21/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 mars 1993

SHQIPTARËT- barrierë e luftës në Ballkan

MERO BAZE Kemi vetëm katër minapastrue. Një ushtarak shqiptar në kabinën e ngushtë të një anijeje luftarake në bazën ushtarake të Bishtpalës në Durrës, për herë të parë në jetën e tij, i “tregonte sekretin ushtarak” zyrtarit më të lartë të NATO-s. Ndoshta nga “pakujdesia” në magazinat e bazës mund të jenë ende tabelat e stërvitjes, ku në tabelat mesimore të qitjes kanë të vizatuar si armik NATO-n me fytyrën karikaturë të shefit të saj Kapiteni i parë Fitim Hallili, (vijon në faqen 2) Foto: ARMAND BABANI

TRE FAKTE TRONDITËS

ROLAND GJOZA Ndodhesheim në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Na bënë përshypje tre fakte. 1. Në sallën në spital 10 vetë të shoqëruar me policë. Njerëz pa normale, madje të qeshur. Ishin nga Shkodra. Pjesëmarrës në rrezimin e bustit të Stalinit. Ç'duhej bërë me ta? Të trajtohen, na thanë. Mjekim i detyruar, shkruhej në shkresën përcjellëse të spitalit të burgut të Tiranës. Ishin shkëlqyer të gjitha procedurat e zakonshme të shtrimit në spital tonë. Pra, me një fjalë, ne duhej t'u bënim injeksione si të sëmurëve të tjerë që t'i çmendnim vërtet... - Ky është rast i vetëm? - Ky është rasti më absurd. Por këtu ishte një pavion i posaçëm me të dënuar politikë, që i nënshtroheshin një “kurimi” praktikë, - tha mjeku. 2. Arkivi i spitalit. Mijëra dosje. I hapëm disa nga dosjet e të dënuarve për agjitacion e propagandë, që i patën sjellë për “t'u shëruar” në spital. Shkruhej: “Në emër të popullit dënohet në mungesë”, tamam sikur të shkruhej “dënohet me pushkatim”. Poshtë ishte emri dhe firma e Hajredin Shytit. 3. Në kolonin ku qëllon të sëmurë pa shpresë shpjimi, takuam Samiun. Ai kishte ardhur nga Amerika, qe kapur dhe çuar në burgun e Burrelit pa gjyq. Pas 4 vjetësh e dërgojnë në çmendinë. Është e pabesueshme, por ai jeton prej 40 vjetësh atje, pa e kuptuar ende se ç'ndodh me të. Koha për Samiun ka ngrirë ditën e parë që e pa veten në burg, pa gjyq.

SEBASTIANOS - Don Kishot i shovinizmit

Ruaja, o Zot, arsyen! Që i ka mbetur. Nëse i ka mbetur. Sebastianos. Metropolit i Dropullit (?) “Metropolit i shovinizmit më të egër e më të paarsyeshëm (nëse mund të ketë arsye një shovinist). Figura më komplekse e një shovinisti mesjetar. Inspirues i të ashtuquajturit ‘Vorio-Epir’. Tash së fundi u drejtohet me një letër të hapur ‘vëllezërve vorioepirotë’ të kthehen në ‘Vorio-Epir’ të pushojë lufta e shtetit shqiptar për ‘shpërnguljen e vëllezërve vorioepirotë’. Shenjë e re e patologjisë së plotë të një shoveni, Sebastianos, pasi ka publikuar një libër, ku paska zbuluar se shqiptarët nuk qenkan autoktonë në trojet e tyre (?!), pasi kërkon (në këtë libër) që të ‘çlirohet’ i ashtuquajturi Vorio-Epir, duke vendosur kufirin mbi lumin Shkumbin (?!), i bën thirrje Atëherë, përse i kushtojmë vëmendje një Sebastiano? Fare e thjeshtë. ‘Miku’ ynë i vjetër në fqinjësi e tij të re, në luftën e tij të re ‘për çlirimin’ e ‘Vorio Epirit’ kërkon ndihmën e Qeverisë Greke, kërkon ndihmën e Kishës greke. Është e drejta e tij t’i drejtohet shtetit të tij, Kishës së tij. Ne shpresojmë se Qeveria Greke, me marrëdhëniet midis dy vendeve, dy shteteve, dy popujve. Edhe kur mund të pyesim nëse fenomeni Sebastiano përbën, të themi, një eminencë gri të politikave gjysmë të fshehura. Jo, bërtitjet e një Sebastiano nuk i kemi ngatërruar me modalitetet e reja të marrëdhënieve ndërshtetërore ndonëse prifti Sebastiano shpërthen: “Ne kërkojmë Vorio Epirin, ashtu siç kërkon Shqipëria Kosovën.” (?!). As qeve ria greke, as’ Kisha Greke dhe as Kisha Shqiptare(!) nuk distancohen nga thirrjet dhe kërkesat e Sebastianos ?! KUR DO TA BEJNE ATA NJE GJE TE TILLE? Teksti vazhdon poshtë skajit të dukshëm. tyre (?!), Vorio-Epir, duke vendosur kufirin mbi lumin Shkumbin (?!), i bën thirrje qeverisë greke të realizojë ëndrrën e nderit të bashkimit të Vorio-Epirit me “Nënën Greqi”. Sebastianos shfaqet sërish egërsisht. Kalorës donkishot i shovinizmit. Asgjë për t'u çuditur. Sebastianos është në rolin e tij të vjetër. Askush nuk shqetësohet nga thirrjet e përcarta të tij. Gazeta “Republika” asnjëherë nuk e ka ngatërruar Sebastianos. (apo Athërë, ynë i vjetër në Athinë e njeh, në luten e drejtë Ne shpresojmë se Qeveria Greke, po dhe Kisha greke, të distancohen nga thirrjet e kërkesat e një Sebastiano. Dhe një lutje Zotit: Ruaja, o Zot, arsyen kalorësit donkishot shoven Sebastiano! Se paku ruaja, o Zot, arsyen e një shoveni të kthjellët. “REPUBLIKA”

Mos shkofshi në varreza!

të gjanet FARUK MYRTAJ Por atje duhet doemos të shkojmë! Jo aq për të kujtuar se të gjithë jemi të vdekshëm, bij të lëngës dhe të vdekjes, jo aq për t'i thirrur kujtesës se pari duhet të bëjmë përpjekje për t'u marrë vesh, në që jemi, ashtu siç jemi; jo aq për faktin e madh se gjithnjë qytetet e gjallëve, sidomos të zhvendosen më në fund tek varrezat e të vdekurve, pra, se një ditë atje do të shkojmë të gjithë... Por se të gjallët kanë përgjegjësi për të vdekurit. Atyre u zgjedhim vendet më të mira për varret, vendet me më pak lagështirë, faqet e kodrave, vendet me dheun e bardhë. Dhe u mbjellim qiparisë përreth. Dhe u çojmë lule herë pas here. Ceremonitë e varrimit janë të shenjta për ne shqiptarët. Në varrim mund t'i shkosh njeriut, pavarësisht prej jetës së vet, pavarësisht prej marrëdhënieve me të. Vdes njëri dhe ne do ndalemi më të. Mbasi pa u sqaruar me të për atë që na ndanim, mbase pa ia shprehur dashurinë apo mirënjohjen deri në fund atij. Dhe është proverbiale ajo që askush prej shqiptarëve nuk përkulet për të mbledhur për shtëpinë e tjetrit. E madhështore e pakëz e paharrueshme. Nëse ka ndonjë gjë të palevizshme prej traditës, është pikërisht kjo gjë. Por... shkoni në varrezat dhe do shihni! Është vjedhur pothuaj tërë muri rrethues i varrezave të Kombinatit. Është 1000 herë më e ndershme po të vjedhësh murin rrethues të një qyteti, të një shtëpie apo edhe tërë murin rrethues të një shteti të tërë. Më mirë ta lësh pa mbrojtje një shët se të vjedhësh murin përqark të vdekurve. Madje kanë filluar të marrin edhe pllakat e qivureve atje! Mosni më tej! Mos mëkatoni pafalshëm, njerëz! Sado të varfër qofshi, sado të pastruar qofshi, sado...! Tërë jeta nuk do të mjaftonte për t'u justifikuar përballë këtyre veprimeve. Ka edhe dhjetëra njerëz dhe jo pak institucione që paguajnë dhe paguhen për të ruajtur dhe sistemuar këto pika përçjelljeje dhe nderimi. Nëse nuk ndjejnë përgjegjësi për paratë e marra pa të drejtë, për punën që s'bie, le të përgjigjen përpara turpit që jeta dhe vdekja e vjedhur hedh mbi ta. Mos shkofshi në varreza! Por atje duhet doemos të shkojmë. Atje një ditë do të shkojmë! Të vdekurit ikin dhe lënë të gjallë mbrapa. Për t'u kujdesur. Për t'u kujdesur për jetën dhe vdekjen!

TURQIA KA NDJEKUR NDAJ SHQIPËRISË NJË POLITIKË TË SINQERTË, MIQËSORE PA NDONJË PARAGJYKIM DHE PLOT ME SIMPATI

Intervistë me ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Tiranë, z. Metin Ornekol LEXONI NË f. 3

Në Berat...

Nga data 13 deri më 18 mars 1993 bëri një vizitë miqësore në Berat një delegacion nga qyteti i Safranbolu, i kryesuar nga kryetari i bashkisë, zoti Mustafa Eren. Qyteti Safranbolu është një nga qendrat e rëndësishme turistike të Turqisë. Ashtu si Berati, është i njohur për banesat e tij karakteristike dhe për këtë arsye cilësohet si qytet muze. Kjo vizitë u organizua me ftesë të bashkisë së Beratit dhe të degës së Beratit të shoqatës së miqësisë Shqipëri-Turqi. Gjatë vizitës qytetarët e Beratit të Safranbolu u shpallën “qytetë vëllezër”. Në mënyrë që banorët e këtyre qyteteve të njihen më mirë me njëri-tjetrin, u vendos të bëhen vizita reciproke dhe të organizohen veprimtari të përbashkëta kulturore e sociale.

Nga kronikat

“Sat do të ndaj çmime dhe disa emërime të reja”, tha e menduara N e krye gjyketij ditën e shtunë paradreke para banjove publike përballë kinema “Partizanit”. Ndërsa njerëzit prisnin të dëgjonin çmimet dhe emërimet e reja, në mënyrë krejt të papritur e mendura N filloi të shante: “Poshtë Blerim Çela! Blerimi e ka fajin pse nuk po fillon më ndërtimi e banesave në Shqipëri. Nuk e ka fajin ministri i Ndërtimit, as i Turizmit. Më i pafajshmi është Genc Ruli, ky zëvendëskryeministër u kërkonte investitorëve të huaj 18% të kapitalit për vete? Ky nuk është kunati i Gencit. Se edhe po të jetë, jetojmë në një shoqëri të civilizuar me lidhje miqësore e ndërpret tregtinë e cigareve që e kryente. Sigurimi i Shtetit për largari të shtetit monist dhe grekëve kunetërit për logari të vedit. Po e kishim fjalën edhe për bedelët. Një çmim OSCAR për bedelin dhe 11 të tjerë për revistën ‘Spektër’. Përse ‘ZP’ në fushatën e parë elektorale, i kurseu disa kandidatë për deputetë ne PD dhe nuk i denoncoi si spiunë të Sigurimit të Shtetit. Thonë se i gursu që ‘u autoronte’ Ramiz Alia çmime Oscar. Që është ai investitor që do të investonte në Shqipëri 40 milionë dollarë dhe ... budallai iku... se nuk pranoi t'i jepte një ministri 48 milionë. Ç'buda(lenj) janë edhe këta investitorët e huaj? Nuk është aspak e vërtetë që Kastrioti Islami, Gramoz Pashko e Gramoz Ruçi janë pronarë tragetesh. Këta janë politikanë që e mbrojnë të drejtën e të paprivilegjuarve. Si mund të jenë pronarë? Fatos Nano i ka mbledhur deri tani 100 milionë dollarë për të njëjtën nga burgu në Nju Jork. Në malet e Skraparit ka dalë një çetë që do të luftojë imperializmin amerikan. Komisarın do ta marrë nga “Zëri i Popullit”. Manfred Werner e pëlqeu shumë Partinë Socialiste, sidomos udhëheqjen e saj, dhe tha se NATO është e gatshme ta pranojë këtë parti në gjirin e vet. Todi Lubonja ka luajtur letrat gjithë jetën me Ramiz Alinë, por ai që ka nënshkruar është Ramiz Alia. Ndëshja e fundit e atyre ishte mbyllur me ‘remi’. Djali i Hellit Gjonit pritet të emërohet nga Ministria e Jashtme në Prokurorinë e Tiranës duke u këmbëngulur me djalin e Simon Stefanit. Kur e ka takuar zotni Bremen iman për herë të parë shokun Ramiz dhe përse e ka takuar?” KRONIKANI

Për të vdekurit kanë përgjegjësi të gjallët

Mos shkofshi në varreza! FARUK MYRTAJ Por atje duhet domos të shikoni 30 aq për të kujtuar se të tjerët kanë qenë të vdekshëm, bi... [teksti i prerë në skajin e poshtëm]

ΑΝΟΙΚΗ ΕΠΙΣΤΟΛΗ

ΚΡ. ΜΗΤΡΟΠΟΛΙΤΑΣ ΑΡΧΙΜΗΤΡΟΠΟΛΕΩΣ, ΠΑΝΩΝΙΑΣ & ΚΟΝΙΤΣΗΣ ΑΝΟΙΚΗ ΕΠΙΣΤΟΛΗ Προς τους Βορειοηπειρώτες - Αδελφούς ΘΕΜΑ: «Η Βόρειος Ηπειρος κινδυνεύει να χαθεί» [Letër greqisht e shtypur pjerrtas; fjalët janë kryesisht të palexueshme në imazh] Sebastianos Mitropoliti i Dropullit VORIO EPIRI I GREQISE ATHINE 1992 + Δημιουργούμε Πύργο... [shkrim dore pjesërisht i palexueshëm] † Ο Δρυμούπολεως, Πωγωνιανής και Κονίτσης Ανδρέας [shkrim dore greqisht: Τὸ ...] VORIO EPIRI I GREQISE — ATHINE 1992

Redaksia e gazetës i kujton agjencive private të shpërndarjes shtypit dhe degëve të PR në rreth të derdhin paratë e arkëtuara nga shitja e gazetës në numrin e llogarisë së gazetës 986/110