01/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 gusht 1993

LUFTA NË KOSOVË...?

Së shpejti... ARBEN POPOCI Historia e sundimit serb mbi Kosovën është histori 80 vjeçare. Kosova si term gjeografik është sinonim për shqiptarët në Jugosllavi dhe pse territori ku shtrihen ata në ish-Jugosllavi është shumë më i madh. Shqipëtimet pse ka mbetur Kosova dhe shumica e tyre në Serbi dhe shtete tjera, janë të shumta. Shkaku kryesor është paftësia e shqiptarëve në momentet vendimtare historike të krijimit dhe rikrijimit të kufijve në Ballkan. Tesa se Evropa është fajtorë për moszgjidhjen e çështjes shqiptare nuk qëndron, para së gjithash se asnjë qeveri shqiptare nuk i ka dërguar asnjëherë, asnjë notë zyrtare, institucioneve ndërkombëtare (Lidhjes së Kombeve apo Kombeve të Bashkuara) ku kërkonin njohjen e kufijve shqiptarë. Si do të ketë qenë puna, është fakt se 3 milionë shqiptarë tash janë nën Serbi (Maqedoni) dhe kur Ballkani po “rikomponohet” përsëri, edhe shqiptarët duhet të shfrytëzojnë rastin që të bëjnë korrigjime në dobi të vetes. Sepse kërkesat që të përmirësohen “padrejtësitë ndërkombëtare” nuk mund të shtrohen kur ti i tregon dikujt, por kur kjo krijon kushte (lufta, dekompozimi i shteteve, revolucionet dhe ndryshime etj). Dhe tash me dekompozimin e Jugosllavisë, normalisht që edhe shqiptarët duhet të marrin atë që u takon. Ta fillojmë nga koha e pasluftës, kur shqiptarët gradualisht fituan disa të drejta brenda Jugosllavisë, që nuk ishin as rezultat i shpirtmirësisë së Jugosllavisë së Titos e as rezultat i luftës që bë shqiptarët për këtë të drejtë, por ishte pasojë e balancës së forcave që krijoi një Jugosllavi. Statusi që i jepte kushtetuta e ’74-shit shqiptarëve ishte mjaft i gjerë, gati i barabartë me republikat e tjera. Arsyeja pse Serbia lejoi një pavarësim aq të madh të Kosovës ishte vetë natyra komuniste e shtetit, i cili konfederalizimin që e përmbante kushtetuta e neutralizonte me centralizimin partiak. E në shtetet komuniste, dihet, kushtetuta dhe ligji ishin gjëra formale para vendimeve partiake. Kur filloi rënia e komunizmit në Evropë Serbia u ngut t’i zhdukte të gjitha kompetencat që i jepte kushtetuta federative Kosovës dhe për këtë arsye u vonua dhe fundi në Evropë bëri zgjedhjet e lira. Përpjekja e shqiptarëve që në mënyrë institucionale të ndahen nga Serbia ishte e vonuar, e dhe e kotë. Do të ketë luftë... Gjendja e tanishme në terren qëndron kështu: serbët po mundohen të instalojnë pushtetin legal në Kosovë, mirëpo tash për tash po u shkon për dore të vënë pushtetin pushtetin policor okupues me kurfarrë gjasash më të mëdha, ndërsa shqiptarët me sakrifica të mëdha, duke e sfiduar këtë pushtet, po mundohen t’i formojnë organet vetjake (paralele) të pushtetit, konform me zgjedhjet e lira që i mbajtën përkundër disa edhe më pas. Formimi i institucioneve paralele, në vetvete, është shumë i qartë se këtu pikërisht qëndron edhe thelbi i luftës se e kujt do të jetë Kosova. Shqiptarët duhet t’i dëshmojnë botës se Serbia nuk është më në gjendje ta vë pushtetin juridik në Kosovë dhe në të njëjtën kohë se Serbia nuk është në gjendje ta ndalojë shqiptarët të organizojnë pushtetin e tyre; lufta e serbëve është që t’i provon botës se janë në gjendje të bëjnë pushtetin juridik në Kosovë dhe se po u thith ajo shqiptarëve ata nuk do të jenë në gjendje për të organizuar shtet. Kjo luftë, në njërën palë, është e humbur nga Serbia sepse pushteti që ka qenë në Kosovë është marrë maksimalisht nga nacionalistët mund të arrijnë në Kosovë, dhe për këtë ata janë fare të vetëdijshëm. Janë të vetëdijshëm se shqiptarët në Kosovë nuk do të të bëhen kurrë qytetarë lojale të Serbisë. Lufta tjetër, ajo se a janë në gjendje shqiptarët që vetë ta qeverisin Kosovën, edhe vazhdon dhe provimi i dipozës do të jetë gjumi i saj, me luftë apo me mënyrë paqësore, me forca vetjake apo me gjendjen e aleatëve që do t’i ndihmojnë, nuk ka rëndësi. Që rezulton nga kjo? Meqë serbët e duan Kosovën për vete dhe meqë e dinë se është e pamundur që nga shqiptarët të bëjnë qytetarë lojale edhe me kusht që ata kurrë mos të nisin luftën ajo është e vetëdijshme se Kosova me shqiptarë është përgjithmonë e humbur për të, me çfarëdo statusi dhe me çfarëdo autonomie. Prandaj ajo e do Kosovën pa shqiptarë. Kjo arrihet me anë të pastrimit etnik, të qetë apo me dhunë. Se Serbia këtë sprovat do të munduhët ta bëjë me të gjitha mënyrat e veta “ska kurfarë dyshimi. Pse? Sepse nëse metoda e qetë do të dështonte, ajo nuk do të mund ta rinisë luftën p.sh. pas 10 vitesh, se luftat nuk bëhen kur do të duash tash është e humbur dhe dhe shqiptarët janë dhe të vetëdijshëm për këtë dhe do të nisin luftë në Kosovë të zgjedhin njërën e përfundimisht ose të heqë dorë nga ajo (njëherë e përgjithmonë). A nuk frigohet nga SHBA e “bota tjetër”

Qeveria Greke i mbyll dyert për VAN DER STOEL

Komisioneri i Lartë i KSBE, Van Der Stoel që vizitoi Shqipërinë, ka kërkuar të vizitojë edhe Greqinë, me objektiv për të parë edhe problemet shqiptare që momentalisht kanë Greqia me Shqipërinë. Por Greqia ka mbyllur dyert zyrtarit të lartë të KSBE-së, i ngarkuar të shohë edhe problemet për realizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri, ndërsa Greqia greke e refuzoi në mënyrë kategorike vizitën e mundshme të këtij komisioneri në Greqi. Nga burime shumë të sigurta, theksoi zëdhënësi, mund të them se Van Der Stoel, megjithëse kërkoi të vizitonte Greqinë, nuk mundi të bënte këtë vizitë, pasi Qeveria Greke e refuzoi. Korrespi i “Republikës”

Ekstremizmi “Dokle & Islami synon karriken e kryetarit të ...

Ekstremizmi “Dokle & Islami synon karriken e kryetarit të [?] Kujdes! I mbyturi të mb… G/1993 Kujdes! I mbyturi të mbyt…

Kriminelët, hajdutët dhe rrugaçët ordinere jashtë nga politika

Filloi përsëri fushata e mitingjeve e Partisë Socialiste. Arsyeja, siç thotë propaganda e saj, është “për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të opozitës dhe lirive të individit, për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë dhe të interesave kombëtare”. Lajmërimeve për mitingjet të PS në Tiranë, kuçove e gjetkë u kanë paraprirë fjalime të tjera, siç është shpërthimi historik i Dokles në Parlament dhe veçanërisht deklarata e deputetit Kastrati Islami. Dokle paraqiti me emër të grupit parlamentar platformën me sintetikë të revanshizmit komunist. Për herë të parë Dokle u shfaq me një dozë aq të plotë ekstremizmi. Menjëherë pas tij njeriu i skenës, njësiri i moderuar, intelektual shfaqet me një dozë më të madhe ekstremizmi. Siç duket edhe gazeta Zëri i Popullit është vënë në funksion të Dokles e të Islamit. Fjala e të parit në parlament u parapri nga parrulla të zeza të botuara në ZP, por të shkruara siç ... Këto pjesë: “...”

Lajme

Arrestohet ish-kryeministri Fatos Thanas Nano Bëhet e ditur se ditën e premte datë 30 në orën 14, 30 u arrestua kryetari i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Fatos Thanas Nano. Akuza ndaj tij është shtetëmbajtje e njohur për çdo shqiptar. Ky veprim shënon hapin e parë kundër mafies së kuqe të zhytur në një korrupsion të madh. Provokim për luftë civile Një turmë rrugeçash ekstremistë e përbërë nga 200 - 300 vetë dhe e pasur nga një turmë e djathtë e heshtur, anëtarë e simpatizantë të PS pasditen e së premtes braktisën sheshin pranë stadiumit Dinamo të drejtuar nga drejtuesit e PS Gramoz Ruçi, Kastrio Islami, e Namik Dokle e dërhen rrugëve të Tiranës. Edhe pse gjithçka ishte e paligjshme policia nuk bëri asnjë ndërhyrje. Turma provokoi hapur me parrulla të tipit fashist ku bëhej thirrje për mëzim me dhunë të pushtetit demokratik. Kjo ngjarje evoden ton fakten se komunizmi është gjallë në Shqipëri. Tiranë: Terror komunist? Qytetari K. J. qe pasdite, vetëm dy ditë pas një shpërthimi të mistershëm në afërsi të ndërtesës së Kuvendit Popullor, u rrëf ia këtë ngjarje tre personave të paidentifikuar, të cilët zbuluan në përpjekësi nga një makinë pranë Drejtorisë “Kasim”. Ndërsa vetë e përshkruan masakronin viktimën e tyre, bën të ditur. “Ju do të futuni në burg Fatos Nano, ju bilishtë të feligori”. Kjo thirrje po të jetë e vërtetë. Frika e këtij qytetari dhe shpërthimi në afërsi të Parlamentit ndodhin pas heqjes së imunitetit të Fatos Nanos dhe pas disa kërcënimeve të drejtuesve të tjerë të PS përmes gazetës “Zëri i popullit”

Atentat në Itali: “Të sulmojmë demokracinë...”

Atentat në Itali: “Të sulmojmë demokracinë...” Një veturë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu në Milano gjatë natës së 27 korrikut. Dy shpërthime të tjera pothuaj në të njëjtën kohë u kryen në Romë. Siç vënë në dukje analistët, është një klimë terrori në rritje. Qeveria italiane denoi këtë “orvajtje për rikthim”. “Kjo natë terrori”, siç e cilësojnë gazetarët italianë të së mërkurës, i shtyn italianët të pyesin për shkakun e këtyre atentateve. “La stampa dhe gazeta të tjera shkruajnë se ky terror “kërkon të therë qeverinë dhe botës me ‘pamundësinë e qeverisjes në Itali’”. Objektivi është i qartë, shkruajnë gazetat, (“La stampa”): “Të sulmojmë demokracinë që po ndryshon me vështirësi rregullat e saj dhe klasën drejtuese si dhe për të penguar daljen e së vërtetës me skandalet e korrupsionit.” Politikanë të tjerë italianë akuzohen për korrupsion Ish-presidenti i Montesidoni, Garofano, u dha të martën gjykatësve në procesin hetimor “Dua të pastroj” emra të tjerë politikanësh që kanë marrë rryshfete. “Burime të gjykatës, bën të ditur ANSA, shtojnë se Gjykata e Milanos po përgatit shumё njoftime për ndjekje penale të politikanëve të partive që krijojnë një par qeve.” Tiranë: Ish-ministri Brokaj dhe ndihma të zhdukura Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë në dy vjet e tranzicionit, deri më 22 mars 1992, u akuzua nga gazetа “Rilindja demokratike” e datës 28 korrik 1993 se duhej të jetë përshirë në çështjen e ndihmave të ardhura nga Franca. Është fjalë për 400 tonë mallra ushqimore e farmaceutike të ardhura nga Franca në kohën e kohën kur Brokaj, sot deputet e ofiqari i lartë i Partisë Socialiste, ishte ministër i Shëndetësisë. Sipas kësaj gazete që i referohet një njoftimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, data 20. 8. 1992, nga këto ndihma janë zhdukur sasira të konsiderueshme, për të cilat duhet të ketë dijeni Brokaj - ministër e bashkëpunëtorë të tij të lartë, përfshirë Stefanin e kabinetit të tij. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Brokaj do të hetohet me të njëjtat kritere.

DOKLE sheh ëndrra me luftë civile

Pas mitingut të ditës së premte që u organizua nga Partia Socialiste, pranë stadiumit Dinamo, nënkryetari i PS, deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar, N. Dokle, i ftoi pjesëmarrësit e mitingut për tu drejtuar tek sheshi “Skënderbej”. Thirrjet e Dokles, të legjislatorëve të tjerë “tek sheshi, tek sheshi” u shoqëruan me grumbullime në qendër të Tiranës. Përveç turmës ekstremiste, gjithçka 200 - 300 vetë, (pjesa dërmuese ish-sekretare partie dhe ish punonjës të Sigurimit Shtetëror) përbën një grup “Skënderbej”, grumbuj kuerëshash pasuqesorë filluan të bërtasin: “Poshtë hajdutët! Hajdutët në burg!” Në të vërtetë nuk pati asnjë incident. Vetëm Dokle, Iliputi Dokle, që zbritse për herë të parë tek sheshi, u përpoq të hidhte mbi sheshin. Ata që e mbajtën mbi shpinë ndoshta u zhgënjyen menjëherë nga pesha e tij. Në krye të turmës... Kur tia fillojë dhe dërve të tij ta përfundoj më parë ... Përveç dhe një këmbë në këmbë? ... ARBEN POPOCI Tiranë 29 korrik

Nga kronikat

E cmendura N. e Tiranës u pa ditën e premte para selisë së Kryeministrisë duke bërtitur: “Krijohet komisioni për verifikimin e pasurive. Dy kryetarë: kryetar nderi Hajdin Sejdia, kryetari tjetër ... ministrat më të ndershëm të stabilitetit; kandidati për kryetar Osman Murati. Krijohet një komision organizator për shpëtimin e Shqipërisë”. Në krye, general Kastror Islami. Pika luve që se ke vër të parë dhe Kastratini të shëtisë në Tiranë! E patë, o patë si bërtiste: “Rrugacët jashtë nga politika!” Kastrati Islami nuk është rrugaç, është politikan, edhe intelektual, edhe shkencëtar. Vetëm rrugaç nuk është. Ju përgjigjet N. broç verut Rrua ka shkruar në jugë të mbihelbë roca. Shkarrapali i gjithë shtigjeve n’këmbë! Ballistët kanë zbritur në Tiranë. Dy çeta të tjera janë parë para godinës së “Zërit të popullit”. Vetëm Konferencinë nuk ka pasur. Vetëm “Në Tiranë. Namik Dokle është çifte pak nga një zotri se a bërtitur shumë kundër ballistëve. Ballistët e ftuan Namikun për dialog. Ai i shau në gazetë. Kuptoni se Dokle shan, bërtet e kërcënon se do të mbrojë Fatos Nanon? A e di Fatos Nano nuk ka dhënë një dysh Namikut nga ndihmat. Edhe të jerët kujtojnë se Namiku bërtet që të mbrojë Fatosin. Namiku dëshiron të bëhet kryetar, po K. Islami bën më fort! Ky shohin kush e ka radhën pas Fatosit... për kryetar... jo për burg. Ha, është larg burgu, është shumë larg, mos dëgjoni Sali Berisha që bërtet se është shefi i Europës. Në ne e derëllë [?]...

REDAKTORI KRONIKANI