Nesër do të votohet:
"TE MUNDET NJERIU TE JETE I LIRE"
“...Le të votojmë të gjithë së bashku se të gjithë ishim skllevër, ca të revoltuar e të ndëshkuar, ca të nështruar dhe disa shërbëtorë të mashtruar të diktatorit, por të gjithë jemi skllevër...”
“- Ai që i shqiptoi këto fjalë në Parlament, prej shpirtmadhësisë, harroi se po në Parlament janë edhe padr onët e diktaturës”
Nesër Parlamenti do të votojë për projektligjin Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në një vend ku këto të drejta dhe liri janë mohuar në mënyrën më barbare. Dhe s’mund të harrohet.
Në Shqipëri është dhe të drejtat e njeriut i ka shkelur brutalish[t] politika e diktaturës më të egër, me të cilën “shqiptarët po dine e do të ndahen”. Por duhet të jetë se liritë e drejtat e njeriut në Shqipëri, përveç sistemit politik, i kanë pasur në duar e kanë përdhosur njerëz konkretë. Për shembull ministra të Brendëshëm, të Sigurimit, ish-sekretarë të komiteteve të PPSH, ish-shefa të shtypit të PPSH, ish prokurorë e gjykatës.
Sistemi politik dënohet me dënimin me kapital duke u varrosur me ligjet e reja demokratike që mbrojnë të drejtat e liritë e njeriut. Dhe demokracia nuk lejon të dënohen ata që kanë firmosur ngritjen e burgjeve, të kampeve shfarosëse, gjykatës e hetues të parë nga krimet, u kanë kaluar homologëve të tyre fashistë. Demokracia nuk lejon të shkojnë në bangën e akuzës, të themi, një ish-sekretar i PPSH që ka firmosur shkeljen e të drejtave të njeriut. Demokracia nuk i lejon këto, përkundrazi, u jep shansin (për paradoksin më absurd) atyre që i kanë shkelur të drejtat e njeriut barbarisht, bijve të kriminelëve e përsekutorëve u jep shansin të dëshmojnë mohimin e pjesës kriminale të vetvetes e të etërve të tyre dhe, në mënyrën më të çuditshme, ata e injorojnë këtë shans duke dëshmuar vetveten.
Nuk dëshironim të ishte kështu. Nuk dëshironim të ishte kështu edhe ai ish-i përsekutuar deputet që diskutimin e tij, pa përmendur kalvarin e tij e të kalvarin e diktaturës, u tha me shpirtmadhësi ish-shefave të Sigurimit, ish-sekretarëve e ish-gjykatësve: “Le të votojmë të gjithë së bashku (Ligjin e të drejtave e lirive të njeriut) se të gjithë ishim skllevër, ca të revoltuar e të ndëshkuar, ca të nështruar dhe disa shërbëtorë të mashtruar të diktatorit, por të gjithë skllevër.” Po përse kështu? E mund ta arsyetojë kundërshtimi enblok i grupit të deputetëve të PS për ligjin e të drejtave me “argumentet” teknike. “Pse e ka sjellë këtë ligj presidenti” “Pse s’vjen me kushtetutën…”, për mos përmendur absurditin, sipas të cilit, këtë një vit të shtetit të ri të drejtat janë shkelur më shumë se në kohën e diktaturës (?) fjalë që për partizanët e vetes u shqiptuan deri edhe nga ish-ministri më i fundit i Sigurimit famëkeq. Synohet kriza kushtetuese: bllokimi i parlamentit dhe, këtë radhë, jo me situatën ekonomike, por me ligjin për të drejtat e njeriut, ndaj së cilës bota është shumë e ndjeshme. Synohet t’i përcillet botës, Evropës, një imazh sipas të cilit në Shqipëri shkelën të drejtat e njeriut. Në Shqipëri nuk ka stabilitet. Rrëzimi i qeverisë e shpërndarja e parlamentit është çështje kohe.
Nesër Parlamenti do ta votojë ligjin Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Do të votojë progresin. Mundësinë drejt tij. Kundër kësaj mundësie votuan parlamentarët socialistë. Duke shpallur vetveten.
REPUBLIKA
Me gjuhën e fakteve
Është e çuditshme por edhe e vërtetë. Pothuajse të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Fatos Nanon, kanë përfunduar në bangën e drejtësisë.
Le të kujtojmë: F. Nano punoi me Nexhmije Hoxhën në Institutin e Studimeve M-L dhe ajo përfundoi në burg. Punoi me Adil Çarçanin si zëvendëskryeministër, e ky përfundoi në burg. Ftoi në qeverinë e formuar prej tij Vilson Ahmetin, si ministër i Industrisë së Lehtë, e ky sot është në arrest shtëpie. Zëvendësoi Ramiz Alinë në krye të PP(S), e ky përfundoi në arrest shtëpie. E jo vetëm kaq. F. Nano i ka hapur punë edhe drejtësisë botërore. Ftoi Ajdin Sejdinin të fitojë para me grushte në Shqipëri, e ai iku me duar të lidhura. U takua me Papandreun, e ky u akuzua e me zor i shpëtoi drejtësisë. I dorëzoi Betino Kraksit teserën e anëtarit të PPSH, e ai u detyrua të japë dorëheqjen e sot ndodhet para një procesi hetimor. Ftoi Françesko De Karlin në kongresin e partisë së tij socialiste e ai u arrestua i akuzuar për korrupsion.
Ç’është kështu?! Një shtrëngim duarsh apo një trokitje gota me Fatos Nanon të shkatërroka jetën e të hiqka lirinë. Vallë, ç’i pret nesër bashkëpunëtorët e sotëm të tij?
Fatos Nano dhe Françesko De Karli një ndër eksponentët e PSI i arrestuar nga drejtësia italiane për korrupsion...
Serbia është e lirë përderisa nuk pengohet!
A ka përgjegjësi EVROPA për Evropën ?
Duket sikur emisionet televizive për luftën në Bosnje Hercegovinë po kthehen në emisione zbavitëse.
Evropa ulet gju më gju në poltronë e saj komodë dhe ndjek në qetë skenat e luftës dhe të përdhunimeve në Bosnje. Të
Gropa e varrit kolektiv hapur përpara zhvillimit të gjyqit
Më 28 shkurt 1951, pranë Urës së Beshtit, jo shumë larg Tiranës, u pushkatuan disa dhjetëra intelektualë të shquar të fushës politike.
Madje, as familjet e tyre nuk kishin dijeni për banesën e tyre të përjetshme. Komunizmi i kishte dënuar jo vetëm me pushkatim, por edhe me humbje varresh.
Ishte një kohë kur Tirana komuniste e Enver Hoxhës vazhdonte t’i jepte të tjera prova padronit të saj në Moskë, Stalinit. Diktatori i madh i Shqipërisë së vogël po e kapërcente mësuesin e vet. Nga dëshmitarë të ndryshëm del se në pavionin e punës së Enver Hoxhës ekzistonte një listë e madhe intelektualësh dhe kundërshtarësh politikë dhe personalë. Ajo e kujtonte papushim diktatorin dhe hakmarrja duhej të vazhdonte. De papushim nga lista dhe listë-bijë, më e vogël, e atyre që qenë bërë besnikë armiq të komunizmit, të Partisë popullore dhe të Atëdheut!
Një nga listë u shkëputën emrat e Tefik Gjushit, Hekuran Trokës, Haki Kodrës, Lula Drashkovic, Pandeli Nova, Fadil Dizdarit, Gafur Jegenit, Manush Pervizisë, Fajz Selos, Mehmet Shkupit, etj., të gjithë intelektualë “të dyshimtë” për komunizmin enverian. Një pretendim tjetër dhe ai u sajua: Një bombë e hedhur “dinet se si në oborrin e ambasadës sovjetike! Arrestimet e bujshme spas Lëvizjes së Madhe!
Për të kuptuar absurditetin e genocidit komunist, le të citojmë kronikën:
45 ditë më parë se të hidhej bomba në oborrin e ambasadës sovjetike, sipas dëshmive të fshatarëve përkatës, në afërsi e Manik nisi të hapej një gropë e madhe. Një numër i madh policësh kanë mbajtur rrethin vendin dhe e kanë ruajtur deri sa... të hidhej bomba në ambasadë! Më 23 shkurt bomba e shumëpritur u hodh. Më 24 dhe 25 shkurt u arrestua tërë “grupi terrorist”, dhjetëra intelektualë, me të vetmin faj se ishin... intelektualë. Më 26 shkurt Presidiumi i Kuvendit Popullor, me propozim të Qeverisë (domethënë të shokut Enver), miraton urgjentisht Dekretin 1223 me nene makaber...
1. Gjykat e organizatave terroriste duhet të përfundojnë jo më gjatë se 10 ditë.
2. Aktakuza i dorëzohet të pandehurit 1 ditë përpara gjyqit.
3. Gjykimi bëhet pa pjesëmarrjen e palëve.
4. Rekursi kundër vendimit dhe kërkesa për falje nuk lejohet. (!!!)
Më 27 e 28 shkurt u bënë pushkatimet, pra në sheshin i gropës së hapur pa të keq.
Më 1 mars 1951 “Zëri i Popullit” boton kryeartikullin “Të jemi vigjilentë e të panëmbëshirshëm kundrejt armiqve!”
Më 3 mars 1951, po në këtë gazetë, Enver Hoxha shkruan: “Partia do t’ju marrë shpirtin e do t’i shfarosë pa mëshirë gjithë dobësitë e kapitalizmit! Të çrrënjosim dashurinë tonë të pakufishme për Stalinin gjenial, babain dhe shpëtimtarin tonë të shtrenjtë!”
Më 1, 2 dhe 3 mars interenohen të gjitha familjet e të pushkatuarve. Ndërkohë, padyshim që është njohur Stalini, ruajtësi i komunizmit. Policët kanë ruajtur edhe për disa kohë gropën e mbuluar dhe pastaj e kanë harruar.
Pastaj, pas 40 vjetësh, Partia Socialiste e Shqipërisë, vazhduesja e PPSH-së së Enver Hoxhës, do të votonte kundër projektligjit të Drejtave të Njeriut në Parlamentin demokratik shqiptar.
Dëshmitari i Gjallë.
Intervistë me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shqipëri, Dr. FERENC PÓCKA
MIQTE TANE MUND TE SHFRYTEZOJNE PERVOJEN TONE TE MIRE DHE T'U SHMANGEN GABIMEVE QE KEMI BERE NE
Intervistë me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shqipëri, Dr. FERENC PÓCKA
▶ Lexoni në faqen 2
Qytetar i Ballkanit, ndoshta edhe i Evropës
Duket sikur emisionet televizive për luftën në Bosnje Hercegovinë po kthehen në emisione zbavitëse.
kthehen në emisione zbavitëse. Evropa ulet gjë mbi gjunjë në poltronë e saj komodë dhe ndjek e nesërmen fillojnë seancat e pafundme të bisedimeve për paqen (pa paqe); të gjitha palët bëjnë replika plot etikë, ndërmjetësit përpiqen të qetësojnë gjakrat, shtronjë edhe ndonjë banket apo konferencë shtypi pas tyre dhe, përkisht, në mes të këtyre konferencave të shtypit, njoftohet se ende vazhdojnë luftimet në Bosnje! Vrasjet e fëmijëve, grave e pleqve...
“Le të ndodhë ç’të dojë në Bosnje, paqja do të vijë prej bisedimeve, jo prej luftës. Serbët le të vazhdojnë të vrasin dhe të përdhunojnë! Paqen do ta sjellim vetëm ne, evropianët!”
Është e vërtetë se vendet demokratike nuk hyjnë në luftë, por kjo nuk do të thotë se vendet demokratike lënë në luftë fqinjët e tyre, kjo nuk do të thotë se vendet demokratike presin që lufta të mbarojë vetiu! Zjarri që djeg pyllin është e sigurt se pushon pasi ka djegur të gjithë drurët, por Evropa, natyrisht që nuk do të ndihet e kënaqur nga një gjë e tillë...!
Serbia është padyshim e lirë, përderisa nuk pengohet në luftën e vet shkatërruese. Evropa e ka shpallur shpesh se ka përgjegjësi për Evropën.
Tani mbetet që Evropa t’i përgjigjet pyetjes: A është Ballkani Evropë?!
(Marrë nga “Le Monde”)
DO REHEQJE ... PO PSE?
Në një sistem demokratik, është krejt normale që një ministër, apo dhe një qeveri, të japë dorëheqjen.
Kjo mund të bëhet me iniciativa, por edhe me kërkesë, që zakonisht artikulohet me anë të shtypit. Në Zvicër u kërkua dhe kërkohet me këmbëngulje dorëheqja e qeverisë. Ndërsa në një nga numrat e fundit të “Alternativës SD” kërkohet dorëheqja e ministrit të Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe Punësimit. Profecia e çon ministrin në radhën e bashkësisë për të lypur lëmoshë. Për t’i kërkuar dikujt dorëheqjen duhën parapritur argumente, madje të forta. Për fat të keq, “Alternativa SD”, mbështetet tek një deklaratë e ministrit për problemin e asistencës dhe masën e përkrahjes sociale. Pretendohet se “mati” është realizuar me pyetjen: “A mund të jetoni ashtu si gjithë të tjerët edhe ju, me 270 lekë në muaj? ...”
Me një fjalë, kërkohet rritja e masës së përkrahjes. Ideale do të ishte që shteti tu paguante shtetasve të tij 100 % të pagës, por flasim për kushte konkrete. Për një buxhet konkret. Mos vallë, duhet të ktheheshim tek 80 % i famshëm.
Mungesa e fakteve dhe argumenteve, në rastin më të mirë, të le të shpresosh se ky “kryeartikull” mund të jetë shkruar për të shitur gazetën.
Korresp. i “Republikës”
Kush e shpëtoi Serbinë nga tanket shqiptare?!
“Koha jonë, Koha jonë, Koha e ‘Zërit të ...’”
Varianti i parë: “Borisha e la të pambrojtur Shqipërinë. Tirana ka ekspozuar kunjë e saj të pasigurtë. Berisha garanton se nuk do të ndërhyjë në rast trazirash në Kosovë. Kush do ta ndihmojë popullin e Kosovës. Akoma nuk po merret vesh qëndrimi i qeverisë sonë ndaj Kosovës...”
Varianti i parë:
“Borisha e la të pambrojtur Shqipërinë. Tirana ka ekspozuar kunjë e saj të pasigurtë. Berisha garanton se nuk do të ndërhyjë në rast trazirash në Kosovë. Kush do ta ndihmojë popullin e Kosovës. Akoma nuk po merret vesh qëndrimi i qeverisë sonë ndaj Kosovës...” Janë këto disa prej titujve të gazetave që botohen në shqip, madje brenda Shqipërisë. (Është fjala për “Koha jonë” dhe “Zëri i Popullit”). Këto gazeta i vërsulen, me të drejtë, Blerim Çelës se ai kishte votoni për Millosheviçin, pasta akuzuan Berishën, përsëri me të drejtë, se ai paskëj me pasur ndër mend që të ngrihej natën pa hënë dhe të sulmonte bazat ushtarake dhe aeroportet e Serbisë.
Së fundi, ata e shpëtuan Serbinë prej ... (vijon në f. 2)
Grupi e harr…
Massmedia dhe ÇËSHTJA KOMBËTARE
• Shtypi dhe massmedia shqiptare nuk janë në një zë për ÇËSHTJEN KOMBËTARE
▶ Lexoni në faqen 3
Nga kronikat
E çmendura N. vazhdon të këmbëngulë në fjalimet e saja me një prirje të theksuar narciste.
Ajo thotë se fjalimet e saj do të shndërrohen në një kohë tjetër ose në gojë të “Qeverisë. Shiku” dhe dedektivët privatë do të merren sensiozisht me të, qoftë edhe dy minuta, do të kuptojnë se ajo ka zëvendësuar zërin e së vërtetës. Po ç’tha në këtë fjalim të ri?
“O, populli! Sa qera di dhe sa qera s’di. Sulo Gradeci është në burg, po dyqanët dhe veshi i ka jashtë. Vetëm zbritja e luftës së Bosnjes poshtë mund të zhdukë dyqanët e tij. Po si dhe, lutë nuk do të ketë, se ai e ka vendosur një ish-anëtar i KQ që ka hapur dyqan në rrugën që shkon për nga lagja ‘Ali Demi’. Hapja e dyqaneve nga krerët komunistë është porosi e Enver Hoxhës që hap dyqanin ‘Flora’. Një dreq e di se ç’bëhet me dyqanet komuniste! Enveri nuk kishte hall duhani. Të shohim ç’hall ka ky dyqan i fundit i blerë dy milionë. Pasi janë shkruar kujtimet e jetës së gjallë, do të shkruhen kujtimet e jetës së dyqanuat. A do të hyjë Nazmi Qamili në këtë dyqan të fundit, pse do të hyjë? Po televizionet grek do të japë emisione shqip? Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë sikur s’ka kërkesë e anëtarëve të thjeshtë socialiste, por hall personal i kryetarit të partisë. Nga kryeministri në kryetar partie të mbetet xhepi në hije. Ndërkaq pala
Së fundi, ata e shpëtuan Serbinë prej ...”
O. populli! Hajdutët pasurohen, O. populli! Mos bërtit ‘kapeni hajdutin’ se e tremb dhe ikën. Hasan Muçostepa denoncon diktaturën, i shpreh ngushëllimet familjes Popaj dhe i ka zbërthyer brinjët së vërtetës. Dërgoj, Kristo Sharra sharron lugun e Shqipërisë, bile më shumë se kaq i luan dhe një të shartuar pavarësisë së Shqipërisë. Jeta e këtij tribuni të popullit grek është përkrahur dhe mbështetur, për rehat në para, nga Partia e Punës. Socialistët e distancuar nga Partia e Punës shkruajnë e këtij ish-anëtar të KQ i botojnë, si udhëzime të ardhura nga EAM-i grek. O Zot, kur to të fillojë kontrolli i financave të partive! Se shpejt UDB-ja e Federatës Jugosllave do të bëjë disa lista agjentësh të sa në Shqipëri. Lum kush do ta ketë atë fat të jetë në këtë listë! Ata që kërkojnë hapjen e dosjeve me artikuj, i gënjen mendja se është zhdukur dosja e tyre nga ndonjë mik i Qeverisë së Stabilitetit. Ju bëj një nder duke ju thënë se e keni dosjen. Agim Popa ndërryhen në doganën e Shqipërisë, duket na influencë tek ndonjë ministër, maki i Petrit Vasil është emëruar pas një telegrami që gjarë në ambasadë në krye më doganës së Tiranës. Ç’behet kështu? O popull, o parlament, mi qeveria, mërkarë, mi lë mendimet!”
FEDERIKAN
(TIR…)
KRONIKË