25/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 prill 1993

PR mendon se kompensimi me pronë është i vetmi kompensim i ligjshëm

Më datë 21. 4. 1993 parlamenti shqiptar miratoi projektligjin për kompensimin e pronave... Kundër këtij projektligji votoi deputeti i PR dhe disa deputetë të PD (Nga diskutimi i z. Mehmet Çeliku, deputet i PR në parlament datë 21.4.1993) ► lexoni në faqen 2 “LLOGJIKE SOCIALISTE.” Ruke 93 Për parlamentin shqiptar sot është një ditë historike. Diskutohet një projektligj me rëndësi jetike për të ardhmen e demokracisë në një kohë që nuk posedoj ndonjë lloj prone. Arsyeja? Qëndrimi tashmë i njohur i Partisë Republikane për pronën dhe pronarin është i vetmi qëndrim që në fillim duhet të deklarojmë pozicionimin kundër mendimit të përfaqësisë në emër të grupeve parlamentare të PD, PS, PSD. Jam kundër në parim Shqipëri, projektligji që është konceptuar si vazhdim i projektligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, por që në të vërtetë është një i vetëm. Në diskutimin e projektligjit në shqyrtim rëndësi ka zgjidhja parimisht drejt e problemit jetik të pronës, pra në të vërtetë nuk është çështja që diskutojmë por qëndrimi parimor. Unë përcjell mendimin e Partisë Republikane dhe bashkohem plotësisht me të në një kohë që nuk posedoj ndonjë lloj prone. Arsyetja? pronarin është i vetmi qëndrim i qartë dhe zgjidh në perspektivë një nga problemet më të vështira për të cilat demokracia duhet të mbajë qëndrim. Programi i PR ofron një rrugëzgjidhje optimale të problemit dhe tërësor njëkohësisht: prona - pronarit të ligjshëm, dhe ky qëndrim duhet të jetë i njëjtë si për tokën bujqësore, ashtu edhe për qendrat e banuara. Konceptimi është i thjeshtë: pronari është një - llojet e pronës të ndryshme. Që në fillim duhet të deklaroj se pozicionohem PD, PS, PSD. Jam kundër në parim me këtë projektligj dhe nuk po diskutoj për hollësi teknike. Projektligji në fjalë ruan strukturimin dhe konceptimin komunist të ndarjes proporcionale të pronës, njëj pronarë të rinj pa njohur pronarët e vjetër dhe në dëm të pronarëve të ligjshëm. E dimë mjaft mirë të gjithë se prona është e shenjtë, po ashtu që gjithë e pranojmë se prona përket dhe i duhet njohur pronarit të ligjshëm. Kur vjen radha e zbatimit legjislativ të këtij qëndrimi, kompensimi konceptohet si Sot Partia Republikane deklaron se peticioni mbi pronën, (e cila duhet të sanksionohet mbi bazën e pronësisë së trashëguar), që kërkon që ligjet komuniste të shtetëzimeve, sekuestrimeve duhet të anulohen tërësisht, u nënshkrua nga 240 mijë votues në të gjithë vendin. Peticioni nuk u shtri në shumë zona ku toka është ndarë sipas kufijve të trashëguar. Për mosnënshkrimin e këtij peticioni u përdorën metoda të ndryshme bojkotimi si nga neokomunistët edhe nga ata që i gëzohen pronësisë së paligjshme. Por ai u nënshkrua nga 240 mijë votues, person për person. Parlamenti ynë aprovoi një ligj që Partia Republikane e quan plotësisht neokomunist. PR ka theksuar shumë herë se nuk e pranon atë ligj dhe në bazë të nenit 23 të Kushtetutës i lejon vetes të drejtën të kundërshtojë Ligjin e pronësisë mbi tokën e bën thirrje parlamentit për rishikimin sa më parë të këtij ligji, sa nuk është vonë. Mosnjohja e pronësisë së trashëguar dhe zbatimi i ligjit, siç e aprovoi parlamenti ynë përbëjnë fazën e kontradiktave të pazgjidhshme sociale për sot dhe më të rrezikshme për të ardhmen. Do të jetë në nderin e parlamentit tonë që t’i rikthehet seriozisht e me realizëm edhe një herë ligjit të pronësisë mbi tokën dhe ta zhduke përgjithmonë ideologjinë komuniste nga vatrat tona. PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE

Papa i shqiptarëve

Sot në Shkodër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë... “ZOTI erdhi midis nesh” [teksti i dukshëm poshtë fotos] ...Krishti vdiq e u ringjall

- Krishti vdiq e u ringjall

Papa është i gjithë Botës, e por kujdesi i veçantë për ne, për të gjithë kütimin në Zoti e kish braktisur Shqipërinë si dhe rëndësia e veçantë që ka sot për historinë e kombit shqiptar, na lejon të kujtojmë e ta quajmë Atin e Shenjtë, në shenjë dashurie e stimë Papa i shqiptarëve. Në vitin 1463 Papa Piu II u përpoq të sigurojë përkrahjen e sundimtarëve evropianë për një kryqëzatë përfundimtare kundër turqve. Grumbullimi do të bëhej në Ankona dhe zbarkimi në Shqipëri. Papa Piu II do ta udhëhiqte vetë kryqëzatën dhe megjithëse i shtyrë në moshë e i sëmurë udhëton për në Ankona ku sheh se premimet e sundimtarëve perëndorë nuk ishin mbajtur. Papa vdiq... Skënderbeu vdiq. Evropa heshti... Kufiri midis islamizmit dhe kristianizmit u vendos në Ballkan, jo për faj të Shqipërisë. O Ore e Zezë! Dy vdekje tragjike që dë të përmenden në historinë e kombit, sepse pikërisht ditën që Piu II nuk arriti të kalonte Adriatikun dhe të vinte këmbën në tokën e bekuar shqiptare filloi dhe rruga e mundimeve. Populli ynë ngjiste Golgothanë për t'u martirizuar ndër shekuj në kryqëzim. As turqit myslimanë dhe as grekët e serbët ortodoksë nuk bënë atë që bënë komunistët shqiptarë. Që ditën kur ata futën në Shqipëri farën e vëllavrasjes kolektive i këngën popullit Dashurinë Që ditën kur ata futën në Shqipëri farën e rezultati i pushtimit turk që më 1467. Po Krishti vdiq e u ringjall. Qoftë NJËZET EPESE PRILLI data e RINGJALLJES së kombit tonë! Gjon Pali II është Papa i parë që zbret në Shqipëri dhe është pikërisht Papa me Hir (Charizma) me popullin që ka njohur historinë e kristianizmit që ditën kur kryeapostulli Pjetër mbulli sytë e martirizua në Romë. Në këtë takim dis katolikëve, ortodoksëve e protestanëve dhe skizmatikëve të ndryshëm ka pasur gjithmonë debate për pushtetin papal, thelbi i të cilit qëndron pikërisht në Hirën Hyjnor. Skizmatikët nuk pranojnë pushtetin papal sepse nuk pranojnë që karizma, që Krishti i dha Pjetrit e apostujve të tjerë të trashëgohet tek pasardhësit e tij. Ky diskutim teologjik është gjahtë i ndërlikuar por këtu është se Gjon Pali II ka një popullaritet të jashtëzakonshëm. Ky popullaritet buron jo nga fuqia ekonomike, ushtarake a lloje të tjera që përbëjnë një pushtet të zakonshëm civil, por nga Hiri i Tij. Në fakt ai është krijuar i një skenë që zotëron vetëm 44 hektarë tokë, sa mund të jetë një fermë e madhe. Janë cilësitë e tij të lindura, të fituara gjatë një jete plot përpjekje dhe atributet e primat i kishës katolike që japin atë influencën, autoritetin e gjithanshëm që ka. Pak rëndësi ka nëse autoriteti është dhuruatë e Hyrt apo fituar rezultat autoriteti është dhuruatë e Hyrt apo fituar rezultat i pushtimit turk që më 1467. Nëne Tereza e ka mishëruar bukur këtë rol historik në Papës kur i ka shkruar në një autograf: “Njerëzit që ishin në ne Kolegath thonin: ‘Zoti erdhi midis nesh’. kur lindën për vizitën e Atit të Shenjtë.” Për cilësitë e Karol Wojtës flitet shumë. Me mjaftu e tillë janë bërë gjithmonë objekt diskutimesh për mesazhin polivalent që kanë. Ai është personalitet poliedrik, sportist (skiator), poliglot, filozof, shkrimtar. Është njeri që porsa u zgjodh papë dha një konferencë shtypi në praninë e 1500 gazetarëve të cilëve u buzëqeshte dhe u fliste. (Vijon në faqen 3)

Nga kronikat

E çmendura N. doli në sheshin “Skënderbeu” e veshur me frak dhe në vend të kapelës. E çmendura N. doli në sheshin “Skënderbeu” e veshur me frak dhe në vend të kapelës: “Sot do të jap një koktej, tha ajo. Ftesa nuk ka nevojë. Ftesat janë jashtë modes diplomatike”. Pasi konstatoi se numri i njerëzve të grumbulluar ishte më i madh se zakonisht, ajo vazhdoi: “Unë jam dekani i trupit diplomatik. Ju do të thoni se dekan bëhen vetëm ambasadorët dhe siç është më i vjetër në detyrë. Gaboheni. Unë i kam ndryshuar rregullat dhe tani dekan bëhen sekretarët e ambasadave. I pari jam unë. Le të mos i ngelë hatri as ambasadorit algjerian, as atij palestinez e as atij rumun. Përse unë vendosa që dekan të bëhen sekretarët? Unë e njoh gjithë trupin diplomatik në Tiranë dhe gjatë gjithë këtyre dy vjetëve jam takuar me q’kanë ardhur e që kanë ikur. Ambasadorët i kam shkualifikuar vetë dhe të drejtën e kanë sekretarët. Unë jam sekretar i një ambasade të një vendi që vdes për Shqipërinë. Unë do të mburrem pak me veten time. Për ju thënë pse e meritoj të jem dekan i trupit diplomatik. Më thoni ju, cili ambasador në Tiranë ka amur të ftojë më shumë ministra për drekë apo për darkë në shtëpi në periudhën 31 mars 1991-22 mars 1992 nga sa kam ftuar unë? Cili ambasador ka qenë aq i zoti, sa që kur donte të fiste me kryeministrin e vet, që se arrinte kurrë në shtetin e vet, shkonte tek kryeministri shqiptar i staktës, pikërisht në orën kur kryeministrat flisnin në telefon? Cili ambasador i akredituar në Tirana, sado i madh qoftë shteti i tij, ka biletën numër 1 në kishën e Tiranës, siç e kam unë? A e patë në ceremoninë e pashkëve më 18 prill se si ngelën ambasadorët në bisht dhe unë, sekretari dola në krye të qoshes? Dhe në fund, po kujt soi nëse në datën 14 mars, kur bëra një piknik me spitalin tim në fshatin Lushnjë, cili ambasador ishte aq i zoti sa unë, sa t’i shkonin si manare pas nëpër rrugët e Elbasanit në 20 gazetarë shqiptarë? Ndaj, të dashur qytetarë, ejani dhe me duartrokitni mua. Unë jam dekan i trupit diplomatik. Unë do të hyj në historinë e vendit tim për diçka që s’ua them. Por do të hyj dhe në historinë e diplomacisë për shpikjen e metodës “Aslandis”. Mos qeshni! Nuk është ai tregtari i çamçakëzave apo i sallamit me patate. Është profesor doktor i bakteriologjisë, i cili me një drejtë stabilitet merr tre konsullata dhe për çdo 16 mijë banorë hap një konsullatë. Këtë metodë unë do ta shes edhe në Liberisë dhe për këtë kam biseduar me Ambasadorin e Liberisë. Liberia, me këtë metodë do të hapë 500 konsullata në Amerikë, sepse zezake të Amerikës janë me origjinë nga Liberia. Sipas këtyre konsullatave që ka vendosur Partia shqiptare e Greqisë, në më 14 mijë e Shqipërinë, pra një konsullatë për 16 mijë banorë, për 25 milionë zezake që janë në Amerikë do të hapen 500 konsullata. Me qëllim që amerikanëve autoktonë të mos u merret hatri, i kam sugjeruar Ambasadorit Liberian që këto konsullata të quhen “Zyra të punësimit sezonal”, “Zyra të të kërcimit të rrënjëve” të mësisë: “Zyra të origjinës së përbashkët të dy kryqëve” etj. Po e mbyll fjalimin me njoftimin që unë jam dekani i trupit diplomatik dhe në mos ju shkoj mendja në mos më vini në krye të qoshes. Të gjithë ambasadorët pas meje! Lidheni me mua nëpërmjet sekretarit tim shqiptar, që nuk po ju them emrin, dhe çdo kërkesë për vizë e keni të siguruar. Po nëse sali përmes Partisë shqiptare të Greqisë së Mirë me Shqipërinë. KHRONIKANI

Ngatërrohet radha e intervistave...

Në numrin e 24 prillit 1993 gazeta “RD” në faqen e parë në kohën e gazetës boton një deklaratë të kryeministrit grek, rreth takimit të tij me presidentin shqiptar. Deklarata është ndërtuar në formë interviste me autor një gazetar anonim... ndërkohë në të katër faqet e gazetës nuk gjen asnjë fjalë nga intervista që presidenti shqiptar dha me këtë rast. Ndoshta botimin e kësaj interviste do ta bëjnë gazetat greke... Vëzhguesi

Sot Partia Republikane deklaron se peticioni mbi pronën, (e cila duhet të sanksionohet mbi bazën e pronësisë së trashëguar), që kërkon që ligjet komuniste të shtetëzimeve, sekuestrimeve duhet të anulohen tërësisht, u nënshkrua nga 240 mijë votues në të gjithë vendin.