18/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 mars 1993

E drejta e PRONES nuk duhet t’i nënshtrohet forcës

Dr. Çerçiz Mingomataj Sekretar i përgjithshëm i PRSH Në fillimin e këtij viti PRSH vendosi të hapë nënshkrimin e një peticioni mbarëpopullor për njohjen e pronës. Ky vendim ishte themeli i mëtejshëm i qëndrimit të mbajtur në shtator të 1991 në konferencën kombëtare për ligjin për tokën dhe vazhdimi i linjës së re politike të vendosur nga Kongresi i parë i PRSH në qershor të ’92. Kërkesa e një pjese të ndjeshme të zgjedhësve ishte dhe mbetet njohja e pronës si boshti i reformës së shtetit demokratik, sepse prona përcakton sistemin ekonomik dhe shoqëror të një vendi, sepse demokracia mund të ngrihet vetëm mbi bazën e pronës private që do të thotë pavarësi e liri veprimi, zhvillim e përparim, të kushtëzuara këto nga iniciativa private e individit. Shkojmë drejt një ekonomie kapitaliste e cila bazohet në pronën private, në marrëdhënie të qëndrueshme. Çfarë kërkonte peticioni i republikanëve: - Ligji mbi tokën të kthehet në Parlament dhe të ndërtohet mbi bazën e pronësisë së trashëguar. - Pronarëve të ligjshëm t’u kthehen sa më shpejt trojet e tyre në qytete, banesat, dyqanet, depot, punishte e fabrikat. - Të bëhen të pavlefshëm gjithë ligjet e regjimit komunist të shtetëzimeve e sekuestrimeve dhe të aprovohen ligje për kthimin e tyre pronarëve të ligjshëm. - Për këtë peticion që vazhdon deri në fund të marsit, PR u sulmua ashpër direkt ose indirekt nga mjaft parti politike të vendit. Natyrisht këto sulme kishin synim denigrimin politik e moral të PR. Populli me (vijon në faqen 2)

Duke përdhunuar këto gra boshnjake serbët po çnderojnë gjithë Evropën

Konsultimi e bashkëpunimi duhet të shtrihen në të gjitha nivelet

Më 13 mars, kryetari i Partisë, z. Sabri Godo, pati një takim në Pallatin e Kulturës me republikanë dhe simpatizantë të qytetit të Elbasanit. Duke folur për disa probleme aktuale të vendit, z. Godo tha se ndodhemi para një ofensive të shkallëzuar të Partisë Socialiste, që nisi me takime e mitingje në rrethe dhe arriti një pikë kulminante me deklaratën e Nanos në konferencën e shtypit. Duket se kjo ofensivë do të vazhdojë në parlament dhe në “dialogun” e çdo dite me qeverinë nëpërmjet “ZP”, gazetave ndihmëse dhe mbledhjeve që duan të marrin formën e mitingjeve. Socialkomunistët mendojnë se ndodhen në terren të favorshëm për të rrëzuar qeverinë. Paaftësia dhe burokratizmi në zbatimin e reformës u krijojnë atyre një iluzion të tillë. Sidomos, Partia Republikane mendon se në kushtet e tanishme duhet të forcohet bashkëpunimi i forcave politike të krahut demokratik. Konsultimi e bashkëpunimi duhet të shtrihen gjithashtu në zgjidhjen e problemeve kyçe të ekonomisë dhe të administratës, në të gjitha nivelet. Zoti Godo parashtroi pikëpamjet republikane mbi gabimet që vërtetohen në qeverisjen e vendit dhe mënyrat e zgjidhjes, që duhet t’i nënshtrohen gjithnjë një debati të ndershëm e të hapët. Z. Godo iu përgjigj pyetjeve. Në takim u merrte pjesë edhe kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë, foli edhe z. Rrapo Danushi, duke konfirmuar se shoqata “Pronësi me drejtësi” do të luftojë pa leshime deri në kthimin përfundimtar të pronave, në bashkëpunim të ngushtë me PR dhe partitë e tjera që ndjekin një politikë të drejtë mbi pronën e duke pasur edhe mbështetjen e diasporës dhe strukturave evropiane në ndjekin parimet e Kartës së Helsinkit. Më 24 mars, z. Godo mori pjesë edhe në veprimtaritë që u zhvilluan në Elbasan për kremtimin e festës së bukur të Ditës së Verës.

Ne kemi nevojë për fjalën udhërrëfyese të shtetit amë dhe jo për fjalën vëllaurasëse të Fatos Nanos

Dëguar Letër nga Struga Ne kemi nevojë për fjalën udhërrëfyese të shtetit amë dhe jo për fjalën vëllaurasëse të Fatos Nanos Aeroplani që eksplodoi në aeroportin e Shkupit ma s’shumi mbi shqiptarët. E këtu në Strugë i kishina nia 11 xhenaze të shpiat tona. E dimë se është bërë me dije të bota. Edhe Shqipëria e qeveria e saj, edhe presidenti. E shqiptarëve, aty kufiri u ka ardhë keq e i ka pllakosë e keqa. Tash e keqja jonë është edhe e keqja juaj se jena vllazën. Erdh për me na ngushëllu edhe zotni Fatos Nano. E dimë se zotni Fatos Nano asht kryetar i Partisë Socialiste. Përndryshe ai asht edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Përndryshe zotni Fatos Nano asht edhe ... nuk e di çka asht tjetër. Ne e dimë se zotni Fatos Nano erdh enkas për me ngushëllu shqiptarët në Strugë, Tetovë, Shkup, Gostivar. Por zotni Fatos Nano erdh e vizitoi dy shpijat në Ladorisht të Strugës e përpastaj la mbajt për Budapest. Aqet pat punë. Punë e tij. Punë e tij se ku shkon e kah ik ky zotni përmendyshe shok si i thojne. Kryesëndosh e familje zotni Fatos Nano e vendosi dy kunora, një në emën të vet e një në emën të zotni Bashkim Zeneli. Edhe e ky asht në parti po e ko pëshu e o shkon in të prindërve edhe dhe deputet të kuvend. Kryesëndosh si udhëheqësha të partisë apo si anëtarë të kuvendit të Shqipnisë? Kjo asht randë e randësi. Ishin shqiptarë. Veçse shqiptarët nuk shkojnë në dy xhenaze për me lanë 10 xhenaze të tjera kur vijnë ma shumë si kuvendssa e si udhëheqësa të Partisë Socialiste. Mirë se kaq, por zotni Fatos Nano na fol e na fol për qeverinë e për presidentin zotni Sali Berisha sikur me folë për qeverinë e shkaut e për presidentin e shkaut. Qeveria në Shqipëri, tha zotni Fatos Nano, asht ma s’mirë e shqiptarët. Presidenti zotni Sali Berisha thotë shqiptarët. Qeveria e zotni Berishës asht e ... ... Fatos Nano erdhi për me na ngushëllu fatkeqësinë që na gjet e mbet duke na folë kundër qeverisë së Shqipërisë e kundër presidentit sikur të ishte qeveria e shkaut dhe presidenti i shkaut... ... asht ... Ne kemi nevojë për fjalën udhërrëfyese të shtetit amë e jo për fjalën vëllaurasëse të zotni Fatos Nanos. Ne dimë se shteti amë ka nda e na ka përça shteti amë e Enver Hoxhës, por sot shteti amë i Sali Berishës asht e i pasun në bunkera. Përse erdh me na diftue zotni Fatos Nano në vdekjet tona. Erdh me na përça? Erdh si shqiptar? Shqiptari në bukën e vdekjes nuk peshtyn si shkau. Zotni Fatos Nano pëshuj në bukën e vdekjes. Në bukën e vdekjes së shqiptarëve peshtyn jo shqiptar. Zotni Fatos Nano. Zotni Fatos Nano dëshiron me u ba kral, president a çfarë. Por dëshëm me i thanë se vdekjet tona s’e ndihin atë. S’e ndihin as me na përça. Turpi asht për ta. Dhe për partinë që për ai udhëheq. Deshëm me pyet a e di partia e zotni Fatos Nanos. Le ta mësojë. E vërteta asht kështu. Zotni Fatos Nano erdh me na ngushëllu. Zotni Fatos Nano përndryshe shqiptar erdh e pëshujtu në vdekjet tona, në vdekjet e shqiptarëve. DAUT HALLI Strugë, 10 mars 1993

Një pyetje për Fatos Nanon:

Fatos Nanon dhe konferencën e tij për shtyp, më së fundi e komenton edhe agjencia greke e lajmeve “ANA”. Fatos Nano, - thekson kjo agjenci, - “kritikoi edhe hapjet e qeverisë ndaj Turqisë dhe islamizmit duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të luajë rolin e një platforme për forcat joballkanike...” Nëse Fatos Nano pas këtij komenti të agjencisë “ANA” nuk paraqet përgjegjësinë e rastit, kemi një pyetje të vokël: A është Turqia vend ballkanik? Pavarësisht përgjigjes së Fatos Nanos, gazeta “Republika” i dhuron këtij politikani të karrierës libra gjeografike, vreshtisht diçuri për gjeografi për klasat e ulëta, harta të posaçme, të zmadhuara, të Ballkanit si dhe në rastin më të parë mund të sponsorizojmë një udhëtim gratis për politikanin Nano në Ballkan, midis të tjerash edhe në Turqi. VEZHGUESI “Çdo shqiptar e ka një bust në zemër” Silva

Konsultimi e bashkëpunimi duhet të shtrihet në të gjitha nivelet

Letër nga Struga

Dëgjuar posaçërisht, për gazetat "Republika" "RD" Bashkimi" dhe "Zëri i Rinisë" Letër nga Struga Ne kemi nevojë

Nga kronikat

E çmendura N nuk u duk mbretëronjë nga 18 ditë. Çdo pothuaj fare në rrugët e kryeqytetit. Ajo e kishin parë të flakëshu... nga varrezat e Sharrës. Ato ishin mbledhur nga 30 vetë, po e çmendura N pohoi më pas se kishin qenë mbi 3000 vetë nga Konfederata e nga pleqësia e qytetit të rrethuar në ndë... e PP(S). Në pamundësi të ... të plotë (e çmendura N protestoi energjikisht ndaj indiferencës së RTU, RTSH e organeve të shtypit), po japim disa fragmente: “... E tha shoku Fatos, qeverinë do ta përmbysim. PS ka kuadro për 10 kabinete që do të ...” ... mbretëronjë nga 18 ditë. Çdo anëtar të kryesisë së PS i takon të bëhet një herë kryeministër. Kryeministri i fundit, Ndre Legisi... “... Fatosin do e varrosim në parcelën më të mirë. Para ceremonisë do të këndohen ‘Kalle... Kalle’. Byroja politike e PS do të jetë e gjitha në parcelë të mirë. Edhe deputetët e tranzicionit do i kallim në dhe të shkretë... Maqo Lefteri lakroni, Arjan Çela, Bashkim Lilo Zeneli do mbulohen me mermer të bardhë. Një vend në parcelën e mirë do të kenë edhe Iliajet Beqiri e Kastriot Muça.” KRONIKANI