“Nuk ka ndonjë evoluim të ri në marrëdhëniet shqiptaro - greke”
Deklaron ministri i Jashtëm, Serreqi
“Nuk është pala shqiptare ajo që ka anulluar vizita në Greqi, ajo që ka vënë kushte, ajo që ka keqësuar paralelen midis të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe minoritetit grek në Shqipëri”, u deklaroi gazetarëve vendas e të huaj të shtypit, në takimin e së premtes, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Alfred Ministri i Jashtëm shqiptar përmendi me këtë rast qëndrimin e njohur të Qeverisë së tij për t’i zgjidhur problemet me interes bilateral dhe rajonal pa asnjë paragjykim, pa pranuar asnjë ndërhyrje, mbi bazën e reciprocitetit, të paritetit, duke respektuar të gjitha rregullat e “lojës” diplomatike, politike, sipas standardeve të KSBE-së. Serreqi Lozanës, ku janë shkëmbyer turist me grekët e Anadollit kanë shpërngulur disa dhjetëra mijëra çamë, masakrat fill pas luftës, në bashkëpunim edhe me Gestapon, në një kohë kur pjesa më e mirë e popullsisë çame është inkadruar në luftën kundër okupatorit e pastaj dëbimi masiv i tyre në vitet 1945 - 1946 nuk mund të injorohen. Pyetjes
Greqi, ajo që ka vënë kushte, ajo që ka hequr paralele të Jashtme, Alfred Serreqi.
Ministri e cilësoi “absurde” paralelen e kryeministrit grek, Micotaqis, midis minoritetit grek në Shqipëri dhe problemit të shqiptarëve në Kosovë dhe tha se politika e Qeverisë Shqiptare është një politikë e hapur, e zhveshur nga paragjykimet dhe, kur është e tillë, do të thotë se është realiste. Ai e nënvizoi këtë fakt kur përmendi para gazetarëve rrethanat që nuk kanë lejuar ndonjë evoluim të ri në normalizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Greqisë.
I ndërhyrje, mbi bazën e reciprocitetit, të barazisë, standardeve të KSBE-së. Serreqi e cilësoi “jashtezakonisht të papranueshëm” qëndrimin zyrtar grek për problemin e çamëve në Greqi dhe tha se historia e çamëve është një histori shumë e trishtuar; nuk është vetëm një histori njerëzore, por edhe një histori trojesh, një histori tokash shqiptare. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, ministri Jashtëm shqiptar pohon se spastrim etnik me dhunë e gjenocid i popullsisë çame është i hershëm dhe nuk i përket vetëm viteve 1945 - 1946. Spekullimet që ka bërë pala greke në Marrëveshjen e [...] janë shembull i pastër i diplomacisë shqiptare iu përgjigj edhe atyre që thonë se “nuk i shamë asnjë mundësie për të mbrojtur të drejtat tona”.
Ministri i politikës së jashtme shqiptare iu përgjigj edhe një sërë pyetjeve të tjera të gazetarëve që kishin të bënin përgjithësisht me problemet greko - shqiptare, perspektivën e tyre, por edhe me probleme të tjera rajonale e më gjerë.
Korresp. i “Republikës”
“Zëri i popullit” sulmon Amerikën të dielën, F. Nano e mbron të mërkurën
Sipas “Zërit të popullit”, lideri i PS, Fatos Nano, dhe drejtues të tjerë të saj u takuan me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan. “Kryetari i PS, Fatos Nano, shkruan ‘Zëri i popullit’, vlerësoi dobínë e madhe të eksperiencës së vendeve me demokraci të zhvilluar, siç janë SHBA”. “Konsideratat e kreut të PS vijnë vetëm tri ditë pas sulmeve të ashpra që ‘Zëri i popullit’ u bëri SHBA.
“Tirana i përgjigjet Athinës me argumente logjike”
“Journal de Geneve:”
“... Ky paralelizëm (midis pakicës greke në Shqipëri dhe trojeve shqiptare të Kosovës - shënimi i redaksisë) është pak i guximshëm. Shqipëria i njeh të drejtat e 60 mijë grekëve. Do Athina do të donte që këto të drejta të ekzagjeroheshin. Si mjet presioni, Greqia mund të përdorë armen e ndihmës ekonomike. Por ajo mbështetet sidomos në kohën ortodokse shqiptare, megjithëse kjo e fundit është autoqefale qysh prej vitit 1929. Përballë vendosmërisë së madhe, pak diplomatike të Athinës, Tirana përgjigjet me argumente plot logjikë”, shkruan Kristof Shilke në “Journal de Geneve”, më 21 korrik 1993.
“Mali i Zi i lirë”
Në një nga numrat më të fundit, Maksim Jusin shkruan në “Izvestia”: se “nuk janë aq të thjeshta marrëdhëniet midis serbëve dhe malazezëve që
“Shqipëria bastion i paqes në rajon”
Kryetari i Parlamentit Evropian në Shqipëri
“Në një moment shumë të rëndësishëm historik për Komunitetin Evropian dhe për vendin tuaj...”
Egon Klepsh
Pothuajse një vit e gjysmë më parë Presidenti Berisha shprehte para Parlamentin Evropian “vendosmërinë e Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës dhe ekonominë e tregut”. “Unë, - thotë në kufijtë e dy kohërave: shkatërrimi total i ekonomisë dhe shpresa për ringjallje, një vend në Evropë dhe i hapur prej Evropës. Pikërisht vetëm pak më pas kësaj ‘Komuniteti Evropian dha Parlamentit Evropian është garanti për të gjitha bazat demokratike të Shqipërisë”. Ajo çka është shkatërruar për gau dymbëdhjetë shekuj nuk mund të ndërtohet në pak muaj, por “Shqipëria tani ka një ndryshim rrënjësor të të gjitha themeleve në parimet e demokracisë e të ekonomisë së tregut”. Ajo çka duhet ndërtuar është shumë e madhe. Se pari Shqipëria duhet të ndihmojë vetveten “Komuniteti Evropian, veçanërisht Parlamenti Evropian janë të gatshëm që të integrojnë Republikën e Shqipërisë në Komunitetin demokratik të Kombeve dhe do të bëjë gjithçka për të lehtësuar rrugën drejt kësaj”. Përballë kësaj vendosmërie të Evropës Shqipëria “ofron” “vëmendjen” e saj për shtetin e së drejtës, për parimet e ekonomisë së tregut, për parimin e barazisë së mendimeve të shtetasve. Shqipëria është futur në një rrugë zhvillimi duke mos harruar të kaluarën në mënyrë që të mos përsërisë gabimet e saj. “Shqipëria duhet në anën e Evropës sepse ajo zhvillon tani një politikë të moderuar mbi problemet në rajon” si dhe një politikë të shkëputur nga minoriteti. Pas vizitës të murit të Berlinit, për shqiptarët dëshirohen mure të tjera, kur vetë Shqipëria u afron bashkësisë dhe mirëkuptim popujve, shteteve, kur vetë Evropa e “mirëpret politikën shqiptare” dhe e konsideron Shqipërinë “bastion të paqes në rajon”.
“Izvestia”: “Mali i Zi i lirë”
serbëve dhe malazezëve që duken pa re. Në qoftë se në zgjedhjet e fundit ata që kërkonin daljen e Malit të Zi nga Jugosllavia përbënin 20 %, sot, sipas disa prognozave, përbëjnë thuajse gjysmën e elektoratit.”
“Babel”: “Amerika drejtohet nga gangsterët”
Gazeta më e madhe irakiane “Babel”, kryeredaktor i së cilës është djali i Sadam Huseinit, shkruante dy ditë më parë, se “SHBA drejtohen nga gangsterët, qëllimi kryesor i të cilëve është që t’u shkaktojnë fatkeqësi qytetarëve amerikanë dhe popujve të tjerë”.
REDAKTORI
Kur më në fund italianët u zbuluan njerëz të këqinj
Kujtoj pjesën nga filmat e Totò-së, komikut mitik të kinemasë italiane, interpretime të tij në rolet e hajdut të klasit italian me pamjen e njeriut të zakonshëm, i detyruar për përshatet duke vjedhur. Domethënë një hajdut “vogël”, i specializuar në mashtrime dhe vjedhje ndaj të huajve. Viktimat, zakonisht, ishin amerikanët, të tërhequr nga monedhat e vjetra antike romake, të zbuluara me pas si falsio, apo nga shatërvani i Trevit. Imagjinata bëhej realitet dhe trillimi vërtetësi. Ishte italian i “mesëm”, në fund të fundit akoma jo i keq dhe pak romantik, i lirë nga diktatura fashiste dhe në klimën e një politike korbatare që premtonte shumë iluzione dhe shpresa italianit i mesëm e ndërronte lirinë. Liria e Amerikës që ka bërë të ndërtojnë miliona italianë që përpara se e njohin dhe as që e dinin se ekzistonte ky kontinent. E njohën nëpërmjet kafesë, çokollatave dhe karameleve dhe, mbi të gjitha, nëpërmjet çamçakëzit (chewing gum) që dhuronin amerikanët duke zbarkuar së bashku me ushtritë e tyre në Gjermani, në Itali, dhe shumë shpejt, më pas, të Amerikës. Dhe gjithë kjo i shkonte për shtat, jo aq sepse Gjermania doli e humbur nga Lufta e Dytë Botërore duke shënuar fundin e agresionit nazist, se sa ngaqë shpirti italian digjej zjarr për të mituar modelin e jetesës së amerikanit të mesëm. Ishte Italia, për të cilën Carosone këndonte “Tu voi fa l’americano, ha sei nato male in Italy - Do të bëhesh amerikan i që ke lindur në Itali”. Lind kështu ëndrra amerikane: ishte Italia që donte të rrinte me të gjitha mënyrat, e detyruar ta shihte veten të lënë prapa edhe nga vetë Gjermania. Gjermania rriti, Italia vazhdonte të dështonin pas luftës, pas tranzicionit të pakontrolluar të asaj Republike të lindur nga revolta, pas rënies së monarkisë dhe fashizmit, pas zgjedhjes së borgjezisë dhe traditës së një klase të pasuruar që kishte ndarë popullin italian në “korruptues” dhe “të korruptuar”. Një republikë komuniste që Platoni që shpresonte ta fortifikonte Demokracinë nëpërmjet anarzizmit. E përkundrazi ka lindur vetëm “rrufjanë”. Italia është edhe e të ndershmëve, e inteligjentëve të pakët që vështrojnë me nostalgji dhe krenari historinë e tokës së tyre në kohë të tjera, Italinë e punëtorëve të ndershëm, të patriotëve të ndershëm. Është kjo Itali që ndjen përbrenda dëshirën për t’u çliruar nga këta naivitë, tashmë të shumtë, që nuk do ta kishin imagjinuar kurrë të transformoheshin në mashtrues të paskrupullt, në kriminelë, ose më keq në larë të gatshëm gjithnjë e më shumë për t’u pasuruar me çdo mjet, dhe dëm të të gjithëve, pa e çarë kokën për varfërinë dhe vdekjen që shkaktojnë.
Paraja është para, më ka rregull buka kasja “Dominante”, ose më mirë “Padronti”, të tjerat nuk kanë rëndësi, mendojnë ata. Dhe në Shqipëri shtohet numri i italianëve që duan të pasurohen me makaronat e prodhuara me gurë radioaktiv, me mish pule në kufi të prodhuara si ushqim kafshësh, me indhina “humanitare” dhe në bashkëpunim me “botën e tretë”, e gjithë kjo sepse italianët e duan Shqipërinë. Por me pas zbulohen të vërtetat, gënjeshtrat dhe vjedhjet. Dhe “jobë e tretë” ri në qetësi dhe nuk proteston. Di që edhe që nuk mund të falenderojë, edhe italianët vetë nuk pretendojnë për një gjë të tillë. Nuk janë pakot e dhuruara nga amerikanët pas luftës për familjet italiane më të varfëra, sepse janë “dhurata” që sjellin vdekjen, ilaçe të skaduara, ushqime të destinuara për kafshët. Janë prodhime të destinuara për “botën e tretë”, atij populli që qëndron poshtë nivelit njerëzor, të atyre që nuk e kanë mësuar ta injorojnë.
Janë të pasuruarit tashmë raca e PADRONËVE, e formuar mbi demokracinë, komunizmin, socializmin dhe shumë parti të tjera, ideologjike por afërsi; ashtu si Zoti ka krijuar botën, ata krijuan “botën e tyre” që u bë më në fund “e jona”, duke shqipër shqetësimet njerëzore që morali me kodin “Është paraja ajo që ka rëndësi jo jetën e njeriut”. Vetëm paraja. Kështu, nga makaronat për “qentë” që eksportonin në këtë vend, shpikën makaronat për Amerikën, akoma te pazbuluar. Por kur pasurimi i tyre bëhet i vështirë, shqiptarët urrëhen, toka e tyre përbuzet, sepse shqiptarët duan të jetojnë pa hequr dorë nga ndershmëria e tyre, si ata pak italianë që kanë paguar çmimin e dinjitetit dhe të lirisë së tyre, të tjerët janë njerëz të këqinj. E kanë thënë etopianët, eritreanët, e thonë edhe somalezët drejtuar përfaqësuesve të “kësaj bote me të mirë”, e më të fortëve, që e duan “botën e tretë” për ta pasuruar me drogën, uranin, dhe më keq akoma, me vdekjen.
Në rolin e një krimineli sot, Totò, do të interpretonte keq, ose ndoshta do ta refuzonte, sepse do ta brente ndërgjegjja I gjori ka vdekur. Bashkë me të vdiq edhe italiani i mesëm, i detyruar dikur të bëhej “vjedhës” për të mundur të mbijetojë. Do t’i shtoja veprës së Curzio Malaparte, “Toskane e mallkuar”, një krim që të lësite dhe pjesën tjetër të Italisë. Të asaj Italie të bërë nga njerëz të këqinj, italianë të mallkuar. Do ta thonim vetëm etopianët, eritrianët apo somalezët, por e gjithë pjesa tjetër e botës.
Nga kronikat
S’e përse e cendur N. e Tiranës u shfaq të premten dhe shtunën pasdite me robana, madje deri vonë pasdite ajo shëtiti thuajse nudo, nuk u kuptua madje edhe kur filloi t’u bërtiste kalimtarëve, shumica plazhistë të kthyer nga Durrësi. “Përse habitëni? Është kohë plazhi. Nga Italia vjen koha e ftohtë, por në Shqipëri, si e shihni, është nxehët. Përse të mos shkoj edhe unë në plazh? Halle kemi plot. Si unë, ashtu edhe deputet Beqiri, por ama plazhi është plazh. Nuk është shenje emancipimi, por edhe te homologët e mi, të dashurit deputetë, të na provohet kjo e drejtë e dhënë nga Zoti. Pika juve që s’kuptoni! Deputetët u kanë punuar një hile të vogël. Unë mund t’u provoj se sot, por edhe dje, kam qenë në plazh me homologët e mi deputetë. Doni me prova? Thërruni deputetëve të zhvishen dhe keni për të parë se poshtë kostumeve verore mbajnë roba banje. Kostumet e plazhit janë kostume të paprivilegjuarve, por të gjitha në ngjyrë të kuqe”.
“Po hartohet Platforma e Bashkimit e Pajtimit Kombëtar”. Lexoni gazetën më të re “Populli Po”. Rritje e çmimit të gazetës “ITA UNO”. Në ankand firma “SOPERA”. Kush do ta blejë? Çmimi është fare i lirë, anëtarësim në shoqatën e të persekutuarve politikë. Micotaqis dhe Nano janë në prag të zgjedhjeve. Të dy përpara zgjedhjeve duan të çorientojnë Shqipërinë. Kush do të fitojë garën?
Konkursi Shtypshkronjën “Demokracia” e kanë dhuruar amerikanët, apo Petro Dhimitri që ka rëmbyer amerikanëve. Kush do ta gjejë, do të ketë shanse për t’u zgjedhur kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar. Përjashtohet nga Konkursi Nanik Hoti që është me atë që fiton. Në ankand një politikani i majtë që vë syze për të qenë i dhjathë. Avdulla Kënan [?] e parë në Televizon. Emisioni i ri që po përgatit është incursion lufatarak i “Sulo Gradicit”. Kandidatura e shefit të FBI-së, që ka pati në konkurencë të fortë edhe me përfaqësues shqiptarë. Pobani Toza e Ramzi ngurojnë edhe general Rucin. Grup parlamentar i Partisë Komuniste u bojkotua me kohë Parlamentin Shqiptar. Vendimi është i padrejtë. Parlamenti nuk mund të rrijë pa komunistë. Kush ka vëllain armiq? Po të ketë një Gomarë Ruci.
Deputetët e majtë punojnë për Kushtetutën
[tekst në karikaturë: “Edhe deputetët mendjen për hallet tona”?]
Rubla ’93
Opinione
A do të jetë Kleanthi Koçi avokat i Aranit Çelës?
- Ish kryetari i Gjykatës së Lartë shumë shpejt në bankën e akuzës. - Gjyq me dyer të hapura për ish - nomenklaturën kriminale komuniste. - A do ta përdorë “opozita” kartën e revanshizmit? - Në dosjen e ish - kryetarit të Gjykatës së Lartë pranojë të jetë dëshmitar në gjyqin kundër kryetarit Çela, apo do të preferojë mbrojtjen e tij? Nga burime të mirinformuara njoftohen se ish-kryetari i Gjykatës së Lartë i çelësuar kriminel, Aranit Çela, shumë shpejt do të jetë në bankën e akuzës në një sallë gjyqi që s’ngjan aspak me sallat e mbyllura në të cilat Çela ka drejtuar shumë procese për të goditur e eliminuar me dënime kapitale kundërshtarë të regjimit komunist, shumica me faje të pafaktuara e të sajuara. Gjyqit me dyer të hapura të kriminelit Çela, prani së gazetarëve, dëshmitarëve, do t’i shtohet dhe mbrojtja me një avokat të posaçëm. Akuza e formuluar për Çelën është: genocid e krime mbi të burgosurit e “niveleve të larta”. Për herë të parë në Shqipëri, qysh prej përmbysjes së diktaturës, do të zhvillohet një gjyq për kriminelët komunistë shqiptarë. Në dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë numërohen shumë krime monstruoze të faktuara me dokumente e me dëshmi të gjalla. Qysh prej arrestimit të Aranit Çelës shtypi opozitar nuk është shprehur për mbrojtjen e tij por ndoshta nuk e ka cilësuar si një proces politik të revanshist të pushtetit te (vijon në faqen 3)
Falenderim:
Për mundësimin e ridaljes së gazetës “REPUBLIKA” dy herë në javë Redaksia falenderon stafin drejtues të Shtypshkronjës “SINDIKATA” dhe punëtorët e saj.
Në numrin e ardhshëm do të lexoni: “Evropë e Ballkanit apo Ballkani i Evropës”