojmë me asnjë nga këto forca socialiste e derivatët e saj, sepse për ne ato janë diametralisht të kundërt nga veprimet, pikësynimet dhe interesat. “Frontin e gjerë opozitar” për të cilin deklarohet zoti Nano, ne nuk mund ta kuptojmë me objektivitet dhe pretendimet që ka mbajtur qoftë Nano e liderët e tjerë të PS, qoftë edhe ZP e organet të tjera botuese. Ne nuk arrijmë të kuptojmë se për çfarë fronti flet ai.
Përgatiti: BARDHI SEJDARASI
Manifestim paqësor i shoqatës kombëtare të të shpronësuarve "Pronësi me drejtësi"
Më 11 mars, mijëra banorë të Tiranës si dhe të deleguar nga rrethet, anëtarë të shoqatës "Pronësi me drejtësi", u mblodhën rreth orës 10 para paradites përpara Ministrisë së Bujqësisë.
Më 11 mars, mijëra banorë të Tiranës si dhe të deleguar nga rrethet, anëtarë të shoqatës “Pronësi me drejtësi”, u mblodhën rreth orës 10 para paradites përpara Ministrisë së Bujqësisë. Në parullat dhe thirrjet e pjesëmarrësve kërkohej kthimi i pronave pronarëve të tyre të ligjshëm. Prej këtu manifestuesit u grumbulluan pranë Kuvendit Popullor për të vazhduar publikisht kërkesat e tyre.
I rëndësishëm është fakti që Bulgaria po u kthen tokën pronarëve të saj të vërtetë, duke privatizuar kështu pasurinë e saj më të madhe kombëtare dhe duke hedhur baza të shëndosha për krijimin e një tregu toke.
(Nga takimi i presidentit bullgar Zhelju Zhelev me afaristë shqiptarë, Tiranë 13 shkurt 1993)
Deleguar nga rrethet. Kjo protestë publike u mbështet edhe nga partitë Republikane, Balli Kombëtar, Legaliteti dhe Demokristriane, nëpërmjet të dërguarve të tyre që e morën fjalën. Nga folësit pati kritika të forta në drejtim të Parlamentit, qeverisë, Presidenti dhe PD për ngadalësi, padrejtësi dhe frikë, por u theksua se nuk ishin aspak dakord me PS për dorëheqjen e qeverisë. Më njerëzët e mbledhur u bashkuan edhe disa deputetë. Binte në sy pjesëmarrja e madhe e banorëve tiranas. Në fund z. Danushi deklaroi se kjo mënyrë e shprehjes së protestës është e fundit. Të shpronësuarit sqaruan se tani, në qoftë se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të përdorin mënyra më të ashpra, konfirmojnë lëvizje demokratike.
Takim në selinë e PRSH
Më 12 mars në selinë e PRSH z. Sabi Gordo pati një takim me Dr. Ilir Hoxha, president i Lëvizjes së Gjëlbër në Kosovë, Dr. Sabi Tahiri, nënpresident, Dr. Faik Sitaku anëtar i kryesisë, Xhelal Halili, përfaqësues i Lëvizjes së Gjëlbër në Maqedoni; të cilët shoqëroheshin nga z. Novruz Maluka.
Në takim mori pjesë dhe nënkryetari i PRSH, z. Fatmir Mediu
Nga kronikat
Të premten paradite e çmendura N. në orët e para të mëngjesit shpërndau nëpër udhët e Tiranës traktë. Grupe njerëzish rendnin pas fletushkave të shpërndara andej-këtej e nisën t’i lexonin me zë të lartë: “Gjyq për qeverinë demokratike, gjyq i madh, demokratët në burg... Partia social... e Punës bën thirrje për...”. Pasditen e kësaj dite dhe të nesërmen e çmendura nuk u pa në asnjë nga udhët e Tiranës. Dikushi këmbënguli se ishte parë në aeroportin e Rinasit. Të tjerë këmbëngulën se ishte nisur për të zhvilluar një sërë takimesh me bijtë e ish-krerëve komunistë në vendet e ish-kryetarëve komunistë. Në vendet e DEMOKRACISË POPULLORE. Dikushi tjetër deklaroi se në tund të takimeve ajo do të shtrohej për t’u kuruar në një nga spitalet më të njohur psikiatrikë të ish-Bashkimit Sovjetik.
KRONIKANI
Letër e zotit KARDULI në "Republika"
I nderuari Kryeredaktor,
Po e le sot Shqipërinë, pas dy vjetësh të një misioni intensiv diplomatik me qëllim për t’i shërbyer interesit të të dy vendeve dhe të popujve për gjetjen e formave dhe mënyrave të një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë. Në pamundësi për të përfaqësuar dhe përshëndetur të gjitha ata që kam njohur e çmuar, përmbush me kënaqësi aktin e fundit të miqësisë kundrejt qytetarëve shqiptarë dhe bashkëatdhetarëve të mi, banues në Shqipëri, nëpërmjet kësaj letre të hapur timen drejtuar atyre.
Jam krenar se mund t’u them atyre që në këta dy vjet kemi rritur kohën e humbur, që pothuajse gjysmë shekulli të kaluar me raporte zyrtare ndërmjet dy shteteve, por pak thellësore në procesin e integrimit ekonomik, social, kulturor.
Kontributin që Italia i ka dhënë lindjes së demokracisë në Shqipëri e shohin të gjithë. Falë sasive së përhershme të të ndihmave ushqimore dhe mjekësore të shpërndara nga Pelikani, u bë e mundur kryerja e zgjedhjeve të lira demokratike që e mëposhtme.
Edhe dymi i dytë tashmë ka kohës që lamë pas.
Gjatë gjithë periudhës së kaluar në Tiranë kam punuar me objektivin e vetëm që të ktheja buzëqeshjen dhe shpresën në fytyrat e njerëzve. Kur erdha dy vjet më parë, fytyrat ishin të trishtuara dhe të shqetësuara; tani kanë gjallërinë e lirisë dhe sigurinë e një të ardhmeje më të mirë. Për shumë qytetarë kam qenë këshillues, vëlla, babai, djali, duke kërkuar të lehtësoja dhe, ku ja qenë e mundur të zgjidhja, problemet e tyre.
Më tepër se çdo mirënjohje qeveritare, për mua ka qenë një inkurajim i veçantë dhe kënaqësi ngrohtësia që më ka treguar (shfaqur) spontanisht dhe pa urdhra nga lart populli i këtij vendi të mrekullueshëm. Kam marrë dëshmi të një ndjenje njerëzore kaq të thellë dhe pa interes nga e cila do të ruaj gjithmonë kujtime të pashlyeshme.
Shumë miqësisht, me një përqafim të fortë për të gjithë qytetarët...
Torguato Cardilli
Ambasador i Italisë